ISLAM - PUT SPASA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Preporuka
Login

Zaboravljen password

NOVO - DOWNLOAD
Latest topics
Posjetite/Visit
ESSUNNE
ET-TAQWA
Islam House
Ljekovita moć Kur'ana
insanba.blogspot.com
The Qur'an Project - Mass Dawah Campaign 2012
Ummah Welfare Trust (UWT) Committed to 100% Donations
Tanzil.net
Hoor al-Ayn
QuranicAudio.com
KEWSER TORTE SARAJEVO - HALAL TORTE
AMENTUBILLAHI - youtube channel
el-hattab - youtube channel
SalafiMedia Balkan - youtube channel
Vrijeme
Posjetitelji
Headache Causes
www.dini-islam.net

Tekste, artikuj të ndryshëm

Stranica 2/4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 13:40


Astronomia në Kur'an

Kur'ani përmban shumë meditime mbi qiejtë. Në kapitullin e sipërm kushtuar krijimit, kemi vërejtur se janë përmendur shumë qiejtë dhe Toka, si dhe ekzistimi i asaj që Kur'ani e përkufizon si ndërkrijim, përkatësisht meskrijim "në mes qiejve dhe Tokës", si realitet të cilën shkenca bashkëkohore e ka dëshmuar. Ajetet që kanë të bëjnë me krijimin në një farë mënyre e kanë dhënë kuptimin e përgjithshëm mbi përmbajtjen e qiejve, dmth për tërë atë që është jashtë Tokës sonë.

Pëveç ajeteve të cilat në mënyrë të veçantë e përshkruajnë krijimin, 40 ajete të tjera ofrojnë të dhëna të sakta astronomke të cilat janë plotësuese të këtyre të dhënave. Disa janë jo vetëm mbi formën e Gjithëkrijuesit dhe Organizatorit të të gjitha sistemeve të yjeve dhe të planeteve, për të cilët dimë se janë të rradhitur në baraspeshë, mbajtjen e të cilës Njutoni e ka shpjeguar me anë të Ligjit të tërheqjes reciproke të trupave.

Ajetet e para të cilat i kemi cituar këtu nuk motivojnë aspak për meditim shkencor: qëllimi i tyre është thjesht të tërheqë vëmendjen në gjithëfuqinë e Zotit. Megjithatë, duhet t'i përmendim që të krijohet përfytyrimi real mbi mënyrën në të cilën teksti kur'anor, para gati 14 shekujsh e ka paraqitur organizimin e Gjithësisë.

Këto aluzione paraqesin fakte të reja të Shpalljes Hyjnore. As Ungjijtë, as Besëlidhja e Vjetër (nëse lihen anash botëkuptimet mbi krijimin në tregimin biblik, pasaktësinë e së cilës e pamë së bashku) nuk merret me organizimin e botës. Kur'ani hollësisht e shqyrton këtë temë. Me rëndësi është ajo që përmban ai, por edhe atë që ai nuk e përmban. Ai, me fjalë të tjera, nuk përmban teori mbi organizimin e botës qiellore të cilat në atë kohë ishin të respektuara dhe pasaktësinë e të cilës shkenca e vërteton më vonë. Më tutje do të ofrojmë shembuj për këtë. Ky aspekt i llojit negativ duhet të theksohet55.

A. MEDITIME TË PËRGJITHSHME MBI QIELLIN

Surja 50, ajeti 6 ka të bëjë me njerëzimin përgjithësisht:

"A nuk ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti?"

" Ai krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni ..." 31 - A 10).

"All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotroi Arshin dhe nënshtroi Diellin dhe hënën ... "(S13 – A2).

Këto dy ajetet e fundit nuk e pranojnë besimin mbi bazë të të cilit Kupa qiellore në sajë të shtyllave mbajtëse nuk përplaset përtokë.

"Ai e ngriti qiellin dhe Ai vuri drejtësinë." (S55 - A7).

"Ai mban qiellin të mos bjerë në tokë pos nëse dëshiron Ai" (S22 - A65).

Dihet se largësia e masave qiellore në distanca të mëdha, propocionale me madhësitë e vetë masave paraqet bazën e ekuilibrit të tyre. Sa më të largëta të jenë masat, aq më të dobta do të jenë forcat tërheqëse midis tyre. Sa më të afërta të jenë ato, aq më shumë ndikojnë njëra mbi tjetrën: p.sh rasti i Hënës, e afërt me Tokën (mendohet në kontekstin astronomik), e cila sipas Ligjit të tërheqjes ndikon në ujin e detit, nga ky ndikim lind fenomeni i baticës. Nëse dy trupa qiellor do të afroheshin jashtë mase, atëherë përplasja e tyre do të ishte e pashmangshme. Nënshtrimi ndaj një rendi është conditio sine qua non i mungesës së çrregullimit (pertubacionit).

Aq shpesh përkujtohet nënshtrimi i qiejve ndaj rendit hyjnor. Zoti i thotë të Dërguarit: "Thuaj: kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Arshit të madh?" (S23 - A86).

E pamë se me shtatë qiej duhet kuptuar shumësi e jo numër i caktuar.

"Dhe për ju nënshtroigjithë ç'ka në qiell dhe ç'ka në tokë, njëmend për njerëzit më thellë, në këto ekzistojnë argumente." (S45 - A13).

"Dielli dhe Hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë"56. (S55 - A5).

"Ai është krijuesi i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e Diellin dhe hënën për përllogaritjen e kohës ..."57 (S55 – A97)

"Për ju nënsshtroi Diellin dhe hënën që në mënyrë të zakonshme udhëtojnë vazhdimisht. Për ju përshtati edhe natën dhe ditën." 58. (S14 - A33).

Këtu një ajet e plotëson tjetrin: parallogaritja për njësimin e kohës për të cilat është fjala kanë për pasojë rregullsinë e lëvizjes së trupave qiellorë të shqyrtuara, që është shprehur me fjalën da'ib, pjesoren e kohës së tashme të foljes domethënia fillestare e së cilës ishte të punojmë me kujdes dhe me ngulm në diçka. Këtu i jepet kuptimi "përpjekje për të punuar diçka me kujdes dhe në vazhdimësi, pa ndryshime, sipas një shprehje të caktuar".

"Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rrem i hurmës së tharë). (S36 – A39)".

Këtu aludohet me degën e lakuar të palmës, e cila, duke u tharë, merr formën e draprit të Hënës. Më vonë do të plotësojmë komentimin.

"Dhe për ju nënshtroi natën dhe ditën dhe Diellin e hënën. Edhe yjet janë të nënshtruar me urdhrin e Tij. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon". (S16 - A12).

Përmendet ndikimi praktik i këtij organizimi të përkryer qiellor duke insistuar në interesin e tij për lëvizen e njeriut në Tokë dhe det, si dhe për llogaritjen e kohës. Kjo vërejtje është e kuptueshme kur ta kujtojmë se Kur'ani në fillim ka qenë predikim që i drejtohej njerëzve që ishin të aftë ta kuptojnë vetëm gjuhën e thjeshtë me të cilin shërbeheshin në jetën e përditshme.

"Ai është, që krijoi yjet për ju që me ta të orientoheni në errësira kur jeni në tokë ose në det. Vërtetë Ne i shpjeguam argumentet tona për një popull që di të mendojë."(S6–A97)

"Vuri dhe shenja të tjera ( për orientim ditën), ndërsa (natën) ata orientohen me anëne yjeve." (S16 - A16).

"Ai e bëri Diellin shndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. Allahu nuk krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton". (S10 - A5).

Këtu imponohet një vërejtje. Gjersa Bibla i cilësoi si "ndriçues", Diellin dhe Hënën duke shtuar vetëm një herë mbiemrin i madh kurse për tjetrin e vogël, Kur'ani si njërit, ështu dhe tjetrit, ja përshkruan edhe ndryshimet e tjera e jo vetëm ato të dimensioneve. Vërtet, ndryshimi është vetëm verbal, por si t'ju shpjegojë njerëzve të asaj epoke e të mos habiteshin duke shprehur idenë se Dielli dhe Hëna nuk janë ndiçues me natyrë identike.

B. NATYRA E TRUPAVE QIELLORË

DIELLI DHE HËNA

Dielli është dritë (diyâ'), kurse Hëna kthjelltësi (nur). Ky përkthim duket se është më i saktë nga ai që i zëvendëson dy shprehje. Thënë shkurt, ndryshimi në kuptim është i dobët, ndonëse diyâ' i takon rrënjës (daw') e cila në fjalorin klasik të Kazimirskit përkthehet si shkëlqim, shndrit (thuhet për flakën etj.), megjithëse ky autor emrin për të cilin është fjala i jep kuptim të njëjtë thellësisë, krahas kuptimit të dritës.

Por ndryshimi ndërmjet Diellit dhe Hënës në Kur'an do të saktësohet me anë të krahasimeve të tjera.

"I madhërishëm është Ai që krijoi yjet në qiell dhe vendosi në të dritë (diell) e hënë që ndriçon." (S25 - A61).

"A nuk ekeni parë se si Allahu krijoi shtatë palë qiej (me kate). Dhe në ta hënën e bëri dritë, Diellin e bëri ndriçues". (S 71 - A15,16).

"Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë. Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron". (S 78 - A12-13)

Ndriçuesi flakërues është në mënyrë të qartë Dielli.

Këtu Hëna është përkufizuar si trup i cili ndriçon (munir) nga rrënja e njëjtë sikurse nur (kthjelltësia e cila përdoret për Hënën). Dielli krahasohet me kandilin (Sirag) dhe me kandilin që flakëron (uahhag).

Një njeri nga epoka e Muhammedit a.s. ka mundur pa dyshim të dallojë Diellin, yllin përvëlues, të njohur mirë nga njerëzit e shkretëtirës dhe Hënën, yllin e freskisë së natës. Pra krahasimet lidhur me ta, të cilat gjenden në Kur'an janë krejtësisht të natyrshme. Ajo që është interesante në këtë është të përmbajturit në krahasime dhe mungesa e çdo elementi krahasues në tekstin kur'anor, i cili përdorej në atë kohë, kurse në ditët tonë do të dukej fantazmagorik.

Dihet se Dielli është yll i cili nga djegia e tij e brendëshme prodhon nxehtësi dhe dritë intesive, ndërsa Hëna nuk është e ndritshme vetvetiu por vetëm reflekton dritën që merr nga Dielli dhe paraqet yllin inert së paku në (shtresat e saj të jashtme). Asgjë në tekstin kur'anor nuk është kundër njohurisë që kemi sot për këta dy trupa.

YJET

Dihet se yjet si dhe Dielli, janë trupa qiellorë, qëndra të fenomeneve të ndryshme nga të cilat fenomeni më i lehtë që shihet është prodhimi i dritës. Këta janë yje që kanë shkëlqimin vetjak.

Trembëdhjet herë e hasim në Kur'an fjalën (nagm, në shumës nugum); kjo rrjedh nga rrënja që do të thotë të shfaqurit, të shikuarit. Fjala tregon trupin e dukshëm qiellor pa parandjenjë mbi natyrën e tij : a është ky transmetues i dritës ose reflektues i thjeshtë i dritës së marrë. Që të saktësojë se objekti i shënuar është me të vërtetë ai që ne e quajmë yll, i shtohet një cilësor, si në suren 86, ajeti 1 - 3:

"Pasha qiellin dhe yllin ndriçues ( të natës)! E ku di ti se çka është tariku- trokitësi? Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë). (S 86, A 1-3)

Ylli i mbrëmjes në Kur'an është cilësuar me fjalën takhib , e cila tregon atë që flakëron, digjen dhe depërton nëpër diçka (këtu nëpër errësirën e natës). Përveç kësaj po kjo fjalë përdoret si shenjë për meteorët (surja 13, ajeti 10); ata janë rezultat i një djegje.

PLANETËT

Është e vështirë të thuhet nëse vërtet janë përmendur në Kur'an me kuptim të saktë që u jepet këtyre trupave qiellorë.

Planetët nuk janë të ndritshëm vetvetiu. Ata sillen rreth Diellit. Toka jonë u takon atyre. Edhe nëse supozohet se ka edhe diku tjetër dihet vetëm për ata të sistemit diellor.

Pesë planetët jashtë Tokës kanë qenë të njohur që në lashtësi, si: Mërkuri, Venera, Marsi, Jupiteri dhe Saturni kurse tre janë zbuluar në kohën bashkëkohore: Urani, Neptuni dhe Plutoni.

Duket se Kur'ani i quan me emrin kaëkab (shumës kaëâkib) dhe nuk e saktëson numrin e tyre. Ëndrra e Jusufit i përmend 11 në suren 12, por, sipas përkufizimit kemi të bëjmë me një tregim imagjinar siç duket, një përkufizim i mirë i domethënies së kësaj fjale në Kur'an është dhënë në një ajet shumë të njohur, kuptimi i thellë i të cilit është krejtësisht shpirtëror, e për të kanë diskutuar shumë dhe ekzegetët. Ai është gjithsesi tepër interesant për shkak të krahasimit që është bërë lidhur me fjalën e cila, si duket, shënon planetin.

Teksti që na intereson është ky:

"Zoti është dritë e qiejve dhe e Tokës. Drita e tij është e ngjashme me kamaren në të cilin është kandili. Kandili është një qelq kupor, e qelqi është sikurse planeti me shkëlqim margaritar..."60 (S24 - A35).

Këtu vërtet bëhet fjalë mbi projektimin e dritës në një trup të cilin e reflekton (qelqi) duke i dhënë shkëlqimin e margaritarit, sikurse planetit të ndriçuar nga Dielli. Kjo është hollësia e vetme eksplikative e kësaj fjale që mund të gjendet në Kur'an.

Kjo është fjalë e përmendur dhe në ajete të tjera. Në disa prej tyre nuk mund të përcaktohet saktë për cilët trupa qiellorë bëhet fjalë (surja 6, ajeti 76 dhe surja 82, ajeti 1-2).

Por, njimend duket se në një varg mund të bëhet fjalë për trupa qiellorë, të cilët mbi bazë të njohurive të reja shkencore, i njohim si planetë. Në suren 37, ajeti 6 lexojmë këtë:

"Ne e kemi stolisur qiellin tuaj më të afërt me planetë".

A thua shprehja kur'anore "qielli më i afërt" mund ta tregojë sistemin diellor? Dihet se mes elementeve qiellorë më afër nesh nuk ekzistojnë elemente të tjera të përhershme pëveç planetëve: Dielli është ylli i vetëm në sistemin që mban emrin e tij. Nuk dimë se për çfarë trupa të tjerë qiellorë mund të bëhet fjalë këtu, pëveç për planetët. Domethënë, duket se përkthimi i bërë është i drejtë dhe Kur'ani përmend ekzistimin e planetëve sipas përkufizimit bashkëkohor.

QIELLI MË I AFËRT

Disa herë Kur'an përmend qiellin më të afërt dhe trupat qiellorë që e përbëjnë atë, ndër të cilët janë, siç duket nga ajo që pamë më sipër, në rend të parë, planetët. Por, kur ai i lidh shqyrtimet e pastërta shpirtërore me njohuritë materiale, që janë të kuptueshme për ne sot, meqë sot jemi të arsimuar me shkencën bashkëkohore, kuptimi bëhet shumë i paqartë.

Kështu ajeti i fundit i cituar do të mund të kuptohej lehtë, por kur ajeti i ardhshëm (7) i të njëjtës sure (37) flet për "ruajtjen nga çdo shejtan inatçi", "ruajten" e cila është përmendur edhe në suren 21, ajeti 32 dhe në suren 41, ajeti 12, hasim në shqyrtime që ndryshojnë nga të parat.

Gjithashtu, ç'kuptim t'i japim shprehjes "goditjes së shejtanit" të cilën ajeti 5 i sures 67 e vendos në qiellin më të afërt? A mos ndoshta "kandilat" që janë përmendur në po këtë ajet kanë të bëjnë me meteorët61, të cilët i kemi përmendur më sipër?

Si duket të gjitha këto ndryshime e kanë vendin jashtë këtij studimi. Këtu i kemi përmendur për shkak të tërësisë, por nuk duket se të dhënat shkencore, në gjëndjen ekzistuese, do të mund të ndriçonin më mirë një objekt që tejkalon gjykimin njerëzor.

C. STRUKTURA QIELLORE

Ajo që është në Kur'an lidhur me këtë çështje i takon para së gjithash sistemit diellor, por gjithashtu aludon në fenomene që e kalojnë vetë sistemin diellor dhe të cilat janë zbuluar në kohën bashkëkohore.

Dy ajete shumë të rëndësishëm bëjnë fjalë për orbitat e Dielli dhe të Hënës:

"Ai është që krijoi natën dhe ditën, Diellin dhe hënën dhe secili noton n1 orbitë". (S21-A33)

"As Dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata para ditës, po secili noton në një galaksion". (S36-A40)

Kështu në mënyrë të qartë është përmendur fakti i rëndësishëm: ekzistimi i orbitave për Hënën dhe Diellin dhe është aluduar në lëvizjen e këtyre trupave në hapësira me anë të lëvizjes vetjake.

Për më tepër, me rastin e leximit të këtyre ajeteve paraqitet një fakt i llojit negativ: është theksuar se Dielli lëviz nëpër një orbitë pa e saktësuar se çfarë është ajo orbitë në raport me Tokën. Në kohën e Shpalljes së Kur'anit është besuar se Dielli sillet, kurse Toka është pikë e palëvizshme. Ky ishte sistemi geocentrik i cili ka qenë i njohur nga Ptolemeu, në shekullin II p.e.s., dhe i cili do të qëndrojë si teori deri në shekullin XVI, në kohën e Kopernikut. Kjo pikëpamje që ka qenë e pranuar në kohën e Muhammedit a.s. nuk del askund në Kur'an, as këtu, as në ndonjë vend tjetër.

EKZISTIMI I ORBITËS PËR HËNËN DHE DIELLIN

Atë që këtu e përkthejmë si orbitë është fjala arabe falak të cilës shumë përkthyes të Kur'anit në frengjisht i japin kuptimin e sferës. Ky është me të vërtetë kuptimi fillestar i fjalës. Hamidullahu e ka përkthyer si orbitë.

Fjala (falak) i kishte hutuar komentuesit e Kur'anit, të cilët nuk kanë mundur ta paramendojnë rrugën rrethore të Hënës dhe të Diellit, dhe për këtë arsye në vetvete krijuan pak a shumë përfytyrime të sakta ose krejtësisht të gabuara mbi lëvizjen në hapësirë të këtyre dy trupave qiellor. Në përkthimin e tij të Kur'anit, si Hamza Bubeker përmend interpretime të ndryshme: "Një lloj boshti si shufra e hekurt rreth së cilës sillet mulliri; kupa e qiellit, orbitë, shenja e Zodiakut, shpejtësia, vala...". Ai shton këtë mendim të komentuesit të njohur të shek. X, Tabarisë: "E kemi për detyrë të heshtim kur nuk dimë". Kjo tregon sa të paaftë kanë qenë njerëzit atëherë që ta kuptojnë këtë nocion të orbitës për Diellin dhe Hënën. Është e qartë se interpretimi i këtyre ajetevenuk do të shpiente në vështirësi të tilla, sikur fjala të shprehte ndonjë nocion nga astronomia e kohës së Muhammedita.s. Domethënë, në Kur'an ka ekzistuar një nocion i ri i cili do të kuptohej shekuj më vonë.

1.PËR HËNËN

Në kohën tonë është shumë i përhapur mendimi se ky satelit i Tokës sillet rreth saj me përsëritje periodike prej 29 ditësh63. Por duhet korrigjuar vija rrethore absolute e orbitë, sepse astronomia bashkëkohore ia lejon një lëvizje të konsiderueshme boshtit, kështu që largësia Tokë - Hënë, e vlerësuar në largësinë 384.000 km, është largësi mesatare.

Më sipër pamë si e ka theksuar Kur'ani dobinë e vëzhgimit të lëvizjeve të Hënës për matjen e kohës.

"Ai e bëri Diellin shndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. Allahu nuk krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton". (S10-A5, e citur në fillim të këtij kapitulli).

Kjo llogaritje është kritikuar shpesh si arkaike, jopraktike dhe joshkencore në krahasim me sistemin tonë të mbështetur në rrotullimin e Tokës rreth Diellit, i cili në kohën tonë shprehet në kalendarin julian.

Kjo kritikë çon në dy vërejtje:

a) Kur'ani para 14 shekujsh i është drejtuar banorëve të Gadishullit arabik, të cilët e kanë aplikuar njësimin hënor të kohës. Ka qenë e udhës që t'u flitet në vetmen gjuhë të cilën kanë mundur ta kuptojnë dhe të mos u shkaktohet pështjellim në zakonet e tyre, të marrjes së shenjave hapsinore dhe kohore për orientim, të cilët edhe ishin mjaft efikas. Dihet se banorët e shkretëtirës kanë qenë të mësuar me vëzhgimin e qiellit, me orientimin me anë të yjeve dhe me llogaritjen e kohës sipas fazave të Hënës, të cilat kanë qenë mjetet më të thjeshta dhe më të sigurta.

b) Nëse lihen anash specialistët për këto çështje, në përgjithësi injorohet përputhja e shkëlqyeshme ndërmjet kalendarit julian dhe atij hënor: 235 muaj hënor përputhen saktësisht me 19 vjet julian prej 365 ditësh e një çerek; gjatësia e viteve tona prej 365 ditë nuk është e përkryer, pasi kjo kërkon korrigjim në çdo katër vjet (vitet e brishta). Me kalendarin hënor, fenomene të njëjta përsëriten në çdo të nëntëmbëdhjetin vit të vitit julian: ky është cikli i Metonit, astronomit grek, i cili në shek. V p.e.s. zbuloi përputhshmërinë e saktë të kohës diellore dhe hënore.

2. SA I PËRKET DIELLIT

Ekzisitmi i orbitës kuptohet vështirë për arsye se jemi mësuar të konsiderojmë se sistemi ynë diellor është i organizuar rreth tij. Që të kuptohet ajeti Kur'anor duhet të vëzhgohet pozita e Diellit në Galaktikën tonë dhe, mbi bazë të kësaj, t'i referohemi pikëpamjeve të shkencës bashkëkohore.

Galaktika jonë përmban një numër të madh yjesh të shpërndarë nëpër një disk, i cili është më i dendur në qendër sesa në periferi. Aty Dielli është në një pozitë të larguar nga qendra e diskut. Meqë Galaktika rrotullohet rreth vetes me qendrën e vet si bosht, del se Dielli rrotullohet rreth të njëjtës qendër në orbitë rrethore. Astronomia bashkëkohore i ka përllogaritur elementet e saj. Shaplei në vitin 1917 e ka përllogaritur se Dielli është larg qëndrës së Galaktikës 10 kiloparsek64 që i përgjigjet përafërsisht largësisë prej 300.000.000.000.000.000 km. Që të bëjnë një rrotullim rreth vetes Galaktika dhe Dielli duhet të kalojnë një periudhë përafërsisht prej 250 milion vjetësh në këtë rrotullim Dielli lëviz me një shpejtësi prej afër 250 km/sek.

I tillë ëhtë rrotullimi orbital i Diellit të cilin e shpalli Kur'ani para 14 shekujsh, ekzistimin dhe koordinatat e të cilit i ka vërtetuar astronomia bashkëkohore.

ALUZIONI NË LËVIZJEN E HËNËS DHE TË DIELLIT NË GJITHËSI ME LËVIZJE VETJAKE

Ky nocion nuk paraqitet në përkthimet e Kur'anit nga njerëzit e shkolluar të letërsisë, të cilët, duke mos e njohur astronominë, fjalën arabe e cila shpreh këtë lëvizje e kanë përkthyer me një nga kuptimet e fjalës "notoj", e kështu është rasti edhe me përkthimet në frëngjisht, në anglisht, në përkthimet e njohura të Jusuf Aliut65.

Fjala arabe e cila bën aluzion në transferimin me lëvizje vetjake është fjala sahaba (jasbahuna në tekstin e dy ajeteve). Të gjitha kuptimet e foljes implikojnë lëvizjen e ndërlidhur me lëvizjen vetjake të trupit i cili lëviz. Kjo është "notoj" nëse lëvizja bëhet në ujë, kurse lëvizja me anë të këmbëve të veta është tokësore. Mezi mund të jepet ideja mbi lëvizjen në Gjithësi që e implikon kjo fjalë, pëveç duke perdorur kuptimin fillestar.

- Hëna ë bën rrotullimin e vet rreth vetes për aq kohë sa e kryen lëvizjen rreth Tokës ose përafërsisht për 29,5 ditë, prandaj gjithnjë ka të njëjtën pamje.

- Dielli rrotullohet rreth vetes për afër 25 ditë. Ekzistojnë disa karakteristika të rrotullimit për ekuatorin dhe për polet, për të cilat nuk do të bënim fjalë këtu, por në tërësinë e tij ylli është nxitur nga një lëvizje rrotulluese.

Domethënë, duket se në Kur'an një nuancë e foljes aludon në lëvizjet karakteristike të Diellit dhe të Hënës. Këto lëvizje të dy trupave qiellorë i kanë vërtetuar të dhënat e shkencës bashkëkohore, por nuk mund ta kuptojmë se si një njeri i shekullit VII të epokës sonë, sado i ditur të ketë qenë për kohën e tij, gjë që nuk është rasti me Muhammedin a.s. - ka mundur ta mendojë.

Ndonjëherë këtë pikëpamje e kundërshtojnë disa shembuj të mendimtarëve të mëdhenj të lashtësisë të cilët në mënyrë të pakontestueshme i kanë shpallur disa fakte, që shkenca bashkëkohore i ka vërteturar si të sakta. Ata në njëfarë mënyre mezi kanë mundur të mbështeten në deduksionin shkencor dhe më shumë kanë ndjekur rrugën e arsyetimit filozofik. Shpesh përmendet rasti i pitagoristëve, të cilët, në shek. IV para erës sonë, e kanë mbrojtur teorinë e rrotullimit të Tokës rreth vetvetes dhe rrotullimin e planetëve rreth Diellit, teori të cilën do ta vërtetojë shkenca bashkëkohore. Kur të bëhet krahasimi me rastin e pitagoristëve, është e lehtë të hidhet hipoteza mbi Muhammedin a.s., mendimtarin gjenial, i cili vetvetiu e ka menduar atë që shkenca bashkëkohore do ta zbulonte shumë shekuj pas tij. Duke bërë këtë, harrohet thjesht të përmendet forma të tjera të kontributit intelektual të këtyre gjenive të mendimit filozofik dhe të gabimeve ( mashtrimeve ) të mëdha me të cilat janë ngjyrosur veprat e tyre. Kështu nuk duhet harruar se pitagoristët gjithashtu kanë mbrojtur teorinë e mos lëvizjes së Diellit në Gjithësi, që e kanë bërë qëndër të Botës, duke e menduar përqëndrimin e Gjithësisë vetëm rreth tij. Zakonisht te këta filozofë të mëdhenj të lashtësisë hasim në përzierje të ideve të sakta dhe të gabuara mbi Gjithësinë. Shkëliqimin që u japin veprave të njeriut për pikëpamjet përparimtare që i përmbajnë ato, nuk duhet të na bëjnë të harrojmë pikëpamjet e gabuara që na kanë mbetur trashëgim nga po këto vepra. Kjo është ajo që vetëm në pikëpamje shkencore ndahet nga Kur'ani, sepse shumë tema që përmenden në Kur'an janë të lidhura me njohuritë bashkëkohore, e në të nuk mund të hasim në asnjë pohim i cili do të ishte në kundërshtim me atë që e ka vërtetuar shkenca e kohës sonë.

NDËRRIMI I DITËS DHE I NATËS

Në epokën në të cilën është konsideruar se Toka është qëndër e Botës dhe Dielli është në lëvizje në krahasim me të, cilës krijesë njerëzore nuk do ta përmendte lëvizjen e Diellit me rastin e ndërrimit të ditës dhe të natës? Por diçka të tillë nuk shkruan në Kur'an, i cili këtë temë e trajton si më poshtë:

" ..., Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës)..."(S7- A54)

"Për ata është argument edhe nata, prej së cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr(S36-A37)

"A nuk e di se Allahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe e fut (dritën) në natë,..." (S31- A29)

" Ai natën ia mbështjell (vendit të) ditës dhe ditën ia mbështjell natës;..." (S39-A5)

Ajeti i parë (S7-A54) nuk ka nevojë për komentim. I dyti ( S36-A37 ) thjesht dëshiron të na ofrojë pamjen.

Para së gjithash, ajeti i tretë (S31-A29) dhe i katërt (S39-A5).

Si duket fjala "mbështjell" është mënyra më e mirë, si në përkthimin e R. Blacher, për të përkthyer fjalën arabe kawwara. Kuptimi i hershëm i kësaj foljeje është mbështjellja spirale e turbanit rreth kokës; në të gjitha kuptimet e tjera është ruajtur kuptimi i mbështjelljes.

Por, çfarë ndodh në të vërtetë në Gjithësi? Si e kanë parë mirë astronautët amerikanë dhe që kanë fotografuar nga anijet e tyre kozmike, sidomos nga distanca shumë të largëta nga Toka, p.sh nga Hëna , Dielli pandërprerë (përveç gjatë zënies -eklipsit) e ndriçon gjysëmsferën tokësore të vendosur kundrejt tij, kurse gjysëmsfera tjetër ndodhet në errësirë. Pasi Toka rrotullohet rreth vetes, kurse ndriçimi ngel po ai, i palëvizshëm, një zonë e ndriçuar në formë gjysëmsfere rrotullohet për 24 orë rreth Tokës, kurse gjysëmsfera që ka mbetur në errësirë për të njëjtën kohë bën rrotullim të njëjtë. Ky ndërrim i pandërprerë i ditës dhe i natës është përshkruar në mënyrë të përsosur në Kur'an. Kjo në kohën tonë është e lehtë për t'u kuptuar nga njerëzit, meqë kemi njohuri mbi palëvizshmërinë (relative) të Diellit dhe mbi rrotullimin e Tokës. Ky proçes i mbështjelljes së pandërprerë, me depërtim të vazhduar të një sektori në një sektor tjetër, është shprehur në Kur'an sikur të jetë menduar në epokën e Tokës së rrumbullakët, gjë që pa dyshim nuk është rastësi.

Krahas këtyre shqyrtimeve mbi ndërrimin e ditës dhe të natës, duhet t'i lidhim evokimet e shumësisë të lindjes dhe të perëndimit në disa nga ajetet e Kur'anit, interesi i të cilit është vetëm përshkrues, pasi këto fenomene mund të zbulohen me vëzhgimin më banal. Ato janë përmendur këtu me qëllim, në mënyrë që sa të jetë e mundur të riprodhohet në tërësi ajo që Kur'ani e përmban lidhur me atë temë.

Këto janë, p.sh:

- në suren 70, ajeti 40, shprehja: "Pra betohem në Zotin e lindjeve dhe e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi" ;

- në suren 55, ajeti 17, jo: "Zotit i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve";

- në suren 43, ajeti 38, evokimi: "...Ah, të kishim qenë larg mes vete sa lindja me perëndimin;... " është pasqyrë që shpreh pafundësinë e largësisë ndërmjet dy pikave.

Vëzhguesi i lindjes dhe i perëndimit të Diellit e di që Dielli lind në pika të ndryshme të lindjes dhe perëndon në pika të ndryshme të Perëndimit, sipas stinëve të vitit. Shenjat e shënuara në çdo horizont përcaktojnë pikat e fundme që caktojnë dy lindje dhe dy Perëndime, ndërmjet të cilave gjatë vitit vendosen mespikat. Fenomeni që është përmendur këtu mund të thuhet se është banal. Por veçanërisht meriton vëmendje ajo që ka të bëjë me tema të tjera të shqyrtuara në këtë kapitull, në të cilin përshkrimi i fenomeneve astronomike që i evokon Kur'ani është konform me pikëpamjet bashkëkohore.

D. EVOLUCIONI I GJITHËSISË

Duke i përkujtuar idetë bashkëkohore mbi formimin e Gjithësisë e kemi treguar evolucionin që ka ndodhur duke filluar nga mjergullnajat fillestare e deri te formimi i galaktikave, i yjeve dhe i sistemit diellor, deri në paraqitjen e planeteve që kanë rrjedhur nga Dielli në një shkallë të evolucionit të tij. Të dhënat bashkëkohore lejojnë mendimin që në sistemin diellor dhe përgjithësisht në Gjithësi evolucioni vazhdon akoma. Kur dihet kjo, atëherë si mos ta krahasojmë me disa pohime që i gjejmë në Kur'an, kur evokohen manifestimet e plotëfuqisë së Zotit?

Në disa raste Kur'ani rikujton se: "... Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi Diellin e hënën që çdo njëri udhëton deri në një afat të caktuar;..."

Këtë fjali e gjejmë në suren 13, ajeti 2; në suren 31, ajeti 29; në suren 35, ajeti 13; në suren 39, ajeti 5.

Por, për më tepër, ideja mbi afatin e caktuar është e lidhur me idenë mbi cakun në suren 36, ajeti 38:

" Dhe Dielli udhëton për në kufirin e vet ( në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i Ngadhënjyesit, të Dijshmit."

Kufiri i caktuar është përkthim i fjalës mustekarr. Nuk ka dyshim se me këtë fjalë është e lidhur ideja mbi vendin e caktuar.

Si duket konfrontimi i këtyre i pohimeve me të dhënat që i ka vërtetuar shkenca bashkëkohore?

Kur'ani ja cakton Diellit afatin evolutiv dhe cakun. Hënës gjithashtu ia cakton afatin. Që të mund të kuptohet domethënia e mundshme e këtyre pohimeve, duhet t'i sjellim ndër mend njohuritë bashkëkohore mbi evolucionin e yjeve në përgjithësi, e të Diellit në veçanti, dhe, me anë të konkluzionit, mbi formacionet qiellore të cilat detyrimisht e ndjekin lëvizjen e tyre në Gjithësi, e të cilave u përket Hëna.

Dielli është yll, vjetërsinë e të cilit astrofizikanët e vlerësojnë në 4,5 miliard vjet. Si për të gjitha yjet edhe për të mund të caktohet stadi evolutiv. Dielli tani është në stadin e parë, të cilin e karakterizon transformimi i atomeve të hidrogjenit në atome të heliumit: stadi i tanishëm, teorikisht, do të duhej të zgjaste edhe 5,5 miliard vjet, sipas llogaritjeve të bëra tek yjet e tipit të Diellit, stadit të parë të tanishëm, tek yjet e tipit të Diellit, ia caktojnë kohëzgjatjen e përgjithshëm prej gjithsej 10 miliard vjet. Pas këtij stadi, siç është vërejtur tek yjet e tjerë, pason stadi i dytë të cilin e karakterizon përfundimi i transformimit të hidrogjenit në helium, pasojë e të cilit janë zgjerimi i shtresave të jashtme dhe ftohja e Diellit. Në stadin e fundit drita është e zvogëluar shumë dhe densiteti i rritur shumë: kjo shihet në tipin e yjeve të cilëve u është dhënë emri i xhuxhëve të bardhë.

Nga e gjithë kjo nuk duhet mbajtur mend datat, të cilat janë interesante vetëm sa për të dhënë vlerësimin e përafërt të faktorit kohë, por vetëm atë që më së shumti del në pah: kuptimi i evolucionit. Të dhënat bashkëkohore e bëjnë të mundur parashikimin që brenda disa miliardë vitesh kushtet në sistemin diellor nuk do të jenë këto të sotmet. Si edhe për yje të tjerë, transformimet e të cilëve janë regjistruar deri në stadin e fundit, mund të parashikohet fundi edhe për Diellin.

Ajeti i dytë që është dhënë më sipër (S36 - A38) evokon se Dielli shkon drejt cakut të vet.

Astronomia bashkëkohore e ka caktuar në mënyrë të përkryer duke i dhënë edhe emrin e apeksit diellor: sistemi diellor me të vërtetë lëviz në Gjithësi drejt një pike të vendosur në yllësinë e Herkulit, në fqinjësi me yllësinë Vega (yllësia e Lirës), koordinatat e të cilit janë të përcaktuara mirë: lëvizja ka shpejtësi të caktuar prej 19 km/sek.

Të gjitha këto të dhëna nga astronomia meritojnë të paraqiten lidhur me dy ajetet e Kur'anit, të cilët, siç duket përputhen me njohuritë e sotme shkencore në mënyrë të përkryer.

ZGJERIMI I GJITHËSISË

Zgjerimi i Gjithësisë është fenomeni më madhështor që e ka zbuluar shkenca bashkëkohore. Ky sot është kuptimi i përcaktuar mirë, kurse diskutimet bëhen vetëm rreth shembullit sipas të cilit zbatohet.

I sugjeruar nga teoria e përgjithshme e relativitetit, zgjerimi i Gjithësisë ka bazë fizike në hulumtimin e spektrit të galaktikave; lëvizja sistematike e spektrit të tyre kah pjesa e kuqe shpjegohet me largimin reciprok të galaktikave. Kështu sipërfaqja e Gjithësisë rritet vazhdimisht e ky zgjerim është më i madh, për aq sa largohet nga ne. Shpejtësitë me të cilat trupat qiellorë lëvizin në këtë zgjerim të pandërprerë mund të shkojnë nga pjesë të shpejtësisë së dritës deri në vlera më të mëdha se ajo.

A mund të krahasohet ajeti vijues nga Kur'ani (surja51, ajeti 47), në të cilën Zoti flet, me të arriturat shkencore bashkëkohore?

" Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë."66 (S51, A47)

Qielli, përkthim i fjalës sema', a nuk është pikërisht Gjithësia jashtë Tokës, për të cilën këtu bëhet fjalë?

Atë që ne e kemi përkthyer "Ne e zgjerojmë" është pjesorja e kohës së tashme të shumësit muësiu'na të foljes auuasaa' që do të thotë: zgjerim, shtrirje, zgjerim hapsinor, kur është fjala për objektet.

Disa përkthyes, të paaftë për ta kuptuar domethënien e fjalës së fundit, i japin kuptimin që më duket i gabuar si "Ne jemi plotë gjërësi" (R. Blachere). Autorë të tjerë ia qëllojnë domethënies por nuk kanë guximin ta thonë: Hamidullahu, në përkthimin e vet të Kur'anit, flet për zgjerimin e qiellit, të Gjithësisë, por me pikëpyetje. Ka të tillë, të cilët, duke u mbështetur në komentimet e veta të mendimeve të autorizuara shkencore, ia japin kuptimin që e kemi treguar këtu. I tillë është rasti me komentimin e Muntahabit, të cilin e boton Këshillin Suprem i Punëve Islamike në Kajro; ata pa as më të voglin dyshim e përmendin zgjerimin e Gjithësisë.

E. PUSHTIMI I GJITHËSISË

Nga ky pikëvështrim, tre ajetet kur'anore meritojnë ta tërheqin tërë vëmendjen. Njëri në mënyrë të qartë shpreh atë që u takon njerëzve ta realizojnë dhe çfarë do të realizojnë. Në dy ajetet e tjera, Zoti evokon çudinë që do t'u ndodhte jobesimtarëve nga Meka, sikur të mund të ngjiteshin në qiell, duke aluduar kështu në një supozim i cili nuk do të ketë pasoja për këta të fundit.

1. Ajeti i parë ajeti 33 nga surja 55:

"O turmë e xhinve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë). (A33 nga S55)

Përkthimi të cilin e dhamë këtu kërkon disa shpjegime plotësuese:

a) Fjala frënge "si" shpreh kushtin e cila zbulon në mënyrë të njëjtë mundësinë, si dhe supozimin e realizueshëm dhe të parealizueshëm. Gjuha arabe është në gjendje që ta nuancojë kushtin në mënyrë tejet eksplicite. Ekziston fjala që shpreh mundësinë (ida), një tjetër që të shprehet supozimi i realizueshëm (in), dhe një e tretë që të shprehet supozimi i parealizueshëm (leë). Ajeti të cilin po e shqyrtojmë konsideron se fjala është për supozimin e realizueshëm, të shprehur me anë të in. Kur'ani domethënë evokon mundësinë materiale të realizimit konkret. Ky ndryshim gjuhësor formalisht e eleminon interpretimin e pastër mistik të cilin kanë provuar t'ia japin gabimisht këtij ajeti.

b) Zoti iu drejtohet xhinëve dhe njerëzve e jo në thelb personave alegorik.

c) "Depërtim i kundërt" është përkthimi i fjalës nefedhe pas të cilës vjen parafjala min,e cila, sipas fjalorit të Kazimirit, domethënë depërtim, kalim përtej dhe dalje përtej një trupi (p.sh thuhet për shigjetën e cila del në anën kundërt). Ajo domethënë evokon depërtimin e thellë dhe daljen në anën tjetër të zonave për të cilat bëhet fjalë.

d) Fuqia (sultan) të cilën duhet ta kenë njerëzit për arritjen e këtij qëllimi duket se është fuqi e cila buron nga i Plotëfuqishmi.

Nuk ka dyshim që ky ajet tregon mundësinë që do ta kenë njerëzit dikur për ta kryer atë që ne, në epokën tonë, ndoshta në mënyrë shumë të papërshtatshme, e quajmë pushtim të Gjithësisë. Duhet të theksojmë që teksti kur'anor nuk e vëren vetëm depërtimin nëpër zonën e qiejve, por edhe nëpër zonat e Tokës, ky është hulumtim i thellësive.

2. Dy ajetet e tjera janë nxjerrë nga surja 15, ajeti 14dhe 15. All-llahu iu flet jobesimtarëve nga Meka, si tregon edhe kjo pjesë e sures:

"Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e të shihnin ëngjëjt e fshehtësitë). Ata gjithqysh do të thonin: " Neve na janë ndalë sytë (të pamët). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur." ( S15 - A 14 -15)

Kjo është shprehje e habisë para një pamje të papritur, të ndryshme nga ajo që njeriu mund ta paramendojë.

Fjalia kushtore është futur këtu me anë të fjalës leë e cila shpreh supozimin që nuk do të realizohet kurrë për ata për të cilët bën fjalë kjo pjesë.

Domethënë në pikëpamje të pushtimit të Gjithësisë ndodhemi në mesin e dy pjesëve të tekstit kur'anor, nga të cilat njëra bën aluzion në atë që një ditë do të realizohet në saj të fuqisë që Zoti do t'ia japë intelektit dhe aftësisë zbuluese të njeriut, kurse e dyta evokon ngjarjen të cilën nuk do ta përjetojnë jobesimtarët e Mekës, nga e cila rrjedh karakteri i kushtëzimit, i cili nuk do të realizohet... Por këtë ngjarje do ta përjetojnë të tjerët siç e supozon ajeti i parë i cituar. Ai i përshkruan reaksionet e njerëzve para pamjes së papritur e cila ndodh që t'iu shfaqet udhëtarëve të Gjithësisë: shikime të shqetësuar, përshtypje e magjepsjes...

Mu kështu astronautët e përjetuan këtë aventurë të çuditshme në vitin 1961, me rastin e fluturimit të parë të njeriut rreth Tokës. Dihet, se kur të ndodhemi nga ana tjetër e atmosferës së Tokës, qielli nuk shihet askund me pamjen e tij të kaltër që u tregohet tokësorëve, e i cili është rezultat i fenomenit të absobimit67 të dritës së Diellit në shtresat atmosferike. Kur njeriu ndodhet në Gjithësi, në anën tjetër të atmosferës tokësore, ai sheh një qiell të zi, kurse Toka i duket e mbështjellur në një si unazë ngjyrë të kaltër, për shkak të fenomeneve të ngjashme të absorbimit të dritës në atmosferën tokësore, kurse Hëna, e cila nuk ka atmosferë, shihet me ngjyrat e veta në sfondin e errët të qiellit. Domethënë një pamje krejtësisht e re për njeriun paraqitet në Gjithësi, pamje fotografitë e të cilës janë bërë klasike për njerëzit e kohës sonë.

Edhe këtu, kur e ballafaqojmë tekstin e Kur'anit me njohuritë bashkëkohore, si mos të impresionohemi me saktësitë për të cilat nuk mund të supozojmë se rrjedhin nga mendimi i një njeriu, i cili ka jetuar para 14 shekujsh.

Marrë nga libri: "Bibla, Kurani dhe shkenca" autori: prof. dr Maurice Bucaille Përgaditi:

Klubi Sudentor – Shkup,
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 13:42

Muaji i Ramazanit është rrugë e teubes

Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Cilin e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthitë dhe cilin e lajthitë s'ka kush e përudhë.

Paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjen, shokët dhe gjithë ata që e pasonjë në mënyrë më të mirë deri në Ditë të Kijametit.

Gjëja që më së shumti i bënë dobi besimtarit në këtë muaj është teubeja dhe kthimit te Krijuesi i vet, llogari a vetvetes dhe kontrolli i së kaluarës së tij. Dera e teubes është e hapur, dhuratat e Zotit tënd pa ndalë të vijnë, mirëpo ku është penduese dhe ia që falje kërkon?!

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”. (Ez-Zumer: 53).

Ky muaj është sezonë e teubes dhe faljes, koha ma e shtrenjtë se çdo gjë që është e shtrenjtë, ma e çmuar se çdo gjë që është e çmuar. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“All-llahu e shtrinë dorën gjatë natës që të pendohet ai që ka bërë mëkate gjatë ditës dhe e shtrinë Dorën gjatë ditës që të pendohet ai që ka bërë mëkate gjatë natës. Kjo vazhdon derisa të del dielli nga perendimi”. (Muslimi).

Na kemi shumë gabime, mirëpo Falja e Tij është edhe ma e madhe, kemi shumë mëkate, mirëpo Mëshira e Tij është edhe ma e madhe. Ai vazhdmisht na jep, kurse ne vazhdmisht bëjmë mëkate. Edhe pse mëkatet dota skanë të ndalur, dhuratat e All-llahut poashtu skanë të ndalur.

“Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetës së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kushi i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen)”. (Ali Imran: 135).

Nuk vazhdojnë edhe më tej në mëkate, në gabime dhe vepra të këqija. Nëse gabojnë pendohen, nëse rëshqasin kërkojnë falje, kurse All-llahu ua falë.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Vaj për atë njeri që e takon muajin Ramazan dhe nuk i falen mëkatet”. (hadithi është sahih, Tirmidhiu dhe të tjerët).

Pra, është shansë që nuk përsëritet, rrallë herë kthehet, për këtë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të veprojmë vepra të mira. Ky muaj ti shlyen mëkatet e tërë vitit që i ke bërë, nëse jemi të sinqertë me All-llahun në këtë muaj dhe nëse i largohemi mëkateve të mëdha. Të gjitha mangësitë që i kemi pasur gjatë tërë vitit, të gjitha dobësitë përmirësohen në këtë muaj. Na tregon Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në hadith Kudsi se All-llahu ka thënë:

“Robët e Mi. ju bëni mëkate gjatë ditës dhe natës, kurse Unë i fali të gjitha mëkatet, kërkoni falje prej Meje që tua fali”. (Muslimi).

Nga natyra jonë, ne jemi mëkatar, mirëpo disa prej neve pendohen dhe kërkojnë falje nga All-llahu, kurse disa të tjerë insistojnë në mëkate dhe tregohen kryelartë. Ky njeri është duke u larguar nga rruga e udhëzimit .

O i Mëshirshëm, pendohem te Ti nga gabimet që i ka bërë shpirti im, mëkatet e mija janë shtuar shumë, ankohem te Ti nga mëkatet dhe turpin që jam duke i bërë.

Tregon Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] se All-llahu [subhanehu ve teala] ka thënë:

“Biri i Ademit, çdo herë që më lutesh dhe më shpreson, Unë ti fali të gjitha mëkatet që i bënë”. (hadithi sahih, Tirmidhiu).

O agjërues, ky muaj është shansë e jona për pendim, këto ditë janë prehu ynë, andaj duhet shfrytëzuar maksimalisht.

Nxito të pendohesh para se të vjen shpirti për të dalur, asnjë mëkat mos e nënçmo, sepse veprat vlerësohen sipas fundit. Vitin e kaluar kanë agjëruar shuëm njerëz me ne, mirëpo pastaj kanë shkuar te Zoti i tyre i Vërtetë, të cilit i takon gjykimi dhe Ai është llogaritësi më i shpejtë. Ata kanë shkuar me veprat e tyre dhe i kanë lënë pas vehtes gjurmët e tyre.

Vj për ne. Çka do të përgjigjemi dhe çka do të themi në atë ditë të vështirë. All-llahut i ankohemi për ngurtësinë e zemrave tona. Për çdo ditë këshilluesi i vdekjes na troket në derë.

Prej shenjave të pranimit të agjëruesve është vërtetësia në teube, vendosshmëria për moskthim dhe keqardhja për mëkatin që ke bërë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni”. (Esh-Shura: 25).

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Pasha Ate në Dorë të të Cilit është jeta ime, nëse nuk bëni mëkat, All-llahu do të sjell njerëz që bëjnë mëkat dhe kërkojnë falje prej All-llahut për këto mëkate, e All-llahu ua fal”. (Buhariu dhe Muslimi).

Kur ka mundësi të pendohet ai që nuk pendohet në këtë muaj?!

Kur kthehet te All-llahu ai njeri që nuk i kthehet All-llahut në këtë muaj?!

Disa agjërues sjellen mirë dhe veprojnë vepra të mira në këtë muaj, mirëpo kur kalon ky muaj dhe përfundon agjërimi, ata përsëri i kthehen gjendjes së mëparshme duke e prishur atë që e ka rregulluar në këtë muaj dhe duke e pakësuar atë që e ka fituar në këtë muaj. Jeta e këtij njeriu kalon në ndërtim dhe rrënim. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Mos u bëni si ajo që e prish tjerrin e saj pasi të ketë dredhur fort…”. (En-Nahl: 92).

Shumica e selefit kur kalonte muaji i Ramazanit qanin nga ky shkak, u vinte keq nga ndarje nga ky muaj, nga shkaku i mirësisë së tyre të madhe, pastërtisë dhe ndriçimit së zemrave të tyre.

All-llahu ynë na jep sukses në ate që u ke dhënë sukses robërve Tu të mirë dhe na udhëzo në rrugë të drejtë.

Marur nga:

“Durusus-Sijami fi Ramdani”. Aid Karni.

Bekir Halimi,

4.12.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 13:48


Disa vështrime për këtë muaj

Musliman të nderuar!

Ummeti Islam është duke përjetuar këto ditë një sezonë e shumë të mirave, të cilat ia ka dhuruar ummetit Islam dhe me të cilat e ka nderuar.

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (El-Bekare: 183).

Vështrimi i parë:

All-llahu [subhanehu ve teala] këtë muaj e ka veçuar me shumë gjëra, gjëra të cilat tregojnë vlerën dhe pozitën e këtij muajit. Prej këtyre gjërave është:

1- Në këtë muaj ka zbritur Kur'ani i Madhërishëm. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)”. (El-Bekare: 185).

2- Në këtë muaj gjindet nata e kadrit, e cila është më e mirë se një mijë muaj. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ ÅöäøóÇ ÃóäÒóáúäóÇåõ Ýöí áóíúáóÉö ÇáúÞóÏúÑö(1)æóãóÇ ÃóÏúÑóÇßó ãóÇ áóíúáóÉõ ÇáúÞóÏúÑö(2)áóíúáóÉõ ÇáúÞóÏúÑö ÎóíúÑñ ãöäú ÃóáúÝö ÔóåúÑò(3) }

“Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në natën e Kadrit. E ç'të bëri ty të dijsh se ç'është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!”. (El-Kadr: 1-3).

3- Në këtë muaj lidhen në pranga shejtanët, kurse happen dyert e xhennetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Kur të vjen muaji i Ramazanit, happen dyert e xhennetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe lidhen në pranga shejtanët”. (Buhariu dhe Muslimi)

4- Në këtë muaj All-llahu [subhanehu ve teala] disa njerëz i shpëton nga zjari i xhehenemit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“All-llahu i Lartësuar gjatë çdo iftarit i liron (shpëton) disa njerëz nga zjari i xhehenemit. Kjo vazhdon çdo natë”. (hadihti është sahih, Ahmedi dhe Ibn Maxheja).

5- All-llahu [subhanehu ve teala] agjëruesve u ka bërë një derë të veçantë në xhennet, e cila quhet Rejjan. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Agjëruesit kanë derë të veçantë për ta në xhennet, e cila quhet Rejjan, ashkush përveç agjëruesve nuk hynë brenda. Kur të hyjë njeriu i fundit prej agjëruesve, ajo derë do të mbyllet. Kush hynë në këtë derë do të pijë (nga keutheri) e kush pinë nga ky ujë, kurrë nuk do të ndien etje”. (Buhariu dhe Muslimi).

6- All-llahu [subhanehu ve teala] u përgjigjet lutjeve të agjëruesve. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Tre lutje kanë përgjigje: lutja e agjëruesit, lutja e atij që i është bërë zullum dhe lutja e musafirit”. (hadithi është sahih, transmeton Bejhakiu dhe tjerët).

7- Agjërimi është mburoje me të cilën agjëruesi mbrohet nga zjari i xhehenemit edhe nga epshi. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Agjërimi është mbrojë me të cilën besimtari mbrohet nga zjari”. (Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi dhe Bejhakiu).

“O ju të rinjë. Kush ka mundësi të martohet, le të martohet, e ai që nuk mundet le të agjëron, sepse kjo për te është mburojë”. (Buhariu dhe Muslimi).

8- All-llahu [subhanehu ve teala] vetëm ibadetin e agjërimit e ka veçuar për Vehte. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tregon se All-llahu thotë:

“Të gjitha punët e birit të Ademit janë për te përveç agjërimit, i cili është për Mua dhe Unë e shpërblejë për këtë”. (Buhariu dhe Muslimi).

9- All-llahu [subhanehu ve teala] agjëruesit ia largon fytyrën nga zjarri i xhehenemit shtatëdhjet vjet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Secili musliman që agjëron një ditë në rrugë të All-llahut, All-llahu [subhanehu ve teala] do t’ia largon fytyrën nga zjari i xhehenemit shtatëdhjet vjet”. (Buhariu dhe Muslimi).

10- Agjërimi i këtij muaji bëhet shkak që të falen gjynahet e atij që e agjëron. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

"Kush agjëron Ramadanin me besim të plotë e duke shpresuar shpërblim i falen atij gjynahet që ka bërë më parë." (Buhariu dhe Muslimi).

“Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma dhe Ramadani deri në Ramadan janë falje gjynahesh që bëhen mes tyre…”. (Mutefekun alejhi)

11- Agjërimi i këtij muaji është rrugë për të fituar devotshmërinë, cilësi e cila i mundëson besimtarit të hyjë në xhennet . All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“O ju që keni besuar , agjërimi u është bërë obligim , sikuse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush , ashtu që të bëheni të devotshëm”. (El-Bekare: 183).

12- Agjërimi është ibadet [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pashoqë. Pejgamberi [[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Agjëro, sepse agjërimi është i pashoq”. (hadihti është sahih, transmeton Ahmedi, Nesaiu dhe tjerët).

13- Agjërimi do të jetë ndërmjetësues mes besimtarit dhe All-llahut [subhanehu ve teala]. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Agjërimi dhe Kur'ani do të kërkojnë mëshirë për besimtarët ditën e Kiametit. Do të thotë agjërimi: "O Zoti im, e kam ndaluar nga ushqimet dhe marrëdhëniet intime gjatë ditës, prandaj pranoje ndërmjetësimin tim për të. Kurse Kur'ani do të thotë: "E kam penguar të flejë gjatë natës, prandaj pranoje ndërmjetësimin tim”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi dhe të tjerët).

14- Është muaj i fitores dhe ngadhnjimit. Pasiqë muslimani në këtë muaj ngadhnjen ndaj vetvetes dhe epshit të tije, ai poashtu ngadhnjen ndaj armikut dhe mosbesimtarëve.

- Më 17 të këtij muaji në vitin e dytë të hixhretit ndodhi lufta e Bedrit. Ai ishte takimi i parë i armatosur midis muslimanëve, pasuesve të së vërtetës dhe jomuslimanëve, pasuesve të së kotës. Kjo ishte dita e ndarjes, sepse Allahu ndau të vërtetën nga e kota dhe lartësoi të vërtetën dhe banorët e saj mbi të kotën dhe grupin e saj.

- Më 21 të Ramadanit në vitin e 8 sipas Hixhretit ndodhi çlirimi i Mekes, ku u dorëzuan banorët e saj në duart e muslimanëve pa kurrëfarë kushtesh. Hyri në të profeti duke qenë krenar dhe zhduku që nga themeli idhujtarinë.

- Në Ramadan të vitit 14 Hixhri ndodhi beteja e Kadisijes, ku fituan muslimanët mbi ushtrinë persiane, ushtri e cila në atë kohë kishte nënshtruar të shumtën e vendeve të botës.

- Në Ramadan të vitit 53 Hixhri muslimanët çliruan Gadishullin Rudus. Marja e këtij gadishulli dëshmoi fuqinë e muslimanëve dhe krenarinë e tyre.

- Në Ramadan të vitit 91 Hixhri muslimanët nën udhëheqjen e komandantit musliman Tarik Ibën Zijad çliruan Andaluzinë.

- Më 25 të Ramadanit në vitin e 685 Hixhri ndodhi beteja e Ajnu Xhalutit, betejë e cila rregjistroi fitoren e muslimanëve kundra kafshërisë tatare, e cila kishte pushtuar disa vende muslimane.

- Ne kete muaj te vitit 1206 muslimanet ne krye me Salahudinin ngadhenjyen

mbi kryqezatat,

- Ne kete muaj 1973 ushtria Egjiptase ngadhenjeu ndaj israeliteve,

- Ne jemi dëshmitarë se si në Ramadan të vitit 1420 janë rregjistruar humbjet më të mëdha në rradhët e mosbesimtarëve rus, prej duarve të muxhahidinëve çeçenë .

Ka edhe shumë veçori ky muaj, mirëpo ne do të mjaftohemi me këto që i kemi përmendur në këtë rast.

Vështrimi i dytë:

Para se të fillojmë të tregojmë llojet e njerëzve ndaj muajit të Ramazanit, duhet të qëndrojmë në pozitën e pyetësit dhe përgjigjësit e të themi:

Ishim në vitin e kaluar, në ditë të njejta e pritnim Ramazanin, e pastaj çka ndodhi? Një viti i tërë kaloi, kaluan 355 ditë dhe netë. Atë që e kemi bërë është regjistruar, po kanë qenë vepra të mira, janë regjistruar si të mira, po kanë qenë të këqija janë regjistruar si të tilla. Kalojnë ditët, mu ashtu sikurse thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:

“Ne, këto ditë i ndrrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t'u ditur tek All-llahu ata që besuan dhe për t'i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë (ose dëshmues)”. (Ali Imran: 140).

“All-llahu bënë rrotullimin e natës e të ditës dhe në të gjitha këto ka fakte për ata që kanë të parit të shëndoshë”. (En-Nur: 44).

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Nuk do të lëvizin këmbët e besimtarit në Ditën e Gjykimit derisa nuk pyetet për katër gjëra: për jetën ku e ka kaluar, për rininë ku e ka harxhuar, për diturinë, çka ka bërë me te dhe për pasurinë e tij, ku e ka fituar dhe ku e ka harxhuar”. (hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu).

Një sekondë që na kalon nga jeta jonë nuk do të kthehet edhe poqëse japim për te të gjithë pasurinë që e kemi dhe që mund ta kemi. Për këtë nuk duhet lënë pas dore këtë gjë?! Nuk duhet qenë neglizhent ndaj punëve të mira. Përkundrazi duhet ta falënderojmë All-llahun që na ka mundësuar të arrijmë këtë muaj, ta ndihmojmë njëri tjetrin që sa ma mirë ta kalojmë këtë muaj, ta këshillojmë atë që është dobësuar, e nëse ndokush prej neve është i përqendruar t’ia shtojmë qendresën. Jemi në një muaj të ri, secili prej nesh le të shikon vetveten dhe le të shikon se me çfare vepra do ta mbushe ketë fletë të re të veprave të tija.

Në muajin e kaluar të ramazanit kemi pasur shumë njerëz që kanë marur pjesë me ne ne agjërim dhe ibadetet tjera të këtij muaji të bekuar. Mirëpo çka ka ndodhur me ta? Disa prej tyre kanë vdekur, edhe i ka mbuluar dheu! Disa të tjera janë të sëmurë, nuk kanë mundësi të na shoqërojnë në këto ibadete, kurse neve akoma jemi të gjallë dhe me shëndet. Për këtë duhet falënderuar All-llahun dhe kurë nuk duhet haruar Ate dhe duhet shfrytëzuar të mirat që na i ka dhënë për ta adhuruar sa ma tepër.

Vështrimi i tretë:

Njerëzit në muajin e ramazanit ndahen në disa grupe:

1- Një grup prej tyre e pret këtë muaj me padurim, e kur të vjen ky muaj edhe ma tepër gëzohet, andaj bëhet gati që dhe përgaditet për të gjitha ibadetet që mund të bëhen në këtë muaj, siç është agjërimi, namazi, sadakaja, leximi i Kur'anit, përmendja e All-llahut etj. Ky është grupi më i mirë.

Ibn Abbasi [radijall-llahu anhuma] thotë: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte njeriu më bujari për të mira, kurse edhe ma bujar ishte në muajin Ramadan kur takohej me Xhibrilin, kurse Xhibrili e takonte çdo natë gjatë Ramadanit derisa të mbaronte. Në këto takime Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia paraqitke Kur'anin. Kur takohej Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me Xhibrilin ishte më bujar sesa era që sjell bereqetin”. (Buhariu).

2- Një grup tjetër i njerëzve, u vjen dhe u shkon Ramazani ata aspak nuk e ndryshojnë gjendjen e tyre. Edhe pas muajit të Ramazanit mbeten siç kanë qenë para këtij muaji, aspak nuk ndikohet nga ky muaj që të shtohen dëshirat dhe aspiratat për të bërë vepra të mira. Ky njeri ia ka humbur vetvetes një thesar i cili nuk ka mundësi të vlerësohet. Pasiqë muslimani i kujdesshëm edhe ma tepër kujdeset kur vijnë sezonat e punëve të mira, siç është ky muaj i bekuar.

3- Grupi i treti. Këta njerëz e njohin All-llahun vetëm në këtë muaj. Kur të vjen ky muaj i sheh në namaz dhe ibadet, e kur të kalon ky muaj edhe ata ua kthejnë shpinën këtyre ibadeteve, e kthehen në situatën e keqe të mëparshme në të cilën kanë qenë. Këtë grup të njerëzve ia kanë përmendur Fudajl Ibn Ijadit, kurse ai ka thënë:

“Sa njerëz të këqinjë janë këta. Këta nuk e njohin Zotin përveç se në Ramazan”.

Kush është nga ky grup le ta dijë se e ka mashtruar vetveten, kurse shejtani e ka fituar betejën me te.

“…djalli ua hijeshoi dhe shpresë të rrejshme u premtoi”. (Muhammed: 25).

Këtyre njerëzve u dejtohemi duke i nxitur dhe frikësuar, duke i nxitur që të pendohen te All-llahu [subhanehu ve teala] me pendim të sinqertë, ta kalojnë këtë muaj me pendim dhe kërkim faljeje, me mposhtje dhe përkulje dhe duke u larguar nga ato mëkate në të cilat ka qenë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë”. (Taha: 82).

“Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqiat ua shëndrron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (Furkan: 70).

Nëse All-llahu sheh se e kanë me sinqeritet dhe vërtetësi, ua fal mëkatet që i kanë bërë ashtu siç u ka prmetuar, sepse All-llahu nuk e then premimin e Vet. Mirëpo nëse ata edhe më tej insistojnë në mëkatet që i kanë bërë, atëhere i frikësojmë nga këto vepra dhe u tregojmë se u kanoset rezik i madh nga denimi i All-llahut. Fundi i fundit a ka mëkat më të madh se sa të nënçmohen urdhërat e All-llahut, të shkelen kufinjtë e Tij dhe mos të respektohen ndalesat e Tij?!

4- Grupi i katërt. Njerëz të cilët agjërojnë me barkun e tyre. Ata largohen maksimalisht pre tyre. Mirëpo aspak nuk largohet prej mëkateve tjera, siç është dëgjimi i gjërave të neveritshme, bartkes së fjalëve ose shpifjes, rrenës ose përgojimit. Ata tërë ditën kështu e kalojnë. Këtyre njerëzve u themi këto gjëra janë mëkate dhe të ndaluara, edhe në muajin e Ramazanit po edhe në muajt tjerë, mirëpo në këtë muaj edhe ma tepër janë të ndaluara. Ju duhet të dini se me këto vepra e keni lënduar agjërimin tuaj dhe shumë shpërblime u kanë kaluar. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Kush nuk i lenë gënjeshtrat dhe veprimin sipas tyre, All-llahu nuk ka nevojë që ai të lë hajen dhe pijen”. (Buhariu).

“Nuk është agjërim, lënja e hajes dhe pijes, por agjërim është largimi nga fjalët e kota dhe amorale”. (Ibn Hibani, hadithi është sahih).

5- Grupi i pestë. Gjatë ditës kur agjëron, flenë, kurse tërë natën rrinë zgjuar dhe bisedon biseda të kota. Ky grup njerëzish as ditën nuk e shfrytëzon për të mira e as në mbrëmje nuk largohet nga harami. Këtyre njerëzve u themi: keni frikë All-llahun, mos u kalojnë të mirat e këtij muaji, pasiqë jeni në bollëk dhe bereqet, pendohuni te All-llahu dhe shpresoni prej All-llahut atë që ju gëzon.

6- Grupi i gjashtë. Këta njerëz nuk e njohin All-llahun as në Ramazan e as jashtë Ramazanit. Ky grup i njerëzve janë grupi më i keq dhe më i prishur. Këtij njeriu aspak si intereson as namazi e as agjërimi. I le këto obligime edhe pse ka shëndet dhe është i fuqishëm. Edhe përskaj kësaj situate ai pretendon se është musliman. Këta njerëz duhet të nxitojnë të pendohen, ti kthehen fesë së tyre, ta mbyllin fletorën e veprave të këqija dhe të hapin fletore të re për vepra e tyre, sepse All-llahu është i Mëshirshëm për ata që e respektojnë dhe pendohen, kurse ka denim të dhembshëm për ata që bëjnë mëkate dhe nuk pendohen.

“Njoftoji robët e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh. Po (njoftojë) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhëmbshëm”. (el-Hixhr: 49-50).

Këto do të ishin grupet kryesore të njerëzve, edhe pse disa grupe mund të ndërhyjnë njëra në tjetrën. Mirëpo qëllimi ynë ishte sqarimi sa ma i mirë i këtyre grupeve.

Vështrimi i katërt

Ky muaj i ka disa rregulla dhe obligime. Në do ti përmendim vetëm disa të cilat shumcia e muxlimanëve i lënë pas dore nëse dëshiron ta ketë shpërblimin sa ma të madh dhe agjërimin sa ma të plotë.

1- Të ketë përqëllim me këtë agjërim Fytyrën e All-llahut, mos ta bëjë për adet ose zakon. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Kush agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe shpresim (të shpërblimit) i falen mëkatet e mëparshme”. (Buhariu dhe Muslimi).

2- Mos të harojë ta bëjë nijet me zemër para se të agon mëngjesi, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Kush nuk vendos agjërimin para se të agojë mëngjesi nuk ka agjëruar”. (hadithi është sahih, transmeton Bejhakiu).

3- Muslimani duhet të jetë i kujdesshëm nda sehurit (syfyrit), sepse në te ka shumë bereqet dhe shumë shpërblim. Ai që e le sehurin ka lënë pas shpine shumë të mira. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Hani sehur, sepse në sehur është bereqeti”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu etj.)

“I tërë sehuri është bereqet, andaj mos e leni. Së paku pini një gëllënkë ujë. All-llahu dhe melekët i bekojnë ata që hanë sehur”. (hadithi është hasen, transmeton Ahmedi)

Një shok i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] hyri te Pejgamberi dhe e gjeti dukë ngrënë sehur. Në këtë rast Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Kjo është bereqet të cilin ua ka dhënë All-llahu, andaj mos e leni pas dore”. (Hadithi është sahih, Ahmedi dhe Nesaiu).

“Bereqeti është në tre gjëra: në xhemat, përshesh dhe në sehur”. (hadithi është hasen, transmeton Taberaniu).

Kur të han sehurin, muslimani duhet të përgaditet për namazin e sabahut, e mos të ndodh siç veprojnë disa, e hanë sehurin dhe pastaj flejnë duke mos e falur namazin e sabahut. Ska dilem se kjo është fatëkeqësi e madhe.

4- Duhet ta shfrytëzon këtë muaj që të bëjë sa ma shumë vepra të mira, siç është leximi i Kur'anit, istigfari edhe gjëra tjera, kurse duhe të largohet nga të gjitha veprat e kota dhe të pavlera.

5- Nuk duhet të haron musliman që të shfrytëzojë maksimalisht kohën para iftarit që të bëjë lutje, sepse kjo lutje që bëhet në këtë kohë pranohet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Tre personave nuk u kthehet lutja: agjëruseit deri të hanë iftarin, imamit të drejtë dhe atij që i është bërë zullum”. (hadithi është hasen. Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët).

Dhe pasi të futë kafshatën e parë le të thotë:

“Shkoi etja, u lagën venët dhe mbeti shpërblimi me leje të All-llahut”. (hadithi është hasen, transmeton Ebu Davudi dhe të tjerët).

7- Kujdesu që të thërrasish edhe agjërues tjerë që të hanë iftarin me ty, sepse kjo të mundëson të fitosh shpërblimin e tij. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Kush i jep iftar një agjëruesit, fiton sikur shpërblimi i atij që ka agjëruar, duke mos u pakësuar aspak shpërblimi i agjëruesit”. (hadithi është sahih, Ahmedi dhe Tirmidhiu).

Le të mundohemi të gjith dhe le të nxitojmë në vepra të mira, sepse malli i All-llahut është i shtrenjtë.

E lusim All-llahun që të na bëjë prej atyreve që e agjërojnë Ramazanin dhe falin namaz në këtë muaj me besim dhe shpresim, të na i bëjë veprat ma të mira ato të fundit, kurse ditën më të mirë atë ditë kur do të takohemi me Ty.

All-llahu ynë, bëre këtë muaj, muaj të hajrit dhe bereqetit për islamin dhe muslimanët.

All-llahu ynë, ngriti vështirësitë dhe sprovat prej muslimanëve.



Bekir Halimi,

4.12.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 13:50


Të mirat e agjërimit

Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Cilin e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthitë dhe cilin e lajthitë s'ka kush e përudhë.Paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjen, shokët dhe gjithë ata që e pasonjë në mënyrë më të mirë deri në Ditë të Kijametit.

Transmeton Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Çdo vepër e birit të Ademit i takon atij. Një e mirë shpërblehet sa dhjetë sosh dhe deri në shtatëqind herë shumëfishohet shpërblimi, e Zoti ka thënë: “Përpos agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të, për shkak se njeriu e braktisë ushqimin për Mua, e braktisë pijen për Mua, i braktisë të këndshmet për Mua, e braktisë gruan e tij për Mua. Era e keqe e gojës së agjëruesit është më e mirë tek All-llahu se aroma e miskut. Agjëruesi i ka dy gëzime: njëri gëzim kur të hajë iftar dhe tjetri kur ta takojë Zotin e vet”. (Buhariu dhe Muslimi).

Agjërimi dhe shumfishimi i shpërblimit

All-llahu [subhanehu ve teala] ka dalluar agjërimin nga veprat të cilat shpërblehen shumfish, kështuqë të gjitha veprat shpërblehen nga dhjetë deri në shtatëqind fish, përveç agjërimit, shpërblimi i të cilit nuk përkufizohet në këtë numër, por All-llahu e shumfishon pa numërim, sepse agjërimi është pjesë e sabrit, kurse All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“…ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!”. (Ez-Zumer: 10).

Për këtë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka emërtuar muajin e agjërimit si muaj të durimit në shumë hadithe të tija.

Kurse durimi është tre llojesh:

- durim në respekte ndaj All-llahut [subhanehu ve teala];

- durim në largim nga harami, dhe

- durim në caktimet e dhimbshme të All-llahut [subhanehu ve teala].

Të gjitha këto lloje mbledhen në agjërim, sepse në këtë ibadet ka durim në respekt ndaj All-llahut, durim në largim nga gjërat të cilat ia ka bërë haram në kët muaj dhe durim në etjen dhe urinë që e kaplon agjëruesin gjatë këtij muajit, dhe dobësia e epshit dhe trupit në këtë muaj, dhimbje e cila vjen nga ky ibadet dhe për të cilin All-llahu [subhanehu ve teala] do të shpërblejë.

Dije se shumfishimi i shpërblimit për veprat e mira ndodh me shkaqe. Prej këtyre shkaqeve janë edhe këto:

1- Pozita e vendit në të cilin bëhet ai ibadet, siç janë haremet. Për këtë në këto vende vlera e namazit shumfishohet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Namazi në xhaminë time vlen sa një mijë namaze në xhamitë tjera përveç xhamisë së Haramit”. (Buhariu dhe Muslimi).

2- Pozita e kohës, siç është muaji i Ramazanit ose dhjetë ditët e Dhil-Hixhxhes. Për këto ditë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Në asnjë ditë veprat e mira nuk janë të dashura te All-llahu si në këto dhjetë ditë. I thanë: o I Dërguar o All-llahut: as xhihadi në rrugë të Tij. Tha: as xhihadi në rrugë të Tij, në përjashtim të njeriut i cili del në xhihad me vetveten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë”. (Buhariu).

Pasiqë vet agjërimi dallon për nga shpërblimi nga muajt tjerë, atëherë, agjërimi i muajit të Ramazanit dallon nga agjërimi i ditëve tjera, edhe ate për shkak të pozitës së kohës dhe të vet ibadetit, pasiqë është një shtyllë mbi të cilin ngritet Islami.

Pse All-llahu e ka veçuar këtë muaj duke ia mveshur vetvetes për dallim nga veprat tjera?

All-llahu [subhanehu ve teala] e ka veçuar agjërimin më përvehtësim duke thënë: ““Përpos agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të...”. në këtë drejtim dijetarët kanë dhënë komentime të ndryshme, mirëpo më të dalluarat janë këto:

1- Agjërimi është lërje e epsheve dhe kënaqësive të cilat janë në natyrën e njeriut, të cilat janë të krijuara të anojnë kah All-llahu. Kësi iabdeti tjetër, përveç agjërimit, nuk ka. Gjatë ihramit largohet njeriu nga kontakti seksual dhe gjërat që ta përkujtojnë siç është parfymi dhe gjërat tjera, mirëpo nuk duhet të largohesh nga ushqimi dhe pija. E njejta vlen edhe për itikafin, edhe pse agjërimi është pasuese e agjërimit. Po, edhe në namaz njeriu largohet nga të gjitha epshet, mirëpo koha është shumë e shkurtë, kështuqë namazliu nuk e heton mosngrënjen dhe mospirjen gjatë namazit, bile është ndaluar të falet nëse ka nevojë për ushqim, i cili është i pranishëm, gjersa të hajë dhe ta qetësojë këtë nevojë. Andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka urdhëruar t’i jiper përparësi darkës para jacisë. Përdallim nga agjërimi i cili e kaplon tërë ditën. Agjëruesi e heton nevojën për këto epshe dhe për këto gjëra, sidomos gjatë ditës së nxehtë të verës, për shkak të nxehtësisë dhe për shkak të gjatësisë. Andaj është përmednur se prej veçorive të imanit është agjërimi gjatë verës.

Për këtë, kur i shtohet njeriut nevoja për një gjë, të cilën ka mundësi që ta arijë dhe e lë për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala], në moment dhe pozitë të cilën nuk e sheh askush përveç All-llahut [subhanehu ve teala], kjo gjë është argument i vërtetësisë së imanit. Kjo tregon se agjëruesi e di se ka Zot, i Cili e sheh edhe kur është vet. E di se Ai ia ka ndaluar disa gjëra edhe pse epshi i tij, sipas natyrës, anon kah to, dhe e respekton Zotin e vet, e zbaton urdhërin e Tij dhe largohet nga ndalesat e Tija, prej frikës së denimit të Tij dhe nga shpresimi i shpërblimit të Tij, e e falënderon Ate për këtë gjë. Kjo është shkaku pse All-llahu këtë vepër e ka dalluar nga veprat tjera dhe e ka bërë të pastër për Te. Mu për këtë, në vijim thotë: “...e braktisë ushqimin për Mua, e braktisë pijen për Mua, i braktisë të këndshmet për Mua, e braktisë gruan e tij për Mua...”.

Pasiqë besimtari i cili agjëron e di se kënaqësia e Zotit të tij është në lënjen e epsheve e i jep përparësi kënaqësisë së All-llahut para epsheve të veta, kjo tregon se kënaqësia e tij është lënja epsheve për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala], pasiqë beson se All-llahu e sheh dhe se shpërblimi dhe denimi janë më të mëdha sesa kënaqësi e përdorimit të tyre gjatë vetmisë. Besimtari e urren ta bënë këtë vepër gjatë vetmisë edhe ma tepër se sa që e urrenë nga shkaku i dhimbjes së rrahjes, sepse prej shenjave të besimit është që besimtari të urrenë atë që All-llahu e urrenë, edhe pse epshi e tij e kërkon. Kështu kënaqësia e tij bëhet kënaqja e All-llahut, edhe pse është në kundërshtim me epshin e tij, kurse e urren atë që e urren Krijuesi i tij, edhe pse epshi i vet këtë e dëshiron.

2- Agjërimi është gjë e fshehtë mes robit dhe Zotit të vet, askush këtë ibadet nuk e sheh, pasiqë është e përbërë nga nijet i brendshëm, të cilin nuk e sheh askush përveç All-llahut dhe lënja e epsheve, përdorimin e të cilave zakonisht e fshehë. Andaj edhe disa dijetarë kanë thënë se edhe melekët nuk e shkruajnë këtë vepër. Ose disa kanë thënë se në këtë vepër nuk ka syfaqësi.

All-llahu dëshiron që robët e Tij të sillen në mënyrë të fshehtë me Te, mos të sheh raportin (kontaktin) e tyre askush, saqë disa nga selefi kanë pasur dëshirë të kenë mundësi që të fshehin veprat e tyre edhe nga melekët, saqë disa prej tyre kur kanë marur vesh se ndonjë vepër e tyre e fshehtë është marur vesh prej njerëzve ka thënë: sa mirë jetoja kur ky kontakt ishte i fshehur mes meje dhe Zotit tim. Pastaj u lut që të vdes dhe vdeku.

Të dashuruarit xhelozojnë që njerëzit tjerë të kuptojnë fshehtësirat mes tyre dhe atyreve që i dashurojnë.

Agjërimi dhe edukimi i shpirtit

Duke iu afruar All-llahut me lërjen e veprave që i dëshiron agjëruesi, siç është ushqimi, martesa etj, ka disa dobi, prej tyre janë:

1- Mposhtja e vetvetes, sepse ngopja dhe kontakti me gra shkakton kryelartësi dhe mendjemadhësi.

2- Zbrazja e mendjes për mendim dhe dhikr, sepse përdorimi i këtyre epsheve e ngrutëson zemrën dhe e vërbëron, e pengon njeriun nga mendimi dhe dhikri dhe e sjellë pakujdesin. Kurse zbrazja e barkut nga ushqimi e ndriçon zemrën, e zbutë, e largon vrazhdësinë dhe e mbushë me mendim dhe përkujtim.

3- I pasuri e njeh vlerën e dhuntive të All-llahut, të cilat ia ka dhënë, gjëra të cilat nuk ia ka dhënë shumë njerëzve të varfur. Largimi nga këto gjëra në kohë të caktuar dhe pësimi i vështirësisë për këtë qëllim, e detyron ta përkujton ate, i cili nuk i posedon këto gjëra vazhdimisht. Kjo shkakton te ai falënderim ndaj dhuntive të All-llahut dhe mëshirim të vëllaut të vet, i cili është nevojtar dhe i varfur.

4- Agjërimi i ngushton enët e gjakut, ku edhe qarkullon shejtani, e me këtë qetësohen vesveset e shejtanit, thehet vullneti i epsheve dhe hidhërimit, andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka bërë agjërimin mburojë, pasiqë e largon nga epshi i martesës.

Dije se largimi nga gjërat e lejuara gjatë agjërimit në shenjë afrimi te All-llahu, nuk plotësohet derisa njeriu nuk i largohet edhe gjërave tjera të cilat janë të ndaluara, siç është gënjeshtra, padrejtësia, shkelja e nderit, pasurisë, etj. Andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Kush nuk i lë fjalët e rrejshme dhe verpimin sipas tyre, All-llahu nuk ka nevojë që ta lë ushqimin dhe pijen”. (Buhariu dhe Muslimi).

Disa dijetar nga selefi kanë thënë: “agjërimi ma i lehtë është të lëshë ushqimin dhe pijen”.

Kurse Xhabiri [radijall-llahu anhu] ka thënë: “kur të agjërosh, le të agjëron edhe dëgjimi, shikimi, gjuha nga gënjeshtra dhe haramet. Lere dëmtimin e fqiut. Bëhu modest dhe me nder. Mos të jetë dita që agjëron dhe që nuk agjëron e njejtë”.

Sekreti i kësaj fshehet në këtë. Afrimi me All-llahun duke i lënë gjërat e lejuara nuk plotësohet pa i lënë edhe gjërat e ndaluara. Nëse një njeri i afrohet All-llahut duke i lënë gjërat e lejuara, mirëpo nuk i afrohet All-llahut duke i lënë gjërat e ndaluara i ngjan njeriut, i cili i lë farzet, kurse i afrohet All-llahut me nafile. Edhe pse sipas shumicës së dijetarëve agjërimi i tij është i mjaftueshëm, sepse një vepër nuk asgjësohet nëse nuk veprohet ndonjë vepër e cila është e ndaluar të bëhet gjatë kësaj vepre. në këtë rast agjërimi nuk prishet, përderisa nuk ushqehet, sepse ushqimi është vepër e ndaluar gjatë agjërimit.

Gëzimet e agjëruesëve

Agjëruesi i ka dy gëzime: kur të hanë iftarin dhe kur të takohet me Zotin e vet.

1- Gëzimi i tij gjatë iftarit ndodh sepse natyra e njeriut është e tillë që anon nga gjërat e zakonshme, siç është ushqimi dhe kontakti me gratë, kështuqë nësi i ndalohen në një kohë, e pastaj i lejohen, kjo e gëzon, sidomos kur kjo ndalesë i vjen në kohë kur ka shumë nevojë për to. Pa dyshim se skadimi i kohës së ndalimit e gëzon pa masë. E nëse kjo vepër është e dashur te All-llahu, atëherë bëhet edhe fetarisht e dashur. Kështu ngjan me agjëruesin. Pasiqë All-llahu ia ka ndaluar ushqimin dhe epshet deri në mbrëmje, ia ka lejuar përdorimin e tyre me ardhjen e natës, bile e pëlqen nxitimin e sajë, ashtu sikur e pëlqen edhe vonimin në sehur, pasiqë më të dashurit e All-llahut janë ata që e nxitojnë iftarin, kurse melekët i bekojnë ata që e vonojnë sehurin.

Agjëruesi i cili i lë epshet e tija gjatë ditës për tiu afruar All-llahut dhe për ta respektuar, kurse të njejtat i përdorë gjatë natës, për tiu afruar dhe për ta respektuar, pra, i ka lënë sipas urdhërit të All-llahut dhe u kthehet sërish sipas urdhërit të All-llahut, pra, ky njeri në të dyja rastet është rob, i cili e respekton Zotin e vet. Për këtë edhe ka ndaluar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] që besimtari të agjërojë dy ditë pa ndërprerë. Nëse agjëruesi nxiton të hajë iftar duke iu afruar All-llahut, hanë dhe pinë dhe i falënderohet All-llahut, shpresojmë që këtij njeriut ti falen mëkatet ose të arrijë kënaqësinë e All-llahut, mund që edhe duaja ti pranohet, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Tre lutje kanë përgjigje: lutja e agjëruesit, lutja e atij që i është bërë zullum dhe lutja e musafirit”. (hadithi është sahih, transmeton Bejhakiu dhe tjerët).

Nëse me ushqimin dhe pijen e tij, ka përqëllim përforcimin e trupit të tijë për namaz dhe agjërim, ai për këtë edhe do të shpërblehet, ashtu sikurse e ka për qëllim nga gjumi i tij gjatë ditës ose natës, forcim për punë, edhe gjumi i tij konsiderohet ibadet.

Pra, agjëruesi edhe gjatë ditës edhe gjatë natës qenka në ibadet, gjatë agjërimit dhe në iftar i pranohet lutja, gjatë ditës është durimtar, kurse gjatë natës falënderues.

Kush e kupton këtë që e kemi thënë, nuk do të ndalet në domethënjen e gëzimit të agjëruesit, sepse edhe ky lloj i iftarit është dhunti dhe mëshirë e All-llahut dhe hynë nën ajetin:

“Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata”. (Junus: 58).

Mirëpo me kusht që iftari i tijë të jetë hallall, përndryshe, nësi iftari i tij është haram, i ngjan njeriut i cili agjëron nga hallalli, kurse ha haramin. Këtij njeriut nuk i pranohet lutja e tij. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“I zgjatë duart në qiell dhe thotë: o Zot, o Zot, mirëpo ushqimin e ka haram, pijen e ka haram, veshmbathjen e ka haram, është ngopur me haram, si ka mundësi ti pranohet lutja këtij njeriut”. (Muslimi).

2- Kurse gëzimi i tij kur ta takojë All-llahun [subhanehu ve teala], kjo do të ndodhë nga shkaku i shpërblimit të rezervuar atje, në momentin kur më së shumti do ti nevojitet, siç tregon All-llahu [subhanehu ve teala]:

“…çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues!”. (El-Muzemmil: 20).

Sufjan ibn Ujejne [rahimehull-llah] thotë: “Shpërblimin e agjërimit nuk e marin ata që u ka hak, por All-llahu ia ruan që ta fusë me to në xhennet. Ditët janë depotë e njerëzve të cilat i kanë mbushur ose me të mira ose me të këqija, kurse në ditë të Kijametit u happen njerëzve këto depo. Të devotshmit në këto depo gjejnë krenari dhe nderim, kurse mëkatarët pendim dhe keqardhje”.

Shtresat e agjëruesëve

Agjëruesit janë dy shtresa:

1- ata që e kanë lënë ushqimin, pijen dhe epshin për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala] dhe si kompenzim për këtë shpreson xhennetin. Ky njeri tregton me All-llahun, kurse All-llahu nuk ia humbë shpërblimin atij që bënë vepra të mira dhe nuk humbë ai i cili vepron me All-llahun, përkundrazi është fituesi më i madh. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Çdo gjë që e lenë nga frika prej All-llahut, All-llahu për te do të jep gjëra më të mira”. (Ahmedi, hadithi është sahih).

Andaj, këtij agjëruesi All-llahu do t’i japë në xhennet çka të dëshiron prej ushqimeve dhe grave.

Disa dijetarë të selefit kanë thënë: na kanë treguar se agjëruesëve do tua shtrojnë një sofër ku do të hanë, kurse njerëzit përreth do të llogariten dhe do të thonë: o Zot, ne llogaritemi, kurse ata hanë? Do tu thuhet: ata kanë agjëruar kurse ju keni ngrënë, janë falur, e ju keni flejtur.

2- Ata që në dunja agjërojnë nga çdo gjë përveç All-llahut, e ruajnë kokën dhe çka ka brenda, barkun dhe çka ha, e përkujton vdekjen, e dëshiron ahiretin, andaj i le të mirat e kësaj bote. Kjo është bajrami i iftarit të tij, ditën kur do të takohet me te dhe të gëzohet kur ta sheh.

Ai që agjëron nga epshet e tija në dunja do ti arrijë nesër në xhennet, kurse ai që agjëron nga çdo gjë përveç All-llahut, All-llahu ia kthen këto gjëra në ahiret.

O i Dashuri i zemrës time, skam askënd tjetër përveç Teje

Mëshiro sot, mëkatarin që të ka ardhur

Unë në xhennet, nuk kam asnjë dëshirë,

Përveç se dëshirojë që të të shoh

Era e agjëruesit është era e cila del nga zbrazja e lukthit nga ushqimi, për shkak të agjërimit, është erë e urejtur në hundët e njerëzve, mirëpo është e mirë te All-llahu, sepse del nga shkaku i respekteve dhe kërkimit të kënaqësisë së Tij. Mu ashtu siç vjen shehidi para All-llahut, duke i rrjedhur gjaku, e ngjyrë të gjakut, kurse me erë të miskut. Era e mirë e erës së agjëruesit i ka dy domethënje:

1- Pasiqë agjërimi është vepër e fshehtë mes robit dhe Zotit, All-llahu [subhanehu ve teala] e shfaqë në ahiret para njerëzve, që të dallohen agjëruesit dhe të veçohen prej tjerëve, si shpërblim i fshehjes së veprës së tyre në dunja.

2- Ai që e adhuron All-llahun dhe e respekton dhe kërkon kënaqësinë e Tij në këtë botë, kjo vepër te ai shkakton gjurmë të urrejtura te njeriu në dunja, mirëpo nuk janë të urrejtura te All-llahu [subhanehu ve teala], bile janë të dashura dhe të këndshme, sepse kanë ardhur si rezultat i ibadetit dhe këkrimit të kënaqësisë së Tij. Andaj, lajmërimi me këtë gjë, ata që veprojnë këto vepra në dunja, ua rehaton zemrat që mos të urrejnë atë që e fitojnë në dunja.

Era e agjëruesëve është më e mirë sesa era e miskut, kurse uria dhe etja e agjëruesëve për Te është ngopja e vërtetë, dhe lodhja e ibadetçive për Te është rehatia më e vërtetë.

All-llahu ynë na bëjë prej atyreve që e agjërojnë këtë muaj ashtu siç e meriton dhe na bëjë prej atyreve që gëzohen në ditën kur do të takohen me Ty. Amin.

Hafidh Ibn Rexheb Hanbeli



Përktheu: Bekir Halimi,

7.12.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 13:54


Disa gabime të agjëruesëve dhe agjërueseve

Në këtë shkrim dëshirojmë t’i paraqesim disa gabime në të cilat bijnë shumica e agjëruesëve dhe agjërueseve, në të cilat bijnë ose nga injoranca ose nga imitimi i tjerëve.

Para se të fillojmë ti paraqesim këto gabime duhet ditur se secili ibadet bazohet në dy rregulla kryesore:

Një: sinqeriteti ndaj All-llahut [subhanehu ve teala], siç thotë në Kur'an:

“…andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!”. (Ez-Zumer: 2).

“Thuaj: “All-llahu më urdhëroi mua drejtësinë dhe në tërësi kthejuni Atij në çdo namaz (lutje) dhe adhurojeni Atë duke qenë të sinqertë në lutje vetëm për të. Ashtu sikur që ju filloi (krijoi) së pari do të ktheheni te Ai”. (El-A’raf: 29).

“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij,..”. (El-Bejjine: 5).

Dy: pasimi i Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], siç thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:

“Çka t'ju jep Pejgamberi, atë merreni e çka t'ju ndalojë, përmbanju…”. (El-Hashr: 7)

“Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun”. (El-Ahzab: 21).

“Ne nuk dërguam asnjë të dërguar vetëm që me urdhërin e All-llahut t'i bëhet respekt (nga njerëzit) atij”. (En-Nisa: 64)

“Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut”. (En-Nisa: 80).

Pasiqë i kuptuam këto dy rregulla që janë shumë me rëndësi në fenë tonë, atëherë të fillojmë duke i përmendur këto gabime që gjinden tek agjëruesit tanë:

1- Fatëkeqësia ma e madhe e muslimanëve tanë është se agjërojnë, mirëpo namaz nuk falin. Namazi është obligim para agjërimit. Është shtylla kryesore e islamit. Pa namaz në pikëpyetje është vlera e agjërimit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Marëveshja mes nesh dhe atyreve është namazi, kush e lë namazin, ka bërë kufër”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi, Tirmidhiu dhe të tjerët).

Ne e dimë se agjërimi është obligim për muslimanin, e nëse një njeri del ose ka mundësi të del nga islami me lënje të namazit, me të vërtetë parashtrohet pyetja se sa ka mundësi ti bëjë dobi ky agjërim. Ne nuk jemi duke thënë që muslimani që nuk falet mos të agjërojë, mirëpo pasiqë është duke agjëruar dhe është duke e repsektuar All-llahun në këtë ibadet, që edhe të falet.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo gjë të keqe (ose në Gaja)”. (Merjem: 59).

2- Shumica e muslimanëve tanë më tepër rëndësi i japin namazit të teravisë sesa namazeve tjera që i ka obligim. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Islami ndërtohet mbi pesë shtylla: dëshmia se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i All-llahut, falja e namazit, dhënja e zekatit, haxhi dhe agjërimi i Ramazanit”. (Buhariu dhe Muslimi).

3- Disa njerëz nga dëshira për ta falur namazin e teravisë me imam të caktuar, u kalon namazi i jacisë me xhemat, ose ndonjë rekat i sajë. Kjo është gabim dhe vepër e cila nuk lejohet. Ky njeri mer mëkat nëse e din se me këtë vepër do t’i kalon namazi i jacisë. Është për tu habitur fakti se disa njerëz i japin rëndësi më të madhe namazit të teravisë, i cili është sunnet, sesa namazit të jacisë, i cili është farz. Kjo është mashtrim i shejtanit, sepse në këtë mënyrë shkakton që muslimani të mbetet larg kësaj vepre të mirë, që është falja e namazit të jacisë me xhemat. Këtyre njerëzve u themi, keni frikë All-llahun dhe mos toleroni që shejtani tu mashtrojë.

4- Disa njerëz duke marur abdest, shumë pak e shpërlajnë hundën, saqë lirisht mund të thuash se aspak nuk e larë hundën. Këtë e bënë nga frika se mos i shkonë ndonjë pikë uji në fyt.

Mirëpo ata duhet të dijnë se shpërlarja e gojës dhe hundës është prej obligimeve të abdestit, ashtuqë nëse ndokush nuk i shpërlanë këto dy vende, mund të mbetet pa abdest. Për këtë agjëruesi që mer abdest, duhet të shpërlajë hundën dhe gojën mirë, mirëpo duke mos e tepruar, ashtu siç ka porositur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“Mer abdest mirë, lajë vendin mes gishtave, shpërlaje hundën mirë, në përjashtim të rastit kur je agjërueshëm”. (hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu, Ebu Davud dhe të tjerët).

5- Mospërdorja e misvakut duke menduar se kjo e dëmton agjërimin ose ia pakëson shpërblimin.

Përkundrazi, përdorimi i misvakut është sunnet për agjëruesin ashtu siç është sunnet edhe për ate që nuk agjëron, qoftë në fillim të ditës ose pas dite. Argument për këtë janë hadithet që flasin për vlerën e përdorimit të misvakut, duke mos bërë kurnjëfar dallimi mes agjërimit dhe joagjërimit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Po sikur mos t’i vinte rëndë ummetit tim, do ta urdhëroja të përdorë misvakun në çdo namaz”. (Buhariu dhe Muslimi).

“Misvaku është pastrim për gojën dhe kënaqësi për Zotin”. (Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi, Nesaiu dhe të tjerët).

Kurse Imam Shevkaniu thotë: “Është e pëlqyeshme të përdoret misvaku, qoftë në fillim ose në fund të ditës. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve”. Kurse shejh Muhammed Salih El-Uthjemini thotë: “Agjëruseit nuk i prishte agjërimi nëse përdor misvak, përkundrazi, përdorimi i misvakut është sunnet në çdo kohë, qoftë në fillim ose në fund të ditës”.

Nëse ndokush argumenton me hadithin se “era e agjëruesit është më e mirë te All-llahu sesa era e parfymit”. Kuptimi i këtij hadithi nuk mundet ta rrënon domethënjen direkte të shumë haditheve që urdhërojnë përdorimin e misvakut, qoftë në fillim ose në fund të ditës.

6- Kur të hyjë koha e iftarit, disa njerëz vazhdojnë me lutjet ose bisedat. Kjo gjë nuk është në përputhje me sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Përkundrazi, muslimani duhet të nxitojë me iftar që tu kundërvihet çifutëve dhe të krishterëve. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Njerëzit do të mbesin në të mira, përderisa e nxitojnë iftarin”. (Buhariu dhe Muslimi).

“Do të mbetet feja e fuqishme, përderisa njerëzit e nxitojnë iftarin, sepse çifutët dhe të krishterët e vonojnë”. (hadithi është hasen, transmeton Ebu Davud dhe ibn Hibbani).

E nëse dëshiron të arrishë vlerën e lutjes, atëherë shfrytëzo kohën para iftarit dhe pas iftarit.

7- Ngritja e syve në qiellë gjatë lutjes në kunut. Kjo gjë është në kundërshtim me hadithet e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] që tregojnë se njeriu shikimin e tij duhet pasur në vendin e sexhdes. Nga ana tjetër Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka ndaluar të ngritet shikimi në qiell duke thënë:

“Çkanë ata njerëz që i ngrisin shikimin në qiell gjatë namazit të tyre”. Aq shumë e qortoi këtë vepër saqë tha: “Ose nuk do ta bëni këtë vepër ose All-llahu do tua mer shikimin”. (Buhariu).

“Kur ndokush prej jush falet, mos të ngrisë shikimin në qiell, se mund të verbërohet”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi dhe Nesaiu).

Ngritja e shikimit gjatë namazit lart në qiell është e ndaluar, bile disa diejtarë kanë thënë se ai namaz nuk vlen.

8- Fërkimi i fytyrës pas përfundimit të lutjes së imamit në kunut. Fërkimi i fytyrës në këtë pozitë kërkon argument të vërtetë dhe të qartë nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Mirëpo në këtë rast nuk ka argument të tillë. Kurse shumica e dijetarëve kanë thënë se kjo gjë nuk ka bazë në fe. E kanë pyetur Imam Malikun [rahimehull-llah]: një njeri e fërkon fytyrën me duar gjatë lutjes? Është përgjegjur: nuk di se ka bazë kjo vepër. Kurse Imam Mubareku [rahimehull-llah] ka thënë: nuk kam gjetur argument për këtë vepër. E Imam Ahmedi [rahimehull-llah] ka thënë: nuk kam dëgjuar argument për këtë vepër.

Imam Bejhakiu [rahimehull-llah] thotë: sa i përket fërkimit të fytyrës pa duasë së kunutit, nuk di se ndokush nga selefi e ka bërë këtë vepër. Kurse shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: nuk ka asnjë agument që tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka fërkuar fytyrën me duar pas përfundimit të lutjes. Për këtë sunnet është që namazliu mos të fërkon fytyrën e tij me duar pas lutjes, duke zbatuar urdhërin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“Faluni sikur më shihni duke u falur”.

“Kush mer abdest siç është urdhëruar dhe kush falet siç është urdhëruar, i falen mëkatet që i ka bërë më parë”.

9- Muslimani gjatë lutjes së kunutit nuk duhet pas secilës fjali të thotë amin. Por duhet të dallojë mes fjalive që janë lavdërim për All-llahun dhe fjalive që janë lutje prej All-llahut. Në rastin e parë duhet të heshtë, kurse në rastin e dytë duhet të thojë: amin.

Muhammed ibn Hesr El-Merveziu tregon se Muadh El-Kari, sahabe i vogël i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], të cilin Omeri [radijall-llahu anhu] e kishte caktuar si imam për tu falur muslimanin namazin e teravisë. Kur bëri dua, mes tjerash tha: All-llahu ynë, thaje shiun. Ata që ishin pas thanë: amin. Pasi e kreu namazin u tha: unë thashë: All-llahu ynë, thaje shiun, e ju thatë: amin. Vallë nuk dëgjoni se çka jam duke thënë!

10- Prej gabimeve të përhapura me të madhe anë e mbanë botës islame në ramazan është falja e shpejtë e teravisë. Namaz në të cilin nuk plotësohet leximi i Kur'anit, e as rukuja dhe sexhdeja. Disa me qëllim që të lexojnë sa ma tepër Kur'an, e disa që ta kryejnë sa ma tepër. Kjo është në kundërshtim me sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Përkundrazi është obligim që namazi të falet ngadal dhe secilit rekat t’ia jep hakun në lexim, ruku dhe sexhde. Kjo është namazi i cili mund të pranohet te All-llahu përndryshe, ai namaz nuk pranohet te All-llahu.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e pa një njeri duke u falur shpejt e tha:

“Po të vdes ky njeri në këtë gjendje, nuk do të vdes sipas mil-letit të Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]”. (Hadithi është hasen, transmeton Ebu Jala, Bejhakiu dhe Taberaniu).

Dhe thoshte:

“Vjedhësi ma i keq është ai që vjedh nga namazi i tij. Thanë: o I Dërguar i All-llahut, si ka mundësi njeriu t ëvjedh nga namazi i vet? Tha: Nuk e plotëson rukunë dhe sexhden”. (Hadithi është sahih, transmeton Taberaniu, Hakimi dhe të tjerët).

Dijetarët kanë thënë se është e urrejtur imami të falet shpejtë saqë njerëzit që falen pas tij mos të kanë mundësi t’i plotësojnë edhe sunnetet. Atëherë çka të themi për ata imama që nuk u mundësojnë njerëzve të plotësojnë edhe farzet.

Imami duhet t’i frikohet All-llahut dhe të falet ngadal, sepse nëse ia qëllon ai fiton shpërblim edhe xhemait, e nëse gabon ai mer gabim, kurse xhemati shpërblim.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka përmendur shumë hadithe ku u tërhiqet vërejtja muslimanëve nga nxitimi në namaz. Imam Mundhiriu në librin e tij “Et-Tergibu vet-Terhibu”, i ka përmendur mbi 30 hadithë që kanë të bëjnë me këtë temë.

11- Prej gabimeve është edhe zgjatja e tepërt e lutjeve të kunutit. Kjo gjë është vështirë për muslimanët dhe u shkakton dëme. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka urdhëruar të kihet parasysh gjendja e namazlive duke thënë:

“Kur ndokush prej jush u fal namazin njerëzve le të falet shkurt, sepse pas vehte ka njerëz të dobët, të sëmurë, të vjetër, nevojtar, e kur të falet vet, le ta zgjasë sa të dëshiron”. (Buhariu dhe Muslimi).

12- Ngritja e madhe e zërit gjatë lutjes. Kjo është në kundërshtim me sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë”. (El-A’raf: 55).

Imam Kurtubiu thotë: “teprimi në lutje ndodhë në disa mënyra, njëra prej tyre është bërtitja gjatë lutjes”. Kurse Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotë: Ibn Xhurejxhi ka thënë: është e urrejtur yë ngritet zëri dhe të bërtitet gjatë lutjes, por urdhërohet besimtari të lutet i mposhtur dhe me butësi.

Ebu Musa El-Eshariu [radijall-llahu anhu] thotë: Ishim duke ecur me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kur kalonim luginat, thonim la ilahe il-lall-llah dhe All-llahu Ekber me zë të lartë. Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: O ju njerëz! Mëshironi vetveten, sepse ju nuk jeni duke lutur shurdhan e as qenie që nuk është e pranishme, por është me ju, Dëgjon dhe është afër”. (Buhariu).

All-llahu ynë na prano agjërimin dhe namazin tonë. Na prano atë që kemi bërë deri tani dhe na ndihmo në atë që na ka mbetur. All-llahu ynë, bëre këtë muaj, muaj të të mirave dhe bereqetit për islamin dhe muslimanët.

Dhe në fund do t’i përmendim disa vërjetje në mënyrë të shkurtër, e të cilat kanë të bëjnë me agkëruesit dhe agjërieset.

~ Dhënia rëndësi dobive shëndetësore dhe shoqërore të agjërimit dhe të harruarit se agjërimi është lloj i veçantë i adhurimit të Allahut [subhanehu ve teala].

~ Të bërit natën ditë, e ditën natë me pagjumësi gjatë natës dhe fjetje gjatë ditës.

~ Të fjeturit në kohët e namazeve farz, e sidomos në kohën e namazit të drekës dhe atë të ikindisë.

~ Harxhimi i tepruar në ushqime dhe në llojllojshmërinë e tyre.

~ Të humburit e kohës në gjëra të kota dhe të padobishme.

~ Syfyri i hershëm dhe fjetja për namaz të sabahut.

~ Vozitja e shpejtë e mjeteve të udhëtimit pak para kohës së iftarit.

~ Nevrikosja e tepërt gjatë agjërimit, fyerja dhe ofendimi i të tjerëve.

~ Moskryerja e plotë e namazit të teravisë [më pak se tetë rekate] .

~ Mbledhja nëpër çajtore dhe kafene për lojëra dhe fjalë të kota.

~ Dëmtimi i agjërimit me gënjeshtra, përgojim, bartje të fjalëve dhe shaka të ndaluara.

~ Shfrytëzimi i Ramazanit si rast për fjetje, përtaci dhe moslëvizje.

~ Ibadeti në Ramazan dhe mospërfillja e tij para dhe pas Ramazanit.

~ Prezenca në xhamia gjatë Ramazanit dhe lënia e saj pas Ramazanit.

~ Disa njerëz merakosen nëse hanë dhe pinë pa qëllim duke menduar se e kanë prish agjërimin ose nuk e kanë të plotë atë, edhe pse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka bërë të qartë se nuk prish gjë, ngase atë e ka ushqyer dhe ia ka shuar etjen Zoti i tij.

~Disa njerëz merakosen nëse zgjohen nga gjumi xhunubë (të papastër) duke menduar se kjo gjë e dëmton agjërimin e tij, ndërsa Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] shpeshherë e ka zënë agimi duke qenë xhunub, e pastaj është larë dhe ka vazhduar agjërimin e tij.

~ Disa njerëz i bëjnë haram marëdhënie me gratë e veta gjatë netëve të Ramazanit, edhe pse All-llahu i Lartësuar thotë : “Natën e agjërimit u është lejuar afrimi grave tuaja,…”.

~ Disa njerëz i ndalojnë fëmijët e tyre të cilët nuk janë të moshërritur nga agjërimi duke u frikuar për ta se mos po lodhen, edhe pse sahabët, All-llahu qoftë i kënaqur me ta, i kanë urdhëruar fëmijët e tyre me agjërim, edhe pse fëmijët e tyre kanë qenë të vegjël, ashtu që kur kan qarë fëmijët e tyre prej urisë u kanë dhënë lojëra që të mashtrohen dhe që ta harrojnë ushqimin.

VËREJTJE AGJËRUESEVE

~ Të kaluarit shumicen e kohës në kuzhinat e tyre dhe mosshfrytëzimi i këtyre rasteve të mëdhaja që të pajisen me devotshmëri .

~ Disa prej grave i marrin fëmijët e tyre të parehatshëm në xhami me ç’rast u pengojnë atyre që janë duke u falur .

~ Disa prej grave lidhen në namaz pas imamit, edhe pse u kanë kaluar një apo më teper reqate, kur jep imami selam edhe ato japin selam. Ndërsa, ajo që kërkohet prej tyre është plotësimi i reqateve të cilat u kanë mbetur pa falë.

~ Mosdrejtimi i safëve dhe plotësimi i tyre dhe lënia e zbrazëtirave mes safeve të tyre kur janë në xhami.

~ Disa prej grave mundohen që të jenë sa më të devotshme gjatë këtij muaji, por nëse ju paraqiten atyre menstruacionet, i braktisin të gjitha punët e mira, edhe pse disa prej tyre janë të lejuara, siç janë: të bërit dua, dhikër, istigfar, tespih, të dhënurit sadaka, të dërguarit salavat mbi Muhammedin [alejhis-selam], të bërit mirë farefisit dhe njerëzve, të ruajturit e gjuhës prej thashethemeve e tj.

~ Të parfymosurit e disa grave gjatë shkuarjes së tyre në xhami, të cilën gjë e ka ndaluar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] .

~ Disa prej grave i ngritin zërat e tyre në xhami duke biseduar, duke bërë dua ose duke qarë, gjë që është e ndaluar pasiqë edhe kjo eshtë njëlloj i fitnes prej të cilës ka ndaluar All-llahu [subhanehu ve teala]

~ Shumica e grave angazhohen me gibet, përgojim dhe me thashetheme në muajin e Ramazanit me të cilën gjë e humbin sevapin e agjërimit dhe mbushen me mëkate

~ Disa prej grave muajin e Ramazanit e bëjnë muaj të përtacisë dhe gjumit, ashtu që shumicën e kohës e kalojnë në gjum, ashtu që aspak nuk i ndiejnë kënaqësi muajit të Ramazanit, po madje as që e kuptojnë hikmetin (urtësinë) e tij .

~ Disa prej grave nuk kujdesen aspak për vajzat e tyre të cilat hynë në moshën e pjekurisë, pasiqë siç e dimë nëna e ka për obligim që t’ia mësojë regullat e pastrimit mujor dhe kur e ka të lejuar të agjërojë e kur jo, ashtu që shpeshherë ndodhë që vajza e re të agjëron, edhe pse nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, por e bën prej mosdijes së regullave .

~ Të dalurit e grave në treg gjatë muajit të Ramazanit, e sidomos në dhjetë ditët e fundit të tij me arsye se duhet përgatitur për Bajram, gjë që i shkelë normat fetare dhe vjen deri te humbja e kotë e kohës dhe sevapit.

Disa hadithe të dobëta të cilat përmenden shpesh gjatë muajit të Ramazanit, e të cilat nuk i ka thënë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]

1. Gjumi i agjëruesit është ibadet.

2. Agjëroni nëse dëshironi të jeni të shëndoshë.

3. Kush e ha një ditë të Ramazanit pa arsye, nuk mund ta zëvendëson atë, madje edhe nëse agjëron tërë jetën.

4. Sikur ta dinin njerëzit se ç’është Ramazani, do të kishin dëshiruar që tërë viti të jetë Ramazan .

5. Për çdo gjë ka zekat, e zekati i trupit është agjërimi .

Bekir Halimi,
7.12.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 13:56


Namazi - nga Ibn Kajjim [rahimehull-llah)

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)”. (El-Bekare: 45).

“O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtetë All-llahu është me durimtarët”. (El-Bekare: 153).

“Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase zne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të frnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet”. (Taha: 132).

Kurse tregojnë librat e hadithit se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur e mundonte ndonjë punë, nxitonte në namaz. (Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi, hadithi është sahih).

Namazi të sjell rizkun, ta mbron shëndetin, i largon të këqijat dhe sëmundjet, e forcon zemrën, ta zbardhë fytyrën, ta gëzon shpirtin, ta largon dembelinë, i aktivizon gjymtyrët, ta shtonë forcën, ta zgjëron gjoksin, ta ushqen shpirtin, ta ndriçon zemrën, t’i mbron dhuntitë, t’i largon fatëkeqësitë, të sjell bereqet, e largon shejtanin dhe të afron nga Rahmani.

Thënë shkurtë: ka ndikim të çuditshëm në mbrojtjen e shëndetit të trupit dhe zemrës dhe forcimin e tyre, i largon lëndët dëmtuese nga to. Namazliu më pak sprovohet me të metë, sëmundje ose bela, sesa ai që nuk falë namaz. Namazi ka efekt të çuditshëm në largimin e të këqijave të kësaj bote, sidomos nëse e plotëson në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm, kështuqë mënyra më e mirë për të larguar të këqijat e dunjasë dhe ahiretit dhe për t’i fituar të mirat e tyre është namazi. Kurse sekreti i kësaj është se namazi është lidhja me Zotin, andaj, aq sa ma të fortë e ka lidhjen me Zotin aq ma shumë i hapen dyertë e të mirave dhe largohen shkaqet e të këqijave dhe lëshohen përmbi te lëndët e suksesit nga Zoti, shëndeti dhe forca, fitimi dhe pasuria, rehatia dhe kënaqësia, gëzimi dhe lumturia, të gjitha këto janë para tij dhe nxitojnë kah ai.

Marur nga: “Tibun-Nebevij”, Vëllimi i katërt i “Zadul-Meadit”, të Ibn Kajjimit [rahimehull-llah].

Ibn Kajjimi el Xhevzijju,
12.12.2000


Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 13:58

Zemra dhe llojet e saj

Meqë zemra cilësohet me jetë dhe vdekje, ajo ndahet në tre lloje:

1-Zemra e shëndoshë: Ai i cili vjen në Ditën e kijametit me këtë zemër shpëton. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:

"Ditën kur nuk bën dobi as malli as fëmijët, vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë". (Esh-Shuara: 88-89)

Zemër e shëndoshë është zemra që cilësi të përhershme ka shëndetin.

Ka shumë përkufizime për domethënien e zemrës së shëndoshë. Mirëpo të gjitha këto definime i përmbledhë thënia se zemra e shëndoshë është e pastër nga çdo epsh që kundërshton urdhrin e All-llahut dhe ndalesën e Tij dhe është e pastër nga çdo dyshim që i kundërshtohet mesazhit të Tij. Pra, nuk adhuron askend përveç All-llahut dhe nuk merr për gjykues askend përveç Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Kjo zemër e don All-llahun, merr për gjykues Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në çdo çështje dhe në çdo rast. All-llahu i frikësohet dhe Atë e shpreson, Atij i mbësh-tetet dhe tek Ai pendohet, përherë i jep përparësi kënaqësisë së All-llahut dhe mundohet që t'i shmanget hidhërimit të Tij. Ky është adhurimi i vërtetë, të cilin nuk meriton askush përveç All-llahut.

Zemër e shëndoshë është ajo zemër në të cilën nuk ka vend shirku, bile e adhuron All-llahun me sinqeritet. Qëllimi i saj është All-llahu. Atë e don, Atij i mbësht-etet, tek Ai pendohet, Atij i frikësohet dhe Atë e shpreson. Të gjitha veprat e saj janë të sinqerta për All-llahun. Nëse e don dike e don për hir të All-llahut, nëse e urren dikë e urren për hir të All-llahut, nëse jep, jep për hir të All-llahut, nëse nuk jep, nuk jep për hir të All-llahut.

Mirëpo e gjithë kjo nuk mjafton përderisa të mposhtet dhe të ketë për gjykues vetëm Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, vetëm atë ta pasojë dhe vetëm atë ta ketë shembull, e jo njerëzit tjerë. Atij i nënshtrohet në çdo fjalë dhe në çdo vepër, qofshin fjalë të zemrës që është akideja, ose fjalë të zemrës që është lajmi për atë që gjendet në zemër, qofshin vepra të zemrës që është qëllimi, dashuria, urrejtja etj, ose vepra të gjymtyrëve.

Pra, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duhet të jetë gjykues në çdo vepër, qoftë e vogël ose e madhe. Nuk duhet t'i dalë përpara me ndonjë akide, me ndonjë fjalë ose me ndonjë vepër, ngase All-llahu xhel-le shanuhu thotë:

"O ju besimtarë, mos bëni asgjë para All-llahut dhe të dërguarit të Tij...".(El-Huxhurat: 1) dmth. mos flitni derisa të flasin dhe mos veproni derisa të veprojnë.

Disa burra prej selefit kanë thënë: "Çdo vepre, pa marrë parasysh madhësinë e saj, i hapen dy libra. Njëra pse?, kurse tjetra si? dmth. pse e bëre dhe si e bërë?

Pyetja e parë pyet shkakun nxitës për ta bërë këtë vepër. A thua vallë ka qenë shkak kënaqësia e tij, interesi i tij, pozita, frika nga ofendimi ose ka qenë shkak realizimi i adhurimit dhe afrimit All-llahut.

Pra, a e veprove këtë vepër për hir të All-llahut, ose e veprove për hir të epshit tënd?

Pyetja e dytë: pyet mënyrën e kësaj vepre, a thua vallë kjo vepër është në pajtim me Sunnetin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ose nuk ka qenë e përshkruar me Sheriat?

Pyetja e parë ka të bëjë me sinqeritetin, kurse e dyta me përcjelljen e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ngase All-llahu xhel-le shanuhu nuk pranon asnjë vepër nëse nuk i posedon këto dy kushte.

Mënyra për t'u liruar nga pyetja e parë është sinqeriteti, kurse mënyra për t'u liruar nga pyetja e dytë është përcjellja e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Pra, zemra duhet të jetë e shëndoshë nga qëllimi jo i mirë që e kundërshton sinqeritetin dhe nga epshi që i kundërshtohet përcjelljes.

Kjo është zemra e shëndoshë, e cila të siguron shpëtim dhe lumturi.

2-Zemër e vdekur: është ajo zemër që nuk ka jetë. Nuk e njeh Zotin e saj e as që e adhuron, duke vepruar atë që e ka urdhë-ruar duke dashur dhe duke qenë i kënaqur prej Tij. Mirëpo qëndron me epshin dhe kënaqësitë e tij, pa marrë parasysh se kjo vepër a e hidhëron Zotin ose nuk e hidhë-ron?Nuk i intereson ajo se a është i kënaqur Zoti apo nuk është i kënaqur. Atij i intereson të kënaqet ai vetë dhe e adhuron tjetërkend përveç All-llahut. Nëse e don dikë e do për hir të epshit të tij, nëse e urren dikë e urren për hir të epshit të tij. Nëse jep, jep për hir të epshit të tij, nëse nuk jep, nuk jep për hir të epshit të tij e jo për hir të Zotit të tij. Pra, epshi i tij është imani i tij, xhehli vozitësi i tij, kurse jovigjilenca vetura e tij.

Është i zhytur në mendime për realizimin e interesave të tij në këtë botë, i dehur me epsh dhe dashuri. E thërrasin të vjen te All-llahu xhel-le shanuhu dhe te ahireti mirëpo ai nuk i përgjigjet kësaj thirrjeje. Pason djallin. Kjo botë e kënaq dhe e hidhëron. Epshi e verbon dhe e bën shurdhmemec.

Shoqërimi me këtë njeri është sëmundje, jeta me të helm, kurse ulja me të shkatërrim.

3-Zemra e sëmurë: është ajo zemër që është e gjallë mirëpo ka të meta (sëmundje). Përbëhet prej dy matrieve. Njëra e tërheqë nga e mira e tjetra nga e keqja, e ajo i takon asaj që mbisundon. Kjo zemër e don All-llahun, beson në Të, është e sinqertë ndaj Tij, Atij i mbështetet. Kjo është materia e jetës.

Mirëpo gjithashtu i don epshet dhe mundohet t'i përjetojë, ka zili, kryelartësi, dëshiron të jetë e afirmuar në këtë botë. Kjo është materia e shkatërimit.

Kjo zemër gjendet ndërmjet dy rrugëve, rrugës së All-llahut dhe ahiretit dhe rrugës që shpie në kënaqësi të tashme. Kjo zemër i përgjigjet rrugës që është më afër.

Pra, zemra e parë është e gjallë, e zgjuar dhe e butë.

E dyta e vdekur dhe e thatë.

E treta është e sëmurë, ose është më afër shpëtimit (shëndetit) ose më afër shkatërrimit (sëmundjes).

All-llahu xhel-le shanuhu i ka përmendur dhe i ka tubuar në fjalët e Tij: "Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (resul) dhe asnjë pejgamber (nebij), e që, kur ai dëshiroi, të mos ia pat hedhur në atë dëshirën e tij djalli, dhe All-llahu asgjëson atë që e hedh djalli dhe All-llahu i fuqizon argumentet e Veta. All-llahu është shumë i dijshëm dhe me urtësi të madhe i rregullon çështjet. E për ta bërë atë (dyshimin) që djalli e hedh si sprovë për ata që kanë zemrat e sëmura (munafikët) dhe për ata që i kanë zemrat e shtangura. S'ka dyshim se jobesimtarët janë në një armiqësi të pafund. E, edhe për të vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur'ani) është i vërtetë prej Zotit tënd dhe kështu t'i besojnë atij dhe zemrat e tyre t'i binden Atij. E All-llahu doemos do t'i udhëzojë ata që besuan në rrugën e drejtë". (22: 52-54)

Marrë nga: Urtësia

Urtësia-1997,
2.1.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 14:04


Përsosja e karakterit

I Dërguari sal-lall-llahu `alejhi we sel-lem kryente një numër të du’ave që kishin të bëjnë me karakterin e mirë. "O All-llah, më udhëzo në karakter të mire, askush nuk udhëzon në karakter të mire pos Teje..." [Muslimi]

"O All-llah, kërkoj strehim te Ti prej karakterit, veprave dhe dëshirave të këqia." [et-Tirmidhiu]

"O All-llah, Ti më krijove në mënyrë të përsosur, pra ma përsos edhe karakterin tim." [Ahmedi]

"O All-llah, kërkoj strehim te Ti prej

paaftësisë dhe përtacisë; nga frika dhe kopracia, nga rënia prej shëndetit dobësia) dhe vrazhdësia; nga shkujdesia (pakujdesia) dhe varfërimi; nga ultësimi

dhe poshtërimi. Dhe kërkoj strehim te Ti prej skamjes dhe mosbesimit, nga mëkatet

(mëkatshmëria), përçarja dhe hipokrizia (dyftyrësia); nga shquarësia dhe riyaa’ (nxjerresh në pah, të dukesh, të tregohesh)…" [Ahmedi, Meeliku, Bazaar, Heithemi dhe ibn `Abd el-Barri i cili e vërtetoi.]

Fragmenti i dobishëm që pason është prej "Udhëtimi i mrekullueshëm" nga ibn ul-Kajjim. Ai shpjegon tre kushtet të cilat nevojiten për të përfituar sjellje të mira, që don të thotë natyrën e duhur, kontrolimin e nefsit dhe diturisë së shëndoshë.

Tre kushtet për të përfituar sjellje të shkëlqyeshme

Ky është një shembull I sjelljes së shkëlqyeshme me të cilat All-llahu (te’ala) e ka pajisur të Dërguarin e tij (sal-lall-llahu `alejhi we sel-lem). Ai e ka përshkruar sikur, "Vërtet, ti [Muhammed] je në një shkallë të lartë morali."[68:4]

`Aa'isha, radhiall-llaahu `anha, e ka përshkruar atë kështu, "Karakteri i tij ka qenë vetëm [një pasqyrim] Kur’ani." [Muslimi, Ebu Dawudi, Ahmedi]

Një karakter i shkëlqyeshëm i tillë nuk mund të arrihet pa këto tre kushte:

1. Themeli duhet të jetë i mire. Në qoftë se një njëri ka natyrë të vrazhdë dhe të ashpër, do të jetë vështirë për të t’i nënshtrohet kësaj [karakterit të shkëlqyeshëm] përmes diturisë, dëshirës ose praktikës. Në anën tjetër, një natyrë e butë dhe e urtë do të jetë e gatshme dhe e përgaditur që të pranon lëvrimin dhe farat [që të përgatitet për shkëlqyeshmërinë e karakterit].

2. Shpirti duhet të jetë i fuqishëm dhe i aftë që ti pushton (të ngadhnjenë mbi) thirjet e përtacisë, shkeljes (së ligjeve), dhe dëshirës. Këto gjëra janë në kundërshtim me përsosmërinë, dhe shpirtërat të cilat nuk mund të mundin këto gjithmonë do të jenë të mundura, do të pësojnë disfatë dhe to të jenë të pushtuara.

3. [Njeriu duhet të posedon] dituri mendjehollë (dalluese) për vërtetësinë e gjërave, duke ja mundësuar atij që ti vendos në pozitën e duhur, dhe të dallon mes shkrepëtimës dhe kancerit (fatkeqësisë, mjerimit) - mes qelqit dhe margaritarëve.

Nëse këto tre cilësi janë prezente në një njeri, dhe lehtësimi i All-llahut i ndihmon atij, atëherë ai do të jetë në mesin e atyre për të cilët më e mira (husnaa) është vendosur (urdhëruar) dhe për të cilët kujdesi i All-llahut është siguruar.

©Albislam.Com

Ibn kajjim elXhevzi,
16.2.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 21/11/2010, 05:11

Një provë praktike mbi mundësinë e organizimit dhe administrimit të kohës

Një profesor në sektorin për administrim të punës ligjëroi mbi rëndësinë e organizmit dhe administrimit të kohës, duke sjellur një shembull praktik para studentëve, që më mirë të kuptjnë atë qe e tregon…

Ky shembull ishte edhe një provim i shkurtër.

Proferosi solli një kovë dhe e vëndoi mbi tavolinë. Pastaj solli disa gurë të mëdhenjë dhe i vëndoi në këtë kovë me kujdes. Kur u mbush kova i pyeti studentët dhe u tha: a është mbushur kova?

Disa studentë thanë: po.

I pyeti përsëri: a jeni të sigurtë?

Pastaj e solli një qese përplot me gurë të vegjël dhe filloi ta mbush kovën me këto guraleca, derisa u mbushën boshllëqet që ishin mes gurëve të mëdhenj…

Sërish i pyeti studentët: a është mbushur kjo kovë?

Njëri u përgjegj: ndoshta jo…

Profesorit i pëlqeu kjo përgjigje dhe nxori një qese tjetër me rërë, pastaj e derdhi në këtë kovë, derisa u mbushën tërë boshllëqet që gjindeshin mes gurëve..

Sërish pyeti: a është mbushur tani kjo kovë?

Të gjithë studentët thanë: jo, nuk është mbushur.

Pastaj profesori solli një enë me ujë dhe filloi ta derdhë mbi këtë kovë, derisa u mbush.

Në fund i pyeti: çka përfitojmë nga kjo provë?

Një student i entuziazmuar tha: sadoqë programi i njeriut është i mbushur me punë, ka mundësi të bëjë edhe ma tepër, nëse tenton me seriozitet.

Profesori tha: ashtu është… Mirëpo kjo nuk është qëllimi kryesor..Ky shembull na tregon se po mos t'i vëndonim gurët e mëdhenj në fillim, nuk do të kishim mundësi t'i vëndojmë më vonë.

Pastaj tha: disa mund të parashtrojnë pyetje se çka paraqesin këto gurë të mëdhenj? Ato janë synimi yt në këtë jetë ose një projekt të cilin dëshiron ta realizosh, siç është studimi yt, aspiratat e tuaja, futja lumturi në zemrën e atij që e do, ose ndonjë gjë tjetër që paraqet gjë të rëndësishme në jetën tënde.

Vazhdmisht përkujtoni se gurët e mëdhenj duhet të vëndohen fillimisht, përndryshe kurrë nuk do të keni mundësi t'i vëndoni.

Vëlla i dashur, pyete vetveten sonte ose nesër në mëngjesë…cilat janë gurët e mëdhenjë në jetën tonë? Dhe filloi ti vëndosh që tani.

Albislam.Com,
23.2.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 21/11/2010, 05:14

Dhurata më e mirë në Xhennet

Dhurata më e madhe, më me vlerë dhe më e lartë, pa dyshim se është shikimi në Fytyrën e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe dëgjimi i bisedës së Tij.

Transmeton Imam Muslimi nga Suhejbi [radijall-llahu anhu], i cili thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Kur banorët e xhennetit të hyjnë në xhennet. Atëhere All-llahu do tu thotë: a dëshironi edhe diç ma tepër? Ata do të thonë: a nuk na i zbardhe fytyrat, a nuk na fute në xhennet dhe na shpëtove nga xhehenemi. All-llahu do ta largon mbulesën, kurse atyreve nuk u është dhënë asgjë ma e dashur për ta se sa shikimin në Zotin e tyre”. (Muslimi).

Në transmetimin tjetër qëndron: pastaj e lexoi ajetin:

“Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun)”. (Junus: 26).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] saqroi se përskej dhuntive të mëdha që ua ka dhënë All-llahu në xhennet, nuk u ka dhënë gjë që është më e dashur për ta se sa shikimi në Fytyrën e Tij t Bekuar.

Andaj All-llahu për kafirat ka thënë:

“Jo dhe jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre”. (Mutaffifin: 15).

Këtyre ua bashkoi dy llojet e denimit, denimin e zjarit dhe denimin e mosparjes së All-llahut [subhanehu ve teala], ashtu siç ua bashkoi miqve të Vet dy dhunti: dhuntinë e kënaqjes në xhennet dhe dhuntinë e kënaqjes me shikimin e All-llahut.

Urime atij, i cili do të ketë nderin e madh të shikon në Zotin e botëve.

E lusim All-llahu të na bëjë nga ata që e shohin All-llahun dhe për të cilët ka thënë All-llahu:

“E s'ka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (në Xhennet). Të mbështetur në kolltukë vështrojnë. Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve”. (El-Mutaffifin: 22-24).

Marrur nga libri: “Igathetul-Lehefan”, fq. 62.,
2.3.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 21/11/2010, 05:19

Gradat e njerëzve në namaz

Njerëzit në namaz janë pesë grada:

a) Grada e atij që i bënë zullum vetvetes, ai i cili i lë të mangëta abdestin, kohën, rregullat dhe kufinjtë e tij.

b) Ai që kujdeset për kohën dhe kufinjtë, për rregullat e dukshme dhe për abdestin e tij, mirëpo nuk e posedon luftën e vetvetes kundër vesveseve. Kështu që nga e dërgojnë mendimet dhe cytjet andej edhe shkon.

c) I cili kujdeset për abdestin, rregullat dhe kufinjtë, lufton vetveten kundër vesveseve dhe mendimeve. Pra ky njeri është i angazhuar duke luftuar armikun e tij që mos tia vjedh namazin. Është edhe në namaz edhe në xhihad.

d) Ky është njeriu i cili kur ngritet të falë namaz, i plotëson rregullat dhe kufinjtë e namazit. E tërë zemra e tij angazhohet duke u kujdesur për rregullat dhe të drejtat e namazit, që mos ti kalojë asgjë prej tij. I tërë vullneti i tij është përqendruar në faljen e tij ashtu siç duhet. Domthënë e tërë zemra e tij është preokupuar me çeshtjen e namazit dhe adhurimin e Zotit të vet, [tebareke ve teala].

e) Ky njeri kur ngritet në namaz, ngritet, kurse zemra e tij mbetet e vjerur para All-llahut [subhanehu ve teala], duke e shikuar dhe duke qenë i mbushur nga dashuria dhe madhërimi i Tij…sikurse ta sheh ose ta vërenë…Vesveset dhe mendimet janë asgjësuar…Në namaz shtë i angazhuar me Zotin e vet. Kënaqet në namaz. Dallimi mes namazit të këtij dhe të tjerëve është sikurse dallimi mes qiellit dhe tokës.

I pari do të denohet, i dyti do të llogaritet, të tretit i shlyhen mëkatet me këtë namaz, i katërti shpërblehet, kurse i pesti i afrohet All-llahut, …sepse kënaqësia e tij është bërë namazi.

Shiko librin: “El-Vabilus-Sajjib”, fq. 49.,
2.3.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 21/11/2010, 05:20

Festat Islame qëllimet dhe rregullat e tyre

Falënderojmë All-llahun, i Cili i ka caktuar ligjet, ka dalluar hallallin nga haramin, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi zotëriun tonë Muhammedin, i cili me sqarimin e tij largoi çdo paqartësi dhe mbi familjen dhe shokët e tij…

Popujt e mëparshëm festat i njhinin për lozje dhe dëfrim, për dehje dhe vallëzim, bile disa fe të vjetra festat e tyre fetare i shfrytëzonin për nihilizëm dhe kaotizëm moral, e mos të flasim për festën e “Pakosit” te grekët e vjetër e pastaj te romakët, festë e cila përsëritej disa herë në vit, ku burrat dhe gratë detyroheshin të çveshen nda nderi dhe turpi dhe të lirohen nga çdo përkufizim të xhelozisë dhe nderit, tua zgjidhin frerët ndjenjave kafsharake, për të kryer nevojën e vet publikisht dhe haptazi, për të kënaqur hyjnitë e tyre, siç pretendonin ata. Saqë ai që refuzonet një gjë të tillë në atë kohë, kryetarët e fesë së tyre gjykonin që të varroset i gjallë në shpella të largëta dhe gropa të panjohura derisa ti vjen vdekja, ose ta arrijë caktimi i Zotit.

Në skajin tjetër, përballë këti materializmi shohim spiritualizmin e asketëve të vetmuar dhe të tërhiqur në vehte, të cilët mjaftohen me përsëritjen e përkujtimeve të shenjta, duke e përsëritur në vetvete, ose duke e shprehur me zë të dobët në skajet e faltores së tyre, ose duke i lexuar disa lutje ose duke i kryer disa rite dhe simbole.

Vjen Islami me peshojën e sajë të drejtë dhe standardet precize dhe ndarëse duke i dhënë ndriçim të ri festave, larg nga çdo nihilizëm dhe fëlliqësira e sajë dhe larg nga çdo asketizëm ekstrem. Ajo nga këto dy shkolla mer atë që është e mirë dhe mesatare duke lënë pas shpindë çdo element të tyre që përmban sherr ose çorodi, duke i shtuar edhe elemente të reja të mira, dukë thuru nga të gjitha këto fotografi të gjallë, të fuqishme dhe të bukur në korniza të pastërtisë dhe fisnikërisë, mbrojtjes së vlerave dhe nderit.

Kjo është idea mbi festat në Islam.

Ngjyra e parë e festave islame është ngjyra shpirtërore, mirëpo jo e shpirtit të heshtur dhe me zë të zbehtë, por e shpirtit të zgjuar dhe flakërues. Dëgjo zërin e fuqishëm, ekoja e së cilit përhapet fuqishëm nëpër rrugë; në gjuhë të njerëzve që shkojnë në namaz të bajramit një nga një ose grupe grupe, e njerëzve në xhamia, duke u falur ose duke pritur namazin, e njerëzve në shtëpi pasiqë kanë falur namazet, ditëve të teshrikut, në mina gjatë hedhjes së gurëve, në gjuhë të haxhilerëve etj. Dëgjo këtë zë, i cili e shpërthen shpirtin dhe i jep nisje të gëzimit dhe haresë për plotësimin e udhëtimit të rëndë dhe të sukseshëm, udhëtimin e agjërimit ose haxhxhit. Pastaj në shenjë përgëzimi dhe shikimit në të ardhmen me sy të bindjes dhe shpresës. Është simbol i ngadhnjimit shpirtëror në përvojën e kaluar dhe vendosshmëri për të vazhduar në këtë ngadhnjim shpirtëror në përvojat e ardshme, ky zë është:

All-llahu ekber All-llahu ekber, la ilahe il-lall-llah All-llahu ekber, All-llahu ekber ve lilahil-hamd.

Ky element shpirtëror dhe entuziazist, Islami kërkon që ta shfaqim thelbin e saj në pamje të zbukurimit dhe bukurisë, në atmosferë të kënaqjes dhe komoditetit trupor, duke mos bërë israf (harxhim të tepruar), i cili e shëmton plotësinë e sajë dhe e shndërron në të kundërtën e sajë.

Po, obligimi i modestisë dhe privimit, ishte gjobë e patketërsueshme gjatë agjërimit dhe haxhxhit, mirëpo kur vjen dita e bajramit, mos thuaj: është lejuar ajo që ka qenë e ndaluar, mirëpo thuaj: është bërë obligim ajo që ka qenë e ndaluar dhe është ndaluar ajo që ka qenë e obliguar. Po, këtë ditë nuk ka agjërim e as privim nga të mirat dhe të këndshmet:

“(E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë”. (El-Hakka: 24).

Sot nuk ka modesti e as privim nga ushqimet e këndshme edhe nga zbukurimet, secili prej nesh le ti vesh rrobat më të mira, le ti shfaq gjurmët e dhunitve të All-llahut mbi te, sepse kjo është dita e shfaqes së dhuntive. Poashtu në këtë ditë nuk ka ekstremizëm dhe privim nga lozja dhe ahengu, mirëpo të jetë i lejuar dhe i pastër.

Transmetojnë pronarët e suneneve nga Enesi [radijall-llahu anhu] i cili thotë:

“Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] erdhi në Medinë, kurse banorët e sajë kishin dy ditë që i festonin, e tha: Çka janë këto dy ditë? Thanë: loznim në këto dy ditë në xhahilijet. Atëhere Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ua ka zëvendësuar All-llahu me dy ditë më të mira se ato: ditën e kurban dhe ditën e fitër bajramit”. (hadithi është sahih).

Imam Muslimi transmeton në sahihun e tij nga Aisheja [radijall-llahu anha] e cila thotë:

“Hyri te unë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në ditë feste, duke qenë aty të pranishme dy voglushe të cilat këndonin. U shtri në shtart dhe e ktheu fytyrën. Ndërkohë hyri Ebu Bekri dhe më qortoi e më tha: a fryllë të shejtanit te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]? U drejtua nga ai Pejgamberi [alejhis-selam] dhe i tha: “lëri ato dyja, sepse secili popull ka festën e vet, kurse sot është festa jonë.

Aisheja thotë: disa njerëz nga Habeshi loznin me shtiza dhe me shpata, dhe ose e pyeta Pejgamberin ose më tha: a dëshiron ti shikosh? I thashë: po. Më la mbrapa ti, e futa kokën mbi supet e tija, kurse faqeja ime mbi faqen e tij, e kur u lodha më tha: mjafton? I thashë: po. (Muslimi).

Në këtë rast dëshiroj të theksoj edhe këtë, se sa i përket kësaj lozjeje që u përmend në hadithin e Aishes, jo që vetëm është i lejuar, por nëse bëhet me qëllim të mirë, është vepër në të cilën nxit Islami dhe nxitë në të shtu siç nxitë në gjujtje, në not, vrapim dhe në kalorësi dhe në të gjitha llojet e sportit të dobishëm, sepse i jep njeriut vendosshmëri, imunitet, e bënë ushtar të gatshëm për të mbrojtur fenë dhe atdhenë. Sa shumë kemi nevojë të ngjallim këto sunnete në festat tona.

Kështu në festat Islame takohen ajo shpirtëroreja e lartë dhe ajo materialeja e dobishme, e bukur dhe e pastër. Edhe pse Islami nuk është mjaftuar në festat e veta vetëm me këto dy elemente, gjersa e ka përforcuar edhe me element të tretë, i cili është më i përforcuari dhe më i dashuri, e ajo është domethënja shoqërore humanitare, që e bënë ummetin si një trup. Edhe ate jo vetëm me simbol dhe ndenja, jo vetëm me pamjen e tubimit madhështor në dhikër dhe namaz, jo vetëm në këto takime miqësore dhe vëllazërore, jo vetëm në këto buzqeshje me të cilat e takon muslimani vëllaun e vet gjatë bajramit, por edhe me domthënje më të madhe se kjo, me sistemin e pjesmarjes ekonomike praktike, të cilën e caktuar sherijati mes anëtarëve të këtij xhemati, për tua lehtësuar nevojtarëve dhe duke i bërë të panevojshmë për lypje në këtë ditë. Kjo është zekatul-fitri gjatë fitër bajramit dhe kurbani në ditën e kurban bajramit.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd!”. (El-Keuther: 2).

“Ka shpëtuar ai që është pastruar. Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet”. (El-A’la: 14-15).

Shkroi: Muhammed Abdull-llah Draz

Marur nga: http://www.islamweb.net

Shqipëroi: Bekir Halimi,
7.3.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 21/11/2010, 05:23


Disa urtësi administrative

Zgjodhëm për ju disa këshilla dhe urtësi që ndihmojnë shumë në përmisimin e marëdhënieve mes punëtorëve dhe ndikojnë shumë në kualitetin e administrimin të punës.

1-Duhet të kujdesesh për ata që punojnë me ty

Vazhdimisht duhet të përkujtosh se punëtorët nuk do të kujdesen aq sa dinë, derisa nuk mësojnë përkujdesin tënd ndaj tyre, andaj, së pari, mundësoju që të ndien përkujdesin tënd, e pastaj mundet të kërkosh prej tyre që të bëjnë ndonjë gjë. Nuk jemi një shoqëri e mjeteve, pasiqë kemi të bëjmë me njerëz, kurse njerëzit kanë ndjenja, dhe secili shpreson që të jetë i dashur, i vlerësuar dhe nderuar.

Andaj po u sjelle me njerëzit në këtë mënyrë, ata do të përgjigjen në mënyrë më të mirë. Mirëpo nëse sjellesh me ta ashtu siç sillesh me robotë, ata do të të përgjigjen aq sa të përgjigjet roboti. Në këtë gjendje e ke shumë vështirë të arrishë ndonjë kreativitet dhe do të vërejsh se ata i shfaqin ndjenjat e tyre për pakënaqësi duke u rënë morali ose duke pasur shumë probleme.

2-Mos i ngarko punëtorët me punë të cilët janë të rënda për ta edhe pse ti mundesh ti durosh ato detyra

Mos prit prej punëtorëve që të punojnë aq sa punon ti, sepse shkaku i cili të ka bërë ty përgjegjës për ndonjë punë të caktuar është se ti e shikon punën nga një këndvështrim tjetër nga ai që e shikojnë punëtorët. Andaj ndihmoju në këtë. Mirëpo duhet të kuptosh mirë se të sinqertit dhe sakrifikuesit, janë përjashtimi e jo baza.

Problemi fillon kur përgjegjësi pret prej punëtorëve që janë nën te të punojnë disa orë më shumë se sa kërkohet, sepse ai vet këtë e bënë. Ose ta bartin punën me vehte edhe brenda edhe jashtë shtëpisë, sepse ai kështu vepron. Ose të bëjë një punë të caktuar preokupimin e tyre kryesor në jetë, sipas shembullit të tij. Përgjegjësit dhe udhëheqësit duhet tu ofrojnë shembull të cilin do ta pasojnë, mirëpo ata duhet të kuptojnë dallimin mes dhënjes shembull dhe përkushtimin e bindur, sepse punëtorët që punojnë me ty, ata dëshirojnë të punojnë, mirëpo edhe dëshirojnë të kënaqen me familjen e tyre, me shokë dhe hobi tjera. Pasojat e injorimit të këtij rregulli është keqardhje e fshehur ose publike, ndoshta edhe prishje e rregullit të punës.

3-Vlerëso dallimin mes punëtorëve, kërko cilësit e përbashkëta mes tyre, që të jetë pikënisja e punës tënde nga kjo pikë, që të keshë mundësi të udhëheqish individ të ndryshëm me metoda të ndryshme

Udhëheqja e punës në disa raste është shumë e rëndë për përgjegjësit, të cilët mundohen ta udhëheqin punën vetëm në një mënyrë. Sepse ajo që e nxitë një njeri, nuk e nxit tjetrin. Për këtë duhet ti mësosh dallimet mes tyre, ti vlerësosh veçoritë e rralla, që të përfitosh prej tyre.

4-Shprehe gëzimin tënd ndaj atij që e ka kryer detyrën e tij mirë.

Secili prej nesh dëshiron që të ketë njerëz që na nderojnë, ta nderojnë punën që jemi duke e bërë. Punëtori arrin rezultate të jashtëzakonshme kur sheh se nderohet dhe respektohet. Shumë studime kanë sqaruar se njerëzit janë të uritur për vlerësim, sidomos për lavdata origjinale.

Andaj falëndero ekipin tënd, lavdëro të arriturat dhe sukseset e tyre. Mundet tua shprehish vlerësimin tënd drejt për së drejti, para tjerëve, me gojë, me shkrim ose më ndonjë metodë tjetër. Kjo e luan rolin e vet dhe e përforcon shikimin e tyre ndaj teje si udhëheqës, i cili bamirësit i bënë të mirë.

Do të vërejshë se punëtorët çdo herë që do të gjejnë ndonjë rol të cilin mund ta realizojnë dhe u shkakton lavdatë, ata do të nxitojnë që ta realizojnë, për të ruajtur përshtypjet të cilat i kanë vendosur në mendjen e përgjegjësit.

5-Pyeti ata që punojnë me ty për nevojat e tyre.

Njëra prej metodave më të vlefshme që e bënë punën tënde më aktive, është përforcimi i aktivitetit të tyre duke u ofruar nevojat dhe kërkesat e punës së tyre. Punëtorët nëse nuk punojnë me forcën e tyre të plotë, dije se ti je ai që nuk punon me tërë fuqinë tënde.

Mos të parashohim automatikisht se kjo kërkon prej teje shumë pasuri, sepse zakonisht këto janë çeshtje të vogla, mirëpo i pengojnë nga realizimi i punës me aktivitet më të madh që kanë mundësi.

6-Bëhu i sinqertë ndaj punëtorit që të jetë i sinqertë ndaj teje.

Njerëzit zakonisht përgjigjen në të njejtën mënyrë siç veprohet me ta, nderimi sjell nderim, sjellja e vrazhdë sjell sjelle të vrazhdë, sinqeriteti sinqeritet. Ky term i fundit është shumë me rëndësi, duhet mbjellur në shpirtin e nënpunësit dhe punëtorit. Kjo domthënë të kujdesemi mbi punën e mirë dhe mos ta lëmë në kohë të vështira. Domthenë përqendrim në pozitivitetin e mardhënieve mes punëtorit dhe punës dhe zvogëlimin e lodhjeve të tyre kur puna i eksponohet rezikut.

Marëdhënja e përgjegjësit me punëtorin i ngjanë marëdhënive ndërmjet bashkëshortëve, në kuptimin se duhet përmbajtjur respektin gjatë viteve të tëra, e jo vetëm gjatë muajit të mjaltës.

7-Duhet të pranosh gabimin ndaj punëtorëve që punojnë me ty dhe të kërkosh prej tyre falje

Duke pranuar gabimet tuaja e pastron ambientin dhe jep shembëlltyrë, i cili pasohet, nga ndjenja për përgjegjësi. Duhet ta kesh të qartë se rrallë herë ndodhin gabime që njerëzit nuk i kanë të qarta.

Nëse mundohesh ta mbulosh këtë gabim, do të harxhos një pjesë të madhe të energjisë për ta mbuluar, mirëpo kjo do të shkakton shtimin e dëmtimit dhe shtimin e presionit, duke harxhuar kohë dhe mund në tendencën tënde për të ardhur deri te zgjidhja.

Mirëpo kur do ta pranosh gabimin, kjo ta shton nderimin e njerëzve ndaj teje dhe njerëzit më shumë anojnë që të japin besimin në çeshtje tjera.

8-Jepu liri dhe të drejta bashkëpunëtorëve tuaj aq sa kanë përgjegjësi

Nëse të drejtat nuk vijnë aq sa janë edhe përgjegjësitë, atëhere nëpunësin do ta sjellë deri në dështim, kurse kjo aspak s'është e drejtë.

Prej gabimeve është që përgjegjësit të caktojnë detyrën kurse përgjegjësin e realizimit tia japin ndokujt tjetër, mirëpo me një mijë e një shkak e pengojnë nga e drejta e realizimit. Në këtë mënyrë e thyejnë moralin e bashkëpunëtorëve të tyre.

Në këtë mënyrë secili punëtorë e ndien vehten si dash i cilin sakrifikohet kur të keqësohet gjendja. Ndoshta edhe është në të vërtetë, saqë edhe pronari i mendimit pozitiv arrinë në rezultat, i cili është se asgjë nuk e shpëton përveç fatit.

9-Mos lejo që marëdhënjet personale ose shoqërore ti mbulojnë marëdhëniet e punës

Sepse marëdhënjet shoqërore nuk i japin sukses punës, përveç se nëse janë të pamvarura nga puna, në mënyrë që mos të jenë pengesa, të cilat nuk lejojnë arritjen e sajë. Nëse ndodh që vetëm një herë dyshon në vendim të mirë, sepse mund ti prishë marëdhënjet personale me ndonjë punëtorë, dije se në këtë rast i ke kaluar kufinjtë e lejuara dhe e ke dëmtuar zhvillimin e punës.

10-Mos e përkufizo punën vetëm me një njeri të caktuar

Një e keqe, e cila është e përhapur me të madhe është ndërlidhja e vetvetes me rrotën e një personi tjetër, saqë zakonisht thuhet për te: i mvarur nga bishti i vet.

Ajo që të mashtron për të rënë në këtë kurthë, kur të ndien se e ka qëlluar kur mundohet të përfiton nga ndërlidhja e tij me një person të dalluar me ndikim të madh. Edhe pse ka dobi të afërta, mirëpo kjo është lojë shumë e rezikshme.

Kur ta lidhish karrocën tënde për rrotën e tjetrit, dije se do të fitosh udhëtim falas, mirëpo ti nuk do të udhëheqish këtë karrocë. Për këtë, më mirë është të mbështetesh në rrotën tënde. Sepse drita që buron prej brendësisë tënde nuk fiket lehtë, kurse nga drita që buron nga tjetërkush, mund edhe të mos përfitosh prej saj.

11-Zgjedhi fjalët e tuaja me kujdes, sepse mund të kenë rëndësi më të madhe saqë mendon

Pozita dhe të drejtat, fjalëve tuaja u japin forcë më të madhe. Kur të marish ndonjë pozitë administrative, fjalët e tuaja kanë vend të ndryshëm në dëgjimin dhe mendjen e nëpunësve, saqë edhe ajo që të duket polemikë e rastit, mund të shkaktojë çeshtje të jetës ose vdekjes për bashkëpunëtorët tu. Ata kthehen natën në shtëpi, u flasin shokëve të vet dhe familjes së tyre mbi fjalët tuaja se sa ishin të çuditshme, të mençura, të vrazhda ose sa ishin të dobëta.

Marur nga:

http://www.almufakkera.com/edara.htm

© për versionin në shqip Albislam.Com-2001

http://www.almufakkera.com,
16.3.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 21/11/2010, 05:24


Mbështetja në mëshirën e Allahut

Kur i drejtohemi njerëzve duke i këshilluar dhe duke i njohtuar për mëkatet, disa na përgjigjen që mëshira e Allahut është e madhe. Këtë e konfirmojmë edhe na, si dhe bujarinë e madhe, faljen dhe mirësinë e Tij, mirëpo njerëzit e tillë harrojnë se i kanë lënë anash urdhërat dhe dispozitat e Allahut. E kanë lënë anash se Allahu, xhelle shanuhu, pos që është i mëshirshëm, Ai, 'azze ve xhelle, është i pamëshirshëm në dënimin e tiranëve. Ai që mbështetet në faljen e Allahut, ndërsa është këmbëngulës në mëkat, ai është tiran.

I është thënë besimtarit të madh, Hasan el-Basriut: "E shohim se qanë shumë." Ai tha: "Kam frikë se Allahu do t'më flakë në zjarr, pa dashur të më mëshirojë."

E kishte pyetur njëri Hasan el-Basriun: "Cka mendon për ata që na frikojnë ashtu që zemrat gati na copëtohen nga tmerri?" Ai u përgjegj: "Për Allahun, të shoqërohesh me ata të cilët të kujtojnë tmerret e zjarrit duke dashur të shpëtojnë, është më mirë se të shoqërohesh me ata të cilët për sy e faqe të ofrojnë ngushëllim deri në momentin kur të befason frika pasojat e cilit nuk do të mund t'i eliminosh."

shkëputur nga libri "Tema Islame"- Salih el-Kurdi

përktheu: Selim Sylejmani

©Drita e jetës-Gjilan-2001-Zekerija Abdullahu

Bekir Halimi,
30.3.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 21/11/2010, 05:26

Vështrim fundit të vitit

Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Cilin e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthitë dhe cilin e lajthitë s'ka kush e përudhë. Paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjen, shokët dhe gjithë ata që e pasonjë në mënyrë më të mirë deri në Ditë të Kijametit.

Vëlla i dashur.

U ndala para kalendarit tim të murit, që ta shkëpus fletën e fundit të sajë, dita e fundit të vitit 1421. Jo si zakonisht, mu rëndua dora kur e zgjata që ta shkëpusë këtë fletë. Përjetova ndjenja që depërtuan deri në thellësiara të ndërgjegjës time. Ndjenja që si kam përjetuar gjatë 350 ditëve që kanë kaluar. Sot mu dhimbën këto ditë që kaluan, mu duk sikur të jetë duke dhënë shpirtë. Sikurse kërkon prej meje ti jap afat edhe pak kohë duke u përshëndetur nga kjo jetë. Nuk e shkëputa, e lash këtë letër të fundit dhe fillova të mendojë reth sajë. U trishtova pa masë kur kuptova se me shkëputjen e sajë, jam duke shkëputur një grumbull të ditëve të jetës sime, për ta mbyllur fletoren, e cila nuk le asnjë vepër, qoftë e vogël ose e madhe, qoftë e mirë ose e keqe, pa e regjistruar.

I nderuari vëlla.

Ky kalendar, i cili gjindet në prag të dhënjes së shpirtit, i ngjanë jetës së një njeriut, pakësohen ditët ashtu siç na pakësohet edhe ne jeta, ashtu siç pakësohet jeta e kohës me kalimin e viteve e dekadave. Secila krijesë është në numërimin e ditëve të pakëta që i kanë mbetur derisa të përfundojë, të zhduket.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

(ßá ãä ÚáíåÇ ÝÇä *æíÈÞì æÌå ÑÈß Ðæ ÇáÌáÇá æÇáÅßÑÇã)

“Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!”. (Er-Rahman: 26-27).

Secilës krijesë i përfundon jeta e sajë dhe shkon atje ku ka caktuar All-llahu të shkojë, për dallim nga njeriu, i cili edhe pas vdekjes dhe udhëtimit nga kjo botë do të ndalet për të dhënë llogari dhe për tu shpërblyer.

Kur u kthjella e fillova të shfletoj memorjen time të dobët, që të përkujtoj ato ndodhi që kanë ndodhur në vitin e kaluar, para se të harohen tërësisht. U ndala dhe gjatë kohë vështrova këtë shirit filmik (jetën). Subhall-llah, vërejta se me të vërtetë është shirit i çuditshëm. Është ngarkuar përplot. Është ngarkuar dhe stërngarkuar me ndodhi të ndryshme dhe të llojllojshme, me vepra të mëdha dhe të vogla, pa vlerë, me vepra që kanë të bëjnë me mua dhe me tjerët. Njerëz që kanë kaluar nën këtë thjerëz, me zë dhe fotografi.

Mu kujtua hixhreti i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ndodhitë e saja.

Vëlla i dashur.

Sa kemi nevojë, në prag të vitit të ri të hixhretit, të jetojmë me zemrat, ndjenjat dhe realitetin tonë me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjatë hixhretit të tij nga Mekeja në Medine, shpërngulje e cila përmban mësime dhe këshilla të shumta, prej tyre është edhe njohja e vlerës së kohës dhe rëndësi e sajë.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] bëri xhihad të vërtetë në rrugë të All-llahut nga ditë që i zbriti ajeti:

(íÇ ÃíåÇ ÇáãÏËÑ Þã ÝÃäÐÑ æ ÑÈß ÝßÈÑ ¡ æ ËíÇÈß ÝØåÑ)

“O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat tua pastroji!”. (El-Mudeththir: 1-4).

Gjatë ditës dhe natës, në fshehtësi dhe publikisht, duke mos iu frikësuar askujt thirrte në rrugë të All-llahut [subhanehu ve teala]. Asgjë se ndalte nga thirrja, as kërcënimi e ofendimet e kurejshitëve. Në fillim, prej burrave, iu përgjegj Ebu Bekri [radijall-llahu anhu], prej djelmoshave, Aliu [radijall-llahu anhu], prej grave, gruaja e tij, Hadixheja [radijall-llahu anha]. Kurse Ebu Bekrit ia pranuan ftesën për hyrje në Islam: Othmani, Talha ibn Ubejdil-lahi, Sa’d ibn Evi Vekasi, [radijall-llahu anhum].

U përkujdes Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për shokët e tij, që ti edukojë dhe ti mësojë, andaj i mblidhte te shtëpia e Erkam ibn Erkamit, e ua mësonte ajetet që zbritnin, i urdhëronte në sjellje të mira dhe ua tërhiqte vërejtjen nga veprat e këqija dhe të shëmtuara, nga mëkatet dhe shirku. Në tërë këtë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte shembëlltyrë e tyre.

Koha kishte vlerë të madhe në jetën e tyre. Ata e shfrytëzonin kohën në ibadete dhe në përfitim nga dituria dhe vlera e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Te ata akideja ishte më e vlefshme se sa pasuria, familja dhe fëmia. Kur u dha rasti të zgjedhin mes vatanit, farefisit, jetës komode dhe jetës së vështirë, gurbetit dhe ikjes, ata zgjodhën ta shoqërojnë Pejgamberin [alejhis-selam] dhe të bëjnë hixhret në rrugë të All-llahut.

Ata e zbatuan premtimin e vet që ia dhanë All-llahut. Kur u sprovuan, ata duruan dhe dhanë shembull në sakrificë dhe flijim. Kur thërriti thirrësi i xhihadit garonin për të vdekur në rrugë të All-llahut, kurse gjendja e tyre thoshte:

(æÚÌáÊõ Åáíß ÑÈí áÊÑÖì) .

“… e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të jeshë i kënaqur ndaj meje!”. (Taha: 84).

Trembëdhjet vjet pas sakrificave dhe flijimit, All-llahu [subhanehu ve teala] e nderoi Pejgamberi [alejhis-selam] dhe shokët e tijë me fitore e cila u erdhi në Medinë.

13 vjet të llogaritura, me ditë, netë dhe orë.

13 vjet nuk kënaqeshin muslimanët as me ushqim, as me pije. Mirëpo asgjë si largonte nga përmendja e All-llahut, as dashuria ndaj kësaj bote as rëndimi në tokë.

13 vjet punë serioze, planifikim preciz dhe edukatë të shkëqlyeshme.

Ku jemi na sot, sa dallojmë nga jeta e Pejgamberit [alejhis-selam] dhe shokëve të tij.

Kaloi një vit i plotë nga jeta jonë…shkuan edhe sekondat, minutat edhe ditët. Vallë sa punë të mira i kemi bërë në këto ditë, vepra të cilat do ti deponojmë për atë ditë kur gruaja shtatëzënë do ta hedh foshnjën e sajë, foshnja do të thinjet, kurse njerëzit do të duken si të dehur edhe pse sjanë të dehur, mirëpo pasiqë të shohin denimin e vështirë të All-llahut.

Përgjigjeja e kësaj pyetje, me të vërtetë, është shumë i turpërueshëm. Mirëpo doemos duhet pranuar realitetin.

Secili prej nesh del në mëngjes dhe e kalon ditën në shkollë, universitet ose në punë të tij. Në fund të ditës kthehet në shtëpi i lodhur, e hanë drekën dhe pushon pak, e pastaj pjesën e mbetur të ditës dhe fillimin e natës e kalon ose në mësim, ose në kryerjen e obligimeve jetësore. Pastaj flenë. Të nesërmen në mëngjes e fillon të njejtën gjë. E kështu me rradhë.

Jetë, ku ska minutë të veçuara për të lexuar Kur'an, për të mësuar rregullat e fesë tonë, nuk ka minutë për namaz nate, ose për faljen e sunneteve, nuk ka minutë për të marur pjesë në mexhlise të përkujtimit dhe ligjeratave. Nuk ka ditë për agjërimin e të hënës dhe të enjtës. Nuk ka ditë për të bërë mirë dhe për tu kryer nevojat njerëzve.

Vëlla i dashur.

Dunjaja na ka angazhuar nga ibadeti ndaj All-llahut, kurse ne jemi ata, të cilëve All-llahu na e ka tërhjekur vëmendjen prej sajë duke thënë:

(íÇ ÃíåÇ ÇáÐíä ÂãäæÇ áÇ Êáåßã ÃãæÇáßã æ áÇ ÃæáÇÏßã Úä ÐßÑ Çááå æãä íÝÚá Ðáß ÝÃæáÆß åã ÇáÎÇÓÑæä * æ ÃäÝÞæÇ ããÇ ÑÒÞäÇßã ãä ÞÈá Åä íÃÊí ÃÍÏßã ÇáãæÊ ÝíÞæá ÑÈ áæáÇ ÃÎÑÊäí Åáì ÃÌá ÞÑíÈ ÝÃÕÏÞ æ Çßä ãä ÇáÕÇáÍíä ¡ æ áä íÄÎÑ Çááå äÝÓÇð ÅÐÇ ÌÇÁ ÃÌáåÇ æÇááå ÎÈíÑ ÈãÇ ÊÚãáæä) .

“O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit. Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t'i vijë vdekja, e atëherë të thotë: “O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve!” Po, All-llahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t'i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni”. (El-Munafikun: 9-11).

Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] thoshte:

(ÅÐÇ ÃãÓíÊ ÝáÇ ÊäÊÙÑ ÇáÕÈÇÍ æ ÅÐÇ ÃÕÈÍÊ ÝáÇ ÊäÊÙÑ ÇáãÓÇÁ ¡ æÎÐ ãä ÕÍÊß áãÑÖß æãä ÍíÇÊß áãæÊß) ÑæÇå ÇáÈÎÇÑí .

“Kur të ngrysish në mbrëmje mos e prit mëngjesin dhe kur të gdhisë në mëngjes mos e prit mbrëmjen. Mer nga shëndeti për ditët e sëmundjes tënde dhe nga jeta për ditët e pas vdekjes tënde”. (Buhariu).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(áÇ ÊÒæá ÞÏãÇ ÚÈÏ íæã ÇáÞíÇãÉ ÍÊì íÓÃá Úä ÃÑÈÚ : Úä ÚãÑå Ýíã ÃÝäÇå ¡ æ Úä ÔÈÇÈå Ýíã ÇÈáÇå ¡ æÚä ãÇáå ãä Ãíä ÇßÊÓÈå æ Ýíã ÃäÝÞå ¡ æ Úä Úáãå ãÇÐÇ Úãá Èå) ÇáÓáÓáÉ ÇáÕÍíÍÉ (946) .

“Ditën e Kijametit nuk do të lëvizin këmbët e birit të Ademit derisa të pyetet për katër gjëra: për jetën ku e ka harxhuar; për rininë ku e ka shfrytëzuar; për pasurinë, ku e ka fituar dhe ku e ka harxhuar; dhe për diturinë e tijë, çka ka vepruar me te”. (Tirmidhiu, hadithi është sahih).

Mbreti i ditës së Sundimit do të na pyet për jetën tonë, e kemi harxhuar në vepra të mira dhe ibadete, apo e kemi harxhuar në lozje, pakujdesi dhe vepra pa vlerë. Do të na pyes për trupin tonë, a e kemi shfrytëzuar në agjërim, namaz, ulje shikimi, mbrojtje të veshëve dhe gjuhës, ose i kemi shfrytëzuar në përdorimin e çdo gjëje të këndshme. Ky Pyetës, i di fshehtësirat tona, asgjë smundet t’i ikë, as në tokë e as në qiell.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

(Ãáã ÊÑ Ãä Çááå íÚáã ãÇ Ýí ÇáÓãÇæÇÊ æãÇ Ýí ÇáÃÑÖ ãÇ íßæä ãä äÌæì ËáÇËÉ ÅáÇ åæ ÑÇÈÚåã æáÇ ÎãÓÉ ÅáÇ åæ ÓÇÏÓåã æáÇ ÃÏäì ãä Ðáß æáÇ ÃßËÑ ÅáÇ åæ ãÚåã Ãíä ãÇ ßÇäæÇ Ëã íäÈÆåã ÈãÇ ÚãáæÇ íæã ÇáÞíÇãÉ Åä Çááå Èßá ÔíÁ Úáíã) .

“A nuk e di ti (o dëgjues) se All-llahu di çka ka në qiej dhe çka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në ditën e kijametit i njofton ata me atë që kanë punuar. All-llahu ka përshirë çdo send në dijen e vet”. (El-Muxhadele: 7).

Vëlla i nderuar.

Shumë bijë të muslimanëve, në shumicën e vendeve muslimane e festojnë hixhretin e Pejgamberit [alejhis-selam], mirëpo, për fat të keq, pak janë ata që kanë kuptuar urtësitë që i përmban ky hixhret. All-llahu [subhanehu ve teala] i ka qortuar disa shokë të Pejgamberit [alejhis-selam], të cilët qëndronin në Mekë, falnin namaz dhe agjëronin, mirëpo nuk mundnin të bënin asgjë ma tepër se kjo, sepse ishin në pushtetin e kurejshitëve e skishin forcë kundër tyre, e nuk shpërnguleshin në kalanë e Islamit që të jenë ushtarët e tij dhe ku do të shfaqnin simbolet e Islamit në rehati. Me këtë rast All-llahu zbriti këtë ajet:

(Åä ÇáÐíä ÊæÝÇåã ÇáãáÇÆßÉ ÙÇáãí ÃäÝÓåã ÞÇáæÇ Ýíã ßäÊã ÞÇáæÇ ßäøÇ ãÓÊÖÚÝíä Ýí ÇáÃÑÖ ÞÇáæÇ Ãáã Êßä ÃÑÖ Çááå æÇÓÚÉ ÝÊåÇÌÑæÇ ÝíåÇ ÝÃæáÆß ãÃæÇåã Ìåäã æÓÇÁÊ ãÕíÑÇ) .

“Engjëjt që ua morën shpirtine atyre që ishin mizorë të vetëvetës ju thanë: “Në çka ishit ju? - Ata thanë: “Ne ishim të paftë në atë tokë!” (engjëjt) ju thanë: “A nuk ishte e gjërë toka e All-llahut e të migronit në të?” (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre është Xhehennemi dhe sa vend i keq është ai!”. (En-Nisa: 97).

Urtësia nga hixhreti është se Islami nuk mjaftohet vetëm me namaz e agjërim, por kërkon që të zbatohen të gjitha urdhërat e All-llahu [subhanehu ve teala] dhe urdhërat e Pejgamberit [alejhis-selam], në çeshtjet e tyre individuale por edhe në çeshtjet kolektive, siç thotë All-llahu [tebareke ve teala]:

(íÇ ÃíåÇ ÇáÐíä ÂãäæÇ ÇÏÎáæÇ Ýí ÇáÓáã ßÇÝÉ æ áÇ ÊÊÈÚæÇ ÎØæÇÊ ÇáÔíØÇä Åäå áßã ÚÏæ ãÈíä)

“O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (Përqafoni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik i juaji i hapët”. (El-Bekare: 208).

(Þá Åä ÕáÇÊí æ äÓßí æ ãÍíÇí æããÇÊí ááå ÑÈ ÇáÚÇáãíä) .

“Thuaj: “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve”. (el-En’am: 162).

Hixhreti do të mbetet dhe deri në ditën e Kijametit nuk do të mbyllet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(áÇ ÊäÞØÚ ÇáåÌÑÉ ÍÊì ÊäÞØÚ ÇáÊæÈÉ ¡ æ áÇ ÊäÞØÚ ÇáÊæÈÉ ÍÊì ÊØáÚ ÇáÔãÓ ãä ãÛÑÈåÇ) ÑæÇå ÇÈæÏÇæÏ æ ÇáäÓÇÆí ¡ ÕÍíÍ ÇáÅÑæÇÁ ( 1208 ) .

“Hixhreti nuk ndalet gjersa nuk ndalet pendimi, kurse pendimi nuk ndalet gjersa të del dielli nga perendimi”. (Ebu Davudi, hadithi është sahih).

Dhe kur e kanë pyetur Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: cili është hixhreti më i mirë? Ka thënë:

Ãäå Þíá áÑÓæá Çááå Õáì Çááå Úáíå æÓáã: ãÇ ÃÝÖá ÇáåÌÑÉ ¿ ÞÇá : (ãä åÌÑ ãÇ ÍÑã Çááå) . ãÔßÇå ÇáãÕÇÈíÍ ( 3833 ) .

“Hixhreti më i mirë është largimi nga ajo që e ka ndaluar All-llahu”. (Ebu Davud dhe të tjerët, hadithi është sahih).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në haxhxhin lamtumirës ka thënë:

(ÃáÇ ÃÎÈÑßã ÈÇáãÄãä ¿ ãä Ããäå ÇáäÇÓ Úáì ÃãæÇáåã æ ÃäÝÓåã . æ ÇáãÓáã ¿ ãä Óáã ÇáäÇÓ ãä áÓÇäå æíÏå . æ ÇáãÌÇåÏ ¿ ãä ÌÇåÏ äÝÓå Ýí ØÇÚÉ Çááå . æ ÇáãåÇÌÑ ¿ ( æåäÇ ÇáÔÇåÏ ) ãä åÌÑ ÇáÎØÇíÇ æ ÇáÐäæÈ) ÇáÓáÓáÉ ÇáÕÍíÍÉ (549) .

“A t’ju tregojë për besimtarin? Atij të cilit i besojnë njerëzit për vetveten dhe pasurinë e tyre. Kurse për muslimanin? Ai, nga dora dhe gjuha e të cilit janë të shpëtuar muslimanët. Kurse për muxhahidin? Ai që e lufton vetveten në respekt ndaj All-llahut. E për muhaxhirin? Ai që largohet nga gabimet dhe mëkatet”. (Ahmedi, hadithi është sahih).

Patjetër të bëjmë hixhret nga lënia e namazit, nga falja e namazit pas kohe, nga mosfalja e namazit me xhemat, nga mosfalja e namazit në saff të parë.

Patjetër duhet të shpërngulemi nga leximi i revistave dhe gazetave të padobishme në leximin e Kur'anit dhe mendimit rreth argumenteve të tija.

Patjetër duhet të shpërngulemi nga dëgjimi i muzikës, nga kënaqja me përgojim në dëgjim të Kur'anit dhe ligjeratave të dobishme.

Doemos duhet të largohemi nga shikimet e ndaluara në revista, tregje e kanale televizive, e të shikojmë në Kur'an, në sunnet të Pejgamberit [alejhis-selam], në jetëpërshkrimin e tij dhe në madhështinë e krijesave të All-llahut.

Doemos duhet të shpërngulemi nga gënjeshtra, përgojimi, fjalët e këqija në përmendje të All-llahut, në lutje dhe përulje.

Patejtër duhet të bëjmë hixhret nga ndejat boshe dhe pa vlerë në ndeja të mësimit dhe ligjeratave të dobishme.

Patjetër duhet të shpërngulemi nga shoqëria e keqe, qofshin ata të afërt ose shokë të shkollës ose punës, njerëz të cilët të largojnë nga rruga e udhëzimit dhe fetarizmit në shokë të mirë, të cilët të udhëzojnë nga e mira dhe të ndihmojnë në këtë rrugë.

Shkurt thënë, duhet larguar nga çdo gjë që e hidhëron All-llahun dhe duke shkuar pas çdo gjëje që e kënaq All-llahun, nga çdo mëkat në çdo ibadet.

Vëlla i dashur.

Fillimi i vitit të ri është shansë për secilin prej nesh që të hapë faqe të re me All-llahun [subhanehu ve teala]. Faqe të bardhë dhe të pastërt. Ku do ti premton All-llahut se do të ecë rrugës së mbarë, rrugës së udhëzimit.

Do ti premton All-llahut se Libri i Tij do të jetë shoqëruesi më i mirë, kurse përmendja e Tij, miku më i mirë, namazi i natës dhe agjërimi i ditës, rruga e tijë, kurse vëllau i mirë, ndihmësi i tij.

Faqe ku i premton All-llahut se do të lë të gjitha mëkatet, të gjitha muzikat e fëlliqura, të cilat e largojnë nga Kur'ani, nga çdo shikim i ndaluar, i cili ia vret zemrën dhe nga çdo shok i keq, i cili e largon nga All-llahu.

Vetëm në këtë mënyrë, e ngjallim përkujtimin e hixhretit të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe arrijmë synimet e saja.

Kjo është shpëtimi në të cilin na thërret muezini pes herë në ditë, kur na thërret të qëndrojmë para All-llahut [tebareke ve teala].

All-llahu ynë, vitin e ardhshëm na e bëj më të mirë se vitin e kaluar, duke na dhënë sukses në zbatim të urdhërave dhe lënje të mëkateve.

All-llahu ynë, vitin e ardhshëm na e bë shansë për të na pranuar në karavanin e atyreve që janë kthyer kah Ti.

Paqa dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhammedin, mbi familjen dhe shokët e tij.

Shqipëroi: Bekir Halimi


Marur nga: www.islamway.com,
2.4.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 21/11/2010, 05:29


Dëmet e mëkateve

Mëkatet lënë gjurmë të këqija dhe të urrejtura edhe në zemër, edhe në trup, edhe në dunja edhe në ahiret, të cilat vetëm All-llahu i di. Prej tyre janë edhe këto:

a) Të privon nga dituria, sepse dituria është dritë të cilën All-llahu e futë në zemër, kurse mëkati e fikë këtë dritë.

b) Të privon nga rizku, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Robi privohet nga rizku me mëkatin të cilin e bën”. (Ahmedi, hadithi është sahih).

c) Vetmi, të cilën e ndien mëkatari në zemrën e tij, me të cilën nuk ndien asnjë kënaqësi.

d) Errësirë e cila ia kaplon zemrën…realisht e ndien ashtu siç e ndien errësirën e natës.

e) Privohet nga adhurimi.

f) Mëkatet e zvogëlojnë jetën dhe e largojnë bereqetin.

g) Mëkatet i lindin të njejtat…disa dijetarë të selefit kanë thënë: denimi i një mëkatit është mëkati që vijon, kurse shpërblimi i një të mire është e mira tjetër që pason.

h) Vazhdon njeri të bëjë mëkate derisa i duken të vogla dhe pa vlerë..kjo është shenjë e shkatërrimit.

i) Mëkati shkakton mposhtje, sepse e tërë krenaria është në respekt ndaj All-llahut.

j) Mëkatet e prishin edhe mendjen, sepse logjika është dritë, kurse mëkatet e fikin atë dritë.

k) Nëse i mblidhen njeriut mëkatet, i vuloset zemra e bëhet nga të palujdesshmit. Këtë e kanë thënë disa dijetar të selefit duke e pasur për bazë ajetin Kur'anor:

“Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan”. (El-Mutaffifin: 14).

l) Të privon nga lutja e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe nga lutja e melekëve. Sepse All-llahu e ka urdhëruar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] të kërkon falje për besimtarët dhe besimtaret:

“ Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin dhe ata që janë përreth tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t'i falë ata që besuan (duke thënë): “Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falu atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën tënde, e edhe ruaj ata nga dënimi i Xhehennemit!”. (Gafir: 7).

m) E dobëson zemrën nga vullneti i sajë…atëherë forcohet vullneti i mëkatit, kurse njëkohësisht vonohet dëshira për pendim, derisa të largohet tërëisht dëshira për teube nga zemra e këtij njeriut.

n) Është shkak që mos të ketë vlerë ky njeri te All-llahu. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund ta bëjë të ndershëm”. (el-Haxhxh: 18).

o) Mëkatet e fusin njeriun nën mallkimin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], sepse ai i ka mallkuar shumë mëkate, kurse ai që i bënë ato mëkate e meriton atë mallkim.

p) Largohet nga zemra e tij konsiderimi i mëkateve gjëra të këqija, atëhere bëhen adete dhe nuk i pengojnë fjalët e nejrëzve e as shikimi i tyre. Bile kjo te mëkatarët është kulmi i kënaqësisë, saqë ata edhe krenohen me mëkate, për të cilët Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“I gjith ummeti im është i falur, përveç atyreve që i publikojnë mëkatet…” (Buhariu).


Shqipëroi: Bekir Halimi

Marur nga libri “Xhevabul-Kafi”, fq. 57.,
20.4.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 21/11/2010, 05:32


Arti i nxitjes së punëtorëve

Nxitje: është përmbledhje e shtytësve që na shtyjnë ta bëjmë ndonjë punë. Të mirët nxiten të bëjnë atë punë që mendojnë se më shumë është e ndërlidhur me interesin e fesë së tyre, kurse kjo i udhëheqë drejt arritjeve të mëdha dhe veprave madhështore humanitare. Nëse shikojmë procesin e nxitjes nga aspekti administrativ, është me rëndësi të kuptojmë këtë të vërtetë: ti nuk mundesh ti nxitish të tjerët, mirëpo mundesh të ndikosh në atë që i nxitë ata.

Komponente të rëndësishme në nxitjen e aktivistit (punëtorit)

Përgjegjësit, në veçanti, duhet tu japin rëndësi këtyre tre komponenteve:

1- Bashkëpunimit me institucionin: punëtorët (aktivistët) nxiten ma shumë në punë kur të kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit me këtë institucion, me të cilin janë duke punuar.

2- Bindja: kur të kuptojnë punëtorët se punën që janë duke e bërë është shtesë cilësore aktivitetit të institucionit, kjo i nxitë që të vazhdojnë me të njejtin seriozitet dhe aktivitet.

3- Zgjedhja: punëtorët ndihen më të nxitur të veprojnë dhe me seriozitet më të madh kur tu jepni të drejtë për të marur vendime gjatë punës. Mirëpo, ti duhet të kërkosh edhe metoda tjera të përshtatshme për t'i nxitur: duke u dhënë pagesa shtesë, duke u mundësuar zyre të re, duke i dhënë një ose disa ditë pushim, etj. Mirëpo në çdo rast duhet përqëndruar në komponentet që ndikojnë në nxehje të punëtorëve në këtë punë, sidomos ato komponente që gjinden në brendësinë e secilit prej tyre.

Shkaqet që pengojnë nxitjen

Mendo mbi shkaqet që shkaktojnë që disa punëtor të mos jenë të nxehur të punojnë te ti. A mendon se ndonjëri prej këtyre shkaqeve gjindet në vendin e punës tënde?:

1- Frikë ose trishtim nga ky institucion.

2- Kalimi i shumë formaliteteve, prej të cilave nuk ka ndonjë dobi, të cilat mund të shkurtohen ose të kalohen.

3- Ndenja e brengës te punëtorët për shkak të afatit të caktuar për të kryer punën.

4- Kundërshtimi dhe ndërhyrja e urdhërave që burojnë nga burime të ndryshme.

5- Stërvitja e pakët.

6- Keqkuptimi i madh mes përgjegjësve dhe administratës.

7- Ndërhyrja mes qëllimeve afatgjate dhe afatshkurte të institucionit.

8- Udhëzimi i pakët.

9- Qëllimet e paqarta.

10- Koha dhe burimet e vogla, të cilat nevojiten për ta kryer një punë.

11- Mosdhënja rëndësi nga ana e administratës mbi vlerësimin e punëtorëve të mirë dhe kontributet e dalluara të tyre.

Mjete të dobishme për të fituar bashkëpunimin e punëtorëve

• Puno që të ngrisish ndenjat e nderimit dhe vlerësimit të punëtorëve duke i lavdëruar dhe duke lavdëruar të arriturat e mira të tija.

• Mundohu të posedosh durim dhe bëja me dije punëtorëve se je i interesuar për ta.

• Mundësoju punëtorëve që të marin pjesë në bartjen e përgjegjësisë për të përmirësuar punën dhe vepro që ti stërvitish në këtë.

• Mundohu, që punëtorët e qetë, ose ata zhurmëmëdhenj, ose ata që janë të kënaqur me punën, ti bëshë që të ndihen se je i kënaqur me të gjith në mënyrë të barabartë.

• Mundësoi punëtorëve të marin pjesë së bsahku me ty në botëkuptimet tuaja dhe kërko prej tyre sa ma shumë mendime.

• Puno që ti mësosh të tjerët se si të realizojnë me sukses punë vetvetiu dhe nxiti në këtë.

• Ndërlidhi, pagesat shtesë me të arriturat e mira në punë, e jo sipas kritereve vendeve të punës ose pleqërisë në këtë punë.

• Lejo, bile trimëro hapat anësore.

• Trimëroi punëtorët që ti zgjedhin problemet vet.

• Vlerësoi të arrituart e punëtorëve dhe sqaroi vlerat të cilat ia kanë shtuar këto të arritura institucionit tonë.

• Përkujtoi mbi vlerën e punës që janë duke bërë.

• Përkujtoi mbi sakrificat e tjerëve që i kanë bërë për këtë punë.

• Nxjere frikën prej zemrës dhe gjoksit të tyre nga gjurmët e kësaj pune që reflektohen mbi ta, nëse kjo punë ka gjurme negative.

• Bëju imunitet nga dezinformatat dhe shpifjet.

• Përsëritva përherë dhe çdo herë domosdoshmërinë e shoqërimit të sinqeritetit në këtë punë.

• Tento grupet e punës ti bësh të përshtatshme në shpërndarje dhe detyra.

• Tento të keshë lidhje dhe bashkëveprim me punëtorët.

• Tento tu ofrosh punëtorëve gjëra që i nxisin aspiratat e tyre për shumë gjëra.

Tre metoda më të përhapura për të ndikuar në nxitjen e punëtorëve

1- Nxitja nëpërmjet frikës.

Kur të jetë institucioni i rezikuar, atëhere shumica e punëtorëve japin mund të jashtëzakonshëm për të shtuar prodhimin, siç është ardhja herët në punë, ose mbetja pas mbylljes së orarit të punës, ose dhënja mund ma shumë se sa kërkon natyra e punës.

Kjo metodë, në realitet, është metodë e përkohshme, edhe pse shumë kontribon në shtimin e prodhimit, mirëpo nuk është jetëgjatë, shpejt përfundon ndikimi me kalimin e rezikut. Nëse përgjegjësit në ndërmarrje dëshirojnë të vazhdojnë nxitjen me metodën e frikës, kjo do të lind dyshim në vazhdueshmërinë e punës dhe ikja nga ajo në të ardhmen.

2- Nxitja duke përdorur metodën e nxitjes.

Disa direktorë publikojnë shpërblime dhe dhurata dhe i paraqesin para punëtorëve që ti nxisin ambicjet e tyre, mirëpo parashtrohet pyetja: çka ndodh pas marjes së këtyre shpërblimeve dhe dhuratave? Ku të dërgon kjo? Për këtë reziku që fshehet në këtë metodë është se punëtorët vazhdimisht do ti presin këto shpërblime, kur do të arrijnë ndonjë sukses në punë. Kështu që detyra e direktorëve do të jetë mendimi rreth shpikjes së shpërblimeve të reja për ti nxitur punëtorët në arritjen e suksesit në punët qu ua ndajnë, përndryshe punëtorët nuk do të arrijnë përveç sukseseve minimale në punë.

3- Shansat e zhvillimit individual.

Nëse dëshiron të pasosh këtë metodë në nxitjen e punëtorëve, fillimisht, duhet që te punëtorët të krijosh mundësi për të kuptuar qëllimin e vërtetë nga zgjedhja e tyre që të punojnë në këtë ndërmarrje, e kjo është ngritja e ardhmërisë së institucionit dhe atyreve, kështu që përparimi dhe xhvillimi i institucionit, domthënë rezultate të mëdha për institucionin dhe për ta. Me këtë ata do të shumfishojnë mundin e tyre për këtë qëllim.

II

Si duhet të sillesh me natyrën njerëzore të punëtorëve?

Duhet të kuptosh natyrën e njerëzve që të rrethojnë, të mësosh mënyrën e mendimit dhe sjelljes së tyre, që tu agrohesh sa ma shumë, e pastaj të shpikish një rreth të kënaqshëm në punë, i cili do të shkakton prodhim më të mirë.

Si, kur dhe pse ndodhin gjërat?

Disa herë dukemi të paaftë për ti kuptuar disa njerëz, andaj na habisin disa sjellje të disa individëve, kurse disa të tjera na i humbin shpresat, bile disa sjellje të papritura të tyre na hidhërojnë. E kur ti paraqesim këto sjellje disa teorive esenciale mbi natyrën e njeriut, ndoshta arrijmë deri te përgjigjeja e pyetjeve tona: si, kur dhe pse ndodhin këto sjellje?

Parashtrohet pyetja: si na ndihmojnë teoritë në kuptimin e sjelljes së individëve?

Përgjigjeja e kësaj mbështetët në kuptimin tonë të kësaj teorie, pastaj si do ta zbatojmë. Sepse asnjë teori nuk i parasheh të gjitha sjelljet e njerëzve, mirëpo ndikon në disa sjellje të këtilla dhe na i lehtëson disa habi, ose humbje shprese ose hidhërimin tonë.

Domethënja e teorisë (X) dhe teorisë (Y)

Teoria e (X) mbështetet në mendimin e keq mbi punëtorin, kurse përkrahësit e kësaj teorie i paraqesin këto paragjykime:

• Kjo punë nuk është e arsyeshme sipas trashëgimisë.

• Njeriu i thjeshtë ose mesatar është dembel ose pa aspirata.

• Punëtorët parapëlqejnë mbikqyrje direkte.

• Punëtoret zakonisht i ikin përgjegjësive.

• Nxitësi kryesor për punë është rroga.

• Për të arritur qëllimet e institucionit disa herë duhet që tu japish me të madhe punëtorëve, bile edhe tu japish mito (korupcion).

Kurse teoria (Y) mbështetet në mendimin e mirë për punëtorin, kurse përkrahësit e sajë i paraqesin këto paragjykime:

• Njerëzit zakonisht kënaqen me punë.

• Punë është e natyrshme sikurse edhe loja.

• Arritja e suksesit është mburrje për punëtorin, jo ma e vogël se sa rroga.

• Punëtoret e kryejnë punën e tyre.

• Punëtorët anojnë nga ndjenja e përgjegjësisë.

• Punëtorët nga të gjitha shtresat anojnë nga inovacioni dhe origjinaliteti në punë nëse u jepet rasti për ta shfaqur këtë.

Kupto metodën tënde të veçantë në administrim

Nuk është me rëndësi të jesh direktor që pason teorinë (X) ose teorinë (Y), por është me rëndësi që metoda jote në administrim të realizojë nxitjet më të larta te punëtorët.

Metodën që e parasheh teoria (X) në administrim mbështetet në principin e mosbesimit ndaj punëtorit, kurse në frymë të kësaj, direktori nuk i besonë askujt përveç vetvetes, kurse kjo është ajo që ne e quajmë "administrim i sundimit dhe zotërimit". Kjo është në kundërshtim të plotë me atë që e parasheh teoria (Y), sepse metoda e administrimit sipas kësaj teorie, përhapë besim të ndërsjelltë mes direktorit dhe punëtorit, e me këtë direktori u mundëson punëtorëve që të marin vendime që i shohin të arsyeshme për të realizuar punën ashtu siç kërkohet. Kjo është ajo që e quajmë "administrata e autorizimit të punëtorëve".

Pricipi i administrimit të sundimit dhe zotërimit.

(teoria (X)).

• Direktori mer vendime duke mos u kthyer te tjerët.

• Mbisundon zhvillimin e punës.

• Vetëm vetvetes dhe mendimeve të veta u beson.

• Vepron për të realizuar qëllimet që i ka vënduar me llojlloj metodash.

• Vepron që të përdorë regjim për të rregulluar zhvillimin e punës.

• Vepron me vendosshmëri kundrejt çalimit me punë ose prodhimit të pakët.

• Nuk pranon kritika nga të tjerët.

Principi i administrimit të autorizimit të punëtorëve

(teoria (Y))

• Drejtori e mer vendimet duke u konsultuar me të tjerët, kurse punëtorëve u mundëson të ndijnë proektin si të vetin.

• E trimëron guximin dhe shpikjen në punë.

• I stërvitë dhe i udhëzon punëtorët.

• Eshtë shembull, të cilin e pasojnë të tjerët.

• E pranon punën e mirë dhe e vlerëson.

• I ndihmon punëtorët në zhvillim, kultivim dhe bartje të përgjegjësive.

• E trimëron punën e organizuar (në kolektivitet).

Andaj, vëlla i nderuar shfrytëzo teorinë (Y), sepse në këtë mënyrë do të ngrisish besim të ndërsjelltë me punëtorët, u jep të drejtën për marje të vendimeve, i trimëron në bartje të përgjegjësive dhe sinqeritet ndaj institucionit. Kurse kjo shkakton shpejtësinë e arritjes së suksesit dhe shtimin e prodhimit. Mirëpo prap se prap duhet marur masa të prera nëse ndonjë punëtor e keqpërdorë pushtetin, ose nuk i japin rëndësi politikës së institucionit, dhe e ndalin punën, ose kur të nodh ndonjë situatë emergjente, gjatë së cilës i kanoset rezik i madh institucionit.

Zbuloi shtytësat e punëtorëve dhe vepro që tu përgjigjes në interes të punës

Duhet ti kesh parasysh këto këshilla:

• Mbikqyri punëtorët dhe mundohu të gjesh atë që i nxitë te ata dëshirën ose dhënjen e mundit në punë. Ofroju shansat dhe mjetet për realizim të mirë, përderisa kanë atë mundësi.

• Përcakto grupe kryesore prej punëtorëve për ti këshilluar dhe mos haro të veprosh sipas porosive të tyre.

• Mundohu që tu inspirosh punëtorëve se secili prej tyre është e dalluar dhe hulumto shkathtësitë dhe prirjet e secilit prej tyre, pa dyshim do të gjesh aftësi të rralla.

• Bë anketa për gjendjen e punës dhe mos i neglizho rezultatet e tyre, sepse ato të ndihmojnë në ndryshimin e shumtë të gjendjes së punës, e mes tyre edhe pozitën tënde si drejtor.

• Tento të bëshë intervista me ata që e lënë punën që të mësosh shkaqet që i kanë shtyrë të bëjnë këtë hap.

• Paramendo se zhvillimi individual i punëtorëve dhe kreativiteti në punë është me rëndësi për ty si drejtor dhe si punëtor në mënyrë të barabartë dhe kërko prej punëtorëve që të të japin shikimin e tyre mbi gjendjen idelae të punës. Tento tu përgjigjes nevojave të punëtorëve duke u dhënë punë, në të cilat përmbushen këto kërkesa.

Cilat janë kërkesat e punëtorëve dhe si mund ti përmbushish?

A- Kërkesat fiziologjike.

1- Krijo atmosferë të rehatshme dhe të shëndoshë për punëtorët.

2- Jepu rroga garuese që tu sigurosh standart të mirë jetësor, atyreve dhe familjeve të tyre.

3- Siguroju shansë punëtorëve nevojtar për të fituar ma shumë, duke bërë ndonjë punë shtesë.

B- Kërkesat e sigurimit

4- Ji i drejtë me të gjithë.

5- Tento ti mbrosh punëtorët tuaj duke caktuar ligje për sigurimin e të gjithëve.

6- Mer vendime të prera kundër krimeve dhe dhunës.

7- Siguro arritjen e informatave deri te punëtorët ne mënyrë të rregulltë.

Disa vërejtje mbi anketën

Kur të bëshë anketë mbi problemet e punëtorëve, sigurohu se ata ndiejnë:

1- Se qëllimi yt është fisnik.

2- Se je i interesuar me të vërtetë për të zgjedhur këto probleme.

3- Se nuk do ti shfrytëzosh mendimet e tyre për tu hakmarur ndaj tyre, duke i konsideruar si ankesa të paarsyeshme, sepse ata atëhere do të ndiejnë se qëllimi yt është bërja e përmirësimeve në punë e do të ndihmojnë në këtë proces.

C- Nevojat shoqërore

1- Trimëroi punëtorët që të bëjnë grupe dhe sqaroju sektoret e ndryshme.

2- Ji kreativ në raportet tuaja shoqërore me punëtorët.

3- Sqaro kujdesin tënd që e ke ndaj punëtorëve.

D- Si ka mundësi të përmbushen nevojat individuale

1- Shfrytëzo rastet për të shprehur vlerën e punëtorëve në mënyrë të rregulltë.

2- Jep shanse të ligjshme për ngritje të punëtorëve, sipas aftësisë dhe shkathtësisë.

3- Lejo që edhe punëtorët të jenë pjesmarës në planifikim dhe kërko prej tyre edhe më shumë ide.

4- Përdor fjalën "All-llahu të shpërbleftë", "shumë mirë ke bërë", ose "të falënderoj", etj.

E- Nevojat për të realizuar unin

1- Jepu liri punëtorëve që të përfitojnë përvojë.

2- Mundëso shansë për shpirt sfidues në punë.

3- Trimëro zhvillimin e detyrës duke i stërvitur dhe mësuar.

Marur nga libri:"Arti i nxitjes së punëtorëve"

Autor: Anne Bruce - James s . Pepitone

Anne Bruce James S Pepitone,
14.4.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 21/11/2010, 05:36


Si ta shfrytëzojmë kohën?!

Vlera e kohës, rëndësia e sajë, si ta ruajme kohën, ku ta shfrytëzojmë dhe të metat që pengojnë shfrytëzimin e sajë. Krejt këto mundeni ti gjeni në këtë artikull.

Koha është gjëja më e shtrenjtë që kujdesesh për te

Mirëpo shoh se më së lehti të kalon

• Ai që përcjellë lajmet e njerëzve dhe gjendjen e tyre, kupton se si e kalojnë kohën dhe si e jetojnë jetën e tyre, kupton se shumica e krijesave e humbin kohën kot, janë të privuar nha dhuntia e shfrytëzimit të kohës dhe jetës, andaj i shohim se si harxhojnë kohën dhe jetën e tyre në gjëra që nuk sjellin asnjë të mirë.

• Njeriu habitet me gëzimin e tyre për kalimin e ditëve dhe ndërimin e muajve, duke haruar se çdo minutë, bile çdo sekondë, që u kalon nga jeta e tyre, i afron më shumë nga varri dhe ahireti dhe i largon nga dunjaja.

Gëzohemi me ditët që i kalojmë

Kurse çdo ditë që kalon është një pjesë e jëtës tonë.

• Pasiqë koha është tërë jeta jonë, është ymri i vërtetë i njeriut, kurse ruajtja e sajë është baza e çdo të mire, kurse humbja e sajë është fillimi i çdo të keqe, ishte e domosdoshme për ne të ndalemi që të sqarojmë vlerën e kohës në jetën e muslimanit dhe obligimet e tij ndaj kohës së vet, mjetet që i ndihmojnë në ruajtjen e kohës dhe gjërat ku mundet ta shfrytëzojë kohën e vet.

E lusim All-llahun [subhanehu ve teala] që të na bëjë prej atyreve që u zgjatet ymri dhe u shtohen veprat e mira dhe të na dhurojë shfrytëzim të mirë të kohës.

Vlera e kohës dhe rëndësia e sajë

Nëse një njeri mëson vlerën dhe rëndësinë e një gjëje, është i shtrenjtë dhe kujdeset për te, kjo është gjë normale, andaj nëse muslimani kupton vlerën dhe rëndësinë e kohës, sigurisht se do të jetë më i kudesshëm në shfrytëzimin e kohës në gjëra që e afrojnë drejt All-llahut [subhanehu ve teala]. Imam Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] e sqaron këtë të vërtetë duke thënë:

“Koha e njeriut në realitet është ymri i tij i vërtetë, lënda e jetës së tij të përhershme në dhuntitë e vazhdueshme dhe lënda e jetës së rëndë në vuajtje të dhimbshme. Ajo kalon sikurse retë. Ai që e ka kohën për All-llahun dhe e kalon me All-llahun, sigurisht se ajo është heta dhe ymri i tij, përndryshe nuk i llogaritet pjesë e jetës së tij…Nëse i kalon koha në pakujdesi, lozje dhe shpresa të kota, ose vepra më e mirë që e bënë është gjumi dhe dembelia, atëhere vdekja e tij është më e mirë për jetën e tij”.

Ibn Xhevziu [rahimehull-llah] thotë:

“Njeriu duhet të dijë nderin dhe pozitën e kohës së tij dhe nuk duhet të kalojë asnjë çast në vepra që nuk janë adhurim, duke i dhënë përparësi më të mirës e më të mirës, qofshin fjalë ose vepra. Vazhdimisht le të ketë nijet për të bërë mirë, duke mos u lodhur aspak, në vepra që mundet trupi i tij ti realizojë”.

Kur'ani dhe sunneti i kanë dhënë rëndësi të madhe kohës më llojlloj formash dhe mënyrash. All-llahu [subhanehu ve teala] është betuar në te dhe në disa pjesë të sajë në fillimin e disa sureve, siç është dita, nata, mëngjesi, paradita, pasdita, etj.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë! Pasha ditën kur ajo shkrepëtin!”. (El-Lejl: 1-2).

“Pasha agimin! Pasha dhjetë netët!”. (El-Fexhr: 1-2).

“93:1. Pasha paraditën! Pasha natën kur shtrinë errësirën!”. (Ed-Duha: 1-2).

“Pasha kohën!Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt”. (El-Asr: 1-2).

Është e ditur se All-llahu nuk betohet në krijesat e Tija, nëse ato nuk kanë vlerë dhe rëndësi të madhe, që tua tërhjek vëmendjen njerëzve nga to dhe tu sqaron dobinë e madhe që sjellin ato.

Kurse Sunneti i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka ardhur që të përforcojë vlerën e kohës dhe të konfirmojë se njeriu është përgjegjës për te në Ditën e Kijametit.

Muadh ibn Xhebeli [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Nuk do ti lëvizin këmbët birit të ademit në Ditën e Gjykimit derisa nuk pyetet për katër gjëra: për jetën ku e ka harxhuar, për rininë, ku e ka kaluar, për pasurinë, ku e ka fituar dhe ku e ka harxhuar dhe për diturinë, çka ka vepruar me te”. (hadithi është hasen, transmeton Tirmidhiu).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka sqaruar se koha është dhunti prej All-llahut andaj edhe duhet falënderuar ate për këtë dhunti, përndryshe miret dhe tërhiqet. Falënderimi ndaj kësaj dhuntie bëhet duke e shfrytëzuar në vepra të mira, në respekte dhe vepra të mira që mbesin:

“Dy dhunti shumica e njerëzve nuk i përfillin: shëndetin dhe kohën e lirë”. (Buhariu).

Obligimi i muslimanit ndaj kohës së vet

Pasiqë koha e paska këtë vlerë të madhe, saqë konsideorhet jeta e vërtetë, atëhere muslimani ka obligime ndaj kohës së vet, duhet ti mësojë këto obligime dhe ti ketë parasysh. Prej këtyre obligimeve janë edhe këto:

1- Kujdesi që ta shfrytëzojë kohën

Nëse njeriu kujdeset me të madhe ndaj pasurisë së vet dhe e ruan ate, duke e ditur se pasuria vjen e shkon, atëhere edhe ma shumë duhet të kujdeset për kohën e vet dhe ta shfrytëzojë në vepra ku qëndron e mira e dunjasë dhe ahiretit, vepra që i sjellin të mira dhe lumturi, sidomos kur ta dije se ajo që i kalon nuk i kthehet më.

Selefi [rahimehumull-llah] kujdeseshin me të madhe për kohën, sepse ia dinin vlerën. Ata kujdeseshin që mos tu kalojë asnjë ditë, as gjysmë dite ose ma pak se kjo, pa fituar dituri të dobishme, ose pa bërë vepra të mira, ose pa luftuar vetveten, pa i bërë ndokujt mirë, etj.

Hasan Basriu [rahimehull-llah] thotë: “Kam takuar njerëz që më shumë kujdeseshin për kohën e tyre se sa ju që kujdeseni për dinarët e juaj”.

2- Rregullimi i kohës

Prej obligimeve të muslimanit ndaj kohës është rregullimi i sajë mes obluigimeve dhe veprave të ndryshme fetare ose profane, me qëllim që mos të shtypin njëra tjetrën, ose ta shtypë vepra pa vlerë atë me vlerë.

Një burrë i mirë thotë: “Koha e njeriut është vetëm katër pjesë, e ska të pestën: dhunti, sprovë, respekt dhe mëkat. Në secilën kohë All-llahu kërkon një hise për adhurim, të cilin e meriton pasiqë është Zot: nëse e kalon kohën në vepra të mira, le ta dije se kjo është dhunti e All-llahut, Ai e ka udhëzuar në këtë vepër dhe i ka mundësuar që ta realizojë; kush e kalon kohën në dhunti, le ta falënderon Ate; kush e kalon kohën në mëkate, le të bëjë teube dhe istigfar; kurse kush e kalon kohën në sprova, le të kënaqet me caktimin e All-llahut dhe le të durojë”.

3- Shfrytëzim i kohës boshe

Koha boshe është dhunti të cilën nuk e përfillin shumica e njerëzve, i shohim duke mos e falnëderuar All-llahun për këtë kohë, nuk e vlerësojnë ashtu siç duhet. Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] thotë:

“Dy dhunti shumica e njerëzve nuk i përfillin: shëndetin dhe kohën e lirë”. (Buhariu).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka nxitur që të shfrytëzohet koha duke thënë:

“Sfrytëzoji pes gjëra para pesë të tjerave, mes tyre përmendi edhe: “kohën e lirë para se të angazhohesh”. (hadithi është sahih, transmeton Hakimi).

Një burrë i mirë thotë: “Posedimi i kohës së lirë është dhunti shumë e madhe, nëse besimtari e përbuzë këtë dhunti, duke ia hapur vetvetes derën e epshit dhe i dorëzohet udhëheqjes se tij, pa dyshim se All-llahu ia çrregullon këtë dhunti të zemrës dhe ia largon atë pastërti që e ka ndier në zemër”.

Andaj njeriu i mençur duhet ta mbushë kohën e lirë me vepra të mira, përndryshe dhuntia e kohës boshe bëhet denim për atë njeri. Andaj më herët kanë thënë: “koha boshe për burrat është denim, kurse për gratë lëvizje të epshit”.

Mjete që të ndihmojnë në ruajtjen e kohës

1- Llogaria e vetvetes

Kjo vepër është mjeti më i mirë që i ndihmon besimtarit në shfrytëzimin e kohës në respekte ndaj All-llahut [subhanehu ve teala], është metodë e burrave të mirë dhe rrugë e njerëzve të devotshëm. Llogarit vetveten dhe për çdo ditë pyete: sot çka ke bërë? Në çfarë veprash e ke kaluar ditën? A i ke shtuar veprat e mira ose i ke shtuar mëkatet?

2- Edukimi i vetvetes në ambicje të lartë

Ai që edukon vetveten në vepra të larta dhe largim nga veprat e ulta, pa dyshim se do të kujdeset që ta shfrytëzojë kohën maksimalisht, kurse ai që ka ambicje të lartë, pa dyshim se nuk kënaqet me vepra të vogla, kurse detyrat vijnë sipas vullnetit.

Poeti thotë:

Kur të ngritet njeriu kërkon lartësinë

Kënaqet me të ultën ai që është u ulët

3- Shoqërimi i njerëzve që e ruajnë kohën e tyre

Shoqërimi i njerëzve të tillë dh epërzierja me ta, kujdesi që të jesh sa ma afër tyre dhe ti keshë shembëlltyrë, të ndihmon në shfrytëzimin e kohës, të forcon shpirtin që ta shfrytëzosh kohën e jetës në vepra të mira. All-llahu e mëshiorftë ate që ka thënë:

Nëse jeton me një popull, shoqëro të zgjedhurit e tyre

Mos shoqëro të poshtrin e bëhesh i poshtër

Mos pyet për një njeri, por pyet për shokun e tij

Sepse shoku shokut i ngjet

4- Njohja e gjendjes së selefit me kohën

Njohja e gjendjes së tyre dhe leximi i jetëpërshkrimit të tyre, pa dyshim se i ndihmon shumë muslimanit në shfrytëzimin e mirë të kohës. Ata njerëz janë njerëzit që më së miri e kanë kuptuar vlerën e kohës dhe rëndësinë e jetës. Ata kanë dhënë shembullin më të mirë në shfrytëzimin e minutave të jetës dhe shfrytëzimin e çasteve në respekte ndaj All-llahut [subhanehu ve teala].

5- Llojllojshmëri e veprave me të cilat shfrytëzohet koha

Sepse shpirti sipas natyrës së vet shpejt mërzitet dhe ikë nga një gjë e përsëritur, nadaj llojllojshmëria e veprave e ndihmon shpirtin në shfrytëzimin e kohës maksimalisht.

6- Kuptimi se ajo kohë që kalon nuk kthehet më

Secila ditë që kalon, secila orë që ikë, secili moment që përfundon, nuk ka mundësi të kthehet, andaj edhe nuk ka mundësi të kompenzohet. Kjo është domethënja e fjalës së Hasan basriut i cili ka thënë:

“Çdo ditë që i vjen birit të Ademit i thotë: biri i Ademit, unë jam ditë e re, dëshmitar për veprat tuaja, nëse shkoj kurrë nuk kthehem, vepro çka të dëshirosh do ta gjeshë para vehtes, le pas dore çka të dëshirosh, dije se kurrë nuk do të kthehet”.

7- Përkujto vdekjen dhe momentin e dhënjes së shpirtit

Kur të niset njeriu të largohet nga dunjaja dhe të drejtohet nga ahireti, do të shpreson që ti jipet një çik kohë që të përmirësojë atë qe e ka prishur, të bëjë atë që e ka lërë pa bë, mirëpo kot e ka, i ka përfunduar koha e punës dhe i ka ardhur koha e llogarisë dhe shpërblimit. Andaj përkujtimi i këtij realiteti e bënë njeriun të kujdesshëm në shfrytëzimin e kohës në gjëra që e kënaqin All-llahun [subhanehu ve teala].

8- Largohu nga shoqërimi i njerëzve që humbin kohën kot

Shoqërimi i njerëzve përtac dhe përzierja me ata që e humbin kohën kot, është derdhje e energjisë pa vend dhe humbje e kohës. Fundi i fundit njeriu krahasohet me shokun e vet, andaj Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë:

“Kosideroni njeriun me shokun e vet, sepse njeriu e shoqëron të ngjajshmin me vetveten”.

9- Përkujto pyetjen për kohën në Ditën e Kijametit

Atë ditë kur do të qëndron njeriu para Zotit të vet, atë ditë të vështirë dhe kur do të pyetet për kohën dhe jetën e tij, si e ka kalaur, ku e ka harxhuar dhe në çka e ka shfrytëzuar?

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Nuk do ti lëvizin këmbët birit të ademit në Ditën e Gjykimit derisa nuk pyetet për katër gjëra: për jetën ku e ka harxhuar, për rininë, ku e ka kaluar, për pasurinë, ku e ka fituar dhe ku e ka harxhuar dhe për diturinë, çka ka vepruar me te”. (hadithi është hasen, transmeton Tirmidhiu).

Përkujtimi i këtij momenti të ndihmon në kujdesin ndaj kohës dhe shfrytëzimin e sajë në gjëra që e kënaqin All-llahun [subhanehu ve teala].

Gjendja e selefit në ruajtjen e kohës

• Hasan Basriu ka thënë:

“Biri i Ademit ti je ditë, nëse kalon një ditë të kalon një pjesë e ytja”.

“Biri i Ademit, dita është mysafir te ti, andaj kujdesu për te, se po i bëre mirë, shkon duke të falënderuar, e po i bëre keq, shkon duke të qortuar. E njejta vlen edhe për natën”.

“Dunjaja është tre ditë; dita e djeshme e cila ka shkuar, e nesërmeja, të cilën ndoshta nuk e arrinë dhe e sotshmeja, andaj puno në këtë ditë”.

• Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë:

“Për asgjë nuk pendohem, sa pendohem për ditën, në të cilën ka perenduar dielli, më është shkurtuar jeta, kurse nuk i kam shtuar veprat”.

• Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë:

“Humbja e kohës është më e rezikshme se sa vdekja, sepse humbja e vdekjes të largon nga All-llahu dhe ahireti, kurse vdekja të largon nga dunjaja dhe banorët e sajë”.

• Serri ibn Mufsili [rahimehull-llah] thotë:

“Nëse brengosesh kur të pakësohet pasuria, ma shumë duhesh të qajshë për pakësimin e jetës tënde”.

Ku ta shfrytëzojmë kohën tonë?

Hapësirat për të shfrytëzuar kohën janë të shumta, kurse muslimani duhet ti zgjedhë më të përshtatshmet dhe më të dobishmet. Këto hapësira janë:

1- Memorizimi i Kur'anit dhe mësimi i tij

Kjo është vepra më e mirë në të cilën duhet ta harxhojë muslimani kohën e vet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka nxitur në mësimin e Kur'anit duke thënë:

“Më i miri prej jush është ai që e mëson dhe ua mëson tjerëve Kur'anin”. (Buhariu).

2- Kërkimi i diturisë

Gjenerata e selefit kujdeseshin me të madhe që ti shfrytëzojnë kohët e tyre në kërkimin dhe nxënjen e diturisë, sepse kishin kuptuar nevojën e madhe që kishin për te, e cila ishte më e madhe sesa nevoja e tyre për ushqim dhe pijë. Shfrytëzimi i kohës në kërkimin dhe nxënjen e diturisë ka mënyra të ndryshme, prej tyre janë: pjesmarja në ligjerata të rëndësishme, dëgjimi i audio shiritëve të dobishëm, leximi i librave me vlerë, blerja e tyre, etj.

3- Përmendja e All-llahut

Asnjë vepër nuk e mbush tërë kohën sikurse është dhikri, përmendja e All-llahut [subhanehu ve teala]. Është hapësirë pjellore dhe e lehtë, e cila nuk kërkon prej muslimanit para ose mund. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka porositur një as’hab duke i thënë:

“Le të mbetet gjuha jote e largur nga përmendja e All-llahut”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi).

Sa bukur është kur zemra e besimtarit është e banuar me përmendje të All-llahut, kur flet All-llahun e përmend, kurse nëse lëviz, sipas urdhërave të Tij lëviz.

4- Shtimi i veprave vullnetare

Është një hapësirë shumë e rëndësishme në shfrytëzimin e kohës së jetës dhe është një el;ement shumë me rëndësi në edukimin e shpirtit dhe pastrimin e sajë. Është shansë për të kompenzuar mangësinë e cila shkaktohet gjatë kryerjes së obligimeve. Kurse përmbi krejt këtë është shkak për të arritur dashurinë e All-llahut. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Vazhdon robi im të më afrohet me vepra vullnetare derisa ta Dua”. (Buhariu).

5- Thirrja në rrugë të All-llahut, urdhërimi në të mirë dhe largimi nga të këqijat dhe këshillimi i muslimanëve

Thirrja në rrugë të All-llahut është detyrë e pejgamberëve. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.” (Jusuf: 108).

Andaj, vëlla i nderuar musliman, kujdesu që të shfrytëzosh kohën duke thirrur në rrugë të All-llahut, duke mbajtur ligjerata, duke shpërndarë libra dhe shirita, duke i thirru të familjes, të afërmit dhe fqinjët.

6- Vizita e farefisit dhe përkujdesi ndaj tyre

Kjo vepër është shkak për të hyrë në xhennet, për të arritur mëshirën dhe për tu zgjëruar rizku. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Kush dëshiron që ti zgjërohet rizku dhe ti shtohet jeta, le të përkujdeset ndaj farefisit”. (Buhariu).

7- Shfrytëzimi i kohëve të përditshme me vlerë

Siç janë rastet pas farzeve, mes ezanit dhe kametit, në pjesën e tretë të natës, gjatë dëgjimit të ezanit, pas namazit të sabahut deri në dalje të diellit. Krejt këto kohëra shoqërohen me adhurime të vlefshmem, në të cilat nxitë sherijati, andaj me shfrytëzimin e tyre muslimani fiton shpërblim të madh.

8- Mësimi i shkencave të dobishme

Siç është kompjuteri, gjuhët, zanatet e ndryshme, me qëllim që ti bëjë dobi vetvetes dhe muslimanëve përreth tij.

Këto janë shanse të përshtatshme, mjete të ofruara dhe hapësira të llojllojshme, i kemi përmendur si shembuj, sepse hapësirat e veprave të mira nuk munden të numërohen, që ta shfrytëzosh kohën, përskaj të detyrave kryesore tuaja.

Të meta që e mbysin kohën

Gjinden disa të meta dhe pengesa të shumta që ia humbin besimtarit kohën, saqë ka mundësi që edhe tërë jeta t’i kalon, nëse nuk i kupton dhe nuk mundohet që të lirohet prej tyre. Këto të meta dhe pengesa janë:

1- Gafleti, mospërfillja

Është një sëmundje shumë e rezikshme, me të cilën janë infektuar shumë musliman të sodit, gjersa e kanë humbur ndenjën për vlerën e kohës. Kur'ani na e ka tërhjekur vëmendjën nga gafleti, saqë pronarët e sajë i ka bërë lëndë djegëse të xhehenemit duke thënë:

“Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët”. (El-A’raf: 179).

2- Tesfivi- zvaritja dhe vonimi

Është e metë e cila e shkatërron kohën dhe e mbytë jetën. Për fat të keq, fjala “do ta bëjë nesër”, është bërë simbol i shumicës së muslimanëve dhe zakon i tyre. Hasan basriu [rahimehull-llah] thotë:

“Ruaju nga zvaritja, sepse ti vlen me (shfrytëzimin) ditën e sodit, e jo me ditën e nesërme”.

Vëlla i dashur, kujdesu nga zvaritja, sepse ske garancë se do të jetosh deri nesër, nëse të garantohet jeta deri nesër nuk sigurohesh nga pengesat e rastësishme ose angazhimet e papritura. Dije se çdo ditë dhe secila kohë i ka obligimet e veta, nuk ke kohë boshe në jetën tënde. Pastaj zvaritja në ibadete shkakton që të bëhet e zakonshme lërja e adhurimeve, siç thotë poeti:

Furnizohu me devotshmëri se nuk e di

Nëse të vjen nata, a jeton deri nesër

Sa njeri i shëndosh ka vdekur pa asnjë sëmundje

Dhe sa të sëmurë kanë jetuar gjatë kohë

Sa djelmosha ngrysin dhe gdhinë të sigurtë

I janë qendisur qefinat, mirëpo ai nuk e di.

Vëlla i nderuar nxito në shfrytëzimin e kohës së jetës tënde me adhurime dhe largohu zvaritjes dhe përtacisë, sepse në varre ke shumë njerëz të vrarë bga kjo fjalë “do ta bëjë nesër”.

Zvaritja është një shpatë e cila e këputë njeriun nga shfrytëzimi i frymëmarjeve të veta në rrugë të All-llahut, andaj kujdesu e mos u bë viktimë e sajë.

Paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjen, shokët dhe gjithë ata që e pasonjë në mënyrë më të mirë deri në Ditë të Kijametit.

Shqipëroi: Bekir Halimi



Marur nga nje fletushke e përgaditur nga "Darul-Vatan".,
27.4.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 21/11/2010, 05:37


Bisedë e një djaloshit në dilemë me një dijetar

Na ishte një djalë i ri i cili kishte shkuar përtej detit që të mëson për një kohë të gjatë.

Pasi që u këthy, ai kërkoi prej prindërve të tij që t'ja gjejnë një dijetarë fetar ose ndonjë ekspert i cili do të mundeshte ti përgjigjet 3 pyetjeve të tija. Në fund, prindërit e tij ishin në gjendje që të ja gjejnë një dijetarë musliman.

Djali i ri: Kush jeni ju? A mundeni ti përgjigjeni pyetjeve të mija?

Dijetari: Unë jam njëri prej robërve të All-llahut (Subhane ue Te'ala) dhe inshaAll-llah (nëse don All-llahu) unë do të mundem ti përgjigjem pyetjeve tuaja.

Djali i ri: A jeni të sigurtë? Shumë prej Profesorëve dhe ekspertëve nuk kanë qenë në gjendje t'i përgjigjen pyetjeve të mija.

Dijetari: Do të mundohem më së miri që mundem, me ndihmën e All-llahut (Subhane ue Te'ala).

Djali i ri: Kam 3 pyetje:

1. A ekziston Zoti? Nëse po, ma trego formën e tij.

2. Çka është takdir (fati)?

3. Nëse shejtani (dreçi) është krjuar prej zjarrit, pse në fund ai do të hidhet në xhehnem (ferr) edhepse edhe ai është krijuar nga zjarri. Me siguri se nuk do ta dëmton aspak, pasi që shejtani (dreçi) dhe xhehnemi janë të krijuara nga zjarri. A nuk ka menduar Zoti kaq larg?

Papritmas, dijetari ja mëshon një shuplakë të fuqishme fytyrës së djaloshit.

Djali i ri (duke ndjerë dhimbje): Përse u mllefosët me mua?

Dijetari: Nuk jam i mllefosur. Shuplaka është përgjigjeja ime për tre pyetjet tuaja.

Djali i ri: Me të vërtetë nuk e kuptoj.

Dijetari: Si ndjehesh mbasi të rashë shuplakë?

Djali i ri: Me siguri se ndjeva dhimbje.

Dijetari: Pra a beson se dhimbja ekziston?

Djali i ri: Po.

Dijetari: Ma trego formën e dhimbjes!

Djali i ri: Nuk mundem.

Dijetari: Ajo është përgjigjeja ime. Të gjithë ne e ndjejmë ekzistencën e Zotit duke mos qenë në gjendje që të shofim formën e Tij.

Dijetari: Mbrëmë, a ëndërrove se do të ta mëshoj shuplakë?

Djali i ri: Jo.

Dijetari: Së paku a ke pritur se do të ta mëshoj shuplakë sot?

Djali i ri: Jo.

Dijetari: Ajo është takdir (fati).

Dijetari: Dorën time që e përdora për ta mëshuar shuplakë, prej çka është e krijuar?

Djali i ri: Është e krijuar prej lëkurës.

Dijetari: Si ndjehesh pasi që ta kam mëshuar?

Djali i ri: Kam dhimbje.

Dijetari: Edhepse shejtani (dreçi) dhe vet xhehnemi janë dy gjëra të krijuara prej zjarrit, inshaAllah (nëse don All-llahu), xhehnemi do të jetë një vend shumë i dhembshëm për shejtanin (dreçin).



Albislam.Com,
4.5.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 21/11/2010, 05:40


Pes kushtet për tëe fituar mbi epshin...

Nje njeri shkoi tek Ibrahim ibn adham dhe i tha: O ebu Isaak une e kam te veshtire te kontrolloj deshirat e mia te keqia keshtu qe me keshillo.Ibrah ibn isaak i tha:nese i pranon 5 kushte dhe i praktikon ato epshet e tua s`do te bejne kurrfare demi

Njeri tha: me thuaj ebu isaak.ibn adhami i tha: e para kur don te kundershtosh urdherat e Allahut mos ha asgje qe Ai te furnizon

Njeri tha:si te mos ha kur cdo gje i perket Allahut?!

Keshtu a eshe e drejte te hash dhe ti thyesh urdherat e Tij ne te njejten kohe:-tha ibn adhami

Njeriu tha:jo kush eshte kushti i dyte

Ibn adham:kur don te kundershtosh urdherat e Allahut largohu nga toka e Tij.

Njeriu tha:si te largohem kur cdo gje i perket Atij

Ibrahimi i tha:aa eshte e drejte te ushqehesh me riskun e Tij te jetosh ne token e Tij dhe te mos ti bindesh Allahut

Njeriu tha:jo s`eshte e drejte kush eshte kushti i trete

Kur nuk do ti bindesh Allahut shko ne nje vend ku Ai nuk te sheh dot.

Njeriu tha:e ku te shkoj kur Allahu di cdi gje dhe nuk mund ti fshihet asgje.

Ibrahimi tha:a eshte e drejte te hash me riskun e tij te jetosh ne token e Tij dhe kur e di qe Allahut nuk mund ti fshihet asgje ta kundershtosh Ate

Njeriu tha :me te vertete jo.me thuaj kushtin e katert

Ibrahimi tha:kur te vije engjelli i vdekjes thuaji te presi pak sa te pendohesh dhe te besh vepra te mira per hir te Allahut

njeriu:ai s`do me degjoje mua

ibrahimi:ateher kur te vjen vdekja dhe e di qe engjelli i vdekjes nuk ben leshim qe te pendohesh e te besh vepra te mira si mendon te shpetosh

Njeriu :kush eshte e pesta

Kur te vijne engjejt e xhehennemit te te marrin per ne xhehennem mos shko me ta.

njeriu tha:ata te marrin do apo s`do

ibrahimi:ateher si mendon te shpetosh

njeriu tha:mjaft mjaft pendohem tek Allahu dhe kerkoj falje.

pendimi i personit ishte i sinqete dhe ai e adhuroi Allahun dhe nuk beri me mekat derisa vdiq.

Përgaditi i.d.

Albislam.Com,
19.5.2001

Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 21/11/2010, 05:41

Gjërat që e prishin zemrën

Gjërat që e prishin zemrën janë:

Një: mvarshmëria nga tjerët përpos All-llahut [subhanehu ve teala]…Kjo është gjëja që më së shumti e prish zemrën, sepse kur të mvaret prej tjetërkujt përveç All-llahut, All-llahu e lë në duart e tij dhe nuk i ndihmon, e kështu u kalon arritja e asaj që e ka synuar prej All-llahut.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Dhe kur ata në vend të All-llahut adhuruan zota tjerë për t'u krenuar me ta. Përkundrazi, ata (idhujt) do të tërhiqen prej adhurimit të atyre dhe do të bëhen armiq të tyre”. (Merjem: 81-82).

Dy: Hypja detit të shpresave, që është deti pa bregdet, është deti mbi të cilin hypin njerëzit e fiaskuar. Më parë kanë thënë: shpresa është kapitali i të fiaskuarve…malli i tij premtimet e shejtanit, kurse pasuria e rrejshme ëndërrat… Ëndërrat e kota luajnë me te ashtu siç luan qeni me coftinën.

Tre: ushqimi, edhe ate në dy aspekte:

a) ajo që e prish vetvetiu, siç janë ndalesat, të cilat sërish janë dy lloje:

- të ndaluara pse All-llahu i ka ndaluar, siç është derri, coftina, etj,

- të ndaluara pse nuk janë të tija, siç është pasuria e vjedhur ose e marur pa të drejtën e pronarit të saj.

b) ajo që prish nëse kalohen kufinjtë dhe teprohet, siç është israfi në hallall, ose ngrënia e tepërt që të rëndon nga ibadetet dhe e angazhon duke e shtyrë të kujdeset për barkun e vet dhe ti arrijë dëshirat e tija.

Katër: gjumi i tepruar. Gjumi i teoruar e vdes zemrën, e dembelon trupin, e humbë kohën, shkakton moskujdesi. Urrehet gjumi pas namazit të sabahut deri sa të lind dielli, kurse gjum i padobishëm është gjumi pas perendimit të diellit deri sa të humbet e kuqeja e diellit. Kjo është e urrejtur edhe fetarisht edhe natyrisht.

Marur nga libri “Medarixhussalikin”, fq. 454.

Bekir Halimi,
8.6.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 21/11/2010, 05:47


12 Argumente se Muhammedi s.a.v.s. është i Dërguari i vërtetë

Vëllezër dhe motra kudo që të jeni esselamu-alejkum ve rahmetullah! Me këtë ese, nuk po i drejtohem vetëm pasuesve të Islamit, të cilëve u takoj edhe unë, por në të vërtetë po e shkruaj këtë artikull për secilin mashkull dhe femër anembanë botës.

E lus All-llahun që të mundësojë që kjo ese të arrijë në secilin vesh, të bien në shikimin e secilit sy dhe të kuptohet nga secila zemër…

Muhammedi djali i `Abdullahut është i Dërguari i All-llahut dhe Lajmëtari i fundit i dërguar nga All-llahu për banorët e botës.

Vëllezërit dhe motrat e mia! Duhet ta dini se Lajmëtari, Muhammedi i biri i `Abdullahut (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të), është Lajmëtari i All-llahut në realitet dhe në vërtetësi. Argumentet dhe dëshmitë të cilat e tregojnë vërtetësinë e tij janë të shumta. Askush pos mosbesimtarit, i cili vetëm për shkak të arrogancës së tij, nuk mund t’i mohojë këto shenja.

Prej argumenteve:

1. Muhammedi (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) është rritur si analfabet, i paaftë të lexojë dhe shkruajë, dhe ka mbetur i tillë deri në vdekjen e tij. Prej gjithë popullit të tij ka qenë i njohur si i sinqertë dhe i besueshëm. Para se ta pranon shpalljen, ai nuk ka pasur dituri të mëparshme të religjionit apo të ndonjë Lajmi të mëparshëm. Ai ka mbetur i tillë dyzet vitet e para të jetës tij. Mandej atij i erdhi Shpallja me Kur’anin të cilin tani e kemi në duart tona. Ky Kur’an i përmend shumicën e rasteve të cilat gjinden në shpalljet e mëparme, duke na treguar për këto ndodhi në detajet më të imta sikur vet ai ti kishte përjetuar. Këto raste u shpallën në mënyrë precize ashtu siç gjinden në Tevratin e shpallur Musës dhe në Inxhillin e shpallur Isaut. Andaj as jehuditë të as krishterët nuk ishin në pozitë ta përgënjeshtrojnë për çfarëdo që ka thënë.

2. Muhammedi (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) po ashtu ka parashikuar të gjitha gjërat të cilat mund t’i ndodhin atij dhe ummetit të tij pas vdekjes së tij, në lidhje me ngadhnjimin e tyre, largimin e mbretërive tiranike të Kisraut (titulli mbretëror i mbretërve Zoroastrian të Persisë) dhe Cezarit, si dhe përhapjen e fesë Islame anembanë botës. Këto ndodhi janë paraqitur saktësisht në atë kohë në të cilën Muhammedi i ka parashikuar, mu sikur ai ardhmërinë ta lexonte nga ndonjë libër i hapur.

3. Muhammedi (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) po ashtu solli Kur’anin në arabisht në kulminacion të elokuencës dhe qartësisë. Kur’ani i ka sfiduar arabët që kanë qenë elokuentët më të rjedhshëm të kohës së tij, të cilët në fillim e përgënjeshtruan atë, që të sjellin së paku një kaptinë si në Kur’ani. Prandaj arabët elokuentë të atyre ditëve, nuk kanë qenë në pozitë ta kundërshtojnë këtë Kur’an.

Me të vërtetë, deri në këtë ditë, askush nuk ka patur guxim të pohojë se ai ka qenë në gjendje të thurë fjalë të cilat janë të barabarta, apo së paku të afërta me rendin, hijeshinë, bukurinë, dhe shkëlqimin e këtij Kur’ani madhështor.

4. Historia e jetës të këtij të Dërguari Fisnik është shembull më i përsosur i të qenurit i drejtë, i mëshirshëm, i dhembshur, i vërtetë, i guximshëm, bujar, zemërgjërë, i larguar prej të gjitha karakteristikave të këqia dhe asket në të gjitha çështjet e kësaj bote, duke u përpjekur vetëm për shpërblimin e jetës së ardhme. Përveç kësaj, në të gjitha veprat dhe sjelljet e tija, ai gjithmonë e ka pasur në mend All-llahun dhe i është frikuar Atij.

5. All-llahu ka mbjellë dashuri të madhe për Muhammedin (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) në zemrat e atyre të cilët e besuan dhe e panë atë. Kjo dashuri ka arritur deri në atë nivel, saqë cilido prej shoqëruesve të tij me gjithëdëshirë do ta sakrifikonte vetveten e tij (saj), babain apo nënën e tij për atë.

Deri më sot, ata të cilët besojnë në Muhammedin e respektojnë dhe e duan. Cilido qoftë prej atyre të cilët besojnë në të, do ta jipnin familjen dhe pasurinë e tyre si shpërblim për ta parë atë, madje edhe vetëm njëherë.

6. Askund në histori nuk është ruajtur biografia e ndonjë personi siç është ruajtur biografia e jetës së Muhammedit, i cili është njeriu më me ndikim në historinë njerëzore.

Gjithashtu bota as që e ka njohur ndokend të cilin e përmendin çdo mëngjez dhe mbrëmje dhe i cili shumë herë tjera gjatë ditës, u bie në mend atyre të cilët besojnë në të. Duke e kujtuar Muhammedin, besimtarët do ta përshëndesin atë dhe do ta lusin All-llahun ta bekojë atë. Ata e bëjnë këtë me gjithë zemër dhe me dashuri të vërtetë ndaj tij.

7. Gjithashtu nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë njeri në botë i cili ende pasohet në të gjitha veprat e tija nga ata të cilët besojnë në të.

Ata të cilët besojnë në Muhammedin, flejnë në mënyrën në të cilën ai ka fjetur, pastrojnë veten (me anë të abdestit dhe gusllit) në mënyrën në të cilën ai e ka pastruar veten, pasojnë veprat e tija në mënyrën e ngrënies, pirjes dhe veshmbathjes.

Me të vërtetë, ata që besojnë në Muhammedin në të gjitha aspektet jetësore pasojnë edhe mësimet të cilat ai i ka shpërndarë në mesin e tyre dhe rrugën të cilën ai e ka udhëtuar gjatë jetës së tij.

Gjatë çdo gjenerate, prej ditëve të tija e deri në ditët e sotme, besimtarët në të Dërguarin Fisnik në mënyrë të plotë kanë pasuar mësimet e tija. Me disa prej tyre, kjo ka arritur nivelin që ata dëshirojnë të pasojnë dhe t’i bashkangjiten rrugës së të Dërguarit në gjërat e tija personale në lidhje me ato gjëra, të cilat All-llahu nuk i ka kërkuar prej tyre, e të cilit ata i kryejnë gjatë adhurimit të tyre. Për shembull, disa prej tyre ushqehen vetëm me ato ushqime specifike ose veshin vetëm ato tesha specifike të cilat i ka pëlqyer Lajmëtari.

Përveç kësaj, të gjithë ata të cilët besojnë Muhammedin i përsërisin ato lëvdata të All-llahut, lutjet e veçanta, si dhe përmendjet të cilat ai i thoshte gjatë veprave të tija gjatë ditës dhe natës, siç janë fjalët të cilat ai i thoshte kur i përshëndeste njerëzit, fjalët të cilët i thoshte duke hyrë dhe duke dalë prej shtëpisë, duke hyrë dhe duke dalë prej xhamisë, duke hyrë dhe duke dalë prej banjos, duke shkuar të flejë dhe duke u zgjuar prej gjumit, duke vërejtur hënën e re, duke vërejtur pemët e reja nëpër drunj, duke ngrënë, pirë, veshmbathur, kalëruar, udhëtuar dhe duke kthyer prej udhëtimit, etj.

Përveç kësaj, të gjithë ata të cilët besojnë Muhammedin, në mënyrë të plotë i kryejnë, madje edhe në detajet më të imta, të gjitha aktet e adhurimit, siç janë namazi, agjërimi, zekati dhe haxhi mu ashtu siç ka vepruar dhe siç i ka mësuar të tjerët të veprojnë ky Lajmëtar Fisnik (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të).

Të gjitha këto gjëra u mundësojnë atyre që besojnë në të, ta jetojnë jetën e tyre në të gjitha aspektet me këtë Lajmëtar Fisnik si shembull i tyre, mu sikur ai të qëndronte para tyre, me qëllim që ata ta pasojnë në të gjitha punët e tyre.

8. Asnjëherë nuk ka pasur dhe as që do të ketë ndonjë njeri dikund në këtë botë i cili ka pranuar dashuri të tillë, repsekt, nder, dhe dëgjueshmëri në të gjitha gjërat, të vogla apo të mëdha ashtu siç ka bërë ky i Dërguar Fisnik

9. Që nga ditët e tija, në të gjitha religjionet botërore dhe gjatë çdo periudhe kohore, ky i Dërguar Fisnik ka qenë i përcjellë nga individë prej të gjitha racave, ngjyrave dhe popujve. Shumë prej atyre të cilët e kanë pasuar atë, më pare kanë qenë krishterë, jehudi, paganë, idhujtarë ose edhe pa anjëfarë religjioni. Në mesin e atyre të cilët kanë zgjedhur ta pasojnë, ka pasur edhe të tillë që kanë qenë të njohur për gjykimin e tyre të shëndoshë, për mençurinë, mendimet dhe parashikimet e tyre. Ata zgjodhën ta pasojnë këtë të Dërguar Fisnik pasi që ishin dëshmitarë në shenjat e vëretësisë së tij dhe në argumentet e mrekullive të tija. Ata nuk zgjodhën ta pasojnë Muhammedin nga detyrimi për ta bërë këtë ose nga dhuna, ose për shkak të asaj se kishin pranuar traditat e baballarëve dhe nënave të tyre.

Me të vërtetë, shumë prej pasuesve të këtij të Dërguari (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të), zgjodhën ta pasojnë atë gjatë kohës kur Islami ishte i dobët, kur kishte pak muslimanë dhe kur kishte persekutime të rrepta të pasuesve të tij në botë. Shumica e njerëzve të cilët kanë pasuar këtë të Dërguar (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) nuk e kanë bërë këtë me qëllim që të përfitojnë ndonjë dobi materiale. Me të vërtetë, shumë prej pasuesve të tij kanë përjetuar format më të vështira të dëmtimit dhe persekutimit si rezultat i pasimit të këtij të Dërguari. Krahas tërë këtij dëmi dhe persekutimi, kjo nuk i largoi ata nga religjioni i tij. .

Vëllezërit e mi, e tërë kjo tregon qartë se cilido që posedon pak logjikë, do ta kuptojë se ky i Dërguar me të vërtetë dhe në realitet ka qenë i Dërguari i All-llahut dhe se nuk ka qenë vetëm një njeri i cili ka pohuar se është i Dërguar ose ka folur për All-llahun pa dituri.

10. Me tërë këtë, Muhammedi ka arrdhur me një religjion të madhërueshëm në besimin dhe ndërtimin ligjor të tij.

Muhammedi e ka përshkruar Allahun me kualitete të plota të përsosmërisë dhe në kohën e njëjtë e ka përshkruar edhe në mënyrë të pastër çfarëdo mospërsosmërie. Kështu as filozofët e as njerëzit e mençur nuk kanë mundur ta përshkruajnë All-llahun në mënyrë të tillë. Me të vërtetë, është e pamundur të paramendohet se cilado mendje njerëzore do të mund të parafytyronte ekzistencën e një qenie e cila posedon aq aftësi të plota, aq dituri dhe madhëri, e Cila e ka nënshtruar të krijuarën, e Cila ka përshkuar çdo gjë në gjithësi, të vogël apo të madhe, dhe e Cila posedon aq mëshirë të përsosur.

Gjithashtu nuk është në aftësinë e ndonjë krijese njerëzore të vendsë një ligj të përsosur të bazuar në drejtësi, barazi, mëshirë dhe vërtetësi për të gjitha aktivitetet njerëzore në këtë botë sikur ligjet të cilat Muhammedi i ka sjellë në të gjitha sferat e aktiviteteve njerëzore, siç është shitblerja, martesa, ndarja, qiraja, dëshmia, ruajtja, kujdestaria, si dhe të gjitha kontratat tjera të cilat janë të domosdoshme për mirëqenien e jetës dhe qytetërimit në botë.

11. Eshtë e pamundur që cilido njeri të paramendojë mençurinë, sjelljen e mire dhe fisnikërinë e karakterit siç e ka bërë këtë ky i Dërguar i nderuar (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të).

Në mënyrë të përmbushur dhe të plotë, Muhammedi ka përhapur mësimin për karakterin dhe sjelljen ndaj prindërve, kusherinjëve, shokëve, familjes, njerëzimit, kafshëve bimëve dhe të gjitha objekteve tjera të vdekura. Eshtë e pamundur për mendjen, e njeriut ta përshkojë tërë atë mësim ose ta zëvendësojë me një mësim të ngjashëm.

E tëra kjo, në mënyrë të qartë tregon se ky Lajmëtar nuk e ka sjellë këtë religjion prej dëshirës së tij, por në të vërtetë ky ka qenë mësim dhe inspirim të cilin e ka pranuar nga Ai i Cili krijoi botën dhe qiejt e lartë dhe krijoi këtë gjithësi në arkitekturën e saj të mrekullueshme dhe të përsosur.

12. Ndërtimi ligjor dhe besimi në religjionin të cilin e solli Lajmëtari, Muhammedi (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të), i ngjanë ndërtimit (inxhineringut) të qiejve dhe të tokës. E tëra kjo tregon se Ai i cili ka krijuar qiejt dhe tokën është Ai i Cili e ka dërguar këtë ligj të madhëruar dhe këtë religjion të drejtë.

Grada e pamundësisë të imitohet ligji Hyjnor i cili i është dërguar Muhammedit është në grade të njejtë me pamundësinë të imitohet krijimi Hyjnor i qiejve dhe i tokës. Ashtu si nuk mund njerëzimi të krijojë gjithësinë, në mënyrë të njëjtë njerëzimi nuk mund ta krijojë një ligj të ngjajshëm me atë të All-llahut të cilin ai ia ka shpallë shërbëtorit dhe lajmëtarit të Tij, Muhammedit (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të).

Abdurrahman AbdulHalik,
12.6.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 21/11/2010, 05:50


Butësia

Ka thënë Pejgamberi, paqja dhe bekimi i All-llahut qoftë mbi të:"All-llahu është i butë dhe e don të butën në çdo gjë dhe i jep njeriut të butë dhe që përmbahet atë që s’ia jep asnjë njeriu."

"Cdo veprim i shoqëruar me butësi zbukurohet dhe nëse jo shëmtohet."

"Nëse All-llahu e don ndonjërin i dhuron atij butësi dhe ato shtëpi që s’praktikojnë butësinë i ndalohen mirësitë."

"Tre cilësi nëse ndodhen tek ndonjë njeri Alll-llahu do ia mbulojë të këqiat dhe do e fusi në xhen-net:

a- Butësia ndaj të dobëtit dhe ndaj të pafuqishmit.

b- kujdesi ndaj prindërve.

c- Pëzemërsi ndaj atyre që administron.

Kur një njeri hyri në xhami dhe urinoi sahabet kur e panë u çuan ta rrahin kurse i Dërguari i All-llahut i ndaloi duke thënë: "Ne jemi dërguar për të lehtësuar dhe jo për të vështirsuar."

"All-llahu e ka ndaluar që ta djegi zjarri i xhehen-nemit atë njeri që i butë, i përzemërt dhe i lehtë (jo i rëndë)."

"Ditën e gjykimit do të thërrasi një thirrës njerzit e mirë dhe ata nisen me shpejtësi për në xhen-net, melaiket i takojnë dhe i pyesin:

- Kush jeni ju që po nxitoni kaq shumë për në xhen-net?

- Ne jemi njerzit e mirë, dhe nëse na është bërë padrejtësi kemi duruar dhe jemi sjellur me butësi."

Ka treguar i Dërguari i All-llahut që një popull e ka rrahur të dërguarin e tyre (pejgamberin e tyre) derisa e lanë në gjak. Dhe ai duke fshirë gjakun prej fytyre ka thënë: "O All-llah fale popullin tim se nuk dijnë se ç’farë po bëjnë!"

"Nuk është i fortë ai që mposht tjetrin por i fortë është ai që mposht zemërimin dhe e përmban veten."

Kur mushrikët po e lëndonin të Dërguarin e All-llahut disa i thanë:

- "A nuk po e lut All-llahun që ta shkatërrojë këtë popull?"

- dhe ai ju përgjigj- "unë nuk jam dërguar për të mallkuar, por për të mëshiruar."

Dhe kur u shtua edhe më shumë presioni ndaj të Dërguarit të All-llahut, All-llahu dërgoi Xhebrailin dhe me të edhe melekun e maleve. Pasi i dhanë selamin, meleku i maleve i tha:

- " Më urdhëro dhe unë do t’i palos malet përmbi kokat e tyre!"

- dhe i Dërguari i All-llahut i tha- "Jo se ndoshta All-llahu do të nxjerri pasardhësve prej tyre që të afhurojnë All-llahun."

Një mbret del për gjueti në shkretëtirë. Pasi largohet prej grupit e kap një etje e madhe dhe ujë nuk kishte. Aty pranë ndodhej një fshat. Ky me shpejtësi drejtohet për tek ky fshat. Papritur del një fëmijë i vogël që e tremb kalin dhe mbreti për pak sa nuk ra vetë, por ira kurora mbretrore. Ky nxehet dhe e rreh këtë fëmijë me kamzhik për vdekje. Pas pak del nëna e këtij fëmije që e kishte të vetëm dhe kjo grua ishte besimtare e mirë. Shikon fëmijën e saj të vdekur dhe një mbret të egër. Dhe pasi nuk i bën dot gjë u lut dhe tha: "O Zot im, je aq i butë saqë ky i paditur mendoi se Ti nuk ekziston dhe mori fëmijën e saj dhe mbreti duke u kthyer rrugës ndërroi jetë."

Një ushtar pyeti një prej princave musliman, Ibrahim Ibn Ed’hem, ndërkohë që nuk e dinte që ishte princ, dhe i tha:

"Ku është qyteti (ndërtesat)?"

Dhe ky i tregoi me gisht nga varrezat. Ushtari kujtoi se ky po tallej me të dhe filloi t’i gjuante, derisa e gjakosi. Kur e mori vesh se ai ishte princi shkoi t’i kërkonte të falur dhe Ibrahimi iu përgjigj:

- "Kur ti po më rrihje mua, unë po e lusja All-llahun që të fuste ty në xhen-net."

- Ushtari i tha- "E pse?"

- Ibrahimi i tha- "kur ti po më rrihje mua unë u tegova i butë mr ty duke shpresuar xhen-netin dhe durova, dhe prej kësaj unë përfitova shumë sevape, dhe se ti u bëre shkaku që ma dhe këtë sevap kaq të madh prandaj e luta All-llahun që të fuste ty në xhen-net."

Një burrë e ofendoi dhe shau shumë keq Amr Ibn Ubejd dhe ky i fundit duroi derisa mbaroi pastaj i tha: "All-llahu ta shpërbleftë për gabimet që më tregove dhe ti faltë gjynahet që përmende."

Një njeri i hodhi një grusht dhè një dijetari dhe nxënësit e tij çohen për ta rrahur por ai i ndaloi dhe i thotë: "Kush e meriton dënimin e zjarrit për një grusht dhè, ai e mori dënimin."

Ka thënë i Dërguari i All-llahut (s.a.u.s.): "Mos u zemëro dhe për ty është xhen-neti."

Ka thënë i Dërguari i All-llahut (s.a.u.s.): "Dija mësohet duke e kërkuar atë dhe butësia duke e praktikuar."

Ka thënë All-llahu tea’la: "Dhe ecin nëpër tokë me thjeshtësi dhe kur i flasin injorantët thojnë paqe (selam)..." (Furkan 63)

Umer Ibn Hatab ka thënë: "Kërkojeni dijen që ta mësoni dhe t’ia mësoni të tjerëve, sepse dija të fal qetësi dhe butësi."

Ka thënë Ali Ibn Ebi Talib: "Nuk është mirësi që të shtosh pasurinë dhe të kesh shumë fëmijë, por mirësi është të shtosh dijen dhe butësinë."

Ka thënë Hasan El Basri: "Kërkojeni dijen dhe zbukurojenin atë me butësinë."

Nëse dikush të shan përgjigju: Nëse je gënjeshtar All-llahu ta faltë gjynahun dhe nëse ke të drejtë All-llahu ma faltë gjynahun.

Një njeri po pyeste një dijetar:

- " Kam një konflikt dhe nëse largohem kam frikë se do të më quajnë frikacak i nënshtruar, i poshtëruar dhe i pavlerë."

- Ai iu përgjigj- "I poshtëruar është vetëm i padrejti."

Ka thënë Uehb Ibn Muneb-bih: "Kush mëshiron mëshirohet, kush hesht është larg konfliktit, kush është i paditur mposhtet, kush nxiton gabon, kush ndez sherrin nuk shpëton, kush nuk e len hipokrizinë do shahet, kush nuk e urren sherrin merr gjynah dhe kush zbaton rregullat e All-llahut ruhet prej Tij."

I shkon lajmi Malik Ibn Dinar që dikush e shau dhe ky shkon dhe i thotë: "Kam marrë vesh se më ke sharë, pra ti qenke më bujar se unë ndërkohë që po ta bëjë unë atë veprim do të dhuroj nga të mirat e mija."

Mesazh nga vëllezërit e Durresit

Përgaditi: i.d.

Publikimi i pare: alb-muslimstudents@yahoogroups.com

i.d.,
17.6.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 21/11/2010, 06:31


Thënie mbi pendimin

Ka thënë All-llahu tea’la: “O ju që keni besuar pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë.” (Kur’an Et-Tahrim 8)

Ka thënë Hasan El Basriu: “Teubja duhet të jetë pendim me zemër, të kërkosh falje me gjuhë, të largohesh nga veprimi i ndaluar dhe të insistosh që të mos kthehesh më tek ai veprim.”

Thuhet që vdekja për të penduarin është më e lehtë sesa është ujti për një të etur, sepse ai që është i etur përpëlitet.

Përse All-llahu e ka fshehur vdekjen dhe Kijametin?

Përgjigja është se All-llahu ka premtuar se do t’ia pranojë pendimin e të penduarve dhe nëse do t’ia tregonte njerëzve, ata do ta shpërdoronin dhe do të zhyteshin në mëkate deri pak para vdekjes dhe pastaj do të pendoheshin.

Ka thënë Sehli (r.a):

“Nëse një njeri bën një vepër të mirë dhe thotë: O Zot Ti më ndihmove që ta kryej. All-llahu thotë që ti u binde dhe kërkove që të fitosh kënaqësinë time.

E nëse thotë: Unë e bëra, All-llahu thotë që Unë ta bëra të mundur dhe zemërohet me të.

Dhe nëse bën ndonjë vepër të keqe dhe thotë: O Zot Ti ma bëre të mundur që ta bëjë këtë të keqe, All-llahu thotë që ti e zgjodhe dhe e punove duke mos u bindur.

Dhe nëse thotë: O Zot unë i bëra padrejtësi vetes All-llahu thotë që Unë ta bëra të mundur që ta kryesh. Unë ta fala Unë ta mbulova gjynahun.”

Ka thënë Musai (a.s.): “O Zot si i përgjigjesh nëse të lutet një i devotshënm dhe të kërkon diçka? I thotë All-llahu: Tu përgjigja. Po nëse të kërkon diçka agjëruesi? I thotë All-llahu: Tu përgjigja. Po nëse të kërkon gjunahqari i për vuajtur? I thotë All-llahu: Tu përgjigja. Tu përgjigja. Tu përgjigja.

O Musa, çdo njëri prej tyre i mbështetet (shpreson nga) punës së tij, ndërsa gjunahqari shpreson në mëshirën time dhe se unë nuk e poshtëroj atë njeri që më mbështete mua. Ka thënë All-llahu i Lartësuar: “Dhe kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij.” (Kur’an)

Një herë e një kohë një person me disa shokë vidhnin njerëzit me forcë nëpër rrugë. Pranë vendit ku ndodheshin një herë të uur ishin dy hurma njëra e thatë e tjetra e njomë. Personi në fjalë i bëri përshtypje një zog i cili merrte (hurma) nga hurma e njomë dhe çonte tek ajo e thata. Kurioziteti e shtyu të hipte tek hurma e thatë të shihte, kur ç’të shihte, zogu ushqente një gjarpër të verbër. Ky person nisi të mendojë: “Zogu i sjell riskun gjarprit të verbër kur Pejgamberi na ka urdhëruar ta vrasim, kurse unë jam nga ata që dëshmoj se Ti je i pashoq dhe plaçkis njerëzit nëpër rrugë?!”

Atij i thuhet: Dera e All-llahut është e hapur për ata që pendohen, dhe ndërkohë ky thyen shpatën e thotë – Pendim – dhe atij i pranohet pendimi. Kur shokët e pyesin se ç’ka ngjarë ai përgjigjet: “Isha i përzënë dhe bëra marrveshje me All-llahun që s’do të kthehemmë tek Zemërimi i Tij (All-llahut)”

Kur pendohet një njeri pendimi ndez ndërmjet qiellit dhetokës 70 rreze drite dhe thërret një thirrres: “Filani është ndrequr dhe pajtuar me Zotin e tij.”

Një ndodhi e rrallë. Disa njerëz të mirë po kalonin pranë një bariu dh panë se pranë deleve rrinin dhe ujqërit, dhe e pyetën bariun se kur qënkan miqësuar e pajtuar delet me ujqërit, e se kur ka ndodhur kjo marrëveshje. Bariu u përgjigj: “Kur është ndrequr marrëdhënia ndërmjet bariut dhe All-llahut, sepse kur njeriu nuk i bindet All-llahut, All-llahu mund ta torturojë dhe dënojë. Kur ndreqen marëdhëniet ndërmjet njeriut dhe All-llahut d.m.th kur i bindet Krijuesit atëherë çdo gjë ecën vaj, e All-llahu i nënshtron çdo gjë që ndodhet në univers aq sa thyen edhe ligjet e kësaj bote për hir të tij.”

Transmetohet nga Aishja (r.a.): Kur Ademi donte të pendohej fali dy rekatë dhe tha: “O zoti im Ti e din atë që unë e fsheh dhe e shpreh, Ti e din nevojën dhe hallet e mija, pra përgjigju lutjeve të mija, Ti e din se ç’ka në brendësi të zemrës sime pra falmi gjunahet, O zoti im. Besimin që ma dhurove bëje për të depërtuar në të gjithë zemrën që ta ndriçojë atë. O Zoti im, më jep besim të paluhatshëm kur të jem i vetëdishëm se çdo gjë që më godet është përcaktuar nga Ti dhe me kënaq me rriskun që më ke dhënë”. Dhe All-llahu i thotë: “O Adem gjunahin ta kam falur, dhe çdo pasardhës yti nëse më lut me këtë lutje ia kam falur gjunahun.”

Çdo musliman dhe çdo kafir kanë nga dy shtëpia, një në xhen-net dhe tjetrën në xhehen-nem. E kur vdes muslimani trashëgon shtëpinë tij dhe të kafirit në xhen-net, ndërsa kur vdes kafiri trashëgon shtëpinë e tij dhe të muslimanit në xhehen-nem.

Thuhet që në kohë e Musait (a.s.) një njeri sado që u pendonte kthehej përsëri dhe binte po në të njëjtin gjunah. Dhe All-llahu i thotë Musait: “Thuaj atij se nëse i ktheht sërisht gjjunahit pasi është penduar, Unë do ta dënoj dhe nuk do t’ia pranoj më pendimin”. Pasi Musai ia komunikojë mesazhin nuk kaloi shumë dhe ky përsëri mëkatoi, All-llahu i thotë Musait: “Thuaj atij që jam i zemëruar ndaj tij”, dhe ky doli në shkretëtirë dhe tha: “O Zoti im, ai kërcënim që dërgove në drejtimin tim nëpërmjet Musait mos do të thotë që shteruan depot e faljes dhe mëshirës tënde?! A mos vallë të dëmtojnë Ty gjunahet e mija?! O Zoti im falja është nga cilësitë e tua dhe nëse robërit tuaj humbin shpresën prej mëshirës tënde prej kujt të shpresojmë?! Dhe nëse refuzon kujt t’i kërkojmë ndihmë?!” All-llahu i thotë Musait: “O Musa i thuaj robit tim se gjunahet e tij sikur të jenë shtresa-shtresa ndërmjet qiellit e tokës Unë do t’ia fal ato se ai më njohu mua dhe Cilësitë e Mia absolute të faljes dhe mëshirës.”

Transmetohet një hadith i saktë (Muslimi) “Kush shkon tek fallxhorët dhe i beson (ato) nuk i pranohet namamzi 40 ditë, dhe kur të vdesi do t’i vijë meleku Munker dhe Nekir ku i thonë njeri-tjetrit, këtij i vjen era fallit dhe i fryjnë dhe ndizet zjarri i tëri

Jetonte njëherë e një kohë në Bagdad një njeri i shthurur, por kishte një nënë shumë të mirë. Çdo gjunah që bënte i biri kjo e rregjistronte. Një natë dikush troket në derë, ajo ishte një grua e bukur që kishte ardhur për të lypur se kishte disa fëmijë jetim që kishin disa ditë që s’kishin ngrënë. Ndërsa ky e tërheq me forcë që të bëjë imoralitet ndërkohë kjo o lutet All-llahut; O Zot më mbro! Pastaj i tha këtij: “O ti që harrove ditën e shpërnguljes nga kjo botë, të shoh që ndaj vdekjes që të pret po e injoron, a nuk i konsideron kufomat që po kalben që e lanë dun’janë ashtu siç e gjetën. Anuk kanë dalë veçse me një qefin e rripa, e çdo shtëpi që e ndërtuan mbeti e boshatisur. Dhe ti të nesërmen ose më vonë do të jesh fqinji i tyre i vetëm në varrezat e shkreta. Dhe kur i dëgjoi fjalët e saj qau me dënesë duke i kërkuar falje për veprimin që do të bënte dhe i dha ndihmë asaj nëne duke i tënë: “Merri dhe ushqeji fëmijët tuaj dhe luteni All-llahun për mua që të mi fshijë gjunahet nga regjistri im.” Dhe kur nëna i ftoi fëmijët e saj për të ngrënë i tha: “Lutuni për filanin sepse punëtori nuk e meriton rrogën pa punuar”. Dhe e lutën All-llahun e ju fshinë të gjitha gjunahet, dhe egjistrit i të zezave u fshi.

Gjunahqari kur pendohet shpëton dhe e nxjerr veten nga pusi i errët i gjunaheve për në hapësirën e bindjes. Gjihashtu loti i gjunahqarit kur qan nga frika e All-llahut (xh.sh.), i thotë All-llahu melaikeve: “Vlerësojeni lotin e robit tim” dhe melaiket i thonë që të pranosh prej tij veprat e mira. All-llahu i thotë që është më e shtrenjtë se kaq. Melaiket i thonë ja fshin të këqiat, All-llahu thotë se është më e shtrenjtë se kaq. Ata i thonë që do ti dhurosh xhen-netin, All-llahu ti thotë që vlera e saj është se do e lejojë të shohë bukurinë e madhështisë Time.

Tregohet që një njeri për 20 vite rrjesht nuk iu bind All-llahut dhe një ditë prej ditësh u pa në pasqyrë dhe vuri re se mjekrra e tij kishte filluar të thinjej dhe iu lut All-llahut. O All-llah nëse kthehem tek Ti amë pranon? Ai dëgjon një zë që i thotë. Ti u largove nga ne dhe ne u larguam nga ty, dhe nëse khehesh tek ne ti do ta gjesh derën gjithmonë hapur dhe do të jesh i mirëpritur.

Nëse një njeri është i padrejtë ndaj vetvetes dhe është i zhytur në llumin e gjunaheve kur i ngre duart dhe thotë: O Zot. Melaiket i vënë perde rreth zërit të tij gjithashtu edhe herën e dytë e të tretë dhe thotë All-llahu: “ Deri kur do ta pengoni zërin e robit tim, ndërkohë që robi im dëshmoi që nuk ka Zot tjetër përveç Meje që t’ia fali gjunahet. Dhe ja kam falur dhe ju dëshmoj juve për këtë gjë.”

“Dhe shejtani i bëri vesves atyre të dyve” (Bekare: 36)

“Dhe nuk më bëri mua të harroj përveçse shejtani” (Kehf: 63)

“Dhe cyti shejtani mes meje dhe vëllezërve të mij” (Jusuf: 100)

Dhe urtësia e mveshjes së gjunahut shejtanit të mallkuar është se kur shejtani e fut në grackën e tij besimtarin dhe ky pendohet për gjunahin, është më e rëndë për shejtanin sesa e shtyri ta kryente atë gjunah. Porsi puna e peshkatarit kur rrjetat e tij mbushen me peshk dhe i gjithë peshku që zuri i ikën, mërzitet më shumë sesa kur nuk hyn në rrjetë asnjë peshk.

Gjithashtu puna e besimtarit me shejtanin është si puna e një njeriu që merr një degë të vogël nga një pemë dhe pronari i kësaj peme nuk e qorton sepse del një filizë tjetër, ndërsa nëse merr sopatën për ta prerë pemën pronari e ndalon.

Gjunahi është si ajo degë e vogël që pason më të mirën siç pason filizi, ndërsa kufri është si sopata, kur don shejtani që ta shtyjë besimtarin në mohim, All-llahu e ndalon këtë veprim.

All-llahu ka forcë që t’i bëjë muslimanët fitimtarë në luftë, kur humbin muslimanët në luftë duke rënë dëshmorë fitojnë gradë të lartë në xhen-net, dhe kur fitojnë luftën plaçka e luftës i përket atyre. Gjithashtu edhe fitorja ndaj shejtanit për muslimanin është shpërblim me xhen-net, dhe kur i mposht shejtani e muslimani pendohet fiton dun’janë dhe ahiretin.

Kur themi Eudhubil-lahi në të gjendet helmi për shejtanin e kur themi Bismil-lahin në të gjendet shërim për besimtarin.

Në një thënie thuhet: “Mbyllini dyert e gjunaheve me kërkimin e mbrojtjes së All-llahut dhe hapini dyert e punëve të mira duke thënë Bismil-lah”.

All-llahu i tha shejtanit: “Unë do ta hap derën e pendimit për robërit e mi”.

Dhe shejtani tha: “Unë do t’ia mbyll derën e pendimit që të shpresojë në të ardhmen”.

All-llahu i thotë: “Ti nuk më ndalon Mua t’ia fal gjunahet robërve të mi”.

Përgëzim.

Ademi i tha All-llahut: “O Zot falma gjunahun dhe më lër në xhen-net”.

Dhe All-llahu i tha: “Nëse Unë ta fal ty gjunahun dhe do të lë ty në xhen-net, atëherë nuk do të duket bujaria ime duke falur vetëm një njeri të vetëm, por unë doja që të dilte në dun’ja dhe të më vinte Mua me mijëra e mijëra gjunahqarë dhe t’i falja, që të dali në pah bujaria dhe mëshira ime”.

Tregohet që një mjek i njohur (mjeku i Halifit) donte të demostronte aftësitë e tij dhe i tha guzhinierit që ti hidhte gjellës më shumë kripë. Kështu u dobësua shikimi i Halifit dhe ky i fundit e pyeti se cili ishte shkaku i sëmundjes. Mjeku i përgjigjet se shkaku ishte kripa e tepërt dhe kur Halifja pyeti guzhinierin se a është e vërtetë kjo gjë, dhe ai (guzhinieri) i përgjigjet se po, sepse mjeku e kishte urdhëruar dhe mjeku e shëroi.

Gjithashtu edhe All-llahu e krijoi gjunahun që njerëzit të kenë nevojë për mëshirën e tij.

E pyesin Ali Ibn Ebi Talib se a i mëshiron All-llahu gjunahqarët? Dhe ai merr dy enë, një të pastër dhe një të pisët dhe kur po binte shi u mbushën që të dyja enët, kështu ndodh edhe me mëshirën e All-llahut (subhanehu ve teala).

pergaditi:I.D. xhemati i durësit

Albislam,
27.6.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 21/11/2010, 06:35


Bisedë me çastin
U ula një ditë të pendohesha tek Allahu i Madhëruar për kohët e humbura kot gjatë jetës time. Thirra një cast prej çasteve të jetës time duke i thënë atij:- kërkoj prej teje të kthehesh që të të përdor ty për punë të hajrit. Më tha:- Jo! I thashë:- O çast… të lutem kthehu tek unë që të përfitoj prej teje dhe të rregulloj gabimin që kam bërë. Tha:- E si mund të kthehem kur faqet e punëve të tua më kanë mbuluar? I thashë:- Bëj të pamundurën dhe kthehu. Sa çaste si ti kam humbur?! Tha:- Po të ishte në dorën time do të kthehesha. Tashmë fletët e punëve të tua janë mbyllur dhe janë ngritur për tek Allahu. I thashë:- Ti po më flet e si ka mundësi që nuk mund të kthehesh? Tha:- Castet ose janë shoqe të mira të cilat dëshmojnë për atë që i ka harxhuar ato në të mira ose armike të rrepta të cilat dëshmojnë kundër atij që i ka harxhuar ato në të këqija. Unë jam prej çasteve armike të tua dhe do të dëshmoj kundër teje Ditën e Gjykimit, e si mund të bëj kompromis me armikun tim?! I thashë:- O i mjeri unë për çastet që kam harxhuar kotgjatë gjithë jetës time! Por unë të lutem ty, të kthehesh tek unë që të veproj punë të mira. (çasti hesht). I thashë:- O çast a më dëgjon? Përgjigju të lutem. Tha:- O ti që e humb kohën kot, a nuk e kupton se deri tani për të kthyer një çast humbe shumë çaste të tjera prej jetës tënde. A mendon se mund të kthehen çastet kështu?!!
Unë të këshilloj duke të thënë:- “Të mirat i zhdukin të këqijat.”

Pëgaditi: Besnik Kasemi
Ppublikimi i parë: alb-muslimstudents@yahoogroups.com

Besnik Kasemi,
29.6.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 2 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Sponsored content


Sponsored content


Na vrh Go down

Stranica 2/4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Na vrh


 
Permissions in this forum:
Ne možete odgovoriti na teme ili komentare u ovom forumu