ISLAM - PUT SPASA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Preporuka
Login

Zaboravljen password

NOVO - DOWNLOAD
Latest topics
Posjetite/Visit
ESSUNNE
ET-TAQWA
Islam House
Ljekovita moć Kur'ana
insanba.blogspot.com
The Qur'an Project - Mass Dawah Campaign 2012
Ummah Welfare Trust (UWT) Committed to 100% Donations
Tanzil.net
Hoor al-Ayn
QuranicAudio.com
KEWSER TORTE SARAJEVO - HALAL TORTE
AMENTUBILLAHI - youtube channel
el-hattab - youtube channel
SalafiMedia Balkan - youtube channel
Vrijeme
Posjetitelji
Headache Causes
www.dini-islam.net

Tekste, artikuj të ndryshëm

Stranica 1/4 1, 2, 3, 4  Next

Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 01:43


Ardhmëria i takon Islamit

All-llahu xhel-le shanuhu thotë:"Ai është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fe të vërtetë për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë,edhe pse idhujtarët e urrejnë".(Es-Saff:9)

Ky ajet na përgëzon se ardhmëria i takon Islamit me mbisundim,me të ngritur lartë dhe me dominim mbi të gjitha fetë.

Disa njerëz mendojnë se kjo është realizuar njëherë në kohën e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,në kohën e halifeve dhe mbretërive të drejtë,mirëpo nuk është ashtu,ngase ajo që është realizuar është vetëm një pjesë e këtij premtimi të vërtetë,siç aludon në këtë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë

"Nuk do të shkon dita e nata (nuk do të bëhet Dita e kijametit) deri sa të adhurohet Lati dhe Uzati (idhuj të mushrikëve,që dmth;shirku do të mbetet edhe më tej).Aisheja tha:O Resulull-llah unë mendoja kur e zbriti All-llahu xhel-le shanuhu ajetin:"Ai është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fe të vërtetë për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë,edhe pse idhujtarët e urrejnë" se është plotësuar kjo.Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha:"Kjo (adhurimi i idhujve) do të egzistoj sa të dojë All-llahu".

Këtë hadith e transmeton Muslimi dhe të tjerët.Shiqo librin "Tahdhirus-saxhid",fq.118-119.

Transmetohen hadithe tjera që e sqarojnë kufirin e daljes së Islamit në pah dhe kohën e përhapjes së tij,ashtu që nuk lë vend për dyshim se ardhmëria i takon islamit,me lejen e All-llahut dhe pëlqimin e Tij.Ja unë po i paraqes disa hadithe,ndoshta bëhen shkak për të larguar dëshprimin e puntorëve për islam dhe argument për ato që kanë humbur dhe janë pasiv.

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë:

"All-llahu më mbledhi tokën e ma afroi dhe e pashë lindjen e saj dhe perendimin e saj,e ummeti im do të arrinë sundimin e asaj që më është mbledhur e më është afruar".

Këtë hadith e transmeton Muslimi,Ebu Davudi,Tirmidhiu,Ibn Maxheja dhe Ahmedi.

Më i qartë dhe më i përgjithshëm se ky hadith është hadithi që vijon:

"Do të kaplon kjo çeshtje (islami) atë që ka kapluar dita dhe nata.All-llahu nuk do të len shtëpi prej qerpiqi e as shtëpi prej tulle (qytet e as fshat) vetëm se do të fut në te këtë din,me krenarin e krenarit dhe me mposhtjeb e të mposhturit,krenari me të cilën rrit All-llahu islamin dhe mposhtje me të cilën mposht All-llahu kufrin".

Transmeton Ahmedi,Taberaniju në "Mu'xhemul-kebir",Ibni Hibani në "sahihgun" e tij.Hadithi është sahih.Shiqo "Tahdhirus-saxhid",fq.118.

S'ka dyshim se vërtetimi i kësaj përhapje të islamit kushtëzon që të kthehen muslimanët në fuqi,psikike dhe fizike,dhe të armatoset,që të mund të fitojnë fuqinë e kufrit dhe shirkut,këtë na e përgëzon hadithi vijues:

"Transmetohet nga Ebi Kabili,i cili thotë:"Ishim tek Abdull-llah ibn Amër ibn Asi,e e pyetëm:cili qytet do të çlirohet së pari,Kostantinopoja (Istanbulli) ose Roma?Abdull-llah ibn Amër ibn Asi kërkoi një sanduk më dorëz,nxorri nga ai sanduk një letër,dhe tha:deri sa ne ishim rreth Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke shkruajtur,e pyetën Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:cili qytet do të çlirohet së pari Istanbulli ose Roma?Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj:Qyteti i Heraklit do të çlirohet së pari,që dmth Istanbulli".

Transmeton Ahmedi,Darimiu,Ibn Ebi Shejbeja në "Musennefin" e tij dhe Hakimi.Hadithi është sahih.

Vetëm se është realizuar çlirimi i parë në dorë të Muhammed Fatih Osmanliut,siç është e njohur,e kjo ka ndodhur,më tepër se tetëqind vjet pas lajmit të Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për këtë çlirim,e do të realizohet edhe çlirimi i dytë InshaAll-llah,e kjo medoemos do të ndodh,e do të dëgjoni këtë lajm pas pak kohe.

Gjithashtu s'ka dyshim se realizimi i çlirimit të dytë kërkon kthimin e hilafetit të drejtë ummetit islam,këtë na e përgazon Pejgamberi sal-lall-llahu me këtë hadith:

"Do të jetë pejgamberllëku në ju,sa do të don All-llahu të jetë,pastaj do ta ngritë All-llahu kur të don që ta ngritë,pastaj do të jetë hilafet në rrugë të pejgamberllëkut,e do të jetë sa do të don All-llahu që të jetë,pastaj do ta ngritë këtë,kur të don ta ngritë, pastaj do të jetë mbretëri e vrazhdë,e do të jetë sa të don All-llahu të jetë,pastaj do ta ngritë All-llahu kur të don që ta ngritë,pastaj do të jetë mbretëri tiranie, e do të jetë sa të don All-llahu që të jetë,pastaj do ta ngritë këtë All-llahu kur të don ta ngritë,pastaj do të jetë hilafet në rrugë të pejgamberllëkut, pastaj heshti".

Transmeton Ahmedi. Hadithi është hasen. Shiqo "Mexhmeuz-zevaid" të Hejthemiut (5/179).

Prej përgëzimeve mbi kthimin e fuqisë muslimanëve,frytshmëria e tokës,e cila u ndihmon në realizimin e mbledhjes së fryteve,dhe paralajmërimi se para tyre qëndron ardhmëria, në mënyrë të qartë,në aspekt ekonomik e bujqësor,është hadithi i Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

"Nuk bëhet Dita e kijametit deri sa të kthehet toka arabe kopshte dhe lumenj".

Transmeton Muslimi,Ahmedi dhe Hakimi nga Ebu Hurejreja radijall-llahu anhu.

Vetëm se ka filluar realizimi i këtij përgëzimi në disa anë të gadishullit arabik,me begatinë e All-llahut xhel-le shanuhu prej të mirave,bereqeteve dhe mjeteve që nxjerrin ujin nga barku i shkretëtirës.Ka mendime,sipas asaj që kemi lexuar në revista,për sjelljen e lumit Eufrat në gadishullin Arabik.InshaAll-llah realizohet.Kurse e nesërmja është afër për ate që e pret.

Për këtë shkak obligohen muslimanët të përgadisin vetveten me kthimin e tyre All-llahut xhel-le shanuhu,me praktikimin e Kuranit,me përcjelljen e sunnetit të Pejgamberit të Tij,duke u larguar nga haramet dhe duke u bashkuar në atë që është i kënaqur All-llahut xhel-le shanuhu.Në horizont është ajo që përgëzon se muslimanët kanë ripërtrirë marshimin kah kjo,i realizoftë All-llahu xhel-le shanuhu shpresat (shiqo "Tahdhirus-saxhid", fq.174,botimi i tretë).Marë nga libri "Silsiletul-ehadithis- sahihah" të dijetarit të njohur, Muhadithit Muhammed Nasirud-din Albanit, pjesa e parë

Nasiruddin Albani,
21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 01:46


Muhaddithi i shekullit ndërroi jetë - Nasiruddin El-Albani (1914-1999)

Një kohë të gjatë jemi munduar ta rindërtojmë kulturën tonë me përplotë zbraztësi dhe qëndrim tepër revolucionar ose pragmatik nënshtruar interesit dhe metodës së shumicës që në të njëjtën kohë ka qenë ndër format më të mira të manipulimit, ashtu që brenda kësaj periudhe anën më të shtrenjtë të historisë, traditës, asaj lashtësie të shenjtë e kemi lënë të zbrazët nga figurat shpirtërore të popullit tonë, ose përçdoherë pas vdekjes jemi orvatur t’i gjejmë. Për fat të keq, kemi shkuar aq larg saqë kemi krijuar sisteme "me lejen tonë" që t’i dëbojmë mendjet më të njohura, xhevahirin e popullit nga trojet e veta. Një ndër ta pa dyshim është edhe emri që vetëm te ne, shqiptarët, "intelektualët" është i panjohur e ai është Nasiruddin el-Albani, emër që tregon se është bir i shtetit shqiptar.

Edhe unë kam vështirësi t’i di imtësitë e jetës së këtij dijetari me nam të disiplinës më të shtrenjtë, më të çmuar të fesë islame – Hadithit, ose pejgamberi pas Kur’anit, e ta përshkruaj jetën e tij. Por, me të lexuar informatat në Internet, vërejta informatën e teologut Ramadan Ramadani se Shejh Nasiruddin el-Albani ndërroi jetë. Një zë nga brendësia ime më thoshtë që të shkruaj diç për këtë âlim.

Shejh el-Albani u lind më 1914 në qytetin e Shkodrës, çerdhen e kulturës islame në Ballkan, ku për së pari herë është shkruar feja në gjuhën e vet, mendoj në shqip për shqiptarët, në një familje të varfër por plot urtësi dhe qetësi intelektuale. I ati, haxhi Nuh Nexhati el-Albani, kishte kryer studimet e Sheriatit ose Fakultetin Juridik Islam në Stamboll, dijetar i asaj kohe. Me paraqitjen e sistemeve të ndryshme e për shkak të pasigurisë, detyrohet ta braktisë vendlindjen vetëm që t’i shpëtojë fëmijët e t’ju sigurojë qetësi fetare dhe vendoset në Damask – Siri. Aty, i biri Nasiruddin el-Albani e kryen shkollimin e vet, duke filluar nga shkollat zyrtare, e më pastaj edhe ato të karakterit tradicional ose të karakterit të thellë të dijes, në kurse të veçanta të cilat u mësohen vetëm atyre që shfaqin liri personale dhe dëshirë e përkushtim të flaktë ndaj ndonjë disipline. Koha e re për këto studime nuk ka treguar interes të madh, duke shkuar aq larg saqë edhe në hapësirën islame është bërë përpjekje për ngulfatjen e kësaj kulture mësimi, ndërsa vetëm nëpër këto shkolla ekziston mundësia të mësohet komunikimi i disiplinuar nxënës-mësimdhënës, duke filluar nga përshëndetja e deri te mirësjellja dhe shkrimi. Sot kësi qendra ekzistojnë vetëm nëpër vendet më të shenjta të botës: në Mekke, Medine, Jerusalem, Kom, Kajro, Romë, Stamboll... Aty Shejh Nasiruddin el-Albani i mëson shkencat e fesë islame.

Si i ri 20-vjeçar në mënyrë të veçantë fillon specializimin në shkencën e Hadithit. Nuk ekziston mundësia që asnjë teolog në përgjithësi, e në veçanti teologët muslimanë, të kalojnë nëpër hapësirën e shkollimit të teologjisë e mos të mbështeten në studimet e dijetarit të shquar Nasiruddin el-Albani. Ai për çdoherë është përpjekur të qëndrojë atje, në fillim të momentit, dhe mu për këtë arsye ardhmëria e teologëve do të ishte e shkretë pa njohjen e tij.

I lodhur ekonomikisht, Nasiruddin el-Albani detyrohet ta mësojë një mjeshtëri – orëndreqjen. Siç ka qenë i përpiktë në atë mjeshtri, ashtu ia ka përcaktuar vetvetes një shkencë që me të vërtetë është ora e shkencave të tjera – Hadithi. Është kjo një shkencë tejet e vështirë, sepse ajo është fillim i fesë dhe mbarim i saj.

Ai shëtit botën arabe, disa herë për shkaqe të ndryshme edhe detyrohet të emigrojë, por pas dëshmimit të vet në shkencën e Hadithit, i ofrohet që të bëhet ligjërues nëpër shumë qendra universitare e të tjera arabe. Nxënëswit e tij, duke e përcjellur dhe duke krijuar emër e nam në këtë lëmë, sot udhëheqin qendrat e ndryshme universitare. Vetë Shejh el-Albaniu ka lënë pas vetes më shumë se 100 tituj në shkencën e Hadithit.

Kuptimi i fjalëpërfjalshëm i termit hadith në arabishte do të thotë "të folur, fjalim, rrëfim, lajm", një rrëfim apo "traditë", zakonisht e shkurtër, që transmeton se ç’ka thënë Muhammedi (a.s.), ç’ka vepruar, miratuar (apo mosmiratuar) ai. Hadithi (sh. ahadith) i referohet jo vetëm një tradite të vetme, por si emër i përgjithshëm gjithashtu edhe një korpusi të tërë të traditës së ruajtur dhe shënuar nga muslimanët. Teknikisht, ky term i përket njësisë së përbërë nga metn-i, apo teksti i gojëdhënës dhe isnadit (po ashtu sened), apo zinxhirit përkatës (silsile) të transmetuesve nëpërmjet të cilëve teksti është dorëzuar nga koha e Pejgamberit e deri te transmetuesi i fundit. Në mesin e muslimanëve në përgjithësi, e sidomos në mesin e sunnive, hadithi bashkë me Kur’anin shërbejnë si burim kryesor i udhëzimit autoritativ për çështjet njerëzore, qoftë në çështjet paksa më të ngushta "ligjore" qoftë në të gjithë aspektet e jetës personale dhe në bashkësi. Të dhënat informative, precedentet ligjore, udhëzimet për devotshmëri, rregullat për higjienë personale dhe veprimet rituale, si dhe rrëfimet rreth Zotit, engjëjve të Tij, pejgamberëve dhe Ditën e Gjykimit, të gjitha këto hadithin e bëjnë një shtojcë të detajuar dhe udhëzues të mesazhit kur’anor mbi të cilin janë themeluar dhe elaboruar për plotë 14 shekuj idetë, institucionet, besimi dhe shoqëria islame. Definitivisht feja islame do të ngelte në një kaos të veçantë pa këtë lëndë.

Kjo disiplinë fetare ka veprat e njohura të saj që quhen Kutubu-s-sitte (gjashtë përmbledhjet e njohura). Një ndër to, njëkohësisht edhe më autoritative, është edhe Sahihu-l-Buhari. Tregohet se Gëte ka thënë: "Po ta kishin pasur Gjermanët një vepër të këtij lloji, atë do ta shkruanin me shkronja të arta". Ky âlim, dijetar i botës islame, bir shqiptari, a mund ta paramendoni – ai ka shëtitur nëpër këtë shkencë, dhe atë jo vetëm një herë por për çdoherë i ka ditur imtësitë e saj, dhe s’ka guxuar asnjëherë t’i harrojë. Përpos kësaj, ai edhe hapësirën e imtësirave e ka pasur obligim fetar ta dijë e më në fund ta vërejë rrezikun se si jodijetarët, qëllimkëqinjtë janë përpjekur të fusin fjalë "të bukura", por që nuk kanë qenë edhe autentike, e më në fund ta prezentojë burimin e vërtetësisë së thënies. Duke përcjellur thënien si thënie dhe thënësit, ose përcjellësit e thënies. Është kjo vërtet një disiplinë e rëndë, për të kërkohet besim i padyshimtë ndaj Zotit, ndaj Kur’anit, ndaj thënieve të Pejgamberit Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve-s-sel-lem, pastërti shpirtërore, forcë intelektuale, sepse vetë i Dërguari a.s. ka thënë: "Kini kujdes, nëse diç thoni në emër tim që unë nuk e kam thënë, përgatiteni vendin në Ferr."

Më datën 2 tetor 1999, në kryeqytetin jordanez Amman, ndërroi jetë el-Albani.

Mos mendo Nasiruddin el-Albani se ty e ardhmja do të të harrojë. Për çdoherë ke qenë yni dhe do të mbetesh i ynë. Lus All-llahun që të të shpërblejë me bukuritë më të mira të xhennetit, dhe kërkoj falje që nuk na u dha mundësia të krijojmë një hapësirë, një qendër, një institut ku këtë shkencë do ta bëje të gjallë duke i vënë vulë edhe popullit shqiptar në disiplinën shpirtërore të fesë islame.

Dr. Ismail Bardhi,
4.10.1999
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 01:49


Pse duatë tona nuk pranohen

Banorët e Basrës i janë drejtuar Ibrahim Ed’hemit duke i thënë:

“All-llahu na ka premtuar se do të na i pranojë duatë, por duatë assesi nuk po na pranohen!”

Ibrahimi tha:

“Zemrat e juaja janë të vdekura në dhjetë pika, e për këtë shkak duatë nuk po ju pranohen:

1. Thoni se e njihni All-llahun , por nuk jeni duke e adhuruar atë;

2. Jeni duke e lexuar Kur’anin, por nuk jeni duke vepruar me të;

3. Thoni se e duani të Dërguarin e All-llahut , por nuk jeni duke vepruar sipas traditës (sunnetit) të tij;

4. Thoni se shejtani është armiku më i madh i juaj, por përsëri e pasoni atë;

5. Thoni se i frikoheni zjarrit të Xhehe-nnemit, por nuk veproni vepra, të cilat do t’ju kishin larguar nga ai zjarr;

6. Gjithashtu thoni se e doni Xhennetin, por nuk veproni vepra, të cilat do t’ju kishin afruar kah ai;

7. Thoni se vdekja është hak (e vërtetë e pamohueshme), por nuk po pregaditeni për të;

8. Jeni duke i zbuluar veprat e turpshme të tjerëve, ndërsa veten tuaj po e harroni;

9. Jeni duke i shfrytëzuar begatitë (ni’metet) e All-llahut duke mos e falënderuar Atë dhe

10. Shpesh po i përcillni të vdekurit nëpër varreza, por nuk po mirrni mësim nga kjo vepër!”

Ibrahim Ed’hem,
21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 01:51


Harta e rrugës për në Xhennet

Ecni nëpër bulevardin “Ademi dhe Hava” deri sa të arrini në udhëkryqin e udhës së Habilit dhe të Kabilit. Ktheni në të djathtë në Habil dhe vazhdoni 32 kilometrat e ardhshme deri sa të arrini te “Anija e Nuhut”.

Hypni në anije dhe lundroni deri sa të arrini në “Tokën e sigurtë”. Injoroni shumicën e drejtimeve që ua japin Agjencitë turistike dhe arrini në Superautostradën e Ibrahimit po ashtu e njohur si autostrada “Vetëm Një Zot” (1).

Përcjellni Ibrahimin, por largohuni daljeve për në qytezat e Sodomës dhe Gomorrës deri sa të arrini në Rrugën e Isaut (dhe Mëshirës). Këtu do të ballafaqoheni me shumë huti: rrugët nuk janë mirë të shënuara dhe shumë shitës përgjatë rrugës shpërndajnë harta me drejtime kundërta. Romakët e kanë riemërtuar “Sokakun e Paganëve” si “Rruga e Isaut” (dhe Mëshirës).

Në qoftë se nuk jeni të sigurtë për autenticitetin e “Rrugës së Isaut” (dhe Mëshirës), kontrolloni hartën tuaj dhe shihni se a është Rruga e Isaut (dhe Mëshirës) në vazhdim të Superautostradës së Ibrahimit. Në qoftë se është vazhdim i saj atëherë jeni në rregull por, përsëri vazhdoni me kujdes. Në qoftë se jeni larguar, atëherë bëni një U kthyerje prapa dhe kthehuni në autostradën e Ibrahimit dhe përpiquni sërish prej aty.

Vazhdoni në Rrugën e Vërtetë të Isaut. Në qoftë se nuk i shihni shenjat vijuese përgjatë rrugës, duhet të ndaleni dhe ta kontrolloni hartën përsëri. Hartat për këtë drejtim janë ndërruar, andaj e rekomandojmë botimin e Barnabës të Hartave Rrugore për të arritur në tubimin e “Njëshmërisë së Zotit”, “Këndin e Shtatzënisë së Pastër”, dhe qendrën shoqërore “Duajeni fqiun tuaj”.

Shmanguni që t’ja tregoni policisë romake të trafikut hartën tuaj të Barnabës se është e ndaluar. Ata do ta konfiskojnë dhe do të jeni të detyruar ta përdorni versionin e vetëm të autorizuar të hartës rrugore, atë të Palit e cila ka qenë e përpiluar që ti drejtojë udhëtarët për në Romë. Për këtë shkak, ka shumë trafik në këtë rrugë. Në anën tjetër, Rruga e vërtetë e Isaut gjindet në hartën rrugore të Barnabës, por vetëm disa njerëz kanë mundësi për ta parë këtë hartë.

Përmbajuni Rrugës së Isaut (dhe Mëshirës) derisa ta gjeni ekspres rrugën e Sunnetit të Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Qëndroni në këtë ekspres rrugë dhe mos lejoni të josheni në zonat e pushimit përgjatë ekspres rrugës. Keni kujdes prej plaçkitësve (shejtanit) në autostradë, duke e siguruar veturën tuaj me sistemet e sigurimit “Dhikër” (përmendja e All-llahut). Të gjitha veturat e siguruara me sistemin e sigurimit “Dhikër” do të jenë të siguruara prej sulmeve të plaçkitësve.

Duhet të jeni të sigurtë se keni lëndë djegëse në sasi të mjaftueshme. Lënda djegëse e shkallës më të lartë për këtë udhëtim të gjatë dhe lodhës është ajo e shkallës Takva. Pa dyshim kërkoni vetëm prej këtij lloji kur të ndaleni për mbushje. Lehtësoni barrën e veturës suaj dhe mbani vetëm gjërat më të nevojshme për këtë udhëtim: dy metra të materialit të bardhë dhe veprat e mira dhe lutjet e fëmijëve tuaj janë e tëra që ju nevojitet. Lejohet më tepër bagazh vetëm nëse është prej të lartëpërmendurës. Gjërat tjera vetëm do t’ju ngadalësojnë ose do t’ua mjegullojnë destinacionin tuaj për ku jeni nisur, dhe me këtë po ashtu rrezikoni të humbni mbulesën e sistemeve siguruese “Dhikër”. Si rezultat i kësaj bëheni cak i lehtë për plaçkitësit.

Duhet që rregullisht kohë pas kohe të kontrolloni karakteristikat mbrojtëse të veturës suaj duke lexuar udhëzuesin e veturës suaj - Kur’anin e Shenjtë. Drejtuesin e veturës suaj duhet ta kalibroni me metodën e Sunnetit për kalibrim, akumulatorët duhet të mbushen me Iman, motori duhet të akordohet me Ihlas kurse rrotat tuaja duhet të jenë të fryera me Ihsan. Më me rëndësi prej të gjitha këtyre gjërave është se duhet ta testoni veturën tuaj me listën kontrolluese të Tevhidit.

Nuk është me rëndësi në qoftë se shumica e pjesëve në veturën tuaj funksionojnë si duhet, po nëse vetëm një pjesë në veturën e juaj nuk funksionon në përputhshmëri me kushtet e Tevhidit, vetura e juaj do të prishet dhe përsëri plaçkitësit do t’ua marrin atë që ka mbetur. Mirëqenia e veturës suaj varet prej punës së pjesës më të dobët në veturën tuaj, ashtu që në mënyrë rutinore kontrolloni këto pika të dobëta, përndryshe mund të jenë të dëmshme për udhëtimin tuaj.

Ka mjaft “gurë kilometrazhi” në rrugën e Muhammedit, të cilët do t’u bindin se jeni në rrugë të drejtë. Mos t’ju brengosë ajo se nuk ka shumë njerëz në këtë rrugë. Fakti se jeni vetëm në këtë rrugë mos t’ju shtyej të mendoni se jeni duke udhëtuar në drejtim të gabuar në një rrugë njëkahëshe. Dashuria ndaj All-llahut më shumë se ndaj çdo gjëje tjetër, dashuria ndaj Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe Sahabëve (bashkëshokëve të tij), të cilët e përkrahën kur ishte i shtypur, duke i përcjellur të gjithat mësimet e tij, duke iu përgjigjur me durim dhe pranim të mungesës së të mirave të kësaj bote (urisë dhe humbjes së anëtarëve të familjes) janë vetëm disa prej gurëve të kilometrazhit dhe lajmeve të mira që jeni në rrugën e drejtë.

Kjo rrugë është po ashtu e shtruar me dhimbje, punë të rëndë, ndeshje me vetveten, me të tjerët dhe me Iblisin, plaçkitësin dhe të gjitha gjërat të cilat nuk janë tërheqëse për shpirtin. Asnjëherë mos u tregoni i shkujdesur, por qëndroni syhapur, ky udhëtim nuk mbaron derisa me të vërtetë mbaron.

Mbajeni Dhikrin si rojë tuajën. Gjithashtu edhe veprat e mira dhe gjuhën tuaj dhe mos e humbni cakun e asaj për ku jeni nisur, me qëllim që ta përballoni dhimbjen e këtij udhëtimi. Në mbarim do të arrini në dyert e destinacionit tuaj El-Xhennah, do ta harroni tërë dhimbjen.

XXX,
21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 01:54


Diçka për të menduar

Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu

Diçka për të menduar…

-Çudi si një banknotë duket aq e madhe kur e japim në Xhami, kurse aq e vogël kur e japim në pazar.

-Çudi sa të gjata janë dy orë të kaluara në xhami, e sa të shkurtëra janë kur shohim ndonjë film.

-Çudi si nuk mund të kujtohemi të themi asgjë kur lutemi, kurse aspak nuk kemi vështirësi për të menduar gjëra që duhet t’i themi shokut.

-Çudi si gëzohemi kur loja e futbollit zgjatet për disa minuta, kurse ankohemi kur “Teravija” gjatë Ramazanit është më e gjatë se zakonisht.

-Çudi sa rëndë është për të lexuar një ajet në Kur’an, kurse sa lehtë është të lexohen 100 faqe të ndonjë novele (letrare, artistike).

-Çudi si njerëzit duan të ulen në ulëset e para në ndonjë lojë apo koncert, kurse shtyhen të mbeten në rreshtat e fundit në xhami, me qëllim që të largohen sa më shpejt.

-Çudi si na nevojiten 2 deri në 3 javë para kohe të na tregohet për ndonjë ndodhi në xhami që ta fusim në orarin tonë, kurse për ndodhitë tjera e ndërrojmë orarin pa vështirësi edhe në momentin e fundit.

-Çudi sa rëndë është për njerëzit të mësojnë një ligjeratë aq mirë sa për t’ua treguar të tjerëve, kurse sa lehtë ju vjen t’i kuptojnë dhe t’i përsërisin thashethemet.

-Çudi si besojmë atë që e shkruajnë gazetat, kurse dyshojmë në atë që e thotë Kur’ani.

-Çudi si secili dëshiron të shkojë në xhennet, deri sa nuk besojnë, ose nuk mendojnë, ose thuan, ose bëjnë diçka.

-Çudi si mund të dërgoni njëmijë “shaka” me anë të e-mailit dhe ato shpërndahen si zjarr i egër, kurse kur filloni të dërgoni mesazhe në lidhje me All-llahun, njerëzit mendojnë dy herë për ta ndarë këtë me dikend tjetër.

ÇUDI APO JO?

A jeni duke qeshur?

A jeni duke menduar?

Shpërndajeni Fjalën dhe falënderojuni All-llahut, sepse Ai është i Mirë dhe i Mëshirshëm!

XXX,
21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 01:55


Mos lini zbrazëtira pas vetes

Nga lëvdatat që shuhen për disa njerëz kur shkojnë dhe largohen është edhe kjo: Nuk u mbush zbrazëtira që la pas vetes dhe s’gjetën njerëzit për të zëvendës.

Kjo ndodh shumë herë kur largohen talebet nga vendi i vogël në të cilin kanë qenë dhe të cilit i patën dhënë jetë me ilm dhe da’ve, ngase në të shumtën e rasteve qëndrimi i tyre në ato vende është me afat të caktuar.

Lënia e zbrazëtirës pas vetes pa dyshim tregon mundësitë dhe zellin e tij, ngase njerëzit ndonjëherë janë njëmijë sa një. Me gjithë besimin që kemi në dallimin e njerëzve në mundësi dhe forcë pyesim: a s’mundet të pakësohen pasojat e shkuarjes së këtyre veprimtarëve?

Zbrazëtira që lë pas vete ai që shkon, mund të jetë rezultat i dallimit në forcë dhe zell nga pasardhësi mirëpo mund të jetë edhe rezultat i mënyrës së drejtimit të punëve të cilës i është përmbajtur dhe mu për këtë disa gjëra mund t’i zvogëlojnë pasojat e largimit të tij;

Thirrësi duhet të mirret me talebet dhe të edukojë e arsimojë një grup prej tyre derisa t’i përgadite që të zënë vendin e tij, dhe të ketë kujdes që puna e tij e shumtë asnjeherë mos t’ia harxhojë tërë kohën e tij, duke mos i mbeteur atij kohë për arsimim dhe edukim. Muslimanët e parë, në veçanti kujdeseshin për përgaditjen e talebeve. Ibën Xhemaa ka thënë: “Dije se nxënësi i mirë më së shumti i sjellë dijetarit prej të mirave të dunjasë dhe ahiretit sesa njeriu më i çmueshëm i tij, madje më shumë edhe se familja e tij e afërt”. Mu për këtë, ulematë e selefit jepnin mundin e tyre të madh për talebe, prej të cilëve do të kishin dobi njerëzit gjat jetës së tyre, madje edhe pas tyre. Alimi po të kishte edhe vetëm një talebe nga i cili do të përfitonin njerëzit, do ti mjaftonte kjo tek All-llahu, ngase dituria nuk arrin nga talebja tek njerëzit e të mos shpërblehet mësuesi për këtë.

Ai duhet të ushtrojë metodën e punës kolektive dhe t’i mësojë bashkëpunëtorët e tij në këtë. Ndoshta është vështirë që pas tij të gjindet i njëjtë, mirëpo nëse udhëhiqet puna në mënyrë kolektive do të jetë më e pjekur, kurse po nuk u edukuan punëtorët në punë kolektive, atëherë vështirë se mund të gjindet pas tij njeri si ai.

Shpërndarja e përgjegjësive dhe autorizimi. Disa njerëz nga kujdesi i madh që kanë për punën, secilën vepër, qoftë e madhe ose e vogël e ndërlidhin me ta, personalisht. Kjo shkakton që puna të ecë mbarë gjatë prezencës së tij, mirëpo nëse ai largohet, së shpejti e gjithë ajo që ai e ka bërë do të shkatërrohet.

Dhënia rëndësi rendit të dytë të veprimtarëve dhe mendimi i vazhdueshëm mbi atë që do ta zëvendëson duke ia përgaditur hapësirën atij.

Dhënia rëndësi ngritjes së nivelit të veprimtarëve duke i bërë veprat da’ves mejdan të stërvitjes së forcave dhe ngritjes së nivelit të tyre.

Regjistrimi i përvojave dhe proceseve, ngase ata që vijnë më vonë nuk do të kenë nevojë të fillojnë nga zeroja punën e tyre ose të fillojnë proces të ri për realizimin e ndonjë projekti. Andaj, regjistrimi i këtyre gjërave dhe rregullimi i tyre ia lehtëson punën atyre që vijnë pas.

Prej gjërave që i ndihmojnë da’iut është edhe fakti se ai nuk duhet të nxitojë për t’u kthyer në vendin e vet, duke shpresuar se qëndrimin e tij në këtë vend është fi sebilil-lah - në rrugë të All-llahut. Tekefundit da’veja meriton prej neve përkushtim edhe më të madh.

Muhammed Duvejjish,
21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 01:58


Diapazoni i gjërë

Prej dhuratave të All-llahut që ia jep njeriut është edhe diapazoni i gjerë dhe vrojtimi i thellë, gjë që i mundëson atij të shetisë me mendimet e veta në gjerësitë e mëdha të mendimeve. Pastaj, All-llahu i jep edhe largpamësi që i mundëson të depërtojë në thellësitë e të vërtetës dhe në dimenzionet e saj, që gjërat t'i përcaktojë saktësisht dhe t'i vendojë në vendin e vet. Gjërat që i mundësojnë njeriut të ketë diapazon të gjerë janë:

1. Kujdesi intenziv për të nxënë dituri dhe marrja e saj nga dijetarët e sinqertë dhe të thelluar në dituri, i përcjellë me durim gjatë hulumtimit të çështjeve në vende të ndryshme. Të kujdeset që secilën shkencë ta merr nga baza e saj që t'i plotësohen dhe ngërthehen dituritë. Dituria është shtylla kryesore që e ndërton mendjen njerëzore dhe bën që ajo të ecë në rrugë të drejtë. A nuk shihni se injoranti jeton në errësirë, për ç'gjë nuk e sheh as rrugën e vet, kështu që nëse gjatë rrugës i del ndonjë pengesë, ai nuk mundet të largohet prej saj! Kurse, dijetarit dhe të urtit, All-llahu ia hapë dyert e njohjes, gjë që u mundëson të shohin dimenzione të gjera të cilat nuk mund t'i shohin të tjerët.

2. Llojllojshmëria e kulturës së tij dhe leximi në lëmi të ndryshme. Psh.: Një njeri i specializuar në lëmi fetare, nuk duhet të kufizohet vetëm në kufijtë e kësaj lëmie, por interesimi i tij duhet të kaplojë edhe lëmitë e letërsisë, shkencave shoqërore, etj. Pra, ai duhet të shetisë në kopshtet e diturisë dhe të menduarit dhe të thithë nektarin e luleve të ndryshme dhe të llojllojshme. Kjo vlen edhe për ata që janë të specializuar në lëmi tjera.

3. Bisedimi dhe ulja e shpeshtë me dijetarë dhe mendimtarë. Bisedat serioze shkencore njeriut ia hapin horizontin e përceptimit dhe i mundësojnë t'i kuptojë disa gjëra të cilat assesi nuk do të mundnin t'i kuptojmë pa to. Omer ibën Abdul-Azizi [rahimehull-llah] më herët ka thënë: "Unë vërejta se biseda me burrat shkakton sprehje të mendjeve", kurse Zuhriu [rahimehull-llah] thotë: "Dituria është thesar i mbyllur, kurse pyetja është çelësi i tij". Ndërsa Ejub Sihtijaniu [rahimehull-llah] thotë: "Ti nuk mund të dishë gabimin e mësuesit tënd, pa ndejtur me ndonjë dijetar tjetër". Andaj, selefet i nxitnin talebet e tyre që të udhëtojnë dhe të shtegtojnë për t'u takuar me dijetarë të ndryshëm, dhe për të fituar lloj-lloj diturishë dhe njohurishë. Në këtë kontekst Ibën Halduni thotë: "Nga numri i madh i hoxhallarëve tu, varet arritja e diturive dhe thellësia e tyre".

4. Kujdesi i tij për të medituar, menduar thellë, për të vëzhguar, mprehtësia e mendjes dhe aktivizimi i saj gjatë studimit dhe analizave të çështjeve dhe problemeve. Mendimi i gjallë dhe produktiv është mendimi i cili është i gjallë dhe aktiv, i cili nuk mërzitet dhe pasivizohet, e as që ndonjëherë dëshprohet. Të menduarit e shpeshtë ta zhvillon edhe përvetësimin (meleke). Studimi i zellshëm të jep përvetësim dhe shkakton që të keshë formë të thelluar të diturisë dhe përvetësim të pandryshuar. Ashtu si mendimi i sistemuar dhe i analizuar mirë që e ndërton mendjen dhe shkakton që ajo të ecë në rrugë të drejtë, ashtu kaotizmi dhe mosrenditja e mendimit e shpërndan mendjen dhe e dobëson ambicjen. Njeriu i cili nuk mendon ose mendon në mënyrë kaotike, ai është njeri pasiv dhe nuk mund t'u jep pasqyrë të vërtetë çështjeve, e madje në disa raste mendimi i tij e dërgon në lajthitje dhe huti.

5. Shfletimi i përvojave dhe provave të njerëzve në të kaluarën dhe të tashmen, duke u munduar që maksimalisht t'i deponon në mendjen e tij, që të ketë mundësi t'i futë në shërbim shembullor në momentin kur i nevojiten. Tekefundit, urtësia është gjë e humbur e besimtarit, andaj ai ku e gjen e merr.

6. Çlirimi nga të gjitha llojet dhe format e imitimit të verbër. Ai atë që mundet duhet ta fitojë prej mësuesve dhe hoxhallarëve të vet, e pastaj duke u nisur nga mendimi i tij i lirë, duhet të kërkon rrugët e ndryshme me logjikë të shëndoshë dhe të pjekur, edhe pse këtë mundësi nuk e kanë të gjithë njerëzit. Pra, mendimtarët janë xehe me vlerë dhe të rralla. Ata kanë mundësi të udhëheqin ummetin, kurse populli i thjeshtë janë si bagëtia, pasues i secilit zhurmëbërës. Mirëpo, mes këtyre dhe atyre gjindet një grup njerëzish, ata që prej secilit grup marrin nga pak. El-Bejan, nr. 140

Ahmed ibën Abdurahman Es-Suvejjan,
21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 02:01


8 Marsi – nderim apo mashtrim

"Mjafton krenari për gratë se përbëjnë më tepër se gjysmën e njerëzimit, edhe më tepër shtohet kjo krenari, kur dihet se ato kanë në dorë edhe pjesën tjetër të njerëzimit".

Këtë fjali thoshte një dijetar në një rast kur fliste për pozitën e grave. Domethënia e kësaj fjalie është aq e qartë dhe aq e vërtetë, saqë të bën të habitesh nga gratë e sotme. Pse mashtrohen ato me gjëra të lira? Pse mashtrohen nëse dikush vendos që atyre t'ua kushtojë një ditë, 8 Marsin? Një ditë, ku do t'i përkujtojnë mundimet përgjatë historisë dhe duhet të mundohen të harrojnë nënçmimin që përjetojnë gjatë tërë vitit. Ato vërtet kanë natyrë të butë dhe kanë guxim të falin, por me çfarë ndërgjegjeje merr guximin dikush ta keqpërdorë këtë cilësi, duke u shtirur në këtë ditë se njohin dhe respektojnë pozitën e gruas në shoqëri? E shpalosin duke i blerë nënës, gruas, mësueses etj. lule me numër tek, që në të shumtën e rasteve është vetëm një lule, ose i dërgojnë në ndonjë restorant apo atë ditë vendos djali a burri, që ai t'i lajë enët e shtëpisë.

Dhe pas kësaj dite çdo gjë kthehet si më parë, nëna urdhërohet të mbetet në qoshen e saj të shtëpisë derisa ende nuk është dërguar në shtëpinë e pleqve, gruaja niset në punët e saja, që edhe ajo të "kontribuojë" materialisht për mirëmbajtjen e familjes, ashtu që të harrojë rolin e saj si nënë, e të mos flasim si bashkëshorte. Ajo duhet të ketë pamje të përsosur dhe sjellje të lartë para kolege/ëve, dhe pastaj lodhet që të njëjtën t'ia ofrojë fëmijëve dhe bashkëshortit. Ndërsa bija, ah bija, e cila babën e ka të nxënë me punë, e tani edhe nënën, duke u mërzitur pse askush nuk e vëren, pse askush nuk i kushton vëmendje, mundohet të gjejë princin e ëndrrave në metoda më të ndryshme, derisa një ditë prindi të çuditet dhe të thotë: "Tashmë, gjeneratat e reja nuk i përfillin prindërit". Nëse nuk e përfill tjetrin, as ai nuk të përfill ty, qoftë edhe fëmijë.

Këtë deformim në shoqëri, këtë parregullsi mendojnë ta rregullojnë me disa formalitete: duke mos u ndalur së foluri për të drejtat e gruas, duke sulmuar qëndrimin e gruas në shtëpi si edukatore dhe duke festuar 8 Marsin.

Kjo Fe, pozitën e gruas ka ngritur në piedestalin më të lartë, e ka nderuar dhe respektuar, i ka caktuar rolin e saj në shoqëri dhe shpëtimin në xhenet e ka lidhur ngushtë me respektin ndaj kësaj gjinie. Në këtë revistë, por edhe në burime tjera keni pat mundësi të lexoni mjaft për nderin që Islami i bëri femrës, andaj dua të përmendi vetëm 2-3 tekste Fetare, si përkujtim për këtë gjë.

Për nënën: Allahu i Lartmadhëruar në Kur'an thotë: "Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as 'uh'!, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti". (Isra 23).

Të Dërguarin e Allahut një njeri e pyeti: O i Dërguar, kush nga njerëzit meriton që më së miri të sillem ndaj tij? Nëna jote – u përgjigj. Po pastaj? – pyeti sërish. Nëna jote – u përgjigj njëjtë. Po pastaj? – përsëriti pyetjen. Nëna jote – u përgjigj prapë. Po pas saj? – pyeti prapë. Babai yt – u përgjigj i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem.

Për bashkëshorten: I Dërguari salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: "Më i miri prej jush është ai që është më i mirë me familjen e tij. Unë jam më i miri ndaj familjes". (Shënon Tirmidhiu 3830)

Për vajzat dhe motrat: Resulullahi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: "Kush ka tre bija apo tre motra, ose dy bija apo dy motra, me të cilat sillet mirë dhe kujdeset, atij i takon xheneti". (Sahihu Tergib 1973).

Kështu na porosit kjo Fe, prandaj, ai që komenton Islamin ndryshe ai ka folur të pavërteta. Ndërsa, ai mysliman që nuk sillet sipas këtyre porosive, ai është bërë shkak që ky i pari të flet të pavërteta. Të bëhemi pra, respektues të Allahut dhe të Dërguarit të Tij lidhur me gratë dhe atëherë e shohim se 8 Marsi nuk do vërehet, madje njerëzit do binden se kjo datë qenka një mashtrim dhe jo respekt dhe nderim i vërtetë për gruan.

Historiku i kësaj date

Disa historianë mendojnë se festa e nënës ka filluar që nga grekët e lashtë kur festonin ditët e pranverës. Ato festime i kushtoheshin zotit nënë "Reja" bashkëshortja e "Krones, zotit at".

Në Romën e vjetër po ashtu festohej festë e ngjashme me këtë, ku adhuronin dhe madhëronin "zotin Sejbel", e cila besohej si nënë e zotave tjerë. Kjo e fundit kishte filluar të festohej afër 250 vjet para lindjes së Isait, salallahu alejhi ue selem, dhe këto manifestime fetare te romakët quheshin "Hilaria" dhe vazhdonin për tre ditë me radhë, nga 15 deri 18 Mars.

"E diela në Angli"

ثshtë ditë e ngjashme me festën e 8 marsit që njihet te ne, mirëpo kjo festë quhej e diela e nënave, ose e diela e gjysmë-agjërimit, sepse kremtohej gjatë agjërimit të madh të tyre. Disa thonë se festimet që bëheshin për adhurimin dhe madhërimin e "zotit nënë, Sejbel", te romakët, kisha i shndërroi në festime për nder dhe madhërim të Merjemes, alejhas selam (shën Maria). Këtë e filloi kisha duke i nxitur anëtarët e saj të vizitojnë kishat të cilave u përkasin dhe kishën kryesore duke sjell me vete edhe kurbane. Ashtu që në vitin 1600, të rinjtë dhe të rejat, që zotëronin ndonjë zeje, filluan të vizitojnë nënat e tyre, duke u dërguar dhurata dhe ushqime. Kështu ishte në Angli, kurse tregimi vazhdon në SHBA:

Ana Xharfis është ideatorja që festa e nënës të bëhet festë zyrtare në SHBA. Ajo nuk ishte martuar kurrë dhe ishte shumë e lidhur për nënën e saj. Dy vjet pasi vdiq nëna e saj, ajo filloi një fushatë të gjerë që përfshinte biznesmenët, ministrat dhe kongresmenët për të shpallur ditën e nënës si ditë pushimi në vend. Ajo ndjente se fëmijët nuk respektojnë atë që bëjnë nënat gjatë gjithë jetës, ashtu që shpresonte se kjo ditë kur të bëhet zyrtare, do të shtojë ndjenjën e djemve dhe vajzave kundrejt nënave dhe baballarëve që të forcohen lidhjet familjare.

Këtë gjest të Ana Xharfis, kisha më 10 Maj 1908, në Virxhinia, Filadelfia dhe Pensilvania e përshëndeti dhe nderoi shumë, dhe kështu filloi të festohet dita e nënës në Amerikë. Që atëherë, filloi edhe karafili të jetë si dhuratë e veçantë për këtë festë, në fillim i bardhë e pastaj i kuq.

Shpallja e parë zyrtare për këtë festë në SHBA ishte në vitin 1910, në perëndim të Virxhinia-s, krahinë e Oklahomës, ashtu që në vitin 1911, e gjithë SHBA e festoi këtë ditë. Ndërkohë, festa kishte filluar të festohet edhe në Meksikë, Kanada, Kinë, Japoni, Amerikën Latine, Afrikë etj. Atëherë, më 10 Maj 1913 kongresi amerikan u pajtua që këtë festë ta shpallë festë zyrtare, ndërsa si ditë festimi, u zgjedh e diela e parë nga muaji Maj.

Kur e festojnë këtë ditë

Data e festës së nënës dallon nga vendi në vend, madje edhe mënyra. Norvegjia e feston në të dielën e dytë nga Shkurti, Argjentina – në të dielën e dytë nga Tetori, Libani – në ditën e parë nga stina e pranverës, Afrika jugore – në të dielën e parë nga muaji Maj, Franca – në të dielën e fundit nga muaji Maj.

Në 1913 gratë ruse festuan Ditën e Gruas, të dielën e fundit të muajit shkurt si pjesë e manifestimeve për paqe. Ndërsa në pjesë të tjera të Evropës në 1914 kjo ditë filloi të festohej në 8 mars, shoqëruar me mbledhje dhe manifestime kundër Luftës së Parë Botërore.

Imitim i pastër

Ne si myslimanë, të cilëve Allahu na ka nderuar me këtë Fe dhe na ka dhënë logjikë, nderin ndaj nënës, gruas, bijave, motrave dhe ndaj gjinisë femërore në përgjithësi e kemi detyrë ta bëjmë çdo ditë dhe gjithherë, e jo të imitojmë të tjerët duke shpikur festa e festa, që në brendi janë të zbrazura dhe pa asnjë vlerë.

Duhet të vetëdijesohemi për vlerat që kemi, përndryshe nuk arrijmë më shumë sesa të bëhemi imitues të tjerëve. Për këtë ka paralajmëruar edhe I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem në kontekst qortimi: "Do t'i pasoni ata që ishin para jush, pëllëmbë pas pëllëmbe dhe krah pas krahu, madje sikur ata të hynë në vrimën e zhapiut do të hyni edhe ju". E pyetën: "Ke për qëllim çifutët dhe krishterët?" "Po kë tjetër?!" – u përgjigj ai. (Shënojnë Buhariu 3269, Muslimi 2669)

Gjykimi mbi këtë festë

Festimi i kësaj feste është haram, sepse:

1. Festa është adhurim, ndërsa në Islam ka vetëm dy festa, Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami. Ai që shpikë apo feston festë tjetër, ajo është e refuzuar.

2. ثshtë imitim dhe përngjasim i jobesimtarëve, gjë për të cilën na ka qortuar i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem.

3. Në atë ditë tërthorazi nënçmohen fëmijët, që nuk i kanë nënat pranë tyre.

4. ثshtë demagogji ndaj grave, ndërsa ato meritojnë sjelljen më të mirë prej neve.

Allahu i dhëntë çdo mirësi popullit tonë.

Shkruan: Omer BERISHA

Omer BERISHA,
4.3.2009
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 02:07


Fshehtësia e egzistencës

Kush jam unë? Ç’është kjo gjithësi dhe pse? Pse erdha në këtë botë dhe kush më solli? Cili është roli im në këtë botë? Sa vlej unë në këtë gjithësi?

Pyetja dhe dilema më esenciale që njerëzimin e mundon qysh prej kohërave të lashta është ekzistenca. Pse jemi krijuar, ç’është misioni ynë në këtë botë edhe ç’duhet bërë nga jeta jonë?!

Më parë filozofët ishin ata që e çanin kokën në këtë çështje dhe bredhnin të humbur në labirinthin e jetës dhe assesi nuk arrinin ta zbulojnë sekretin e jetës. Ose, të themi se e kanë zbuluar pjesërisht, pse jo?! A nuk ishin ata që e vërejtën një element të përbashkët tek të gjithë njerëzit pa marrë parasysh racën, vendin ku jetonin, intelegjencën, përparimin e tj. kërkimin e lumturisë. Lumturia ishte e madhëruar nga njerëzit. Të gjithë e synonin atë, por pak prej tyre e gjenin, kurse të tjerët mashtroheshin se e kanë gjetur, e në të vërtetë kanë parë vetëm vizion të rrejshëm dhe kanë sakrifikuar çdo gjë vetëm e vetëm të arrijnë tek ajo. Por kot, ajo s’gjendej aty. Edhe një fatamorganë në shkretëtirën e gjerë të jetës.

Asketët e patën mbytur trupin (burgun e shpirtit) me largim nga të mirat e jetës dhe mundim të trupit. Epshorët s’lanë pasion pa ndjekur dhe kënaqësi të kësaj bote pa shijuar. Shkencëtari tërë jetën e vet ia kushtoi zbulimit të krijesave intelegjente në Mars e gjetiu që të mos ndjehej njerëzimi i vetmuar në këtë gjithësi të madhe, kurse vet u vetmua në varrin e tij të ngushtë, të ftohtë e të errët... Assesi njeriu ta gjejë veten në këtë botë të vogël, por të madhe. Ai humbi duke e kërkuar veten në këtë ekzistencë enigmatike. Jetojmë, vdesim, por vdekja nuk është fundi, ngase shpirtërat tanë do të reinkarnohen në shpezë, njerëz etj., do të thoshte një njeri i lindjes. Apo ndryshe, jetojmë, vdesim, krimbat na e brejnë çdo milimetër të trupit tonë të ftohtë dhe vetëm dheu do të na ngopë gojën, e eshtrat do të na bëhen hi. Kujtimi për kënaqësitë e kësaj jete, mbrëmjet e ngrohta dhe gostitë me shokët e dashur, që kurrë s’do t’i shohim më, treten diku në kosmosin e errët, do të thoshte një perëndimor. Eseju i një rok këngëtari përfundon me fjalët: “... pa cak bredhim nëpër orbitat e verbëra, të pandihmë, të vetmuar!... ”

A thua kështu?!!!... A vetëm disa vjet kënaqje, vuajtje, mund... e në fund rezultati zero?! A thua a një hiç jemi në këtë fshat të quajtur Tokë?! A kaq i pavlerë është njeriu në këtë univers, a vetëm të hajë e të pijë e në fund të shndërrohet në pleh e të harrohet fare?!!!

Po pastaj gjithësinë kush e krijoi? Si u bë? Prej se kaq e madhe dhe e përsosur? Aq e bukur?!... A thua ajo është më e vlefshme, apo njeriu, a thua cili është më interesant te Krijuesi?! Po çka ka atje larg në Jupiter? Nëse iki atje, a do të çlirohem nga vuajtjet e Tokës, apo ndoshta lumturia është e humbur diku jashtë Sistemit diellor?!...

Duke u gjetur në këtë labirinth të ngatërruar, njeriut shpesh iu ka shpenzuar energjia për jetë dhe ambicia për të kërkuar lumturinë iu ka shuar pas dështimeve të shumta. Deri këtu ka arritur truri dhe mendja e njeriut dhe këtë kufi të transcendencës s’mund ta kalojë dot, prandaj ka pasur nevojë për kontakt me Krijuesin dhe të Gjithëdijshmin që ta njohë fshehtësinë e ekzistencës.

ARGUMENTET PËR EKZISTIMIN E ZOTIT

Të kuptuarit e ekzistencës së Krijuesit, Zotit të këtij universi është hapi i parë që bën njeriu drejt zgjidhjes së kësaj enigme. Të ekzistuarit e Zotit kurrë nuk ka qenë çështje problematike tek popujt përgjatë historisë, ngase njohja dhe pranimi i Tij si Krijues dhe Sundues i kësaj gjithësie arrihet përmes vet natyrës së njeriut (fitres), dhe ekzistimi i një Krijuesi dhe Sunduesi është diçka e domosdoshme. Prandaj, pothuajse nuk ka nevojë të diskutohet dhe të argumentohet me argumente logjike ekzistenca e Zotit, me përjashtim të atyre që iu është prishur ajo natyrshmëri me të cilën e pranojnë Zotin. Sidoqoftë, shumica e atyre që e mohojnë ekzistencën e Zotit, ata në realitet e njohin dhe e pranojnë Atë. Këtë e vërteton Kur`ani kur flet për Faraonin ateist i cili e konsideronte veten zot: “Ai (Musa) tha: -Po ti (Faraon) e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës.“ (El-Isra, 102); “Megjithëse në brendësi të vetveteve të tyre të bindur në to (në mrekullitë se ishin nga Zoti), i mohuan me mendjmadhësi e me pa të drejtë.” (En-Neml, 14) Ibën Tejmije thotë:

“Te popujt e hershëm dhe te të mëvonshmit është e padiskutuar se të gjithë xhinët dhe njerëzit e njohin dhe e pohojnë ekzistencën e Zotit Krijues, edhe pse shumica e njerëzve (masat e gjëra popullore) nuk e kuptojnë argumentimin e filozofëve për ekzistimin e Zotit! Prandaj, njohja e Zotit është diçka me të cilën xhinët dhe njerëzit janë të krijuar, sikurse të ushqyerit që është diçka shumë e natyrshme tek ata”. Ata si foshnje e kryejnë këtë proces pa qenë të detyruar dhe pa pasur nevojë t`iu argumentohet vlera dhe mënyra e të ushqyerit.

Në një rast tjetër thotë: “Njohja dhe pranimi i Krijuesit është çështje e natyrshme në shpirtërat e njerëzve, edhe pse mund të ndodhë te disa njerëz t`iu prishet natyrshmëria dhe të kenë nevojë për argumentime logjike që të arrijnë tek ajo njohje”. Do të thotë se, njohja e Zotit ndonjëherë, dhe kjo është normale dhe e njohur, arrihet përmes natyrshmërisë, e ndonjëherë arrihet me meditim.

NATYRSHMËRIA (FITREJA) E NJERIUT UDHËZON KAH EKZISTENCA E ZOTIT

Shembuj:

1. Në njeriun ekziston një shtytës që nxit vazhdimisht të vrojtohet qielli dhe krijesat në tokë dhe gjithmonë nxit të arrijë te Krijuesi i Tij. Edhe Kur`ani e ndihmon këtë shtytës: “Dhe për ata është argument (për ekzistencën e Zotit dhe për ringjalljen pas vdekjes) Toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë. Dhe u kemi bërë kopshte hurmash e rrushi dhe burime (ujë), që të hanë nga ato fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë ato dhe nuk falendërojnë?!” (Jasin: 33-35); “A është më i rëndë krijimi i juaj apo i qiellit të cilin e ngriti. Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi”. (En-Naziat: 27-29)

2. Kur e sheh njeriu një pamje të bukur apo nuhat ndonjë aromë të këndshme, apo shijon diçka të shijshme, apo arrin sukses në punë a mësime, ai vetvetiu, si pa dashje, e ngritë zërin duke e përmendur Zotin me gëzim, sikur lajmërimi për gëzimin e tij s’bëhet pa e përmendur All-llahun.

3. Njeriu është afër një pune të ligë, të pamoralshme a një krimi dhe në momentin e fundit i kujtohet Zoti, gjë që e bën të ndjen një frikë dhe turp. Kjo është natyra e tij që ia bën të ditur se do të kthehet te Zoti.

4. Kur njeriun e rrethojnë problemet dhe e shkel zullumi e ai nuk mund të çlirohet nga kjo situatë, në errësirë e gjen vetveten se si ankohet te Zoti i vet i Lartë dhe si kthehet tek Ai.

Kjo natyrshmëri (fitre) në dritën e Kur’anit do të thotë: “Natyrë e njeriut me të cilën e njeh Zotin dhe e njeh Atë si të vetmin Krijues dhe si të vetmin që meriton të adhurohet.” -thotë Ibën Kethiri kur e interpreton ajetin: “... natyrshmëri (fitre) në të cilën All-llahu e ka krijuar njerëzimin...” (Err-Rrum 30) Kurse Pejgamberi alejhis-selam (paqja e Zotit qoftë mbi të) lidhur me këtë natyrshmëri thotë: “Çdo fëmijë lind sipas natyrës së pastër (fitres) pastaj prindërit e bëjnë çifut, të krishterë apo zjarrrputist”. Do të thotë se, po të mos ishte ndikimi i prindërve në fëmijën me lloje të ndryshme doktrinash të gabuara, ky fëmijë me natyrshmërinë e tij do të arrinte tek njohja e All-llahut.

DISA ARGUMENTE LOGJIKE PËR EKZISTENCËN E ALL-LLAHUT NË KUR’AN

Kur’ani e argumenton ekzistencën e Zotit me argumente logjike, siç janë krijimi i njeriut, krijimi i qiejve, i tokës dhe i botës me këto dy argumente: “Dhe Ai është i cili tokën e shtriu dhe në të krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit fryt bëri dy lloje (çift), bëri që nata ta mbulojë ditën. Vërtet, në gjithë këtë ka argumente(në lidhje me ekzistencën e All-llahut) për njerëzit që thellë mendojnë. E në tokë copa sipërfaqesh të ngjitura njëra me tjetrën, kopshte hardhie, të mbjella (të llojllojshme) dhe hurma (bimë këto) që janë të degëzuara dhe jo të degëzuara (nga një filiz) e të gjitha ujiten nga një ujë dhe Ne shijen në ngrënie të frutave e kemi dalluar njerën prej tjetrës. Në të vërtetë, në të gjitha këto ka argumente për njerëzit e mençur.” (Er-ra’dë: 3 dhe 4) dhe “A nuk e dinë ata të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura e ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi, a nuk besojnë”. (El-Enbija: 30)

Njeriu duke shikuar, soditur e studiuar, së pari vet ekzistencën e vet, trupin e vet, atë sistem të përsosur dhe të harmonizuar në vetvete: shqisat, gjakun, zemrën, trurin, gjymtyrët, organet e tjera, arrin deri te përfundimi se ai ashtu siç është, nuk ka mundur të gjendet në këtë botë ashtu “pa lidhje”, rastësisht apo vetvetiu, por patjetër ekziston një Krijues i Ditur. Kur’ani na nxit të mendojmë: “A u krijuan nga asgjëja apo ata vetë janë krijues?!...” Pra, njeriu ose u krijua nga asgjëja ose ai e ka krijuar veten ose All-llahu e ka krijuar atë. Logjikisht dy të parat bijnë poshtë...

Pastaj, kësaj i shtohet edhe fakti se Krijuesi që logjikisht u pranua nuk e ka lënë ashtu njeriun të humbë në këtë botë të egër, por është përkujdesur për të: e ka mësuar t’i përdorë veglat, t’i nënshtrojë kafshët dhe ta përvetësojë natyrën. Në përgjithësi, të gjitha krijesave Ai u ka siguruar ushqim, vend për jetë dhe kushte për mirëqenie.

Kështu Kur’ani e provokon njeriun të mendojë logjikisht, si njeriun e thjeshtë ashtu edhe shkencëtarin, secilin në mënyrën e vet dhe të arrijë në përfundimin se pas gjithë kësaj toke, këtyre planeteve, këtij sistemi të përsosur, ç’është zbuluar e çka nuk është zbuluar, pas gjithë kësaj krijimtarie gjigante qëndron një Krijues i Fuqishëm i cili kur i thotë diçkahit: “Bëhu”, ai bëhet!

PËRSE U KRIJUA NJERIU (OSE PËR ÇFARË QËLLIMI U KRIJUA)

U tha se truri i njeriut nuk ka mundur të bëjë më shumë se ta argumentojë ekzistencën e Zotit. Këtë e dëshmojnë edhe filozofët nga të cilët secili e mbron teorinë e vet në lidhje me marrëdhëniet Zot-njeri dhe shkakun e krijimit të njeriut. Këtu njeriu ka nevojë shumë për mësim më direkt prej Krijuesit të tij e All-llahu i Mëshirshëm mu për këtë shkak i ka dërguar pejgamberët dhe i ka zbritur Librat e shenjtë. Të gjitha fetë qiellore janë të pajtimit se njeriu është krijuar ta adhurojë Zotin e vërtetë. E Islami, respektivisht Kur’ani si zbritje e fundit në zinxhirin e librave të zbritur nga All-llahu e zbulon këtë enigmë, apo shkakun e krijimit të njeriut në këtë jetë të shkurtër: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit pos që të më adhurojnë Mua, të Vetmin.” (Edh-Dharijat 52). Adhurimi i Zotit apo ibadeti, siç thuhet në origjinal, është pikëpyetja më e madhe të cilën All-llahu i Mëshirshëm për të mos na lënë në mëshirën e filozofëve dhe mendjeve tona të mangëta në arritjen e së mirës absolute na e zbuloi. Mendimtari i shquar islam Sejjid Kutub nga ky ajet i nxjerr dy aspekte:

Aspekti i parë i ajetit:

Nga ajeti: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit pos që të më adhurojnë vetëm Mua”, mësojmë se ekziston një qëllim i caktuar nga krijimi i xhinëve dhe njeriut. Kush punon dhe jeton sipas domethënies së këtij ajeti, ai e ka realizuar qëllimin nga ekzistenca e tij, e kush largohet nga ai qëllim e ka kaluar jetën e vet kot, e ka humbur funksionin e vet në këtë botë, kurse jeta e tij është e paqëllimtë, e zbrazët dhe larg kuptimit të saj themelor, pa të cilin jeta nuk ka vlerë. Ai ka dalë nga ligji për shkak të të cilit është sjellë në ekzistencë dhe ka përfunduar në humbje të plotë, humbje e cila e pret çdokënd që del nga ligji i ekzistencës i cili e ruan dhe i siguron amshueshmëri. Ky funksion i caktuar që i lidh xhinët dhe njerëzit me ligjin e ekzistenës është adhurimi i All-llahut (ibadeti). E ai ligj është të ketë rob dhe Zot, rob i cili adhuron dhe Zot i cili adhurohet dhe tërë jeta e njeriut të ngritet në bazë të këtij relacioni.

Aspekti i dytë i ajetit:

Nga ajo që u cek, kuptohet aspekti i dytë i kësaj të vërtete të madhe. Ne kuptojmë se adhurimi (ibadeti) duhet të ketë kuptim më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës se vetëm kryerja e disa ritualeve fetare (namazi, agjërimi, haxhi e të tjera të ngjajshme me to). Pasiqë xhinët dhe njerëzit nuk mund ta kalojnë tërë jetën e tyre në kryerjen e ritualeve, All-llahu as që i obligon me këtë. Ai i obligon me lloje tjera të aktiviteteve që e përbëjnë shumicën e periudhës së jetës së tyre. Ndoshta ne edhe nuk i dimë aktivitetet me të cilat janë të obliguar xhinët, por ne shumë mirë i dimë ato me të cilat ne jemi të ngarkuar. Jemi të obliguar t’i njohim fuqitë, energjitë dhe përbërësit e tokës, t’i shfrytëzojmë ato siç don All-llahu, me një fjalë jemi të obliguar ta zbatojmë ligjin e All-llahut (sheriatin) në tokë.

Pra, ibadeti (adhurimi i All-llahut) është qëllimi apo shkaku për të cilin u krijua njeriu, është funksioni kryesor i njeriut me të cilin nënkuptohet diçka më shumë se sa thjeshtë vetëm ceremonitë fetare. Realiteti i ibadetit pasqyrohet në dy çështje kryesore:

1. Mbjellja e kuptimit të ibadetit të Zotit në shpirtin e njeriut, ose me fjalë tjera njeriu ta ndjejë se ekziston robi dhe Zoti, robi i cili adhuron dhe Zoti i cili adhurohet dhe pas kësaj nuk ka asgjë tjetër. Në ekzistencë nuk ka tjetër veç këtij relacioni. Një Zot dhe të tjerët janë robërit e Tij; dhe

2. Çdo lëvizje tonën dhe çdo gjest në jetën tonë t’ia kushtojmë All-llahut, sinqerisht vetëm Atij dhe të largohemi nga çdo ndjenjë tjetër dhe nga çdo kuptim tjetër i cili del jashtë rrethit të ibadetit të All-llahut.

Me këto dyja realizohet kuptimi i ibadetit dhe punët bëhen sikur ceremonitë fetare, ashtu që gjitha punët bëhen ibadet për All-llahun dhe me to njeriu e ushtron funksionin kryesor të tij. Atëherë, njeriu jeton në botë dhe e ndjen se aty gjendet për ta kryer funksionin e vet me të cilin e ka ngarkuar All-llahu. T’i nënshtrohet All-llahut dhe ta adhurojë Atë, ky është qëllimi i tij në jetë dhe si shpërblim i kësaj, ai në shpirt gjen një qetësi, kënaqësi me gjendjen dhe me punët e tij, ngase All-llahu është i kënaqur me të dhe përkujdeset për të, e pastaj në botën tjetër gjen të mira dhe shpërblime të mëdha. Në këtë mënyrë, qëndrimi i njeriut përballë obligimeve dhe ngarkesave me punë krejtësisht ndërrohet. Ai tani, në të gjitha punët dhe obligimet shikon si në lloje të adhurimit të All-llahut të vet dhe kështu e kryen obligimin e vet në tokë. Në këtë mënyrë, përpos namazit, zekatit, agjërimit, të cilat janë shtyllat mbi të cilat qëndron Islami, pastaj dhikrit, therrjes së kurbanit, respektimit të prindërve, leximit të Kur’anit etj. çdo gjë për njeriun bëhet ibadet: puna e tij, mësimi, martesa, rritja dhe edukimi i fëmijëve, bile edhe gjumi dhe ushqimi nëse bëhen me qëllim që të pushojë njeriu e të forcohet për ibadet e punë bëhet ibadet, e madje edhe marrëdhënia seksuale me gruan e tij nëse bëhet me qëllim që të ikë nga ndalesat e All-llahut bëhet ibadet! Pejgamberi, paqja e All-llahut qoftë mbi të, ka thënë: “...edhe marrëdhëniet tuaja me gruan konsiderohen lëmoshë”. Të pranishmit u çuditën: “A edhe nëse dikush e kënaq epshin e tij, ai ka sadakë?!”. Ai është përgjigjur: “Po sikur ta kënaqte epshin në haram a s’do të dënohej! Kështu nëse e kënaqë atë në hallall do të shpërblehet”.

Ç’DO TË THOTË ADHURIM (IBADET) NË ISLAM

Pasiqë ibadeti është qëllimi nga ekzistenca e njeriut, medje krejt gjithësia është krijuar për atë qëllim, të cilin ne e kemi mësuar nga shpalljet e Zotit, e posaçërisht nga shpallja e fundit, Kur’ani, prandaj edhe kuptimin e ibadetit duhet ta nxjerrim nga Kur’ani dhe Sunneti i Pejgamberit Muhammed, paqja e All-llahut qoftë mbi të , i cili e ka spjeguar dhe jetësuar Kur’anin. Në Kur’an dhe Sunnet gjejmë edhe rrugën nëpërmes së cilës do ta realizojmë atë qëllim. Në Kur’an dhe Sunnet ibadeti nuk përkufizohet në disa farze (obligime fetare), por çdo lëvizje e muslimanit që buron nga besimi e tij me të cilën ai synon të afrohet tek All-llahu, konsiderohet ibadet. Në Kur’an All-llahu i Lartësuar na obligon që tërë jetën t’ia kushtojmë atij: “Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për All-llahun, Zotin e botëve! Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve ( i pari që pranoj dhe bindem)!” (El-En’am: 162, 163)

Dijetari eminent Islam Ibën Tejmijje e definon ibadetin si: emër përmbledhës i gjithë asaj që All-llahu e do dhe e pëlqen, qoftë ajo fjalë a punë, e fshehtë apo e dukshme. Çështja qartësohet më tepër nëse i tregojmë llojet e ibadeteve, p.sh.: namazi, zekati, agjërimi, haxhi, fjala e sinqertë, kryerja e emanetit, bëmirësia ndaj prindërve, mbajtja e lidhjeve me farefisin, kryerja e premtimit, thirrja në punë të mira dhe ndalimi nga të këqiat, luftimi i kafirëve dhe dyftyrëshave, bëmirësia ndaj fqiut, jetimit, të varfërit, musafirit dhe kafshëve, gjithashtu lutja e Zotit (duaja), të përmendurit e Tij (dhikri), leximi i Kur’anit, e të ngjajshme. Ibadet është edhe të duhet All-llahu dhe i Dërguari i Tij, frikësimi nga All-llahu dhe pendimi tek Ai, sinqeriteti ndaj Tij, durimi në vështirësi (sabri), falënderimi i Zotit për të mirat, mbështetja në Zotin, shpresa në mëshirën e Tij, frika nga dënimi i Tij etj. Sipas kësaj e tërë feja është ibadet.

Pastaj Ibën Tejmijje vazhdon dhe thotë se ibadeti përfshin kuptimet nënshtrim dhe dashuri, pra nënshtrim dhe dashuri e plotë për All-llahun. Prandaj, kush i nënshtrohet një njeriu, por e urren atë për të nuk thuhet se i bën ibadet atij, do të thotë se nuk e adhuron. E nëse njeriu e do dikë por nuk i nënshtrohet, edhe kjo nuk është ibadet. Nga kjo kuptohet se burimi i ibadetit është në zemër, kurse Muhammedi, paqja e All-llahut qoftë mbi të, thotë: “Vërtetë në trup është një copë mishi, nëse ajo është e shëndoshë tërë trupi është i shëndoshë, e nëse ajo prishet tërë trupi prishet. Ajo është zemra”. Pra, nëse nga zemra buron dashuria për All-llahun, atëherë trupi i nënshtrohet Atij, e nëse nga zemra nuk buron dashuria, atëherë as trupi nuk e adhuron All-llahun.

Ata që ibadetin e kuptojnë vetëm si disa ceremoni fetare (të cilat janë pjesë të rëndësishme të ibadetit që e do All-llahu) e i kryejnë vetëm ato ceremoni, ata nuk e kanë kuptuar ibadetin mirë dhe nuk e kanë bërë atë që kërkohet prej tyre. Ata nuk e dinë se ibadeti ka të bëjë edhe me moralin, edukatën, sistemin politik, ligjin, adetet etj. Ibadet do të thotë që njeriu çdo fjalë të tij, punë, gjest, sjellje apo marrëdhënie me njerëzit ta bëjë në pajtim me ligjin Islam dhe të largohet nga fjalët, punët, gjestet, sjelljet apo marrëdhëniet që nuk janë në pajtim me ligjin islam apo me atë që All-llahu e do. Pra duhet ta bëjë dhe ta konsiderojë atë si nënshtrim dhe ibadet për Zotin: “Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë thjeshtë për All-llahun, Zotin e botëve! Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem).” (El-En’am: 162, 163)

FRYTI I KËSAJ NJOHJEJE

Ta dijë njeriu qëllimin e ekzistencës së tij si dhe rrugën dhe orientimin e tij. Ta njohë misionin e jetës së tij. Të ndjejë se jeta e tij ka kuptim dhe vlerë. Të ndjejë shijen e jetës së tij. Ta dijë se ai nuk është një grimcë e humbur në kosmos, e as krijesë që në kaos bredhë netëve të errëta. Të mos bjerë në depresion e të ftohet nga jeta sikur ata që e mohuan All-llahun dhe dyshuan në Të, e nuk e kuptuan përse ekzistojnë, përse jetojnë dhe përse vdesin!... Që besimtari assesi të mos jetojë i verbër në këtë botë, e as të ecë pa qëllim, por të lidhet me All-llahun e Madhëruar, ta gjejë veten në këtë botë, të ecë i udhëzuar nga Zoti i tij dhe vetëm Atë ta adhuron e mos të bredhë nëpër idhuj të ndryshëm. Besimtari nuk thotë atë që thotë poeti i konfuzionuar e pesimist:

E vesha petkun e jetës pa u pyetur,
e në mes lloj-lloj ideshë e mendimesh mbeta i hutuar,
E do ta xhveshin këtë petk një ditë nga unë,
e unë akoma s’do të di pse erdha dhe ku do të shkoj...


Përkundrazi, besimtarit iu ka qartësuar orientimi hyjnor, ai mirë e di se prej kah është i ardhur, pse është i ardhur, kah do të shkojë dhe ku do të mbesë. Ky është një personalitet shumë stabil, optimist dhe maksimalisht jetën e vet e shfrytëzon në të mira.

Përgatiti: Gëzim Selaci,
21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 02:09


Pse shkenca dështon në shpjegimin e Zotit

“Duke predikuar se janë të mençur, ata budallallosen…”

“Më lejoni t’ju spjegoj problemin që e ka shkenca me Zotin.”

Profesori ateist i filozofisë pauzon para klasës së tij dhe mandej kërkon që njëri prej studentëve të tij të ngritet në këmbë.

“Ti je musliman, apo jo, biro?”

“Po, zotëri.”

“Atëherë sigurisht beson në Zot?”

“Absolutisht.”

“A është Zoti i mirë?”

“Sigurisht! Zoti është i mirë.”

“A është Zoti i plotfuqish¬ëm? A mundet Zoti të bën çdo gjë?”

“Po.”

“Ti a je i mirë apo i keq?”

“Kur’ani thotë se jam i keq.”

Profesori zgërdhihet me vetëdije. “Ahh! KUR’ANI!” Ai pauzon për një çast.

“Kam një pyetje për ty. Të themi se këtu ka një njeri të sëmurë dhe se ti mund ta shërosh. A do ta kishe ndihmuar? A do të ishe munduar?”

“Po zotëri, do t’i kisha ndihmuar.”

“Atëherë je i mirë…!”

“Nuk do ta kisha thënë atë.”

“Përse të mos e thuash atë? Ti do ta kishe ndihmuar personin e sëmurë dhe të gjymtuar… Në fakt po të mundeshim, shumica prej nesh do ta kishim bërë këtë,… por Zoti nuk e bën.

(S’ka përgjigje.)

“Ai nuk e bën, apo jo? Vëllanë e kisha musliman i cili vdiq nga kanceri edhe pse i luteshte Zotit ta shëron. Si mund të jetë ky Zot i mirë? Hmmm? A mund t’i përgjigjesh kësaj?”

(S’ka përgjigje.)

Njeriu i moshuar është ngushëllues.

“Jo, nuk mundesh, apo jo?”

Ai ngre gotën prej bankës së tij dhe pi një gllënjkë që t’i jep kohë studentit për t’u liruar. Në filozofi duhet të shkosh ngadalë me të rinjtë.

“Të fillojmë përsëri, djalosh. A është Zoti i mirë?”

“Hm… Po.”

“A është dreqi i mirë?”

“Jo.”

“Prej nga vjen dreqi?”

Studenti belbëzon: “Prej… Zotit…”

“Ashtu është. Zoti e bëri dreqin, apo jo?”

Njeriu i moshuar i kalon gishtat kockëdalë nëpër flokët e tij të rralla dhe i kthehet publikut studentor që zgërdhihet.

“Mendoj se do të kemi një semestër shumë zbavitës, zonja dhe zotëri.”

Pastaj i kthehet muslimanit: “Më trego, biro. A ka të keqe në botë?”

“Po, zotëri.”

“E keqja është çdokund, apo jo? A krijoi Zoti çdo gjë?”

“Po.”

“Kush e krijoi të keqen?”

(S’ka përgjigje.)

“A ka në këtë botë sëmundje, amoralitet, urrejtje, shëmtime, pra të gjitha gjërat e këqija, a ekzistojnë në këtë botë?”

Studenti përpëlitet në këmbë. “Po.”

“Kush i krijoi ato?”

(S’ka përgjigje.)

Profesori befas i bërtet studentit të tij. “KUSH I KRIJOI ATO, MË TREGO TË LUTEM!”

Profesori afrohet për sulmin përfundimtar dhe i hypë muslimanit mbi fytyrë. I flet me zë të ulët dhe të qetë: “Zoti krijoi çdo të keqe, apo jo. Ai, biro?”

(S’ka përgjigje.)

Studenti mundohet ta mban shikimin e qetë, te profesori, por dështon. Befas ligjëruesi ndahet për të bërë ca hapa në klasë si një ujk i vjetër.

Klasa është e fascinuar.

“Më trego”, vazhdon ai “si është e mundur që ky Zot është i mirë nëse ai ka krijuar çdo të keqe gjatë të gjitha kohërave?”

Profesori i hap duart gjerë e gjatë për ta përshkuar tërë të keqen dhe marrinë e botës.

“E gjithë urrejtja, brutalieti, tërë dhimbjet, të gjitha mundimet, të gjithat vdekjet, shëmtimet dhe të gjitha vuajtjet e krijuara nga ky Zot i mirë janë anekënd botës, apo jo, djalosh i ri?”

(S’ka përgjigje.)

“A nuk e vëren në çdo vend? Hm?”

Pauzë.

“A thua aspak?”

Profesori i afrohet përsëri fytyrës së studentit dhe pëshpëritë,

“A është Zoti i mirë?”

(S’ka përgjigje.)

“A beson në Zot, biro?”

Zëri i vet e tradhëton studentin dhe ai shpërthen. “Po, profesor, besoj.”

Njeriu i vjetër e shkundë kokën me mërzi: “Shkenca thotë se ke pesë shqisa të cilat i përdorë për ta identifikuar dhe vështruar botën rreth teje. A e ke parë ndonjëherë Zotin?”

“Jo, zotëri. Asnjëherë nuk e kam parë Atë.”

“Atëherë na trego se a e ke dëgjuar ndonjëherë Zotin tënd?”

“Jo, zotëri. Nuk e kam dëgjuar.”

“A e ke ndjerë ndonjëherë Zotin tënd, shijuar, apo nuhatur erën e Tij… Në fakt, a ke çfarëdo përceptimi shqisor për Zotin tënd?”

(S’ka përgjigje.)

“Përgjigju, të lutem.”

“Jo, zotëri, frikohem se jo.”

“Ti FRIKOHESH… se nuk ke pasur?”

“Jo, zotëri.”

“Dhe krahas kësaj ti beson në Atë?”

“…po…”

“Kjo kërkon BESIM!”

Profesori buzëqeshë me urtësi me vartësin.

“Sipas ligjeve të shkencës empirike, testuese, demonstruese, protokolare, Zoti yt nuk ekziston. Çka i thua kësaj, biro? Ku është Zoti yt tani?”

(Studenti nuk përgjigjet)

“Ulu poshtë, të lutem.”

Muslimani ulet…i mundur.

Një musliman tjetër e ngritë dorën: “Profesor, a mund ti drejtohem klasës?”

Profesori kthehet dhe buzëqeshë: “Ah, edhe një musliman në pararojë! Eja, eja, djalosh i ri. Fol pak mençuri të drejtë para këtij tubimi.”

Muslimani shikon rreth dhomës, e pastaj thotë: “Jeni duke bërë disa përfundime interesante, zotëri. Tani unë kam një pyetje për ju. A ka ndonjë gjë të tillë që quhet nxehtësi?”

“Po,” përgjigjet profesori. “Ka nxehtësi.”

“A ka ndonjë gjë të tillë që quhet ftohtësi?”

“Po biro, ashtu është, edhe ftohtësi ka.”

“Jo, zotëri nuk ka.”

Zgërdhirja e profesorit ngrihet. Dhoma befasisht ftohet tepër. Muslimani i dytë vazhdon.

“Mund të keni shumë nxehtësi, tepër nxehtësi, super nxehtësi, mega nxehtësi, nxehtësi të bardhë, pak nxehtësi ose aspak nxehtësi, por nuk kemi ndonjë gjë të quajtur “ftohtësi”. Mund të arrijmë 458 gradë nën zeron, që do të thotë aspak nxehtësi, por nuk mund të shkojmë më tutje nga ajo. Një gjë e tillë si ftohtë nuk ekziston, përndryshe do të mund të shkonim në më ftohtë se 458 gradë. E shihni, zotëri, ftohtë është vetëm fjala të cilën e përdorim që ta përshkruajmë mungesën e nxehtësisë. Ftohtësinë nuk mund ta masim, ndërsa nxehtësinë mund ta masim në njësi termale pasiqë nxehtësia është energji. Ftohtësia nuk është e kundërta e nxehtësisë, zotëri, por vetëm mungesa e saj.”

Qetësi. Një gjilpërë bie dikund në klasë.

“A ka një gjë të tillë si errësira, profesor?”

“Po…”

“Përsëri jeni në gabim, zotëri. Errësira nuk është diçka, ajo është mungesa e një gjëje. Mund të keni dritë të zbehtë, dritë normale, dritë të madhe, dritë shkrepëtuese por në qoftë se në mënyrë konstante nuk keni dritë ajo quhet errësirë, apo jo? Ai është kuptimi të cilin e përdorim për ta definuar fjalën. Në realitet, errësira nuk është (diçka). Po të ishte, dë të mundeshit ta bëni errësirën më të errët dhe të ma jepni një kuti me errësirë më të errësuar, profesor?”

Në kundërshtim me vetëveten, profesori buzëqeshë me paturpësisë rinore para tij.

“Ky me të vërtetë do të jetë një semestër i mirë. “A mund të na tregosh se cili është qëllimi yt, djalosh i ri?”

“Po, profesor. Qëllimi im është se, premiset tuaja filozofike janë e metë që në fillim dhe si rezultat i kësaj edhe përfundimet tuaja duhet të jenë të gabuara…”

Profesori bëhet tym.. “E metë…? Si guxon ti…!”

“Zotëri, a mund të sqaroj se çka nënkupoj?”

Klasa dëgjon me vëmendje.

“Sqaro…oh, sqaro…”

Profesori mundohet që të kontrollohet. Befasisht është i sjellshëm. Ai bën me dorë që ta qetësojë klasën, me qëllim që studenti të vazhdon.

“Ju punoni në premisën e dualitetit,” sqaron muslimani.

“Për shembull ka jetë dhe mandej ka vdekje; ka Zot të mirë dhe Zot të keq, ju e shihni konceptin e Zotit si diçka të kufizuar, si diçka të cilën mund ta masim. Zotëri, shkenca nuk mund ta sqaron as edhe një mendim. Ajo përdor elektricitet dhe magnetizëm por asnjëherë nuk i ka parë e lere më që plotësisht t’i kupton. Të shihet vdekja si e kundërta e jetës është të jeshë injorant nga fakti se vdekja nuk mund të ekziston si gjë e pavarur. Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por vetëm mungesa e saj.”

Djali i ri ngre një gazetë të cilën e merr nga fqiu, i cili në ndërkohë e kishte para vete.

“Këtu është njëri prej tabloidëve më të neveritshëm në këtë vend, profesor.

A ka një gjë të tillë si amoralitet?”

“Me siguri se ka, shih tani…”

“Gabim përsëri, zotëri. E shihni! Amoraliteti është vetëm mungesa e moralit. A ka një gjë të tillë si padrejtësi? Jo. Padrejtësia është mungesa e drejtësisë. A ka një gjë të tillë si të keqe?”

Muslimani pauzon. “A nuk është e keqja mungesë e së mirës?”

Fytyra e profesorit ka fituar një ngjyrë alarmuese. Ai është aq i inatosur, saqë momentalisht është pa fjalë.

Muslimani vazhdon: “Nëse ka të keqe në botë, profesor, dhe ne të gjithë pajtohemi se ka, atëherë Zoti, nëse ekziston, do të duhet të plotësonte ndonjë punë përmes instrumentit të së keqes. Cila është ajo punë, të cilën Zoti e plotëson? Bibla na thotë se ajo është që të shihet nëse secili prej nesh, prej dëshirës sonë të lirë, do të zgjedhë të mirën nga e keqja.”

Profesori tërbohet: “Si shkencëtar i filozofisë, nuk e shoh këtë gjë si diçka që ka të bëjë me ndonjë zgjidhje. Si realist, unë në mënyrë absolute nuk e pranoj konceptin e Zotit ose të çfarëdo faktori tjetër teologjik si pjesë e barazimit botëror, pasiqë Zoti nuk mund të perceptohet.”

“Unë do të kisha thënë se mungesa e kodit moral të Zotit në këtë botë është me sa duket njëra prej fenomeneve të vazhdueshme më perceptuese”, përgjigjet muslimani.

“Gazetat bëjnë miliona dollarë duke e shfaqur çdo ditë! Më trego, profesor, a i mësoni studentët tuaj se kanë evoluar nga majmuni?”

“Në qoftë se i referoheni procesit natyror të evoluimit djalosh, po, me dije se i mësoj.”

“A e keni vëzhguar procesin e evoluimit me sytë tuaj, zotëri?”

Profesori bën një zë thithës me dhëmbët e tij dhe i jep studentit të tij një shikim të qetë e të ngurosur.

“Profesor, pasiqë askush asnjëherë nuk e ka perceptuar procesin e evoluimit gjatë veprimit të tij dhe së paku nuk mund të vërtetohet se ky proces është afatgjatë, a nuk po e ligjëroni vetëm mendimin tuaj tani, zotëri? Vallë, tani a nuk jeni shkencëtar, por prift?”

“Do ta lë të pandëshkuar paturpësinë tënde në favor të bisedës sonë filozofike.

Tani, mbarove plotësisht apo jo?” vërshëllon profesori.

“Pra nuk e pranoni kodin moral të Zotit për të bërë atë që është e drejtë?”

“Unë besoj në atë që është, e ajo është shkenca!”

“Ahh! SHKENCA!”, buzëqeshë fytyra e studentit.

“Zotëri, ju kumtoni me vërtetësi se shkenca është studim i fenomeneve të përceptuara. Shkenca është poashtu premisë e cila është e metë…”

“SHKENCA ËSHTË E METË…?”, belbëzon profesori.

Klasa është në zhurmë.

Muslimani vazhdon duke qëndruar në këmbë derisa zhurma humbet.

“Në vazhdim të çështjes të cilën ja diktonit më herët studentit tjetër, a mund të jap një shembull?”

Profesori qëndron i qetë me mençuri.

Muslimani shikon rreth e rrotull dhomës: “A ka ndokush në klasë i cili ndonjëherë ia ka parë trurin profesorit?”

Klasa shpërthen në gaz. Muslimani tregon kah ligjëruesi i vjetër, i cili është duke vluar.

“A ka ndokush në klasë i cili ia ka dëgjuar trurin profesorit…ndjerë, prekur apo nuhatur? Si duket askush nuk e ka bërë këtë!?”. Muslimani e shkundë kokën me keqardhje.

“Duket se askush këtu nuk ka pasur kurrfarë perceptimi shqisor të trurit të profesorit në çfarëdoqoftë mënyre. Pra, në përputhshmëri me ligjet e shkencës empirike, stabile, demonstruese, protokolare, unë DEKLAROJ se profesori nuk ka tru.”

Klasa është në kaos.

Muslimani ulet,… pasiqë karrigeja shërben për këtë.

XXX,
21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 06:22


Si erdha në Islam

Shpeshëherë kur njerëzit më pyesin "Si erdhe në Islam?", unë marr frymë thellë dhe mundohem t'ua tregoj "versionin më të shkurtër të këtij rrëfimi". Unë nuk mendoj se Islami është diçka në të cilin erdha befas, edhe pse ashtu më dukej atëherë. Mirëpo kjo ishte diçka në të cilin u udhëzova gradualisht nëpër përvoja të ndryshme. Duke e shkruar këtë shkrim, unë shpresoj se ndokush e lexon, identifikohet me disa gjëra në të dhe ndoshta mund të nxitet për të mësuar edhe më tepër për Islamin e vërtetë.

U linda në 1978 në Australi. Isha e pagëzuar dhe e rritur si "Krishtere". Si fëmijë mezi prisja të marrë pjesë në kishë dhe të shkoj në Shkollën e së Dielës. Edhe pse ende rikujtohem se mezi e prisja këtë, nuk më kujtohet diç më tepër për të. Ndoshta kjo kishte të bëjë me veshjen, me rrobet e mia më të mira, ndoshta ishte shkak takimi me fëmijët tjerë, ndoshta tregimet, ose ndoshta ishte vetëm ajo që mezi e prisja drekën e njohur të gjyshes të së Dieleve, kur kthehesha në shtëpi. Familja ime nuk ishte aspak rigoroze për religjionin. Me sa e di unë, bibla nuk lexohej jashtë kishës, kurse lutja asnjëherë nuk thuhej para ngrënies. Të them thjesht religjioni nuk ishte çështje e rëndësishme në jetën tonë. Më kujtohet se si ndonjëherë shkonim në kishë me familjen. Me kalimin e kohës rikujtohem se si mërzitesha kur anëtarët tjerë të familjes vendosnin të mos vijnë, ashtu që isha e detyruar që në dy vitet e fundit të shkoja vet në kishë.

Në kohën kur shkoja në shkollën fillore, "Edukimi fetar" ishte lëndë që ligjëroheshte një herë në javë. Mësonim për "virtytet e vërteta Krishtere" dhe na dhuroheshin kopje të Biblës. Edhe pse nuk e pranoja në atë kohë këtë, unë me padurim i prisja këto orë. Në to kishte diçka interesante për tu mësuar, dhe unë besoja se ka njëfarë rëndësie, edhe pse nuk e dija se cila është ajo.

Në vitet e mia shkollore, unë ndjekja një shkollë të mesme për vajza. Aty nuk kishim aspak orë fetare, gjë që mendoj se deri dikund më mungonin pasiqë në kohën time të lirë pata filluar ta lexoj Biblën. Në atë kohë atë e lexoja për "shkak të interesit". Besoja se Zoti ekziston, por jo në formën në të cilën shpesh përshkruheshte në kishë. Sa i përket trinitetit, shpresoja se ndoshta kjo ishte një gjë të cilën do ta kuptoja me kalimin e kohës. Kishte shumë gjëra të cilat më ngatërronin. Për këtë shkak, më duket se në jetën time kishte momente "religjioze" gjatë të cilave e lexoja Biblën dhe bëja çmos të veproj sipas asaj, mandej edhe kur ngatërrohesha mendoja se e tërë kjo është e tepërt për mua që ta kuptoj. E mbaj në mend kur bisedoja me një vajzë krishtere në orën e matematikës. Mandaj pandeh se kjo më dha një arsye që ta pëlqej matematikën. Unë e pyesja për gjërat të cilat nuk i kuptoja. Disa sqarime të saj i kuptoja, e tjerat nuk më dukeshin mjaft të logjikshme për të besuar 100% në Krishterizëm.

Nuk mund të them se kam qenë ndonjëherë e rehatshme duke jetuar me shumë aspekte të kulturës australiane. Për shembull, nuk e kuptoja pirjen e alkoolit ose pasjen e shumëfishtë të partnerëve meshkuj. Gjithmonë ndjeja se kam shumë presion dhe ndonjëherë qaja me mendimin "kur të rritem", për shkak të kuptimit që fjala "të rritesh" kishte në këtë kulturë. Familja ime shpesh udhëtonte përtej detit në vende të huaja dhe vazhdimisht mendoja se me anë të udhëtimit do të mund të jem në gjendje të gjej një vend ku do të udhëheqja një jetë të rehatshme e të mos ndjehem në presion sikur gjithmonë. Pasiqë kalova 3 javë në Japoni, në shkëmbim studentësh mes vendeve, vendosa të shkoj përsëri për një shkëmbim më afatgjatë. Në vitin e fundit të shkollës së mesme u pranova të ndjek një shkollë të mesme në Japoni për vitin e ardhshëm.

Para se ta lë Australinë e të kaloj vitin jashtë vendit, kaloja nëpër një "fazë religjioze" timen. Shpeshherë mundohesha që t'i fshehë këto faza nga prindërit e mi. Nuk di për ç'farë arsye mendoja se do të ishte qesharake për to fakti se e lexoja Biblën. Një natë para se të fluturoj për në Japoni, edhe pse valixhen e kisha të pakuar, përsëri ndejta vonë derisa prindërit e mi shkuan të flejnë me qëllim që ta merrja e ta pakoja edhe Biblën. Nuk dëshiroja që prindërit e mi ta dinë se e merrja edhe atë.

Sipas cilitdo standard, viti im në Japoni nuk përfundoi si përjetimi më i këndshëm në jetën time. U ballafaqova me problem pas problemi. Disa herë ishte me të vërtetë në gjendje të vështirë. Isha 17 vjeçare kur shkova atje dhe mendoj se mësova mjaft mësime të vlefshme atë vit. Njëra prej tyre ishte se "gjërat nuk janë gjithmonë ashtu sikur duken". Në një kohë mendoja se kam humbur çdo gjë: shokët e mi shkollorë japonezë (shokët ishin gjithmonë të rëndësishëm për mua, madje edhe në Australi), familjen time japoneze, mandej pranova edhe një thirrje telefonike ku u tha se do të dërgohesha në Australi dy muaj më herët . Pata "humbur çdo gjë", duke e llogaritur këtu edhe ëndrrën të cilën e pata ushqyer vite me radhë. Natën kur e pranova atë thirrje telefonike, e nxorra që ta lexoj Biblën time. Mendoja se do të gjej prehje në të, dhe e dija se, pa marrë parasysh se çka ndodhë, Zoti e din të vërtetën për çdo gjë që çdonjëri bën dhe asnjë numër i thashethemeve dhe rrenave nuk do ta ndërronte këtë. Gjithmonë kam besuar se gjërat e rënda nuk na janë dhënë me qëllim "të na ndalin", por që të na ndihmojnë të zhvillohemi. Me këtë bindje, isha e vendosur të rri në Japoni tërë vitin dhe të mundohem që disi t'i ndërprejë këto thashetheme qesharake. Elhamdulillah isha në gjendje ta bëj këtë.

Prej atij viti kuptova se jo vetëm që secila kulturë është e ndryshme, por edhe të gjitha kanë pika të mira dhe pika të këqija. Kuptova se nuk ishte kulturë ajo që kërkoja... por diçka tjetër.

Atje ndjekja shkollë budiste për vajza në Japoni. Aty kishim tubime çdo javë, ku luteshim, këndonim këngë dhe e dëgjonim drejtorin si na jep fjalime të gjata. Në fillim nuk isha e rehatshme me vizitimin e këtyre tubimeve. Atje më dhanë edhe një kopje të librit të këngëve së bashku me rruzat të cilat i vëndonin mbi duar kur luteshin. Që në fillim u mundova që të dal dhe të mos i vizitoj këto, por mandej vendosa se nuk duhet t'ja jap kuptimin e njëjtë gjërave sikur ata. Kur unë lutesha, i lutesha Zotit të cilit gjithmonë ju pata lutur, Njërit dhe të Vetmit Zot. Nuk mund të them se me të vërtetë e kuptoj Budizmin. Sa herë që mundohesha të kuptoj diç më tepër, hasja në qorrsokake. Njëherë për këtë e pyeta një japonez i cili ishe arsimtar i gjuhës angleze. Ai shpeshherë kishte qenë në Amerikë dhe tha se në Japoni ai është budist ndërsa në Amerikë, i krishterë. Kishte ca gjëra për Budizmin të cilat i pashë interesante, por megjithatë nuk ishte diçka të cilin mund ta llogaritja për religjion.

Në mënyra të ndryshme unë zgjodha çka më pëlqen prej religjioneve dhe filozofive spirituale dhe formova atë që e konsideroja të jetë "Xheni religjioni" im. Në shkollën e mesme përmblodha citat pas citati dhe lexoja gjëra sikur "Profecia Yjore" dhe "Engjujt". Kur u ktheva në Australi, edhe mëtutje i përmbahesha besimit krishter në ato gjëra të cilat kishin kuptim për mua. Ndjeja se në mënyrë të vazhdueshme e kërkoja të vërtetën.

Pasiqë u këtheva prej Japonisë në Australi u afrova me një vajzë me të cilën pata mësuar në shkollë të mesme. Ajo gjithmonë ishte njëra të cilën e konsideroja për shoqe të mirë, por nuk ishte në "grupin tim të shokëve" me të cilët ulesha gjatë orëve të mësimit ose për drekë gjatë pauzave. Por prej se u pata kthyer as nuk u pata dëgjuar e as nuk u pata parë me disa prej njerëzve në atë grupë. Kuptova se kjo vajzë dhe unë kemi shumë më tepër gjëra të përbashkëta sesa që pata menduar në fillim. Ndoshta kjo ishte kështu pasiqë u pata ndryshuar shumë në Japoni, ose ndoshta ishte për shkak se pata mësuar që të jeshë "shoqërisht i pranuar" dhe i popullarizuar nuk ishte e rëndësishme sepse njerëzit të cilët i bëjnë këto gjykime jo gjithmonë janë moralisht korrekt. Në të vërtetë nuk kujdesesha më se kush ishte apo kush nuk ishte shoku im, por kujdesesha që të jem e vërtetë ndaj vetvetes dhe refuzoja të ndërrohem për t'ju përshtatur njerëzve tjerë. Me humbjen e çdo gjëje që më parë e konsideroja për të rëndësishme, ndjeja se pata zbuluar kush në të vërtetë jam unë.

Vajza me të cilën u pata shoqëruar dhe afruar tepër, ishte muslimane, por për këtë as që mendoja shumë në atë kohë. Një natë u ulëm në McDonald's, duke e shfrytëzuar "kafenë e tyre gratis" dhe biseduam për religjionet në përgjithësi, kryesisht se në çfarë mënyre besonim në Zot. Ishte ajo e cila më së shumti parashtronte pyetje, për atë se si e mendoja "të jetë" Zoti. Ndjeja kënaqësi në bisedë dhe mendoja se disi ishin të kuptimta fjalët që ia thoja asaj nga "Xheni religjioni" im. Kur u kthyem në shtëpi, ajo nxorri 40 Hadithet Kudsij dhe i lexoi për vete. Ajo m'i lexoi ca mua, të cilat jashtëzakonisht më bënë të interesuar. E luta që t'ja huazoj librat prej saj me qëllim që të ulem dhe t'i lexoj të gjitha edhe unë, gjë të cilën e bëra. Duke i lexuar librat në një mënyrë u futa në një gjendje frikësuese. Për mua, shembujt e Islamit mundeshin të gjinden në lajmet e TV-së dhe në librat sikur "Princesha" dhe "Jo pa vajzën time". Sigurisht, mendoja, Hadithet janë vetëm një pjesë e mirë e tij, por pjesa e keqe duhet po ashtu të ishte aty.

Prej aty u ktheva prapa në universitetin tim për fillimin e semestrit dhe nuk mundesha që edhe mëtutje t'i marr librat prej shoqes sime, ashtu që fillova të kërkoj nëpër Internet. Tanimë veç isha "takuar" me disa muslimanë në IRC, por po ashtu i konsideroja vetëm si shokë dhe mendoja se ata nuk do të ma tregonin "të vërtetën" për Islamin. Mendoja se do të mi tregonin vetëm pjesët e mira të tij. Ata pata pyetur ca pyetje dhe masha'All-llah (ashtu ka dashur All-llahu) përgjigjet ishin mjaft ndihmuese. Ende kujtohem se si e pyeta një musliman a beson në engjuj. Engjujt ishin pjesë e "Xheni religjionit" tim dhe asesi nuk besoja se një Musliman do të pranon se beson në ekzistencën e engjujve!! Dituria ime e kufizuar dhe injorante për mashkullin musliman ishte se ai e rrehë gruan e tij, vret foshnje të vajzave dhe është terrorist në kohën e lirë. Mendoja, ky njeri i tillë asesi nuk mund të besonte në engjuj... andaj me të vërtetë ishte shokante kur ai tha "Me siguri se besoj në Engjuj". Prej këtij çasti isha e interesuar të di se në çka tjetër besojnë muslimanët.

Shpeshherë mendoj se fillimisht vazhdova të lexoj për Islamin në Internet me qëllim që ta vërtetoj si të gabuar. Gjithmonë e kërkoja atë "pjesë të keqe". Nuk mund që çdokush të ketë ashtu mendim të keq për Islamin nëse nuk kanë arsye për ta bërë këtë. Gjithmonë gjeja pjesë të keqe apo jologjike të secilit religjion për të cilin pata lexuar... prandaj mendoja pse Islami të jetë ndryshe? Kujtohem se si pata gjetur një "chat site" Islamik (vend për të biseduar në internet) për herë të parë dhe prisja të shoh vajza të shtypura të cilat lexojnë vetëm atë që e thonë meshkujt. Prisja të mos kenë mendimin e tyre, prisja të shoh "vajzë tipike muslimane" për të cilën gjithmonë kam ndjerë keqardhje. Me habi pashë se vajzat bisedonin me gëzim, me mendime të cilat u lejoheshin t'i shprehnin. Ato vajza muslimane në një mënyrë ishin më të lira sesa që dija unë për to.

Mësimi im për Islamin me anë të Internetit vazhdoi duke biseduar me shumë njerëz dhe duke shtypur "homepage" pas "homepage"-it (faqe të internetit). Sa më shumë mësoja aq më tepër frikohesha. Nuk i tregoja asnjërit prej shokëve se isha duke lexuar për Islamin, madje as edhe shoqes sime më të mirë. Në fillim ishte kështu pasiqë nuk doja që të mi tregojnë vetëm "pjesët e mira", ndërsa më vonë kur erdha në përfundim se nuk do të gjeja asnjërën prej pjesëve të këqia, nuk doja që t'ua u rris shpresat se do t'i kthehem Islamit. Doja që ky "vendim" të jetë gjë që e sjell unë vet, pa presion.

Ky "vendim" të cilit i referohem nuk ishte aspak vendim. Shpeshherë më pyesin: "Çka të shtyri të vendosësh të bëhesh muslimane?", por kur diçka e qartë dhe e logjikshme sikur Islami vendohet para jush, këtu nuk ka zgjidhje. Kjo nuk është e tillë që të thuhet se e bëri më të lehtë vendimin për ta thënë Shehadetin. Në fillim kishte shumë gjëra të cilat më ndalonin. Së pari mendoja se nuk di mjaft për Islamin... por atëherë edhe nuk ishte aq me rëndësi, pasiqë e dija se asnjëherë nuk do të gjeja diçka si të palogjikshme apo të "keqe". Erdha në përfundim se thënia e Shehadetit nuk është pika e fundit, por e para, andaj InshaAll-llah gjatë jetës sime do të vazhdoj të mësoj. Gjëja tjetër e cila më bëri të ngurroj, ishte ta këpus kuptimin e fjalës "Islam" prej të gjitha gjërave të këqia me të cilat e pata lidhur. Vazhdimisht mendoja se asesi nuk do të mundem të jem muslimane!!

Në fillim më vinte rëndë që më vonë ta mësoj se "Xheni religjioni" im dhe besimet si për shembull se Zoti është Një, ishin në të vërtetë Islami. Islami solli çdo gjë në vend. Tani çdo gjë kishte kuptim. Për mua, gjetja e Islamit ishte si një udhëtim i gjatë me autobus. Unë u pata ndalur dhe pata shikuar se çka ka në të gjitha vendndaljet e autobusit përgjatë rrugës, duke marrë nga pak prej të gjitha atyre, dhe pastaj vazhdova me udhëtimin tim. Kur e gjeta Islamin, e dija se kjo ishte vendndalja e fundit e udhëtimit tim të gjatë

. Në tetor të 1997-ës, shoqja ime më e mirë erdhi me mua që unë ta them Shahadetin në një Qendër Islamike në Melburn (rruga Jeffcot). Në atë kohë isha ende e frikësuar, por pasiqë njëra prej motrave filloi t'i thotë kushtet e besimit, dhe unë duke vënë në mendje nga një shenjë pranimi pranë çdonjërës, e dija se nuk ka më se çka të bëhet pos që ta them atë edhe me gojën time. Ende qaj kur e mendoj momentin që thash "Po...do ta bëj". Më në fund e rrënova murin mendor i cili më ndalonte ta bëj këtë. Duheshte këtë ta përsëris në arabisht pas motrës. Me fjalën e parë të saj unë qajta. Është një ndjenjë të cilën nuk mund ta përshkruaj. Shoqja ime ishte e ulur pranë por pak mbas meje, andaj nuk e vërejta por ajo veç më ishte duke qarë. Ndjeva aq fuqi të madhe rreth meje dhe në fjalë, edhepse vetë isha aq e dobët.

Ndonjëherë më shkon mendja se familja ime janë kurreshtare se a është kjo vetëm një fazë nëpër të cilën kaloj..., sikur fazat tjera të mia. Unë isha vegjetariane derisa nëna ime nuk më tregoi se çka për darkë atë natë - mish të pjekur. Unë kam ende shumë për të mësuar, por një gjë që kisha dashur njerëzit ta kuptojnë është se unë e di se Elhamdulil-lah Islami është bekim për njerëzimin. Sa më tepër që mësoni, InshaAll-llah aq më tepër bukuri do të shihni në Islam.

Motra juaj në Islam, Xheni oz_muslimah@hotmail.com,
21.10.1998
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 06:27


Katër veçanti të Islamit

PARATHËNIE

Njerëzimi ka nevojë për një sistem real jetësor, i cili plotësisht do të përshtatet me natyrën e tij, me mundësitë dhe me kërkesat shpirtërore dhe trupore të tij. Ka nevojë për një sistem jete që do t`i përfshijë të gjitha segmentet e jetës njerëzore, pa lënë mangësi askund dhe pa anuar kah ekstremiteti i asnjë aspekti.

Si do t`ia sigurojë njeriu vetes një sistem të tillë, apo kur? Apo ende do të vazhdojë të bredhë nëpër sisteme njerëzore, të mangëta dhe periodike.

Vetëm All-llahu, Krijuesi i gjithësisë mundet t`i sigurojë njeriut një sistem të tillë, Ai që e krijoi dhe mirë i din nevojat e tij dhe atë që njeriut i bënë dobi. Islami si feja e fundit e shpallur nga All-llahu i siguron njerëzimit një sistem real, gjithëpërfshirës dhe joekstrem (të mesëm) jetësor, ngase Islami nuk kufizohet brenda mureve të xhamisë dhe brenda muajit të ramazanit. Islami është diçka më shumë se rituale, siç është namazi,agjërimi,etj. Islami është sistem origjinal jete, mënyrë mendimi dhe stil sjelljeje.

100% HYJNORE

Karakteristika kryesore e Islamit është të qenurit e tij fe hyjnore. Dmth. 1) Ka qëllim dhe orientim hyjnor dhe 2) burim dhe metodë hyjnore. Me 1 nënkuptojmë se Islami qëllimin përfundimtar dhe cakun e largët e ka të ketë njeriu lidhje të mirë me Zotin dhe njeriu ta arrijë kënaqësinë e Zotit. “O njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh.” (El-Inshikak 6). Normal që Islami ka qëllime të tjera humane dhe shoqërore, por nëse mendojmë më thellë do të vërejmë se qëllimet e tilla i shërbejnë qëllimit të madh: arritjes së kënaqësisë së All-llahut dhe shpërblimit të Tij. Ky pra është qëllimi i qëllimeve dhe caku i caqeve. Kjo karakteristikë na mundëson që përmes All-llahut ta dimë qëllimin e jetës njerëzore, pasiqë All-llahu na krijoi dhe Ai e din se për çka na krijoi. Pastaj, vetëm Ai është që më së miri e njeh natyrën e njeriut, nevojat, mundësitë, fuqinë dhe çka e bën të lutmur atë si dhe gjërat që e dëmtojnë atë. Mirë din ta motivojë njeriun për jetë, punë, luftë etj.

Me 2 nënkuptojmë se metoda dhe mënyra me të cilën e shfrytëzon Islami për të arritur qëllimet e veta është metodë krejtësisht hyjnore, ngase burimin e ka shpallje nga All-llahu i Lartë. Kjo metodë s’është rezultat i vullnetit të një individi, familjeje apo ndojnë shtreseje shoqërore, partie a populli. Kjo metodë është rezultat i All-llahut, i cili me të don t’i udhëzojë dhe t’i mëshirojë robërit e Tij. “Elif, lamë, ra. (Ky është) Libër, Ne ta shpallëm ty që me urdhërin e Zotit t’i nxjerrësh njerëzit prej errësirave në dritë; (t’i nxjerrësh prej errrësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Lavdëruarit. ” (Ibrahim 1).

POZITA E PEJGAMBERIT NË KËTË METODË HYJNORE

All-llahu është përpiluesi i kësaj metode. Kur’ani atë e quan “Rruga e All-llahut”, do të thotë se All-llahu e ka definuar dhe se Ai është qëllimi i kësaj metode. Kurse Pejgamberi, paqja e All-llahut qoftë mbi të, është thirrës në këtë metodë apo rrugë, i cili ua sqaron atë njerëzve ku ata kanë problem për ta kuptuar. “Po kështu me urdhërin Tonë Ne ta shpallëm ty shpirtin (Kur’anin). Ti nuk ke ditur çka është Libri (Kur’ani) as çka është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve Tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon në rrugë të drejtë, në rrugën e All-llahut të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e ta dini se të gjitha qështjet janë me vullnetin e All-llahut .” (Esh-Shura 52 dhe 53).

Në Kur’an Pejgamberi, paqja e All-llahut qoftë mbi të, cilësohet si një njeri-rob i Zotit të cilin e urdhëron një fuqi më e madhe, e cila e qorton në rast se ai gabon. Muhammedi, paqja e All-llahut qoftë mbi të,këtë Kur’an obligohet vetëm ta mësojë, t’ua përcjellë të tjerëve dhe t’ua spjegojë e interpretojë atë. “O ti i Dërguar, komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk e bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën. All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (armiqëve) All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon.“ (El-Maide 67); “(Pejgamberët i patëm dërguar) me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u spjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur’anin).” (En-Nahl 44). E sunneti (fjalët, veprat dhe miratimet e Pejgamberit Muhammed) është ai që e ka spjeguar Kur’anin, e ai prapë është shpallje hyjnore në një formë tjetër.

DALLIMI I ISLAMIT NGA SISTEMET TJERA

Islami është sistemi i vetëm në botë i cili buron vetëm nga fjalët e Zotit, të padevijuara, të pa përziera me ide dhe gabime njerëzore. Sistemet ekzistuese në botë, natyrisht përveç Islamit, mund t’i grupojmë në tri kategori:

Sistem njerëzor qindpërqind. Buron nga idetë dhe truri i njeriut, nga një filozofi e një individi apo shoqërie, siç është: kapitalizmi, komunizmi, demokracia etj.

Sistem fetar njerëzor, siç ëshët budizmi në Kinë, Japoni dhe Indi, e cila nuk dihet nëse ka origjinë hyjnore a libër qiellor që e mbështetë. Prandaj edhe ky buron nga mendja njerëzore.

Sistem fetar i ndryshuar. Do të thotë se origjinën e ka hyjnore e më pastaj kanë ndodhur ndryshime, heqje dhe ndërhyrje nga njeriu. Fjala e All-llahut është përzier me fjalën e njeriut, ashtuqë nuk konsiderohet si hyjnor, edhepse buron nga All-llahu. Fjala është për ebreizmin dhe krishterizmin, pasiqë është vërtetuar ndryshimi në Tevrat (Besëlidhja e vjetër) dhe Inxhil (Besëlidhja e re ), pastaj këtyre dy librave u janë shtuar komente dhe informata nga vet njeriu, të cilat ia kanë ndryshuar kuptimin e fjalëve të All-llahut. Shembull për këtë është trinia, të cilën krishterët e kanë bazë të fesë së tyre, përkundër faktit se të gjitha shpalljet e mëhershme hyjnore kanë pasur emruesin e përbashkët : monoteizmin.

E sa i përket Islamit ai është feja dhe sistemi i vetëm i cili ka shpëtuar nga dora e njeriut dhe ndryshimet, sepse vet All-llahu e ka marrë përsipër ruajtjen e Librit dhe kushtetutës së Tij, Kur’anin e shenjtë. Këtë Ai na e ka treguar në Kur’an. “Vërtetë Ne e kemi zbritur përkujtimin (Kur’anin) dhe Ne do ta ruajmë atë. “ (El- Hixhr 9). Prandaj besimet, ritualet, morali, legjislacioni islam janë krejt hyjnore të shpallura nga All-llahu, Krijuesi i Gjithësisë.

REALE

All-llahu i di mundësitë e njeriut dhe fenë Islame e ka bërë reale, ashtu që çdo gjë që e ka urdhëruar ai, natyra e njeriut anon kah ajo, e çdo gjë që e ka ndaluar ai natyra e njeriut e urren atë, dhe e ka obliguar vetëm me atë që njeriu ka fuqi ta bëjë. Një herë një njeri i vie të Dërguarit të All-llahut dhe kërkon nga ai t’ia lejojë zinanë (marëdhënie seksuale joligjore). Ai i qetë e ulë atë dhe me butësi i thotë: “A do t’ia kishe dëshiruar këtë nënës tënde? Thotë: Jo, o i dërguari i All-llahut! -A do t’ia kishe dëshiruar këtë motrës tënde? Thotë: Jo, o i dërguari i All-llahut! -A do t’ia kishe dëshiruar këtë hallës tënde? Thotë: Jo , o i Dërguari i All-llahut! Pastaj i thotë i Dërguari atij: Atë që ti po kërkon ta lejojë do ta kishe bërë me nënën e dikujt, me motrën e dikujt dhe me hallën e dikujt. Ashtu siç e urren këtë ti edhe të tjerët e urrejnë.” Në këtë hadith vërejmë se si i Dërguari, paqja e All-llahut qoftë mbi të, për t’ia mbushur mendjen atij njeriu i drejtohet ndërgjegjjes së tij dhe vet natyra e tij si njeri e pranon këtë ndalesë .

Islami komunikon me njeriun në mënyrë reale, si në planin doktrinor ashtu edhe në atë legjislativ, ritual, moral e edukativ. Islami e merr në konsideratë natyrshmërinë e njeriut, nevojat shpirtërore dhe biologjike të tij, dallimet sipas gjinisë ku secili e ka ndërtimin e veçantë dhe funksionin e veçantë. Do të thotë që Islami e obligon njeriun të besojë vetëm në të vërtetat që janë në ekzistencë e jo në iluzione, trillime e rrena, pastaj shpirti i njeriut gjenë prehje në këto besime e truri i tij i pranon racionalisht ato.

PLANI DOKTRINOR

Ka ardhur Islami me një doktrinë reale, ashtu që ajo doktrinë ka të bëjë me të vërtetat që janë në gjithësi, e jo me iluzione e trillime. Të vërteta që truri i pranon, shpirti qetësohet në to dhe natyra e njeriut pajtohet me to. Islami thërret të besohet në Një Hyjni, ekzistencën dhe madhërinë e të cilës e vërtetojnë argumentet kosmologjike në krijesat dhe në natyrë dhe shpalljet e Tij. All-llahu nuk është si perënditë greke për të cilët flasin mitologjitë greke dhe romake. Kur’ani këtë Perëndi e cilëson me emra dhe atribute që ndjenjat e njeriut kënaqen me to. Ato emra dhe cilësi harmonizojnë në mes të madhërisë dhe bukurisë së Tij, fuqisë dhe mëshirëssë Tij. Ato janë emra dhe cilësi që tregojnë relacionin e Zotit me gjithësinë, me krijesat e me njerëzit në veçanti. Prandaj Ai është i Gjithmëshirshmi, Mëshiruesi i Posaçëmpër besimtarët, Sunduesi, i Shenjti,i Përsosuri, i Forti, i Madhi, Krijuesi, Formuesi, i Dituri, i Mençuri, Bujari, Falësi, Furnizuesi etj.

Islami thërret të besohet në të dërguarit e All-llahut, të cilët kanë thirrë në rrugë të All-llahut, në moral e sinqeritet. Ata janë njerëz si ne, vetëm shpallja nga All-llahu që u vie atyre i dallon nga ne. Ata s’janë zotëra, as djem të All-llahut. Ata janë njerëz që hanë, pinë dhe shetisin nëpër tregje, jetojnë jetë të rëndomtë dhe vdesin. “Thuaj: Unë jam vetëm njeri, sikurse ju. Mua më shpallet se vetëm Një Zot është Zoti juaj. E kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurim të Zotit të tij mos ta përziejë askë. “ (El- Kehf 110). Islami thërret të besohen në Kur’anin, Librin e All-llahut, i shkruar në fleta e i lexuar. Islami thërret të besohet jeta pas kësaj jete, ku secili njeri individualisht do të shpërblehet a dënohet për veprat e tij. Ky besim e motivon njeriun të jetë më korrekt në punët, sjelljet dhe moralin e tij.

PLANI RITUAL

Islami e ka obliguar njeriun me ibadete (rituale) të cilat i mbushin kërkesat shpirtërore të tij dhe e plotësojnë zbrazëtirën në shpirtin e tij. E ka obliguar vetëm me atë që është brenda mundësive të tij. Qëllimi i ritualeve në Islam nuk është të mundohet trupi i njeriut dhe as t’i vështirësohet jeta e tij. Qëllimi nga ato rituale është të jetë njeriu në lidhje të vazhdueshme me Krijuesin e tij dhe që të edukohet njeriu në kontrollimin e epsheve të tij dhe të fuqive negative të tij. Këtë më së miri e vëren dhe e përjeton ai që sinqerisht, vetëm për All-llahun i bën këto rituale. Kurse në raste vështirësie (udhëtimi e sëmurje) ritualet e ndryshme mund të shkurtohen (p.sh. namazi në udhëtim) ose të shtyhen (p.sh. agjërimi në udhëtim) për më vonë.

PLANI MORAL (ETIK)

Islami ka ardhur me norma etike reale, ku e ka marrë në konsideratë fuqinë (energjinë) mesatare të njeriut, e ka në konsideratë dobësinë e njeriut, motivet e tij si dhe nevojat trupore e shpirtërore. Prandaj nuk ka kërkuar nga njeriu të zhveshet nga pasuria, as të mos martohet, e të ngjajshme, siç haset kjo në fetë tjera, mirëpo Islami e ka obliguar burrin, gruan, prindin, fëmijën, të pasurin me obligime që i përkasin atij, për të mirë të njerëzimit.

PLANI EDUKATIV

Pasiqë një shok i Pejgamberit vërejti se ai kur është me gruan dhe familjen e tij nuk është në atë gjendje që është kur rrin me të Dërguarin, paqja e All-llahut qoftë mbi të, sa i përket ndjenjave ndaj All-llahut, e konsideroi këtë si një lloj të dyftërësisë (nifak) dhe doli në rrugë duke thënë për veten: “Handhaleja është dyftyrësh!” E pastaj shkoi tek i Dërguari i All-llahut dhe i tregoi atij dallimin e ndjenjave të tij kur është me familjen e tij dhe me të. E i Dërguari, paqja e All-llahut qoftë mbi të, iu përgjigj: ”Nëse ju vazhdimisht jeni në atë gjendje që jeni kur rrini me mua do t’iu kishin përshëndetur melaqet me dorë në rrugë ( do të thotë se do të ishit bërë si ato), mirëpo, o Handhale një orë kështu e një orë ashtu.” Sipas kësaj, Islami nuk e lejon njeriun të zhytet në epshe dhe të jepet pas pasioneve, e të mos bëjë asgjë për Zotin e tij, mirëpo as nuk ka kërkuar nga ai të teprojë në ibadet (adhurim) e të mos mbetet asgjë për trupin e tij.

NË HALLALL DHE HARAM (LEJESA DHE NDALESA)

Islami nuk ka ndaluar asgjë që njeriu ka nevojë për të, sikurse që nuk ka lejuar asgjë që njeriun e dëmton. Së këndejmi Kur’ani e mohon ndalimin e “të bukurave dhe të mirave: “O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz, hani dhe pini e mos e teproni, se Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë. Thuaj: Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robët e Vet?!” (El-Aëraf 31dhe 32). Ligji islam është përkujdesur për natyrën e njeriut e cila anon kah epshi dhe nevojat e trupit e të shpirtit, për këtë i ka lejuar atij t’i kënaqë këto me kusht që të mos jenë haram dhe që të mos largojnë nga përkujtimi i All-llahut dhe namazi.

Pastaj Islami lejon në raste të jashtëzakonshme të përdoren sendet e ndaluara, poqëse ka nevojë, por vetëm aq sa ka nevojë. “(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret jo në emër të All-llahut. E kush detyrohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet All-llahu falë, është mëshirues. “ (El-Bekare 173). I Dërguari i All-llahut thotë: “Jam i dërguar me fenë e drejtë dhe të lehtë, e kush largohet nga sunneti (praktika, rruga) im ai nuk është prej meje. “

Se Islami është fe reale tregon fakti se ai i ka parasyshë dobësitë e njeriut para shumë harameve, prandaj u ka mbyllur atyre derën krejtësisht, ashtu që çdo gjë që qon kah harami është haram. Ai mu për këtë e ka ndaluar vetmimin e mashkullit dhe femrës -ta mbyllë derën e zinasë. All-llahu në Kur'an na ndalon jo vetëm nga zinaja, por edhe t’i afrohemi asaj: “Dhe mos iu afroni zinasë (marrëdhënieve seksuale joligjore), se ajo është e neveritur dhe rrugë e keqe! ”

GJITHËPËRFSHIRËSE

Islami nuk është fe që thërret në murgëri dhe në zhytje në botën metafizike, larg nga realiteti dhe nga problemet e njerëzve dhe të shoqërisë dhe larg nga veprimtaria shoqërore. Mirëpo Islami është mënyrë e jetës, mendimit dhe sjelljes. Feja islame si sistem jete ndryshon nga fetë tjera krejtësisht ose pjesërisht. Ai gjjithashtu ndryshon nga filozofitë shoqërore tjera nga ana e trajtimit të tij të natyrës së njeriut dhe asaj se si duhet të jetë jeta e njeriut në pajtim me natyrën në të cilën është krijuar dhe në pajtim me qëllimin për të cilin është krijuar dhe në pajtim me jetën e ardhme në të cilën do të kalojë pas jetës së kësaj bote. Prej të gjitha feve, filozofive dhe drejtimeve që njerëzimi i njeh, Islami veçohet prej tyre me një gjithpërfshirshmëri me të gjitha kuptimet që i ka kjo fjalë. Islami përfshinë të gjitha kohërat, të gjitha segmentet e jetës së njeriut dhe të gjitha aspektete e jetës së tij.

FAZAT

Feja islame karakterizohet me këto tri faza nga të gjitha fetë dhe sistemet jetësore tjera, të cilat doemosdo e kanë lënë anash, pjesërisht apo krejtësisht, njërën nga këto tri faza vijuese:

FAZA E PARË. Në rend të parë Islami kërkon t’i rregullojë njeriu raportet me Krijuesin e tij, e kjo njëherazi është themeli i fazave tjera. Nëse në këtë fazë ka mangësi dhe zbrazëti, negativitetet do të shfaqen në fazat tjera.

FAZA E DYTË. Rregullimi i marrëdhënieve me vetveten. E kjo lind pas realizimit të fazës së parë. Këtu njeriu e shëron shpirtin e tij nga sëmundjet që i prishin marrëdhëniet me All-llahun.

FAZA E TRETË. Rregullimi i marrëdhënieve me të tjerët. Fjala është për moralin, mirësjelljen me të tjerët, e të ngjashmet.

Kjo do të thotë se Islami kërkon nga muslimanët t’i jepet çdokujt e drejta nga ana e tyre Zotit të tij,vetes së tij (trupit dhe shpirtiti të tij) dhe njerëzve të tjerë. Me këtë karakteristikë kuptojmë se Islami përfshinë çështjet e kësaj bote dhe botës tjetër, përfshin të gjitha kohërat, vendet dhe popujt.

MESAZH I TË GJITHA KOHËRAVE

Islami është mision për të gjitha kohërat dhe gjeneratat,nuk është mision i përkufizuar për një shekull të caktuar, ku efekti i tij do të mbarojë me mbarimin e atij shekulli. Pejgamberët All-llahu i ka dërguar me mesazhe të kufizuara për një periudhë kohore të caktuar, përpos Muhammedin. Atë e ka dërguar për të gjitha kohërat pas tij dhe ia ka zbritur Librin, kushtetutë për të gjitha kohërat, ngase ai është i Dërguari i fundit, vulë e profetësisë.

MESAZH I GJITHË BOTËS

Pasiqë është mesazh i pakufizuar në kohë dhe gjeneratë, gjithashtu është i pakufizuar në vend dhe popull. Ai është mesazh që i drejtohet të gjithë popujve, racave dhe kategorive të njerëzve. Islami nuk është në interes të vetëm një grupi njerëzish. Kuptimi dhe thirrja (daveja) e Islamit nuk është detyrë e vetëm një kategorie njerëzish, siç e keqkuptojnë shumë njerëz. Ai është udhëzim i Zotit të gjithësisë për të gjithë njerëzit: “Thuaj (Muhammed ): O ju njerëz, unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahu që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s’ka të adhuruar tjetër pos Tij... “ (El-Aëraf 158); ”I madhëruar është Ai që ia shpalli Furkanin (Kur'anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës!” (El-Furkan 1).

MESAZH I TË GJITHA ASPEKTEVE NJERËZORE

Ai poashtu është mesazh i të gjitha anëve të qenies së njeriut. Ai nuk është vetëm për trurin (mendjen) apo vetëm për shpirtin apo vetëm për trupin e njeriut, e as vetëm për logjikën, apo vetëm për ndjenjat e njeriut. Ky mesazh i përfshinë të gjitha këto anë.

Islami nuk e ka përgjysmuar njeriun, sikurse fetë tjera, në një gjysmë: shpirt dhe në tjetrën: trup. Ku gjysmën shpirt e drejton feja, kurse gjysma tjetër trup, ana materiale te njeriu, në të s’ka pushtet feja dhe s’ka vend për All-llahun në të. Ajo gjysmë është për jetën, për dynjanë, për politikën, për shoqërinë e për shtetin, e në realitet kjo është pjesa më e madhe e njeriut. A mendoni se kjo përputhet me natyrën e tij?! Assesi, sepse All-llahu nuk e ka krijuar njeriun të përgjysmuar. Ai është një tërësi dhe qenie e plotë, tek ai nuk ndahet trupi nga shpirti, as logjika nga ndjenjat. Ai është një, shpirt, trup, logjikë dhe ndërgjegjje. Mu për këtë duhet të jetë qëllimi i tij një, orientimi i tij një dhe rruga e tij një. Dhe pikërisht kështu e trajton Islami njeriun. Ai qëllimin e ka bërë All-llahun dhe orientimin e ka bërë botën tjetër. Në këtë mënyrë njeriu nuk mbetet i konfuzionuar në mes dy drejtimeve të kundërta apo pushteteve të kundërta, ku secila e drejton në kah të kundërt, sikurse robi që i ka dy zotërinj, secili urdhëron me të kundërtën që e urdhëron tjetri, e zemra e tij mbetet në ankth, siç e përmend All-llahu në Kur’an: “All-llahu solli një shembull: Një rob që e posedonin ortakë pa marrëveshje mes vete dhe një rob që është thjesht në posedimin e një njeriu. A janë ata të dy në një gjendje? ! “ (Ez-Zumer 29).

Islami i përfshin të gjitha aspektet e jetës dhe ndaj çdo aspeki ka marrë qëndrim të caktuar, ai është doktrinë dhe sistem për njeriun si individ dhe si shoqëri; si shpirt, si tru dhe si trup; si qenie e kësaj bote dhe si banor i botës tjetër (ahiretit).

MESAZH I TË GJITHA MOSHAVE

I përfshinë edhe të gjitha periudhat apo moshat nëpër të cilat kalon individi. Ky udhëzim i All-llahut e shoqëron njeriun kudo që të jetë dhe në çdo moshë. E shoqëron si fëmijë, si të ri, si të rritur (të pjekur) dhe si të plakur, ku në çdo moshë ia vizaton një sistem ideal për t’iu përmbajtur atij, në mënyrë që Allahu të kënaqet me të.

Për shkak se ky shkrim nuk premton të japim shembuj për këtë ju lutemi të ktheheni në librat e dispozitave dhe ajetet kur’anore e hadithet (porositë) e Pejgamberit, paqja e All-llahut qoftë mbi të ! Aty do të gjeni dispozita që lidhen me sjelljen dhe moralin e njeriut qysh prej kur është foshnje (zgjedhja e emrit të mirë, gjidhënia etj.) deri kur të vdesë (larja e xhenazes, pastrimi, qefinosja, varrimi, ngushëllimi etj.).

RITUALET (IBADETET)

Ibadeti në Islam kryhet me të gjithë qenien njerëzore. Muslimani nuk e adhuron All-llahun vetëm me gjuhën e tij, apo vetëm me trupin e tij , apo vetëm me zemrën e tij, apo vetëm me mendjen tij, apo vetëm me ndjenjat e tij. Muslimani e adhuron All-llahun me të gjitha këto. Me gjuhën e tij e përmend dhe e lutë Atë, me trupin e tij falet dhe agjëron, me zemrën e tij i frikësohet Atij, e don dhe mbështetet në Të, me mendjen e tij mediton për Të, me ndjenjat e tij i nënshtrohet vetëm Atij.

MORALI

Morali në Islam nuk e ka lënë asnjë anë të jetës njerëzore, qoftë ajo shpirtërore a trupore, mendore a ndjenjësore, individuale a shoqërore. Të gjitha këto i ka përfshirë me një sistem të përsosur moral.

Islami ka përcaktuar norma morale që kanë të bëjnë me:

1. individin,

si trup fizik. “O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz, hani e pini e mos e teproni, se Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë!” (El-Aëraf 31);

si qenie e logjikshme. “Thuaj: Unë ju këshilloj juve me një gjë: për hirë të All-llahut të bashkoheni dy nga dy ose një nga një, e të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj nuk është i çmendur. Ai vetëm ua tërhjekë vërejtjen nga një dënim i ashpër (nëse nuk besoni).“ (Sebe 46);

si shpirt. “Ka shpëtuar ai që e pastroi shpirtin e vet dhe ka dështuar ai që e ka ndotur atë me mëkate. “ (Esh-Shems 9 dhe 10);

2. familjen në:

marrëdhëniet bashkëshortore. “O ju që besuat, nuk është e lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t’i shtrëngoni për t’u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitete të hapur. Çoni jetë të mirë me to! Nëse i urreni ato bëni durim, pse ndodhë që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni! “ (En-Nisa 19) ;

marrëdhëniet mes fëmijëve dhe prindërve. “Ne e urdhëruam njeriun t’u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj... “ (El-Ahkaf 15);

marrëdhëniet me farefisin dhe të afërmit. “All-llahu urdhëron drejtësi, bëmirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon që të merrni mësim.” (En-Nahl 90);

3. shoqërinë: “ O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj! Kjo është më mirë për ju, që të merrni mësim.”(En-Nur 27); “Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë. Ata që kur matin prej njerëzve për vete e plotësojnë, e kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu!” (El-Mutaffifin 1-3); “All-llahu iu urdhëron që t’u jepni amanetin të zotërve të tyre dhe kur të gjykoni iu urdhëron të gjykoni me të drejtë mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që iu këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni.” (En-Nisa 58);

4. kafshët: Pejgamberi, paqja e All-llahut qoftë mbi të, na porositë: “Frikësoniu All-llahut në kafshët të cilat nuk flasin për t”u ankuar, ngisni ato kur janë të forta dhe hani nga ato kur janë të majme! “ dhe para së gjithash :

5. me All-llahun, Krijuesin e Madh:

“Me emrin e All-llahut. Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit të Posaçëm
Lavdërimi i takon All-llahut, Zotit të botëve,
Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit të posaçëm
Sunduesit të Ditës së gjykimit
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm nga Ti ndihmë kërkojmë,
Na udhëzo në Rrugën e drejtë,
Në rrugën e atyre të cilët i ke begatuar me të mira,
E jo në të atyre që je hidhëruar në ta,
Dhe as në të atyre që janë të humbur.”
(El-Fatiha).

LIGJI ISLAM

Legjislatura islame siguron vend për individin në lidhjet e tij me Zotin (ibadetet), e cila lidhje nuk vie në shprehje tek legjislaturat njerëzore; sjelljet e tij (hallalli dhe harami) me familjen: martesa, shkurorëzimi, trashëgimia etj. dhe me shoqërinë dhe marëdhëniet civile, tregtare, krimet etj.

E MESME

Islami si mënyrë jete ndryshon nga fetë dhe filozofitë tjera, meqë ai shikon në njeriun në pajtim me natyrën e tij dhe me qëllimin për të cilin ai u krijua. Ai i respekton të gjitha kërkesat dhe nevojat e njeriut dhe secilës nga ato nevoja i jep mundësi të plotësohet në një formë barazpeshe, pa ekstremizëm në dëm të nevojave tjera. Ai i përmbush nevojat e aspektit shpirtëror, trupor dhe logjik të njeriut. Ai është sistem për këtë botë dhe për botën tjetër. Filozofitë dhe sistemet materialiste e kanë margjinalizuar fare shpirtëroren te njeriu dhe vetëm nevojat materiale e trupore të tij i kanë plotësuar. Në këtë mënyrë ia kanë cenuar krejtësisht jetën shpirtërore njeriut, e rezultatet e kësaj janë sëmundjet shpirtërore (psikike) që s’kanë mundur assesi t’i shërojnë.

Në anën tjetër filozofitë dhe sistemet krejtësisht shpirtërore janë përqëndruar në shpirtëroren te njeriu duke ia margjinalizuar jetën materiale të tij. Kështu ia kanë cenuar njeriut nevojat e tij natyrore duke u bazuar në idenë se shpirti është esenca e njeriut. Thonë se trupi është vetëm hije e shpirtit, siç e paraqet atë Platoni. Këso ide gjejmë edhe te disa sekte sufiste në Botën islame, të cilët ia tepruan në interesimin e shpirtërores te njeriu dhe e braktisën dynjanë dhe jetën materiale(sufitë). Kështu ia ndaluan fizikes së njeriut të drejtat natyrale.

Islami e kundërshton këtë metodë sikurse e kundërshton materializmin. Kur'ani i përngjason materialistat me kafshë të cillat vetëm hajnë e pinë e nuk interesohen për asgjë tjetër. “Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehenem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me to nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata më marrët.“ (El-Aëraf 179). E kundërshton edhe spiritualitetin ekstrem: “Thuaj: Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robët e Vet? Thuaj: Ato janë në këtë botë për ata që besuan, e ne Ditën e kijametit janë vetëm për ata. Kështu i sqarojmë argumentet një populli që beson.“ (El-Aëraf 32). Stili i jetës së pejgamerit Muhammed, paqja e All-llahut qoftë mbi të, ka qenë diku në mes shpirtërores dhe materiales. Ai është falur tërë natën, por edhe ka fjetur me gratë e veta, ai ka agjëruar tërë ditën, por edhe ka ngrënë, pirë e ka ecur nëpër tregje. Ai kështu i ka edukuar pasuesit e tij: ”Ti ke obligime ndaj Zotit tënd, ndaj vetes tënde, ndaj familjes tënde, prandaj ndaj secilit kryeje obligimin tënd! “ Pejgamberi, paqja e All-llahut qoftë mbi të, në një rast e ka krahasuar dynjanë me një cjap të ngordhur që kundërmon rëndë i hedhur në një gropë, e megjithatë në një rast tjetër ka thënë: “Nga kjo botë e pëlqej aromën e mirë dhe gratë.“ Këto fjalë të tij nuk janë aspak kundërthënëse. Nëse shikohen së bashku do të pajtohen mes vei dhe mund të përfundojmë se Pejgamberi nuk e ka mohuar tërësisht dynjanë, por nuk ka jetuar për të.

QËNDRIMI I FEVE TJERA

Sikurse sistemet dhe ideologjitë njerëzore që mbështeten krejtësisht në aftësitë e njeriut, ngjashëm edhe fetë joqiellore (budizmi, konfuçionizmi) e edhe fetë qiellore të cilat All-llahu i ka shpallur për një periudhë të caktuar dhe popull të caktuar, të gjitha këto kanë anuar kah njëri skaj i aspektit të jetës së njeriut. All-llahu i ka shpallur këto fe të përshtatshme për një kohë dhe popull të caktuar, në mënyrë që t`i shërojë ca gjendje dhe ekstremitete të caktuara, e nuk kanë pasur karakter të përgjitshëm për çdo kohë, popull dhe kushte. Gjithashtu, All-llahu nuk ka garantuar se do t`i ruajë librat burimore të atyre feve nga shtrembërimet, prandaj është futur në to dora e ndryshimit dhe shtrembërimit tekstual e kuptimor. Shembull: Krishterizmi ka ardhur si ilaç i përkohshëm për një sëmundje të caktuar në momentin kur çifutët janë japur pas materies, janë zhveshur nga shpirti fetar dhe nga vlerat fetare. Pikërisht atëherë romakët kanë çuar jetë krejt dynjallëke. Këtë “sëmundje” të zhytjes në botën materiale e ka shëruar me një zhytje të kundërt : zhytje në botën shpirtërore. Shpeshherë ekstremiteti shërohet me një ekstremitet të kundërt, porse ky ilaç është i përkohshëm, e jo ilaç i përhershëm e i përgjithshëm. Kurse botëkuptimi islam ndaj natyrës së njeriut është se njeriu është shpirt dhe trup.

Feja islame veçohet me qëndrim mesatar në çdo gjë: “Dhe ashtu Ne u bëmë juve një popull (ummet) të mesëm për të qenë ju dëshmitarë (në Ditën e gjykimit) ndaj njerëzve dhe për të qenë i Dërguari dëshmitar ndaj jush.“ (El-Bekare 143). Është e mesme në metodën dhe sistemin e sajë, sistem barazpeshe pa ekstremitete dhe pa cenim. Pejgamberi alejhis-selam e ka komentuar fjalën “të mesëm” në ajetin e lartëpërmendur si “popull i drejtë “. Drejtësia, mesi dhe barazpesha janë shprehje të afërta njëra me tjetrën. Drejtësia në të vërtetë është mesi ndërmjet dy skajeve, me fjalë të tjera ajo është barazpeshë ndërmjet skajeve, ku secilës nga ato u ipet e drejta e saj pa mangësuar në asnjë anë.

Nuk është çudi të shohim këtë barazpeshë në fenë e All-llahut, ngase Ai është Krijuesi i Gjithësisë në të cilën mbretëron barazpesha në çdo sistem të kësajë krijimtarie gjigante. Aty shohim natën dhe ditën, errësirën dhe dritën, të ftohtit dhe të nxehtit, të lëngëtit dhe të ngurëtit dhe gazërat të gjitha në masë të duhur. Ashtu edhe Dielli, Hëna, planetet, e yjet notojnë secili në ekliptikën e vet pa u ndeshur në mes vete. Të vërtetën e ka thënë All-llahu në Kur’an: “Ne çdo send e kemi krijuar në masë të caktuar. ” (El-Kamer 49). Në Islam nuk ka doktrinë, pikëpamje a ide ekstreme.

NË BESIM

Islami është në mes të atyre që ia tepruan në besim, të cilët besuan në çdo gjë dhe në të paargumentuara, dhe në mes të atyre që mohuan çdo gjë që s’kapet me shqisa. Islami beson në atë që argumentohet me fakte.

Islami është në mes të ateizmit ithtarët e të cilit nuk besojnë në Zot fare, të cilët e fikun zërin e natyres së tyre në zemrat e tyre dhe e sfidojnë logjikën dhe është në mes të atyre që i numrojnë disa zotëra, deri në atë masë sa që i adhuruan lopët dhe gurët. Islami thërret të besohet një Hyjni i cili s’ka partner. “Kush është më i humbur se ai që pos All-llahut lut diç’ që nuk i përgjigjet atij deri në Kijamet... “ (El-Ahkaf 5).

Islami është në mes të atyre që e hyjnizuan njeriun dhe thonë se ai bën ç‘të dojë dhe sundon ç‘të dojë pavarësisht nga vullneti dhe caktimi i All-llahut dhe në mes të atyre që e konsiderojnë atë rob të determinuar sjelljet e të cilit varen krejtësisht nga vullneti dhe dëshira e All-llahut. Njeriu sipas Islamit është krijesë e obliguar, zotëri në gjithësi, rob i Zotit, që mundet të bëjë ndryshime rreth vetes aq sa bën ndryshime në vetvete: “All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ai popull nuk e ndryshon vetveten.” (Err-Rra’d 11). Ai e pohon vullnetin e njeriut dhe sjelljen e tij me vetëdëshirë brenda vullnetit të Zotit. Pra, vullneti i njeriut i përngjan një pike që lëviz brenda një rrethi që simbolizon vullnetin e Zotit.

Islami është në mes të atyre që i shenjtërojnë profetët aq sa i ngritën në gradën hyjnore dhe në mes të atyre që i përgënjeshtruan dhe i akuzuan me gënjeshtër, i dëbuan e i dënuan. Pejgamberët janë njerëz si ne, hajnë dhe ecin nëpër tregje dhe shumica e tyre kanë qenë të martuar, e dallimi në mes atyre dhe neve është se All-llahu u ka zbritur shpallje dhe i ka ndihmuar me mrekullira (mu’xhize).

Islami është në mes të atyre që thonë për Isanë (Jesuin) se është i biri i Perëndisë, apo vet Perëndia, dhe në mes të atyre që e mohojnë krejtësisht profetësinë e tij. Islami thotë se ai është i dërguar i Zotit si të gjithë të dërguarit tjerë.

Islami është në mes të atyre që i mohojnë cilësitë e All-llahut (në tërësi apo pjesërisht) dhe të atyre që All-llahun e përngjasuan me krijesa. Disa grupe njerëzish e cilësuan Allahun me atribute duke i identifikuar ato atribute të Allahut me të krijesave të Tij. Ndërsa të tjerët, ata që i mohuan në tërësi cilësitë e Allahut, e zhveshën Allahun nga cilësitë që aludojnë në përsosmërinë e Tij dhe e cilësuan Allahun si një qenie pa atribute: as i madh, as i vogël, as i mëshirshëm, as i ashpër, as i butë, as lart, as poshtë! A mund të paramendohet një qenie pa atribute ?! Kjo nuk ekziston në realitet, por në imagjinatë. Kurse ata që i mohuan (apo i japin kuptime tjera) disa atribute të All-llahut e bënë këtë pa të drejtë, duke zgjedhur nga Kur'ani atë që dojnë, pa kurrfarë argumenti. Ç‘ iu duket atyre e papranueshme ta pohojnë dëgjimin e Tij e ta mohojnë qëndrimin e Tij mbi Arsh, mbi krejt gjithësinë. Nëse e bënë këtë për të ikur nga përngjasimi i Tij me krijesa, ngase krijesat qëndrojnë mbi diçka e jo All-llahu, siç thonë, atëherë a nuk është, sipas kësaj rregulle, edhe pohimi i dëgjimit të All-llahut përngjasim i Tij me krijesat e Tij, ngase edhe krijesat dëgjojnë?! Jo, do të thonë, dëgjimi i All-llahut është ndryshe. Është dëgjim me të cilin veçohet vetëm Ai. Dëgjimi i Tij është i përsosur, i pakufizuar dhe përfshin çdo zë e përshpëritje, të fshehtë e të hapur, ndërsa dëgjimi i krijesave të Tij është diçka që nuk i përngjan dëgjimiit të All-llahut. Kjo gjë vlen të thuhet për çdo atribut të cilin Kur'ani dhe Pejgamberi ia pohon All-llahut e që disa e mohojnë me pretekst se ikin nga përngjasimi i Zotit me krijesat e Tij.

Islami ia pohon All-llahut çdo cilësi që vërtetohet me Kur'an dhe me Sunnet të Pejgamberit, alejhis-selam, pa e përngjasuar Atë me krijesa. Asnjë atribut i All-llahut që e pohon Kur'ani dhe Sunneti nuk është e thënë se shkakton përngjasimin e All-llahut me krijesa, edhe pse shumë nga ato atribute përdoren për të cilësuar ndonjë nga krijesat e Tij p. sh. i Madh, dora, i Gjallë, i Mëshirshëm, zemërohet, kënaqet etj. Këto atribute të All-llahut asgjë nuk kanë të përbashkët me atributet e krijesave të Tij, përveç emërtimit. Me fjalë të tjera nëse thuhet se All-llahu zemërohet me këtë nuk kuptohet se All-llahu zemërohet ashtu siç zemërohet p. sh. njeriu. Bile nisur nga një atribut më bazik që e pranojnë të gjithë ata që besojnë në Zotin: ekzistencën e Tij, mund ta spjegojmë këtë problem. Ekzistenca e Zotit nuk është as përafërsisht e ngjajshme me ekzistencën e krijesave të Tij. Së këndejmi, pohimi i këtij atributi Zotit nuk aludon në përngjasimnin e Tij me krijesa vetëm e vetëm sepse edhe krijesat e Tij cilësohen me këtë atribut. Zoti ekziston vetvetiu, nuk është i krijuar as i lindur, nuk vdes, nuk ka nevojë për ushqim, gjumë a shok, nuk ka nevojë për asgjë, por të tjerët kanë nevojë për Të, Ai nuk lodhet, ekzistenca e Tij nuk varet nga asgjë dhe nga askush si dhe nuk rrezikohet nga asgjë e askush, ndërsa krijesat e Tij i ka prurë në ekzistencë Ai vet, i ka lindur nëna, kanë nevojë për ushqim, gjumë, vdesin etj. Këto pra nuk janë të njejta, por për të dy rastet thuhet se ekziston, ekziston All-llahu, ekziston njeriu, kafsha, toka etj. secli në mënyrën që i përgjigjet atij.

Islami është në mes të atyre që e konsiderojnë mëkatarin musliman si një njeri me iman (besim) të plotë dhe të atyre që thonë se është përgjithmonë në xhehenem. Islami e kosideron të tillin si besimtar me besim të mangët, besimtar e mëkatar. All-llahu e falë ose e denon atë, por nuk mbetet përgjithmonë në zjarr, ai do të kthehet në xhenet pasiqë të dënohet për mëkatet e tij në xhehennem.

NË RITUALE (IBADETE)

Islami në ritualet fetare është në mes të feve dhe drejtimeve të cilat e margjinalizuan anën shpirtërore të njeriut dhe nuk e panë të nevojshme të merret njeriu me rituale fetare shpirtërore dhe në mes të atyre feve dhe drejtimeve të cilat kërkojnë nga ithtarët e tyre të preokupohen vetëm me rituale e të ndahen nga bota dhe prodhimtaria, siç është murgëria krishtere. Islami e obligon muslimanin me kryerjen e disa ritualeve të kufizuara në ditë (namazi), në vit (agjërimi), dhe në jetë (haxhi), në mënyrë që muslimani të jetë vazhdimisht në lidhje me All-llahun, e pastaj e liron atë të ecë nëpër tokë dhe të hajë nga furnizimi i All-llahut. Islami e ngarkoi njeriun vetëm me atë çka mund ta bëjë: “All-llahu nuk e nuk e obligon asnjë jeri përtej mundësisë së tij. . . “ (El-Bekare 286). Namazet ditore zakonisht nuk marrin më shumë se një orë të gjitha, agjërimi është vetëm në ditët e një muaji, zekati nuk e dëmton pasurinë e pasanikut, haxhi është obligim një herë në jetë për atë që ka mundësi.

NË MORAL

Islami është në mes të ideologëve të cilët e paramenduan njeriun si engjull dhe obliguan atë me etikë që e rëndonte atë dhe në mes të realistëve ekstrem që e llogaritën atë si kafshë dhe kërkuan prej tij çka nuk i përket atij. Sipas Islamit njeriu është krijesë i përbërë nga truri, epshi, instinkti shtazor dhe shpirti engjëllor. Ai zgjedh në mes dy rrugëve: falënderues ose mohues (i dhuntive të All-llahut). Ai është i gatshëm të bëjë keq dhe mirë, të bëjë mëkat dhe të jetë i devotshëm. E e detyra e tij është ta luftojë shpirtin e ligë në vetvete derisa ta pastrojë vetveten. “Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë, dhe ia mësoi se cilat janë të këqiat dhe të mirat e tij! Pra ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten, e ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten. ” (Esh-Shems 7-10).

Islami, sa i përket trajtimit dhe botëkuptimit për ndërtimin e njeriut, është në mes filozofive dhe drejtimeve të cilat e shohin njeriun si një shpirt i lartë që është i burgosur në trupin e ulët dhe ky shpirt nuk ngritet ndryshe veçse me mundimin e trupit dhe me privimin e tij nga të mirat e kësajë bote (siç janë disa fe në lindjen e largët), dhe më mes drejtimeve materiale të cilat e shohin njeriun vetëm si trup dhe qenie thjesht materiale në të cilën nuk banon kurrfarë shpirti i lartë e nuk veçohet me kurrfarë virtyti të lartë. Sipas Islamit njeriu është qenie shpirtërore dhe materiale. Në Kur'an All-llahu na tregon për krijimin e njeriut tëparë, Ademit, se si e ka krijuar nga balta, e ky është elementi material, e pastaj All-llahu në këtë materie vendosi diçka tjetër me të cilën veçohet njeriu. E vendosi burimin e ndershmërisë së tij dhe i urdhëroi engjujt t’i përkulen atij: “E kur ta përsosi atë (në formë njeriu) dhe t’i jap atij shpirtin që është krijesë e Imja, atëherë ju bini atij në sexhde!” (El-Hixhr 29). E pasiqë njeriu është i përbërë nga këto dy elemente, atëherë duhet që ndaj secilës ta kryejë obligimin e vet, të përkujdeset dhe secilës t’ia jap të drejtat e veta.

BARAZPESHA NDËRMJET SHPIRTËRORES DHE MATERIALES (OSE FESË DHE DYNJASË)

Islami qëndron në mes të atyre interesimi i të cilëve është kënqja e epsheve dhe nevojave trupore, dhe të atyre të cilët botën e shohin si të ultë dhe armik të njeriut, rrjedhimisht ia ndalojnë vetes të mirat e saj. Islami thërret në barazpeshë, ngase njeriu është një copë balte dhe një frymëzim shpirti nga All-llahu. Njeri kurrsesi s’mund të largohet nga asnjëra prej këtyre dy elementeve, ai duhet t’i ketë në konsideratë të dyjat, pa i bërë padrejtësi asnjërës dhe pa e tepruar në asnjërën. Pikërisht kështu na edukojnë mësimet islame (Kur'an dhe Sunneti i të Dërguarit të All-llahut, paqja e All-llahut qoftë mbi të). Kur'ani na thërret të punojmë për këtë botë, të ecim nëpër tokë për ta përmirësuar jetesën, por na thërret edhe të pregaditemi për botën e ardhme me besim (iman) dhe adhurim (ibadet), me lidhje me All-llahun dhe përkujtim të vazhdueshëm të Tij. “Ai është që tokën ua bëri të shtrirë (të përshtatshme për ecje dhe mbjellje në të), andaj ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij. Dhe tek Ai do të jetë kthimi.” (El-Mulk 15). Kurse Muhammedi, paqja e All-llahut qoftë mbi të, nuk ia ka privuar vetes të mirat e jetës, e njëherazi ato nuk kanë qenë preokupimi i tij i parë e i fundit. Ai e luste All-llahun: O All-llah, mos na e bën dyjnanë interesimin tonë më të madh, e as kufi të dijes tonë!

Islami është në mes të atyre që u zhytën në epshe dhe e adhuruan epshin e tyre (materialistët) dhe të atyre që e refuzuan këtë jetë dhe e shohin si të keqe prej së cilës duhet ikur dhe ia ndaluan vetvetes të mirat e kësajë jete. Islami i respekton të dy jetërat, këtë jetë e ka bërë arë të jetës së ardhme, dhe e mohoi refuzimin e lezeteve, por edhe teprimin në to. “Ata që besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu do t’i shtie në xhenete nëpër të cilët rrjedhin lumenj. E ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e vendi i tyre është zjarri” (Muhammed); ”Një grup nga ju Ai e vuri në rrugë të drejtë, e një grup meritoi të jetë i humbur, pse ata (të numburit) shejtanët i morën për miq, e megjithatë mendonin se ishin në rrugë të drejtë. O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz, hani e pini e mos e teproni, sepse Ai nuk i do ata që e teprojnë.“ (El-Aëraf 30 dhe 31); “Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko botën tjetër, e mos e le mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqia në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit. “ (El-Kasas 77).

NË LEGJISLATURË

Islami i lejon disa gjërë e disa i ndalon, mirëpo këtë lejim e ndalim nuk ka të drejtë ta bëjë vetë njeriu, kjo është e drejtë vetëm e All-llahut, Krijuesuit të njeriut. Ai i ka lejuar të mirat dhe të dobishmet, që njeriut ia bëjnë jetën të lumtur, e i ka ndaluar vetëm të këqiat e të dëmshmet, që ia keqësojnë jetën njeriut. Ai urdhëron të njihet Krijuesi dhe vetëm Ai të adhurohet, urdhëron të lexohet e të studiohet në emër të Tij, urdhëron në drejtësi bëmirësi, ndihmë, nënshtrim prindërve, sinqeritet, moral, butësi, repekt të moshuarve, mëshirë ndaj të dobëtit, e ndalon nga rrena, përgojimi, shpifja, tradhëtia, kamata, vjedhja, alkoholi, prostitucioni, humbja e kohës, prishja e marrëdhënieve me të afërmit, shqetësimi i fqiut etj. Këto gjenden në Kur'an dhe në porositë e Pejgamberit, paqja e All-llahut qoftë mbi të .

Shembuj: Sistemi ekonomik në Islam përfshin interesin individual dhe atë shoqëror. E respekton pasurinë private dhe e sistematizoi atë në mënyrë që ta ruajë interesin shoqëror. I lehtësoi rrugët e fitimit ligjor dhe i kufizoi mënyrat e fitimit joligjor që arrihen në dëm të të tjerëve. Islami e ndalon hargjimin e pasurisë përtej nevojës, por edhe koprracinë: “Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.“ (El-Furkan 67)

Përgatiti: Gëzim Selaci

Literatura e konsultuar:

- El hasaisul-ammeti lil-Islam. Dr. Jusuf el-Kardavi;
- Mexhel-letu “el-Hikme”, nr. 16;
- Xhevanibut-terbijjetil-Islamijjeti. Dr. Mikdad Jalxhin; Fejdul-Kadir, Muhammed Abdurr rrauf el-Menavij.

21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 06:43


Çka thonë të tjerët për Islamin, Kur'anin e shejtë dhe Muhammedin (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem)

NË KOHËN KUR SHUMË RELIGJIONE PO ZVOGËLOHEN NË NUMËR, ISLAMI NË ANËN TJETËR PO RRITET. ISLAMI ËSHTË FEJA E CILA RRITET MË SË SHPEJTI NË BOTË. KY FENOMEN TREGON SE ISLAMI ËSHTË ME TË VËRTETË RELIGJION PREJ ZOTIT. ËSHTË E PAKUPTIMTË TË MENDOHET SE AQ SHUMË NJERËZ KANË PRANUAR ISLAMIN PA KONSIDERIM TË KUJDESËSHËM DHE MENDIM TË THELLË PARA KONKLUDIMIT TË TYRE SE ISLAMI ËSHTË E VËRTETA.

Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se përkujtues-këshillë për (të gjitha) botërat. E ju gjithësesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë (e plotë) e tij. (38:87-88)

"Islami është religjioni i cili më së shpejti rritet në Amerikë, udhëheqje dhe shtyllë e stabilitetit për shumë nga njerëzit tanë..." Hillary Rodham Clinton, LOS ANGELES TIMES, 31 Maj, 1996, f.3

Tani më me më tepër se një miliardë njerëz, Islami është religjioni që rritet më së shpejti në botë. ABCNEWS, Abcnews.com

"Islami është religjioni që rritet më së shpejti në vend." NEWSDAY, 7 Mars, 1989, f.4

"Islami është religjioni që më së shpejti zgjërohet në Shtetet e Bashkuara...." NEW YORK TIMES, 21 Shkurt, 1989, f.1

Muslimanët janë grupi që më së shpejti rritet në botë..."USA TODAY, nga The Population Reference bureau, 17 Shkurt, 1989, f.4A

"Muhammedi është më i sukseshmi prej të gjithë profetëve dhe personaliteteve religjioze." Encyclopaedia Britannica

"Tani ka më tepër Muslimanë në Amerikën Veriore sesa Hebrenj." Dan Rathers, CBS NEWS

"Islami është religjioni që më së shpejti rritet në Amerikën Veriore." TIMES MAGAZINE

"Islami vazhdon të rritet në Amerikë, dhe askush nuk mund të dyshon në këtë!" CNN, 15 Dhjetor, 1995

"Religjioni i Islamit rritet më shpejtë sesa cilado prej religjioneve tjera në botë." MIKE WALLACE, emisioni 60 MINUTES.

"Pesë deri në gjashtë milion, Muslimanët në Amerikë tani tejkalojnë Presbiterianët, Episkopalianët, dhe Mormonët, dhe janë më tepër se Kuejkerët, Unitarianët, Adventistët e Ditës së Shtatë, Mennonitët, Dëshmitarët e Jehovës, dhe Krishterët Shkencëtar, sëbashku të kombinuar. Shumë demografë thonë se Islami ka tejkaluar Judeizmin si religjioni i dytë më i praktikuar në Amerikë; ndërsa tjerët thonë se është në tejkalim e sipër." JOHAN BLANK, USNEWS (20/7/98)

"Në fakt, ekspertët e religjioneve thonë se Islami është religjioni i dytë me madhësi në Shtetet e Bashkuara... Islami ka 5 deri në 6 milion besimtarë, ipërcjellur nga Judeizmi, me përafërsisht 4,5 milion... Dhe besohet se Islami është religjioni që më së shpejti rritet në vend, me gjysmën e ekspansionit të tij që vijnë prej emigruesve të rinj dhe gjysma tjetër prej konvertimeve." Nga ELSA C. ARNETT, Knight-Ridder News Service

Profesori Keith Moore, njëri nga shkencëtarët më prominent të botës në lëminë e anatomisë dhe embriologjisë. Universiteti i Torontos, Kanada. Më ka paraqitur një kënaqësi të madhe sqarimi nga Kur'ani për zhvillimin e njeriut. E kam të qartë se këto shpallje duhet të kenë arrdhur te Muhammedi nga All-llahu, ose All-llahu, pasi që pothuajse e tërë kjo dituri nuk ka qenë e zbuluar deri shumë shekuj më vonë. Kjo më vërteton se Muhammedi duhet të ketë qenë i dërguar i All-llahut.

"Por Islami ka shërbim të mëtutjeshëm për t'i ja dhënë kauzës së njerëzimit dhe asaj humane. Ai qëndron pas të gjithave më afër Lindjes së vërtetë sesa Europa, dhe posedon një traditë mashështore të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndër-racor. Asnjë shoqëri tjetër nuk ka shënime të tilla të suksesit në bashkimin e njejtë të statusit, mundësive, dhe përpjekjeve të aq shumë racave të ndryshme të njerëzimit... Islami ende ka fuqinë të vendos paqë në mes elementeve dukshëm të pa pajtueshme, atyre racore dhe tradicionale. Në qoftë se ndonjëherë opozita e shoqërive të mëdha të Lindjes dhe Perëndimit zëvendësohen me bashkëpunim, ndërmjetësimi i Islamit është kusht i pashmangëshëm. Në duart e tij gjendet zgjidhja e problemit me të cilin Europa ballafaqohet në marrëdhënien e saj me Lindjen. Në qoftë se bashkohen, shpersa për një përfundim paqësor nuk mund të matet. Por nëse Europa, me refuzimin e bashkëpunimit me Islamin, e hedh atë në duart e rivalëve të tij, çështja mund vetëm të jetë shkatëruese për të dy palët." - H.A.R. Gibb, WHITHER ISLAM, Londër, 1932, f. 379.

"Ai (Islami) e zëvendësoi murgërinë me burrërinë. I jep shpresë rrobit, vëllezëri burrërisë, dhe njohje të fakteve fundamentale të natyrës së njeriut." - Canon Taylor, Letër e lexuar para Kongresit Kishtar në Walverhamton, 7 Tetor , 1887; Cituar nga Arnoud në THE PREACHING OF ISLAM, ff. 71-72.

Themelues i njëzet perandorive tokësore dhe një perandorie shpirtëtore, ai është Muhammedi. Sipas të gjithat standardeve me të cilat mund të matet madhështia njerëzore, ne mund edhe të pyesim, a ka ndonjë njeri më të madh se ai?" Lamartine, Historie de la Turquie, Paris 1854, Vol. 11 ff. 276-277

"Po ta kishte zaptuar diktaturën e botës moderne një njeri si Muhammedi, ai do të kishte korrur sukses në zgjedhjen e problemeve që do ti sjellnin asaj paqën dhe lumturinë për të cilën ka shumë nevojë." George Bernard Shaw

"Si për shembull, a mund ndonjë apel tjetër të qëndron kundruall atij të Muslimanit i cili, kur i afrohet paganit, pa marrur parasysh se sa obskur dhe i degraduar që të jetë, i thotë 'Përqafoje fenë, dhe ti në atë çast je i barabartë dhe vëlla i imi.' Islami nuk njeh vija të ndarjes." (S. S. Leeder,VEILED MYSTERIES OF EGYPT)

Profesor William W. Hay është njëri prej shkencëtarëve më të njohur të marinës dhe detërave në Shtetet e Bashkuara, fotografisë satelitore dhe teknikave emocio-senzore. Profesor Hay u përgjigj: E gjej shumë interesante se ky lloj i informatave gjenden në shkimet e vjetra të Kur'anit të Shejntë, dhe nuk kam mundësi ta di se prej nga kanë arrdhur, por mendoj se është tejet interesante se ato gjinden aty dhe se kjo punë vazhdon për ta zbuluar kuptimin e disa pasuseve. Profesor Hay: Pra, unë do të kisha menduar se është qenia hyjnore!

Profesor Yushudi Kusan: Drejtor i Observatoriumit të Tokjos,

Unë mund të them, unë jam tepër i impresionuar me gjetjen e fakteve të vërteta astronomike në Kur'an.

Profesor Alfred Kroner është njëri prej gjeologëve më të njohur.

"Duke menduar për shumë prej këtyre pyetjeve dhe duke menduar se prej nga ka ardhur Muhammedi, ai ishte pas të gjithave beduin. Unë mendoj se është pothuajse e pamundur për të të ketë ditur për gjërat sikur është origjina e gjithësisë, pasi që shkencëtarët këtë e kanë zbuluar tek në vitet e fundit me ndihmën e metodave teknologjike të komplikuara dhe të avancuara. Por e vërteta është se ai e ka ditur.

Dr. T.V.N. Persaud është Profesor i anatomisë dhe kryesues i departamentit të Anatomisë, poashtu profesor i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, Universiteti i Manitobës, Winnipeg, Manitoba, Kanada. Ai është autor dhe redaktues i 25 librave, dhe ka publikuar mbi 181 shkrime shkencore. Në 1991, ai pranoi shpërblimin më të madh që jepet në fushën e anatomisë në Kanada.

"Duket se Muhammedi ka qenë një njeri i thjeshtë. Ai nuk dinte as shkrim e as lexim. Në fakt, ai ishte analfabet. Jemi duke folur prej para 1400 viteve. Ju keni para jush njërin i cili ka qenë analfabet dhe ka dhënë deklarata të thella të cilat çuditërisht janë të sakta në natyrën shkencore të tyre.

Unë personalisht nuk shoh se si kjo ka mundur të jetë e rastit. Ka tepër saktësira dhe, si Dr. Moore, unë nuk kam kurrfarë vështërësi në mendjen time sa i përket asaj se kjo është vetëm se një inspirim hyjnor ose shpallje e cila e shpjeu atë në këto deklarata."

Joe Leigh Simpson, Profesor i Obstetrikës dhe Ginekologjisë në North-Western University në Chicago në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Profesor Simpson tha: Jo vetëm që nuk ka kurrfarë konflikti në mes gjenetikës dhe religjionit, por në të vërtetë religjioni mund ta udhëheqë shkencën duke ia shtuar të shpallurën (revelatën) disa prirjeve tradicionale shkencore. Pasi që në Kur'an ekzistojnë fakte të vërtetuara nga shkenca, gjë e cila e përkrah diturinë në Kur'an që vjen nga Allahu.

Profesor Palmer shkencëtar nga Sh.B.A.

Na nevoitet një hulumtim në historinë e hershme të traditave gojore të Lindjes së Afërme që ta vërtetojmë se a janë transmetuar ndodhi të tilla historike.

Në qoftë se nuk ka shenime të tilla, kjo e përforëcon besimin se All-llahu me anë të Muhammedit ka transmetuar pjesë të diturisë së Tij të cilën ne pak kohë më parë e kemi zbuluar për veten tonë. Ne shpresojmë se në të arrdhmen do të vazhdojmë me dialogun me temën e shkencës në Kur'an në kontekst të gjeologjisë. Ju faleminderit shumë.

Profesor Tagata Tagasone, më parë Kryesues i Departamentit të Anatomisë dhe Embriologjisë në Universitetin e Shiang Mai në Tajlandë. Ai tani është Dekan i Kolexhit të Medicinës në këtë Universitet. Prej studimeve të mia dhe prej asaj që kam mësuar gjatë kësaj konference, unë besoj se çdo gjë që është shenuar në Kur'an në 1400 vitet e kaluara duhet të jetë e vërteta, kjo mund të vërtetohet me metoda shkencore. Pasi që Muhammedi nuk mund të lexonte as të shkruan, Muhammedi duhet të jetë i dërguar i cili e përcjelli diturinë e shpallur atij si ndriçim nga Ai i Cili është Krijuesi i Vetëm që mund ta bën këtë. Krijuesi duhet të jetë All-llahu, ose All-llahu. Për këtë shkak, unë mendoj se tash është koha kur duhet të them 'Laa ilaahe il-lallah', se nuk ka zot tjetër për tu adhuruar pos All-llahut, 'Muhammed Resuul All-llah', Muhammedi është i dërguari i Allahut...

Profesor Armstrong, shkencëtar i cili punon në NASA. Jam i impresionuar se sa çuditëshëm disa prej këtyre shkimeve të vjetra korrespodojnë me Astronominë moderne dhe atë bashkëkohore. Patjetër duhet të ketë diçka mbi ate të cilën ne e kuptojmë si eksperiencë të rëndomtë nerëzore që i spjegon shkrimet të cilat i kemi parë.

Profesor Dorxha Rao, Është vështirë të paramendosh se ky lloj diturie ka ekzistuar në atë kohë, mbi 1400 vite në të kaluarën. Noshta disa prej gjërave kanë ideja të thjeshta, por të përshkruhen ato në aq detaje të shumta është shumë vështirë. Pra, kjo definitivisht nuk është njohuri e thjeshtë njerëzore.

"Zgjidhja ime që Muhammedi të udhëheqë listën e njerëzve më ndikues në botë mund të befason disa lexues dhe të duket e dyshimtë për tjerë, por ai ishte njeriu i vetëm në histori i cili ishte superior në dy nivelet atë religjioz dhe sekular." - Michael H. Hart, THE 100: A RANKING OF THE MOST INFLUENTIAL PERSONS IN HISTORY, New York: Hart Publishing Company, Inc., 1978, f. 33.

Deklarata e kombit se është vend Krishterë po ballafaqohet me sfidën e parë: numri i muslimanëve e ka mësyer të tejkalon atë të Krishterëve Anglikan... Poashtu ka pasur një numër të konsiderueshëm të kovertimeve të profileve të larta prej Krishterizmit në Islam. Këto përfshijnë Mike Tyson, kampionin e mëparshëm botëror në boks; Chris Eubank, kampioni Britanik në boksim, i cili e ka ndërruar emërin e vet në Hamdan; dhe Cat Stevens, pop muzicienti, i cili tani quhet Jusuf Islam.... Princ Charles provokoi kontroverzitet më herët këtë vit kur e përsëriti deklaratën e tij se kur ai do ta trashëgon fronin, ai nuk don të jetë mbrojtës vetëm i fesë Krishtere.

Rajeev Syal dhe Christopher Morgan, Sunday Times (Londër, U.K.)

"E kam studjuar atë - njeriun e mrekullueshëm - dhe në mendimin tim larg prej asaj të quhet anti-Krisht ai duhet të quhet shpëtimtarë i njerëzimit." - George Bernard Shaw në "The Genuine Islam"

"Muhammadi, njeriu i inspiruar i cili e themeloi Islamin, u lind në vitin 570 në një fis Arab të cilët adhuronin idhuj. Bonjak prej në lindje, ai gjithëmonë ishte i kujdesëshëm ndaj të varfurve dhe nevojtarëve, të vejave dhe bonjakëve, ndaj robit dhe të shtypurit. Në moshën njëzetvjeçare, ai ishte biznismen i sukseshëm, dhe së spejti u bë kryesues i karavaneve me deve për një të vejë të pasur. Kur arriti noshën njëzetepesë vjeçare punëdhënësja e tij, duke i njohur meritat e tij, i propozoi martesë. Edhepse ajo ishte pesëmbëdhjetë vjet më e vjetër, ai u martua për të, dhe tërë kohën derisa jetoi i mbeti burrë i devotshëm.

"Sikur edhe çdo i dërguar para tij, Muhammedi e ndjeu veten të pa përgatitur për të shërbyer si transmetues i fjalës së Zotit, duke e ndjerë joadekuatësinë e tij. Por engjulli i urrdhëroi 'Lexo'. Aq sa dimë ne Muhammedi nuk dinte shkrim dhe lexim, por ai filloi ti dikton ato fjalë të inspiruara të cilat së shpejti do ta revolucionarizoj një segmet të madh të botës: "Ka vetëm një Zot".

"Në të gjitha gjërat Muhammedi ishte thellësisht praktik. Kur djali i tij i dashur Ibrahimi ndërroi jetë, një eklipsë ndodhi, dhe së shpejti u shpërndanë thashetheme për ngushëllime personale të Zotit. Ku Muhammedi thuhet se ka thënë, 'Eklipsa është fenomen natyror. Është budallallëk të përvishen këso gjëra vdekjes apo lindjes të një njeriu.

"Në vdekjen e vetë Muhammedit kishte tentim që të hyjnizojnë atë, por njeriu që do të bëheshte pasardhësi i tij administative e shuajti histerinë me njërën prej fjalimeve më fisnike në historinë religjioze: "Nëse në mesin tuaj ka prej tyre të cilët adhuruan Muhammedin, le ta dinë se ai ka vdekur. Por nëse është Zoti ai të cilin e adhuroni, dijeni se Ai jeton përgjithëmonë dhe nuk vdes." - James A. Michener, "Islam: The Misunderstood Religion," në READER'S DIGEST (Botimi Amerikan), Maj 1955, ff. 68-70.

"Për pak më tepër se një vjet ai ishte udhëheqësi shpirtëror, nominal dhe sekular i Medinës, me duart e tij në levë e cila do ta dridhlte tërë botën." - John Austin,"Muhammad the Prophet of Allah," në T.P.'s dhe Cassel's Weekly për 24 Shtator 1927.

"Çdo gjë kishte aq shumë kuptim. Kjo është bukuria e Kur'anit; ai kërkon të thelloheni në mendime dhe të rezononi. Kur e lexova Kur'anin më tutje, ai fliste për lutjen, mirësinë dhe lëmoshën. Ende nuk isha Musliman, por ndjenja se përgjigjeja e vetme për mua ishte Kur'ani të cilën ma kishe dërguar Zoti." Cat Stevens (Jusuf Islam), pop këngëtar i mëparshëm Britanik.

"Katër vjet pas vdekjes së Justinianit, në 569, në Mekkë të Arabisë u lind njeriu, i cili prej të gjithë njerëzve ushtroi ndikimin më të madh mbi qenien njerëzore... Muhammedi..." - John William Draper, M.D., L.L.D., A History of the Intellectual Development of Europe, Londër 1875, Vol.1,

ff.329-330

"Muhammedi ishte shpirt i mirësisë, dhe ndikimi i tij u ndje dhe asnjëher nuk u harrua nga ata rreth tij." Diwan Chand Sharma, The Prophets of the East, Kalkuta 1935, f. l 22.

"Njerëzit si Pasteuri dhe Salk janë liderë në kuptimin e parë. Njerëzit sikur Gandhi dhe Konfuçije në njërën anë, dhe Leka i Madh, Çezari dhe Hitleri në anën tjetër, janë liderë në kuptimin e dytë dhe ndoshta të tretë. Isai (Jezusi) dhe Buda i takojnë vetëm kategorisë së tretë. Ka mundlsi që lideri më i mash i të gjitha kohërave ka qenë Muhammedi, i cili i ka kombinuar që të treja funksionet. Në një gradë më të ulët edhe Musa (Mojsiu) e ka bërë të njëjtën." Profesor Jules Masserman.

Ahmed Versi, redaktor i javores Muslim News tha, rritja e Islamit ka qenë konstante: "Gjenerata e re e muslimanëve të cilët i kam takuar unë bëhen më të vetëdijëshëm për identitetin e tyre Musliman she për atë shkak e praktikojnë fenë e tyre me gjallëri."

"Zhdukja e vetëdijes racore mes Muslimanëve është njëra prej arritjeve madhështore të Islamit dhe në botën bashkëkohore ka, siç duket, nevojë alarmuese për propagimin e këtij virtyti Islam..." (A.J. Toynbee, CIVILIZATION ON TRIAL, New York, p. 205)

"Sensi drejtësisë është njëri prej idealeve më të mrekullueshëm të Islamit, pasi që siç kam lexuar në Kur'an i shoh këto principe dinamike të jetës i shoh, jo sikur mistike por etikë praktike për sjelljen e përditëshme gjatë jetës të përshtatur për tërë botën." - Sarojini Naidu, Ligjerata mbi "Idealet e Islamit;" shih SPEECHES AND WRITINGS OF SAROJINI NAIDU, Madras, 1918, f. 167.

"Sidoqoftë, Historia e bën të qartë, se legjenda e Muslimanëve fanatikë të cilët e përfshijnë botën dhe të cilët e imponojnë Islamin me majen e shpatave të tyre mbi racat e ngadhjyera është njëra prej miteve më fantastike dhe absurde të cilin historianët ndonjëherë e kanë përsëritur." - De Lacy O'Leary, ISLAM AT THE CROSSROADS, Londër, 1923, f. 8.

"Shoqëria Muslimane është shumë më e vetëdijëshme për religjionin e vet dhe rolin/ përdorshmërinë të cilën religjioni e luan në këtë shoqëri." Dr Peter Brierley, drejtues i Christian Research Association, organizatë humanitare me qendër në Londër.

"Gjithmonë e kam mbajtur religjionin e Muhammedit në shkallë të lartë për shkak të vitalitetit të tij të mrekullueshëm. Është religjioni i vetëm i cili më duket se posedon atë kapacitet asimilues për fazat e ndryshme të ekzistencës të cilat mund të jenë tërheqëse për çdo kohë. E kam studijuar - njeriun e mrekullueshëm dhe në mendimin tim larg prej asaj të jetë Anti-Krisht, ai duhet të quhet Shpëtimtari i Njerëzimit. Besoj se nëse një njeri sikur ai të kishte marrur diktaturën e botës moderne, ai do të kishte pasur sukses në zgjedhjen e problemeve të saja në mënyrë që do të sillte paqën dhe lumturinë e shumëpritur: Kam parashikuar për fenë e Muhammedit se ajo do të jetë e pranueshme për Europën e së nesërmes siç po fillon të jetë e pranueshme për Europën e sotshme." - G.B. Shaw, THE GENUINE ISLAM, Vol. 1, No. 81936.

"Numër në rritje e sipër të Muslimanëve në Amerikë, më tepër se 40 përqind janë Afrikanë-Amerikanë," Charles Bierbauer, prej nga Senior Washington Correspondent

"Ngritja e Islamit është ndoshta ndodhia më e çuditëshme në historinë njerëzore. Duke buruar prej një vendi dhe populli të lënë pas dore, Islami u zgjërua brenda një shekulli mbi gjysmën e botës, duke shkatëruar perandoritë e mëdha, duke rrënuar religjionet e themeluara kohëra më parë, duke i riformësuar shpirtërat e racave, dhe duke ndërtuar një botë plotësisht të re - botën e Islamit.

"Sa më afër që e hulumtojmë këtë zhvillim aq më e jashtëzakonshme duket. Religjionet tjera të mëdha u rritën dal ngadal, me përpjekje të dhembëshme dhe më në fund triumfoi me ndihmën e monarkëve të fuqishëm të cilët kishin pranuar fenë e re. Krishterizmi pat Konstantinin, Budizmi kishte Aokën dhe Zoroastrianizmi - Cirusin, secili duke ja huazuar kultit të tyre respektiv fuqinë dhe forcën e autoritetit sekular. Por jo edhe Islami. I ngërritur në tokë shkretëtinore, rrallë e banuar me racë nomade, më parë e pa dalluar në analet e historisë njerëzore, Islami sulmonte befas në aventurën e tij me përkrahjen e dobët njerëzore dhe kundër gjasave më të rënda materiale. Por përsëri Islami triumfoi, çuditërisht me një lehtësi mrekullore, dhe dy gjenerata panë Gjysmëhënën shkëlqyese të lindur fitimtare prej Pirinejeve deri në Himalajet dhe prej shkretëtirës së Azisë Qendrore derin në Shkretëtirat e Afrikës Qendrore." - A.M.L. Stoddard, cituar në ISLAM - THE RELIGION OF ALL PROPHETS, Begum Bawani Waqf, Karaçi, Pakistan, f. 56.

"Unë nuk jam Musliman në kuptimin e rëndomtë, edhepse shpresoj se jam 'Musliman' sikur 'njëri që i është dorëzuar Zotit', por besoj se atë që e përmbanë Kur'ani dhe burimet tjera të Islamit janë thesarë të mëdhej të së vërtetës hyjnore prej së cilës unë dhe perëndimorët tjerë kemi ende shumë për të mësuar, dhe 'Islami është padyshim konkurent për të pajisur kornizën themelore të një religjioni të ardhmërisë.'" - W. Montgomery Watt, ISLAM AND CHRISTIANITY TODAY, Londër, 1983, f. ix.

'Besoj në Një Zot dhe Muhammedin të Dërguar të Zotit,' është të shprehurit e thjeshtë dhe të pandryshueshëm të Islamit. Shembëlltyra intelektuale e Hyjnisë asnjëherë nuk ka qenë e degraduar me ndonjë idhul të dukshëm; lavdëratat e të dërguarit asnjëherë nuk kanë tejkaluar shkallën e virtyteve njerëzore, dhe udhëzimet e tija kanë përmbajtur ëavdëratat e shoqëruesve të tij brenda kufijëve të logjikëshmes/arsyeshmes dhe religjionit." - Edward Gibbon dhe Simon Ocklay, HISTORY OF THE SARACEN EMPIRE, Londër, 1870, f. 54.

"Ai ishte Çezari dhe Papa në një; por ai ishte Papa pa pretenzionet e Papës, Çezar pa legjionet e Çezarit: pa ushtri të rregullt, pa trupërojë, pa pallat, pa të arrdhura të fiksuara; nëse ndonjë njeri ndonjëherë ka pasur të drejtën të thotë se udhëheqë me dekret hyjnor, ai ka qenë Muhammedi, pasi që ai kishte tërë fuqinë në dorë pa instrumentet e saja dhe pa ndihmëset e saja." - Bosworth Smith, MOHAMMAD AND MOHAMMADANISM, Londër, 1874, f. 92.

"Gatishmëria e tij që ti tejkalon persekutimet për besimet e tija, karakteri i lartë moral i njerëzve të cilët besuan në të dhe e pranonin ate si udhëheqës, dhe mashështia e arritjes së tij përfundimtare - të gjitha e argumentojnë integritetin e tij fundamental. Të supozohet se Muhammedi ka qenë i vetëquajtur krijon më tepër probleme sesa që i zgjedh. Ç'është më interesante, asnjëra prej figurave të mëdha historike nuk është aq dobët e çmuar në Perëndim sikur Muhammedi." - W. Montgomery Watt, MOHAMMAD AT MECCA, Oksford, 1953, f. 52.

"Doktrina e vëllazërisë në Islam përshkon të gjitha krijesat njerëzore, pa marrur parasysh ngjyrën, racën apo bindjen. Islami është religjioni i vetëm i cili ka pasur mundësinë të realizon këtë doktrinë në praktikë. Muslimanët kudo që të jenë në botë e identifikojnë njëritjetrin për vëllezër." Mr. R. L. Mellema, Holandi, Antropolog, Shkrimtarë dhe Shkencëtar.

"Është e pamundur për cilindo i cili mëson jetën dhe karakterin e Profetit të madh të Arabisë, i cili e din se si ka ligjëruar dhe si ka jetuar, të ndjenë asgjë tjetër pos respekt për atë Profet të madh, njëri nga të Dërguarit e mëdhej të më së Lartit. Dhe edhepse në ate që ju shkruaj juve do të them shumë gjëra të cilat do të jenë të afërta shumicës, por unë kurdoherë që i lexoj ndjejë, një mënyrë të re për admirim, një sens të ri të respektit për atë mësues të fuqishëm Arab." - Annie Besant, THE LIFE AND TEACHINGS OF MUHAMMAD, Madras, 1932, f. 4.

"Elementi esencial dhe definitiv për këthimin tim ndaj Islamit ishte Kur'ani. Fillova ta studijoj para konvertimit tim me një frymë kritike të një intelektuali Perëndimorë... Ka disa ajete (versete) në këtë libër, Kur'anin, të shpallura më tepër se trembëdhjetë shekuj më parë, të cilat japin mësim për nocionet saktësisht të njëjta posikur shumica e shkencëtarëve modern hulumtues. Kjo definitivisht më bëri që ti këthehem Islamit." Ali Selman Benoist, France, Doktor i Medicinës.

"I kam lexuar Shkrimet e Shenjëta të secilit religjionë; askund nuk kam gjetur atë me të cilën jam ballafaquar në Islam: përsosëshmëri. Kurani i Shejtë, i krahasuar me cilindo shkrim tjetër të cilin e kam lexuar, është sikur Dielli të krahasohet me një shkrepëse. Unë qëndroj i patundur në besimin tim se cilido që e lexon Fjalën e All-llahut me një mendje e cila nuk është totalisht e mbyllur ndaj së Vërtetës, do të bëhet Musliman." Saifuddin Dirk Walter Mosig, U. S.A.

"Vëllezëria universale e Islamit, duke mos marrë parasysh racën, politikën, ngjyrën ose shtetin, më është sjellur në shtëpinë time disa herë gjatë jetës sime - dhe kjo është një karakteristikë tjetër e cila më tërhoqi në drejtim të kësaj Feje." Col. Donald S. Rockwell, SH.B.A. Poet, Kritik dhe Autor.

"Islami i Mesjetës ka qenë teknologjikisht i përparuar dhe i hapur për zbulime. Ai arriti shkalla më të larta të shkrim-leximit sesa Europa bashkëkohore; ai asimiloi trashëgiminë e qytetërimit klasik Grek në ashtu shkalle që tani shumë libra klasike greke na janë të njohura vetëm përmes kopjeve Arabe. Ai zbuloi mullirin e erës, trigonometrinë, velën trekëndëshe diagonale, dhe bëri përparime të rëndësishme në metalurgji, inzhinjeringun mekanik dhe kimik dhe në metodat e irrigacionit. Në mesjetë rrjedha e teknologjisë ishte në masë dërmuese prej Islamit kah Europa sesa prej Europës kah Islami. Vetëm pas 1500 ngadal filloi të ndërrohet kjo rrjedhë." (f.253) Jared Diamond sociolog I njohur botërorë nga Universiteti i Californisë në Los Angjeles, dhe psikolog i cili fitoi shpërblimin Pulitzer për librin e tij: "Guns, Germs, and Steel."

Shkencëtarët të cilët morën pjesë në këto dialogje ishin të gjith jo-muslimanë, shumica e të cilëve ishin duke spjeguar disa fakte të cilat ato i kishin mësuar para pak kohësh pas disa viteve të hulumtimeve dhe studimeve. Kur atyre ju tha se atë që posa e kishin zbuluar më veç ishte përmendur në Kur'anin e Shejtë në mënyrë direkte apo indirekte prej më shumë se 1400 vite më parë, ato treguan një befasi të madhe. Komentet e tyre ishin të ndryshme, por pothuajse të gjith prej tyre pranuan se ky Kur'an nuk kishte gjasa të ketë arrdhur prej ndonjë njeriu ose burimi të zakonshëm. Me të vërtetë, disa prej tyre ishin të bindur dhe pranuan se i Dërguari Muhammedi, paqa qoftë mbi të, është i dërguar i All-llahut, në atë shkallë saqë njëri prej tyre edhe e përqafoi Islamin duke deklaruar besimin me anë të "Shahadetit" dhe ashtu u bë musliman.

Kur'ani i cili qe shpallur para 14 shekujve përmend fakte të cilat posa janë zbuluar nga shkencëtarë të mirënjohur. Kjo pa dyshim tregon se Kur'ani duhet të jetë fjala e vërtetë e All-llahut, e shpallur nga Ai të Dërguarit të Tij Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe poashtu vërteton se Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është me të vërtetë Lajmëtari dhe i Dërguari i All-llahut. Është e pamundur për mendjen njerëzore që ndonjëri ti din këto gjëra prej para katërmbëdjetë shekujve të zbuluara dhe të vërtetuara në kohën e fundit me pajisje të përparuara dhe metoda të sofistikuara. Përveç kësaj, i Dërguari Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) së bashku me Engjullin Xhibrilin e kontrolonin Kur'anin njëherë çdo vit dhe dy herë në vitin e fundit të jetës së tij. Prej ditës së shpalljes së Kur'anit deri më ditën se sotshme ka pasur një numër i madh i Muslimanëve të cilët e kanë mësuar përmendësh (memorizuar) tërë Kur'anin, shkronjë për shkronjë. Disa prej tyre kanë qenë në gjendje ta memorizojnë tërë Kur'anin deri në moshën dhjetëvjeçare. Asnjë shkronjë e Kur'anit nuk është ndërruar shekuj me rradhë.

Pasi ta lexoni këtë, e pyes lexuesin... A është e mundur që ndokush ta ketë shkruajtur këtë libër prej më tepër se 1400 vite më parë?

Me këtë përfundojmë dhe All-llahu e pranoftë këtë vepër të bërë sinqerisht për hirë të Tij, Amin

XXX,
21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 06:46


Kthehu e falu, se ti nuk u fale

Falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botërave. Paqa dhe mëshira qofshin mbi Pejgamberin mëtë nderuar, Muhammedin, familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.

Vëlla i dashur; kemi një këshillë të sinqertë vetëm për hir të All-llahut subhanehu ve teala. Ti je prej atyre që i duam për hir të All-llahut subhanehu ve te’ala. Kujdesi yt që të falësh namazin me xhemat është shenjë e mirë dhe rrugë e përqëndrimit. Ajo është përgjigje e thirrjes së Krijuesit dhe Zotit tënd, prejtë cilit shpreson shpërblimin dhe ke dro dënimin.

Falënderoje All-llahun që nuk je prej atyre të cilët e lanë namazin dhe nuk kujdesen për të, ashtu që uekspozohen shkatërrimeve. Resulull-llahu sal-lall-llahualejhi ve sel-lem ka thënë: "Marrëveshja mes neve dhe atyre (pabesimtarëve) është namazi; kush e len atë bëhet pabesimtar." (Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi).

Ja edhe një sihariq, me hadithin i cili ta gëzon zemrën dhe ta shton punën, ku i Dërguari sal-lall-llahu alejhi we sel-lem thotë: "Shtatë grupe njerëzish do të jenë nën hijen e All-llahut atë ditë kur s'do të ketë hije tjetër pos hijes së Tij", e në mesin e tyre e përmendi" dhe njeriu zemra e të cilit është e lidhur me xhaminë." (Muttefekun alejhi).

Myzhde, o vëlla që falesh, për atë ti shkon në xhami para se të zbardhet dita, është drita e plotë ditën e Kijametit. Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Përgëzoi këmbësorët që shkojnë në xhami duke qenë errët, me dritë të plotë në Ditën e Kijametit." (Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).

Ne gëzohemi kur i shohim ato fytyra të bukura duke garuar për në xhami. Prej tyre ka njerëz që i ka mundur pleqëria, të rinj të cilët ia kthyen shpinën të kotave dhe harameve dhe bashkë me ta është edhe shpresa e këtij populli: fëmija i cili ende pa i mbushur të dhjetat, ua kalon të gjithëve dhe shkon e falet në safin e parë. Falënderimi i takon vetëm All-lahut për këtë begati të madhe. Vëlla musliman, sot janë zvogëluar ata që shkojnë në xhami. Ne kemi vetëm disa vështrime lidhur me ta, e ato nuk janë tjetër pos këshillë e sinqertë dhe pëshpëritje e vogël për të dashurit tanë. Ne e kemi obligim ta analizojmë gjendjen e atyre që falen, ngase po shohim gjëra që po e keqtrajtojnë namazin, p.sh. joqetësimi në namaz dhe falja e tij me shpejtësi; luajtja me qilimin apo zallin si dhe ikimi në gravura dhe zbukurime tjera ; lëvizja në namaz dhe ngritja e shikimit përpjetë; harresa dhe jokoncentrimi në namaz, kështuqë njeriu nuk e din se sa rekate i ka falur; mendimet e shumta dhe përkujtimi i gjërave të kësaj bote në namaz; luajtja me orën e dorës, shikimi në të apo rregullimi i rrobave; rënia në ruku e sexhde para imamit, e të tjera.

Ka edhe një varg paraqitjesh tjera që tregojnë jokoncentrimin dhe joqetësimin në namaz. Këtë e ka nënçmuar All-llahu subhanehu ve teala në Librin e Tij të ndershëm dhe në sunetin e të Dërguarit të Tij. O vëlla që e falë namazin, nuk ke ardhur në xhami për tjetër pos që ta fitosh shpërblimin e All-llahut subhanehu ve teala dhe t'i përgjigjesh thirrjes së Tij. Pse po e humb këtë të mirë me lëvizjet e tua të shumta në namaz dhe me moskujdesin tënd për të? A nuk e din se koncentrimi është shpirti i namazit dhe gjëja që e bën namazin të gjallë. Ai është fryt i besimit të fortë. Ose, ndoshta e falë namazin por nuk fiton gjë prej tij, pos pak? Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:"Pasi ta falë njeriu namazin mund të fitojë prej shpërblimit të tij një të dhjetën, një të nëntën, një të tetën, një të shtatën, një të gjashtën apo gjysmën e tij." (Transmetojnë Ebu Davudi dhe Nesaiu).

Po ashtu është vërtetuar se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë : "Njeriu më i keq është ai që vjedh prej namazit. (Njerëzit) thanë : Si o Resulull-llah? (Ai) tha: Nuk i plotëson rukutë dhe sexhdet e tij." (Transmeton Ahmedi).

Po ashtu ai ka thënë: "All-llahu nuk e shikon atë njeri i cili nuk e drejton kurrizin mes rukusë dhe sexhdes." (Transmeton Ahmedi), si dhe se: "Namazi i munafikut është kur njeriu e pret Diellin derisa të arrijë mes dy brinjëve të shejtanit, e pastaj çohet dhe i falë katër rekate (iqindinë) me shpejtësi, e nuk e përmend All-llahun në to pos pak", (Transmeton Muslimi).

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra radijall-llahu anhu i cili thotë: "Hyri një njeri në xhami, e Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ishte ulur aty. Ky njeri u fal dhe erdhi e përshëndeti Resulull-llahun sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ai ia ktheu selamin dhe i tha: “Kthehu e falu, se ti nuk u fale”. Shkoi u falë dhe u kthye përsëri, e Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem prapë i tha: “Kthehu e falu, se ti nuk u fale”. E kur erdhi për të tretën here, pasiqë Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e urdhëroi që prapë ta përsërisë namazin, njeriu tha: “Pasha Atë i Cili të dërgoi me të vërtetën, nuk di më mirë se kjo, më mëso!”. “Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: Kur të fillosh namazin, thuaj 'All-llahu ekber', pastaj lexo ç'të duash prej Kur'anit, e kur të biesh në ruku, qetësohu mirë, pastaj ngritu derisa të të drejtohet kurrizi! Kur të biesh në sexhde, qetësohu mirë në atë pozitë, pastaj ulu mes dy sexhdeve dhe qetësohu mirë e kur të biesh prap në sexhde qetësohu mirë edhe në atë pozitë! Kështu le të jetë i tërë namazi yt!”.

Transmeton Buhariu nga Hudhejfe ibnul Jemani radijall-llahu anhu se ky i fundit e ka parë një njeri duke u falur, por nuk i ka plotësuar rukutë dhe sexhdet si duhet. Atëherë i tha : “Ti nuk u fale dhe ta dish se po të vdesish duke falur këso namazi, nuk do të vdesish si pjesëtar i fesë së Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem”.

Transmeton Imam Ahmedi rahimehull-llah nga Ebu Mes'udi radijall-llahu anhu se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "All-llahu nuk e pranon namazin a atij i cili nuk e qetëson kurrizin duke qenë në ruku apo sexhde". Në një transmetim tjetër thotë: "Përderisa nuk e drejton shpinën në ruku dhe sexhde". Këto janë argumente nga Sunneti se ai i cili nuk e drejton shpinën pas rukusë dhe sexhdes (d.m.th. t'i kthehet çdo pjesë e trupit në vendin e vet) në namaz, namazi i tij është i kotë. Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem po ashtu ka thënë: "Pesë namaze All-llahu i ka bërë obligim për robërit e Tij. Kush i falë ato, All-llahu do t'i japë të drejtë të hyjë në xhenet, e kush nuk i falë ato, ai s'do të ketë kurrfarë të drejte tek All-llahu. All-llahu nëse dëshiron e dënon e nëse dëshiron ia falë"

All-llahu thotë: "Kanë shpëtuar besimtarët. Ata të cilët namazin e tyre e falin me frikërespekt" (Mu'minun 1-2) d.m.th. të përulur e të qetësuar, Frikërespekt është qetësimi, dinjiteti dhe modestia. Gjithë kjo është rezultat i frikës ndaj All-llahut dhe mbikqyrjes së Tij. Hushuja (frikërespekti) është edhe kur zemra të dalë para All-llahut s. v. t. në namaz të dalë me përulje dhe e gjorë.

Transmetohet nga Muxhahidi r. a. se ai e ka lexuar ajetin :

". . . e ndaj All-llahut, të jeni respektues (në namaze)" (Bekare 238), e pastaj ka thënë: "Prej këtij respekti është rukuja e gjatë, leximi i shumtë duke qenë në kijam, frikërespekti, ulja e shikimit dhe modestia apo thjeshtësia për hir të All-llahut subhanehu ve te’ala. Frikërespektin e arrin ai i cili ia ka falur zemrën namazit dhe është i zënë vetëm me të. All-llahu subhanehu ve te’ala i ka përmendur këta njerëz me cilësitë e robërve të mirë, e për ta ka pregatitur falje dhe shpërblime të mëdha.

Gjendja e disa të devotshmëve:

Omer ibën Hattabi radijall-llahu anhu ka thënë: “Vërtetë njeriut mund t'i zbardhet mjekrra, e të mos e plotësojë asnjë namaz si duhet”. (Njerëzit) thanë: “Si ashtu?”.

(Ai) tha : “Nuk është i koncentruar, nuk është modest dhe nuk i drejtohet All-llahut si duhet”. Kjo fjalë e Omerit r. a. ka të bëjë me kohën e atëhershme. Ç'do të thonte vallë për ditën e sotit?!! Shumicën e njerëzve në namaz i marrin nëpër këmbë hallet e dunjasë. Është duke u falur, por me mendjen e tij shëtit në të gjitha tregjet, blen e shet, shton e pakëson. E gjithë kjo vjen vetëm prej pakujdesit të tij. Hasan el-Basriu ka thënë: "Amër ibën Abdulkajsi ka dëgjuar një grup njerëzish se si flasin për të habiturit në namaz dhe i pyeti: “A mund të ndodhë kjo?” (Ata) thanë: “Po”. (Ai) tha: “Vall-llahi, të më përzihen dhëmbët në zgavrën e gojës është më e dashur për mua, se sa kjo".

Vëlla i dashur, ku jemi ne ndaj tyre?!! Abdull-llah ibën Zubejri kur binte në ruku, mund të pushonte shpendi mbi shpinën e tij, ndërsa në sexhde dukej si i vdekur. Ne çuditemi prej këtij lloj namazi, sepse diçka të tillë sot nuk po shohim. Ejani, ejani t'i vizitojmë pak njerëzit e devotshëm! Ebu Bekër ibën Ajashi thotë : "E kam parë një here Habab ibën Ebi Thabitin duke qenë në sexhde. Sikur mos ta kisha ditur se falet, do të thoja se është i vdekur (sepse ka qëndruar shumë në sexhde). Ibnu Vehbi ka thënë : "E kam parë Sufjan eth-Thevriun njëherë në xhami pas akshamit. U fal, pastaj ra në sexhde dhe nuk u ngrit derisa thirri ezani e Jacisë”.

Atyre nuk u ka interesuar tjetër në namaz përveç All-llahu, ashtu që mes tyre dhe All-llahut nuk ka pasur kurrfarë pengese. I tërë mendimi i tyre ka qenë në namaz dhe si të koncentrohen sa më tepër. Ebu Abdull-llah en-Nebaxhi njëherë ishte duke u falur, kur papritmas një grup njerëzish e thirrnin atë, e ai nuk e ndali namazin. Pasi e kreu namazin, ata i thanë: “Ti je i keq.” (Ai) tha: “Pse?” (Ata) thanë: “Kur të thërritëm pse nuk e ndale namazin?!” (Ai) tha: “Unë nuk mendoj se një njeri duke u falur mund të dëgjojë diçka tjetër përveç asaj që lexon ai vetë”.

Një natë imam Buhariu rahimehull-llah ishte duke u falur, e një grerëz e kafshoi 17 herë. Kur e kreu namazin tha: "Shikoni, më paska kafshuar diçka" Ibnu Hajjani ka thënë: "Nuk e kam parë asnjëherë Muslim ibën Jesarin në namaz të kthyer në anë tjetër pos Kibles. Njëherë u rrëzua një pjesë e xhamisë, e njerëzit u frikuan se do të mbytet, por ai mbeti në xhami duke u falur pa u kthyer aspak dhe nuk e goditi asgjë". Hafs ibën Ejjubi njëherë u pyet: "Pse nuk e largon mizën kur të pengon gjatë namazit? (Ai) tha: “Nuk dua t'ia prish bukurinë namazit”. (Njerëzit) i thanë: “Po si duron atëherë?” (Ai) tha: “Kam dëgjuar se njerëzit e këqinj kur dënohen me rrahje, bëjnë durim, e pastaj lavdërohen dhe thonë se ata janë trima, ndërsa unë jam në namaz para All-llahut subhanehu ve te’ala. Andaj a më ka hije të lëvizë për një mizë?!! Njëherë Ebu Talha radijall-llahu anhu ishte duke u falur në kopshtin e tij, ku kishte një zog i cili erdhi e u ndal në një dru. Këtij i iku shikimi për një moment, kështu që kishte harruar se sa rekate i kishte falur. Shkoi te Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tregoi për këtë që i ndodhi dhe i tha: "Kopshtin tim e lë për sadaka, jipja kujt të duash".

Kasim ibën Muhammedi ka thënë: "Dola një ditë prej shtëpisë. Kur dilja e kisha zakon që të shkoj deri te Ajsheja radijall-llahu anha dhe ta përshëndes. Atë ditë kur shkova, e gjeta duke e falur namazin e Duhasë (Ky namaz është sunet të falet. Koha e tij është prej lindjes së Diellit e deri në zenit sh.p.), dhe lexonte këtë ajet: "All-llahu na dhuroi të mira dhe na mbrojti prej dënimit të rreptë", dhe qante, lutej dhe e përsëriste këtë ajet. Prita shumë, por ajo nuk mundte më tepër të vazhdonte leximin (sepse qante shumë sh.p.). Mendova të dal në treg, t’i kryejë nevojat e mia e të kthehem prapë. Kështu edhe bëra. Kur u ktheva e gjeta Ajshen radijall-llahu anha në namaz duke qajtur, duke u lutur dhe duke e përsëritur të njëjtin ajet".

Transmetohet nga Hatim el-Esami rahimehull-llah se është pyetur për namazin e tij, e ai ka thënë: "Kur të vjen koha e namazit marr abdest mirë, pastaj shkoj në vendin ku dëshiroj të falem dhe ulem aty derisa të qetësohem mirë. Kur të çohem për t'u falur, Ka'ben e paramendoj para syve, urën e Siratit nën këmbët e mia, xhenetin në të djathtë, zjarrin në të majtë, melekun e vdekjes pas meje dhe mendoj se ky është namazi im i fundit. Shpresoj shpërblimin dhe i frikohem dënimit, e pastaj e marr tekbirin fillestar. Në namaz lexoj ngadalë, kurse në ruku dhe në sexhde me modesti. Në rekatin e fundit ulem mbi këmbën e majtë, e gishtin e madh të këmbës së djathtë e drejtoj drejt Ka'bes. Gjithë këtë mundohem ta bëjë sa më me sinqeritet, dhe nuk e di se a më është i pranuar ky namaz apo jo".

Ja si na këshillon Bekër el-Mizeni për kujdesin ndaj namazit dhe faljen e tij si duhet. Ai thotë: "Nëse dëshiron që të të bëjë dobi namazi yt, thuaj: “Me siguri s'do të kam rast të falem përsëri”. Edhe pse këta njerëz kujdesesh shumë për namazin shumë dhe e falnin si duhet, Othman ibën Ebi Dehrishi thotë:

"Çdoherë që fali namaz, kërkoj falje prej All-llahut, sepse nuk e di a ia kam dhënë hakun namazit". Vëllezër, dijeni se ka pasur njerëz që i kanë praktikuar ato për të cilat All-llahu subhanehu ve te’ala i ka urdhëruar edhe janë larguar prej gjërave që ai i ka ndaluar. Kur kanë parë se sa mëkate kanë bërë u demoralizuan shumë (e ata bënin shumë pak mëkate sh.p.), ashtu që trokitën në derën e All-llahut subhanehu ve te’ala dhe Ai i arsyetoi. All-llahu subhanehu ve teala thotë: "Unë sot i shpërbleva ata, për atë që ishin të durueshëm, ata janë fitimtarët." (Mu'minun 111) POR!! Si të arrihet hushuja (frikërespekti, devotshmëria) në namaz? Cilat janë gjërat që ndihmojnë për t'u arritur kjo?

Vëlla i dashur, ka disa shkaqe që nëse i vepron, ka shpresë se do ta arrishë hushunë në namaz.

Ato ndahen në dy pjesë: Së pari: shkaqe që nuk kanë të bëjnë me namazin, Ato janë:

1. Njëshmëria e All-llahut subhanehu ve teala;

2. Madhërimi i All-llahut subhanehu ve teala, sinqeriteti ndaj Tij dhe njohuria se All-llahu të shikon kudo që të jeshë:

3. Pasimi i përpiktë i Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem;

4. Veprimi i urdhërave të All-llahut dhe largimi prej ndalesave;

5. Të ushqyerit me hallall dhe largimi nga ushqimet e ndaluara të dyshimta, dhe

6. Lut All-llahut subhanehu ve teala që të të bëjë musliman të mirë.

Së dyti: shkaqe që kanë të bëjnë me namazin, ato janë:

1. Koncentrimi i fortë para se të fillosh namazin;

2. Paramendimi se para kujt do të dalësh tani;

3. Shpresa se do ta arrish shpërblimin e plotë prej All-llahut subhanehu ve teala;

4. Marrja mirë e abdestit dhe mosteprimi në derdhjen e ujit;

5. Qetësimi (lirimi) para fillimit të namazit. Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Nuk ka namaz në prezencë të urisë dhe nevojës" (Transmeton Muslimi);

6. Kujdesi për faljen e namazit me xhemat dhe shkuarja në xhami para ezanit;

7. Moslënia e sunneteve, posaçërisht namazin e vitrit dhe sunetet e sabahut. Po ashtu duhet të falësh edhe namaz nate;

8. Të menduarit rreth ajeteve dhe duave të cilat i lexon në namaz;

9. Mosshpejtini gjatë faljes së namazit;

10. Edukata në namaz, duke mos lëvizur pa nevojë dhe duke mos luajtur me diçka;

11. Kujdesi për dispozitat e namazit dhe edukatën në të. Shiko vetëm në vendin e sexhdes. Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Faluni ashtu sikur më shihni mua duke u falur";

12. Përcjellja e imamit, ngase imami është caktuar për t'u përcjellë;

13. Largimi zemrës tënde prej dunjasë, ngase gjithë dunjaja me gjithë atë ç'ka në të nuk vlen tek All-llahu subhanehu ve teala asgjë;

14. Zgjedhja e vendit për namaz (ku nuk ka shumë zbukurime, fotografi apo zhurmë);

15. Falja e namazit sikur të jetë ky namaz i fundit;

O vëlla musliman, Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Një musliman, nëse i falë namazet, merr abdest mirë, është i koncentruar dhe i plotëson rukutë, All-llahu ia falë të gjitha mëkatet, përveç të mëdhajave. . . ".

All-llahu na i përmirësoftë punët tona dhe na shpërbleftë më së miri e më së shtrenjti.

O Zot, kërkojmë mbrojtje prej zemrës e cila nuk të ka frikë, prej syrit i cili nuk loton për Ty dhe prej duasë e cila nuk pranohet. O Zot, na i falë mëkatet, neve, prindërve tanë dhe gjithë muslimanëve. Paqja dhe mëshira qoftë mbi Muhammedin, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë atë në mënyrën më të mirë. AMIN

ABBULMELIK EL-KASIM Shqipëroi: Omer Berisha 23/10/1420,
21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 06:48


Të kapesh pas sunnetit dhe xhematit

Transmeton Umeri [radijall-llahu anhu] se I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u çua një herë në mes tyre dhe tha: “Kushdo prej jush që do qendrën e parajsës duhet të qëndrojë i lidhur fort me xhematin (komunitetin - bashkësinë), sepse djalli është shoqërues i afërt i individit të vetmuar, kurse qëndron me larg prej dy (vetave)”. (Mbledhur prej Tirimidhiut dhe i autentizuar nga Albani në “Sahih Sunan at-Tirimidhi” nr. 1758).

Abdullahu [radijall-llahu anhu] transmeton se në një rast I Dërguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vizatoi një vizë në rërë dhe tha: “Kjo është rruga e drejtë e All-llahut”. Më pas ai vizatoi një sërë vizash në të majtë e në të djathtë të saj dhe tha: “Secila prej këtyre rrugëve ka një djall në krye të saj që fton njerëzit në të”. Me pas ai recitoi: “Vërtët kjo është rruga ime e drejtë, kështu që ndiq atë dhe jo rrugët e shtrembëta”. (Mbledhur prej ibën Maxheh dhe i autentizuar nga Albani në “Sahih Sunan ibën Maxheh”)

Abdullah ibën Amri [radijall-llahu anhu] ka transmetuar se I Dërguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Ajo që u ndodhi fëmijëve të Israelit pa dyshim, do t’i ndodhë hap pas hapi dhe ummetit (kombit) tim. Kjo do të bëhet aq shumë, saqë nëse do të ketë prej tyre që haptazi kryejnë marrëdhënie seksuale me nënën e tyre, do të ketë edhe nga ummeti im që do ta bëjnë të njejtën gjë. Me të vertëtë Izraelitët u ndanë në 72 sekte, kurse kombi im do ndahet në 73 sekte, prej të cilave të gjithë do të jenë në zjarr, përveç njërit”. Kur (sahabët) pyetën: “Cili sekt është ai, o I Dërguari i All-llahut?”, ai u pergjigj: “Ai që do të më ndjek mua dhe shokët e mi.” (Mbledhur prej Tirimidhiut dhe autentizuar prej Albanit në “Sahih Sunan et-Tirimidhi”).

Aishja [radijall-llahu anha] ka transmetuar se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kushdo që bën diçka të paaprovuar prej nesh, ajo do t’i mohohet (nuk do t’i pranohet).” (Buhariu dhe Muslimi).

Enes ibën Maliku ka transmetuar se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kushdo që nuk pëlqen Sunnetin tim, nuk është pasues i vërtetë.” (Buhariu dhe Muslimi).

Abdurrahman ibën Amr as-Salami [radijall-llahu anhu] tha se e ka dëgjuar Irbad ibën Sarijahin duke thënë: “I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mbajti një fjalim (hutbe) prej të cilit u mbushën sytë me lot e zemrat u zbutën. Ne thamë: “O I Dërguari i All-llahut, kjo është fjalë e një njeriu që po jep lamtumiren, andaj për çfarë po na urdhëron?”. Ai tha: “Unë po ju lë në dritë: nata e saj është (po aq e shëndritshme) sa dhe dita. Askush nuk do devijojë përveç atij që është i caktuar të humb. Kush do ta mbijetojë, do të shohë shumë ndryshime. Atëherë do të jetë detyrë e juaja të kapeni pas sunnetit dhe sunnetit të halifëve të drejtë e të devotshëm, me të cilët ju jeni të njohur. Kapuni pas tij me dhëmbët tuaj dhe bindja (ndaj udhëheqësit) është e detyrueshme për ju, qoftë ai edhe skllav abisinie. Me të vertetë besimtari ( i vërtetë) është si një gamile që ka një fre në hundë. Në secilin drejtim që tërhiqet, dorëzohet me nënshtrim.” (Mbledhur nga ibën Maxheh, i autentizuar nga Albani në “Sahih Sunan ibën Maxheh”).

Transmetohet nga ibën Masudi [radijall-llahu anhu] se I Dërguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Unë do t’ju udhëheqë për tek ura (në parajsë) e disa njerëz do tranden e do të bien larg meje. Unë do thërras: “O Zot, ata janë pasuesit e mi!”, kështu që do të më thuhet: “Ti nuk e di se çfarë shpikën ata pasi ike ti.” (Mbledhur prej Buhariut dhe Muslimit).

Transmeton Abdullah ibën Mesudi [radijall-llahu anhu] në autoritetin e babait të tij se I Dërguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai që me qëllim më atribon mua një gënjeshtër le të marrë ndenjësen e tij në zjarrin e ferrit.” (Mbledhur nga ibën Maxheh dhe autentizuar nga Albani në “Sahih sunan ibën Maxheh”).

Transmeton Said ibën Xhubejri [radijall-llahu anhu] se ibën Abasi [radijall-llahu anhu] tha: “Të pasosh një njeri prej atyre që kapen pas sunnetit të Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], të thërrasësh të tjerët në sunnet dhe të ndalosh inovacionet (bidatet) është në vetvet adhurim (ibadet)”.

Transmeton Ebu Alija [radijall-llahu anhu] se Ubaj ibn Kabi [radijall-llahu anhu] tha: “Qëndro në rrugë të Zotit dhe kapu pas sunnetit, se kushdo që është në rrugë të Zotit sipas Sunnetit, sytë e të cilit mbushen me lot prej devocionit kur kujton All-llahun, më të Mëshirshmin, nuk do preket kurrë prej zjarrit të ferrit. Me siguri që një përpjekje e vogël në rrugë të All-llahut dhe të Sunnetit është më e mirë se një përpjekje e madhe që bie në kundërshtim me to”.

Ubaji [radijall-llahu anhu] tregon se e ka dëgjuar Sufjanin [radijall-llahu anhu] të thotë: “Deklarimi i besimit (shehadeti) është i pakuptimë pa veprat perkatëse. Deklarimi dhe veprat janë të vërteta vetëm në qoftë se bazohen në qëllime të sinqerta. Deklarimi, veprat dhe qëllimet janë të sakta, vetëm nëse përputhen me sunnetin.”

Said ibën Xhubejri ishte transmetues i besueshëm nga sahabët i cili lindi në Kufah dhe u vra nga gjenerali umajad al-Haxhaxh ibën Jusuf në vitin 713 kur qe rreth të 50-tave.

Ebul-Alija; emri i tij është Zijad al-Barra dhe është nga Basrah. Është prej transmetuesve të besueshëm të haditheve nga sahabët. Vdiq rreth vitit 709 p.k. Hadithet e transmetuara prej tij mund të gjinden në Buhari dhe Muslim. (Ibën Haxhar, Takrib at-Tahdhib).

Sufjan ibën Said Eth-Thauri (vdiq 681) ishte transmetues i besueshëm hadithesh dhe dijetar i famshëm i ligjit Islam (Takrib at-Tahdhib).

Shënim: Hadithet e mësipërme janë zgjedhur nga botimi anglisht i katër kapitujve të librit “Talbisu Iblis” të Ibën al-Xhauzi-ut. Në anglisht është botuar nën titullin “The Devil’s Deception” në përkthim të dijetarit të njohur bashkëkohor Dr. Ebu Emineh, Bilal Filips.

Meqenëse nuk janë të përkthyera në shqip nga origjinali dhe nuk janë përkthyer nga ndanjë njeri i mësuar në fushën e hadithit, ato nuk mund të përdoren si referencë në publikime tjera. Megjthatë shpresoj t’u shërbejnë atyre që do t’i lexojnë dhe sigurisht udhëzimi është prej All-llahut.

Besnik Sinani,
21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 06:52


Fitr Bajrami

Përgaditja për festën, namazi i bajramit, disa gabime gjatë festës dhe çka pas festës?

Akrepat e orës punojnë palodhshëm, ditët pandërprerë pasojnë njëra-tjetrën dhe kështu çdo gjëje i afrohet fundi. Muaji i bekuar i Ramazanit sikur po na shpreh fjalët lamtumirëse, për shkak se po ndahet prej neve. E ne me lotë në sy i japin shpresë njëri-tjetrit për takim të sërishëm.

Vëlla i dashur, dije se Ramazani do të dëshmojë para All-llahut [subhanehu ve teala] për ty ose kundër teje. Ai që ka bërë vepra të mira le ta falënderojë All-llahun [subhanehu ve teala] dhe le të shpresojë shpërblimin e tij, i bindur se All-llahu [subhanehu ve teala] nuk humb veprat e bamirësve. E ai që ka bërë mëkate ndaj All-llahut [subhanehu ve teala] le të pendohet tek Ai sinqerisht, se All-llahu [subhanehu ve teala] pranon pendimin e robit të vet, Ai është Mëshirëplotë.

All-llahu i Madhëruar ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për muslimanët ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Transmetohet nga Enesi [radijall-llahu anhu], i cili thotë: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] erdhi në Medine dhe gjeti njerëzit duke festuar dy ditë të caktuara. Ai pyeti: “Çfarë janë këto dy ditë”? Ata u përgjigjën: Në periudhën e xhahilijjetit (injorancës), këto ditë ishin festa për ne. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “All-llahu ua zëvendësoi me dy ditë më të mira, me Kurban Bajramin dhe Fitër Bajramit.” (Ebu Davudi, Nesaiu, Ahmedi – hadith sahih)

Këtyre dy festave vjetore u bashkangjitet edhe një festë tjetër javore, ajo është dita e Xhuma. Transmeton Ibën Maxhe nga Ibën Abbasi [radijall-llahu anhuma] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për ditën e Xhuma ka thënë: “All-llahu këtë ditë e ka bërë festë për muslimanët”. Pra, këto janë festat tona. Në Islam nuk ka festë të ditëlindjes së dikujt ose festë për shkak të ndonjë fitoreje, pavarësie apo çlirimi, për këtë arsye obligohemi të pasojmë e jo të shpikim.

Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit. All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur’anin Famëlartë thotë: “Ka shpëtuar ai që është pastruar. Që përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.” (A’la: 14-15) Po ashtu All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd.” (Keuther: 2)

DY FJALË RRETH NAMAZIT TË BAJRAMIT

Namazi i Bajramit është vaxhib (obligim i domosdoshëm) për çdo musliman. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar muslimanët që të falin këtë namaz. Ummu Atijje thotë: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] urdhëronte edhe gratë që të dalin dhe të falin namazin e Bajramit”. (Buhariu, Muslimi)

Koha e namazit të Bajramit fillon me ngritjen e Diellit nga horizonti sa një shtizë, derisa të arrijë në zenit. Ibën Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vononte namazin e Fitër Bajramit dhe shpejtonte namazin e Kurban Bajramit, e Ibën Omeri për shkak të përkujdesjes së tij të madhe në pasimin e sunnetit, nuk dilte në namaz derisa të lindte Dielli.”

Namazi i Bajramit ka dy rekate dhe dallon prej namazeve tjera për nga mënyra e faljes. Në rekatin e parë pas tekbirit fillestar merren shtatë tekbire, mandej lexohet sureja Fatiha dhe ndonjë sure tjetër (preferohet të lexohet sureja A’la ose Kaf). Pas plotësimit të rukusë dhe sexhdesë së rekatit të parë, ngritet për në rekatin e dytë dhe menjëherë merren pesë tekbire pas të cilëve lexohet Fatiha dhe ndonjë sure (preferohet leximi i sures Gashije ose Kamer), më pas shkohet në ruku dhe sexhde e kështu përfundon namazi.

PËRGATITJA PËR FESTËN E BAJRAMIT

1. Larja e trupit. Transmeton Nafiu nga Ibën Omeri [radijall-llahu anhuma] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] lahej ditën e Bajramit para se të shkojë në musal-la(Hapësirë e madhe ku falet namazi i Bajramit.. (Bejhakiu dhe Maliku – hadith sahih)

2. Të stolisurit me rrobe të bukura. Transmeton Xhabiri [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka pasur një xhybe të veçantë, që e ka veshur në dy bajramet dhe në xhuma. (Ibën Huzejme në sahihun e tij)

3. Ngrënia e hurmave para daljes për të falur namazin e Bajramit. Enesi [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] para se të shkojë për të falur namazin e Bajramit hante hurma.

4. Shkuarja herët në musal-la për të falur namazin e Bajramit.

5. Shkuarja në musal-la këmbas. Aliu [radijall-llahu anhu] thotë: Prej sunnetit është shkuarja në musal-la për të falë namazin e Bajramit këmbas.

6. Ndërrimi i rrugës në shkuarje dhe kthyerje nga musal-la. Ibën Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ditën e Bajramit e ndërronte rrugën, shkonte në një rrugë dhe ktheheshte nga një tjetër.

KUNDËRVAJTJET NË KËTË FESTË

Shumë njerëz duke mos i ditur rregullat që kanë të bëjnë me festën e Bajramit, bien në gabime, që duhet tërhequr vërejtjen nga ato:

1. Agjërimi i ditës së Bajramit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka ndaluar këtë vepër, siç transmetohet nga Ebu Seid el-Hudriju në Buhari dhe Muslim.

2. Mospjesëmarrja e grave në faljen e namazit të Bajramit. Duke patur parasysh faktin, se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka urdhëruar që gratë të falin këtë namaz. Ummu Atijje thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] urdhëronte edhe gratë që të dalin dhe të falin namazin e Bajramit. (Buhariu, Muslimi)

3. Mosdhënia rëndësi këshillimit të grave në hutben e Bajramit.

4. Caktimi i vizitimit të varrezave ditën e Bajramit. Kjo vepër bie në kundërshtim me praktikën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

5. Shqiptimi i tekbireve bashkërisht. Gjithashtu kjo është në kundërshtim me praktikën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

6. Gëzimi për shkak kalimit të muajit Ramazanit dhe kthyerjes së jetës së shfrenuar. Kjo nuk gjendet përveç se tek ata të cilëve All-llahu [subhanehu ve teala] ua ka vulosur zemrat në mëkate.

ÇKA PAS FESTËS

Prej shenjave të pranimit të adhurimit është vazhdimi i bamirësisë pas çdo vepreje të mirë. Të parët tanë [All-llahu i mëshiroftë], gjithmonë janë përpjekur që adhurimin ndaj All-llahut [subhanehu ve teala] ta përkryejnë, janë kujdesur që veprat e tyre të jenë në përputhje me sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e me këtë të jetë e pranuar tek All-llahu [subhanehu ve teala]. Ibën Omeri [radijall-llahu anhu] thotë: Që të pranohet një vepër e imja tek All-llahu [subhanehu ve teala] është më mirë për mua se sa tërë bota.

Vetëm All-llahun [subhanehu ve teala] e lusim që t’i drejtojë muslimanët në rrugë të drejtë, t’i bëjë ata prej atyre që shkojnë rrugës së Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe shokëve të tij. Sepse tërë e mira është në pasimin e selefit )gjeneratave të para të muslimanëve), kurse e tërë e keqja është në pasimin e shpikjeve në fe.

adaptuar nga fletushka me titull: "Fitr bajrami"

Agim Beqiri

"NuN"-1999

Redaktoi:Ramadan Ramadani



Agim Beqiri,
24.12.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 06:54


Biseda mes Ebu Hazimit dhe Sulejman Ibën Abdul-Melikut

Pasiqë Sulejman Ibën Abdul-Melikut arriti në Medine në udhëtimin e vet për në Mekke, kërkoi që të takohet me dijetarin e famshëm të Medinës, Ebu Hazimin.

Pasiqë Ebu Hazimi hyri dhe u ul, Sulejmani e pyeti:

Pse e urrejmë vdekjen?

Ebu Hazimi iu përgjigj: Sepse e rrënuat ahiretin kurse e ndërtuat dunjanë, pastaj nuk keni dëshirë që të transferoheni prej vendit të ndërtuar në vend të rrënuar.

Sulejmani: Po si do të takohemi me All-llahun [subhanehu ve teala]?

Ebu Hazimi: O Emiril-Muminun, vepërmiri do të takohet me All-llahun [subhanehu ve teala] ashtu siç takohet kurbetçiu me familjen e vet, kurse vepërkeqi sikur kur takohet robi me zotëriun e vet.

Sulejmani qau dhe tha: Po ta dija se ç’kam te All-llahu [subhanehu ve teala].

Ebu Hazimi: Ekspozoja veten Kur'anit të Madhëruar. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Të mirët do të jenë në Xhennet, kurse të këqinjtë në Xhehennem.”

Sulejmani: Ku është mëshira e All-llahut [subhanehu ve teala]?

Ebu Hazimit: Afër bamirësve.

Sulejmani: Kush është robi më i ndershëm i All-llahut [subhanehu ve teala]?

Ebu Hazimi: I devotshmi dhe bamirësi.

Sulejmani: Cila vepër është më e mira?

Ebu Hazimi: Kryerja e farzeve dhe largimi nga haramet.

Sulejmani: Fjalën e kujt ta dëgjoj?

Ebu Hazimi: Thëniet e vërteta, thëniet e Atij që i frikohesh dhe shpreson.

Sulejmani: Cili besimtar do të humbë më shumë?

Ebu Hazimi: Njeriu i cili bën gabim për hirë të epshit të vëllaut (shokut) të vet dhe duke bërë padrejtësi, ashtu që shet ahiretin për dunjanë e tjetrit.

Sulejmani: Ç’thua për gjendjen tonë?

Ebu Hazimi: Mos më detyro të përgjigjem!

Sulejmani: Patjetër, kjo është këshillë të cilën ti ma dhuron mua.

Ebu Hazimi: Prindërit tuaj i mposhtën njerëzit me shpatë, morën këtë mbretëri me dhunë, pa konsultim dhe pajtim të muslimanëve, aq sa u vranë shumë njerëz dhe shumë të tjerë u transferuan. Po ta dija se ç’thanë dhe ç’u tha.

Një njeri prezent tha: Sa fjalë të keqe the!

Ebu Hazimi: All-llahu [subhanehu ve teala] ka marrë besë prej dijetarëve që ta sqarojnë dhe mos ta fshehin të vërtetën.

Sulejmani: Si të veprojmë që ta përmirësojmë gjendjen e njerëzve?

Ebu Hazimi: Duhet lënë ashpërsinë, duhet kapur për litarin e fortë (fenë) dhe duhet ndarë drejt.

Sulejmani: Si mund ta realizojmë këtë?

Ebu Hazimi: Të marrësh prej njerëzve mallin me leje të tyre dhe t’ua japish atyre që e meritojnë.

Sulejmani: Kërko, ç’ke nevojë!

Ebu Hazimi: Të më shpëtosh nga zjarri i Xhehennemit dhe të më fusësh ne Xhennet.

Sulejmani: Nuk mund ta bëj një gjë të tillë.

Ebu Hazimi: Nuk kam nevojë tjetër. - U ngrit dhe shkoi.

Sulejmani ia dërgoi 100 dinar ari, mirëpo Ebu Hazimi nuk i pranoi.

XXX,
21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 06:57


Kush duhet të mirret me ta?

Vinte nga një vend i largët për të falë namazin e sabahut me xhemat në xhaminë e vetme që gjindej në këtë qytet. Edhe pse kishte rrezik, i cili i pengonte lëvizjet e njerëzve kaq herët, ai ishte i kujdesshëm për këtë gjë. Një herë e dëgjova duke thënë: “Prej kur e lexova hadithin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Përgëzoi ata që ecin në errësirë për në xhami me dritë të plotë ditën e Kijametit”, prej kësaj dite kujdesem të jem prej këtyre njerëzve që janë përmendur në këtë hadith”. E pyeta kush të thirri në Islam?

Mu përgjigj: “Jam lindur në një ujdhesë të vogël të Detit Karibijan, nga babë musliman dhe nënë krishtere. Vazhdimisht e shihja të atin tim duke thirrur ezanin në shtëpi dhe duke u falë, mirëpo unë nuk dija se ç’bënte. Ai vdiq kur unë i kisha shtatë vjet. Krejt ajo që më kujtohet është se në sëmundjen që vdiq më tha në vesh: “Djali im, ti je musliman. Mos shko në kishë me nënën tënde. Ti je musliman, a s’është kështu?!”. Dhe vdiq.

Harrova porosinë e babait tim, ose thënë ndryshe, nuk e kuptova. Shkova në kishë, sepse nëna ime ishte katolike fetare edhe pse nuk isha i bindur në shumë gjëra që i dëgjoja dhe i shihja. Kur u rrita, fillova të lirohem nga prangat e kishës dhe fillova të merrem me tregti. Fillova të kem sukses në tregti, andaj kjo edhe më tepër ma shtoi neglizhencën dhe largimin nga mendimi për të gjitha fetë.

Një ditë për tregti shkova në Jamajkë. Ecja në një rrugë të kryeqytetit dhe befas dëgjova një zë të këndshëm dhe të devotshëm duke thirrë ezanin. Nuk dija se ç’të them. Mu kujtua ezanin i babait tim, mu kujtua momenti kur me terhoqi nga gjoksi i tij dhe me lot në sy më tha: “Ti je musliman, a nuk është ashtu?!” Sikur dëshirontë të më përvetësonte. Në një momënt ndjeva një dridhje në tërë trupin tim. Nuk e di pse te unë Islami ndërlidhet me ezanin, kur s’doja të di asgjë për to. Fillova të dridhem gjersa fillova të qaj. Shumë emocione mu përzien në mendjen time. Mu duk sikur të kem gjetur një gjë shumë të shtrenjtë për mua të cilën që moti e kisha humbur. Vazhdova të qaj dhe aspak nuk brengosesha për shikimin e kalimtarëve.

Shkova të kërkoj burimin e këtij zëri. Më treguan ku është xhamia. Aty gjeta një plak të moshuar, i cili nuk dinte shumë rreth Islamit. Ky kishte qenë muezini. Fillova t’i parashtroj pyetje, mirëpo nuk më kënaqi, por megjithatë më udhëzoj kah biblioteka e xhamisë. Aty nuk gjeta gjë për të lexuar përveç përkthimit të kuptimit të Kur'anit në gjuhën angleze. Fillova të lexoj me zell të madh, gjersa arrita te ajeti :

“Vërtetë mohuan edhe ata të cilët thanë: All-llahu është i treti në treshin (në trinitetin). Por nuk ka ilah (hyjni) tjetër përveç një hyjnije dhe të vetme. Dhe në qoftëse ata nuk ndalen nga kjo që thonë, pa dyshim se për ata nga mesi i tyre që nuk besojnë , do të ketë denim të dhimbshëm” (El-Maide: 73).

Ndjeva një dridhje të madhe që më zgjoi nga gjumi i thellë. Këtë natë nuk rashë në gjumë pa dëshmuar se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i derguar i All-llahut.

Mendova rreth këtij tregimi dhe i thashë vehtes: “Sa e sa të paudhëzuar që jetojnë në errësirat e injorancës, qofshin në lindje ose në perëndim, bile edhe në vendet muslimane. Ka prej tyre që nënat nuk i kanë pasur muslimane, mirëpo nuk kemi mundur t’ua prezentojmë Islamin në pastërtinë dhe mirësinë e madhe që ka, edhe pse ka mundësi të madhe teknike në këtë shekull, ngase edhe vet Kur'anit të madhërueshëm nuk kemi pasur mundësi që t’ia përkthejmë kuptimin e tij në gjuhë të ndryshme, përkthim pa të meta gjuhësore dhe metodologjike.

Njerëzimi i tëri është i etur për këtë Kur'an, që ta shpëtojë nga mëdyshja dhe habia. Ky është emanet i madh, andaj vallë a e kemi kuptuar këtë gjë...

Ahmed Abdur-rahman Es-Savejan El-bejan; nr. 125, fq. 143-144.,
21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 06:59


Hyrja në Islam edhe përskaj muslimanëve

22 vitet e para të jetës sime i kalova në Çekosllovakinë komuniste. Pjesën më të madhe të jetës isha ateist, me besim të plotë se nuk ekziston Zoti. Arsyeja ime për mospranimin e mundësisë së ekzistimit të Zotit ishte natyra iracionale e konceptit krishter të Zotit si Trinitet. Ende më kujtohet qartë se si gjyshja ime kur isha fëmijë më rrëfente tregime për Zotin, pastaj Jezusin (Isain a.s.) dhe nënën e tij Marien (Merjemen). Mua qysh atëherë më dukeshin të palogjikshme ato tregime (“Mirë gjyshe, nësë Zoti është Një, si mundet të jetë tre përnjëherë?”, “Gjyshe, nëse Maria ka qenë nëna e tij, kush ka qenë Zot pa¬ra se të lindet Ai?”… e kështu me radhë). Më kujtohet se sa i pamëshirshëm isha kur bezdisja gjyshen time të gjorë, dhe si ajo asnjëherë nuk mund të gjente përgjigje të kënaqshme.

Gjithashtu më kujtohet mirë se sa më ishte interesant, gjatë viteve të mija të njëzeta si student i diplomuar në Universitetin e Minesotës (SHBA), dhe sa me plotë zemër qeshesha kur kuptova se një koleg imi besonte në Zot dhe rregullisht lutej, dhe sa isha i dyshimtë që dikush, mjaft intelegjent që të studjon për shkallën më të lartë të Biznesit, të mund të jetë njëherit edhe aq i marrë që të besojë në Zot dhe në jetën pas varrit.

Ndodhi në vitet e mia të tridhjeta, kur duke u interesuar për shkencë, përnjëherë të kuptoj se as muri prej tullave nuk mund të jetë i rastësishëm. Ashtu, nëse të gjitha ligjet natyrore të universit çuditërisht përputhen në mënyrë precize, kjo nuk mund të jetë produkt i rastësisë, por duhej të jetë krijuar prej Zotit. Dhe Zoti duhet të jetë vetëm Një. Kalova nga siguria se nuk ka dhe nuk mund të ketë

Zot, në sigurinë se duhet të ketë Zot, e që dukej si një moment, pa kurrfarë mesperiudhe të pasigurisë.

Tani e dija se Zoti ekziston dhe se Ai është Një. Isha i sigurtë se të gjitha religjionet e kishin gabim.

Për krishterizmin më e dija këtë, kurse përshtypja ime për judaizmin ishte se ai thotë se Zoti është vetëm për hebrenjtë dhe mëson për gjëra tjera që nuk janë kompatibile për Zotin e Gjith-dijshëm.

Prej gjërave të pakta që i dija për Islamin (prej gazetave, kuptohet), poashtu nuk mendoja se ai ka shumë të përbashkët me besimin në Zot dhe nënshtrimin ndaj vullnetit të Tij. Përshtypja ime e keqe urrit edhe më shumë atëherë kur për herë të parë u takova me disa muslimanë. Ishin këta tregtarë sirianë dhe libianë në Bregun e Fildishtë dhe Liberi, të cilët i njoha gjatë udhëtimeve të mia në Afrikën Perëndimore. Nga ajo që munda të shoh, ata nuk ishin aq të ndershëm, pinin alkool, nuk luteshin dhe ndaj afrikanëve silleshin si ndaj robërve. Kur u thashë se e tërë kjo është në kundërshtim me urdhërat e Zotit, ata u pajtuan, por thanë se kjo nuk i brengos. Më thanë se kjo është përparësia e Islamit ndaj religjioneve tjera, sepse ”Në Islam çdonjëri mund të kalojë mirë dhe të bëjë mëkate aq sa të dojë, dhe atëherë, kur më është plak për të bërë gabime, ai vetëm duhet të shkojë në Haxhxh në Mekke, dhe të gjitha mëkatet do t’i shlyhen.” Mendova: “Çfarë marrëzira, sa më larg këtij religjioni, aq më mirë!”

Ashtu, për një kohë, unë isha i bindur se kam religjionin tim personal, se jam vetëm unë dhe besimi im në Zot dhe nënshtrimi im ndaj vullnetit të Tij, përderisa nuk hyra në diskutim mbi besimet tona të përbashkëta religjioze, me një student libanez, i cili vizitonte farefisin e vet në Bregun e Fildishtë. Ai ishte i befasuar nga fakti se unë nuk e kisha lexuar Kur’anin, dhe më propozoi definitivisht ta lexoj. Ai ishte i bindur se do të më pëlqejë, dhe më tha se aty do të gjeja shumëçka nga ajo që unë i thashë për besimin tim. Kur e pyeta për disa “muslimanë” tjerë, ai më tha që të mos gjykoj për Islamin përmes këtyre njerëzve, sepse ata kishin qenë analfabetë. Aq shumë u impresionova prej tij, saqë së shpejti bleva përkthimin në anglishte të Kur’anit (prej N. J. Davud - përkthim i cili edhe nuk ishte më i miri).

Duhet të pranoj se ai (Kur’ani), në raftet e librave të mia, mbeti pa hapur tre vite të tëra. Mendoj se jomotivimi për ta lexuar ishte shkaktuar prej orvatjeve të mia të shumta që kisha për ta lexuar Biblën, faqe për faqe, të cilat asnjëherë nuk ishin të suksesshme, pasi që gjeta shumë kundërthënie dhe pjesa më e madhe e materialit ishte i thatë. Mendova se edhe Kur’ani me siguri do të ishte i njëjtë. Por, një ditë, nga kureshtja nisa ta lexoj. Me kohë, arrita ta lexoj një të tretën. Isha shumë i impresionuar dhe i tregoja gruas sime se sa i mençur duhej të kishte qenë Muhammedi. E gjithë kjo ishte aq e logjikshme, pa asnjë kontradiktë. Pastaj, rastësisht hasa në disa fakte shkencore prej të cilave mbeta pa frymë. E di me siguri se ato janë të zbuluara në shekullin 20, dhe pasiqë Muhammedi nuk ka mundur të dijë për to, duhet të kishte qenë pejgamber dhe lajmëtar i fesë, sikur që përnjë¬herë m’u bë e qartë se Kur’ani mund të jetë vetëm prej Zotit. Kjo ndodhi para 18-19 viteve dhe unë asnjëherë nuk shikova mprapa. Familja ime dhe miqtë në fillim nuk mund të besonin se jam serioz, dhe një kohë të gjatë mendonin se kjo është një lloj shtirjeje apo shaka praktike.

Bile edhe tash, kur ata u mësuan me mua dhe e dinë se jam serioz, ata nuk mund të kuptojnë përse e zgjodha Islamin. Edhe më tej kohë pas kohe më pyesin se “A thua nuk mund të shoh se ata janë terroristë dhe se vrasin njerëz të pafajshëm? A nuk mund të shoh se sa keq i trajtojnë fem¬rat? A nuk mund të shoh se ata duan ta kthejnë tërë botën në mesjetë? Nëse unë dua të besoj Zotin, në rregull, por pse atëherë të besoj All-llahun e tyre? Pse mos të besoj Zotin tonë? Pse?” Për fëmijët e mi (23, 14, 12, 10 vjeç) Islami është diçka e natyrshme. Sidoqoftë, edhe bashkëshortja ime, e cila 27 vjet beson Zotin, e refuzon konceptin e trinitetit dhe adhurimin e Krishtit (Isait), dhe e cila refuzon çfarëdo ndërmjetësimi mes Zotit dhe njerëzve, prapëseprapë assesi nuk pajtohet kur i them se besimet e saja janë islame.

Në mendjen e vet, ajo nuk mund ta përkufizon Islamin, siç e ka definuar Zoti në Kur’an, nga “Islami” i cili “praktikohet” nga shumica e “muslimanëve” në botë. Ajo është njoftuar me miqtë e mi muslimanë, dhe i konsideron njerëz të mirë, por nuk i konsideron si përfaqësues (shembuj të muslimanëve) por si përjashtim të rregullës.

Pjesa më tragjike për shumicën e muslimanëve të sotëm, është ajo se ata në vend se ta përkrahin besimin në Zot, dhe të kundërshtojnë çfarëdo qoftë, ose cilindo qoftë, që u kundërvihet urdhërave të Zotit, po qe se edhe prijësi pohon se është musliman, shumë prej përkrahësve të kujtdo apo çfarëdo qoftë që paraqitet si “islame”, ndjejnë se ata duhet të ndihmojnë (t’i përkrahin), po bile edhe nëse gjërat e lartpërmendura janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me urdhërat e Zotit. Kështu, ata u frikohen njerëzve në vend të Zotit, dhe i vënë në pyetje urdhërat e Zotit, vetëm që të jenë me njerëzit e tillë, duke harruar se ata nuk munden t’i ndihmojnë njëri-tjetrit Ditën e Gjykimit, ose në jetën pas varrit.

Nga Çekosllovakia shkova në Perëndim në vitin 1968, menjëherë pasi okupacioni rus e rrëzoi“Pranverën e Pragës”. Duke korruptuar nëpunësit e kontrollit të pasaportave, me kolekcion të vlefshëm të pullave postale, pata mundësi t’i marë prindërit e mi dhe vëllain në Zvicër, pas tre muaj, pak kohë para se qeveria çeke t’i ndalojë vizitat private në Perëndim. Në vitin 1969 m’u ofrua ndihmë në të holla prej Universitetit Minesota, dhe i kalova pesë vitet e ardhshme duke studjuar në SHBA.

Babai im vdiq në Zvicër në vitin 1972, dhe nuk e di fare se a e ka gjetur rrugën e vet deri te Zoti. Ai më parë ishte ateist, por viteve të fundit filloi të interesohet për atë se a ka apo nuk ka Zot. Sipas kujtimeve të nënës sime, ai e ka gjetur rrugën e vet. Vëllai im, i cili kur vdiq babai kishte 17 vjet, nuk është i sigurt.

Ai thotë se gjatë ditëve të fundit të babait tim, në spital e ka vizituar një prift i krishterë, dhe aty ata kanë diskutuar lidhur me religjionin. Por babai im ishte njeri logjik, dhe nuk ka mundur ta pranojë idenë e trinitetit. Nuk e di a thua ai ka menduar fare (mjaftë) që të zbulojë se Zoti nuk është ashtu siç e përshkruajnë të krishterët. Ekziston mundësia që në fund ai edhe me tej e ka refuzuar Zotin, sepse Zoti i krishterë ka qenë koncepti i vetëm që ai ka ditur për Zotin, dhe të cilin nuk ka mundur ta pranojë.

Vëllai im u dërrmua nga të qeshurit kur për herë të parë më pa se si e lexoj Kur’anin, dhe kur i thashë se kam filluar të besoj Zotin. Tani, ai dhe gruaja e tij, gjithashtu ateistë të mëparshëm, thonë se besojnë Zotin, por ende nuk e kanë lexuar Kur’anin që ua dhashë para disa viteve, dhe ata edhe më tej shikojnë me rezistencë ndaj Islamit. Që të dy thonë se atë që ata e shohin te “muslimanët” i përjashton nga kjo - shumicën i shohin si dyfytyrësha të cilët nuk i respektojnë urdhërat e Zotit, duke refuzuar çfarëdo diskutimi intelektual, dhe për fat të keq, sipas kësaj ata gjykojnë për tërë Islamin.

Nëna ime (gjithashtu ateiste e mëparshme) e ka gjetur rrugën deri te Zoti para disa viteve, por gjithashtu ende nuk e ka lexuar Kur’anin, për shkak të arsyeve të ngjashme sikurse vëllau dhe bashkëshortja e tij.

Unë vazhdoj të lutem për ta, që Zoti t’ua tregojë rrugën e Tij të drejtë dhe t’i udhëzojë në të.

Përktheu: Avni Lecaj,
21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 07:01


Si e pranoi Islamin një vajzë që e kërkonte të vërtetën

Quhem Sheron. Jam amerikane dhe jetoj në Teksas. Kur isha e vogël, më kishin mësuar të adhuroj Zotin në situata të veçanta, siç janë Kërshëndellat dhe DITA E NDIHMES. Ne shkonim në kishë, por nuk ishim aq shumë të dhënë pas saj, ashtu që ajo të ndikojë në jetën tonë. A nuk janë të padëshiruar dhe a nuk u duhet terapi njerëzve të cilët e bazojnë jetën e tyre rreth Zotit? Kështu pra, kjo ishte mënyra jonë e jetës dhe derisa unë hyra në moshën e pubertetit familja ime ishte shumë e kënaqur me këtë jetë.

Unë doja të dija pse Zoti më ka krijuar, por askush nuk mundte të më jepte përgjigje të saktë. Të jetojmë këtë jetë, pse? Për të pasur një shtëpi, veturë dhe 2-3 fëmijë mua nuk më dukeshte arsye e shëndoshë. Prandaj dëshiroja të bëj diçka të mrekullueshme që t’i jipja kuptim jetës sime dhe që çdokush të më kujtonte. Kur kuptova se shumë pak kujdesem për atë se si të tjerët mendojnë për mua, vendosa të bëj diçka, por nuk kisha motive të larta. Vendosa të ha, të pi dhe të jem e gëzuar sepse qëllim më të madh nuk kisha. Ju kushtova argëtimeve dhe pata sukses në të.

Prindërit e shpallën këtë si Dita e Ndihmës dhe filluan ta nxjerrin dhe lexojnë ndihmën e vetme të tyre – Biblën. Erdha në përfundim se ishte koha që unë të mëvehtësohem sepse prindërit nuk e kuptonin të drejtën time të argëtimit dhe ndonjëherë ishin shumë të mërzitshëm. I mora 5 dollarë dhe shkova të jetoj në një shoqëri të hipikëve. Jeta ishte për mua thjesht një argëtim. Por kur erdhi koha e Kërshendellave ndjeva keqardhje për prindërit, prandaj u ktheva në shtëpi.

Pas kësaj prindërit përgatitën një befasi, zgjodhën Shkollën Krishtere të Reformimit. Së shpejti më bënë gati dhe më nisën për në rrugë. Arrita para dyerve të kësaj shkolle për vajza të devijuara dhe më çuan në një zyre për të takuar evangjelistin që udhëhiqte këtë shkollë. "Si quhesh?" - më pyeti me butësi duke ma zgjatur dorën. I tregova emrin dhe i zgjata edhe unë dorën, kurse ai më tha: "Mos ma zgjat ti mua dorën si hipikët! Ne së shpejti do ta largojmë djallin prej teje!". Pjesën tjetër të ditës ma treguan dhomën, shtratin tim dhe rregullat e shkollës. Dritaret ishin të rrethuar me hekura.

Kishte radio emitim biblik në ora 5 të mëngjesit. Pas çdo ore mësimi kishte 15 minuta mësim të Biblës, pastaj prapë mësim biblik, pastaj edhe më shumë radio emitim biblik dhe në fund 2 orë larje dhe përgatitje për nesër. E dija qysh në 10 minutat e para se do të përpiqem të ik në mundësinë e parë që do të më jepej. Të nesërmen i kërceva telat dhe ika. E ndala një veturë, vozitësi i së cilës ishte i panjohur, por për fatin tim të keq, ai kishte qenë njëri prej atyre punëtorëve të tmerrshëm të shkollës. Kuptova se ati ishte i gjatë rreth 2 metra, njeri i moshës mesatare. Më pyeti se si quhem. Në atë moment isha e tërbuar dhe iu përgjigja me "Ju a flitni me Zotin?". Ai tha: "Po, shumë shpesh". Unë atëherë i thashë: "Atëherë pse nuk e pyetni atë si quhem?". Isha ashpër e rrahur me rrip të zi nga një njeri 24 vjeçar, i cili donte ta kënaqë Krishtin duke më vënë mua në rrugë të drejtë. Unë aspak nuk i afrova mundësinë të më sheh duke qarë.

Duket e pabesuar por unë i falënderohem shumë këtyre ngjarjeve sepse ato më nxitën që të interesohem për kishën e vërtetë të Krishtit, pasi që isha e bindur se kjo që njerëzit më tregonin nuk ishte e vërteta.

U detyrova ta lexoj Biblën dhe e lexova, por jo për ta, por për vete. Fillova, pra vetë ta kërkoj të vërtetën. E luta Jezusin të më shpëtojë dhe të hyjë në zemrën time. Pas gjithë kësaj puna duheshte të shkoj në rregull, por nuk ndodhi ashtu.

Të gjithë më thonin se do të shkoja në parajsë, POR NË RADHË TË PARË, PSE ISHA E KRIJUAR? DHE O ZOT, PSE NUK MË LEJON QË UNË TË TREGOJ PROBLEMET E MIA, PSE DUHET QË TA BËJ KËTË NËPËRMJET JEZUSIT? JEZUSI ËSHTË I MREKULLUESHËM, POR MUA TI MË DUHESH.

Më në fund më liruan nga shkolla dhe më sollën në shtëpinë e dashur të familjes sime. Në shtëpi hanin mish derri dhe ajo më shqetësonte. U tregova se Bibla thotë se mishi i derrit është i ndaluar ("Ligji i përtërirë")*. Ata u befasuan shumë dhe më thanë se isha bërë fanatike dhe se çdoherë nuk duhet kushtuar kujdes çka thotë Zoti. Prindërit më lutën që të gjeja një vend tjetër për të jetuar. Isha 15 vjeçare. Hulumtoja pas mësimeve të pastërta të Jezusit dhe e dija se besimi në të nuk është i mjaftueshëm. Më duheshin udhëzime dhe përgjigje të pyetjeve të mia. Jetoja një jetë të vetmuar edhe pse rreth meje kishte shumë njerëz. Shkoja në shumë kisha gjithmonë duke kërkuar të vërtetën. Asnjëherë nuk e kam konsideruar Islamin si zgjidhje ngase priftërinjtë krishterë veç na e patën tërhequr vërejtjen nga ATA MUSLIMANË, duke na thënë se ATA TË DETYROJNË NË FENË E TYRE. Të gjitha gënjeshtrat që më kanë treguar rreth Islamit kanë ndikuar që unë mos ta vë atë bile as në listën e mundësive të përgjigjeve dhe udhëzimeve.

Predikuesit tregojnë përralla të gjata rreth Islamit, por ata nuk kanë ndikim në planet e Allahut.

E lexoja Biblën me vite të tëra sepse dëshiroja të jem e sigurtë cilin religjion krishter duhej ta pranoja. Kisha dëgjuar nga shumë klerikë duke pohuar se ishin të udhëzuar nga Shpirti i Shenjtë, por ata të gjithë na mësonin doktrina të ndryshme.

Erdha në përfundim se çdokush mund të thotë pothuaj gjithçka dhe ta shpallë atë si mësim biblik, dhe e kuptova pse, ngaqë gjeta kundërthënie dhe gabime të shumta.

Bibla bashkëkohore ishte e mbledhur dhe e përpiluar në shekullin XVI. Ajo ishte e mbikqyrur nga Mbreti Xhejms i cili në atë kohë kishte kontroll mbi kishat.

Librat e Biblës që ne i kemi sot janë libra që janë në pajtim me interpretimin e shkencëtarëve të shkollës së caktuar të mendimit. Kapitujt të cilët ata kanë paraparë se nuk e shprehin pikëpamjen e tyre, nuk i kanë përfshirë në Bibël dhe i kanë shpallur si të pavërteta. Njeriu i thjeshtë asnjëherë nuk i ka shikuar këta kapituj, sepse pyetjet rreth zemrës së tij kanë qenë të gjykuara nga këshilli kishtar që kishte ndikim nga politika qeveritare. Më në fund i ngrita duart dhe u dorëzova për shkak të këtyre vargjeve biblike :

"Dhe, vërtetë, shih pse ai e sprovoi personalisht vuajtjen, është në gjendje t’u ndihmojë atyre që janë në sprovë" (Letra drejtuar Hebrenjve 2:18). "Ky erdhi natën te Jezusi dhe i tha: Rabbi, e dimë se ti je Mësues që erdhi prej Hyjit, sepse askush s’mund t’i bëjë këto mrekulli, që i bën ti, po qe se Hyji nuk është me ty" (GJONI 3:2). "Çka lind prej mishit, mish është, e çka lind prej Shpirtit, shpirt është" (GJONI 3:6). "Ai nuk ishte Drita, por për të dëshmuar Dritën" (GJONI 1:8). "Ai u përgjigj: Unë jam i dërguar vetëm te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit (Ai nuk thotë se ka qenë i dërguar për gjithë njerëzimin)" (MATEU 15:24). "Ai iu përgjigj: Përse më pyet për të mirën? Sepse vetëm Njëri është i mirë! Por nëse do të hysh në jetë, zbatoj urdhërat!" (MATEU 19:17).

Më kanë thënë se Zoti çdoherë ka ekzistuar dhe asnjëherë nuk është krijuar, mirëpo për Jezusin na kanë treguar se është krijuar, dhe atë në vargjet : " por Atë që qe përulur për pak kohë më poshtë se engjëjt, Jezusin, e shohim të kurorëzuar me lavdi e nder për arsye të vdekjes që pësoi që kështu, për hir të Hyjit, vdekja e shijuar prej tij të jetë në dobinë e të gjithë njerëzve" (Letra drejtuar HEBRENJ!VE 2:9). "Por, nëqoftëse ti do ta qortosh bakeqin e ai nuk do të kthehet prej paudhësisë së vet dhe nga sjellja e tij e mbrapshtë, ai vetë do të vdesë në mbrapshtinë e vet, kurse ti do ta shpëtosh jetën tënde" (Profecia e EZEKIELIT 3:19). "Kerubinët i hapën krahët e vet ndër sy të mi e u ngritën nga toka, në hyrje të derës së Shtëpisë së Zotit, në lindje. Lavdia e Zotit të Izraelit ishte mbi ta" (Profecia e EZEKIELIT 10:19). "Dëgjo, Izrael! Zoti, Hyji ynë, është një Zot i vetëm!" ( Ligji i përtrirë 6:4). "E pra unë thashë: Ju jeni zota, bij të Tejetlartit të gjithë!" (Psalmet 82:6). "I cili, edhe pse me natyrë Hyj, barazinë e vet me Të nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të" (Letra drejtuar Filipianëve 2:6). "Unë asgjë s’mund të bëj prej vetvetes; si dëgjoj ashtu gjykoj, dhe gjykimi është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e atij që më dërgoi" ( Ungjilli sipas Gjonit 5:30). "Jezusi u përgjigj: Po ta kishit Hyjin Atë, do të më donit edhe mua, sepse unë prej Hyjit dola dhe erdha, nuk erdha prej vetvetes, por Ai më dërgoi" ( Ungjilli sipas Gjonit 8:42), DHE LISTA VAZHDON … … VAZHDON.

Mos po çuditeni pse unë pas gjithë kësaj isha e habitur?

Me këtë u binda se Zoti më urren pasi që nuk më lejon ta zbuloj të vërtetën. Në këtë periudhë një vajzë që e njihja më dërgoi një broshurë në lidhje me Islamin. Ajo ishte amerikane, ashtu si unë. Më vinte shumë keq për të sepse isha shumë e sigurtë se ajo ishte mendjelehtë dhe bashkëshorti i saj arab e ka mashtruar që ajo ta pranojë Islamin. E hapa broshurën me qëllim që të lexojë gjërat e çmendura të muslimanëve e që pastaj të qeshem me ta. Në broshurë shkruante: "MENDO SHUMË ME KUJDES RRETH TRINITETIT".

Unë çdoherë kam hasur në arab të dehur dhe muslimanë që nuk e praktikojnë fenë e vet. Ata njerëz ishin shumë të pavlefshëm. Unë do t’ju thoja atyre : "Shikoni se si jeni, JU as nuk mund të besoni në fenë tuaj e ku më të praktikoni atë". Por djaloshi që kishte shkruar këtë broshurë ishte një lloj tjetër i arabëve. Ndala leximin nga mesi i broshurës sepse kuptova se AI E DIN TË VËRTETËN! Nuk mund të besoj në këtë! Zoti ua ka dhënë të vërtetën muslimanëve! Ata janë arabë! Unë nuk jam arabe! Kjo është katastrofë! Unë nuk mund të bëhem muslimane, ngase të gjithë që i njoh i urrejnë muslimanët! Do të duhet të vishem si ata gratë dhe ta lë ngjyrën time të dashur. O Zot, si mund të ma bësh këtë? Në atë rast mendova se do të mund të luaj një lojë me Zotin… Në realitet, ata mund të mos e kenë të vërtetën dhe unë nuk jam aq e sigurtë se ata e kanë të vërtetën, kështu që unë thjesht do të harrojë në gjithë këtë që lexova.

Qysh nga mosha 15 vjeçare isha duke jetuar vetë, kurse tani i kisha 26 vjet. Isha e vetmuar. I lutesha Zotit të më dërgojë një bashkëshort. E lutja për njeri religjioz (e kisha fjalën për të krishterë). I dhashë Zotit premtim solemn se do të martohesha me njeriun e parë që do të më kërkonte. Atë do ta kuptoja si shenjë se Zoti më është përgjigjur në lutjen. Allahu çdoherë mi ka pranuar lutjet e mia. Njeriu i parë që kërkoi të martohet me mua ishte palestinez. Ai kishte dy gjëra që unë nuk doja t’i posedojë mashkulli: ishte arab dhe e dyta ai ishte musliman. Sidoqoftë, ai dallohej nga të gjithë meshkujt që i kisha takuar gjatë jetës sime. Ai nuk pinte. U ankova te Zoti, ngase isha e bindur se Zoti më kishte dërguar arab musliman sepse më urrente. U hidhërova në Zotin, por pranova të martohem me këtë njeri pasi që formova bindje se Zoti nuk do të më ndihmojë më. Mirëpo, për befasi unë mbeta shumë e habitur nga e kaluara e këtij muslimani (duhet të pranoj kjo ishte dashuri në shikim të parë). Gjëja më e çuditshme ishte se më dukej se ai i dinte të gjitha përgjigjet që më duheshin. Kjo qe hera e parë kur ndjeva se një person tjetër më do mua. U martuam. Martesa jonë qe e tmerrshme. I thashë atij që asnjëherë të mos diskutojë me mua për fenë e tij dhe ai vërtet nuk diskutonte. Në fillim vuante shumë për shkak meje. Një natë solli për mua Kur’anin famëlartë e fisnik. Ma dorëzoi duke më shpjeguar se ishte libër i shenjtë dhe se mund ta lexoja po të doja. Përgjigja ime qe: "Pse ta lexoj? Lere aty se nuk e dua". Prita derisa ai ra në shtrat dhe e zuri gjumi. U luta: "O Zot, më trego nëse ky libër është i vërtetë ose jo. Nëse është i vërtetë do ta pranojë e nëse nuk është më trego".

E hapa Kur’anin dhe lexova :

“Lexo, me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi(çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur(në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari!

Ai që e mësoi njeriun të shkruajë me pendë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte” (Kur’an:96:1-5).

Ndjeva një emocion të ri. E hapa librin në një vend tjetër. Këtu lexova:

“Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje(Qabes) që ti e do atë. Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë(Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë. E atyre që u është dhuruar libri,** ata e dinë sigurisht se kjo (kthesë) është e vërtetë nga Zoti i tyre. E Allahut nuk mund t’i fshihet ajo që veprojnë ata” (Kur’an:2:144).

Përnjëherë u bëra e vetëdijshme se për herë të parë isha duke prekur diçka shumë të shenjtë. E dija se në dorë i kisha fjalët e Zotit. Atëherë, për herë të parë kuptova se Zoti nuk më ka urrejtur, sepse Ai më la të gjej mrekullinë. Ndjeja LUMTURI. E gjeta pasurinë! Më në fund e gjeta të vërtetën! Pastaj u turpërova se kisha qenë arrogante ndaj Krijuesit, Allahut të Gjithmëshirshëm. E dija se më ishte dhënë mëshirë, sepse e gjeta të vërtetën kur më nuk po e kërkoja. Allahu e solli mëshirën e tij te një vajzë e mjerë. Ndejta në trans një kohë duke iu gëzuar pasurisë së gjetur. Ishte ora 4 e mëngjesit. Pse të mërzitem për këtë?! Unë gjeta mrekulli. Shpejtova ta zgjoj bashkëshortin tim. "I dashur! Zgjohu! Duhet të të tregoj diçka që ti nuk e di!". Ai u zgjua dhe tha: "Duhet të shkoj në punë nesër, çka do të më thuash?". "Librin që ma dhe është mrekulli nga Zoti! Pse ju djelmosha nuk thirrni në këtë libër nga majat e maleve!" Burri im buzëqeshi dhe tha: "Çdo ajet (varg) është mrekulli në vete, por secili nuk do të dijë për këtë."

Tash ne kemi 5 fëmijë nga 15 vjet martesë. Islami është mënyra ime e jetës. Tash kur ndonjë i verbuar nga errësira më pyet mua pse e vë shaminë në kokën time, unë buzëqeshi dhe bëj durim. Njëherë edhe unë isha ajo arrogante e verbuar. Unë e kuptoj nga cili rreth vijnë ata, POR NUK DUA TË KTHEHEM ATJE. Ju ndoshta nuk do të besoni, por:

NUK KA ZOT TJETËR PËRVEÇ ALLAHUT, MUHAMMEDI ËSHTË I DËRGUARI I TIJ.

* Mos hani asgjë që është e papastër! Këto janë kafshët që mund ti hani: kau, delja e dhia, kaprolli, suta, dreri, dhia e egër, antilopa, bualli dhe dhia e shkëmbinjëve. Çdo bagëti ndër kafshët që kanë thundrën e ndarë në dy pjesë plotësisht dhe ripërtypen, hajeni. Nuk bën ti hani ato që, njëmend përtypen, por nuk e kanë thundrën të ndarë, siç janë: deveja, lepuri, gjeri, sepse përtypen, por nuk e kanë thundrën të ndarë; le të jenë të papastra për ju. Edhe derri, megjithëse e ka thundrën të ndarë, por nuk ripërtypet, le të jetë për ju i papastër. Mos ua hani mishin e as mos ua prekni kufomat (Ligji i përtrirë 14:3-8) (Shënim i përkthyesit).

** Atyre që u është dhuruar libri – bëhet fjalë për të krishterët dhe jehuditë (Shënim i përkthyesit).

Përktheu: Arben Idrizi,
21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 07:03


Vetëm një mendim...

Një udhëtim madhështor i cili pa dyshim do ta ndërrojë jetën tuaj!!!...

PREJ JUSH KËRKOHET QË TË VEPRONI SIPAS PËRMBAJTES SË KËSAJ FAQEJE.

BILETA: Njëkahëshe (bileta kthyese nuk keni në disponim).

ÇMIMI: Absolutisht pa para.

REZERVIMI: I konfirmuar.

PRANIMI: Biletat do të ndahen në këtë mënyrë:

Emri: Fëmija i Ademit.

Identifikimi: Copë balte.

Adresa: Sipërfaqja e botës.

DETAJET E UDHËTIMIT:

Pikënisja: Kudo në botë.

Destinacioni: Bota e dytë.

Hoteli për vendosje të përkohshme: Dy metra hapësirë në tokë.

Kohëzgjatja: Disa sekonda ose disa minuta.

Koha e nisjes: Momenti i vdekjes.

UDHËZIME TË RËNDËSISHME:

Kërkohet prej të gjithë udhëtarëve të mbajnë mend se biletat nuk mund të kthehen e as të transferohen. Prandaj, çdokush duhet të jetë i gatshëm dhe gjithnjë ta mbajë shikimin në pilotin e aeroplanit - ISRAFILIN, MELAIKEN E VDEKJES.

Për më tepër, lexoni udhëzimet të cilat mund t'i gjeni në Kur'anin e Shenjtë dhe në Sunnet. Po ashtu mund t'i konsultoni edhe Ulematë e ditur. Është me rëndësi që këtë ta bëni sa më shpejt. Ju përkujtojmë se nuk do t'ju jepen asçfarë maska të oksigjenit, ngase nuk u janë të nevojshme. Në fakt, sistemi juaj respirativ do të jetë i mbyllur para se të fillojë udhëtimi.

BAGAZHI:

Edhe pse secili aeroplan mban vetëm nga një udhëtar, ka restrikcione të imponuara për bagazhin të cilin mundeni të bartni me vete. Ju lejohet të mbani vetëm 5 metra të pëlhurës së bardhë dhe një sasi të vogël të pambukut.

Bagazhi i vërtetë duhet të jenë veprat e mira, sjellja e mirë, koha e kaluar duke e ftuar njerëzimin në vepra të mira dhe duke e ndaluar të keqen, ilmi i fituar dhe i përdorur në vende të duhura, fëmijët e rritur dhe të edukuar që të jenë muslimanë të mirë. Krahas këtyre dhe bagazhit të tillë, bagazhi tjetër do të jetë në rrezik të juajin. Nuk ka nevojë për asçfarë bilete hypjeje, pasaportë ose për dokumente tjera të udhëtimit. Vetëm bëhuni gati. Për t'u përgatitur, kushtimi kujdes ndaj 5 faljeve ditore në Xhami ose me xhemat është tejet i rekomanduar. Mësoni Kur'anin dhe Sunnetin dhe praktikoni ato. Kjo biletë mund të thirret për përdorim në çfarëdo kohe ashtu që përgatituni sa më shpejt.

XXX,
21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 07:05


Çka ju nevojitet "muslimanëve të sotëm" dhe çka ofron Islami?

Es-selamu alejkum vëllezër dhe motra!

Sot, ne në të vërtetë jemi duke e festuar Islamin tonë, duke qenë anëtarë të fesë më të madhe e cila ndonjëherë i është shpallur njerëzimit, duke qenë besimtarë të shpalljes më të bukur dhe më gjithëpërfshirëse, e cila ndonjëherë ka zbritur prej qiellit në tokë, duke qenë pasues të njeriut më të madh i cili ndonjëherë ka ecur nëpër sipërfaqen e botës, duke qenë besimtarë në All-llahun, Njërin dhe të Vetmin. Po të mos kishim qenë muslimanë, ne nuk do të kishim qenë sot këtu. Ne nuk do ta kishim njohur Ramazanin, nuk do ta kishim përjetuar ëmbëlsinë e agjërimit, nuk do ta kishim shijuar bukurinë e namazit dhe nuk do ta kishim ditur se sot është Bajram.

Sot jemi duke e kremtuar, para së gjithash, atë që jemi muslimanë. Ne jemi duke e kremtuar bekimin më të madh të jetave tona - Islamin tonë. Islami është feja e cila na definon se kush jemi, e definon identitetin tonë. Islami është religjioni të cilin All-llahu e ka zgjedhur për ne, e ka përsosur për ne dhe na ka dhënë atë të cilën Kur’ani aq rrjedhëshëm e ka shprehur “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova dhuntinë Time ndaj jush, zgjodha për ju islamin fe” (5:3).

Islami është nder. Islami është privilegj. Islami është dhuratë prej Allahut. Islami nuk ka nevojë për ne, por ne kemi nevojë për Islamin. E tëra që duhet ta bëjmë është që të jemi mirënjohës për një shpërblim madhështor të tillë dhe të themi: “ Falënderojmë All-llahun që na udhëzoi për këtë, pse sikur të mos na drejtonte All-llahu, ne nuk do të dinim të udhëzohemi” (7:43).

Por çka është ajo që ne besojmë se Islami është një dhuratë kaq jashtëzakonisht e madhe prej All-llahut?

Pasi që nuk ka asgjë sikur Islami në botë:

Islami është ai që i ka mësuar qeniet njerëzore se Perëndia, Zoti i tyre është Një dhe i Vetmi, se Ai nuk ka shoqërues, nuk ka grua dhe nuk ka djalë dhe se nuk mund të ketë kompromis në njëshmërinë e Zotit.

Islami është ai që i ka mësuar qeniet njerëzore se të gjithë ata janë të barabartë dhe se arabi nuk është superior ndaj joarabit, e as joarabi nuk është superior ndaj arabit dhe se më i mirë prej nesh është ai që është më i devotshëm.

Islami është ai që i ka mësuar qeniet njerëzore se të gjithë ata janë vëllezër dhe motra të krijuar prej një çifti të mashkullit dhe femrës. Prandaj, Islami, në dallim prej Hinduizmit, as nuk e pranon e as nuk e len pas dore idenë e sistemit klasor. Islami është luftë kundër të gjitha sistemeve klasore, aristokracisë dhe grupeve tjera të ndryshme shoqërore të cilat bazohen në trashëgimi.

Islami është ai që e ka mësuar njerëzimin për vlerën e intelektit, rëndësinë e të menduarit, dhe rolin e mendjes në plotësimin e besimit. Të krishterët mësojnë se askush nuk mund të bëhet besimtarë deri atëherë kur Shpirti i Shenjtë në mënyrë të mistershme të mos e kaplojë zemrën e dikujt. Islami na mëson se besimi është frut i të menduarit dhe se me anë të të menduarit të thellë dhe të vazhdueshëm mbi çudirat e krijuara, besimi mund të fitohet, mirëmbahet dhe ushqehet.

Islami është ai që e ka mësuar njerëzimin se njerëzit e të gjitha racave, të gjitha ngjyrave dhe të gjitha përkatësive etnike janë plotësisht të aftë të sigurojnë besimin në Njërin dhe të Vetmin Zot. Hindusët besojnë se hinduizmi është vetëm për ata të privilegjuarit që lindin në atë fe dhe për këtë shkak ata nuk i ftojnë “më pak të privilegjuarit” për ta përqafuar fenë e tyre. Jehuditë besojnë se ata janë raca e zgjedhur. Madje edhe atëherë kur të tjerët e pranojnë judeizmin, ata mbeten gjithmonë më të ulët në rang prej atyre të cilët kanë lindur si jehudi. Islami e hedhë poshtë tërë këtë dhe thërret të gjithë njerëzit prej të gjitha gjendjeve që t’i nënshtrohen Krijuesit të tyre. Pasi që ta bëjnë këtë, ata automatikisht bëhen anwtarë të shoqërisë Islame me të drejta dhe me obligimet të njëjta sikur edhe çdo musliman tjetër. Islami nuk është, dhe asnjëherë nuk mund të jetë, monopol i një race ose i një grupi të caktuar linguistik.

Islami është ai që e ka mësuar njerëzimin se Zoti është absolutisht i Drejtë dhe i Mëshirshëm dhe se Ai asnjëherë nuk do të dënojë ndonjë person për mëkatet e tjetërkujt. Krishterizmi mëson se Ademi dhe Hava ua kanë bartur mëkatin e tyre tërë pasardhësve të tyre dhe prandaj të gjithë njerëzit janë të lindur me këtë “mëkat të parë” dhe prandaj Isau, Mesihu (Jezu Krishti) u desht të sakrifikohet në kryq për të shpëtuar njerëzimin prej “mëkatit të parë” të tyre. Islami thotë: “Jo, njerëzit nuk janë të lindur me mëkat”. Asnjë person nuk do të jetë përgjegjës për gabimet e tjetërkujt. Çdo shpirt do të paguajë vetëm për veprat e tija. Drejtësia hyjnore është absolute.

Islami është ai që e ka mësuar njerëzimin se veprat e mira janë të pashmangshme për shpëtim. Besimi është esencial, por jo edhe i mjaftueshëm. Njerëzit do të pranohen në parajsë sipas besimit të tyre dhe veprave të mira. Ato duhet të shkojnë bashkërisht, dorë për dore. Shumë prej denominacioneve krishtere mësojnë se besimi në Jezuin (Isaun) mjafton për shpëtim. Nëse e pranon sakrificën e Jezuit në kryq, atëherë ti je i shpëtuar pa marrë parasysh se çka mund të bësh mandej, ngase Jezui më veç ka paguar për të gjitha mëkatet tuaja. Islami aspak nuk pajtohet me këtë. Askush nuk mund të paguajë për mëkatet tuaja. Besimi, duke bërë vepra të mira, duke ju shmangur të keqes, dhe pendimi i vazhdueshëm janë mënyrat e vetme për shpëtim. Islami nuk pranon, e as nuk e harron ndikimin korruptues ndaj individit dhe shoqërisë që mund të shkaktohet nga ideja e shpëtimit të “garantuar”.

Islami është ai që e ka mësuar njerëzimin si të vendojë baraspeshë në nevojat e kësaj jete dhe jetës së ardhme. Islami nuk e pranon idenë se heqja dorë nga kjo botë është mënyra më e mirë për të fituar shpëtimin në të ardhmen. Katolicizmi dhe budizmi mësojnë se duke jetuar një jetë të tërhequr dhe të izoluar, njeriu mund të arrijë një natyrë shpirtërore më të lartë. Budizmi madje edhe ka mësuar se i vetmuari duhet të sigurojë për jetën e tij duke kërkuar lëmoshë. Islami refuzon tërë idenë e mirësisë së supozuar në mohimin e kësaj bote. Islami mëson se mënyra më e mirë për përparim në jetën e ardhme është duke marrë pjesë në çështjet e kësaj bote, duke urdhëruar në të mirë dhe duke ndaluar nga e keqja, duke ndihmuar njëri-tjetrin në drejtësi dhe devotshmëri, duke bërë Xhihad, duke luftuar kundër të gjitha formave të së keqes, padrejtësisë, tiranisë, jotolerancës... Islami nuk nxit mohimin e botës, por ai mëson pjesëmarrje dhe përpjekje për ndërrimin e saj.

Islami është ai që e ka mësuar njerëzimin se mirësia ndaj prindërve, ndaj familjes, ndaj fqinjëve dhe të gjithë njerëzve është pjesë esenciale e besimit dhe e drejtësisë. Krishterizmi kumton se Isau (Jezusi) ka mësuar se njeriu nuk mund t’i afrohet Zotit, pos nëse ai e urren babain, nënën, gruan, dhe fëmijët e tij... (Luka 14:26). Por, Islami na e mëson të kundërtën. Një njeri nuk mund të afrohet ndaj Zotit nëse ai nuk vepron me shumë mirësi ndaj nënës së tij, babait, familjes, fqinjëve, etj.

Islami është ai që e ka mësuar njerëzimin se Zoti është shumë afër tyre dhe se Ai është me ata kudo që janë ata dhe se Ai i dëgjon lutjet e tyre dhe u përgjigjet atyre. Islami mëson se Zoti është aq afër, saqë Atij nuk i duhen ndërmjetësues për të ndërmjetësuar mes Tij dhe shërbëtorëve të Tij. Islami nuk e pranon konceptin e priftërisë dhe klerit që veprojnë si ndërmjetësues mes Zotit dhe njerëzve. Islami mëson se njeriu nuk ka nevojë të rrëfehet për mëkatet e tija te ndonjë prift me qëllim që të kërkojë falje. Njeriu mund lirisht t’ia rrëfejë mëkatet e tija Zotit pa asnjë intervenim njerëzor, të kërkojë falje dhe Zoti do t’ia jep atë. Shumë prej jehudive sot ende besojnë se lutjet nuk mund të arrijnë te Zoti dhe të ketë përgjigje prej Tij përveç nëse lutja bëhet në Murin e Vajtimit në Jerusalem (Kudus). Disa madje lutjet e tyre i dërgojnë me faks ose me anë të internetit në Jerusalem ashtu që dikush prej aty të mund t’i dërgojë dhe t’i vëndojë në Murin e Vajtimit për të arritur te Zoti. Islami na mëson se kudo që gjindet dikush, ai mundet t’i lutet Zotit, t’i rrëfehet Zotit, të kërkojë ndihmën e Zotit dhe faljen e Tij dhe Zoti me siguri do t’i përgjigjet. Kurfarrë intervenimi prej njerëzve nuk nevojitet dhe asfarë vendi ose kohe e veçantë nuk është e domosdoshme. Zoti gjithmonë është shumë afër.

Islami është ai që e ka mësuar njerëzimin të pranojnë dhe të respektojnë natyrën njerëzore. Islami i vlerëson aspektet e fuqishme, dobësitë dhe nevojat e njerëzve. Islami asnjëherë nuk kërkon që njerëzit të sillen sikur engjuj (melaike) ose t’i injorojnë nevojat e tyre fizike dhe emocionale. Krishterizmi nuk lejon shkurorëzim, kurse Islami e pranon këtë si një realitet njerëzor. Katolicizmi e konsideron beqarinë si një gjë ideale, ndërsa Islami nuk e pranon këtë. Kisha Anglikane tërbohet me martesat e dyta. Princi Çarls për t’u bërë mbret i Britanisë duhet të sillet si një praktikues i mirë anglikan. Prandaj, ai mund të kryejë kurorëshkelje (zina) të hapur me dashnoren e tij të njohur por nuk mund të martohet me të se përndryshe do ta humbë fronin e tij si pasojë e thyerjes së rregullave të Kishës Anglikane. Islami asnjëherë nuk angazhohet në gjëra të tilla joracionale dhe me kontradikta morale.

Nuk ka asgjë sikur islami në botë. Nuk ka asnjë besim, asnjë religjion, asnjë ideologji dhe asnjë sistem i besimit i cili mund t’i konkurojë Islamit në qartësinë dhe në thjeshtësinë e tij, në nënshtrimin e tij ndaj Zotit, Njërit dhe të Vetmit, në raconalizmin dhe thellësinë intelektuale të tij, në egalitarizmin dhe barazinë e tij, në natyrën shpirtërore të tij, në kodin dhe në etikën e tij dhe në baraspeshën e pakrahasueshme të tij në mes nevojave të kësaj jete dhe të kërkesave të jetës së amshueshme. Islami e ka ngritur shpirtin e njeriut, trupin dhe mendjen e tij në lartësi të cilat asnjëherë më parë nuk janë arritur prej ndonjë besimi apo tradite të mëparme. Islami është religjioni i vetëm i cili me të vërtetë i ka aftësuar qeniet njerëzore që ta përmbushin njerëzoren (humanen).

Islami është një punim i përsosur artistik mbi të cilin syri i njeriut mund të shikojë dhe ta shqyrtojë me ditë, javë dhe vite me radhë e të mos mund t’i gjejë gabime, thjesht është pa defekte dhe pa kondtradikta. E vetmja gjë të cilën syri i njeriut mund ta bëjë është të vazhdojë të mahnitet me bukurinë e jashtëzakonshme dhe koherencën e këtij besimi. Leopold Vais (Leopold Weiss), hebreu austriak i cili e përqafoi Islamin në vitin 1926 dhe u bë njëri prej intelektualëve më të mëdhenj musimanë të shekullit njëzet ka shprehur nivelin e njëjtë të mahnitjes ndaj bukurisë së thellë dhe koherencës së Islamit. “Më kanë pyetur, herë pas here: ‘Pse e ke përqafuar Islamin? Çka ishte ajo që në veçanti të tërhoqi ndaj tij?’, andaj më duhet të rrëfehem: ‘Nuk di asnjë përgjigje të mjaftueshme. Nuk ishte ndonjë mësim i veçantë i cili më tërhoqi, por e tërë struktura mahnitëse dhe koherente e mësimeve morale dhe programi praktik jetësor. Nuk mund të them, madje edhe tani, se cili aspekt i tij më pëlqen më tepër se ndonjë tjetër. Islamin e shoh si një punim të përsosur arqitektonik. Të gjitha pjesët e tij janë në mënyrë harmonike të shpikura që të përmbushin dhe mbështesin njëra-tjetrën: asgjë nuk është e tepruar dhe asgjë nuk mungon, thjesht funksionojnë me një rezultat të baraspeshës absolute dhe të një thurjeje të fuqishme. Me siguri kjo ndjenjë, se çdo gjë në mësimet dhe postulatet e islamit është në vendin e vet të duhur, ka krijuar impresionin më të fuqishëm në mua’.”.

Me pak fjalë, Islami është e vërteta e tërë dhe asgjë pos së vërtetës.

Është me rëndësi të merret parasysh se Islami nuk është vetëm një komplet i idealeve, por ai është një forcë e jashtëzakonshme e aftë të transformojë dhe të regjenerojë individë dhe shoqëri dhe popuj të tërë. Ndikimi i Islamit mbi shoqërinë e parë e cila e përqafoi atë në siujdhesën arabe nuk ishte asgjë më pak se një revolucion. Islami e ka revolucionizuar Arabinë në të gjitha aspektet e jetës: politike, ekonomike, sociale dhe mbi të gjitha morale.

Islami ishte ai që i transformoi arabët e frikshëm dhe mendjelirë të cilët nuk njihnin asnjë qeveri, asnjë autoritet dhe nuk pranonin asnjë shtet me një komb me qeveri, kryeqytet dhe me autoritete që respektoheshin.

Islami ishte ai që i mësoi arabët anarkik si të zgjedhin udhëheqës të shtetit prej mesit të tyre dhe si të udhëheqin me qeverinë e tyre me anë të parimeve të konsultimit të përbashkët.

Islami ishte ai që i mësoi arabët, të cilët asnjëherë nuk dakordoheshin në asnjë formë të ligjit, të ndërtojnë një komb të themeluar në rregullat e një ligji të shenjtë, të drejtë, dhe të mëshirshëm. Islami po ashtu i mësoi ata se ata të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe askush madje as vajza e të Dërguarit (sal-lall-llahu aleji ue sel-lem) nuk ishte mbi ligjin.

Islami ishte ai që i transofmoi arabët e ashpër dhe militantë prej një grupi të fiseve që tërë kohën masakronin njëri-tjetrin, deri në atë shkallë kur duhej të dakordoheshin në katër muaj paqe çdo vjet për të ndalur shuarjen e racës së tyre si pasojë e luftërave të pandërprera, në një komb me ushtri të bashkuara fisnore të afta që të konfrontohen dhe të mundin ushtritë e superfuqive fqinje: bizantinët dhe sasanidët (persianët).

Islami ishte ai që e shfuqëzoi fajden prej Arabisë dhe i mësoi arabët si të kryejnë transaksione biznesi në mënyrë të drejtë dhe të paanshme pa eksploatim ose keqpërdorim.

Islami ishte ai që e shfuqëzoi traditën e tmerrshme të vrasjeve të foshnjeve nga Arabia.

Islami ishte ai që i mësoi arabët se gratë janë qenie njerëzore të plota, e jo thjesht pasuri e tundëshme dhe se ato ishin motrat e tyre në njerëzi dhe besim. Ishte Islami ai i cili ju garantoi grave arabe të drejtën e tyre për trashëgimi, pronë, shkurorëzim, dhe personalitet të pavarur juridik.

Islami ishte ai që e shfarosi alkoholin nga Arabia, së bashku me të gjitha të këqijat e tij.

Islami ishte ai që ndali të gjitha format e prostitucionit, bixhozit, dhe pijeve tjera dehëse nga shoqëria arabe. Dhe, Islami ishte ai që i hapi të gjitha dyert për lirimin e robërve.

Islami ishte ai që tërësisht e çrrënjosi racizmin nga mendja arabe deri në atë shkallë ku arabët që ishin thellë racist dhe arrogant, do të pranonin të jenë ushtarë në ushtri udhëheqësit e të cilave ishin afrikanë të zi.

Dhe mbi të gjitha, Islami ishte ai i cili i transformoi arabët idhujtarë dhe bestyt në besimtarë të Njërit dhe të Vetmit Zot. Ishte Islami ai që i transformoi ata prej adhuruesve të idhujve, në një popull që qëndron së bashku në një rresht gjatë faljes dhe bie në sexhde përmbys me kokat e tyre në tokë ndaj të Gjithëfuqishmit.

Arabia para Islamit ishte një shoqëri e lidhur me traditën dhe me të kaluarën. Çkado që ishte e zakonshme ishte e drejtë dhe e përshtatshme. Çdado që kishin bërë stërgjyshërit, meritonte të imitohet. Islami e hodhi poshtë këtë besim të verbër në traditë. Islami sfidoi të gjitha zakonet e shoqërisë dhe mori në pyetje të gjitha doket e pakontestueshme dhe sjelljet e arabëve. Islami i njoftoi ata me standarded e moralit dhe bazamentet e të drejtës dhe të gabuarës. Islami i mësoi si të mendojnë në mënyrë kritike për çdo gjë që i rrethon dhe si të refuzojnë zakonet dhe traditat e këqia dhe t’i mbajnë ato të mira. Islami ju tregoi rrugën e drejtë kah paqja dhe lumturia në këtë jetë dhe jetën e ardhmen. Kjo ishte esenca e revolucionit që solli Islami.

Pyetja e cila në mënyrë të parezistueshme i parashtrohet mendjes është kjo: ajo është e kaluar, por çka tani? A mund Islami të revolucionarizojë botën sot ashtu si ka bërë me Arabinë e “shekullit të shtatë”? A është Islami relevant sot? A mund Islami t’i ofrojë diçka botës së sotme? Po, madje shumë.

Për ne muslimanët që jetojmë në perëndim (po edhe ne në këto vise afër perëndimit[1]), do të ishte e kuptueshme që të fokusohemi në atë se çka mund t’i ofrojë Islami shoqërisë sonë perëndimore në prag të këtij “mileniumi të ri”. Perëndimi sikur edhe Arabia e shekullit të shtatë dhe sikur çdo shoqëri tjetër për këtë shkak, i ka virtytet e veta dhe veset e këqija. Islami mund të përmirësojë dhe të lartësojë të gjitha virtytet derisa t’i eliminojë, ose, së paku, t’i minimizojë (veset e këqija).

Në një shoqëri ku alkooli është shkaku numër një i vdekjeve kriminale dhe lëndimeve, ku alkooli kushton miliona dollarë çdo vit në harxhime mjekësore dhe në dëme të pronës, ku konsumimi i alkoolit shkakton vdekjen e qindra dhe mijëra njerëzve çdo vit, ku alkooli është shkaku kryesor i dhunimeve dhe dhunës shtëpiake, a ka ndonjë besim më të aftë se

Islami që t’i ndalojë të gjitha këto dëme të alkoolit?

Në një shoqëri ende përvuajtur nga grindjet racore, ku kishat e “zeza” janë vazhdimisht të djegura dhe të bombarduara nga fanatikë të llojeve të ndryshme, ku një person rrallëherë sheh person të zi në një kishë të “bardhë”, Islami ka aq shumë të ofrojë, ngase Islami nuk e toleron idenë e xhamisë së “zezë” ose të xhamisë së “bardhë”. Islami i obligon besimtarët të qëndrojnë së bashku në një rresht, krah për krahu dhe shputë për shpute, dhe të shtrijnë përtokë ballin e tyre ndaj Zotit ashtu që të mësojnë se të gjithë ata janë shërbëtorë të përulur të të Plotëfuqishmit.

Në një shoqëri ku dhuna ndaj grave është ngritur në përmasa alarmante, ku ecja e grave të vetmuara në errësirë nuk është e sigurtë, ku madje edhe institutet e edukimit sipëror duhet të sigurojnë “shërbim për përcjellje deri në shtëpi” për të mbrojtur gratë në rrethin universitar gjatë natës, Islami ka shumë më tepër të kontribuojë sesa vetëm të bëjë shërbime për përcjellje ose mësime të karatesë. Islami mbjellë modesti dhe sens të mirësjelljes në mendjet e besimtarëve. Ai e çrrënjos vullgaritetin dhe i eliminon të gjitha mundësitë që meshkujt t’i shohin gratë si objekte të seksit.

Në një shoqëri të dhunshme siç janë Shtetet e Bashkuara ku pothuajse 25.000 jeta zhduken vetëm nga armët e zjarrit, ku 5% të popullatës botërore konsumojnë 50% të narkotikëve ilegal botëror edhe krahas burgimit të rreth 700.000 shpërndarësve të drogës çdo vit, ku në disa sekonda vidhet nga një veturë ose ku në disa sekonda dhunohet nga një grua, Islami ka të ofrojë shumë më tepër sesa vetëm të vëndon ca policë në rrugë. Islami mëson se parandalimi është më i mirë sesa shërimi dhe se krimineli më së miri mund të rehabilitohet duke u kujdesur për familjen, komunitetin, dhe fqinjët e tij. Islami ngjall nder dhe respekt të madh ndaj rolit të nënës, ngase edhe ajo kujdeset mirë ndaj fëmijëve të saj, nga e cila përfiton tërë shoqëria. Islami i përkujton prindërit për obligimet e tyre, i nxit fqinjët që të kujdesen për nevojat e njëri-tjetrit, që të përforcon lidhjet e komunitetit, të udhëzon duke urdhëruar në atë që është e mirë dhe duke ndaluar atë që është e gabuar në vend të apatisë dhe individualizmit. Islami gjithmonë i eliminon problemet prej rrënjës së tyre.

Në një shoqëri të goditur me individualizëm të zjarrtë, materializëm të tepruar, konsumerizëm të egër dhe me një senzualizëm të patrembur, Islami e ka fuqinë e nevojshme intelektuale dhe shpirtërore për të korrigjuar të gjitha teprimet në shoqëri, ngase Islami mëson përmbajtjen dhe baraspeshën në të gjitha çështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër.

Ndikimi i Islamit nuk është i përkufizuar vetëm në fushat sociale dhe morale, por ai shtrihet dhe në fushat politike, ekonomike, ligjore, kulturore dhe edukative. Dy shembuj do të duhej të mjaftonin për këtë:

1. Në politikë: natyra egalitare e Islamit kërkon reforma të mëdha në mënyrën se si demokracia praktikohet sot në shoqëri. Ashtu si qëndron, demokracia ekzistuese është elitiste dhe e shtrembëruar në favor të të pasurve, të fuqishmëve dhe interesave të caktuara. Personi mesatar pothuajse nuk ka asfarë thënie të kuptimtë në atë se si udhëhiqen gjërat nga elita. Kjo gjendje mbetet tejet prapa nga ideali i konsultimit të përbashkët në të gjitha çështjet e përkrahura nga Islami.

2. Në ekonomi: kapitalizmi i lënë pa rregullim ka tendencën që të bën të pasurit ende më të pasur, ndërsa të varfërit ende më të varfër. Në një periudhë prej vetëm dhjetë viteve (1978-1987) një e pesta më e varfër e popullatës amerikane u bënë 8% më të varfër derisa një e pesta më e pasur u bënë 13% më të pasur. Kjo është natyra e kapitalizmit: pasuria shton më tepër pasuri, ndonjëherë madje edhe pa asfarë mundi ose kreativiteti. Islami i obligon të gjithë njerëzit e pasur që t’u paguajnë një pjesë të pasurisë së tyre të varfërve një herë në vit, ashtu që pasuria të ridistribuohet në shoqëri me qëllim që të mbron të varfërit prej varfërisë së përjetshme dhe t’u jepet një mundësi e barabartë që të garohen në një botë të dominuar nga tirania e kapitalit.

Ka aq shumë në Islam që me të vërtetë mund ta shëndrrojë Perëndimin dhe tërë botën në një vend më të sigurtë, më të mirë dhe më të denjë për të jetuar. Islami është një forcë mbresëlënëse me një potencial mjaft të madh që ta revolucionarizojw botën dhe në mënyrë radikale ta ndërrojë rrjedhën e historisë ashtu siç ka bërë njëherë rreth 1400 vjet më parë.

Problemi është se ne kemi teorinë, por nuk i kemi praktikuesit. Ne e kemi revolucionin por nuk i kemi revolucionerët. Ashtu sikur nuk mund të ketë demokraci pa demokratë, socializëm pa socialistë, poashtu nuk mund të ketë Islam pa muslimanë. Islami është një mesazh që është në nevojë të vazhdueshme për lajmëtarë që duhet ta shpjejnë anembanë në botë. Po, Libri i Zotit është aty, udhëzimi i të Dërguarit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është aty, dëshmia e historisë është aty, por ku janë muslimanët? Ku janë lajmëtarët? Ku janë revolucionerët? Në fakt ata nuk ekzistojnë.

Ajo që ekziston në botë, sot janë një lloj i muslimanëve “të deislamizuar”, njerëz të cilët e quajnë veten muslimanë, por Islamin të cilin ata e praktikojnë është një hije e zbehtë e Islamit pa shpirt, një Islam pa mesazh ndaj njerëzimit, një Islam pa një mision, një Islam pa ambicije..., një Islam pa identitet.

Islami asnjëherë nuk do ta revolucionarziojë botën, siç ka e bërë njëherë, derisa nuk ka muslimanë të vërtetë, siç kanë ekzistuar njëherë, muslimanë prej brenda e jashtë, muslimanë në mendime dhe në vepra, muslimanë në teori dhe në praktikë, muslimanë në vetmi dhe në publik, muslimanë në shpirt, në intelekt dhe në emocione.

Rruga për të prodhuar muslimanë të tillë është e gjatë dhe e vështirë. Ndoshta është më e drejtë të fokusohet në vetëm një hap të mirë të parë. Ky hap i parë, besoj se, do të ishte të ngrisë një gjeneratë të re muslimane të cilët kanë krenari të madhe me besimin e tyre madhështor Islam, një gjeneratë të muslimanëve të rinj, identiteti i të cilëve është pastër Islam, një gjeneratë e muslimanëve për të cilët Islami është gjëja e parë ndërsa çdo gjë tjetër (identiteti kombëtar, etnik, racor, linguistik) të vjen, në rastin më të mirë, në vend të dytë të largët, një gjeneratë e cila totalisht beson në atë që halifeja i madh Omeri r.a. ka thënë: “Është vetëm shkak Islami që ne përfituam ‘izzah’ (nder, dinjitet dhe krenari) dhe nëse ne kërkojmë ‘izzah’ jashtë Islamit, All-llahu do të na poshtërojë”.

Para një kohe kisha një bisedë me një vëlla që e kishte pranuar Islamin para disa vitesh. E pyeta për gjërat të cilat ai më së tepërmi i pëlqente dhe nuk i pëlqente për Islamin dhe muslimanët. Përgjigjja e tij ishte: “Çdo gjë në lidhje me Islamin është e bukur, por ka vetëm një gjë që nuk e pëlqej te muslimanët... Atyre ju mungon ndjenja e madhe e dinjitetit në Islam...”.

Pika që e ceku vëllau është pikërisht ajo të cilën ne duhet ta mbjellim në mendjen e gjeneratës sonë të re: ndjenjën e krenarisë se i takojmë Islamit. Një dinjitet mjaft i fuqishëm që të mund t’i deklarojnë tërë botës haptazi dhe me zë të lartë: “Ne jemi muslimanë dhe jemi krenar që jemi të tillë”.

[1] Fjalë e përkthyesit

Kjo është një hutbe e njohur e mbajtur për Fitër Bajram e nga Dr. Sherif Abdel Adhiim Muhammed në Kingston - Ontario, Kanada në fillim të vitit 1997. Artikulli është mjaft oratorik ashtu siç edhe ka qenë i përpiluar për masën e përgjithshme në xhami. Ky na tregon njërin prej shkaqeve kryesore pse muslimanët janë duke vuajtur sot. Artikujt e Dr. Sherif Muhammedit (përfshijnë edhe libra të botuar) kanë thellësi intelektuale dhe analizë të fokusuar, por përsëri kanë rrjedhë letrare gjë që bën leximin e tyre të këndshëm dhe freskues. Dr. Sherif Muhammedi është mendimtar/shkrimtar i dalluar i Islamit, si dhe historian. Ai është akademik i cili e ligjeron inxhinierinë.

21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 07:07


Rreth ëndrrës...

Pyetje:

Me intereson diç ma tepër rreth komentit të ëndërrave në islam. E kam librin e Ibën Sirinit, mbi komentin e ëndërrave, por më intereson diç më tepër rreth kësaj teme.

Përgjigje:

Falënderimi i takon All-llahut.

Biseda rreth ëndërrës mund të përmblidhet në këto pika:

1- Ëndërr e vërtetë: Kjo është një pjesë e pejgamberllëkut, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ëndërra e vërtetë është një pjesë prej katërdhjetë e gjashtë pjesëve të pejgamberllëkut” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). Pastaj ëndërra është fillimi i shpalljes. Shiko: Sahihul Buhari nr.3 dhe Sahihul Muslim nr. 231.

2- Vërtetësia e ëndërrës varet nga vërtetësia e atij që e ka parë ëndërrën, kurse njeriu me ëndërra më të vërteta është ai që flet më së shumti drejt, siç transmeton Imam Muslimi në sahihun e tij.

3- Aq sa më tepër që i afrohemi ahër zamanit (kohës para kijametit) aq më të vogla janë shansat e mosrealizimit të ëndërrave, siç na ka treguar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kjo ndodhë nga shkaku i largimit nga koha e Pejgamberllëkut dhe nga gjurmët e saja, andaj ëndërrat për besimtarët janë një lloj kompenzimi ku përgëzohen, u jepet durim, ose nxiten të përqëndrojnë në fe (shiko: Buhari, nr. 6499 dhe Muslim, nr. 4200).

4- Ëndërrat janë tre llojesh nga All-llahu, nga vetveteja dhe nga shejtani. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ëndërra është tre llojesh: ëndërr nga All-llahu, ëndërr mërzie nga shejtani dhe ëndërr nga ajo që njeriu ka menduar gjatë ditës, e të njëjtën e sheh në ëndërr” (Buhariu dhe Muslimi).

5- Ëndërra e pejgamberëve është shpallje dhe është e mbrojtur nga shejtani. Në këtë mendim janë të pajtuar të gjithë dijetarët e ummetit. Kjo ishte shkak që e shtyri Ibrahimin [alejhis-selam] ta realizojë urdhërin e All-llahut për ta therë djalin e tij Ismailin, gjë të cilën e pa në ëndërr.

6- Sa u përket ëndërrave të njerëzve tjerë, ato i eksponohen shpalljes së qartë; nëse përputhet me shpallje veprohet sipas asaj ëndërre, përndryshe jo. Kjo është një çështje shumë e rezikshme, ngase shumë bidatçi, qofshin ata sufi ose tjerë, kanë devijuar shkaku i kësaj gjëje.

7- Ai që dëshiron që ëndërra e tij të jetë e vërtetë, le të mundohet maksimalisht të jetë i drejtë, të hajë nga hallalli, t’i realizojë urdhërat e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe të largohet nga ndalesat, të flejë me pastërti të plotë, i kthyer nga kibleja, duke përmendur All-llahun derisa t’i vjen gjumi. Ëndërra e këtij njeriu në përgjithësi do të jetë e vërtetë.

8- Ëndërra më e vërtetë është ëndërra që shihet para agimit të mëngjesit, sepse është koha kur All-llahu zbret në qiellin e parë të dunjasë, afrohet mëshira dhe falja, kurse qetësohet lëvizja e djajve. E kundërt me këtë është ëndërra e mbrëmjes, atëherë kur përhapen shejtanët dhe shpirtërat e këqinj (Shiko më gjërësisht rreth kësaj në librin “Medarixhus-salikin”, 1/50-51).

9- Hafidh ibën Haxheri [rahimehull-llah] thotë se të gjitha ëndërrat ndahen në dy grupe:

- Ëndërr e vërtetë - këto janë ëndërrat e pejgamberëve dhe burrave të mirë që i pasojnë pejgamberët. Këto ëndërra u ndodhin edhe të tjerëve, mirëpo shumë rrallë. (Siç ishte ëndërra e mbretit jobesimtar, të cilën e komentoi Jusufi [alejhis-selam]). Ëndërr e vërtetë është ajo ëndërr që ndodhë në realitet ashtu siç është parë në ëndërr.

- Ëndërra të përziera, të cilat nuk japin të kuptosh gjë. Këto janë disa lloje:

Një: lojëra të shjetanit për ta mërzitur njeriun që e sheh këtë ëndërr; sikur sheh ëndërr duke iu këputur koka, ose sheh ëndërr se ka rënë në humnerë dhe s’ka kush t’i ndihmojë, etj.

Dy: të sheh në ëndërr se disa melek e urdhërojnë të bëjë ndonjë gjë që është e ndaluar ose është e pamundur, etj.

Tre: të sheh në ëndërr gjëra për të cilat mendon gjatë ditës ose shpreson t’i ketë, e të njejtat i sheh në ëndërr. Në këtë lloj hynë edhe ato ëndërra në të cilat ndodhin ato gjëra që i kanë ndodhur këtij njeriu gjatë ditës ose që përputhen me natyrën e tij. Këto ëndërra zakonisht flasin për të ardhmen, e shumë herë për të tashmen, kurse rrallë herë për të kaluarën (shiko: “Fethul-Bari”, 12/ 352-354).

10- Ebu Seid el-Hudriu [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nëse ndokush prej jush sheh ëndërr që e pëlqen, le ta dijë se është prej All-llahut, le ta falënderojë për këtë All-llahun dhe le t’ua tregojë tjerëve, e nëse sheh ëndërr që nuk i pëlqen, le ta dijë se është prej shejtanit, le të kërkojë strehim nga sherri i saj dhe mos t’ia përmend askujt, sepse aspak nuk mundet ta dëmtojë” (Buhariu dhe Muslimi).

Ebu Katadeja [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ëndërra e mirë është prej All-llahut, kurse e keqja është prej shejtanit. Andaj ai që sheh ëndërr që nuk i pëlqen, le të pshtyjë në të majtë tre herë dhe le të kërkojë strehim kundër shejtanit, sepse kjo aspak nuk mundet ta dëmtojë” (Muslimi).

Ibën Haxheri [rahimehull-llah] thotë: “Rezymeja e asaj që u përmend rreth ëndërrave të mira, përmbledhet në tre gjëra: Ta falënderojë All-llahun, të përgëzohet me të dhe t’ia tregojë atij që e don, e jo atij që s’e don. Kurse rezymeja e asaj që u përmend rreth ëndërrave të këqija përmbledhet në katër gjera: Të strehohet në All-llahun nga sherri i saj, të strehohet në All-llahun nga sherri i shejtanit, të pshtyjëë në të majtë tre herë kur të zgjohet dhe mos t’ia tregojë askujt. Kurse në sahihul-Buhari përmendet edhe vepra e pestë: Të ngritet të falë namaz. E në Sahihul-Muslim, vepra e gjashtë: Ta ndërrojë krahun në të cilin ka fjetur (shiko: “Fethul-Bari”, 12/370).

11- Sipas haditheve që flasin rreth ëndërrave dhe kujt duhet treguar e kujt jo, del në shesh se ëndërra i tregohet: atij që e do, atij që është mendjeprehtë, atij që jep këshilla dhe dijetarit. Kadi Ebu Bekër ibën Arabi thotë: “Ëndërrat i tregohen dijetarit, sepse ai i komenton sa të ketë mundësi për të mirë, kurse këshilluesi, e udhëzon në të dobishmen dhe atë që i ndihmon në te, kurse mendjeprehti ia komenton ëndërrat që duhet komentuar ose hesht, kurse i dashuri nëse e di se komenti i kësaj ëndërre është për të mirë ia tregon, e nëse nuk e di ose dyshon në komentin e asaj ëndërre, hesht” (shiko: “Fethul-Bari”, 12/ 369).

12- Imam Begaviu [rahimehull-llah] thotë: “Dije se komenti i ëndërrës është i llojllojshëm: mund të komentohet duke u bazuar në Kur’an, ose në Sunnet, ose në shembujt e përhapur mes njerëzve. Komenti i ëndërrave mund të bëhet në bazë të emrave, të kuptimeve ose në bazë të të kundërtës (Shiko “Sherhus-Sunneh”, 12/ 220). Në vazhdim i dha disa shembuj:

- koment i ëndërrës duke u bazuar në Kur’an: litari ka kuptimin e marrëveshjes, duke u bazuar në ajetin: “kapuni për litarin e All-llahut...”.

- koment i ëndërrës duke u bazuar në Sunnet: korbi aludon në njeri të prishur, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka quajtur korbin të prishur.

- koment me shembuj: gropa komentohet me kurthë, sepse fjala e urtë thotë: kush i bën gropë ndokujt mund të bjerë vet në atë gropë.

- koment duke u bazuar në emra: nëse sheh në ëndërr njeri i cili quhet Rashid, komentohet me udhëzim.

- koment duke u bazuar në të kundërtën: frika komentohet me siguri, duke u bazuar në ajetin “..do tua zëvendëson frikën me suguri...”.

13- Sa i përket librit të Ibën Sirinit “Komenti i ëndërrave”, ky libër nuk është i tij. Shumica e dijetarëve kanë thënë se i është mveshur, andaj nuk duhet të pohojmë në mënyrë të prerë se ky libër është i këtij Imami. All-llahu e di më së miri.

XXX,
21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 13:29


Fatkeqësitë, shkaqet, pse ndodhin dhe si të shpëtojmë prej tyre

Ky mesazh të drejtohet ty o njeri, çfarëdo qofsh ti, i pasur apo i varfër, ministër apo punëtor, mbret apo shërbëtor, artist apo politikan. E rëndësishme është që ti ke nevojë të domosdoshme për të. Lexoje dhe do të bindesh. E nëse naiviteti yt të pengon të kuptosh, mos ia moho këtë të drejtë dikujt tjetër. Prandaj, ju lutemi që t’ia jepni këtë fletushkë atij.

Pse ndodhin tërmetet? Pse ndodhin përmbytjet? Pse ndodhin epidemitë, uria, luftërat? Pse, pse? Pyetje këto që mundojnë shumë njerëz, e mjaft të tjerë qëndrojnë indiferentë ndaj tyre, ndërsa të paktë janë ata që e dinë përgjigjen.

A thua ku ta kërkojmë përgjigjen e pyetjeve tona?! Le ta vëmë pak mendjen tonë në punë. Cili është ai që sundon tokën? Cili është ai që i zbret të mirat e të këqijat, jetën dhe vdekjen, thatësitë dhe shiun, fatkeqësinë dhe begatinë...?! E nëse e njohim Atë, pra tani le të shohim se ç’thotë Ai, Sovrani i Gjithësisë për këtë gjë: “Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve janë shfaqur në tokë e në det të zeza, skamje, shkatërrime, katastrofa etj., e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj (të keqe) që të tërhiqen (nga të këqijat).” (Kur’an, 30:41) Po ashtu Ai thotë: “Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase Allahu nuk ishte ndryshues i një begatie të cilën ia ka dhuruar një populli derisa ai të ndryshojë në vetvete...” (Enfalë, 53).

Nga këto ajete të Kur’anit të Shenjtë, kuptojmë atë se vetë njerëzit me veprat e tyre janë përgjegjës për begatinë apo fatkeqësinë e një vendi. E ndërsa Zoti është Ai i cili u jep shpërblimin atyre për këto vepra me begati e mirësi, nëse ata u binden ligjeve të Tij dhe me vuajtje e fatkeqësi nëse njerëzit nuk veprojnë në patim me ligjet e Tij. Po cili është vallë morali i këtyre vuajtjeve që Allahu i zbret mbi njerëzit, a nuk është Ai Mëshirues dhe Falës i madh?!

S’ka dyshim se Allahu është Krijuesi dhe i do e i mëshiron krijesat e Tij më shumë se kushdo tjetër, porse në të njëjtën kohë Ai është edhe i drejtë dhe nuk mund të rrijë pa e ndëshkuar të keqen herët apo vonë, sikurse edhe thotë: “Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë ajo është pasojë e veprave tuaja, e për shumë të tjera Ai ju fal.” (Shura, 30). Ndërsa, përsa i përket urtësisë dhe mençurisë së Tij, ajo mund të përmblidhet në këto pika:

1. Nëpërmjet fatkeqësisë Zoti ndëshkon të keqen.

2. Po nëpërmjet saj u jep mësim njerëzve dhe i bën ata më të përgjegjshëm për veprat e tyre, që të mos rikthehen përsëri në to.

3. Nga e keqja njerëzit njohin vlerën e së mirës, nëpërmjet sëmundjes vlerën e shëndetit, e kështu ata mund të jenë më të përgatitur ndaj jetës për të ecur më përpara.

Siç shihet, Zoti vepron me krijesat e Tij si mjeku me pacientin. Vërtet ilaçi mund të jetë i hidhur e të mos na pëlqejë, por në fund të fundit ai shëron.

Le të përqëndrohemi tani dhe të përmendim disa nga ato vepra ndaj të cilave Krijuesi jonë nuk është i kënaqur.

E para e cila përbën edhe mëkatin më të madh është mosbesimi, që është edhe shkaku kryesor i fatkeqësisë.

MOSBESIMI

Në të përfshihen politeizmi, idhujtaria etj., pra t’i bësh Allahut shok apo bashkëpunëtorë në zotërimin e punëve të Gjithësisë, apo të thuash se Ai ka bijë e bija, të besosh se dikush tjetër veç Atij mund të bëjë keq ose mirë pa përcaktimin e Tij, të besosh se ka njerëz që e dinë të fshehtën veç Tij, t’i lutesh e të adhurosh dikë tjetër qoftë edhe si ndërmjetës etj. Thotë Allahu për këtë gjë: “Ai i cili i shoqëron Allahut (shok, bashkëpunëtorë në adhurim etj), atij ia ka ndaluar xhennetin (hyrjen në parajsë) dhe shpërblimi i tij është zjarri”. (Maide: 79). Ky madje është edhe mëkati i pafalshëm për këdo që e mbyll jetën e tij me këto besime të kota: “Allahu nuk fal t’i bëhet shok Atij (në adhurim e sundim) dhe fal veç kësaj atë që do”. (Nisa: 48). Këtu përfshihen edhe të gjitha besimet e kota e të pabaza, për të cilat Zoti nuk ka zbritur argument: “E kush kërkon fe tjetër veç Islamit, atij nuk ka për t’iu pranuar dhe në botën tjetër do të jetë prej të humburve”. (Ali Imran: 75). Dhe thotë ajeti tjetër: “... dhe ata që besojnë në të kotën dhe mohojnë Allahun, ata janë të humburit”. (Ankebut: 52). Ndër të tjera mund të fusim këtu ateizmin apo laicizmin, si mjaft të përhapur në këtë kohë “... por ata që nuk besuan, e për shkak të asaj që bënë (mosbesimit), do t’i godasë vazhdimisht fatkeqësia e kohës ose do ta rrethojë (ajo fatkeqësia) vendin e tyre, derisa të vijë urdhri i Allahut (për ndëshkimin e njëpasnjëshëm). Allahu nuk e thyen premtimin” (Rad: 31). Por, për shkak të këtij mëkati të madh, Allahu ka dënuar mjaft popuj të hershëm: “A nuk e panë ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam (në gjurmët e qytetërimeve të vjetra) e që ne u patëm mundësuar atyre (komoditet) në tokë, çfarë juve nuk ua mundësuam, u patëm lëshuar nga qielli shi me bollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta. E për shkak të mëkateve të tyre i shkatërruam dhe pas tyre sollëm (breza) të tjerë“. (En’am: 6). “Allahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e Allahut. Atëherë Ai, për shkak të sjelljes së tyre ua veshi petkun e urisë dhe të frikës”. (Nahl: 12). “E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur (nga mëkatet), ne do t’u hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, prandaj i dënuam me shkatërrim për atë që e merituan”. (Arafë: 96).

IMORALITETI

Këtu përmblidhen të gjitha veprimet e liga si prostitucioni, homoseksualizmi dhe të gjitha rrugët që shpiejnë drejt tyre. Allahu xh.sh. për to thotë: “E mos iu afroni imoralitetit sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe një rrugë shumë e keqe”.(Isra: 32). Thotë për të I dërguari Muhammed (a.s): “Nuk është shfaqur në ndonjë popull imoraliteti e të mos shfaqen në të sëmundje që s’kanë qenë më parë”, si p.sh. SIDA Po ashtu ai thotë: “O ju muslimanë, ruajuni imoralitetit sepse nga ia vijnë gjashtë të këqija, tri në këtë botë dhe tri në botën tjetër. Në këtë botë, të ikë me të (me imoralitetin) fytyra (nderi, morali), të shkurtohet jeta dhe të ndjek nga pas varfëria, e ndërsa në botën tjetër zemërimi i Allahut të Madhëruar, llogaria e keqe dhe ndëshkimi me zjarr” dhe përsëri I Dërguari (a.s) thotë: “Nuk ka mëkat më të madh pas politeizmit se sa ajo pikë uji që vendos burri në vendin që nuk është i lejuar për të” d.m.th marrëdhëniet seksuale jashtë martese.

HOMOSEKSUALIZMI

Thotë rreth saj Muhammedi a.s.: Ajo së cilës i frikësohem më tepër është puna e popullit të Lutit (homoseksualizmi), dhe i mallkoi ata që e bëjnë atë duke thënë: E ka mallkuar Allahu atë që vepron si populli i Lutit... e ka përsëritur këtë tre herë.” Ky popull njihet në histori me emrin Sodoma. Ja se ç’thotë Zoti për ta në Kur’an: “A shkoni pas meshkujve të kësaj bote? E gratë tuaja i lini anash, të cilat Zoti i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi”. (Shuara, 165-166). Dhe për këtë arsye u ndëshkuan. “Kur erdhi urdhri ynë dhe mbi ta hodhëm gurë pa pushim, ne i përmbysëm të gjithë ata duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë.” (Hud, 81). Gjithashtu Islami ndalon edhe rrugët që shpiejnë drejt imoralitetit, duke i konsideruar ato të ndaluara pasi janë shkak për rënien në të. Thotë Resulull-llahu a.s.: “Katër (lloje njerëzish) gdhihen në zemërimin e Allahut dhe ngrysen në zemërimin e Tij. I thanë: ‘Kush janë ata, o I dërguar i Allahut?’ – tha: “Burrat që ngjajnë si gratë dhe gratë që ngjajnë si burrat, ai që i afrohet kafshës (siç ka njerëz që e veprojnë atë sot) dhe ai i cili i afrohet mashkullit, pra homoseksuali” si dhe “E ka mallkuar Allahu gruan që vishet si burrat dhe burrin që vishet si gratë”, pra, të gjitha paraqitjet e jashtme me të cilat femra i ngjan mashkullit dhe mashkulli femrës.

KAMATA

Totë për të Allahu: “O ju të cilët keni besuar, mos e hani kamatën që po e shumëfishoni, kini frikë Allahun që të gjeni shpëtim!” (Ali Imran, 130). “Ata që hanë kamatën nuk ngrihen ndryshe vetëm si ngrihet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit. Kjo, sepse ata thonë: Edhe shitblerja është njësoj si kamata! Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën...” (el-Bekare, 275) Në këtë përfshihen si marrësi ashtu edhe dhënësi i saj. Thotë për të I Dërguari (a.s.): “E ka mallkuar Allahu marrësin e fajdes dhe dhënësin e saj.” Ndërsa Ibn Mesudi, njëri nga shokët e Të Dërguarit (a.s.) thotë: “Kur imoraliteti dhe fajdeja shfaqen në ndonjë vend, atëherë Allahu urdhëron shkatërrimin e tij.” Nëpërmjet fajdes paraja mblidhet vetëm në duart e disa njerëzve të cilët marrin prej saj fitime të pamerituara. Ajo i bën njerëzit që të jetojnë me fantazi për një jetë pa punë e lodhje. Thotë për të Muhammedi (a.s.): “Nuk është shfaqur në ndonjë popull fajdeja e të mos shfaqet në të çmenduria, nuk është shfaqur në ndonjë popull imoraliteti e të mos shfaqet në të vdekja e as në ndonjë popull mashtrimi në peshë e mos t’ua ndalojë Allahu atyre shiun (bereqetin, begatinë).” Madje, ngrënia e kamatës është konsideruar nga Zoti si luftë ndaj Tij: “... e në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga fajdet), atëherë binduni se jeni në luftë me Allahun dhe Të Dërguarin e Tij.” (el-Bekare, 279). E kush mund të dalë vallë fitimtar në luftë me Zotin?

NARKOMANIA, BIXHOZI

“O ju të cilët keni besuar, s’a dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyra nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” (Maide, 90) Thotë I Dërguari (a.s.) duke paralajmëruar: “Largohuni pijes alkoolike sepse ajo është nëna e të këqijave.” Si mos të jetë nëna e të këqijave, kur dihen më së miri dëmet dhe pasojat shkatërrimtare që sjell ajo në jetën e njeriut dhe të shoqërisë. Për këtë arsye çdo pije alkoolike është e ndaluar (haram) edhe n.q. konsumohet në sasi të pakta. Kur Muhammedi (a.s.) e pyeti Ebu Musa el-Esh’ariun (r.a.) njërin nga shokët e tij, se çfarë pijesh përdoreshin në Jemen, ai u përgjigj: el-Bitu (pije alkoolike nga mjalti) dhe el-Mizru (pije alkoolike nga elbi), e Pejgamberi (a.s.) i tha: “Çdo pije dehëse është haram (e ndaluar).” Në një rast tjetër, Muhammedi (a.s.) tha: “Më erdhi meleku Xhibril dhe më tha: ‘O Muhammed, Allahu e ka mallkuar pijen alkoolike, atë që përgatit lëngun për të dhe atë për të cilin përgatitet; shitësin e saj dhe atë për të cilin shitet; atë që e pi atë dhe atë që merr vlerën (e shitjes) së saj; mbajtësin e saj dhe atë për të cilin mbahet; atë që e servon dhe atë që pi prej saj.” Këtu hyjnë edhe të gjitha llojet e drogave si kokaina, heroina, marihuana, dopingu, hashashi etj. “Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: Që të dyja janë mëkat i madh e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, porse dëmi është më i madh se dobia e tyre.” (el-Bekare, 219).Bixhozi dhe të gjitha lojërat e fatit janë të ndaluara. Për to Allahu thotë: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi... janë vepra të ndyta nga djalli.” (Maide, 90) Çdokush e ka parë se nëpërmjet këtyre lojërave persona të pandershëm u marrin pa të drejtë të hollat njerëzve, duke i mashtruar ata gjoja me shijen e fitimit. Edhe këtë Allahu e ka ndaluar: “Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar.” (el-Bekare, 188) “Shejtani nuk dëshiron tjetër përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiq ndërmjet jush.” (Maide, 91) Ndër të tjera, mund të përmendim vrasjet, vjedhjet, mosrespektimin e prindërve, mashtrimin, korrupsionin, thashethemet... etj. Thotë Allahu xh.sh.: “Edhe ata që veç Allahut nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë dhe që nuk bëjnë imoralitet, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkim.” (Furkan, 68)

Pra, nuk të mbetet gjë tjetër o njeri, vetëm se të largohesh prej këtyre mëkateve. “Nëse largoheni prej mëkateve të mëdha të cilat u janë ndaluar, Ne ua shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm.” (en-Nisa, 31) “Dhe kur Zoti yt njoftoi bindshëm: Nëse falënderoni, do t’ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim se dënimi Im është i vështirë.” (Ibrahim, 7).. Çdo indiferentizëm ndaj këtyre mëkateve dhe vazhdimi në to do të thotë që fatkeqësitë e katastrofat të mos kenë të mbaruar. “Por, ata që nuk besuan e për shkak të asaj që bënë (gjynaheve) do t’i godasë vazhdimisht fatkeqësi e kohës” dhe “E ju nuk mund t’i ikni dënimit në tokë (fatkeqësive, vuajtjeve) dhe përveç Allahut nuk keni mbrojtës e as ndihmës.” (esh-Shura, 31). E pra: “Thuaj: Ai ka fuqi t’ju sjellë dënim prej së larti ose nga poshtë nën këmbët tuaja, apo t’ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kuptojnë.” (En’am, 65). Kjo ishte përgjigjja e pyetjeve, ky është ligji që vepron mbi shoqëritë njerëzore që kur Zoti e vendosi njeriun në tokë. Ky është vendimi i Zotit tënd: “Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). S’ka kush që t’i ndryshojë fjalët (vendimet) e Tij.” (En’am, 115). Po e mbyllim këtë mesazh me shpresë se do të na keni kuptuar.

“Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen së vërtetës e që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” (Asr).

XXX,
21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 20/11/2010, 13:34


Riprodhimi njerëzor në Kur'an

Riprodhimi është temë mbi të cilën çdo vepër e hershme e njeriut - sapo të merrej paksa me hollësirat - në mënyrë të pashmangshme shpreh pikëpamje të gabuara. Në mesjetë - edhe në periudhën që nuk është aq shumë e largët - riprodhimi ka qenë i veshur me lloj-lloj mitesh dhe besytnish. Por nuk ka mundur të jetë ndryshe pasi për t'i kuptuar mekanizmat e saj të ndërlikuar njeriu ka qenë dashur që ta dijë anatominë, të zbulojë mikroskopin dhe të lindi të ashtuquajtura dituri themelore në të cilat janë ushqyer fiziologjia, embriologjia, obstetrika etj. Në Kur'an është krejtësisht ndryshe. Libri në shumë vende evokon mekanizma preciz dhe përmend faza shumë të sakta të riprodhimit, dhe me rastin e leximit nuk orfon asnjë dëshmi të pasaktë sado të vogël. E gjithë kjo është shprehur me terma të thjeshtë, të lehtë për të kuptuar nga shkalla e zhvillimit të njeriut dhe krejtësisht në përputhje me atë që do të zbulohet shumë më vonë.

Riprodhimi njerëzor, i evokuar në dhjetë ajetet e Kur'anit pa ndonjë renditje, është shprehur me anë të dëshmive prej të cilave secila ka të bëjë me një apo më shumë pyetje të veçanta. Duhet t'i rigrupojmë këto ajete në mnëyrë që të krijojmë një pasqyrë mbi tërësinë. Këtu, si edhe në shumë tema të shqyrtuara, komentimi do të jetë më i lehtë.

RIKUJTIMI I DISA KONCEPTEVE

Është e domosdoshme të rikujtojmë disa koncepte që kanë qenë të panjohura në epokën e Shpalljes së Kur'anit dhe në shekujt e pastajmë. Riprodhimi njerëzor sigurohet e një sërë proçesesh, të përbashkët për sisorë, në fillim të të cilit është fekondimi në kanalin e vezores të një vezoreje të shkëputur nga vezorja në mes të ciklit menstrual. Agenci fekondues është sperma e njeriut ose, më saktë, spermatozoidi, sepse është e mjaftueshme vetëm një qelizë e farës: dmth që të sigurohet mbarësimi është e nevojshme sasia më e vogla kësaj fare të lëngët e cila përmban spermatozoide të panumurta (me dhjetra milionë për njëherë). Lëngun e prodhon testisi dhe ai menjëherë vendoset për t'u ruajtur në sistemin e rezervuarit dhe të kanaleve që në fund dalin në rrugët urinare: gjëndrat plotësuese, të shpërndara përreth këtyre të fundit, i shtojnë spermës sekretin plotësues pa elemente mbarsuse. Vendosja e vezës së mbarësuar bëhet në vend të saktë të organeve gjenitale të femrës: ajo zbret nëpër vezëpërçues në mitër dhe zë vend brenda saj ku çerdhohet duke u përzjerë dhe mbështjellur me jargë dhe në muskulin e placentës dhe me ndihmën e saj pas formimit të placentës. Nëse qeliza vezë është përforcuar për shembull, në vezëpërçues e jo në mitër, atëherë shtatzania do të ndërpritet.

Sapo të bëhet i kapshëm nga syri, embrioni duket si një figurinë e vogël fëmije, në të cilën duket një figurinë e papërfillshme e qënies së njeriut. Këtu ajo zhvillohet në fazën e njëpasnjëshme, që sot njihet mirë dhe nga e cila do të dalë skeleti i trupit të njeriut: sistemi i eshtrave, me muskuj rreth tij, sistemi nervor, sistemi i qarkullimit, barku etj.

Këto nocione do të shërbejnë si elemente krahasimtare me atë që mund të lexohet në Kur'an mbi ripordhimin.

Nuk është gjë e lehtë të krijojmë një pasqyrë mbi përmbajtjen kur'anore të kësaj teme. Vështirësia e parë rrjedh nga shpërndarja në tërë Librin e dëshmive që kanë të bëjnë me të, e për ç'gjë kemi tërhequr vërejtjen që më parë; por kjo nuk është vështirësia kryesore. Ajo që edhe më shumë mund ta mashtrojë studiuesin, edhe këtu, është problemi i leksikut.

Me të vërtetë, në epokën tonë akoma janë të përhapura përkthimet dhe komentimet e disa fragmenteve, të cilat, me rastin e leximit, mund t'ju krijojnë shkencëtarëve një pasqyrë krejt të shtrembër të Shpalljes Kur'anore lidhur me temën në fjalë. Kështu pjesa më e madhe e përkthimeve evokon formimin e njeriut prej "mpiksjes së gjakut", "të ngjiturit". Një përshkrim i tillë është krejtësisht i papranueshëm për shkencëtarin e specializuar në këtë lëmi. Kurrë njeriu nuk ka pasur prejardhje të tillë. Në paragrafin që trajton vendosjen e vezës në mitrën e nënës do t'i shohim shkaqet përse njohësit e shkëlqyeshëm të arabishtes pa kulturë shkencore kanë bërë gabime të tilla.

Një konstatim i tillë na bën të mundur të mendojmë se si është me rëndësi të dorës së parë njohja e gjuhës dhe njohja e shkencës në mënyrë që të kuptohet domethënia e kuptimeve kur'anore mbi riprodhimin.

Kur'ani që në fillim thekson transformimet e vazhdueshme që i pëson embrioni deri na mbarim të shtatzanisë në mitrën e nënës.

"O ti njei po ç'të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë? I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi." (S82 - A6-8)

"Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk i janë ndarë në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju(Zoti i krijoi i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pasdore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen." (S6 - A38)

"Kur Ai ju krijoi në disa etapa."(S71 - A14)

Përveç kësaj vërejtjeje tepër të përgjithshme, teksti kur'anor tërheq vëmendjen në shumë çështje që kanë të bëjnë me riprodhimin dhe duket se mund të sistemohet si vijon:

1 - Mbarësimi bëhet në saje të një sasie tepër të vogël të lëngut.
2 - Natyra e lëngut fekondues.
3 - Vendosja e vezës së fekonduar.
4 - Evolucioni i embrionit.

1. MBARËSIMI BËHET NË SAJË TË NJË SASIE TEPËR TË VOGËL TË LËNGUT

Njëmbëdhjet herë Kur'ani e përsërit këtë nocion, duke përdorur shprehje të tilla si vijon:

"E krijoi njeriun nga një pikël (uji)..." 80 (S 16 - A4).

Jemi të detyruar që fjalën arabe nutfat ta përkthejmë me fjalën pikë (spermë), pasi në frëngjishtë nuk ka fjalë plotësisht të përshtatshme. Duhet të themi se kjo fjalë rrjedh nga folja që do të thotë dridhet, pikon; ajo që shërben për të shënuar atë që mund ta zërë vedra pasi më parë e kemi zbrazur. Ajo, domethënë, shënon një sasi tepër të vogël të lëngut, nga ku rrjedh kuptimi dytësor i pikës së ujit, këtu pikë e spermës, sepse në një ajet tjetër fjala është e lidhur me fjalën spermë.

"A nuk ka qenë ai një pikë uji që derdhet?" 81 (S75 - A37).

Këtu fjala arabe maniyy tregon spermën. Një ajet tjetër tregon se pikë për të cilën bëhet fjalë është vendosur në vend të sigurt (quarar), që, shihet qartë, tregon organet gjenitale.

Zoti thotë: "Pastaj atë e bëmë pikë uji në një vend të sigurt" (S23 - A13).

Duhet thënë se cilësori i cili shpreh këtë vendosje të sigurtë (makin) mezi përkthehet. Ai shpreh kuptimin: i shkëlyeshëm, i lartësuar, vend i fortifikuar shumë mirë. Sido që të jetë, bëhet fjalë për vendin e rritjes së njeriut në organizmin e nënës. Por është posaçërisht me rëndësi ta theksojmë kuptimin e "sasisë tepër të vogël të lëngut" që është e nevojshme për fekondim, gjë që është plotësisht në përputhje me atë që e dimë në kohën tonë.

2. NATYRA E LËNGUT MBARËSUES

Kur'ani këtë lëng që e siguron mbarësimin e përmend me cilësorë të tillë që është interesant të studiohen:

a) "Sperma", siç e thamë pak më parë (S75 - A37)

b) "lëngu që hidhet": "Njeriu është krijuar prej lëngut që hidhet" (S86 - A6)

c) "lëng i keq" (S32 - A8; S77 - A20).

Cilësori i keq (mekin) si duket mund të interpretohet jo në aspektin e cilësisë së vetë lëngut, por para së gjithash në funksion të faktit se ai hidhet në fundin e aparatit urinar duke e huazuar kanalin nëpër të cilin del urina.

d) "Përzjerja" ose "ajo që është përzier" (amzâg): "Ne njeriun e krijojmë nga përzjerja e farërave..." 82 (S76 - A2).

Shumë komentues, si profesor Hamidullahu, në këtë përzjerje shohin elementin mashkullor dhe femëror. Kjo vlen edhe për shkrimtarët e dikurshëm të cilat nuk kanë mundur të kenë dijeni mbi fiziologjinë e mbarsjes, e sidomos për atë se cilat janë kushtet biologjike të saj te femra; ata kanë menduar se fjala evokon lidhjen e thjeshtë të dy elementeve.

Por komentuesit bashkëkohor, siç është ai i Muntahabit, të cilin e boton Këshilli i Lartë i Punëve Islamike në Kajro, e korrigjon këtë mënyrë të të menduarit dhe vëren se pika e spermës është "lidhje e elementeve të ndryshme". Komentuesi i Muntahabit nuk ndalet në hollësira, por, sipas mendimit tim vërejtja e tij është shumë e drejtë.

Cilat janë ato elemente të ndryshme të spermës?

Farat e lëngëta përbëhen nga sekrecione të ndryshme që prodhohen nga këto gjëndra:

a) testisët (sekrecione të gjëndrës seksuale mashkullore që përmban spermatozoidët, qeliza të zgjatura me bisht të gjatë që notojnë në lëngun ujor)

b) gjendrat seminale: këto organe, rezervuarë të spermatozoideve, të vendosur afër prostatës, gjithashtu kanë sekrecionet e tyre pa elementë mbarësues

c) prostata: ajo sekreton një lëng e cila jep spermës një pamje kremi dhe aromë karakteristike

d) gjendrat plotësuese të rrugëve urinare: gjëndrat e Coëperit ose të Mcryeut sekretojnë lëng të trashë kurse gjëndrat e Littreut sekretojnë jargë. E tillë është prejardhja e këtyre "përzjerjeve" për të cilat flet Kur'ani. Por kjo nuk është e tëra. Kur Kur'ani flet për lëngun mbarësues ai na njeh me faktin që pasardhësit e njeriut janë të siguruar me diçka që mund të nxirret nga ky lëng. Ky është kuptimi i ajetit 8, surja 32: "...E (All-llahu) pasardhësit e tij (njeriut) i krijon prej thelbit të lëngut të keq" 83.

Fjala arabe e cila këtu është përkthyer me "thelb", kvintesencia (sulâlat), domethënë lëndë e nxjerrë, që ka dalë nga ndonjë tjetër, pjesa më e mirë e një sendi. Sido që të jetë përkthyer bëhet fjalë për pjesën e një tërësie.

Ajo që e shkakton mbarësimin e vezës dhe e siguron riprodhimin është një qelizë me formë shumë të zgjatur, madhësia e së cilës shprehet me numra në përmasa prej 1/10.000 milimetra. Vetëm një element nga miliona të tilla që i hedh njeriu në kushte normale arrin të depërtojë në vezore84; një numër i madh do të ngelet rrugës dhe kurrë nuk do ta kalojë rrugën e cila shkon nga vagina deri në vezore, nëpër zbrazëtinë e mitrës dhe kanalet e vezores. Domethënë, një pjesë tepër e vogël e nxjerrë nga një lëng shumë kompleks, sa i përket përbërjes së vet do ta shprehë aktivitetin e vet.

Prandaj si të mos habitemi nga kjo përputhje e teksitit kur'anor dhe njohurive shkencore që i kemi arritur mbi këto fenomene në epokën tonë.

3. VENDOSJA E VEZËS SË MBARËSUAR NË ORGANET GJENITALE FEMËRORE

Veza e cila është fekonduar në vezore zbret për t'u vendosur brenda mitrës: kjo quhet vendosje e vezës. Kur'ani e emëron mitrën ku vendoset veza e fekonduar:

"...Ndërsa atë që dëshirojmë ne e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar..." (S22 - A5).

Përforcimi i vezës në mitër realizohet nga zhvillimi i vastakëve, zgjatime të vërteta të vezës, të cilat, si rrënjët në tokë, do të thithin nga gryka e këtij organi atë që është e nevojshme për rritjen e vezës. Këto prodhime e bëjnë që veza të ngjitet fort tek mitra. Njohja e tyre i takon kohës bashkëkohore.

Kjo ngjitje përmendet pesë herë në Kur'an. Së pari në dy ajetet e para të sures 96:

"Lexo, në emër të Zotit tënd, i cili krijon (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (diçka që ngjitet)".

"Diçka që ngjitet" është përkthimi i fjalës "alak" ky është kuptimi i saj i parë. Kuptimi i nxjerrë nga ky, "mpiksje gjaku" haset shpesh nëpër përkthime: kjo është një pasaktësi për të cilën duhet tërhequr vërejtjen: njeriu nuk ka kaluar asnjëherë nëpër fazën e mpiksjes së gjakut. Po kjo vlen edhe për një përkthim të dytë: "përputhje". Kuptimi i parë ishte "diçka që ngjitet", që i përgjigjet në tërësi realitetit të vërtetuar mirë.

Ky kuptim rikujtohet në katër ajete të tjera, të cilat evokojnë transformimet e vazhdueshme nga faza e pikës së spermës e deri në fund të shtatzanisë.

"Ne ju krijojmë prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur (diçka që ngjitet)..." (S22 - A5)

"Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjkau , e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është Allahu, mëi miri Krijues." (S23 - A14)

"Ai (Allahu) është që ju krijoi juve (të parin tuaj) prej dheu, pastaj prej një gjaku të ngjizur (diçka që ngjitet), mandej ju bën të lindeni si foshnjëe më vonë të arrini pjekurinë..." (S40 - A67)

"Anuk ka qenë ai një pikë uji që derdhet. E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe epërsosi?"(S75 - A37,38)

Organi në të cilën zhvillohet shtatzania është shënuar në Kur'an, si e kemi parë, me fjalën që në arabishte gjithnjë përdoret për shënimin e mitrës. Në disa sure ai quhet "vend i sigurtë" (surja 23, ajeti 13 siç u citua më sipër, dhe surja 77, ajeti 21).

4. EVOLUCIONI I EMBRIONIT NË BRENDËSINË E MITRËS

Ashtu siç është përshkruar në Kur'an, ai i përgjigjet në mënyrë të përkryer asaj që ne dimë sot për disa etapa të zhvillimit të embrionit dhe nuk përmban asnjë argument që do të mund t'a kritikonte shkenca bashkëkohore.

Pas "diçka që ngjitet" (shprehje për të cilën pamë se deri në ç'masë është e bazuar), Kur'ani thotë se embrioni kalon nëpër fazën e mishit (mish i përtypur), pastaj zhvillohet indi ashtëror që është i mbështjellur me mish (i përkufizuar me fjalë të ndryshme nga fjala paraprake, e cila do të thotë mish i freskët).

"Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjkau , e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është Allahu, mëi miri Krijues." (S23 - A14)

Mishi (si i përtypur) është përkthim i fjalës mudgat, mishi (si mish i freskët) është përkthim i fjalës lahm. Këtë dallim të saktë duhet ta theksojmë. Embrioni në fillim është masë e vogël që nuk shihet me sy dhe në një fazë të zhvillimit të tij duket si mish i përtypur. Sistemi skeletor (eshtror) zhvillohet brenda kësaj mase në atë që quhet mezenhim. Eshtrat e formuara janë të veshur me masë muskulore për to përdoret fjala lahm.

Dihet se gjatë zhvillimit të këtij embrioni disa pjesë duket krejt jo propocionale në krahasim me atë që më vonë do të jetë individ, kurse pjesët e tjera mbesin propocionale.

A thua ky nuk është kuptimi i fjalës muhal-lak që do të thotë "përpjestimisht i formuar", që është përdorur në ajetin 5 të sures 22 për ta evokuar këtë fenomen?

"Ne ju krijojmë... prej diçkaje që ngjitet... nga copa propocionale dhe jo propocionale e mishit..." 87 (S22 - A5).

Kur'ani gjithashtu evokon fenomenin e shqisave dhe të barkut:

"edhe Ai është që ju pais me dëgjim, me të parët eme zemër, e pak send është ajoqë ju falenderoni." (S32 - A9).

Ai bën aluzion në formimin e gjinisë.

"Dhe Ai është që krijoi llojet- mashkullin dhe femrën. Nga pika e farës që hidhet." (S53 - A45,46).

Formimi i gjinisë (seksit) është evokuar edhe në suren 35, ajeti 11 dhe në suren 75, ajeti 39. Kemi thënë se të gjithë këto argumente të Kur'anit duhet të krahasohen me njohuritë e vërtetuara në kohën bashkëkohore: përputhja e tyre më këtë është e qartë. Por është gjithashtu shunmë e rëndësishme t'i krahasojmë me besimet e përgjithshme të zakonshme për këtë lëndë që kanë qenë në kohën e Shpalljes së Kur'anit, në mënyrë që ta kuptojmë deri në ç'masë njerëzit e asaj kohë kanë qenë larg asaj që për këto probleme të kenë pikëpamje të ngjashme me këto të shrehura në Kur'an. Nuk ka dyshim se ata atëherë nuk kanë ditur të interpretojnë këtë Shpallje si e kuptojmë ne sot, sepse neve na ndihmojnë njohuritë e shkencës së sotme bashkëkohore. Në të vërtetë vetëm gjatë shekullit XIX do të krijohet një mendim më i qartë lidhur me këto çështje.

Gjatë tërë mesjetës mitet dhe spekullimet e pabaza kishin zënë vend në themelin e doktrinave nga më të shumëllojshmet: ato kanë qenë në qarkullim edhe disa shekuj më vonë. A thua dihet se etapa bazë në historinë e embriologjisë ka qenë pohimi i Harvejit, më 1651, që "çdo gjë e gjallë vjen nga veza" dhe se embrioni formohet gradualisht, pjesë-pjesë? Por, në këtë epokë, në të cilan shkenca që po lindte ka shfrytëzuar zbulimin e vonshëm të mikroskopit për çështjen për të cilën po bëhet fjalë, edhe më tej është diskutuar mbi rolet reciproke të vezëve dhe spermatozoidëve. Natyralisti i madh Bufoni i ka takuar klanit të ovistëve, ndër të cilët Bonneti ka përkrahur teorinë mbi futjen e embrionit: kështu vezorja e Evës, nënës së gjinisë njerëzore, i ka përmbajtur farët e të gjitha qënieve të gjalla, të futura njëra me tjetrën. Kjo hipotezë ka arritur një farë autoriteti në shekullin XVII.

Më shumë se një mijëvejçar para kësaj epoke, në të cilën kanë qenë në qarkullim doktrina fantazioze, njerëzit e njohën Kur'anin. Argumentet e tij mbi riprodhimin njerëzor janë shprehur me terma të thjeshta të njohurive bazë, për zbulimin e të cilave njerëzve do t'u duhej aq shekuj.

Marrë nga libri: "Bibla, Kurani dhe shkenca" autori: prof. d-r Maurice Bucaille Përgaditi:

Klubi Sudentor – Shkup,

21.10.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Sponsored content


Sponsored content


Na vrh Go down

Stranica 1/4 1, 2, 3, 4  Next

Na vrh


 
Permissions in this forum:
Ne možete odgovoriti na teme ili komentare u ovom forumu