ISLAM - PUT SPASA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Preporuka
Login

Zaboravljen password

NOVO - DOWNLOAD
Latest topics
Posjetite/Visit
ESSUNNE
ET-TAQWA
Islam House
Ljekovita moć Kur'ana
insanba.blogspot.com
The Qur'an Project - Mass Dawah Campaign 2012
Ummah Welfare Trust (UWT) Committed to 100% Donations
Tanzil.net
Hoor al-Ayn
QuranicAudio.com
KEWSER TORTE SARAJEVO - HALAL TORTE
AMENTUBILLAHI - youtube channel
el-hattab - youtube channel
SalafiMedia Balkan - youtube channel
Vrijeme
Posjetitelji
Headache Causes
www.dini-islam.net

Tekste, artikuj të ndryshëm

Stranica 4/4 Previous  1, 2, 3, 4

Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 4 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 09:21


Cilësitë e evlijave të vërtetë

Falënderimi i takon All-llahut, Atë e besojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqa dhe mëshira qoftë mbi të dërguarin e Tij, Muhammedin, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e pasojnë në mënyrën më të mirë. Kë e udhëzon All-llahu nuk ka kush e lajthit, e të cilin e lajthit nuk ka kush e udhëzon.

Padyshim se secilit njeri i pëlqen që të jetë në rrugën e drejtë, mirëpo pak janë ata të cilët mundohen ti gjejnë rrugët të cilat çojnë çdoherë kah e drejta. Mu për këtë shkak edhe ne po ua prezentojmë cilësitë e të mirëve, të atyre të cilët janë të udhëzuar në rrugë të drejtë dhe punojnë sipas asaj që i mëson ajo. Në të njëjtën kohë, këta janë edhe miqtë apo evlijatë e All-llahut -azze ue xhel-le-. Cilësitë e tyre mund ti shohim duke i lexuar këto ajete: Thotë All-llahu -azze ue xhel-le- :

“E atyre të cilëve ju priu e mbara nga ana jonë, do të jenë larg xhehenemit. Ata nuk do të dëgjojnë as zhurmën e tij dhe ata do të jenë përgjithmonë të kënaqur me atë që e dëshirojnë vetë.Ata nuk do t’i shqetësojë ajo frika e madhe, dhe do t’i presin engjujt duke uruar “kjo është dita juaj që ju premtohej”. Atë ditë kur ne e palojmë qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu si e kemi filluar krijimin tuaj poashtu mund ta rikthejmë, ky është obligim i yni dhe ne e bëjmë këtë. Ne kemi shënuar në Zebur, se me të vërtetë tokën do ta trashëgojne robët e Mi të mirë. (el-Enbija 101-105).

Këta janë pra ta dashurit, miqtë apo evlijatë e All-llahut -subhanehu ue teala- , për këta All-llahu thotë:

“Me të vërtetë për evlijatë e All-llahut nuk ka frikë dhe nuk kanë pse të dëshpërohen, ata janë të cilët kanë besuar dhe i kanë pasur dro All-llahut”(Junus 62-63) dhe thotë:

“Ata të cilët kanë besuar si dhe ata të cilët kanë bërë hixhret dhe kanë bërë xhihad, këta e shpresojnë mëshirën e All-llahut, e All-llahu është Falës dhe Mëshirues (Bekare 218).

Pra, kush janë evlijatë e All-llahut??

Ata që veshin xhybet e llojllojshme?? Ata që jetojnë nëpër vende të çuditshme apo ata që flejnë nëpër teqe??!! Apo është ai që sjell llojlloj vizatime? Apo ai të cilit i puthet dora në çdo moment nga të tjerët??

Kush janë evlijatë e All-llahut -subhanehu ue teala- ??

Kjo është ajo për të cilën ne do të mundohemi t’i përgjigjemi në këto fjali…

Evlijatë apo të dashurit e All-llahut -azze ue xhel-le- i kanë dhjetë cilësi me të cilat dallohen nga të tjerët, i kam përmbledhur që të gjitha ato në këtë ligjeratë duke treguar për to shkurtimisht, sepse të folurit për to detajisht do të na kishtë zgjatur me dhjetëra ligjerata tjera.

Ato janë dhjetë cilësi të cilat i kanë miqtë e All-llahut, kush i gjen ato në vetveten e tij, le ta falënderon All-llahun -subhanehu ue teala- e kush nuk mundet t’i sheh ato në vetveten e tij, le të mos e qortojë askënd pos vetvetes.

Cilësia e parë: Sinqeriteti në çdo punë: All-llahu -subhanehu ue teala- thotë: (Zumer 65-66)

“Pasha All-llahun, ty të është shpallur e edhe atyre para teje: “Nëse i bën shok All-llahut, veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jesh prej të humburve. Prandaj vetëm All-llahun adhuroje dhe bëhu mirënjohës”.

Pra, qoftë i mallkuar ai i cili nuk punon për All-llahun -azze ue xhel-le- , All-llahu na mbroftë nga punët që nuk janë për hirë të Tij.

Në nje hadith të cilin e transmeton Buhariu dhe Muslimi Resulull-llahu -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- ka thënë: “Kush bën vepër sa për tu pa, All-llahu do t’ia mundësojë atë dhe kush bën vepër sa për ti dalur zëri, All-llahu do t’ia mundësojë, mirëpo nuk do të gjejë kurrfarë shpërblimi për to”.

Pra, cilësi e të dashurve të All-llahut është se ata punojnë vetëm për ta kënaqur All-llahun -subhanehu ue teala- .

I kanë thënë njëherë Ibën Sirinit: Dil imam! Tha: Jo vall-llahi, frigohem se pasi t’ua fali namazin, njerëzit kanë me përhapur se ja Ibën Sirini na e ka falur namazin. Kështuqë e la imamllëkun nga frika se i prishet nijeti i pastër.

Thonë për Ibrahim en-Nahaiun se kur atij i janë mbledhur përreth me shumë se katër veta, ai është ngritur nga ai vend duke thënë: frigohem se po mblidhen njerëzit rreth meje.

Ata njerëz kanë qenë më të mirë, më të devotshëm, më të pastër dhe më afër All-llahut -subhanehu ue teala- sesa ne, dhe ja si janë ruajtur, e neve sa na bie ndërmend kjo gjë?!

Resulull-llahu -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- ka thënë: Zjarri do të niset në fillim me tre lloj njerëzish. Do të fillojë me lexuesin e Kur’anit të cilit do t’i thojë All-llahu -subhanehu ue teala- :Unë ta mësova Kur’anin dhe diturinë, e ti ç’bëre me to? Thotë: O Zot, une i mësova të paditurit. All-llahu ia kthen: Gënjeve, dhe melekët do t’i thonë: gënjeve, dhe All-llahu -subhanehu ue teala- do të shtojë: Ti e mësove diturinë që të të thuhet dijetar, dhe të është thënë, merreni dhe futeni në zjarr, e ata e marrin dhe e gjuajnë në zjarr. Po kështu do të veprohet edhe me të pasurin i cili ka dhënë shumë sadaka dhe me trimin i cili ka luftuar.

Pra, shenjë e parë e evlijave të All-llahut -subhanehu ue teala- është sinqeriteti apo Ihlasi në punë, All-llahu thotë:

“Dhe ata nuk janë të urdhëruar për tjetër pos që ta adhurojnë All-llahun sinqerisht”(Bejjine 5). Poashtu thotë:

“Vallë, a është ai që ishte i vdekur (pa udhëzim) kurse Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë, me të cilën ai ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësira dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo? Ja, kështu, ju duket mirë kafirave ajo që veprojnë” (En’am 122).

E para gjë në të cilën thërrasim vetveten dhe juve është që të punojmë vetëm për hirë të All-llahut -subhanehu ue teala- .

Njëri prej ulemave që është quajtur Ebu Is’hak esh-Shirazi çdoherë kur tregonte diçka, mbante ndonjë ligjeratë apo dilte imam, i falte dy rekate për ta lutur All-llahun -subhanehu ue teala- që t’ia pranoja atë vepër.

Këshilluesi i kësaj bote –Ibën Xhevziu- kur donte të ligjerojë binte në sexhde dhe thonte: O Zot, mi mbulo të metat dhe pranoje këtë nga unë”. D.m.th. prej cilësive kryesore që dallojnë Ehli sunnetin nga të tjerët është veprimi i çdo gjëje për hirë të All-llahut -azze ue xhel-le-. Në një hadith sahih thuhet: “Ditën kur All-llahu do t’i shpërblejë njerëzit, atyre që kanë punuar për sy e faqe do tu thotë: Shkoni tek ata për hirë të të cilëve punonit në dunja, dhe shikoni, a mos vallë ata do të mund të ju shpërblejnë”.

E sinqeriteti është të punosh veprën dhe të mos shpresosh shpërblimin pos nga All-llahu -azze ue xhel-le- . E disa të tjerë kanë thënë se sinqeritet është që puna yte para të tjerëve dhe kur je në vetmi të jetë e njëjtë. Pra, e fal namazin vetë sikurse të jesh para njerëzve, si dhe kur e fal para e njerëzve e fal sikurse me qenë vetë.

Pra, po bindemi se prej cilësive më të veçanta të besimtarëve të mirë është se ata janë të sinqertë, ibadetin e kan vetëm për All-llah, kërkimin e dituris vetëm për All-llah, këshillën mes vete vetëm për All-llah …e kështu me rradhë.

Ejjub es-Sihtijani ka qenë prej atyre që kanë qarë shumë sidomos kur u përmendte vdekja, ai atëherë e kapte hundën me dorë dhe thonte: Shumë sëmundje e rëndë qenka gripi, duke dashur që ta fshehë ta qajturin e tij.

Ndërsa disa njerëz dëshirojnë që tu tregojnë të tjerëve se janë shumë asket, se janë shumë zahida, duke veshur rroba të shkyera dhe jo të hekurosura, ndërsa zemrën e kanë të mbuluar me këtë dunja, me ndërtesat e kësaj dunjaje, veturat , tregjet e kështu me rradhë.

Zuhdi apo asketizmi nuk është në veshjen e rrobave të shkyera, por ai është sinqeriteti i zemrave, largimi nga haramet dhe modestia në dunja.

Cilësia e dytë: Është se ata janë të kënaqur me Resulull-llahun -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- si udhëheqës të tyre, të cilin e respektojnë, e pasojnë dhe e duan më tepër se çdo gjë. Thotë All-llahu -azze ue xhel-le- (enNisa 65):

“Pasha All-llahun, ata nuk janë besimtarë përderisa mos të të marrin ty si gjykues mes tyre, dhe me kusht që në zemrat e tyre të mos ndiejnë ndonjë pakënaqësi dhe duhet të dorëzohen plotësisht”, dhe thotë: (Ahzab 21)

“Për juve shembull më i mirë është I Dërguari, kuptohet për atë i cili shpreson në shpërblimin e All-llahut, Ditën e Gjykimit si dhe e përmend All-llahun shumë”.

Imam Maliku ishte njëherë në xhaminë e Resulull-llahut -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- duke ua mësuar librin e tij “Muvetta-në” nxënësve të tij, kur papritur iu afrua një akrep dhe e kafshoi trembëdhjetë herë e ai nuk lëvizi aspak, e pasi që e kreu mësimin i shikoi kafshimet dhe filloi t’i fshijë ato, disa i thanë: Pse nuk e ndale ligjerimin?

Tha: Subhanalla, të ndali ligjerimin e haditheve të dashurit tim për shkak të një akrepi?!

Vëllezër, çfarë dashurie është kjo?! Dhe çfarë përmallimi është ky?!

Ibnul Musejjibi është pyetur për një hadith dukë qenë i sëmurë, e ai tha: Më ndihmoni të ulem, sepse nuk është mirë që të përmendet emri i Resulull-llahut -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- duke qenë i shtrirë.

Mu edhe për këtë disa prej ulemave, kur kalonin në Medine pranë vendeve ku ka qëndruar Resulull-llahu -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- qanin…. A thua çka do të bënin po ta kishin parë atë?!

Kur njëherë Resulull-llahu -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- kaloi pranë kodrës së Uhudit tha: Kjo kodër na don neve dhe ne e dojmë atë”.

Subhanalla! Edhe kodrat e duan!

Kur Resulull-llahut -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- ia rregulluan minberin e ri për t’i mbajtur hutbet, e dihet se më herët ai i mbante hutbet ne një cung të drurit të hurmës. Ashtuqë kur filloi Resulull-llahu -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- hutben e parë në minberin e ri, ai cungu filloi të vajtojë si fëmij i vogël, e këtë zë e dëgjuan edhe të tjerët që ishin aty. Zbriti Resulull-llahu -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- nga minberi dhe iu afrua hurmes, e vëndoi dorën e tij mbi të ashtuqë ta pajtojë që të mos vajtojë, dhe ai cung u pajtua dhe heshti.

Thotë Hasan el-Basriu: “çudi, cungu po qan për Resulull-llahun -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- e ç’është puna me juve që nuk po qani?!

D.m.th prej cilësive të evlijave është dashuria e madhe e tyre ndaj Resulull-llahu -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- , dhe ata nuk dojnë tjeter udhëheqës pos tij.

Unë ia tërheqi vërejtjen së pari vetvetes pastaj juve e sidomos nxënësve dhe davetxhive të cilët e teprojnë dashurinë e tyre në disa persona sikur që janë dijetarët, ashtuqë i zavendësojnë ata dijetarë me Resulull-llahun -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- .

Jo vallahi nuk lejohet kjo, kjo është teprim, thotë All-llahu -subhanehu ue teala- (en-Nisa 171):

“O ithtarët e librave, mos e teproni në fenë tuaj”.

Ne nuk jemi aspak të kënaqur me disa njerëz të cilët përmendin apo lëvdojnë dikë tjetër më shumë se Resulull-llahun -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- . E në këtë gjë nuk na kundërshton askush pos disa bidatxhive të cilët udhëheqësit e tyre i kanë vënë në rend të parë, para Resulull-llahut -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- qoftë në fjalë apo në punë. Këtyre në këtë gjë u përngjajnë edhe ata të cilët i pasojnë medhhebet e tyre në mënyrë verbërore, duke i refuzuar disa hadithe të Pejgamberit -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- nga shkaku se vijnë në kundërshtim me medhhebin e tyre.

E në rrugë të vërtetë janë ata të dashurit e All-llahut -subhanehu ue teala- të cilët si udhëheqës e kanë zgjedhur vetëm Resulull-llahun -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- .

Unë po kërkoj nga vetja ime dhe nga ju poashtu që si pasues ta zgjedhim Resulull-llahun -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- në çdo gjendje, duke filluar që nga akideja (besimi), në sjellje, në fjalë dhe në punë, si dhe mos të zgjedhim ndërmjetësues mes neve dhe All-llahut -azze ue xhel-le- pos Muhammedit -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem-.

Ndërsa në lutjet tona, në frikë dhe në shpresë të mos kemi asnjë ndërmjetësues mes nesh dhe All-llahut -azze ue xhel-le-.

Cilësia e tretë: Dashuria për hirë të All-llahut dhe urrejtja për hirë të Tij. Ata i duan njerëzit kur janë në rrugë të All-llahut -azze ue xhel-le- dhe i urrejnë po të njëjtit nëse janë të larguar nga rruga e All-llahut -subhanehu ue teala-. Thotë All-llahu -azze ue xhel-le- : (el-Maide 55):

“Mik i vërtetë për ju është vetëm All-llahu, i Dërguari i Tij dhe ata që besuan, e falin namazin, e japin zeqatin dhe janë respektues”.

Thotë Resulull-llahu -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- në një hadith sahih: “Kush dashuron për hirë të All-llahut, urren për hirë të All-llahut, jep për hirë të Tij dhe ndalon apo pengon për hirë të Tij, këtij i është plotësuar imani”.

Ata nuk e duan askënd për hirë të prejardhjes, cilësive apo stolive të tij, si dhe nuk e duan askënd vetëmse kanë një mendim të përbashkët apo punë të përbashkët.

Imam Shafiu rahimehull-llah e vizitonte shpesh Imam Ahmedin, sepse e deshti për hirë të All-llahut -subhanehu ue teala-. E disa njerëz i thanë: Pse ti e viziton Ahmedin kur e dijmë se ai është më i ri se ti?! Tha: Nëse më viziton ai mua, këtë e bën për shkak të vlerës që ka, e unë nëse e vizitoj atë, këtë e bëj poashtu për shkak të vlerës që ka ai njeri”.

Por, për fat të keq kanë qëlluar disa nga njerëzit të cilët janë edhe fetar, që i falin pesë kohët, agjërojnë ramazanin dhe e vizitojnë Qaben, mirëpo i duan mëkatarët dhe i shoqërojnë ata, e kështu duke e humbur tërë kohën me armiqtë e All-llahut -azze ue xhel-le-…

A thua vallë, e don All-llahun dhe i don armiqtë e Tij?!

Si mundet këto dyja të bashkohen në një zemër?!

Jo vall-llahi, kjo nuk është e vërtetë, sepse ai i cili e don All-llahun, do t’i don edhe miqtë e All-llahut dhe do t’i urren armiqtë e Tij.

D.m.th. patjetër se duhet ta kemi këtë cilësi që të dallohemi nga grupet tjera.

Thotë Imam Ahmedi: “Kur unë shoh një njeri duke marrë abdest, dhe gjatë larjes së fytyrës i fut gishtat në mjekërr për ta larë ate, unë gëzohem me atë njeri dhe e dua, sepse ai ka ngjallur një sunnet të Resulull-llahut -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem-.

Subhanalla, imam Ahmedi e don një njeri vetëm pse e ngjallë një sunnet të lehtë.

E paramendo se sa ai i don ata besimtarë që i falin pesë kohë, agjërojnë Ramazanin dhe mundohen ta praktikojnë sunnetin e Resulull-llahut -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- në çdo çështje.

Cilësia e katërt: Zemërgjërësia e tyre ndaj muslimanëve, tek ata nuk vend zilia, xhelozia dhe tradhtia ndaj robërve të All-llahut -subhanehu ue teala-.

Ka prej atyre –All-llahu na ruajt nga ajo- të cilët kane aso xhelozie dhe urrejtje të madhe ndaj disa personave vetëmse e ka kundërshtuar në ndonjë çështje të thjeshtë.

Njëherë duke ndejtur Resulull-llahu -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- me disa shokë të tij tha: Tani do të hyjë një njeri, i cili është prej banorëve të xhennetit. Kur, ja hyri njëri prej sahabëve dhe i fali dy rekate.

Në ditën e dytë ndodhi poashtu: Tani do të hyjë një njeri, i cili është prej banorëve të xhennetit. Dhe hyri i njejti njeri. Poashtu në ditën e tretë ndodhi i njëjti rast.

Ibën Omeri u interesua dhe e përcolli atë njeri të sheh se çfarë punë bën ai. Pasiqë e bëri këtë, e pa se ai nuk ishte njeri që u falte shumë apo që agjëronte shumë. Kjo e shtyri që t’i drejtohet atij njeriut dhe t’i thotë: çfarë pune bën ti? Sepse unë e dëgjova Resulull-llahun -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- duke thënë: Tani do të hyjë një njeri, i cili është prej banorëve të xhennetit., kjo ndodhi tre ditë me rradhë dhe në të gjitha ditët ishe ti ai njeri.

Atëherë ky njeri ia ktheu: Ashtu si më pe, ashtu janë ibadeti, namazi dhe agjërimi im dhe nuk bëj më tepër,por pasi më pyete se çfarë punë bëj, po të tregoj se unë çdoherë që bij të flej , në zemrën time nuk ka kurrfarë zilie, xhelozie apo tradhtie ndaj ndonjë muslimanit.

Kjo është gradë e lartë e besimit, All-llahu -subhanehu ue teala- thotë: (el-Hixhër 47):

“Ne kemi hequr nga zemrat e tyre çfarëdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri tjetrit duke qenë të vëllazëruar”. Pra, prej veçantive të evlijave të All-llahut është se ata në zemrat e tyre nuk kanë kurrfarë urrejtje ndaj besimtarëve, thotë All-llahu -subhanehu ue teala- (el-Hashr 10).

“O Zot mos bën që në zëmrat tona të kemi urrejtje ndaj besimtarëve”.

Poashtu ata dallohen nga të tjerët sepse ia ruajnë nderin njëri tjetrit në çdo moment, thotë All-llahu -subhanehu ue teala- (Huxhurat 12).

“Mos e përgojoni njëri tjetrin, a dëshiron dikush nga ju që të hanë mishin e vëllait të vet të vdekur, e ju këtë e urreni”.

Cilësia e pestë e miqve të All-llahut -azze ue xhel-le- është edhe kujdesi i tyre ndaj obligimeve që i kanë ndaj All-llahut, si dhe veprimi i nafileve.

Nëse sheh një njeri i cili kujdeset për obligimet dhe i kryen ato në mënyrën më të mirë, i vepron nafilet dhe largohet nga haramet, dije se ai është prej miqve apo evlijave të All-llahut, All-llahu -subhanehu ue teala- thotë: (Junus 62-62)

“ Me të vërtetë për miqtë e Zotit nuk ka kurrfarë frike dhe ata nuk kanë pse të mërziten, ata janë ata që kanë besuar dhe i kanë pasur dro All-llahut”.

Poashtu hadithin sahih të cilin e transmeton Resulull-llahu -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- nga All-llahu -azze ue xhel-le- se All-llahu ka thënë: “Robi im, nuk mundet të më afrohet Mua me diçka më të dashur sesa farzet, pastaj vazhdon të Më afrohet me gjëra vullnetare derisa të filloj ta dua, e kur ta dua Unë atë, atëherë do të bëhem veshi i tij me të cilin robi Im dëgjon, do të bëhem syri i tij me të cilin ai sheh dhe do të bëhem këmba e tij me të cilën ecë…”

Miqtë apo evlijatë e All-llahut janë dy lloj:

1. Prej tyre ka që punojnë obligimet dhe largohen prej harameve,

2. dhe prej tyre ka që i punojnë farzet dhe nafilet si dhe largohen prej harameve të mëdhaja, të voglave dhe largohen poashtu prej mekruheve.

Njëherë një djalosh iu afrua Resulull-llahut -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- dhe i tha: Dua që të jem me ty sëbashku në xhennet.

Ai i tha: A kërkon diçka tjetër? Tha: Vetëm atë. I tha -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem-: “Pasiqë e don këtë, atëherë ndihmoji vetvetes me shumë sexhde. (d.m.th. Vepro më tepër gjëra nafile, ashtuqë të jesh prej të dashurve të All-llahut dhe të hysh në Xhennet. (trs. Muslimi). Gjëra nafile ka shumë, siç janë: namazi, agjërimi, dhikri, sadakaja etj.

Fundi fundit secili njeri e din për vete se çka i bën dobi atij me tepër, cila gjë ia zbut zemrën më tepër dhe cilat gjëra atë person e shndërrojnë në rob të vërtetë të All-llahut -subhanehu ue teala-, pasiqë ai i din ato gjëra, duhet të mundohet sa më tepër që t’i punojë ato.

Pra, miqtë apo evlijatë e All-llahut qenkan ata që punuakan shumë nafile, duke filluar nga agjërimi, sunetet e ditës dhe natës si dhe kijamu lejli (namazi i natës).

Cilësia e gjashtë: Ata janë selefij në akide… dhe kjo nuk është mendjemadhësi, sepse duhet të mundohemi që të shkojmë hapave të selefit (tri gjeneratave të para).

Nuk mjafton vetëm ibadeti i madh i njeriut për të qenë mik i All-llahut, poqese ai njeri është bidatxhi.

Sepse ti mund që të shohish disa nga bidatxhinjtë të cilët në ditë i falin nga 500 rekate, mirëpo ai është bidatxhi, i humbur dhe humbës i të tjerëve nga rruga e drejtë.

D.m.th. është patjetër që të kihet besim-akide të shëndoshë, besim të Ehli Sunnetit, besim me të cilin na ka ardhur vetë Resulull-llahu -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- .

Kjo cilësi është cilësia më e dalluar tek ata, kjo cilësi i dallon ata nga shumë lloje të bidatxhive në çdo kohë dhe vend, njerëz të cilët e kanë kundërshtuar rrugën e Resulull-llahut -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- lidhur me besimin.

Evlija të All-llahut janë ata të cilët akiden e kanë mësuar nga Kur’ani dhe Sunneti, dhe nuk ia vëndojnë veshin te’vilit (ndryshim i kuptimit të fjalëve nga kuptimi i vërtetë) dhe as refuzimit, gjëra në të cilat kanë rënë shumica e njerëzve, siç janë mu’tezilit, sufijtë, esh’arijtë dhe të tjerë. Poashtu ata marrin mësim nga librat e ehli sunnetit, të cilët ajetet dhe hadithet i kuptojnë ashtu si janë, pa futur në të kurrfarë filozofie.

Ata teuhidin e nxjerrin në rend të parë gjatë da’vetit, ashtuqë i thirrin njerëzit në atë mënyrë si i kanë thirrur edhe vetë pejgamberët, i thirrin në praktikimin e teuhidit në jetën e tyre dhe në largimin nga të gjitha llojet e bidateve që janë futur në dinin tonë, për fat të keq. Këtë e bëjnë nëpërmjet librave, këshillave të ndryshme dhe ligjeratave të shumta.

Cilësia e shtatë: Ata thirrin në të mira, largojnë nga të këqijat dhe nuk bëhen koprracë në dhënien e diturisë. Thotë All-llahu -subhanehu ue teala- (Ali Imran 104):

“Le të jetë nga ju një popull i cili do të urdhërojë në të mira dhe do të largojë nga të këqijat, e ata do të jenë të shpëtuar”. Dhe thotë: (Ali Imran 110):

“ Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për të mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni All-llahun”. Poashtu thotë: (el-Asër 1-3)

“Pasha kohën, njeriu me të vërtetë është në humbje. Përveç atyre që kanë besuar, kanë punuar vepra të mira dhe kanë këshilluar njëri tjetrin në të vërtetë dhe në durim”.

Dijetarët e tyre janë njerëz të shoqërisë, sepse në Islam nuk mund të jetë dijetar, ai i cili mbyllet në shtëpinë e vet, dhe nuk del për t’i thirrur të tjerët në të vërtetë. Ai që vepron ashtu nuk është prej dijetarëve të këtij grupi të lëvduar.

Ulematë e këtij ummeti mundet t’i gjesh nëpër xhami, në rrugë, në lagje, nëpër mbledhi të ndryshme, në fakultete, në univerzitete etj. Shkon nëpër ato vende për t’i mësuar njerëzit dhe për të sakrifikuar nga ajo që i ka dhënë All-llahu -azze ue xhel-le- dhe aspak nuk bëhet koprrac në dhënien e diturisë, ashtu si bënë jehudit –All-llahu i vraftë-, All-llahu -subhanehu ue teala- tregon për ata kështu: “Ata fshehin atë që All-llahu ua dha nga mirësia e Tij”.

Zuhriu rahimehull-llah shkonte i vizitonte njerëzit dhe ua mësontë hadithin.

Ndërsa për Urve ibën Zubejrin transmetohet se ai dilte para njerëzve, u jipte ari dhe argjend dhe u thoshte: Ejani, dhe dëgjoni nga unë hadithe të Resulull-llahut -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem-. Shikoni, u ka dhënë dhurata vetëm për të dëgjuar nga ai, e si është puna me ata të cilët i lodhin njerëzit derisa të i japin fetva për ndonjë çështje që ju intereson atyre.

Cilësia e tetë: Ata e dojnë xhematin- bashkimin dhe e urrejnë ndarjen, poashtu mundohen që t’i bashkojnë muslimanët me çdo kusht.

Ndarjet e mëdha që janë duke u bërë në këtë popull, kjo nuk është aspak prej fesë Islame. Mjaft më është i përçarë ky ummet.

Miku i All-llahut -azze ue xhel-le- padyshim se i don të gjithë muslimanët të cilët ecin rrugës së Resulull-llahut -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- duke mos bërë dallim mes tyre, por i don të gjithë në të njejtën masë pa marrë parasysh se çka dhe kush është.

Muslimanët janë një xhemat, dhe feja jonë nuk pranon që mes tyre të bëhen ndarje, e Ehlu Sunneti mundohet që ta ruajë këtë xhemat ashtu si duhet të jetë.

Sepse prej shenjave të bidatxhive është se ata e urrejnë bashkimin dhe e gëzohen për ndarjen, e Ehli Sunneti është larg nga kjo punë e fëlliqur.

Cilësia e nëntë: Kur ata kanë ndonjë mosmarrëveshje, i kthehen Librit të All-llahut dhe sunnetit të Resulull-llahut -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem-.

Kur mes tyre ka ndonjë mospajtim për ndonjë çështje, ata hulumtojnë në Kur’an dhe Sunnet sepse All-llahu kështu i ka urdhëruar (esh-Shura 10):

“Në çfarëdo çështje që nuk pajtoheni, për atë gjykon All-llahu”. Pra, ata i kthehen Kur’anit dhe Sunnetit.

Poashtu ata vazhdimisht e thonë lutjen që na e ka mësuar Resulull-llahu -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- “ALLAHUMME RABBE XHIBRILE UE MIKAILE UE ISRAFILE, FATIRES SEMAVATI UEL ARD, ALIMEL GAJBI UESH SHEHADEH, ENTE TEHKUMU BEJNE IBADIKE FIMA KANU FIHI JEHTELIFUN, IHDINA LIMA HTULIFE FIHI MINEL HAKKI BIDHNIKE, INNEKE TEHDI ILA SIRATIL MUSTEKIM”. “O Zoti im, Zoti i Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit, Krijues i qiejve dhe tokës, e din të haptën dhe të fshehtënm, Ti gjykon mes robërve Tu kur ata vijnë në kundërshtim mes vete, na udhëzo në të drejtën për atë që kemi kundërshtim, me lejen Tënde, me të vërtetë, Ti udhëzon në rrugën e drejtë”. (trs. Muslimi).

Neve pos librit të All-llahut -subhanehu ue teala- dhe sunnetit të Resulull-llahut -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- nuk na duhet asgjë tjetër, as mendim e as filozofi.

Cilësia e dhjetë: Ata e thonë të vërtetën çdoherë, dhe nuk mundet që epshi t’i shtijë që të thonë ndonjë fjalë të pavërtetë.

Resulull-llahu -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- shpesh e bënte këtë lutje: “O Zoti im, kërkoj nga Ti, që ta kem dronë Tënde në vetmi dhe në shoqëri dhe kërkoj nga Ti që ta flas të vërtetën në gëzim dhe hidhërim”. (trs. Ahmedi, Nesaiu dhe Ibën Hibbani).

Sot disa njerëz, kur i godet hidhërimi ndaj shokëve, vëllezërve apo dikujt tjetër, i udhëheq epshi dhe i shtin që të thonë fjalë për të cilat do të pendohen më vonë, por do të jetë vonë. Poashtu ndodh edhe e kundërta, kur janë të kënaqur ndaj dikujt ia harrojnë të gjitha të këqijat dhe aspak nuk e këshillojnë.

E lusim All-llahun -subhanehu ue teala- që të jemi të drejtë në çdo moment, Ai -subhanehu ue teala- thotë: (en-Nisa 135).

“O ju besimtarë, bëhuni të drejtë vazhdimisht, dëshmitarë për All-llahun”. O vëllezër ata janë të drejtë dhe çdoherë flasin dhe punojnë drejtë dhe askujt nuk i bëjnë padrejtësi.

O vëllezërit e mi të dashur… kjo është shkurtimisht një pasqyrë mbi cilësitë më të dalluara të besimtarëve, ku nën të gjitha ato dhjetë cilësi që i përmendëm ka edhe nëncilësi tjera, për atë që logjikon.

E lus All-llahun për mua dhe për juve që të na bëjë prej atyre që do të cilësohen me këto cilësi ashtuqë të bëhemi miq të All-llahut -subhanehu ue teala-.

Uall-llahu A’lem, ue sallall-llahumme ala nebijjina Muhammed ue alihi ue sahbihi ue sel-lem.

Zgjodhi dhe përktheu Omer Berisha

Nga libri me titull:

"Ruaji kufijt e Allahut e Allahu të ruan"

Aid el-Karni,
18.8.2002




Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Stranica 4/4 Previous  1, 2, 3, 4

Na vrh


 
Permissions in this forum:
Ne možete odgovoriti na teme ili komentare u ovom forumu