ISLAM - PUT SPASA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Preporuka
Login

Zaboravljen password

NOVO - DOWNLOAD
Latest topics
Posjetite/Visit
ESSUNNE
ET-TAQWA
Islam House
Ljekovita moć Kur'ana
insanba.blogspot.com
The Qur'an Project - Mass Dawah Campaign 2012
Ummah Welfare Trust (UWT) Committed to 100% Donations
Tanzil.net
Hoor al-Ayn
QuranicAudio.com
KEWSER TORTE SARAJEVO - HALAL TORTE
AMENTUBILLAHI - youtube channel
el-hattab - youtube channel
SalafiMedia Balkan - youtube channel
Vrijeme
Posjetitelji
Headache Causes
www.dini-islam.net

Tekste, artikuj të ndryshëm

Stranica 3/4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 08:10

Të gjithë të panjohur por asnjë i huaj

Udhëtojmë, duke u sulur, fluturuar nëpër rrafshet, kurse mua më duket se fluturojmë me erën, të dorëzuar fatit që nuk njeh as kufijë... kurse era këndon hymnin e egër triumfal në veshët e mi: “Kurrë më, kurrë më, kurrë më nuk do të jeshë i huaj!”

Vëllezërit e mi nga e djathta dhe vëllezërit e mi nga e majta, të gjithë të panjohur por asnjë i huaj; në ngazëllimin e pashfrenuar të suljeve tona, ne jemi një trup në kërkim për një cak. E gjerë është bota para nesh kurse në zemrat tona shkëlqen shkëndija e flakës që ka flakëruar në zemrat e as’habëve të Pejgamberit. Ata e dijnë, vëllezërit e mi nga e majta dhe vëllezërit e mi nga e djathta, se janë larg nga ajo që prej tyre pritet dhe se gjatë shekujve zemrat e tyre janë bërë të vogla; e megjthate, premtimi i përmbushjes nuk është tërhequr prej tyre... prej nesh...

Ndonjëri nga shumësia e turbulluar e lëshoi britmën fisnore dhe e ndërroi me britmën e fesë, “Ne jemi vëllezër të atij kush i është dorëzuar Zotit!” - kurse tjetri ndërhyri me “All-llahu ekber!”- “Zoti është më i madhi! Vetëm Zoti është i madh!”

Dhe të gjitha grupet fisnore e pranonin këtë britmë të vetme. Ata më shumë nuk janë beduinë të Nexhdit që garojnë me krenarinë e vet fisnore; ata janë njerëz që dijnë që fshehtësitë e Zotit vetëm presin në ta... në ne... Mbi çukurmimin e mijëra thundrave të deveve dhe fërfëllimin e qindra flamujve, britma e tyre rritet në murrmurinë triumfale: “All-llahu ekber!”

Ajo rrjedh në valët e fuqishme mbi kokat e mijëra njerëzve në gallop, mbi rrafshirën e gjerë, deri te të gjitha viset e vendit: “All-llahu ekber!” Këta njerëz janë rritur mbi jetat e vogla të veta vetjake dhe tash feja e tyre i bartë përpara, në unitet, drejt disa pikëpamjeve të panjohura... Mallëngjimi nuk mundet më të jetë i vogël as i fshehtë, ai e ka gjetur vetëdijësimin e vet, dalja që verbon i diellit të përmbushjes. Në këtë përmbushje njeriu hapëron në tërë madhështinë e dhënë nga Zoti; hapi i tij është kënaqësi, dija e tij liri, kurse bota e tij gjithësi pa kufijë...

Aroma e trupave të deveve, frymëmarrja dhe turfullima e tyre, murmurima e thundrave të tyre të panumërta; thirrjet e njerëzve, goditjet e kundakëve të pushkëve në shala, pluhuri dhe djersa dhe fytyrat skajërisht të ngazëlluara rreth meje; dhe qetësi e papritur e gëzueshme në mua.

Kthehemi në shalë dhe shoh pas vetes valëvitjen, shumësia valvitëse e mijëra kalorësve të bardhë, kurse pas tyre, ura nëpër të cilën kam ardhë; skaji i saj është menjëherë pas meje derisa fundi i saj tashmë humbet në mjegullzën e largësisë.

Rruga për në Mekë

Muhammed Asad

Përktheu: Nexhat Ibrahimi, Hamdi Ilazi

Pjesa nga libri “The road to Mecca “ ( “Rruga për në Mekë”, të cilën shpresojmë që së shpejti do ka kemi të botuar në gjuhën shqipe). Ky libër është, sipas vlersimeve të kritikëve të shumtë, vepër e fuqisë së madhe inspiruese e bukurie; në të autori e ka përshkruar rrugën personale gjer te Islami.

Muhammed Asad,
2.7.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 08:13


Jeta pa All-llahun është fatamorganë
Ditët kalojnë njëra pas tjetrës, jetës pak nga pak i afrohet fundi e koha ec së bashku me ne pa mos u ndalur asnjë çast. Dhe ja kur sheh, fëmiu është rritur, i riu është krusur nga pleqëria e plakun e ka mbuluar dheu. Jeta vërtet nuk është e amshuar, por një hije që kalon, një huazim që kërkon të kthehet.Ditët e saja harxhohen, lulet e saja thahen gëzimi i saj harrohet e mbetet vetëm vepra e njeriut, e mira dhe e keqja e tij. Pastaj njeriu kthehet tek All-llahu për të dhënë llogari për punët e tij të mira apo të këqia.

Nuk është mirë o njeri që ti harxhosh ditët tua të cilët janë të pakthyeshme në diçka që do të të sjell keqardhje e pendim. Pra shfrytëzoi këto orë të pakta në përulje ndaj All-llahut [subhanehu ve teala] se kjo është një thesarë i çmuar vlera e të cilit nuk mund të catohet me pasuri. Njerëzit kanë harruar, nuk e dinë realitetin e kësaj bote dhe qëllimin e ekzistimit të tyre. Janë habitur dhe kanë humbur rrugën në këtë labirint.

Shpirtërat e tyre nuk zgjohen përderisa t’i rrëmbej meleku i vdekjes, e atëherë fillojnë të mendojnë mirëpo atëherë i kaplon dhimbja, keqardhja dhe pendimi ua shtrydh zemrat e tyre. Përkujtojnë jetën e kaluar në punë që s’ju bëjnë dobi. Fillojnë të këlthasin por këlthitja s’u ndihmon. Atëherë kuptojnë se jetën e tyre nuk e kanë shfrytëzuar.

Na lejoni t’i bëjmë vend të vërtetës në shpirtërat tanë, na lejoni ta njohim jetën e vërtetë se jeta që nuk është në rrugën hyjnore, jeta e cila nuk lidhet me Zotin e jetës, jeta e zhveshur nga rregulat islame është jetë e kotë. Pronari i saj gjen në vetvete vuajtje, në shpirtin e tij uri për shkak se ai jeton duke mos e jetuar të vërtetën dhe pa e ditur qëllimin e tij.

Njihe Zotin tënd do ta njohësh vetveten, do ta gjesh gëzimin, do të udhëzohesh drejt qëllimit tënd, e pa këtë jeta yte është si fatamorganë, shkëlqen në nxehtësinë e madhe të diellit dhe të duket se është diçka që të bën dobi dhe kënaqësi porse në realitet ajo s’është gjë, ajo është FATAMORGANE.

Marrë nga libri “ Mevakif ve iber” Dr. Sulejman ibën Omer El Eshkar

Përktheu:Agim Bekiri

Omer El Eshkar,
3.7.2001




Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 08:17


A e dijnë ata vetë ç`po ndodh me ata?

Gjatë kohës, ndërkaq, kam kuptuar ku qëndron vështirësia e tyre. Kam filluar të vrojtoj që në sytë e njerëzve të edukuar në territorin e mendimit të krishterë - me theksin në "mbinatyroren", që gjoja është karakteristike për çdo përvojë religjioze të mirëfilltë - qasja kryesisht racionale duket se largon nga vlera shpirtërore religjioze. Ky qëndrim nuk ka qenë assesi i kufizuar në të krishterët besimtarë. Për shkak të lidhshmërisë së gjatë, pothuaj ekskluzive të Evropës me krishterizmin, madje edhe evropianët agnostikë ndërdijshëm kanë mësuar të shikojnë në çdo përvojë religjioze nëpër thjerzën e botëkuptimeve të krishtera dhe e kanë konsideruar të "vlefshme" vetëm nëse është përcjellë me mallëngjimin e respektit të thellë misterioz para gjërave të fshehura dhe jashtë të kuptuarit intelektual. Islami nuk e plotësonte këtë kërkesë; ai ka cekur bashkëpunimin e formave fizike dhe shpirtërore të jetës në shkallën natyrore të përkryer. Në realitet, shikimi i tij mbi botën ka qenë aq tjetërfare nga ai i krishterë, në të cilin shumica e koncepteve etike perëndimore kanë qenë të bazuara, që pranimi i vlefshmërisë së njërit pashmangshëm ka shpjerë deri te kontestimi i vlefshmërisë së tjetrit.

Sa më përket mua, tash e kam ditur se anoj kah Islami, por ngurrimi skajor e shtynte hapin përfundimtar, të parevokueshëm. Mendimi për pranimin e Islamit më dukej si aventura nëpër urë mbi humnerën ndërmjet dy botërave tjetërfare; urës aq të gjatë sa që duhet të arrihet pika nga e cila s`ka kthim para se skaji tjetër të bëhet i pashëm. Kam qenë krejtësisht i vetëdijshëm se, nëse bëhem musliman, më duhet medoemos që të kthehem nga bota në të cilën jam rritur. Kurrfarë shtegdalje tjetër nuk ishte e mundur. Vërtet nuk mund të ndiqet thirrja e Muhammedit e njëkohësisht të mbahen lidhjet e mia të brendshme me shoqërinë në të cilën sundojnë konceptet diametralisht të kundërta. Por - a është njëmend Islami shpallje e Zotit apo vetëm urtësi e njeriut të madh, por megjithatë - njeri...?

Një ditë - ka qenë shtator 1926 - Elza dhe unë u gjetëm në hekurudhën nëntokësore berlinase. Ishte kupe i klasës së lartë. Shikimi im ra rastësisht në njeriun mirë të veshur përkundër mua, qartë njeri afarist i pasur, me çantë të shkëlqyeshme prej lëkure mbi gjunjë dhe me unazë të madhe diamanti në dorë. Sarollatshëm mendova se figura e pashme e këtij njeriu mirë po pajtohet në fotografinë e prosperitetit që takohej kudo në Evropën Qendrore ato ditë; prosperitetit që për më tepër bie në sy që ka ardhur pas viteve të inflacionit, kur tërë jeta ekonomike ka qenë, sipas rregullit, rrëmujë dhe mjerim i plotë. Shumica e njerëzve tash kanë qenë mirë të veshur e të ushqyer, kurse njeriu përballë meje nuk ka qenë për këtë kurrfarë përjashtimi. Por kur kam shikuar në fytyrën e tij, nuk më dukej se shikoja personin e lumtur. Dukej i brengosur, por jo vetëm i brengosur por fort i palumtur, me sytë që zgurdullojnë në zbrazëtirë dhe skajet e buzëve të lëshuara sikur në dhëmbje - por jo dhëmbje trupore. Duke mos dashur të jem i panjerëzishëm, i ktheva sytë dhe pashë pranë tij një zonjë elegante. Edhe ajo kishte çuditërisht çehre jo të lumtur të fytyrës sikur po kalon apo po përjeton diç që po i shkakton dhëmbje; megjithatë, buzët e saj qenë të shtrënguara në diç që gjason në qeshje e cila, jam i sigurtë, është dashur të jetë artificiale. Atëherë fillova të shikoj përreth në të gjitha fytyrat tjera në kupe - fytyra pa përjashtim të njerëzve mirë të veshur dhe mirë të ushqyer dhe pothuaj në secilin prej tyre kam mundur të vërej çehre të vuajtjes së fshehtë, ashtu të fshehur që pronari i fytyrës sikur nuk ka qenë as i vetëdijshëm për këtë.

Kjo njëmend ishte e çuditshme. Kurrë më parë nuk kam shikuar aq shumë fytyra jo të lumtura rreth vetes; ose ndoshta kurrë më parë nuk kam kërkuar atë që tash aq zëshëm prej tyre ka folur? Përshtypja ka qenë aq e fuqishme që këtë ia ceka Elzës; edhe ajo filloi të shikojë rreth vetes me syrin e kujdesshëm të piktorit kompetent për studimin e tipareve njerëzore të fytyrave. Atëherë mu kthye mua, e mahnitur, dhe tha: "Ke të drejtë. Ata të gjithë duken sikur po lëngojnë mundime të tmerrshme... Pyetem a e dijnë ata vetë ç`po ndodh me ata?"

E kam ditur se nuk e dijnë - sepse përndryshe nuk do të mund ta shpenzojnë jetën e vet siç po e bëjnë këtë, pa kurrfarë besimi në të vërtetat të cilat obligojnë, pa kurrfarë caku pos dëshirës që ta ngrisin "standardin jetësor" të vetin, pa kurrfarë shprese pos të sigurojnë më shumë përparësi materiale, më shumë gjëra dhe mbase më shumë fuqi...

Kur u kthyem në shtëpi, rastësisht shikova në tavolinën time në të cilën ishte Kur`ani i hapur të cilin më herët kam qenë duke e lexuar. Mekanikisht e mora librin që ta vë në vendin e vet, por pikërisht kur dëshirova ta mbylli, shikimi më ra në faqen e hapur dhe lexova:

"Jeni të verbuar me makutëri për shumë e më shumë

derisa nuk shkoni në varr:

Por, ju do të mësoni!

Por, ju do të mësoni!

Po, sikur këtë vetëm ta dinit sigurisht,

ju pa dyshim do të shihnit skëterrën

në të cilën jeni.

Në kohën e vet, pa dyshim, ju

do të shihni sigurisht me sytë e juaj: atë

Ditë do të pyeteni ç`keni bërë me begatinë e jetës".

Për një çast kam mbetur pa frymë. Mendoj se libri mu dridh në duar. Atëherë ia zgjata Elzës: "Lexoje këtë. A nuk është kjo përgjegje në atë që e kemi parë në hekurudhën nëntokësore?"

Kjo ishte përgjegja; aq vendimtare sa të gjitha dyshimet befasisht u zhdukën. Tash e kam ditur, jashtë çdo dyshimi, se Zoti e ka inspiruar këtë libër që e mbaj në dorë; sepse edhe pse i është afruar njeriut para trembëdhjetë shekujsh, ajo qartë ka paraparë diç që mund të bëhet e vërtetë vetëm në këtë shekullin tonë të komplikuar, të mekanizuar që dobësitë e kanë ngujuar.

Në të gjitha kohët njerëzit e kanë njohur makutërinë; por kurrë para kësaj makutëria nuk e pat kaluar lakminë e thjeshtë që të arrihet diç dhe të bëhet opsesion që e mjegullon shikimin për çdo gjë tjetër, lakmia joshëse që të fitohet, të punohet, sendërtohet gjithnjë shumë e më shumë - më shumë sot se dje dhe më shumë nesër se sot, xhindi që kalëron në qafë të njerëzve dhe i kamxhikon zemrat e tyre përpara drejt caqeve që në mënyrë nxitëse shkëlqejnë në largësi por treten në hiçgjë të vlefshme për përbuzje sapo t`i arrijnë, gjithnjë duke ofruar premtim të caqeve të reja përpara - caqeve edhe më të shkëlqyeshme, provokuese gjithnjë derisa janë në horizont, por të përcaktuara të zhduken në hiçgjenë e re sapo të vijnë për t`i kapur; kurse ajo uri, ajo uri e pangishme për caqe gjithnjë të reja që e kanë shpirtin njerëzor: "Po, sikur këtë vetëm ta dinit, do të shihnit skëterrën në të cilën jeni..."

Kjo, kam parë, nuk ka qenë vetëm urtësia njerëzore e njeriut nga e kaluara e largët në Arabinë e largët. Sado që ai ka mund të jetë i urtë, njeriu i tillë nuk ka mund t`i parasheh vetë kokëçarjet aq karakteristike për shekullin e njëzet. Nga Kur`ani ka folur zë më i madh se zëri i Muhammedit...

"Rruga për në Mekë"

Përktheu: Nexhat Ibrahimi, Hamdi Ilazi

Pjesa nga libri “The Road to Mecca “ ( “Rruga për në Mekë”, të cilën shpresojmë që së shpejti do ka kemi të botuar në gjuhën shqipe). Ky libër është, sipas vlersimeve të kritikëve të shumtë, vepër e fuqisë së madhe inspiruese e bukurie; në këtë libër autori e ka përshkruar rrugën personale gjer te Islami.



Muhammed Asad,
11.7.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 08:19


Mësime dhe dispozita nga beteja e Uhudit

Ibnu-l-Kajjumi flet gjerësisht për të gjitha detajet e Betejës në Uhud. Ai thotë: “Dijetarët kanë thënë: Ngjarja në Uhud dhe mësimet të cilat i kanë nxjerr nga kjo betejë, pastaj dispozitat hyjnore që kanë rezultuar me këtë rast, vërtetë janë madhështore.

Ja disa prej tyre:

- Muslimanëve u vihen në dukje gjërat e këqija për shkak të mos¬dëgjesës;

- Shkaktimi i fatkeqësisë për shkak të mospërfilljes së urdhërave, siç ndodhi atëherë kur shigjetarët e thyen urdhrin e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] që të mos i lëshojnë pozitat e tyre. Është zakon tek të gjithë Pejgam¬berët që t’i sprovojnë ithtarët e vet në vepër, për padëgjesë ka pasur ndëshkime kurse për dëgjesë, shpërblime. Për shkak kundërvajtjes pasoi humbja, kurse për shkak të konsekuencës në urdhër - fitorja. Sikurse të mos ndodhte kështu, por gjithnjë të fitoshin, atëherë në radhët e besim¬tarëve, mumminëve do të futeshin edhe sish, të cilët nuk i takojnë këtyre. Atëherë do të ishte shumë vështirë të dallohet i sinqerti dhe i pasinqerti. Ndërkaq, nëse gjithnjë do të humbnin, atëherë pejgamber¬llëku nuk do ta kishte pasur arsyen e vet. Urtësia e All-llahut [subhanehu ve teala] ka paraparë që të ndodhë edhe njëra edhe tjetra për atë që të veçohet e vërteta nga gënjeshtra. Dihet shumë mirë se hipo¬krizia është veçori e fshehur e dyfytyrëshve - munafikëve, të cilët vetëm mendjehollët i zbulojnë. Në Uhud hipokrizia doli në sipërfaqe edhe me fjalë edhe me vepra, ndërsa fshehtësia doli faqe botës;

- Muslimanët kuptuan se në radhët e tyre ekzistojnë armiq, ndaj u përgatitën edhe për këta dhe ishin syçelë ndaj këtyre armiqëve;

- Me vonimin e fitores dhe ndihmës në disa intervale të betejës, është dashur të thehet nefsi - lakmia dhe kryelartësia tek besimtarët. Dhe kur muslimanët u vunë në sprovë, ata treguan sabër - durim, ndërsa munafikët - frikë të madhe;

- All-llahu [subhanehu ve teala] u ka mundësuar robërve të vet që t’i përfitojnë disa privilegje në botën e ardhshme, të cilat nuk do të mund t’i fitonin me veprat e veta të mira, andaj i krijoi shkaqet dhe mënyrat, të cilat do t’ua lehtësojnë rrugën për t’i arritur këto privilegje specifike. Në këto bën pjesë shehid¬llëku, që është shkalla më e lartë të cilën e arrijnë të dashurit e All-llahut [subhanehu ve teala];

- All-llahu [subhanehu ve teala] ka dashur t’i ndëshkojë armiqtë e shehidëve, e ua ka mundësuar që me anë të mosbesimit - kufrit të shprehin shpirtligë¬sinë, dhunën dhe mizorinë e vet ndaj evliave (të dashurit e All-llahut) të Tij. Me kësi metodash, All-llahu [subhanehu ve teala] ua ka pastruar mëkatet besim¬tarëve, e njëkohësisht i ka shkatërruar jobesimtarët.

Shkëputur nga libri "Nektari i vulosur i xhen-netit"

Safujurrahman elMubarekFuri

NuN-1999

Ibn Kajjim elxhevzijj,
28.7.2001




Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 08:21


Letër nga vëllai im që ra shehid

Fjalët që do t’i lexoni në këtë copë shkrimi nuk janë fantazmë e paqenë as iluzion i pavërtetuar. Këtu as që do të mundeni të vëreni ndonjë zbulim fetar sepse feja nuk zbulohet porse verifikohet e pastaj futet në jetë. Në vijim mund të lexoni disa fjalë që zbulojnë personalitetin e të riut musliman.

Të gjithë pritnim fundin e vitit për të marë rezultatet dhe duke i shikuar me ëndje të nisemi në shtëpi. Kush i kënaqur e kush paksa i mërzitur nga notat e fituara përsëri mundje të shohish gëzimin në fytyrat e të gjithë studentëve të cilët shprehnin planet e tyre të ndryshme për verën tremujore që lulëzonte në shpirtat tanë. Do t‘ua mësojë të gjithë shokëve leximin e Kur’anit dhe do t’u spjegojë atyre çështjet më të rrëndësishme të besimit – thotë njëri duke futur në valixhe librat e trashë e të zbukuruar sipas stilit arab. Unë do të mundohem që të bind farefisin tim të kuptojë njëherë e përgjithmonë se duhet të jetojmë plotësisht sipas udhëzimit të Kur’anit dhe sunnetit të Muhamedit alejhis-selam dhe këtë herë nuk do të lëshoj pe – thotë tjetri duke vënë buzën në gaz. Kështu i treti, i katërti, i pesti, të gjithë me fytyra të ndrytura flitnin sikur mbanin mbi supet e tyre tërë përgjegjësinë e ummetit.

Atje diku larg prej vendit ku studionim na erdh lajmi se imani i kishte bërë rezistencë kufrit dhe ishte hapur tregu i shehidllëkut. Vëllëzër, vëllezër, hyritë na thërrasin atje larg, atje në kufirin e shtetit të dikurshëm islam dhe atij krishter, pra shpejtoni të përgatiteni - na lajmëroi një shok në fytyrën e të cilit shihja hare të papërshkruar.

Pasi që u shpërndamë të gjithë me një dhimbje sa ishte dëshpruese aq edhe shpresëdhënëse se një ditë do të takohemi në Xhennetin e lartë, secili u nis kah vendi ku mendonte se do të mbushte një mungesë në rradhët e atyre që bënin tregti me Allahun. Po, kishte njerëz që bënin tregti me Zotin e madhërishëm, ata e ofronin shpirtin e tyre kurse Allahu ua paguante me xhennet. Këta njerëz rregullat e këtij tregu i kishin mësuar në Kur’an dhe sunnetin e Muhammedit a.s. “O ju që keni besuar, a t'ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm: T'i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.„ Sa tregti e mirë! Mendo mirë se me cilin është kjo trëgti dhe çka fiton!

Rezistuesit e imanit ishin burra të cilët e kishin përmbushur premtimin e tyre që ia kishin dhënë Allahut, e prej tyre kishte edhe që pritnin në rresht për të fituar sadopak nga tregu i cili rrallëherë hapej në këto vende. “ Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.„

Them se ky treg hapej rrallë e përmallë sepse të gjithë jomuslimanët, e sidomos ata që qendrën e tyre e kishin në Moskë ishin kundër këtij tregu nga frika se mos i bie nami tregut të tyre i cili nuk posedonte përveç disa prodhimeve të Leninit kahmoti të dalura nga moda. Pala e imanit kishte të garantuara dy të mira, ose këtë bote ose xhennetin.

Duke tregëtuar, na erdh lajmi se një vëlla kishte marrë rrugën për në Ahiret pas një mosmarrveshjeje që kishte patur me një qafir (jobesimtar).

Vëllai kishte kërkuar vetëm të drejtat e tij elementare që duhej t’i ketë një tregëtar i Evropës, mirëpo jobesimtari edhe përkundër ligjeve në bazë të cilëve e rregullonte jetën e tij dhe që garantonin të drejtat relativisht të mjaftueshme, nga inati nuk kishte dashur që të shoh mirë askënd përveç atyre që kishin luajtur sipas melodisë sllave.

Të gjithë të pikëlluar për largimin e vëllait tonë, mendonim: sikur të kisha kërkuar hallallëk nga vëllai im para se të udhëtojë, sikur të kisha udhëtuar edhe unë me të dhe të shoh se për ku është nisur, çka bën atje, si ndihet, pyetje e pyetje të cilave nuk u gjenim përgjigje dot.

Duke menduar në çastet e bukura që i kishim kaluar së bashku me udhëtarin në rrugën pa kthim, njëri nga burrat që bënte tregti me Allahun befas u paraqit para nesh me një letër të cilën e kishite dërguar vëllai ynë nga Ahireti. Këtë letër e kishte përcjellë Allahu duke e lënë të rregjistruar në Librin e tij të shenjtë, që lexohet sot e kësaj dite dhe do të lexohet deri në ditën e kijametit. Aty shkruante kështu: “ Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s'ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve. Të cilët edhe pasi i goditi plaga iu përgjegjën All-llahut dhe të dërguarit. E për ata prej tyre që bënë, mirë dhe u rujtën, është një shpërblim i madh.„ (Ali Imran – 169-172)

A.B.,
31.7.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 08:22


Sahabet-ata që shpejtuan të pendohen

Njeriu sado që të arrijë gradë të lartë të imanit dhe zemërmirësisë ai nuk mund të bëhet i pagabueshëm dhe pa mëkate. Këtë gjë na e ka mësuar Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i cili thotë:“Pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti im! Nëse nuk bëni mëkate Allahu do t’iu zhdukte, pastaj do të sillte njerëz që bëjnë mëkate e që kërkojnë falje e Allahu do t’ua falte„ (Muslimi)

Kur i erdhi vdekja Ebu Ejjub el Ensarit tha:“ Unë kam fshehur prej jush diçka që e kam dëgjuar prej Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] Pra e kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke tënë: Sikur të mos bënit mëkate Allahu do të krijonte krijesa tjera që bëjnë mëkate dhe që ua falë Allahu„ (Muslimi)

Nisur nga ky realitet, shokët e Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] – ata të cilët janë shembulltyrë në iman, devotshmëri e mirësi, megjithëse e kishin arritur kulminacionin e përpikshmërisë së islamit dhe mosbërjen e mëkateve përsëri vërëjmë tek ata pendim të thellë e të shpeshtë ndaj Allahut. Ata ishin njerëzit më fatlumë për të cilët Allahu thotë:“ All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.„ (Bekare-222)

Të shohim se si shpejtojnë sahabet për t’u penduar nga gabimet eventuale:

Transmeton Abdullah ibën Omeri [radijallahu anhu] i cili thotë:“ isha në një prej ekspeditave të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kështu që shumë njerëz u larguan nga fronti e unë isha njëri prej tyre. Thamë: ç‚të bëjmë pasi që u larguame me këtë meritojmë qortimin? Pastaj menduam: të hymë në Medine e të kalojmë natën. Thamë: t’i dalim para Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nesë ka pendim për ne mirë e nëse jo atëherë kemi mbaruar. Shkuam te Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] para namazit të drekes. Pasiqë kërkuam leje Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] pyeti: kush është? Ne jemi ata që ikën prej frontit – u përgjigjem. Ai tha: përkundrazi, ju ishit ata që sulmonit rreshtazi. Unë jam në grupin tuaj, unë jam në palën e muslimanëve. thotë Abdullah ibën Omeri: iu afruam dhe ia puthëm dorën.„ (Ahmedi)

Transmeton Halidi nga babai i tij i cili tregon se një ditë ka qenë duke punuar në treg. Aty pranë kishte kaluar një grua që mbante në duart e saj një fëmij. Njerëzit bënë një zhurmë kur panë këtë kurse unë shkova te Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] cili ishte duke pyetur: kush është babai i këtij fëmiu? Ajo heshti. Një djalosh pranë saj tha: unë jam babai i tij o i Dërguar i Allahut. Pejgamberi a.s u drejtua kah ajo dhe përsëri pyeti: kush është babai i këtij fëmiu? Djaloshi tha: unë jam babai i tij o i Dërguar i Allahut. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] hodhi shikimin drejt disave që ishin përreth tij dhe i pyeti për djaloshin. Të gjithë thanë se kishin mendim të mirë për atë të ri. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e pyeti djaloshin: a je i martuar? Po – tha ai. Pas kësaj Pejgamberi alejhis-selam dha urdhër dhe i riu u gurëzua. Transmetuesi vazhdon: gropuam një gropë dhe e vendosëm gabimtarin, pastaj e gjuajtëm me gurrëz derisa i doli shpirti. Më pas erdhi një njeri i cili pyeste për gabimtarin. E dërguam te pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe thamë: ky po e kërkon atë të flliqurin, e Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: ai është më i mirë se sa era e miskut. Njeriu që kishte pyetur kishte qenë babai i tij. Ne i ndihmuam atij për të larë kufomën dhe për ta varros. Nuk më kujtohet iu fal atij namazi i xhenazes apo jo. (Ahmedi dhe Ebu David)

Usame ibën Zejdi [radijallahu anhu] shumë thelbësisht e kuptoi rrezikun dhe e llogariti mëkat të madhë atëherë kur e vrau njeriun i cili shqiptoi shehadetin: la ilahe il-lallah ( nuk ka hyjni të vërtetë përpos Allahut) – (Usameja ishte duke luftuar me një mushrik dhe pasi që mushriku humbë forcën dhe bie në dorë të Usames ai deklaroi dëshminë mirëpo Usameja e vret atë sepse vërejti se politeisti e tha atë fjalë nga frika, sh.p.). Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e qortoi ashpër Usamen për këtë rast. Thotë Usameja:“dëshirova që mos të kisha qenë musliman deri para asaj dite.„ (Buhariu dhe Muslimi)

Usameja [radijallahu anhu] nuk u pendua pse e kishte pranuar islamin herët dhe që kishte luftuar bashkë me Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mirëpo ai u pendua për mëkatin kur shijoi hidhësinë e gabimit të tij. Ai dëshiroi që mos ta kishte bërë atë mëkat po edhe nesë çmimi do të ishte që të kishte pranuar islamin pas atij rasti.

Perceptimi i madhësisë së mëkatit dhe përbuzja e tij është argument i imanit të sinqertë dhe frikës ndaj Allahut [subhanehu ve teala]] ky është një hap i rëndësishëm për pendimin nga mëkatet. Atëherë kur mëkatet llogariten si asgjë dhe nënvlerësohen është afër vdekja e zemrës, Allahu na mbroftë nga një gjë e tillë.

Shkëputur nga libri "shebabusahabe"- Muhammed Duvejsh

Përktheu:Agim Bekiri

Redaktoi: Ramadan Ramadani

Muhammed Duvejsh,
4.8.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 08:24


Disa momente nga gjendja e sahabeve

Kush mendon rreth gjendjes së sahabeve, i sheh se ata kanë vepruar shumë dhe janë frikësuar shumë.

Ebu Bekri [radijall-llahu anhu] thotë: “dëshiroj të jam një kime në trup të besimtarit”.

E kapte gjuhën e tij dhe thoshte: “kjo më ka futur në ngushtica”.

Qante shumë dhe thoshte: “qani, e nëse nuk ju qahet bëhuni kinse jeni duke qarë”.

Kur ngritej në namaz, ishte sikur dru, nga frika prej All-llahut [subhanehu ve teala].

Kur i erdhi momenti i dhënies së shpirtit i tha Aishes [radijall-llahu anha]: “bija ime. Nga pasuria e muslimanëve e kam marur këtë manto, këtë enë për të mjelur dhe këtë rob. Dërgoja shpejt Ibn Hattabit, pastaj tha: “Vall-llahi kisha shpresuar të jemë si ky druri e të përtypem”.

Katadeja [rahimehull-llah] thotë se Ebu Bekri [radijall-llahu anhu] ka thënë: “Shpresoj të jemë gjelbërim të cilin e hanë kafshët”.

Omeri [radijall-llahu anhu] filloi të lexon suren Tur deri sa erdhi te ajeti:

Åöäøó ÚóÐóÇÈó ÑóÈøößó áóæóÇÞöÚñ(7)

“Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd pa tjetër do të ndodhë”. (Et-Tur: 7). Qau shumë deri sa u sëmur aq shumë saqë u bë për ta vizituar njerëzit.

Në momentin e vdekjes i tha djalit të vet: “vaj për ty. Vëndoje kokën timë në tokë…ndoshta më mëshiron All-llahu”. Pastaj tha: “Vaj për nënën time nëse nuk më fal All-llahu”. E përsëriti tre herë…pastaj e dha shpirtin.

Në fytyrën e tij ishin dy vija të zeza nga lotët. All-llahu qoftë i kënaqur prej tij.

Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] i tha: “All-llahu të ka bërë shkak që të çlirosh shumë vende…shumë qytete i ke çliruar, shumë vepra të mira ke vepruar. Kurse ai ia ktheu: “shpresoj të kaloj as pa shpërblim e as pa mëkat”.

Othmani [radijall-llahu anhu] kur ndalej afër ndonjë varrit qante derisa i lagej mjekrra.

Ai thoshte: “poqëse vija mes xhennetit dhe xhehenemit dhe po mos të dija se ku do të më dërgojnë, do të shpresoja të jem hijë, para se ta mar vesh se ku do të më dërgojnë”.

Aliu [radijall-llahu anhu] friksohej dhe qante shumë. “Ai shumë frikësohej prej dy gjërave: shpresës së madhe dhe pasimit të epshit, sepse shpresa e madhe ta haron ahiretin, kurse pasimi i epshit të largon nga e vërteta. Dijeni se dunjaja është duke shkuar, kurse ahireti është nisur për të ardhur, kurse secili i ka njerëzit e vet; bëhuni nga njerëzit e ahiretit e mos u bëni nga njerëzit e dunjasë, sepse sot ka vepër dhe nuk ka llogari, kurse nesër ka llogari e ska vepër”.

Ebu Dherri [radijall-llahu anhu] thoshte: “oh sikur të isha dru që përtypet, oh sikur mos të isha krijuar”.

Abdull-llah ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] poshtë syve iu kishin bërë si perët e këpucëve të vjetra nga të qajturit.

Ebu Ubejde, Amir ibn Xhirah thoshte: “po shpresoj të kisha qenë dash e të më kishin therrur familja ime, e të ma kishin ngrënë mishin dhe ta kishin pirë lëngun”.

Omeri [radijall-llahu anhu] i ka thënë Hudhejfes [radijall-llahu anhu] (i njohur me llagabin "sahibu sirr resulillah" i cili dinte se cili është prej munafikëve sh.r.): “Të pyes në emër të All-llahut, a më ka përmendur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] se jam prej munafikëve? Ai i tha: jo, mirëpo askujt pas teje nuk do ti tregojë”.

Ibn Ebi Melike thotë: “kam takuar tridhjet as’hab të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], secili i frikësohej se mos është munafik, asnjëri nuk thoshte: unë kam imanin e Xhibrilit dhe Mikailit”.

Ibn Kajjim elXhevzijje

Marur nga: “El-Xhevabul-Kafi”, fq. 42-43

Ibn Kajjim elXhevzijje,
18.8.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 08:29


Terri në dritë

Allahu [subhanehu ve teala] na kaploi me mëshirë të madhe duke na ndriçuar rrugën e cila na shpie në xhennetet e larta. Njëherit, ky lehtësim ishte i domosdoshëm për udhëzimin dhe mbarësimin e njerëzimit. Dërgimi i Pejgamberëve, shpallja e Librave, mbrojtja e Fjalës së Tij nga shtrembërimet, zgjedhja e njerëzve që do t’i shërbejnë fesë janë shenjat e orientimit në rrugën e drejtë.

Besimdrejtit nuk kërkojnë alternativë tjetër për të arritur te qëllimi i tyre përpos Kur’anit, sunnetit dhe fjalëve të dijetarëve që njihen si pasues të të parëve e jo shpikës të gjërave. Ata asnjëherë nuk mundohen të “plotësojnë fenë„ sepse janë të bindur se plotësimi është kompetencë e Allahut “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.„ (Maide – 3) Ata ndalen aty ku u ndalën të parët dhe me këtë fituan epërsi të dukshme. Ata kuptuan se nuk mund t’ia kalojnë Muhamedit [alejhis-selam] në adhurim sepse ai ka thënë: “Unë jam më i devotshmi prej jush„ dhe kështu nuk u munduan të nxjerrin gjera të reja në fe e pastaj të thonë “unë e bëra këtë dhe askush nuk më parapriu – unë e shtova të mirën„. Ata thjeshtë u treguan të kënaqur me dritën që e zbriti Allahu. “ O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë.„ (Nisa-174) Ata punët e tyre i argumentojnë. Veni re fjalës së Allahut: “nga Zoti juaj„ këtu shprehet tërthorazi vlera e argumentit dhe pesha e tij e rëndë sepse është prej Allahut. Dritë fetare nuk mund të quhet asgjë përpos asaj që ka zbritur Allahu në Librin e Tij famëlartë dhe asaj që e ka thënë Muhamedi a.s., e ka vepruar apo pëlqyer. Dritë fetare nuk janë dervishllëqet e ndryshme duke filluar prej coptimit të trupit “për hirë të Zotit„ nëpër teqe e deri tek qëndrimi në këmbë për hirë të Muhamedit a.s i cili “na viziton„ kur ia këngëtojmë biografinë.

Muhamedi [alejhis-selam] është krijesa më e mire pamëdyshje. Atë e duam më tepër se prindërit dhe besojmë se ai që nuk e don Muhamedin [alejhis-selam] më tepër se gjithçka në këtë botë imanin nuk e ka në rregull. Atë e pasojmë. Shembulltyra ynë është ai, mirëpo nuk e bëjmë Zot sepse përndryshe do të thenim urdhërin e Allahut – do të dilnim nga feja.

Dritë fetare nuk janë zakonet e prapambetura te disa musliman të cilat nuk guxojmë t’i ndryshojmë sepse populli nuk na kupton, populli ynë dinjitoz iritohet siç thonë disa pseudohoxhollarë.

Pra kur do të mundemi të përmirësojmë popullin tonë nesë nuk guxojmë t’ia ndreqim gabimet atij? A thua vallë duhet të ndjekim fjalën e atij profesori i cili në një rrast derisa isha në shkollë të mesme më tha “nuk është më rrëndësi se çka do të studiosh për fe, si dhe sa do të mësosh, por me rrëndësi është të mësosh adetet e popollit tanë dhe me përpikmëri t’i zbatosh”!!! mua më mbet vetëm të kujtoj “vërtet kjo është gjë e çuditshme” (Hud-72)

Dritë fetare është dituria fetare, e dituri fetare siç ka thënë Ibën Kajjimi është: atë që e ka thënë Allahu, atë që e ka thënë Muhamedi [alejhis-selam]dhe atë që e kanë thënë Sahabët (shokët e Muhamedit a.s.) sepse këto janë të diturit.

Duke patur parasyshë faktet e sipërpërmendura, vallë, ç’do të thoni për ata që mundin e tyre e derdhin në drejtim te justifikimit të çështjeve “fetare„ të papërshkuara me dritën që zbriti Allahu? Çështje qe nuk i ligjësoi Allahu por sa interesi aq edhe mosdija.

A është feja jonë kremtim ditëlindje, lexim i Kur’anit me të holla, mbyllje e dhëndërit me hoxhë? A mos vallë duhet që medoemos ta ulim veten dhe të lutemi tek Allahu që sa më shpejtë dikush të jep emanetin sepse biznesi është biznes?

Jo. Nuk bën dhe nuk duhet të jetë kështu. Ne në vend që të afirmojmë risitë e errëta në mesin e dritës qiellore, duhet që të ngjallim sunnete të vdekura në vendet tona. Duhet të heqim pluhurin e trashë që ka zbehur pamjen e rituleve të pastërta islame, të ngjallim shpirtin islam, të tregojmë se islami jetohet në praktikë e nuk është përkulje disaminutëshe brenda mureve të xhamisë. Të tregojmë se Islami është dritë, kush ec rrugës së tij fiton në këtë botë dhe botën tjetër, nëse jo, atëherë edhe më tej do të humbim rrugën në tërrinën.

Agim Bekiri,
24.8.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 08:43


Kur'ani-shpallje hyjnore

Muslimani beson në Kur'anin Fisnik, në Librin të cilin All-llahu ia zbriti më të mirit njeri dhe më të mirit pejgamber, të dërguarit tonë Muhammedit, (alejhis-selam – paqja qoftë mbi të), siç u zbriti librat tjerë pejgamberëve të mëparshëm. Ai me ligjet dhe rregullat e tij zëvendësoi të gjitha ligjet dhe rregullat e librave të mëparshëm hyjnor, ashtu siç zëvendësoi me mesazhin e Muhammedit çdo mesazh të pejgamberëve të mëparshëm.

Besimtari beson se ai është Libri gjithpërfshirës i ligjit më të madh hyjnor. Zbritësi i tij garantoi që kush e zbaton atë do ta bëjë të lumtur në të dy jetërat, dhe premtoi se kush ia kthen shpinën atij dhe nuk e zbaton do ta bëjë të dëshpëruar në të dy vendbanimet (në këtë botë dhe në të ardhmen). Besimtari beson se ai është Libri i vetëm të cilit All-llahu i ka garantuar ruajtje nga heqja apo shtimi në të, nga ndryshimi apo zëvendësimi, dhe se i tillë do të mbetet deri në fund të kësaj jete, duke u mbështetur në argumentet dhe dëshmitë e teksteve islame dhe në ato logjike:

Argumentet e teksteve islame

1. All-llahu i Lartë ka lajmëruar në Kur'an: "I Lartë qoftë Ai i cili zbriti Kriterin e së vërtetës (Kur'anin) te robi i Tij (Muhammedi) që të jetë këshillues për gjithë njerëzit dhe xhindet!" (El-Furkan, 25:1);

"Ne të rrëfejmë ty (O Muhammed) tregimet më të mira me anë të shpalljeve tona të këtij Kur'ani, ndërsa para kësaj (Shpalljes hyjnore) ti ishe prej atyre që nuk dinin asgjë (për Kur'anin, për tregimet e para e tjer)." (Jusuf, 12:3);

"O ithtarë të librave të parë (çifutë e kristianë)! Tani ka ardhur te ju i dërguariYnë (Muhamed) duke ju shpjeguar mjaft prej atyre gjërave që ju i keni fshehur gjithnjë nga Libri juaj ose i keni kaluar shumë të tjera (lehtë e duke i lënë të pa shpjeguar). Vërtet që ju ka ardhur nga All-llahu një dritë (Pejgamberi) dhe një libër i qartë (Kur'ani), me anë të të cilit All-llahu udhëheq të gjithë ata të cilët kërkojnë kënaqësinë e Tij drejt rrugëve të paqës dhe ai i nxjerr ata nga errësira në dritë me vullnetin e Tij dhe i udhëzon në Rrugën e drejtë (Islam)." (El-Maideh, 5;15-16);

"Po kushdo që i kthen shpinën Mesazhit Tim, padyshim që për të do të ketë jetë të vështirë dhe Ne do ta ngremë të verbuar në Ditën e ringjalljes." (Ta-Ha, 20;124);

"Ai është një libër i nderuar dhe i vlerësuar. Nuk hyn gënjeshtra në të as nga para, as nga prapa: ai është i zbritur nga më i Urti, më i denji për të gjitha lavdërimet." (Fusilet, 41: 41-42);

"Vërtet, jemi Ne që e kemi zbritur Përkujtimin (Kur'anin) dhe padyshim që ne do të jemi Ruajtës të tij." (El-Hixhr, 15:9)

2. I dërguari, (alejhis-selam – paqja qoftë mbi të), të cilit iu zbrit Kur'ani na ka lajmëruar:

"Vërtet, më është japur Kur'ani dhe diçka i sikur ai."

"Më i miri nga ju është ai i cili mëson Kur'anin dhe ua mëson të tjerëvve." (Ebu Davud, Tirmidhi, Ibën Maxheh, Hasen)

"Nuk lejohet zilia përveç se në dy raste: t'i kihet zili atij njeriu të cilit All-llahu i ka japur vullnet për të lexuar Kur'anin, e ai e këndon atë natë e ditë, dhe njeriut të cilit All-llahu i ka japur pasuri, e ai e shpërndan atë natë e ditë." (El-Buhari)

"Sikur të ishte Musai dhe Isai gjallë nuk do tu mbetej tjetër veçse të më ndjekin mua." (Ebu Ja'la)

3. Besimi i paluhatshëm i miliardë muslimanëve se Kur'ani është Libër i All-llahut dhe frymëzim i Tij, të cilin Ai e shpalli tek i Dërguari i Tij, si dhe leximi e memorizimi i tij nga ata dhe veprimi i tyre në pajtim me mësimet e tij.

Argumentet logjike

1. Edhe pse ai të cilit iu zbrit Kur'ani nuk kishte lexuar e as shkruar kurrë, dhe asnjëherë nuk kishte ndejtur me shkrimtarë e as nuk kishte mësuar në ndonjë shkollë, Kur'ani përmban shumë të dhëna nga shkencat vijuese,:

A. Kozmologjia,

B. Historia,

C. Legjislatura,

D. Politika.

Fakti se Kur'ani përmban këto shkenca është argument i fortë se ai është fjalë e All-llahut të Lartë dhe shpallje nga Ai, ngase nuk paramendohet që këto shkenca të rrjedhin nga një analfabet, i cili nuk ka lexuar dhe nuk ka shkruar kurrë.

2. All-llahu, Zbritësi i tij, sfidoi njerëzit dhe xhindet që të vijnë me një Kur'an të tillë: "Thuaj: Nëse njerëzimi dhe xhindet do të mblidheshin të gjithë bashkë të nxirrnin ngjasimin e këtij Kur'ani, ata nuk do ta bënin dot përngjasimin e tij, edhe sikur ta ndihmonin njëri-tjetrin." (El-Isra, 17:88) Ai sfidoi gojëtarët dhe retorikët arabë që të vijnë me dhjetë kaptina sikur të Kur'anit, bile edhe me një kaptinë, por ata nuk patën mundësi ta bëjnë atë.

Kjo është dëshmia më e madhe se ai është fjalë e All-llahut dhe asesi fjalë e njeriut.

3. Ai përmban shumë informata për botën e fshehtë (gajb), prej të cilave tani më janë përmbushur disa, krejtësisht ashtu siç ka profetizuar ai (si për shembull humbja e Persëve dhe fitorja e romakëve…)

4. Pasiqë All-llahu u ka zbritur libra tjerë edhe të dërguarve tjerë pos Muhammedit, (alejhis-selam – paqja qoftë mbi të), - siç është për shembull Tora e cila iu zbrit Musait, Ungjili i cili iu zbrit Isait, (alejhimas-selam – paqja qoftë mbi ta), - nuk ka arsye të mohohet që Kur'ani është zbritje nga All-llahu i Lartë, ashtu siç i ka zbritur librat e mëparshëm.

5. Janë përcjellur profecitë e tij dhe ato janë përmushura pikërisht ashtu siç ka paralajmëruar ai. Poashtu edhe ligjet dhe rregullat e tij janë provuar dhe është arritur krejt ajo që është pasur për qëllim me to, si për shembull siguria, krenaria,fuqia, nderi dhe dituria për të cilën dëshmon historia e shtetit të halifëve të pare, si dhe rasti i Mbretërisë Saudite, ku vendin kishte përfshirë pasiguria dhe anarkia, saqë haxhiu nuk ishte i sigurtë në rrugën e tij për në haxhillëk, dhe posa u shpall shteti i Kur'anit vendin e kaploi siguria që nuk ishte parë qysh nga koha e halifëve të parë.

Dhe çfarë dëshmie kërkohet pas këtyre për faktin se Kur'ani është fjalë dhe frymëzim i All-llahut, të cilin e zbriti te krijesa më e mirë dhe vula e të dërguarve dhe lajmëtarëve të Tij.

Nga: Minhâxhul-muslim, Ebu Bekër El-Xhezâirij [f. 39]

Përktheu: Gëzim Selaci

Ebu Bekër El-Xhezâirij,
1.9.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 08:45


Kush është Muhammedi s.a.v.s.?

"Ne të dërguam ty (o Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha botat" (Kur'an, 21:10)

Muhammedi është i dërguari i fundit nga All-llahu dhe pejgamberi i Tij i fundit. Ai quhet Muhammed biri i Abdull-llahut. Ka lindur në Mekë në vitin 570 të erës së re. Pejgamberi Muhammed (alejhis-selam – paqja qoftë mbi të) në rininë e tij ishte kombinim i vetive më të mira shoqërore. Ai ishte njeri shembullor me mendje të peshuar dhe gjykim të pagabueshëm. Ai ishte i shquar me intelegjencë, me origjinalitet të mendimit dhe me zgjedhje ekzakte të mjeteve deri te qëllimet korrekte. Heshtja e tij e gjatë i ndihmonte pozitivisht meditimit të tij dhe hulumtimit të thellë të së vërtetës. Mendja e tij e kthjelltë dhe natyra e pastër ishin mjet për përvetësimin dhe për të kuptuar mënyrat e jetesës, si dhe individët, grupet e komunitetet. Ai luftonte praktikat bestytnore, por ishte aktiv në veprimtari të dobishme dhe konstruktive. Kur ballafaqohej me gjëra të kota dhe shkatërruese, atëherë gjente prehje në vetmim. Ai nuk pinte verë dhe nuk e hante mishin të therur në altare dhe nuk merrte pjesë në festivale të idhujtarëve.

Ai vërtetoi që ishte njeri ideal dhe kishte një karakter të panjollosur. Ai ishte më i dashuri ndaj bashkqytetarëve, ai ishte më i ndershmi në të folur dhe me temperament më të butë. Ai ishte më zemërgjeri, më i çiltri dhe më mikpritësi dhe gjithmonë linte mbresa të thella te njertëzit me fytyrën e tij të devotshme. Ai ishte më i besueshmi dhe më i miri në mbajtjen e marrëveshjes. Për shkak të namit që gëzonte te populli i tij, e quajtën "i besueshmi".

Kjo përshtypje te njerëzit vinte nga lumturia që pushtonte zemrat e tyre dhe i mbushte ato me dinjitet. Frikrespekti, mirënjohja ndaj të Dërguarit të All-llahut ishin unike dhe të pashoqe. Asnjë njeri në gjithë botën nuk është respektuar dhe nderuar sikur ai. Ata që e njihnin atë mirë ishin të mahnitur dhe të magjepsur nga ai. Ata ishin të gatshëm të flijonin jetën e tyre, për të shpëtuar një thua të tijin nga lëndimi. Ai shquhej me shumë aspekte të përsosurisë të cilat askujt nuk i ishin dhuruar, prandaj shokët e tij e konsideronin të pakrahasueshëm dhe e donin atë shumë.

Kur ai u ngarkua me detyrën e pejgamberit në moshën katërdhjetë vjeçe, All-llahu ia shpalli ajetet e para kur'anore nëpërmjet melaqes Xhibril. Ai kërkoi nga Pejgamberi që të predikojë të qenurit e All-llahut një dhe t'i parlajmërojë njerëzit për pasjot e politeizmit.

Politeistët e Mekës e kundërshtuan atë dhe i persekutuan ndjekësit e tij me vrazhdësi, por kjo nuk lëkundi besimin dhe durimin e tij, e as nuk i ndaloi njerëzit që t'i përgjigjen thirrjes së tij. Kur pjesa dërrmuese e popullit të Medines përqafoi Islamin, muslimanët e Mekes u shpërngulën në Medinë. Më vonë edhe i Dërguari i All-llahut u shpërngul në Medinë për të themeluar shtetin islam. Disa vite më vonë politeistët mekas dhe aleatët e tyre u gjunjëzuan para fuqisë në rritje të muslimanëve, dhe Meka u pushtua pa dhunë. Tridhjetë vjet pas vdekjes së të dërguarit Muhamedit (alejhis-selam – paqja qoftë mbi të) islami u përhap anembanë botës, duke i mundur dy perandoritë e asaj kohe, persiane dhe romake.

Shumë dijetarë perëndimorë dhe personalitete të famshme kanë pranuar se asnjë të metë nuk mund të gjindet në karakterin dhe sjelljen e të Dërguarit (alejhis-selam – paqja qoftë mbi të). George Bernard Chaw ka shkruar:

"Unë besoj se sikur një njeri si ai do të merrte pushtetin mbi botën moderne, ai do të kishte qenë i suksesshëm në zgjidhjen e problemeve, duke sjellë paqe dhe lumturi. Europa ka filluar të magjepset nga besimi i Muhamedit. Në shekullin e ardhshëm ajo mund të shkojë më tutje duke pranuar dobinë e atij besimi në zgjidhjen e problemeve të saj. " (A Collection of Writings of Some of The Eminent Scholars, 1935)

Lamartini ka lavdëruar të Dërguarin duke thënë:

"Nëse madhështia e qëllimit, mjetet e pakta dhe rezultatet mahnitëse janë tri kriteret të gjeniut njerëzor, kush mund të krahasojë ndonjë njeri të madh në historinë moderne me Muhammedin?" (Histoire de la Turquie, 1855)

Prijësi indian, Mahatma Gandi, ka shkruar për Profetin (alejhis-selam – paqja qoftë mbi të):

"Unë jam bindur më shumë se kurdo se nuk qe shpata që Islamit i siguroi fitore ato ditë. Qe thjeshtësia e paepur, vetëmohimi i plotë dhe mbajtja e skrupullt e fjalës, devotshmëria e tij ndaj shokëve dhe pasuesve të tij, trimëria e tij dhe mbështetja absolute te Zoti dhe te misioni i tij. Këto, e jo shpata qenë që shkatërruan çdo pengesë para tyre." (Young India, 1922)

nga:(A Brief Look Upon Islam, …)

Përktheu: Gëzim Selaci

Përktheu: Gëzim Selaci,
7.9.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 08:47


Çka është Kur’ani

Kur’ani është Fjala e All-llahut. Ai nuk është krijesë. Ai përmes engjullit Xhibril i është japur Muhammedit (alejhis-selam – paqja qoftë mbi të) i cili mësonte përmendësh vargjet (Ajetet) të cilat i pranonte, ua lexonte shokëve të tij të cilët ndonjëherë ishin me të përderisa ngjante kjo dhe i urdhëronte ata që menjëherë t’i shkruajnë ato. Muhammedi (alejhis-selam – paqja qoftë mbi të) mbante një kopje të pjesëve të shpallura ose të zbritura në shtëpinë e tij. Kur’ani është i fundit nga librat e All-llahut, i cili ka zbritur ose shpallur vazhdimisht gjatë një periode prej njëzet e tre vitesh. Ai është i ndarë në 144 kaptina (Surah) me gjatësi jo të barabartë. Ai është një nga burimet themelore të mësimeve islame. Disa nga vargjet dhe kaptinat e tij janë zbritur në Mekë, kurse të tjerat në Medinë. Kaptinat dhe vargjet mekase kryesisht janë përqëndruar në qështje themelore të besimit (akideh), siç është për shembull monoteizmi – besimi në një Zot, shenjat e ekzistimit të All-llahut, ringjallja, jeta pas vdekjes dhe Dita e ringjalljes. Theksi në besimin në të qenurit e All-llahut Një Zot dhe i vetëm ishte gjëja kryesore në të cilën fokusoheshin mesazhet me të cilat All-llahu i kishte dërguar të gjithë pejgamberët dhe të dërguarit gjithë njerëzimit, duke u nisur nga Ademi e deri te Muhammedi (alejhimus-selam – paqja qoftë mbi ta) në fund. Kaptinat e shpallura në Medinë interesoheshin për veprat e adhurimit dhe për punët që kanë të bëjnë me të gjitha aspektet e jetës.

Autenticiteti i Kur’anit Fisnik

Asnjë popull kurrë nuk është intersuar, nuk ka respektuar dhe nuk ka ruajtur librat e tij të shenjtë sikurse që populli musliman është interesuar për Kur’anin, e ka respektuar dhe e ka ruajtur atë. Për dallim nga librat dhe shkrimet tjera të shenjta që i kanë paraprirë atij, Kur’ani kurrë nuk është mbajtur në duart e ndonjë grupi apo klani të caktuar musliman që dikush të mund të dyshojë se është falsifikuar apo është ndryshuar ai. Muslimanët janë të obliguar ta recitojnë atë në lutjet e tyre ditore dhe t’i drejtohen për gjykim final atij për të gjitha debatet dhe kundërshtimet mes tyre. Kur’ani u përmbledh në kohën kur ata të cilët e kishin mësuar përmendësh atë sa ishte gjallë Pejgamberi (alejhis-selam – paqja qoftë mbi të) ishin ende gjallë. All-llahu kishte premtuar ta ruajë atë. Ai ashtu i ruajtur do të jetë deri në Ditën e ringjalljes. Muslimanët sot lexojnë dhe recitojnë po atë tekst kur’anor i cili lexohej dhe recitohej gjatë jetës së pejgamberit Muhammed (alejhis-selam – paqja qoftë mbi të) dhe shokëve të tij. Asnjë gërmë e vetme nuk iu shtua Kur’anit, e as nuk u fshi nga ai. Pasi që Dr. Maurice Bucaille studioi dhe provoi Kur’anin përfundoi:

“Falënderuar autenticitetit të tij të padyshimtë, teksti i Kur’anit zë një vend të pa shok në mesin e librave të shpallura.” *

Kur’ani si mrekulli

All-llahu i Lartëmadhërishmi ka sfiduar arabët dhe jo arabët të prodhojnë një Kur’an të njejtë me atë hyjnorin. Sfida pastaj u reduktua në dhjetë kaptina, dhe përsëri ata nuk patën sukses ta bëjnë atë. Më në fund, All-llahu i sfidoi ata të prodhojnë vetëm një kaptinë të njejtë me të tijin. Megjithëse arabët në atë kohë ishin zotërues të gojëtarisë dhe retorikës ata nuk patën mundësi të përballojnë këtë sfidë. Ata kuptuan se ai nuk mund të jetë nga askush tjetër pos All-llahut, Zotit të botërave.

Dallimi në mes mrekullive të të dërguarve të mëparshëm, të cilat argumentonin vërtetësinë e tyre, dhe të dërguarit të fundit të All-llahut është ajo se ato kishin ndikim vetëm gjatë kohës së ngjarjes së tyre, ndërsa mrekullia e tij, fjala është për Kur’anin, ka mbetur dhe do të mbetet ndikuese, e përhershme dhe e pasfiduesshme deri në Ditën e ringjalljes.

Kur’ani si ligj gjithpërfshirës

Kur’ani konstituon konceptin më gjithpërfshirës të Islamit në nivel praktik, si burim i Ligjit hyjnor (Sheriah, Sheriat). Ai është gjithëpërfshirës, ngase përmban ligj, si dhe parime morale dhe besimin të cilin çdo musliman duhet ta pranojë. Sheriati islam nuk është i përshtatshëm vetëm për muslimanët, por për gjithë njerëzimin në të gjitha kohët. Ligji islam qeveris të gjitha veprat njerëzore duke planifikuar detyrat publike dhe private të çdo personi karshi All-llahut dhe njerëzve tjerë.

Ligjet njerëzore mund të pësojnë ndryshime dhe mbështeten në teori. Kur disa ligjvënës propozojnë dhe aprovojnë një ligj të ri si rezultat i nje teorie të re, ligjet ndryshojnë vazhdimisht si shkak i kësaj. Legjislatura hyjnore, në anën tjetër, është e pandryshueshme dhe e përhershme, ngase vënësi i saj është i Përjetshmi dhe i Gjithmonshmi. Ai është Krijuesi i cili krijoi njerëzit dhe caktoi për ta atë çfarë do t’u përshtatet nevojave të tyre deri në fund të botës. Për këtë arsye Kurani, si Shpallje e fundit të Dërguarit të fundit, zëvendëson të gjitha shpalljet e mëparshme.

Shumë profeci në Kur’an janë përmbushur. All-llahu u premtoi atyre të cilët besuan dhe bënë punë të mira se me siguri do t’i bëjë fitues në tokë. Ata qeverisën një sipërfaqe të gjërë të tokës e cila përfshinte shumë shtete në tokë. Kur’ani paralajmëroi fitoren e romakëve kundër persianëve . All-llahu thotë:

“Romakët u mundën. Në tokën e afërt, dhe pas humbjes ata do të jenë fitimtarë . Brenda tri deri nëntë vjetësh. Vendosja e çështjes, para dhe pas është vetëm nga All-llahu. Dhe atë ditë besimtarët (muslimanët) do të gëzohen (nga fitorja që All-llahu u jep romakëve kundër persëve).“ (30 :2-4)**

Personi i cili lexon Kur’anin objektivisht do të vërejë se profecitë në Kur’an nuk janë rastësi, pandehje dhe spekulime. Kjo është sepse, Ai i cili i shpalli ato është mu Ai i cili i paracaktoi të gjitha ngjarjet deri në Ditën e ringjalljes.

* Dr. Maurice Bucaille është kirurg i cili shprehi një interesim të madh për aspektet shkencore të Kur’anit. Ai mësoi arabishten dhe pati mundësi të mësojë Kur’anin në tekstin origjinal të tij. Ai u mahnit me të dhënat precise shkencore të tij. Si rezultat i studimit të tij, Dr. Maurice Bucaille kaloi në Islam.

**Kjo profeci haset në kaptinën 30 të titulluar Ar-Rum (Romakët). Fjala është për betejën që ngjau në mes të persianëve dhe romakëve në vitin 614, kur romakët u mposhtën. Tetë vite më pas, romakët fituan persianët, dhe profecia e Kur’anit u përmbush.

Nga: (A Brief Look Upon Islam, …)

Përktheu: Gëzim Selaci

A Brief Look Upon Islam,
7.9.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 08:48


"Syzat e gjelbërta"

(Një njeri kishte një dele të majme e cila nuk donte të ushqehet përveç me jonxhë të njomë e të gjelbërt, mirëpo zotëriu i saj nuk kishtë përpos tagjisë së tharë, prandaj vendosi që t’i bëjë deles një hile. I veshi një palë syza të gjelbërta dhe tagjia e tharë i dukej e gjelbërt dhe mendonte deleja se ishtë jonxhë e njomë, kështuqë filloi të ushqehet me të.)

Kjo ishte një barcoletë që na e rrëfenin derisa ishim të vegjël. Nuk kam menduar se do të kihet nevoja për rrëfimin e saj në ndonjë shkrim serioz.

Pasi që meditova rreth gjendjes tonë aktuale vërejta se ne ndonjëherë veshim këto syza me një dallim që ne i veshim ato në mendjet dhe mendimet tona. Shumë herë gjërat përreth nesh i shikojmë nëpërmjet një thjrrrzeje të vogël dhe mundohemi ta ngjallim çdo që brenda saj.

Këto syza nëpërmjet të cilave i shohim gjërat mund të jenë diapazoni ynë i diturive dhe përvoja ynë e kufizuar. Mund të jetë ndonjë shkollë me thirrje dhe mendime të veçanta, ose shoqëria ynë në të cilën u rritëm dhe jetojmë, e kjo shoqëri ka veçoritë dhe natyrën e saj që e dallon prej tjerave.

Shikimi nëpërmjet syzave te kufizuara ngurtëson mendimin, shton hapsirën e gjykimeve vetjake në dëm te gjykimeve objektive të cilat përmbajnë kushtet më të rrëndësishme të mendimit të shëndoshë. Tërë kjo do të thotë se ne në shumë rraste do të marrim qëndrime të gabuara e që filli i gabimit do të jetë në mosaftësinë e të menduarit apo studimit të thellë, gabime të cilat do të jenë më shume se relativiteti njeri.

Prej shembujve që argumentojnë këtë:

1- Në teori shumëherë i përfshijmë shumëanshmërinë apo sferat dhe lëmitë e ndryshme dhe besojmë se kjo është kërkesë e kohës madje edhe domosdoshmëri. Flasim rreth kësaj gjëje, thërrasim në të, mirëpo kur kalojmë në praktikë, ato lëmi që pajtohen me ëndjet tona u japim rrëndësi të madhe ose me fjalë tjera ato lëmi që i kaplon thjerrza ynë, kurse tjerat i nënvlerësojmë. Kjo lë tragje në qëndrimet tona. Pranimi ose refuzimi i sferave ndoshta piknisjen e ka në bazë të ndikimit të tyre dhe ndikimit të sferave që pajtohen me shikimin tonë.

2- Kur i vlerësojmë qëndrimet e tjerëve apo mundin, veprimtarinë dhe produksionin e tyre, këtë e bejmë nëpërmjet thjerrzës tonë zvogëluese. Ne, për shembull, kur kemi një mendim i cili na mbisundon, tepër na pëlqen ai i cili pajtohet me ne në këtë gjë dhe nënvlerësojmë atë që na kundërshton. A nuk është realitet fakti që disa të rinjë të udhzuar pranojnë ose refuzojnë dijetarët në bazë të mendimeve të tyre rreth çështjeve të caktuara për të cilat mendojnë se kanë përparësi? Ata që kanë mendime të njejta ne çështje të caktuara ata kanë pozitë dhe famë, e ata që kanë mendim të kundërt ata janë njerëz që nuk kuptojnë... etj.

3- Kur mëtojmë problemet e ummetit ose probleme të individëve, ndodh që t’i shikojmë nëpërmjet syzave tona, qoftë edhe për vlerësimin e rrëndësisë apo rrezikut të tyre. Në rraste të këtilla zhvleftësojmë disa probleme dhe dukuri e në anën tjetër e teprojmë dhe hiperbolizojmë çështjen e disa problemeve tjera. Ashtu sikur shikojmë nëpërmejt tyre kur marim barin për këto probleme dhe bari që ua shërbejmë njerëzve bie nën ndikimin e shikimit tonë. Shembull më i qartë për këtë është ajo që ua ofrojmë njerëzvë sikur zgjidhjet e problemeve edukative. Shumë prej këtyre zgjidhjeve tona janë joaktuale sepse ato burojnë nga shikimi ynë i gjërave dhe aktualiteti që kemi ne.

Njeriu serioz dhe i matur është ai që mendon në edukimin e gjeneratave të reja dhe ofron shërbim të dukshëm për ummetin, mbush një zbrazëtirë të rrëndësishme, mirëpo kur shfaq gjykimet e tij për atë që derdh mundin e tij për të mirën e ummetit, që nuk e përfshinë rrethi brenda të cilit lëvizë ai, atëherë themi se gjykimi shfaqet në bazë të thjerrzës së tij, e sheh se ai që mundohet të mbrojë aspektet e të mirës te njerëzit dhe skalitjen e tyre tek ata, dhe ai që mundohet të mbrojë njerëzit nga ndikimet dhe lajthitjet është prej atyre që humbin kohën e ummetit dhe nënvlerësojnë çështjet tjera me rrëndësi.

Çdonjërit i takon ajo e mirë që e zotëron, çdonjërit i takon të mendojë dhe meditojë rreth çështjeve të ummetit. Njerëzit nuk obligohen që t’i përfshijnë të gjitha përvojat apo t’i përsosin të gjitha sferat, mirëpo të kemi kujdes që mos të bëjmë nga studimet dhe meditimet tona syza nëpërmjet të cilave do t’i shohim të gjithë.

Muhammed ibën Abdullah Edduvejsh

(marrë nga revista mujore “Elbejan„ nr.166 v.1422 h. – 2001 d.)

Përktheu: Agim Bekiri

Muhammed ibën Abdullah Edduvejsh,
25.9.2001

Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 08:50


Debati mes Haxhaxhit dhe Said bin Xhubejrit

El-Haxhaxhi vazhdoi tendiqte dijetarin e nderuar Said ibn Xhubejr per tete vite ose me teper derisa e gjeti.

Bin Xhubejri ishte nje dijetare i njohur per devotshmerine e tij dhe nje njeri me dije te madhe dhe nje njeri i vepres duke luftuar per ngritjen e Flamurit La ilahe ilallah me se larti.

Kur ai u arrestua sic eshte permendur ne historine nga autori i Tuhfatul Ahuadhi-Said ibn Xhubejr hyri tek Haxhaxhi,keshtu Haxhaxhi e pyeti ate:"Cili eshte emri yt[dhe ai e dinte shume mire emrin e tij]?"

Ai iu pergjigj "Said Ibn Xhubejr".

Keshtu el-Haxhaxhi i eshte pergjigjur atij duke thene :"Jo ti je Shakij bin Kusejr".[Haxhaxhi eshte duke luajtur me fjalet ketu;Said do te thote i gezuar ndersa Shakij do te thote i trishtuar;Xhubejr do te thote nje i cili i bashkon kockate thyera ndersa Kusejr nje i cili i thyen ato].

Saidi i tregoi atij:"Nena ime e ka ditur me mire kur me ka emeruar".

Keshtu Haxhaxhi i tha atij:"Ti je i mallkuar [shekejte] dhe nena jote eshte e mallkuar [shakija]"-[El-Haxhaxhi eshte perseri duke luajtur me fjale duke iu referuar Shekij-ji i gezuar/i mallkuar].

Atehere ai i tha atij:"Uallahi une do ta zevendesoj dynjane tende me nje zjarr te forte".

Saidi i tha: "Nese une ta dije se ti do ta kryeje ate une do te merrja ty si Zot".

Keshtu el-Haxhaxhi i tha atij:"Une kam ar dhe pasuri".

Trasta me ar dhe argjend u sollen dhe u shperndane perpara Said Bin Xhubejrit ne menyre per ta sprovuar ate.

Said Ibn Xhubejr tha:"O Haxhaxh nese ti i grumbullove per ti pare dhe degjuar per tu lavderuardhe per ti perdorur per ti larguar te tjeret nga rruga e Allahut atehere Uallahi nuk do te ndihmoje ty kunder Atij ne cfare do menyre.

Keshtu el-Haxhaxhi tha:"Une kam nje femer roberesh-kengetare "[El-mughannijah-el-Haxhaxh vazhdon te luaje me fjale duke iu pergjigjur me tallje fjaleve te Saidit.Ia jughnika 'nuk do te ndihmoje ty' me nje fjale qe ka te njejten rrenje letrare].

Ai i tha asaj :"Kendo per mua dhe me zbavit mua'.

Said ibn Xhubejri qau dhe El-Haxhaxhi i tregoi atij "A je duke qare nga gezimi?'

Keshtu Saidi i tha atij:"Uallahi une nuk po qaj nga gezimi por une po qaje per kete robereshe qe eshte bere subjekti nje dickaje tjeter se per cfare eshte krijuar sepse ajo nuk eshte krijuar per te kenduar dhe vegla muzikore" Ud nuk jane bere vecse per mosbindje ndaj Allahut."

El-Haxhaxhi tha:"Merreni dhe kthejeni nga ndonje krah tjeter pervec Kibles.Uallahi O Said ibn Xhujbejr une do te te vras me nje vrasje me te cilen nuk kam vrare askend."

Saidi i thote:"O Haxhaxh zgjedh per vete cfaredo vrasje qe te duash ,Uallahi ti nuk do te me vrisesh mua me nje vrasje pervec qe Allahu do te vrase ty me te ngjashmen e saj. Keshtu zgjedh per vetveten cfaredo vrasje te duash".

El-Haxhaxhi tha:"Kthejeni ate nga nje drejtim tjeter pervec Kibles'.

Saidi i tha:"Kudo qe ju te ktheheni gjendet fytyra e Allahut"[Kur'an 2/115]

El-Haxhaxhi tha:"Futeni nen dhe".

Saidi iu pergjigj:"Nga ajo [toka] Ne ju krijuam ju dhe ne te Ne do t'ju kthejme ju dhe nga ajo do t'ju nxjerrim ju nje here tjeter".[Kur'an 20/55]

Vdekja e Haxhaxhit

El-Haxhaxhi tha:"Vriteni ate".

Saidi tha:"La ilahe ilallah Muhammedun Resulullah" me ate O Haxhaxh deri kur ti te me takosh mua me te neser perpara Allahut.O Allah mos i jep atij autoritet mbi askend mbas meje.O ti qe i shkaterron tiranet shkaterroje el-Haxhaxhin".

Dhe ne te njetin grumbullim nje pucer u paraqit mbi doren e El-Haxhaxhit dhe u zmadhua per tere muajin -ai nuk mund te flinte nga dhimbja dhe lodhja as qe ai mund te hante dhe te pinte.

El-Haxhaxhi ka thene per veten e tij:"Asnje nate nuk kaloj e qe une te mos e shihja veten time duke notuar ne gjka dhe asnje nate nuk aklonte qe une nuk shihja sikur kijameti u be dhe qe Allahu me mori ne llogari dhe qe une isha vrare per cdokend qe kisha vrare me nje vresje pervec Said Bin Xhubejrit Allahu me ndeshkoi mua per vrasjen e tij me shtatedhjete vrasje".

Allahu i shkaktoje atij te vdiste pas nje muaji.Ai eshte i konsideruar i mallkuar dhe tiran megjithese ai i perket muslimaneve kjo eshte sepse ai nuk dinte udhezimin ose te drejten dhe sepse ai nuk mund ti jepte sens misionit te jetes se tij.

Marur nga: ‘Hivar bejne et-takij ue-shakij “

Sheikh Aid Abdullah el-Karni

Perktheu: Ammar Bajraktari

Aid el-Karni,
28.9.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 08:52


Disa dobi të namazit

1.Allahu i Madheruar i fal gjynahet me ane te pese namazeve.

2.Pese vaktet e namazit jane shlyese te gjynaheve nese gjynahet e medha jane shmangur.

3.Gjynahet e shkatarrojne robin prandaj duhet te ruhet nga ato me namaz

4.Muslimani arrin graden e te sinqerteve dhe shehideve ne baze te namazit, agjerimit, zekatit dhe sadakase se tij

5.Namazi eshte drite qe ndricon rrugen e robit ne dun`ja dhe ahiret.

6.Shumimi i sexhdeve dhe namazit eshte nje rruge per te shoqeruar Resulullahin ne xhennet

7.Dy rekate namaz jane me te dashura per te vdekurin sesa kjo bote dhe c`ka ne te.

8.Nje person qe hyn ne xhehenem, engjejt do ta nxjerrin nga ai duke e njohur nga shenjat e sexhdes.

9.Namazi behet shkak qe te zgjidhen nyjet qe shejtani lidh mbi koken e robit.

10.Ata qe falen naten perfitojne nje shperblim qe shume nga njerezit nuk e fitojne dot.

11.Falenderimet i shprehen Allahut me farzin dhe namazin e nates

12.Namazi me i dashur per Allahut eshte ai i Daudit ai falej nje te treten e nates dhe flente dy te tretat e tjera.

13.Allahu ka bere miresi mbi robin gjate nates ne te cilen eshte nje kohe kur duaja pranohet, dhe eshte mire qe muslimani ta kerkoje ate keshtu qe te fitoje miresi ne dun`ja dhe ahiret

14.dhe se namazi i nates eshte nje shenje e devotshmerise dhe takuas dhe falen gjynahet dhe e parandalon robin te bie ne to.

Përpiloi: Emin

Publikimi i parë: alb-muslimstudents@yahoogroups.com

Redaktura: AlbIslam.Com

Emin,
12.10.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 08:54


Kur’ani - Encyclopædia Britannica

Libër i shenjtë i Islamit, fjalë e Zotit dhe kopje e Tabelës së përjetshme (Leuhul-Mahfudh) në qiell që i është zbritur pejgamberit Muhammed gjatë një periudhe prej 23 vitesh.

Zbritjet të herë pas hershme te Muhammedi së pari memorizoheshin nga ana e pasuesve të tij dhe recitohehin e lexoheshin në falje dhe rituale. Edhe pse vargjet e Kur’anit më vonë qysh në kohën e Pejgamberit u shkruan, ato për herë të parë u tubuan në formën siç janë sot gjatë periudhës së kalifes (zëvendës i Pejgamberit) së tretë.

Recitimi i Kur’anit gjithnjë ka qenë aspekt i rëndësishëm i devotshmërisë së muslimanëve. Si autoriteti më i lartë i komunitetit musliman, Kur’ani është burimi themelor dhe frymëzimi i vazhdueshëm i Islamit. Urdhërat e tij kanë karakterizuar zhvillimin unik të qytetërimit islam, dhe interpretimet e tij të ndryshme kanë ndikuar në trendet e ndryshme brenda këtij zhvillimi.

Kur’ani përmban 114 kaptina (sûrah) me gjatësi jo të barabartë. Surat më të hershme të periudhës mekase në përgjithësi janë më të shkurtëra dhe të shkruara në një prozë të rimuar, dinamike. Surat e periudhës më të vonshme medinase janë më të gjata dhe me stil më prozaik. Me përjashtim të sures së parë, El-Fâtiha (“Hapja”), suret janë të radhitura sipas gjatësisë së tyre, duke filluar me ato më të gjatat e vazhduar me më të shkurtërat. Së këndejmi, rrathitja, në të shumtën e rasteve, është e kundërt me rendin kronologjik të tekstit.

Theksi i mësimeve të Kur’anit ndryshon varësisht nga periudha e zbritjes. Zakonisht, një ide e vetme shqyrtohet në një sura. Rrjedhimisht, interpretimi sistematik i kuptimeve të Kur’anit kërkon vlerësimin e doktrinës së Kur’anit si tërësi dhe rrethanat e veçanta historike në të cilat Kur’ani i është drejtuar Pejgamberit dhe komunitetit. Suret e hershme përshkruhen me një thirrje të theksuar në moral dhe në respektim religjioz në dritë të Ditës së gjykimit që po vjen, ndërsa që suret e vonshme sigurojnë mësime për krijimin e një jete dhe shoqërie e mbështetur në jetë morale e thirur në Zotin.

Monoteizmi absolut udhëheq të gjitha idetë kur’anore lidhur me All-llahun. Nevoja për të mos njohur asnjë hyjni pos All-llahut është përsëritur nga të gjitha librat dhe zbritjet e mëparshme të shenjta. Zoti i cili zbriti Fjalën e Tij te Muhammedi identifikohet me të njëjtin Zot i cili adhurohet nga çifutët dhe krishterët, porse këto komunitete nuk kanë patur rast të dëgjojnë gjithë zbritjen e Zotit te të dërguarit e tyre. Kur’ani e thekson Zotin si krijues absolut, si sundues dhe rregullues të një gjithësie të sistematizuar, sistem i cili ka reflektuar dhe aludon në fuqinë, në mençurinë dhe në sundimin e Tij të pakufishëm. Edhe pse Zoti është krejtësisht i ndryshëm nga krijesat e Tij, Ai gjithashtu është i cilësuar si qenie që gjendet gjithku, “më afër njeriut se sa vena e qafës.” (50:16) Përmes Fjalës së Tij të zbritur, Zoti ka siguruar udhëzim për njerëzimin, sipas standardeve të atij udhëzimi Ai do ta gjykojë njerëzimin në Ditën e llogarisë. Theksi në drejtësinë e palëkundur të Zotit qetësohet me thirrjet e herëpashershme në mëshirën dhe ndjesën e Tij.

Kur’ani e përshkruan njeriun si “zëvendës i Zotit” në mesin e krijesave si dhe “injorant dhe kokëkrisur”. Ky paradoks ilustron tensionin moral që e karakterizon gjendjen njerëzore. Ndërsa njeriu është pajisur me potencialin më të madh nga cilado krijesë, vet ai është i ndjeshëm ndaj së keqes. Kur’ani nuk siguron themele për doktrinën e mëkatit origjinal apo përmbushjen e premtimit; mirëpo ai në mënyrë të qartë thotë se njerëzimi është përgjegjës, si individ dhe si në kolektivitet, për veprimet e tij. Edhe pse shumë fragmente flasin për lirinë e njeriut për të pranuar apo mos pranuar mësimet e Kur’anit, vargjet tjera flasin për kontrollin e Zotit të historisë në kuptim të afërt me paracaktimin. Kjo dykuptimësi ka mundësuar që muslimanët të interpretojnë në mënyra të ndryshme natyrën dhe fatin e njeriut.

Parimet morale për të cilat njeriu është i përgjegjshëm janë të shqyrtuara në Kur’an me një qartësi të madhe. Libri kërkon dorëzim absolut (islam) Zotit dhe Fjalës së Tij. Ky dorëzim kërkon zbatimin e parimeve morale si individualisht ashtu edhe në rendin sociopolitik. Në fund të kohës, gjithsecili njeri do të përballojë gjykimin dhe do të japë llogari për punët të nxjerrura para tij. Kur’ani siguron llogari të hollësishme për përfundim e llogarisë së Zotit: kënaqësitë e kopshteve të Parajsës dhe ndëshkimin e Ferrit. Edhe pse Kur’ani është burimi i parë i Ligjit islam, ai nuk përmban hollësitë e atij ligji. Ngjashëm, Libri siguron mësime fragmentale për detyrat kryesore të besimtarit të njohura si Pesë shtyllat e Islamit.

Interpretimi i drejtë i Kur’anit ka qenë qështje qendrore e të gjitha shkollave të mendimit islam. Një degë e veçantë e mësimit, e quajtur tefsir, merret kryesisht me interpretimin e Kur’anit. Komentatorët shfrytëzojnë tefsirin për të studiuar tekstin kur’anor në pajtim me disciplinat ndihmëse, siç është gramatika e arabishtës, leksikografia dhe tradita pejgamberike. Ky zhvillim i interpretimit, sido qoftë, nuk i ka parandaluar kundërshtimet doktrinale; përkundrazi, shkolla të ndryshme teologjike dhe juridike kanë shfrytëzuar këtë disciplinë për të mbështetur sistemet e tyre përkatëse të mendimit.

Kur’ani, verbalisht i pranuar nga Muhammedi në arabishte, është cilësuar si i paemitueshëm dhe i papërsëritur si në formë ashtu edhe në kuptim, dhe përkthimi i tij tradicionalisht është ndaluar. Muslimanët anë e kënd botës kështu vazhdojnë të recitojnë suret e tij në arabishte, edhe pse ata mund që të mos e kuptojnë gjuhën. Përkthime të tilla siç janë bërë konsiderohentë jenë parafraza (shpjegim me fjalë të përkthyesit) për të ndihmuar kuptimin e Librit në fjalë.

(Encyclopædia Britannica -Brief Treatment)

Qur'an

Encyclopædia

Britannica Article


href="http://www.britannica.com/eb/article?eu=108143&tocid=0&query=quran">http://www.britannica.com/eb/article?eu=108143&tocid=0&query=quran

Përktheu: Gëzim Selaci

Encyclopædia Britannica,
14.10.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 08:57


Ramazani - Mysafiri yt

Më lejo që ta prezentoj vetveten edhe pse ndoshta të kujtohem sepse të vizitoj çdo vjet nga një herë. Unë jam Ramazani.

Falënderimi i takon Allahut, ndërsa lutjet dhe përshëndetjet tona qofshin për të Dërguarin e zgjedhur, familjen dhe shokët e tij të ndershëm. O agjërues i nderuar, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ty. Më lejo që ta prezentoj vetveten edhe pse ndoshta të kujtohem sepse të vizitoj çdo vjet nga një herë. Unë jam Ramazani. E shoh për obligim të të njohtoj me vetveten edhe pse ti ndoshta me njeh, mirëpo ka njerëz të cilët, për fat të keq, nuk më njohin aq mirë dhe më konsiderojnë prej mysafirëve të rëndë dhe me padurim e presin largimin tim duke m'i numëruar ditët. Ku janë ata të cilët gëzohen me ardhjen time, të cilët e lusin Allahun që t'ua mundësojë agjërimin në këtë muaj? Ata e dinë mirë se sa muaj madhështor jam, e dinë vlerën e adhurimeve në këtë muaj, andaj edhe bëjnë gara në vepra të cilat i afrojnë tek Allahu. Ata janë të bindur se në këtë muaj Allahu ka përgatitur shpërblime të cilat nuk i gjejnë në muajt tjerë dhe prandaj nuk është për t'u habitur pse këta njerëz gëzohen me ardhjen time ashtu siç gëzohet i përmalluari i cili së shpejti do të bashkohet me atë të cilën e do. O agjërues, dije se prej mirësisë së Allahut është që Ai ta mundësoi agjërimin në këtë muaj. Ka shumë njerëz të cilët ishin të gjallë dhe gëzoheshin me mirësitë e Ramazanit vitin e kaluar, por nuk arritën që të gëzohen me të edhe këtë vit. Andaj falenderoje Allahun për këtë mirësi dhe dije se ndoshta ky është rasti i fundit i cili nuk do të përsëritet. Dyert e hajrit në këtë muaj janë të shumta. Ato t'i përkujtojmë disa gjëra:

1. Kush agjëron dhe falet në këtë muaj me besim duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet që i ka bërë më parë. I Dërguari [salallahu alejhi ve selem] thotë:"Kush agjëron muajin e Ramazanit me besim duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet që i ka bërë më parë". Gjithashtu ai thotë: "Kush ngrihet për t'u falur në muajin e Ramazanit me besim duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet që i ka bërë më parë".

2. Në këtë muaj është nata e Kadrit e cila është më e mirë se një mijë muaj, ndërsa ibadeti në të është më i vlefshëm se ibadeti i cili bëhet brenda një mijë muajve (më tepër se tridhjetë e tre vjet). Kush falet në këtë natë, i falen mëkatet që i ka bërë më parë. I Dërguari [salallahu alejhi ve selem] thotë: "Kush ngrihet për t'u falë natën e Kadrit me besim duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet që i ka bërë më parë".

3. Në këtë muaj muslimanët tubohen për ta falur namazin e natës (teravinë). Ai i cili falet me imamin derisa ai të largohet, i shkruhet sikur të ishte falur tërë natën. I Dërguari [salallahu alejhi ve selem] thotë:"Kush falet me imamin deri sa ai largohet, i regjistrohet sikur të jetë falur tërë natën." (Transmeton Nesaiu).

4. Në këtë muaj shpërblimi i atij që bën umre është sikur shpërblimi i haxhit. I Dërguari [salallahu alejhi ve selem] thotë:"Umreja e cila kryhet në muajin e Ramazanit, e ka shpërblimin e haxhit." (Transmeton Buhariu).

5. Në këtë muaj Allahu i pranon duatë e besimtarëve, andaj kij kujdes dhe shfrytëzoje kohën duke e lutur Allahun për të mirat e kësaj bote e në veçanti për begatitë e xhenetit. Mos e harro duanë në kohën e iftarit, sepse kjo është kohë në të cilën Allahu e pranon duanë. I Dërguari [salallahu alejhi ve selem] thotë: "Tri dua janë të pranuara: duaja e agjëruesit, duaja e atij që i është bërë padrejtësi dhe duaja e udhëtarit." (Transmeton Bejhakiu).

6. Dëgjo edhe për këtë derë të hajrit! Kjo është dhënia iftar agjëruesit. Pse po e harron këtë vepër të mirë edhe pse e di se ai i cili i jep iftar agjëruesit e ka shpërblimin e njëjtë. I Dërguari [salallahu alejhi ve selem] thotë:"Kush i jep iftar agjëruesit e ka shpërblimin e njëjtë sikur agjëruesi duke mos iu pakuar shpërblimi as vetë agjëruesit." (Transmeton Tirmidhiu). Lidhur me këtë, të përkujtoj, vëlla i dashur, se ka mijëra muslimanë të cilët nuk gjejnë ushqim për iftarin e tyre, andaj mos i harro edhe këta! Gjithashtu dije se veprat e këqija në këtë muaj janë të rrezikshme, posaçërisht në këto ditë të bekuara, në këto net të ndershme, prandaj kij kujdes dhe largohu prej të gjitha mëkateve dhe shpejto me pendim që të mos jesh prej atyre që e kanë dështuar duke mos e shfrytëzuar këtë muaj të bekuar. I Dërguari [salallahu alejhi ve selem] thotë: "Ka dështuar ai i cili e arrin muajin e Ramazanit dhe ky muaj nuk i bëhet shkak për faljen e mëkateve." (Transmeton Tirmidhiu). Përsëri të përkujtoj, pendohu dhe kërko falje për mëkatet tua! Allahu në Librin e tij thotë thotë: "Pendohuni të gjithë te Allahu o besimtarë në mënyrë që të gjeni shpëtim." (En Nur; 31). Mundohu vazhdimisht ta mbushësh kohën tënde me vepra të mira, siç është leximi i Kuranit, leximi i asaj që të bën dobi. Përkujtoje vazhdimisht Allahun dhe mos e harro bamirësinë ndaj prindërve! Vizitoje farefisin dhe këshilloi ata! Bëhu bujar dhe ndihmoi të varfërit dhe të nevojshmit! Mos e harro thirjen në rrugë të Allahut, sepse ditët e këtij muaji janë pak! Ato ditë shumë shpejt largohen dhe vijnë ditë të reja të cilat thonë: "O biri Ademit, unë jam ditë e re, dëshmitare për veprat tua, andaj furnizohu me vepra të mira, sepse unë largohem dhe nuk kthehem deri në Ditën e Gjykimit. I gëzuar është ai i cili shpejton në vepra të mira duke kërkuar falje për mëkatet. Allahu xh.sh. thotë: "Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhenetin që gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës i përgaditur për ata që i besuan Allahut dhe të dërguarve të tij. Ajo është dhuntia e Allahut që ia jep kujt të dojë e Allahu është dhurues i madh." (El Hadid; 21). Kij ndërmend fjalën e Allahut: "Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhenetin që gjerësia e tij është si gjerësia e qiejve e e tokës i përgatitur për të devotshmit.". Pas kësaj më lejo të të njohtoj me disa gjëra të cilat do të ndihmojnë që t'i kalosh ditët dhe netët e këtij muaji të bekuar me më tepër ibadete. Prej këtyre gjërave është vendosmëria e sinqertë, durimi, përkujtimi i vdekjes dhe garimi në vepra të mira me vëllezërit muslimanë. Vepro ashtu që të jesh musliman më i mirë pas Ramazanit e jo më i dobët dhe mos u bën prej atyre të cilët i kthehen mëkateve pas këtij muaji të bekuar! Sa rob i keq është ai i cili nuk e njeh Zotin e vet jashtë këtij muaji! Para se të përfundoj, të përgëzoj, o agjërues i dashur, me fjalët e Allahut i cili thotë: "E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhenete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: "Ky është që me të u ushqyem dhe më parë". Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm. Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë." (El Bekare; 25). Të përgëzoj, sepse Zoti yt është mëshirues i Cili e pranon veprën e vogël dhe shpërblen për të me shpërblim të madh. Ai i falë mëkatet dhe është më i mëshirshëm për ty se nëna për fëmijën e saj. Të përgëzoj, sepse në këtë muaj hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit. Në fund të them: Nëse nuk arrin që t'i shfrytëzosh këto ditë të bekuara dhe këto net madhështore, mos e akuzo askënd, pos vetvetes, sepse me të vërtetë ke humbur një rast të madh që të shpërblehesh me shpërblime të mëdha për vepra të pakta. Unë mbetem me shpresë se përsëri do të takohemi me ty vitin e ardhshëm nëse do të jesh gjallë. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ty.

Titulli ne origjinal:
Mysafiri yt Muaji i Ramazanit

Autor: H. H.

Shqipëroi : T.Kurtishi

H. H. ,
12.11.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 09:00


Pjesë nga parathënie libri...

...Gjatë trembëdhjetë shekujve të kaluara ka pasur një faktor konstant në historinë e njerëzimit. Ky është konfrontimi mes Islamit dhe asaj që më parë ishte Bota Krishtere e tani është Bota sekulare e Perëndimit. Gjatë periudhës relativisht të shkurtë të imperializmit Europian ky rivalitet mes dy Besimeve, dy kulturave, mundeshte të harrohet. Derisa “Lufta e ftohtë” dominonte politikën ndërkombëtarem, kjo kishte pasoja minore. Tani kjo përsëri është ngritur në sipërfaqe, siç edhe e ka pasur të pashmangëshme ta bën më herët ose më vonë pasi që Islami pretendon një mision universal siç edhe e bën civilizimi Perëndimor. Motoja e sulltanëve Osmanli, “Një Botë, një Fe, një Sundimtar” jehon sot në bisedat e “Një Botë” ose “Rendi i ri Botërorë”. Por cila botë do të jetë se? A është e mundëshme bashkëjetesa e qetë? Kjo duhet të varet me një kuptim të ndërsjellë dhe, pasi që vendimet varen prej forcës për tu zbatuar, atëherë mirëkuptimi më esencial gjindet në anën Perëndimore të kufirit.

Europianët dhe Amerikanët janë aq thellë të bindur në superioritetin e kulturës së tyre sekulare, liberale, e cila e bën së paku, vështirë për ta që të kanë prekshmëri me një sistem thellësisht tjetër, sidoqoftë mirëkuptimi kërkon një shkallë të prekshmërisë. Ata mund të pyesin: Përse të lodhemi? Përgjigjja, unë jam i bindur, është se paqja dhe rendi i mirë i botës tonë në shekullin e njëzetenjë varet prej këtij kuptimi. Ummeti (komuniteti i besimtarëve) Musliman, sot, është, i dobët, i ngatërruar dhe i përçarë. Ai jo çdo herë do të jetë i tillë, dhe tani është koha për njerëzit e civilizimit, që tani në moment është dominant, të bëjnë orvatje të domosdoshme intelektuale dhe imagjinative që të parashofin fatin botëror dhe njerëzor prej një perspektive tjetër në dallim prej asaj të cilën e pranojnë si të gatshme...

Këto fjalë janë shkëputur nga prologu që bën autori
CHARLES LE GAI EATON
në librit të tij me titull:

"Islam and the Destiny of Man"


Gai Eaton,
27.11.2001
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 09:02


Namazi, thesar i fshehtë

Klithja e fundit e modës në Amerikë është e ashtuquajtura “teknika e mendimit transcendental”, përkthimi tekstual i ‎së cilës bëzan: “të medituarit e thellë abstrakt”. Kjo modë ka ardhë nga India dhe paraqet një lloj të jogës. Sikurse ‎edhe të gjitha risitë tjera, edhe ajo ka gjetur pranim të gjërë në shoqërinë amerikane. Mbi të janë shkruar libra dhe ‎punime të shumta, janë organizuar edhe tubime e kongrese të numërta. Ithtarët e kësaj teknike numërohen në ‎miliona. Ajo, madje i ka edhe lajmëtarët e vet, emisarët dhe misionarët nëpër të gjitha kontinentet, të cilët me vete ‎bartin literaturën dhe e përhapin mësimin përkatës. Edhe unë pata rastin të takohem me njërin prej atyre misionarëve ‎në klubin “Xhezira” në Kajro, i cili, natyrisht, u mundua t`i favorizojë mësimet e tij.‎

Shkurtimisht, ato mësime kërkojnë prej ithtarëve të vet që disa minuta në ditë të xhveshen nga të gjitha preokupimet, ‎të lirohen nga të gjitha brengat. Dhe duke qenë të ulur ose të shtrirë në shpinë, duke i mbyllur sytë dhe duke i harruar ‎të gjitha, madje edhe vetëveten, të dalin nga lëkura e tyre dhe të kalojnë në gjendje të lirimit (xhveshje) të plotë... ‎në qetësinë e pavlerë të kotësisë (kurrgjësë)... Çdonjërit prej ithtarëve të tij, misionari ia zgjedhë formulën e caktuar, ‎të cilën ky e përsëritë. Ajo formulë, zakonisht përbëhet prej disa fjalëve në sanskritishte, të cilat për ithtarin nuk kanë ‎domethënie. Në të vërtetë, kanë kuptim aq sa i është e nevojshme t`i ndihmojnë që më lehtë ta xhveshë veten, të ‎lirohet nga kjo botë dhe t`i japë fund brengave, telasheve dhe tensioneve, duke kaluar kështu në tjetrën, botën ‎transcedentale, botën e qetësisë dhe shpëtimit.‎

Ajo teknikë, në të vërtetë është një lloj ftese, që mendjes t`i jipet pak pushim (çlodhje) nëpërmes së cilës shpirti do ‎të gjente qetësi dhe pushim nga të gjitha vuajtjet... Ai misionar m`i tregoi librat, revistat, punimet profesionale dhe ‎të dhënat statistikore të cilat vërtetojnë se shumë njerëz janë shëruar nga shtypja e gjakut, sëmundja e zemrës, ‎çrregullimeve hormonale dhe kokëdhembjes kronike, disa muaj pas përdorimit të kësaj teknike.‎

Në njërën prej këtyre punimeve qëndronte se si mjeku përcjellte shtypjen e gjakut të një sëmuri në kohën e seancës, ‎kurse aparatet regjistruan zvogëlim të dukshëm të shtypjes së gjakut, ngadalësim të pulsit dhe rivendosje të ‎baraspeshës midis përbërjes kimike të gjakut. Në bisedën e gjatë që e bëmë, ky misionar më tha se ka mbajtur disa ‎ligjërata pranë sqarimeve praktike të mësimit të tij, në të njejtin klub, por mu ankua se nuk ka gjetur mirëkuptim të ‎duhur të atyre që prezentonin, e as në jehonë e efekt të pritur, e as në përgjigje të thirrjes.‎

Iu përgjigja se ajo është gjë normale dhe e pritur, sepse, atë çka e flet dhe e propagon, për neve nuk është e re. Për ‎më tepër, ne si muslimanë, i ushtrojmë dhe i praktikojmë këto teknika pesë herë në ditë... Ato janë pjesë përbërëse ‎të lutjes sonë islame të cilën na e urdhëroi dhe sqaroi Pejgamberi ynë, salavati dhe selami qoftë mbi të. Namazi ynë ‎është i kushtëzuar me këtë përgatitje shpirtërore, që falësi plotësisht të lirohet nga brengat dhe preokupimet e tij, t`i ‎hudh të gjitha pas tij, ta braktisë vetëveten, dëshirat e tij, qejfet, mendimet dhe parafytyrimet duke thënë: ” Allahu ‎Ekber” (Allahu është më i Madhi).... Do me thënë: më i Madh se krejt këto. Të qëndrojë në sexhde plotësisht i qetë ‎dhe i dorëzuar, sikur ta lëshonte këtë botë...‎

Namazi ynë, megjithatë, dallon mbi teknikën të cilën ky misionar e përhapë dhe e rekomandon. Sepse, namazi nuk ‎është braktisje e botës së brengave dhe shqetësimeve dhe dalje në botën e zhvleftësisë absolute dhe qetësisë boshe... ‎Ne nuk ndihmohemi me formulat dhe talismane sanskrite të cilat nuk kanë kurrfarë kuptimi. Ne e lartësojmë Allahun ‎duke i lexuar Emrat e Tij: I Mëshirshmi, I Lartësuari, Zot i ditës së gjykimit. Kështu që, në këtë mënyrë, në zemrat ‎tona ta ballafaqojmë atë prezencë të bukur hyjnore që nuk ka si ajo të ngjashme.‎

Gjithashtu i thashë se namazi, besimtarit i ofron qetësi të plotë dhe pushim, të cilën ai e rekomandon, madje edhe më ‎shumë se kjo... Pastaj, namazi nuk është kurrfarë pushimi për mendje, veçse ripërtëritje e zemrës dhe hapje ‎shpirtërore, gjatë së cilës, besimtari pranon sasi të re të dritës, të ekspozuar të vazhdueshëm para mirësisë së Tij, ‎goditje të re të mëshirës dhe lëshim të ri mbështetjes së Zotit. Namazi është shumë frytëdhënës dhe moment i pasur, ‎në të cilën besimtari përtërinë lidhjen me burimin e fshehur nga e cila e nxjerr ekzistimn e tij. Ndarja me botën e ‎njollave, të këqijave dhe brengave, përcjellë takimin me botën e bukurisë. Qëkëndej edhe dobia e dyfishtë e namazit ‎për atë që e kryen.‎

Nëse muslimani e falë namazin me plotë koncentrim, prezencë, përkushtim dhe pastrim, ajo i bëhet ilaq për të gjitha ‎sëmundjet të cilat i përmendët, bile edhe më shumë se ajo, i thashë bashkëbiseduesit. Sikur të bëhej analiza e gjakut, ‎sikur të matej tensioni i gjakut dhe pulsi, pastaj të bëhej inçizimi i trurit gjatë kohës së namazit, do të vinim deri te ‎rezultate më të mëdha dhe më të shkëlqyeshme se sa ato rezultate të cilat ju i përmendët në teknikat tuaja, i thashë ‎atij... Mirëpo, fatkeqësisht, askush në Amerikë nuk shikon në Islam ashtu siç në të vërtetë është ai, e as që dikush ‎tenton që si të tillë ta studiojë.‎

Lutja islame do të mbetet thesar i fshehur, përmbajtjen e së cilës nuk e di askush, përveç atij i cili e kryen me ‎prezencë të plotë të shpirtit... All-llahu na thotë: “kryene lutjen”, e nuk thotë “lutuni”... Sepse, namazi i vërtetë ‎është ai, i cili kryhet dhe në të cilin marrin pjesë të gjitha organet pranë zemrës, mendjes dhe shpirtit...‎

Evropiani gabon në atë që ai mendon, se lutja islame përbëhet prej lëvizjeve të zakonshme dhe se ajo, më së shumti ‎çka mund të jetë, është pastrimi dhe fiskultura. Ai shikon vetëm anën formale, e nuk shikon më tutje... ‎

Të qëndruarit në namaz (kijami) është lartësimi i Allahut, pranë të theksuarit “Allahu Ekber” (Allahu është më i ‎Madhi). Pastaj, vijon ruku`ja, e pastaj me përulje dhe respekt të rënët në sexhde. Ajo është gjendje e dorëzimit dhe ‎lirisë së plotë, gjendje e pushimit të plotë shpirtëror, në të cilën është të shprehurit dhe të dëshmuarit e Lartësisë së ‎Zotit me fjalët: ”Falem para Përsosmërisë Tënde, O Zoti im i Lartë” (Subhane rabbijel-e`ala)... Shprehja “Subhane” ‎do të thotë se Atij askush nuk i është i barabartë... Kjo, në të vërtetë është, të pranuarit e pafuqisë së plotë që të ‎prezentohet dhe të paraqitet Madhëria e Tij. Pafuqia e gjuhës, pafuqia e fjalëve, pafuqia e mendjes që të përshkruhet ‎I Dashuri. Ky është kulminacioni shpirtëror i bisedave të fshehta. Kështu pra, namazi nuk është lëvizje e zakonshme ‎dhe e pakuptimtë. Namazi mbetet thesar i fshehur, mbi të fshehtat e së cilës dimë shumë pak, kurse të folurit mbi ‎namazin nuk ka fund.‎

Dr. Mustafa Mahmud

Nga gjuha arabe: Mesud Hafizoviç (rahmetullahi alejhi)‎

Përktheu dhe pershtati nga boshnjakishtja: Rijad Misini

Redaktoi/Ramadan Ramadani

Dr.Mustafa Mahmud,
29.3.2002
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 09:05


Porosia ime për të riun

Vëlla! Të porosis ty dhe veten për takva (frikë-respekt-dashuri) tek Allahu dhe jetën ta vazhdosh nën dritën e kësaj vetëdijeje. Allahu të ndihmoftë në mënyrë më të mirë për të arritur këtë sukses! Takvaja i mbulon të gjitha dëshpërimet. Nëse ruhesh prej njerëzve, dije se ata s’mund të të sjellin kurrfarë dobie para të Gjithfuqishmit, i Cili thotë:

“Dhe kushdo që ka frikë Allahun dhe përmbush detyrimin ndaj Tij, Ai do t’i sjellë rrugë për të dalë (nga çdo vështirësi).” (et-Talak, 2)

“...dhe kushdo që ka frikë Allahun dhe plotëson detyrimin ndaj Tij, Ai do t’ia bëjë atij çështjen të lehtë.” (et-Talak, 5)

Të porosis që ta ndjekësh rrugën e respektimit dhe adhurimit Allahut. Asnjëherë mos e kundërshto Atë! Për çdo problem drejtohu kah Ai me tërë zemrën! Mos u mbështet te njerëzit dhe mos prit që ata të t’i zgjidhin çështjet tua! Për ty mbështetje dhe burim sigurie le të jetë vetëm Allahu (subhanehu veteala)!

Në Kuranin Fisnik thuhet:

“Dhe kushdo që mbështetet e vë shpresat tek Allahu, atëherë Ai do t’i mjaftojë atij plotësisht.” (et-Talak, 3)

Dije fort mirë se të gjitha krijesat janë të dobëta dhe të pafuqishme dhe i janë të nënshtruara rrjetit të ligjeve të vëna nga Krijuesi. Ai që s’mund t’i sjellë dobi vetvetes si do t’i sjellë dobi tjetrit? Disa nga dijetarët e selefit që e kanë ditur këtë të vërtetë kanë thënë: “Kërkimi i ndihmës së një krijese nga një krijesë tjetër i përngjan kërkimit të ndihmës së një të burgosuri nga një i burgosur tjetër.”

Mendo mirë! Familja, malli dhe fëmijtë le të të mos pengojnë nga adhurimi Allahun (subhanehu ve teala). Nëse njëra nga këto ose të trija t’i shkëpusin lidhjet me Allahun, dije se tërë jeta të ka shkuar huq e kot! I Gjithmëshirshmi në Kuranin famëlart thotë:

“O ju që keni besuar! Mos t’jua largojnë vëmendjen nga kujtimi i Allahut as pasuritë dhe as fëmijët tuaj. Dhe kushdo që e bën këtë, atëherë ata janë të humburit.” (el-Munafikun, 9)

Përkujtimi dhe përmendja e Allahut të afrojnë te Lartmadhëria e Tij. Përmendja dhe dhikri janë të mundshëm vetëm me leximin e Kuranit, të menduarit gjerë e gjatë rreth të lexuarës, të kuptuarit mirë urdhëresat dhe ndalesat, kryerjen e detyrimeve dhe largimin prej harameve.

MOS U SHOQËRO ME NJERËZ TË KËQIJ

Në të gjitha veprimet tua mundohu ta zbatosh sunnetin e të Dërguarit të Allahut! Në asnjë punë tënde, qoftë ajo e madhe ose e vogël, e rëndësishme ose e parëndësishme mos e kundërshto sunetin e të Dërguarit të Zotit!

Allahu thotë:

“Dhe le të kenë mendjen ata që nuk pajtohen me urdhërin e të Dërguarit që të mos bjerë mbi ta ndonjë fitne (sprovë) ose t’u jepet një ndëshkim i dhimbshëm!” (en-Nur, 63)

“Në qoftë se i bindeni atij (të Dërguarit), do të jeni në rrugë të drejtë.” (en-Nur, 54)

Në çështjen e urdhërimit të së mirës dhe ndalimit nga e keqja ndiqe rrugën e dijetarëve të selefit: në çdo gjë fillo me vetveten! Allahu na rrëfen se Shuajbi (alejhi’s-selam) i është drejtuar popullit të vet me fjalët:

“Unë nuk dua, në kundërshtim me ju, të bëj atë që jua ndaloj juve që ta bëni.” (Hud, 88)

Është urdhëruar Isain (alejhi’s-selam):

“Së pari këshilloje vetveten! Ke të drejtë t’i këshillosh të tjerët vetëm nëse vet ke marrë këshillë nga fjala jote. Përndryshe kij frikë nga Unë!”

Edukoje veten që të shoqërohesh me njerëzit e mirë dhe të qëndrosh larg të këqijve.

Pejgamberi (alejhi’s-selam) ka thënë:

“Kush i përngjan një populli, ai është prej tyre.”

“Njeriu është (dhe do të jetë) bashkë me atë që e do!”

“Mos u shoqëro me të tjerët pos besimtarëve! Ushqimin tënd le të mos e hajë tjetërkush pos atyre që janë të devotshëm!”

Ebu Turab en-Nahshebi lidhur me shoqërimin me njerëz të këqij ka thënë: “Shoqërimi me njerëz të këqij shkakton lindjen e mendimeve të këqija për njerëzit e mirë.”

MOS JU AFRO UDHËHEQËSVE TIRANË

Ruaju mirë nga hyrja në oborret e udhëheqësve zullumqarë, nga shkelja në pallatet e tyre dhe të qenurit i afërt me ta, sepse Pejgamberi (alejhi’s-selam) ka thënë: “Assesi mos u bë i afërt me ta! Kush i aprovon rrenat e tyre dhe u ndihmon në padrejtësitë që i bëjnë, s’është prej mua e as që unë jam prej tij. Ky person në botën tjetër s’mund të vijë në krye të Havdit. Ai që afrohet me ta por nuk ua aprovon rrenat dhe s’u ndihmon në padrejtësitë e tyre, është prej mua dhe unë jam prej tij. Ky person në botën tjetër do të jetë në krye të Havdit.”

Nëse je i detyruar të shkosh në oborin (rezidencën) e udhëheqësit dhe të hysh në mexhlisin e tij, atëherë bëje atë që të ket dobi nga këshillat tua. Urdhëroe ate për punë të mira dhe pengoe nga e shtrembëra dhe gabuara. Pejgamberi (alejhi’s-selam) ka thënë: “Dëshmorët më të lartë janë Hamza bin Abdulmuttalib dhe ai që prijësin tiran e urdhëron për punë të mira dhe e ndalon nga e shtrembëra dhe e gabuara.”

MOS E NËNÇMO ASNJË DHUNTI TË ALLAHUT

Sa më pak hyn në shtëpitë dhe pallatet e parisë të ndonjë shoqërie që është thelluar në bollëk dhe që veten ia ka dorëzuar kënaqësive epshore, sepse hyrja te ta do të çojë që të mahnitesh nga stolitë dhe pasuritë e tyre dhe t’i zvogëlojë në syrin tënd dhuntitë e mëdha të Allahut, i Cili Pejgamberin (alejhi’s-selam) e urdhëron:

“Dhe mos i hidh sytë me lakmi për gjërat të cilat Ne ua kemi dhënë disave prej tyre për kënaqësi të shkëlqimit (të përkohshëm) të jetës së kësaj bote me qëllim që ne të mund t’i provojmë me ta, por shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe më i vazhdueshëm.” (Taha, 131)

I Dashuri ynë, Muhammedi (alejhi’s-selam), ka thënë: “Shikoje atë që (nga të mirat e kësaj bote) është në shkallë më të ulët se ti e jo atë që është më i lartë! Kjo do të ndihmojë që të mos i nënçmosh dhuntitë që t’i ka falë i Lartmadhëruari.”

Asgjë të kësaj bote mos ia bën vetes çështje e dert. Jahja bin Muadhi ka thënë: “Dynjaja është një hiç. S’ia vlen as dëshpërimit për një çast. Kur e di se hisja jote e kësaj bote është e paktë, pse atëherë tërë jetën dëshpërohesh?”

KËRKOJE DHE GJEJE MË TË MIRËN PËR TY

Brenda kushteve në të cilat gjendesh hulumto dhe gjeje atë që është më e mirë për ty. Sehl bin Abdullahu ka thënë: “Koha është gjëja më e shtrenjtë që ke. Plotësoje atë me gjëra të çmuara si ajo!”

Ca të urtë janë shprehur kështu: “Gjërat më të shtrenjta që ke janë zemra dhe koha. Kij kujdes ndaj tyre!”

Braktise çdo fjalë, vepër dhe lëvizje që s’të intereson, sepse Pejgamberi (alejhi’s-selam) ka thënë: “Nga Islami i bukur i njeriut është mosmarrja me gjërat që nuk i përkasin atij (interesojnë)!”

BËHU I SINQERTË NË BESIM DHE SJELLJE

Përqafoje sinqeritetin në çdo vepër e adhurim. Allahu (subhanehu ve teala) ka thënë:

“Ata nuk u urdhëruan për tjetër, veçse ajo që duhet të adhuronin vetëm Allahun dhe të mos adhuronin tjetër përveç a përkrah Tij, të adhuronin Atë me besim të vërtetë e me përkushtim të plotë...” (el-Bejjine, 98)

Pejgamberi (alejhi’s-selam) mes tjerash ka porositur sinqeritetin dhe dëlirësinë: “Kryeje ibadetin me përkushtim e sinqeritet! Të mjafton edhe e pakta e nga ibadeti i kryer në këtë mënyrë.”

Bëhu i ndershëm e besnik në të gjitha punët, sepse të ka shkuar kot çdo moment në të cilin nuk ke vepruar me drejtësi. Allahu thotë:

“Nga besimtarët ka njerëz që e mbajtën me të vërtetë besën me Allahun...” (el-Ahzab, 23)

Pejgamberi (alejhi’s-selam) lidhur me ndershmërinë (sidk) ka thënë: “Ndershmëria shpie në mirësi.”

VAZHDIMISHT KËRKO FALJE PREJ ALLAHUT

Mendo rreth mëkateve të bëra! Zaten Muhammedi (alejhi’s-selam) gjithmonë ka qenë i menduar dhe i brengosur. Mendo rreth veprave të shëmtuara që ke kryer dhe kaloi ato nëpër kokë. Drejtohu Zotit me ndjenjë të pishmanllëkut të plotë për veprat e këqia të bëra dhe lute Ate për falje. Pejgamberi (alejhi’s-selam) ka thënë: “Pishmanllëku është pendim.” “Allahu e mbron nga çdo e keqe njeriun që vazhdimisht kërkon falje, në çdo ngushtësi i ofron rrugëdalje dhe i jep rizk me tepër se sa që pret ai.” “Personi që pendohet, është sikur ai që nuk bën gjynahe.”

DHËNIA PAS KËSAJ JETE ME ASHK

Pakësoi kontaktet me ata që me ashk janë të dhënur pas kësaj bote, sepse këta njerëz bëhen shkaktarë që edhe ti të jipesh pas kësaj bote për së tepërmi dhe duke u dhënë përparësi gjërave materiale të qëndrosh larg Allahut. Mëshiruesi ta tërheq vërejtjen që të mos lidhesh tepër pas dynjasë:

“Dijeni se jeta e kësaj bote është vetëm lojë, qejf, salltanet dhe mburrje e ndërsjellë mes jush dhe rivalitet për pasuri e fëmijë...” (el-Hadid, 20)

Shoqërohu me njerëz që e kanë nxjerrë prej zemrës dashurinë ndaj dynjasë dhe që s’i japin rëndësi asaj! Miqësohu me njerëz që i kanë lënë mënjanë zbavitjet dhe qejfet e kësaj bote dhe që i japin përparësi ahiretit. Njerëzit me sjelljet e këtilla synojnë pëlqimin (riza) e Allahut dhe ahiretin. Allahu lidhur me këto dy grupe thotë:

“Kushdo që dëshiron për gjërat kalimtare (të kënaqësisë së kësaj bote), Ne ia japim atij menjëherë çfarë ne duam dhe për kë Ne duam. Pastaj mbas kësaj ne kemi përcaktuar për të xhehennemin, aty do të digjet i përçmuar dhe i flakur tej. Dhe kushdo që dëshiron jetën e fundit, përpiqet dhe i shërben asaj me mundin që duhet për të duke qenë besimtar, atëherë të tillët janë ata përpjekja e të cilëve do të jetë e pëlqyer.” (el-Isra’, 18, 19)

Allahu na lajmëron se venbanimi i përhershëm i atyre që vrapojnë pas kënaqësive kalimtare dhe që me ashk lidhen pas kësaj bote do të jetë xhehennemi. Përkundër kësaj, na lajmëron se me shpërblimet më të mira do t’i shpërblejë ata që synojnë bukurinë e botës së pastajme dhe që të bindur punojnë për të. Xhenneti arrihet me përpjekje, orientim kah Allahu, qëndrim në këmbë duke bërë ibadet dhe të dëshiruarit atë me të cilën është i kënaqur Ai. Allahu i çmon këta njerëz dhe u dhuron bukuri përtej shpresave të tyre. Kjo bukuri do të thotë qëndrimi i Tij afër këtyre robërve dhe dhënia mundësi për ta parë Lartmadhërinë e Tij.

Në Kuranin Fisnik thuhet:

“Me të vërtetë që të përkushtuarit (në besimin e pastër islam) do të jenë ndër kopshte të begatë dhe lumenj. Në kuvendin e së vërtetës pranë Mbisunduesit Fuqiplotë.” (el-Kamer, 54-55)

“Disa fytyra atë Ditë do të jenë që shkëlqejnë, duke parë Zotin e tyre.” (el-Kijame, 22-23)

Jetës së kësaj bote mos i jep rëndësi më tepër nevojave tua, përndryshe të pengon nga nënshtrimi dhe adhurimi ndaj Zotit. Nga pasuria e kësaj bote të mjafton aq sa ta mundësh urinë dhe t’i mbulosh pjesët e turpit. Të mjaftojnë një shtëpi për banim, një copë bukë dhe uji.

SILLU MIRË ME PRINDËRIT DHE MOS I NDËRPRIT MARRËDHËNIET ME FAREFISIN

Ndero prindërit dhe bëhu bamirës ndaj tyre. Allahu hakun e vet e përmend bashkë me hakun e nënës dhe babës:

“Më falënderoni Mua dhe prindërit tuaj, tek Unë është kthimi i fundit!” (Lukman, 14)

Është pyetur Muhammedi (alejhi’s-selam): “Kush meriton më së tepërmi mirësjelljen e respektin tim?” Pejgamberi është përgjigjur: “Nëna!” E pas saj? Ai prapë është përgjigjur: “Nëna!” Për së treti është pyetur: “E më pas?” Prapë është përgjigjur: “Nëna!” Për të katërtën herë ka thënë: “Babai dhe mëtutje farefis tjetër sipas shkallës së afërsisë.”

Ruaj lidhjet me farefisin, sepse ruajtja e këtyre marrëdhënieve e shton bereqetin. Ndërprerja e marrëdhënieve me të afërmit është një nga mëkatet e mëdha. Në subjektin e marrëdhënieve farefisnore Muhammedi (alejhi’s-selam) ka thënë: “Fjala rahm (farefisi) është e lidhur me fjalën Rrahman (i Gjithmëshirshmi). Allahu ka thënë: Kush i ruan lidhjet me ty edhe unë i ruaj lidhjet me të. Kush i ndërpret lidhjet me ty edhe unë i ndërpres lidhjet me të.”

Sillu mirë me vëllezërit e motrat, miqtë e shokët, shërbëtorët dhe me ata për të cilët kujdesesh. Pejgamberi (alejhi’s-selam) Muadh bin Xhebelin duke e dërguar si vali në Jemen e ka këshilluar me fjalët:

“Sillu mirë me njerëzit!”

Në një hadith tjetër thuhet: “Morali i mirë është gjëja më e rëndë në peshore.”

RESPEKTOI FQINJËT

Çmoi fqinjët tu dhe kalo mirë me ta, sepse Muhammedi (alejhi’s-selam) ka thënë: “Kalo mirë me fqinjët që të bëhesh musliman i plotë!” “Xhebraili aq shumë më këshilloi për fqiun saqë mendova se do ta bëjë trashëgues timin.”

Mos e kurse ndihmën për fqiun që ka nevojë. Pejgamberi (alejhi’s-selam) ka thënë se “Allahu i ndihmon besimtarit përderisa ai i ndihmon vëllait të vet musliman që ka nevojë për ndihmë.”

Pranoje kërkimin e faljes nga çdo individ pa marrë parasysh se a e thotë atë me seriozitet ose jo, sepse Allahu e lavdëron Jusufin (alejhi’s-selam) i cili e pranoi pendimin e vëllezërve të vet dhe ua fali:

“Asnjë qortim për ju, Allahu ju fali...” (Jusuf, 92)

Transmetohet se Pejgamberi (alejhi’s-selam) ka thënë: “Besimtarit që nuk e pranon pendimin e vëllait të vet musliman do t’i shkruhet mëkati si i atij që vjedh në peshore.”

MËSOI DHE APLIKOI RREGULLAT E MIRËSJELLJES

Mos e nxjerr në shesh asnjë të metë të muslimanit, sepse Muhammedi (alejhi’s-selam) ka thënë: “Kush ia mbulon të metat vëllat të vet musliman, Allahu do t’ia mbulojë atij të metat në dynja dhe ahiret.”

Mos i ndërprit lidhjet edhe me personin që shkëputet prej teje. Bëji mirë atij që të bën keq. Duro ndaj atij që të bën padrejtësi dhe fale. Pejgamberi (alejhi’s-selam) ka thënë: “Mos i ndërprit lidhjet me atë që i ndërpret marrëdhëniet me ty! Fale atë që të bën padrejtësi! Bëji mirë atij që të bën keq!”

Mos u bëj ziliqar ndaj të tjerëve për çështje të kësaj bote, sepse Muhammedi (alejhi’s-selam) ka thënë: “Mos u bëni ziliqarë ndaj njëri-tjetrit!”

Respektoi pleqtë dhe mëshiroi fëmijët! Muhammedi (alejhi’s-selam) lidhur me këtë ka thënë: “Ai që nuk i mëshiron të vegjëlit dhe që nuk i respekton pleqtë tanë nuk është prej nesh.”

MOS U NDAJ NGA MIRËSJELLJA

I Dërguari i Zotit ka thënë: “Turpi është prej besimit!” “Turpi në tërësi është mirësi.”

Bëhu modest ndaj të varfërve dhe sillu me butësi e mëshirë, sepse Allahu kështu e këshillon Pejgamberin (alejhi’s-selam) lidhur me të varfërit:

“Dhe mos i kthe prapa ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje duke kërkuar Fytyrën e Tij.” (el-En’am, 52)

Trego madhështi karshi pasanikëve që e pëlqejnë vetveten dhe që fryhen pa ndjerë turp.

Sufjan eth-Theuri, njëri nga dijetarët e mëdhenj, ka thënë: “Shfaqja madhështi ndaj pasanikëve mundëson arritjen e hakut te ata që e meritojnë.”

Trego madhështi edhe ndaj të pasurit që e sheh veten të vetëmjaftueshëm dhe konsideron se nuk ka nevojë për Zotin. Pejgamberi (alejhi’s-selam) ka thënë: “Pasanikut falënderues i shkruhen sevape sa të varfërit durimtar.”

Në çdo çështje personale dhe të përgjithsme konsultoi njerëzit që i frikohen Allahut dhe kanë takva. I Lartmadheruari e ka urdhëruar Muhammedin (alejhi’s-selam) që të konsultohet me ashabët e tij: “Dhe këshillohu me ta për punët.” (Al-i Imran, 159)

Pas konsultimit të bërë, kur të vendosësh mbështetu vetëm te Allahu. Ndjenjën e sigurisë që e ke ndaj Allahut mos ua ndaj njerëzve, të Gjithfuqishmit mos i përshkruaj shok! Në Kuranin famëlart hasim edhe në fjalët në vijim:

“Kur të vendosësh për diçka, mbështetu te Allahu, se Ai me të vërtetë, i don ata që i mbështetin shpresat vetëm tek Ai.” (Al-i Imran, 159)

Mbështetja te Allahu (tevekkul) do të thotë që në çdo punë e çështje dorëzanës ta bësh të Gjithmëshirshmin, t’ia lësh zgjidhjen e tyre Atij dhe më pas me pëlqim të plotë ta aprovosh vendimin e Tij. Të mjafton që Ai të merret me çështjet tua.

BËHU I SJELLSHËM

Bëhu i mirë ndaj shokëve e miqve. Bëja rregull vetes sjelljen e mirë dhe dashamirësinë. Transmetohet se Pejgamberi (alejhi’s-selam) ka thënë: “Trego mirësjellje edhe ndaj atij që e meriton edhe ndaj atij që s’e meriton! Mirësinë që ia bën atij që s’e meriton, e meriton ti.”

“Toleranca dhe butësia e zbukurojnë çdo gjë. Injoranca dhe torollakllëku e shëmtojnë çdo gjë.”

Mëso gjuhën tënde që gjithmonë të thotë fjalë të mirë e të bukur. Pejgamberi (alejhi’s-selam) ka thënë: “Fjalët që i thotë gjuha janë ato që njeriun e fusin në zjarrin e xhehennemit.”

Një ditë Ebu Bekri (r.a.) kishte bërë me shenjë kah gjuha dhe i kishte këshilluar ata që ishin prezentë:

“Ja kjo është ajo që më shkatërroi!”

RESPEKTOJE TË DREJTËN E NJERËZVE

Mbroje veshin nga të dëgjuarit e rrenës, përgojimit, shpifjës dhe gjërave të padobishme. Allahu thotë:

“Me të vërtetë që të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemra, secila prej tyre do të pyetet.” (el-Isra’, 36)

Respektoje hakun e njerëzve dhe mos prit që ata ta respektojnë hakun tënd. Ngase vepra më e çmuar është përmendja e Allahut dhe respektimi i të drejtave të njerëzve.

Vazhdo të pendohesh në çdo moment duke iu drejtuar Allahut me ndjenjë të plotë të pendimit. I Dërguari i Zotit ka thënë: “Me të vërtetë unë brenda ditës pendohem njëqind herë.”

GJITHMONË PËRKUJTOJE DHE PËRMENDE ALLAHUN

Ruaju nga ngrënia e gjërave të ndaluara dhe të dyshimta dhe nga ulja në sofrat e atyre që veprojnë në kundërshtim me urdhërat e Allahut. Në veçanti, në asnjë mënyrë mos u ul në sofrat e udhëheqësve tiranë dhe të ndihmësve të tyre. Çdo trup që zhvillohet me fitim jolegjitim më tepër e meriton Zjarrin.

Muhammedi (alejhi’s-selam) e ka ndaluar përgjigjen ftesave të mëkatarëve dhe ngrënien e ushqimit të tyre.

Dije se Allahu të kontrollon në çdo gjendje e vepër, madje edhe në çastet kur je i vetmuar.:

“Sigurisht Allahu është kurdoherë Gjithëvëzhgues.” (en-Nisa’, 1)

Trego vazhdimësi në përkujtimin dhe të përmendurit e Allahut. Përmendja yte të Madhin Zot mundëson që edhe Ai të të përmend ty. I Lartmadhëruari thotë:

“Kështu pra, më kujtoni Mua, (që) unë t’ju kujtoj ju...” (el-Bekare, 152)

Në një hadith kudsi thuhet: “Allahu ka thënë: Personit të cilin përmendja e emrit Tim e ndalon nga të kërkuarit nga Unë plotësimin e nevojave, do t’i jap më tepër sesa atyre që kërkojnë.”

KËSHILLOE ÇDO NJERI

Pakësoje qeshjen! Rrëfehet se Muhammedi (alejhi’s-selam) ka thënë: “Të qeshurit e shumtë e mbyt zemrën.”

Vdekjen gjithmonë shikoje si të afërt, kurse plotësimin e dëshirave si një gjë të largët. Kjo do të ndihmojë të bësh vepra të mira. Allahu lidhur me mohuesit e të vërtetës thotë:

“I lini vetëm ata të hanë e të shijojnë (të mirat e përkohshme të kësaj bote) si dhe t’i përkushtohen shpresës së kotë.” (el-Hixhr, 3)

Një ditë Pejgamberi i vizatoi në dhé dy vija dhe tha: “Ja ky është njeriu e ky është exheli i tij.”

Pandërprerë këshilloi njerëzit! Nga sahabët, Xherir bin Abdullahu thotë: “Ia dhash besën të Dërguarit të Zotit se do ta këshilloj çdo musliman.”

Më në fund duhet ta dish fort mirë se në gjithë këtë që u tha deri këtu mund të arrish sukses vetëm me ndihmën e Allahut.

FJALA E FUNDIT

Trego vazhdimësi në këto:

* Edukoe veten duke e kundërshtuar nefsin.

* Ushqehu me rizk hallall!

* Ruaje syrin prej harameve dhe gjërave të dyshimta!

* Ruaje gjuhën prej fjalëve të fëlliqura.

* Zemrën mbaje vazhdimisht nën mbikëqyrje.

* Ruaji sekretet!

* Trego dhembshuri ndaj krijesave!

* Këshilloje çdokënd!

* Për t’i arritur këto shkallë vazhdimisht lute Allahun!

* Gjithmonë qortoje nefsin dhe për të ushqe mendim të keq, kurse për njerëzit mendim të mirë!

* Dashuroi dhe respektoi të devotshmit!

* Bëju mirë dhe ndihmoju të varfërve.

* Përpiqu që të zotërosh virtyte të këtilla të larta!

Allahu të ndihmoftë që ta respektosh Lartmadhërinë e Tij!

Dije mirë se duke t’i porositur këto gjëra, nuk njoh njeri që më tepër se unë ka nevojë për to. Njeriu më fatzi është ai që i këshillon të tjerët ndërsa për vete nuk merr mësim. E lus Allahun që t’i largojë perdet e gafletit dhe dyshimit.

Duke të lënë nën mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e Allahut, të porosis që t’i lutesh Atij që të ma pranojë pendimin. Ndoshta në saje të kësaj lutjeje ma pranon atë. Ai ka fuqi për një gjë të tillë.

Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Zotit. S’ka fuqi as forcë pos asaj të Allahut.

Të gjitha falënderimet i takojnë vetëm Zotit të botëve. Zoti im prano! Amin!

Shkëputur nga:TË METAT E NEFSIT Shkup, 2001 Titulli i origjinalit: عيوب النفس Autori: Ebu Abdurrahman es-Sulemi Titulli i përkthimit në turqisht: Nefsin Ayýplarý Ýlke Yayýncýlýk, Ýstanbul- 2000 Përktheu: Ali Pajaziti (botim privat) botues: Alajdin Idriz redaktor:Ramadan Ramadani redaktor teknik:Xhevad Hot lektor : Zeqirja Ibrahimi

Ebu Abdurrahman es-Sulemi,
13.6.2002
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 09:07


Porosia djalit

Dije djali im - të udhëzoftë All-llahu në rrugë të drejtë - njeriu dallohet me logjikë edhe atë vetëm për të punuar me te. Për këtë shkak përdore logjikën dhe mendo në vete, do të kuptosh me argument se ti je krijesë që ke obligime, të cilat kërkohen prej ty. Duhet të dishë se melekët i shkruajnë (regjistrojnë) fjalët dhe veprimet tuaja dhe giithashtu duhet te dishë se çdo frymëmarrje e të gjallit është një hap kah vdekja. Koha e qëndrimit në Tokë është e kufizuar, është e shkurtë, kurse qëndrimi në varr i gjatë dhe dënimi i atij që pason epshin është i dhembshëm.

Pra, ku është kënaqësia e dheut? Shkoi e nuk la asgjë përveç pendimit.

Ku është dëshira e epshit? Sa koka ka mposhtë e sa këmbë kanë rrëshqitur për shkak të saj.

Çdokush që është kënaqur është kënaqë duke e kundërshtuar epshin e tij, kurse çdokush që i ka dhënë përparësi dynjasë para ahiretit është dëshpëruar. Merr këshilla prej mbretërve dhe asketëve që kanë kaluar para teje ku është kenaqesia e tyre dhe lodhja e tyre?

Mbeti mëshira e madhe dhe përkujtimi i mirë për njerëzit e mirë dhe thënie të këqija përfundim i ashpër për mëkatarët. E gjithë kjo harrohet siç harrohet uria pas ngopjes.

Sa shok i keq është përtacia ndaj veprave të mira. Dashuria për rehati trashëgon pendim që tejshkon çdo kënaqësi. Për këtë shkak ke kujdes dhe përpiqu për vetveten.

Dije se veprimi i farzeve dhe largimi nga harami është detyrë e domosdoshme, kurse ai që i kapërcen këta kufïj atë e pret zjarri.

Dije se kërkimi i veprave të mira është qëllimi i muxhtehidëve (atyre që mundohen). Veprat e mira kanë dallim mes tyre. Disa vepër të mirë e konsiderojnë zuhdin në dynja, të tjerët thonë se adhurimi është vepër e mirë. Në realitet nuk është vepër e mirë dhe e plotë përveç bashkimi i diturisë dhe i veprës. Nëse këto dy gjëra realizohen, kjo pronarin e këtyre dy gjërave e ngritë në gradë të realizimit të njohjes së Krijuesit dhe e shpie kah dashuria, frika dhe mallëngjimi për Të. Kjo njëherit është edhe qëllimi i besimtarit, ngase në pajtim me vullnetin tënd për punë vijnë edhe detyrat.

Çdo send që shpresohet nuk arrihet e as çdo gjë që kërkon s'mund ta gjeshë, mirëpo detyrë e robit është të mundohet. "Çdokujt i lehtësohet rruga për atë që është krijuar".

DETYRAT, VEPRAT E MIRA DHE ASPIRATAT E LARTA

Vepra e parë në të cilën duhet të ndalesh është: njohja e All-llahut [subhanehu ve teala] me argument. Është e ditur se ai që shikon qiejt e lartësuar dhe tokën e vendosur rrafsh dhe ai që vëren këto gjëra të ndërtuara me një mençuri absolute, sidomos nëse shikon trupin e tij, kupton se medoemos këto krijesa dhe krijime të kenë Krijuesin dhe Mjeshtrin e tyre.

Pastai ndalu dhe përqëndrohu në argumentet e sinqerta të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Argumenti më i madh është Kur'ani i Madhëruar dhe nëse të gjitha krijesat tubohen për të bërë një sure të tillë, nuk do të kenë mundësi. Nëse një person vërteton ekzistencën e Krijuesit [subhanehu ve teala] dhe vërtetësinë e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], detyrohet medoemos t'i dorëzohet sheriatit e nëse nuk e bën këtë gjë atëherë dihet se ekziston devijim në besimin e tij.

Pastaj duhet t'i dish vaxhibet e abdestit, vaxhibet e namazit, vaxhibet e zekatit, nëse posedon pasuri, vaxhibet e haxhxhit etj, Nëse i mëson të gjitha këto duhet të veprosh sipas tyre.

Ai që është ambicioz duhet të ngritet në shkallë të dytë, të fïllon të bëjë vepra të mira, të fillon ta mësojë përmendësh Kur'anin, të mësojë tefsirin e Kur'anit, të mësojë hadithin e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]., të mësojë biografinë e tij dhe biografinë e as'habëve dhe dijetarëve pas tyre. Me qëllim që të fiton gradë të lartë e më të lartë. Pastaj medoemos duhet ta dijë gjuhën arabe dhe lëndët e saja mirë, që të mund të shprehet ashtu siç duhet.

Fikhu është baza e diturive, kurse përsëritja e diturisë është më e ëmbël dhe më e dobishme.

Për të gjitha këto që i permenda kam shkruar ashtu që s'ke nevojë t'u kthehesh shkrimeve të vjetra. Për këtë i falënderoj All-llahut subhanehu ve teala.[subhanehu ve teala] prandaj s'ka nevojë të kërkosh libra të vjetër dhe të shkruash.

Ambiciet e njeriut nuk ndalen përveç nëse njeriu nuk ka potenciale të mëdha, kurse nëse ngritet potenciali nuk do të kënaqet me çështje të pakta. E ke të njohur me argument se ambiciet janë të lindura me fëmijën, mirëpo në disa kohë potenciali pakësohet, kurse nëse nxitet bëhet i fortë.

Nëse në vete vëren mosmundje, lute Atë që jep begati, ose nëse në vete ndjenë përtacinë kthehu te Ai që të orienton në rrugë të vërtetë, ngase nuk mund t'i arrish të mirat përveç se duke e respektuar All-llahun [subhanehu ve teala] dhe nuk mund të kalojnë këto të mira vetëm duke bërë mëkat. Kush është ai që i është drejtuar All-llahut dhe nuk ka parë atë që ka dashur? Kush është ai që ia ka kthyer shpinën All-llahut e ka pasë dobi ose ka realizuar ndonjë dëshirë prej dëshirave të tij?

KENI FRIKË ALL-LLAHUN, AI JU MËSON

Shih djali im, ke kujdes kufijtë e All-llahut, dhe ke kujdes si do t'i ruash kufijtë e All-llahut, ngase ai që ruan ruhet, kurse ai që këtë e lë pasdore lihet pas dore.

Dua të t'i përkujtoj disa periudha që i kam kaluar, ndoshta do ta shohish mundin tim dhe do të bësh dua për mua, ngase këto begati që më janë dhënë nuk kanë qenë nga mundi im por nga dhuntia e All-llahut mbi mua.

Më kujtohet vetvetja, më kujtohet se kam qenë shumë ambicioz, kështu që kam shkuar në bibliotekë kur kisha vetëm gjashtë vjet dhe i kam shoqëruar në këtë moshë të mëdhenjtë. Më është dhuruar tru i madh në vegjëli, aq sa kam qenë më inteligjent se të mëdhenjtë. Nuk më kujtohet se kam luajtur ndonjëherë me fëmijët në rrugë, e as që kam qeshë me të madhe.

Kur mbusha shtatë vjet fillova të prezentoj ligjëratat në xhami. Nuk jam munduar t'i gjejë magjistarët, por kërkova muhadith (dijetar të hadithit), i cili flet për biografînë e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe kështu gjithë atë që e mësoja në xhami përmendësh kur vija në shtëpi e shkruaja.

Kam marrë mësim nga shejhu (mësuesi) im Ebul-Fadl ibn Nasir rahimehull-llah. Me të shkonim edhe te dijetarët tjerë për të marrë dituri prej tyre. Në praninë e tij kam lexuar "Musnedin" e imam Ahmedit rahimehull-llah dhe libra tjerë të mëdhej. Pasi i mësoja i korrigjonte mësimet e mia. Nga ky shejh (dijetar) kam mësuar derisa vdiq. All-llahu e mëshiroftë. Nga ai mësova diturinë e hadithit dhe transmetimit.

Ne këtë kohë fëmijët, zbritnin në breg të lumit Tigris dhe shikonin urën, kurse unë merrja një vëllim të ndonjë libri dhe ulesha i ndarë prej njerëzve, pranë Rakes (Raka është vend në Irak sh.p.) duke kërkuar dituri, duke lexuar.

Pastaj fillova të agjëroj shumë, të ha pakë, të bëj sabër shumë dhe pandërprerë, saqë fillova te mbetem dieri vonë në mbrëmje. Nuk jamë ndalë të mësoj vetëm në një degë, por dëgjoja fikh, vaaz, hadith, shkoja me asketët, e mësova edhe gjuhë.

Nuk kamë lënë askend që transmeton ose këshillon pa prezencë tek ai e as që ka ardhë ndonjë i huaj e une te mos isha i pranishëm. Kam zgjedhë veprat e mira. Nëse me afroheshin dy gjëra, në të shumtën e rasteve i jipja përparësi obligimit ndaj All-llahut [subhanehu ve teala]

Me edukoi mirë dhe më mësoi të marrë atë që është më e mirë dhe më mbrojti nga armiqtë, ziliqarët dhe shpikësit, M'i ofroi kushtet e diturisë. Me mundësoi arritjen deri tek librat në mënyrë që nuk mbaja llogari. Me dhuroi kuptim dhe të mbajtur mend, bukurshkrim dhe shkrim të mirë të librave. Nuk me la të mangut asnjë gjë prej dynjasë, më ofroi rizk (furnizim) të mjaftueshëm. Më mundësoi që fjala të jetë e pranuar tek njerëzit, ashtu që njerëzit nuk dyshojnë në atë që e them. Në duar të mia e kanë pranuar Islamin dyqind dhim-mij[jomusliman qën jetojnë në shtetin islam sh.r.]. Në tubimet e mia janë penduar me mija njerëz.

Shkoja nëpër mësues që te dëgjoj prej tyre hadithe, më ndalej fryma nga te ecurit shpejtë, nga dëshira që te jem i pari. Në mëngjes s'kisha çtë hajë dhe në mbrëmje s'kisha çtë hajë. Megjithatë nuk me përuli All-llahu i Lartësuar para asnjë krijese, por me ofronte rizkun për të mbajtë veten. Po qe se dëshiroj të jap sqarime për jetën time kjo punë do të zgjatte shumë.

Ja po sheh se në çfarë gjendje jam. Ta përmbledh ty këtë në një fjalë: ''Kinie frikë All-llahun dhe All-llahu ju dhuron dituri''. (Bekare: 282)

SHFRYTËZO KOHËN

Biri im, ke kujdes vetveten tënde. Pendohu për mungesën tënde gjate kohës që ka kaluar. Ujite drurin përderisa ka lagështi. Kujtoi orët e humbura, të mjafton këshilla. Është harruar kënaqësia e përtacisë dhe kanë kaluar gradat e veprave të mira.

Selefus-salihu (të parët tanë të mirë) kanë dëshiruar t'i përmbledhin të gjitha veprat e mira dhe kanë qenë prej atij lloji që nëse u kalon ndonjë e mirë janë dëshpëruar.

Ibrahim ibn Edhemi thotë: "Hymë te një ibadetçi i sëmurë. Atë e gjetëm duke shikuar këmbët dhe duke qarë. I thamë: Pse po qanë? Tha: Qaj këto këmbë që nuk janë pluhurosur në rrugë të All-llahut. Qau një tjetër. I thamë atij: Pse po qanë? Tha: Po qaj filan ditën, të cilën nuk e kam agjëruar dhe filan natën, në të cilën nuk kam falë namaz.

Biri im, dije se ditën e përbëjnë orët dhe orët i përbëjnë frymëmarrjet, kurse çdo frymëmarrje është magazë. Ke kujdes mos të shkon ndonjë frymëmarrje kot, e shohish në Ditë të Kijametit magazë të zbrazët dhe pendohesh.

Një person i ka thënë Amr ibn Abdul-Kajsit. "Ndalu të t'i them disa fjalë. Ia ktheu: Ndale diellin.

Në ditë janë ulur disa njerëz te Ma'rufi rahimehull-llah, e ky u tha: ''A nuk doni të shkoni. Shkoni, ngase Pronari i Diellit e lëvizë atë, nuk e ndalë''.

Një hadith qëndron: ''Kush thotë: Subhanall-llahil-adhim ve bihamdihi (I lavdëruar qoftë All-llahu i Madh dhe i falënderuar) i mbillet me këtë thënie një dru hurme në xhennet".

Pra, shiko sa drunj hurmash të xhennetit i humbë kur e humbë kohën kot.

Selefus-salihu (të parët tanë të mirë) janë kujdesur që asnjë sekondë mos ta kalojnë kot. Për këtë e kemi Kehmesiunmin i cili e ka bërë hatme Kur'anin tri herë në ditë.6

Dyzet persona prej selefus-salihut e kanë falë namazin e sabahut me abdest të jacisë.

Rabiatul-Adevija gjithë natën falte namaz pastaj para mëngjesit flinte pak, ndërsa kur ngritej i thoshte vetes: ''Gjumi në varr është i gjatë".

ME ÇKA FITOHET BOTA E AMSHUESHME

Kush ndalet dhe mendon mbi këtë botë para se të del në të, sheh se ka kaluar një kohë shumë e gjatë, nëse mendon pasi të dalë në të, gjithashtu sheh një kohë shumë të gjatë. Kupton se qëndrimi në varr është i gjatë. Nëse mendon për qëndrimin në xhennet ose xhehenem, kupton se është i pafund. Nëse pas gjithë kësaj fillon dhe mendon për qëndrimin e tij në këtë botë, sheh se do të jeton përafërsisht 60 vjet.8 Nga kjo kohë gjysma, dmth. 30 vjet, kalojnë në gjumë, pesëmbëdhjetë në fëmijëri, atë që mbetet sheh se e ke shpenzuar në dëfrime të epsheve, në punë dhe fitim, ashtu që për ahiret mbetet vetëm pak, mirëpo edhe kjo pak nuk është e pastër, ngase është zhytur kjo vepër në syfaqësi dhe jovigjilencë. Nuk e din me çka mund të fitohet jeta e amshueshme nëse nuk është çmimi i këtyre orëve?

ZGJIMI PREJ GIUMIT

Biri im, mos të dëshpëron prej të mirës ajo që ka kaluar, ngase shumë njerëz janë zgjuar prej një gjumi të rëndë e të gjatë. Ebu Hakimi më ka treguar: "Në djalërinë time merresha me trimëri, nuk i hidhja sy diturisë, mirëpo më erdhi Ebu Abdull-llahu dhe më tha: "Biri im, nuk do të jem me ty përgjithmonë. Merri njëzet dinarë dhe një dyqan për të shitur bukë në të, që të fitosh për jetë. I thashë: Ç'thua kështu? Tha: Atëherë pra hap një dyqan për të shitur shtof në të. I thashë: Si m'i the këto fjalë duke qenë unë i biri i kadiut-kudatit (gjyqtarit suprem), Abdull-llah ed-Demeganit. Tha: Nuk po të shoh duke kërkuar dituri. I thashë: m'i përkujto mësimet një orë. Filloi dhe m'i përkujtoi mësimet një orë dhe kështu fîllova të kërkoj diturinë, dhash mundin tim dhe All-llahu [subhanehu ve teala] m'i hapi të gjitha rrugët".

Disa shokë të Ebu Muhammedel-Halvanit më treguan se ai ka thënë: Babai im vdiq kur isha 21-vjeçar. Isha i dalluar me trimëri. Një ditë prej dite erdha t'i padis disa banorë të shtëpisë që e pata trashëguar. Kur arrita tek ata i dëgjova duke thënë: Erdh përtaci. Në këtë rast i thash vetes: Kjo për mua thuhet! Pastaj shkova tek nëna ime dhe i thashë: Nëse don të më kërkosh, kërkom te xhamia e shejh Ebil-Hatabit. Iu bashkangjita këtij hoxhe derisa u bëra kadi (gjyqtar) dhe një kohë veprova si kadi.

Unë e pashë duke dhënë fetvaja dhe duke diskutuar.

METODAT EDUKATIVE GJATË DITËS DHE NATËS

Biri im, ke kujdes agimin e mëngjesit dhe në këtë kohë mos bisedo për këtë botë, ngase selefus-salihu, All-llahu i mëshiroftë, nuk kanë biseduar kësi lloj bisede në këtë kohë.

Kur të zgjohesh prej gjumit thuaj ''Elhamdulil-lahil-ledhi ehjani ba'de ma emateni ve ilejhin-nushur." (Falënderimi i qoftë All-llahut i cili na ngjalli pasi që na bëri të vdekur dhe tek Ai do të ringjallemi.).9 Gjithashtu thuaj: "Elhamdulil-lahil-ledhi jumsikus-semae en tekae alel-erdi il-la bi idhnihi, inall-llahe bin-nasi lereufun rahim". (Falënderimi i qoftë All-llahut i cili mban qiellin që të mos bie në tokë, përveç se me lejen e Tij. Me të vërtetë, All-llahu është i butë, i mëshirshim).10

Pastaj ngrehu, pastrohu dhe fali dy rekate sunete të sabahut11 dhe shko në xhami i përulur dhe gjatë rrugës thuaj: ''O Zot! Të pyes Ty me të drejtën e pyetësve Tu dhe me të drejtën e atyre që ecin në namaz. Unë nuk kam dalë kryelartë, për sy e faqe dhe për famë. Kam dalë duke iu frikuar hidhërimit Tënd dhe duke shpresuar kënaqësinë Tënde. Të lus që të më shpëtosh nga zjarri i xhehenemit, të m'i falish mëkatet, ngase askush përveç Teje nuk i falë mëkatet".12

Mundohu të falish namazin në të djathtën e Imamit13 kurse kur të kryesh namazin thuaj: "La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ve lehul-hamdu, juhji ve jumitu, bijedihil-hajru ve huve ala kul-li shej'in kadir.'' (Nuk ka të adhuruar përveç All-llahut, i cili është Një. I Pa shok, Atij i takon mbretëria dhe falënderimi, Ai ngjallë dhe Ai shkakton vdekjen. Në dorë të Tij është e mira dhe Ai është i mundshëm për çdo gjë). Thuaje këtë dhjetë herë. (Hadithi është sahih, shih "silsiletu-lehadithis-sahiha" nr. 113.114).

Pastaj thuaj 10 herë subhanall-llah, 10 herë elhamdulil-lah dhe 10 herë All-llahu ekber. (Hadithi është sahih, transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu nga Abdull-llah ibn Amri). Pastai lexo ajetin Kursinë (ajetin 255 të sures Bekare).14

Pastaj lutju All-llahut të ta pranon këtë namaz, e nëse ke mundësi ri ulur në xhami duke përmend All-llahun [subhanehu ve teala] derisa të lind dielli dhe të ngritet në qiell, pastaj fali disa rekate (salatud-duha). Nëse ke mundësi fali tetë rekate, kjo është më mirë.15

DITURIA ËSHTË MË E VLEFSHME SE ÇDO NAFILE

Nëse ke përgatitur mësimin deri në kohë të duhasë (kohë pas lindjes së diellit derisa të arrijë në zenit), në kohë të duhasë ngritu dhe fali tetë rekate namaz të duhasë, pastaj lexo ose shkruaj atë që ke mësuar deri në ikindi. Pastaj kthehu mësimit tënd pas ikindije deri në kohë të akshamit, pas akshamit fali dy rekate të shkurtra. Pasiqë të falish jacinë kthehu mësimit tënd, pastaj bjer në krahun e djathtë dhe thuaj: ''33 herë subhanall-llah, 33 herë elhamdulilah dhe 33 herë All-llahu ekber''.16

''All-llahumme kini adhabeke jevme texhmeu' ibadeke''. (O Zot: Më mbrojë nga dënimi Yt ditën kur do t'i mbledhish robtë Tu).17

Kur të zgjohesh prej giumit, dije se shpirti ka marrë pjesën e nevojshme të pushimit.18 Pastaj ngritu dhe merr abdest dhe fal namaz sa të mundesh. Filloje këtë namaz me dy rekate të shkurtra, pas këtyre dy rekateve fali dy rekate tjera, lexo në të dy xhuze nga Kur'ani, pastaj kthehu diturisë, ngase dituria është më e dobishme se çdo nafile.

KE KUJDES VEPRAT E KËQIJA DHE BEZDISJEN

Largohu prej njerëzve, ngase kjo (largimi) është nëna e të gjitha të mirave19 dhe ke kujdes e mos i shoqëro njerëzit e këqij. Shokë tu le të jenë librat dhe biografia e selefus-salihut. Mos mëso diç të re pa e përvetësuar atë që e di. Qëllimi yt le të jetë biografîa e njerëzve të mëdhenj të cilët kanë pasur dituri dhe punë dhe mos u kënaq me pak.

Dije si dituria i ngritë njerëzit e mposhtur. Shumica e dijetarëve nuk kanë pasur prejardhje të njohur e as pamje të bukur. Ata ibn Rebahi ka qenë i zi dhe jo i bukur. Një ditë i erdh halifeja Sulejman ibn Andul-Meliku me dy djemtë e tij për ta pyetur për haxhxhin. Ky ua sqaroi haxhxhin nduke ua kthyer fytyrën. Në këtë rast halifeja u tha dy djemve të tij: Ngrihuni dhe mos u bëni pertacë në kërkimin e diturisë, ngase nuk mund ta harroj poshtërsinë tonë para këtij robi të zi.

Gjithashtu Hasan el-Basriu, Ibni Sirini, Mekhuli dhe shumë të tjerë kanë qenë robër, mirëpo kanë marrë këtë gradë të lartë me diturinë dhe devotshmërinë që e kanë poseduar.

BËHU I PAVARUR NGA AJO QË POSEDOJNË NJERËZIT

Biri im, mundohu të jesh i ndershëm dhe të mos e kërkosh këtë botë, e të mos u mposhtesh pronarëve të saj. Kënaqu me atë që e posedon, të bëhesh krenar. Më parë është thënë. ''Kush kënaqet me bukë dhe perime, askush s'mund ta bëjë rob''.

Një ditë pranë Basrës kaloi një beduin dhe tha: "Kush është zotëri i këtij qyteti? Njerëzit i thanë: Hasan el-Basriu. Beduini pyeti: Me çështë bërë zotëri? Njerëzit i thanë: Ishte i panevojshëm për dynjanë e tyre, kurse ata ishin të nevojshëm për diturinë e tij".

Biri im, dije se babai im ka qenë i pasur dhe ka lënë pas vete pasuri të madhe. Pasi hyra në moshën madhore m'i dhanë njëzet dinarë dhe dy shtëpi e më thanë: "Kjo është pasuria që ta ka lënë prindi''. I Mora këto para dhe me to bleva libra, pastaj i shita të dy shtëpitë dhe gjithë këtë pasuri e shpenzova në kërkim të diturisë, ashtu që nuk më mbeti asgjë. Kështu babai yt asnjëherë nuk është mposhtur, as që i ka rrotulluar qytetet, ashtu siç kanë bërë të tjerët, shumica e këshilluesve e as që kam kërkuar nga ndokush ndonjë send. Por edhe me këtë çështjet mirë kanë ecur. ''Kush i frikohet All-llahut, atij Ai i hapë rrugë dhe e furnizon prej nga nuk e kujton fare.'' (Talak: 2-3).

PO QE SE POSEDON DEVOTSHMËRI I SHEH TË GJITHA TË MIRAT

Biri im, po qe se posedon takvallëk i sheh të gjitha të mirat. I devotshmi nuk punon për sy e faqe, as që bën vepër që e ofendon fenë e tij. Kush i ruan kufijtë e All-llahut, All-llahu [subhanehu ve teala]e ruan atë. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka thënë Ibni Abbasit: ''Ruaje All-llahun (vepro atë që ta ka urdhëruar dhe largohu nga ajo që ta ka ndaluar), All-llahu të ruan ty. Ruaje All-llahun gjeshë atë''.23

Biri im, dije se Junusi alejhis-selam pasi që kisbte zahire të mira, shpëtoi nga ajo vështirësi.

All-lllahu [subhanehu ve teala] thotë: "E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e permendin Zotin, Ai do të mbetej në barkun e tij (të peshkut) deri në Ditën e ringjalljes". (Saffat: 143-144)

Kurse Faraoni pasi që nuk kishte zahire të mira nuk gjeti shpëtimtarë në kohën e vështirë të tij dhe iu tha: "Ti tani beson, mirëpo më parë kundërshtove". (Junus: 91)

Pra, bëni vetes zahire të mira, zahire perj takvallëkut, nëse dëshironi t'i shihni gjurmët e tyre.

Transmetohet në hadith: "Çdo i ri që i frikohet All-llahut në rininë e tij, Al-lllahu e ngrit atë në pleqërinë e tijë''.24

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "E kur e arriti pjekurinë e tij. Ne i dhamë pushtet e dituri. Kështu ne i shpërblejmë punëmirët". (Jusuf- 22)

"Ai që ruhet dhe bën durim s'ka dyshim, se All-llahu nuk e humbë shpërblimin e punëmirëve". (Jusuf. 90)

Biri im, dije se zahireja më e mirë është: largimi nga harami, largimi i gojës prej fjalëve të kota, të pasurit kujdes kufijtë e All-llahut, dhënia përparësi All-llahut [subhanehu ve teala] para epshit tënd. Sigurisht e din hadithin që flet për ata tre personat që kishin hyrë në shpellë, e të cilëve shkëmbi na kishte mbydhur hyrjen. Njëri prej tyre tha: "O Zot! Unë kisha prindërit dhe fëmijët dhe u jipja të pijnë qumësht, mirëpo çdo herë së pari u jipja prindërve. Nëse e kam bërë këtë vepër për hir Tëndin na shpëto nga kjo vështirësi''. Shkëmbi u lëviz pak, saqë u hap një e treta e hyrjes. Pastaj i dyti tha: "O Zot! Kisha marrë si mëditës një punëtor, mirëpo nuk u kënaq me mëditjen e tij dhe nuk e mori. Kurse unë me mëditjen e tij bëra tregti. Një ditë ai erdhi dhe më tha: A nuk i frikohesh All-llahut dhe të më japish mëditjen time? I thash: Shko te ato lopët me çoban dhe merri. Nëse këtë e kam bërë për hir Tëndin na shpëto nga kjo vështirësi". Shkëmbi u lëviz edhe pak dhe u hap dy e treta e hyrjes. Së fundit i treti tha: ''O Zot! Unë pata dashuruar një vajzë. Kur iu afrova më tha: Frikohu All-llahut e mos e the unazën pa të drejtë. Në këtë rast nuk e preka ate. Nëse e kam bërë këtë për Ty, na shpëto nga kjo vështirësi''. Në këtë rast u lëviz shkëmbi dhe u hap hyrja e që të tre dolën nga shpella''.25

Është parë në ëndërr Sufjan eth-Thevriu, e i është thënë: Ç'bëri All-llahu me ty? Tha: Posa u lëshova në varr, u gjeta para All-llahut. Hyra. Duke hyrë dëgjova një zë i cili tha: Sufjani? Thashë: Sufjani. Tha: A të kujtohet dita në të cilën i dhe përparësi All-llahut [subhanehu ve teala] Para epshit tënd? Thash: Po. Zëri tha: Urdhëro në bukuritë e xhennetit.

NGA BIOGRAFIA E SELEFUS-SALIHUT (TË PARËVE TANË TË MIRË)

Biri im, ambicioziteti yt duhet të ngritet deri në plotësi, ngase disa njerëz ishin zahide (asketë), tjerët dijetarë, kurse pak janë ata që kanë bashkùar diturinë dhe punën.

Biri im, dije se unë e kam lexuar jetën e tabiinëve dhe jetën e atyre që kanë ardhë pas tyre, e nuk gjeta më të urtë se këta katër persona: Seid ibn Nusejeb, Hasan el-Basriu, Sufjan eth-Thevriu dhe Ahmed ibn Hanbeli radijall-llahu anhum exhmei'n. Kanë qenë burra. Mirëpo këto grada i kanë arritur me vullnetin e tyre të lartë, i cili te ne është dobësuar. Shumica prej selefît kanë qenë njerëz ambiciozë. Nëse dëshiron të mësosh gjendjen e tyre lexo librin ''Sifetus-safve", ngase për këta burra kam shkruar në këtë libër.

TË MBAJTURIT MEND ËSHTË KAPITALI YT

Biri im, ke kuptuar se kam shkruar njëqind e më tepër libra. Në lëndë të tefsirit kam shkruar ''Tefsirul-Kebir", i cili përmblidhet në njëzet vëllime, në histori kam shkruar gjithashtu njëzet vëllime, në hadith ''Retushimin e Musnedit'' i cili është po ashtu në njëzet vëllime dhe libra të tjerë, disa prej tyre të mëdhej e disa të vegjël. Për këtë shkak nuk ka nevojë të huazosh libra dhe të shkruash. Ti duhet të mësosh përmendësh, ngase të mësuarit përmendësh është kapitali yt, kurse përdorimi i tij fîtim.

Mirëpo mos harro se në të dy rastet duhet t'i kthehesh All-llahut [subhanehu ve teala] dhe të kesh kujdes të mos i kalosh kufijtë e Tij.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: ''Nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai ju ndihmon juve''. (Muhammed: 7)

''Pra, ju më kujtoni Mua, Unë ju kujtoj juve". (Bekare: 152)

''Zbatone premtimin që Mua ma keni dhënë. Unë zbatoj atë që ua premtova''. (Bekare: 40)

Vaj për ty nëse ndalesh e merr dituri duke mos punuar me të, ngase ata qe iu drejtuan kryetarëve dhe pronarëve të dynjasë u larguan nga puna me diturinë e tyre dhe me këtë u është larguar edhe dobia e saj.

DITURIA DHE PUNA JANË TË PANDARA

Biri im, ke droje të bësh ibadet pa dituri, ngase shumë asketë dhe sufi u shmangën nga rruga e drejtë ngase vepruan pa dituri.26

Vishe trupin tënd me dy rroba të mira, mos të jenë rroba ekstravagante dhe mos të jenë shumë të mira saqë të dallohesh prej të tjerëve, pronarëve të dynjasë dhe mos të jenë aq të këqija saqë të dallohesh prej asketëve.

Vlerësoje vetveten për çdo shikim, për çdo fjalë dhe për çdo hap, ngase do të merresh në pyetje për këtë gjë.

Biri im, dije se sado që të kesh dobi nga dituria yte aq do të kenë dobi të tjerët prej teje, dhe nëse këshilluesi nuk vepron me diturinë e tij, kjo këshillë rreshqet nga zemra e të këshilluarve ashtu siç rrëshqet uji nga guri.27

Mos këshillo pa qëllim, mos ec pa qëllim, mos ha asnjë kafshatë pa qëllim dhe të kesh parasysh ahlakin e selefît.

LIBRAT MË TË MIRË

Lexo librin ''Minhaxhul-muridin''. Ky libër ta mëson sjelljen e mirë. Këtë libër bëne bashkulësin dhe mësuesin tënd. Gjithashtu hudhi një shikim librit ''Sejdul-hatir''. Në të do të gjesh udhëzime që do ta përmirësojnë gjendjen tënde fetare dhe giendjen e kësaj bote.

Mëso përmendsh librin "Xhunnetun-nedher", ngase ky libër të ndihmon të shartosh kuptimin tënd për fikhun. Angazhoje veten me librin ''El-Hadaik'' i cili të mundëson të mësosh shumicën e haditheve. Nëse kthehesh në librin ''El-Keshf", ky libër të ndihmon të kuptosh sahihajnet (dy sahihet; sahihul-Buhari dhe sahihul-Muslim). Mos u merr me librat e tefsirit që i kanë shkruar të huajt (jomuslimanët) ngase nuk ka nevojë për ndonjë libër tjetër në këtë lëndë përveç për "El-Mugni-se'' dhe ''Zadul-Mesiri-it''. Gjithashtu s'ke nevojë për libra të vaazit përveç librave që i kam shkruar unë.

CILËSITË E KËSHILLUESIT TË DOBISHËM

Sillu mirë me njerëzit dhe mos u shoqëro shumë me ta, ngase mosshoqërimi me njerëz është qetësi nga shoqërimi me njerëz të këqijë e gjithashtu është mungesë e dinjitetit. Posaçërisht këshilluesi nuk duhet të shihet i thjeshtë, as që duhet të shihet se ecë shumë në çarshi, e as që duhet të qeshet tepër, me qëllim që të mendojnë njerëzit mirë për të dhe që të kenë ndikim këshillat e tij tek njerëzit.

Po qe se je i detyruar të shoqërohesh me njerëz, atëherë shoqërohu me butësi sepse po qe se kuptove moralin e tyre nuk do të mund të sillesh mirë me ta.

KRYEJ DETYRAT

Çdokujt jepja atë që e meriton, qoftë gruaja yte, qoftë biri yt, qoftë farefisi. Gjithashtu ke kujdes çdo orë në çka e harxhon. Këtë kohë kaloje në mënyrë fisnike. Mos e le pas dore vetveten dhe adaptohu që të bësh vepra të mira dhe fisnike. Dërgo në arkën e varrit tënd atë që do të gëzon në Ditën e Kijametit.

Ke ndërmend fundin e veprave. Lehtë mund të durosh që mos të veprosh atë që nuk e dëshiron dhe të veprosh atë që e dëshiron. Nëse në vete vëren mospërfilljen për ahiretin, shko te varret dhe përkujtohu se koha e shpërnguljes është afruar. Rregullo jetën tënde që të mundesh të shpërndash, duke mos bërë masraf (duke mos shpenzuar tepër e pa nevojë), që të mos vjen koha të mvaresh prej njerëzve ngase ruajtja e pasurisë është prej fesë. ''T'u lësh pasuri është më mirë se sa të mvaren prej njerëzve''.29

PËRFUNDIMI I MIRË

Biri im, dije se ne e kemi prejardhjen prej Ebu Bekër es-Sidikut radijall-llahu. Biografia është në librin tim ''Sifetus-safve''. Të parët tanë janë marrur me tregti dhe shitblerje. Ska pasur prej pasardhësve të Ebu Bekrit njeri që i është dhënë dituri përveç meje, kurse tash ti e ke radhën. Pra, mundohu që të mos më mashtron bindja ime për ty. Ty të kam dorëzuar te All-llahu [subhanehu ve teala] dhe vetëm Atë e lus që të të drejton në rrugë të drejtë, rrugës së diturisë dhe punës.

Ky është mundi im në këtë porosi, kurse s'ka mundësi dhe fuqi askush tjetër përveç All-llahut, të Lartësuarit, të Madhit.

Falënderimi i qoftë All-llahut i cili ua shton të mirat atyre që e falënderojnë dhe bekimi e shpëtimi i All-llahut qofshin, mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem],familjen dhe shokët e tij.

Ibn Xhevzi

Përktheu dhe shënimet i bëri :
Bekir Halimi

Redaktor :
Ramadan Ramadani

Shtëpia botuese "NuN" Shkup,1999

Ibn Xhevzi,
18.6.2002




Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 09:09


Nuk mundem-është absurde

Dy shprehje të cilat përsëriten shumë shpesh, e që paraqesin shkakun kryesor të gjendjes së mjeruar që e përjeton ummeti dhe individët e tij në përmasa të përgjithësuara apo të veçanta. Zanafilla e këtyre dy shprehjeve buron nga paaftësia mendore, para se te jetë paaftësi e realtë dhe faktike. Kurse mendjet e paafta nuk prodhojnë asgjë përveç dështimit.

Askush nuk ndezë polemikë rreth faktit se në jetë ekzistojnë gjëra që nuk mund t’I bëjë individi, për këtë shkak Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në beslidhjet e tij me sahabët (shokët e tij) potenconte: “atë që mundesh” sikur që transmeton Abdullah ibën Omeri r.a., madje Allahu [subhanehu ve teala] duke përforcuar këtë thotë: “All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta” (Bekare – 286) që nënkupton se ka gjëra që tejkalojnë mundësitë. Nga tërë kjo konstatojmë se tema të cilës i jemi qasur nuk ka të bëjë me këto gjëra, për mos t’u futur në polemikë që nuk ka fund ose që fundin e ka iluzion të hatashëm : nuk mundem – është absurde, duke i dhënë kësaj shprehjeje ngjyrë fetare.

Këto dy shprehje, me gjithë dallimin gjuhësor, përmbajtës dhe kuptimor që kanë mes tyre, janë bërë kanun i mosaftësisë, prapambeturisë e neglizhencës, dhe përdoren për përligjjen, përgjumjen dhe shembjen e vendosmërisë dhe dëshirës për sukses.

Shumë prej njerëzve, gjeneratë pas gjenerate, kanë bërë nga këto dy shprehje mostër të jetës së tyre, metodë të mëtimit, piknisje për mos të hetuar lëshimet dhe bazë të pajtimit të tyre me realitetin e hidhur.

Unë qëndrova i habitur para kësaj prapambeturie të kobshme në të cilën ndodhet dhe jeton ummeti, edhepse i posedon komponentet e suksesit, përparimit, udhëheqjes dhe mbizotërimit. Më pas meditova thellë rreth kësaj çështjeje madhore, konkludova – pas hapave të kërkimit, analizës, provës dhe pjestimit – se shkaku kryesor është shndërimi i iluzionit “nuk mundem – është absurde” në “rregull të pamohueshme” në jetën e shumicës së pjestarëve të këtij ummeti së pari dhe në jetën e popujve islam në tërësi së dyti. Ata nisen nga ky iluzion dhe vazhdimisht ecin nën hijen e tij.

Sa fatkeqësi, ecje prapa dhe rënie në çështjet e dunjasë dhe fesë na solli ky iluzion dhe vazhdimisht po na sjell! Gjëja më e rrëndësishme që lidhet me këtë është mosperceptimi se ky “rregull” është iluzion i cili pas verifikimit dhe studimit vërejmë se nuk është realitet. Nga ana tjetër shohim të tillë që harxhojnë një pjesë të jetës së tyre duke mbrojtur këtë “idhull” dhe duke pohuar se ai është “shtyllë e pamohueshme”, “realitet i dukshëm” dhe “aksiomë” rreth të cilës nuk diskutohet.

Ky iluzion nuk lindi brenda një diteje porse është fryt i një sërë rezultatesh dhe faktorësh që e përcollën ummetin vite më parë. Ky iluzion është sekretim i rrethanve nëpër të cilat kaloi ummeti gjatë historisë së tij të gjatë dhe në vend që të prodhojë nga “mitra e vuajtjes” burra të cilët e drejtojnë ummetin kah zhvillimi dhe përparimi duke mos iu nënshtruar vështirësive, pengesave dhe natyrës së kësaj rruge, këta faktorë u bënë shkak për të shtuar irritimin, dëshprimin, disfatën dhe gremisjen.

Sa shumë habitet njeriu kur sheh një popull idhujtar i cili mori forcë nga vështirësitë që e kapluan për t’u ngritur lartë duke iu bërë konkurencë armiqëve më të mëdhenj të tyre dhe duke mos iu nënshturar shuarjes të shpresave të tyre dhe irritimit shpirtror.

Mendoni rreth Japonisë e cila bëri nga gërmadhat e Hiroshimës dhe Nagasakit lëndë djegëse për pjekje të shpejtë, si rezultat i përparimit dhe qytetërimit në çështjet e kësaj bote. Ky shtet është bërë faktorë tejet i rëndësishëm për ekuacionin e ekonomisë botërore. Japonezët asnjëherë nuk i shndëruan fatkeqësitë që u ranë mbi kokë në mjet për qarje që i joshë ndjenjat e tjerëvë.

Sa i takon Gjermanisë ajo arriti të dalë nga fundi i rrënojave dhe gërmadhave dhe të bëhet shtet i fuqishëm. Shtetet e Bashkuara i bëjnë një mijë hesape rreth saj. Ekonomia e Gjermanisë është bërë shtylla më e fortë e ekonomisë botërore edhe pse që nga shkatërrimi i Gjermanisë nuk ka kaluar përveç pak kohë. Hapi ndërmjet dy historive të Gjermanisë nuk është më i madh se tridhjetë vjet.

Unë kur thellohem në mendime pyes veten: sikur ripërtëritësit dhe përmirësuesit muslimanë që udhëheqin ummetin t’i gjunjëzoheshin këtij iluzioni të hatashëm “nuk mundem – është absurde” vallë si do të ishte gjendja e ummetit dhe ardhmëria e tij?

Sikur Ebu Bekri [radiall-llahu anhu] të kishte thënë: “nuk mundem t’i luftoj arabët pasi që u bënë renegat” dhe t’i nënshtrohej realitetit të hidhur (e ai ishte largë nga kjo), vallë si do të ishte rezultati!? Të menduarit e thjeshtë rreth kësaj shkakton shqetësim dhe frikë.

Sikur Ahmed ibën Hanbeli [rahimehullah] nuk do të merrte atë qëndrim të rrëndë dhe të fortë përballë prijësve të fitnes, sulltanëve bidatxhinjë, të paguar nga pushtetmbajtësit të cilët nuk perceptonin rrezikun e asaj që vepruan, dhe t’i gjunjëzohej “nuk mundem – është absurde”, a thua vallë do të realizohej ajo fitore madhështore e ehli sunetit (pasuesve të sunnetit) në dorën e një personit të cilin e lanë pas dore edhe më të afërmit e tij, mbeti i vetëm në mejdan duke iu bërë ballë mendjemëdhenjëve fitnexhinjë (provokues) të verbëruar.

Sikur Salahudin Ejjubi [rahimehullah] t’i gjunjëzohej atij nënçmimi në të cilin jetonte ummeti nën koloninë e kryqtarëve të cilët e fëlliqnin njërin prej vendeve më të shenjta të Tokës, duke u arsyetuar se nuk mundej të ballafaqohej me ato forca tiranike që posedonin armët më të forta dhe pasuri të pakufishmë nga shumë vende të botës, dhe sikur të pajtohehej me atë që u pajtuan shumica e pushtetmbajtësve të kohës së tij, duke u bërë të epshëm dhe puthadorë dhe duke marrë garancë për pronën dhe pushtetin e tyre, sikur kështu të vepronte dhe të mendonte se nxjerrja e kryqtarëve dhe ballafaqimi me ta është absurd, vallë, a do të pastrohej Kudsi prej kthetrave të kryqtarëve dhe mllefit të tyre?! Mund që të kalojë një kohë e gjatë deri sa të realizohet ajo që u realizua në kohën e Salahudin Ejjubit, kurse e sotshmja tepër i përngjanë të djeshmes.

Shejhlislam Ibën Tejmije [rahimehullah] sikur të mos kishte qenë i përgatitur me dituri, punë dhe mund, në kohën kur mbizotëronte ngurtësimi mendor, dhe dëgjoheshin zërat e pronarëve të së kotës siç ishin bidatxhinjtë dhe apologjetët, duke ia shtuar kësaj edhe disfatën politike dhe ushtarakë që pësonte ummeti, sikur ai t’i gjunjëzohej “besimit” – “nuk mundem – është absurde”, vallë a do do të na ruante historia tërë atë trashigimi kulturore si trimërinë, influencën shkencore, menhexhin (metodologji) e të kuptuarit të fesë, sfidimin e të kotës, që i përvetësoi deri në frymëmarjen e fundit të jetës së tij, një person i vetëm?! Mirëpo ai mbështetej në një shtyllë të fortë.

Muhamed ibën Abdulvehhabi [rahimehullah] i cili shihte gadishullin arabik duke jetuar në errësirën e injorancës, bidateve (risive në fe), imitimit të verbër, ektremizmit medhhebor, sikur ai të pajtohej me atë që u pajtuan shumë dijetarë, të dakordohej me iluzionin i cili ishte bërë realitet “nuk mundem – është absurde”, vallë, a do shpëtonte gadishulli nga bidatet, shirkijatet (adhurimi i dikujt tjetër përvëç Allahut) dhe a do të zgjohej nga letargjia?! Këtë e din All-llahu [subhanehu ve teala]

Historia ynë është përplot me kolosë të këtillë, prijës, përmirësues, ripërtëritës, të cilët skalitën me dritë shembujt më të thekshëm që venë në pah forcën e muslimanit e cila shpartallon pengesat konkrete dhe abstrakte, pa mos iu gjunjëzuar dëshprimit shpirtror dhe mpirjes mendore.

Shumica do të thonë: këta njerëz janë kolosë, dhe si të tillë janë të paktë!!

Unë them: ne nuk e kemi ditur se ata janë kolosë vetëm pasi që rregjistruan ato faqe të ndritshme, shfaqën guximin e tyre të shkëlqyer në lëme të ndryshme. Ata para kësaj ishin krejtësisht të rëndomtë, mirëpo - për shkaqe të shumta - ata u futën në “rrëfenjën e suksesit” që i bëri heronjë dhe prijës, kurse shkaku kryesorë ishte: coptimi i iluzionit të hatashëm “nuk mundem – është absurde”

Dr. Nasir ibën Sulejman el-Umer

Shqipëroi: Agim Bekiri

Nasir el-Umer,
19.6.2002




Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 09:12


Ata që shkuan para, të vonuarit dhe ata që nuk arrijnë dot

Gjithmonë kështu ishte. Përvëlohet shpirti i atyre që vihen në lëvizje për të vënë modelin e shoqërisë që ëndërojnë dhe hedhin hapat sipas asaj. Mirëpo ata shkuan para me gomë jete dhe nuk menduan se orvatjet e tyre për të gjetur një shenjë shpëtimi do të kthehen në shenjë shpëtimi. Gjatë kohës që përvëluesit e shpirtrave djegnin shpirtra, arritën që të shohin se atyre që pranuan tu digjej shpirti nuk u digjej shpirti kot. Kuptuan se poqese vazhdojnë të djegnin shpirtra do tu vijë radha shpirtrave të tyre. Që të shmangen nga kjo ata filluan që të imitojnë ecjen e atyre që ata ua djegnin shpirtrat, i bënë hapat sipas atyre por asnjëherë nuk arritën të ecin si ata. Kjo ngase ata nuk kishin shoqëri që ëndëronin.

Gjithmonë kështu ishte. Sikur në cdo kohë sikur në çdo vend edhe tani në mejdan janë ata që shkuan para, të vonuarit dhe ata që nuk arrijnë dot.

Kjo domethënë se janë prezent vetëm ata që bëjnë hapa të caktuar për të vënë modelin e shoqërisë që ëndërrojnë, ata që edhepse imitojnë hapat e këtyre të parëve nuk ëndërojnë asnjë model shoqërie dhe ata që nuk dijnë se për ku dhe si shkojnë ata që janë në lëvizje por lëvizin si gjithë tjerët.

Po të shikoni nga jashtë nuk dalloni dot ata që shkuan para nga të vonuarit dhe ata që nuk arrijnë nga dy të parët. Mendoni se çdonjëri mund të zëvendësohet me tjetrin. Por nëse keni arritur të futeni mbrenda atëherë edhe po të doni nuk përzini dot këto tre njëra me tjetrën.

Se çka ndiejnë ata që u përvëlohet shpirti e dijnë vetëm ata që janë mbrenda. Për të parë imitimin e lëvizjeve të atyre që u është përvëluar shpirtin duhet që të qëndrosh gjithmonë mbrenda. Mu sikur që është dije që i përket mbrendisë se kush janë ata që kanë mospërfillje të plotë mbi ate se çka ndodhë.

Si hyhet mbrenda?

Duke mos toleruar që të zvoglohet vlefta e dashurisë dhe mundit. Duke vërë një ambient ku kriter janë ata që nuk u ik nga dora dashuria dhe mundi.

Duke ditur se këto dyja e ushqejnë njëra tjetrën se dashuria dhe mundi e legalizojnë njëra tjetrën. Dashuria pa mund nuk është dashuri ajo mbetet një përzierje emocionesh. Mundi pa dashuri nuk është mund por një sëmundje nervore.

Duke shikuar ate që kemi bërë deri më tani mund të vijmë në konkludim se a jemi nga ata që shkuan para, nga të vonuarit apo nga ata që nuk arrijnë dot. Nëse nuk na pëlqen vendi mund edhe të ndryshojmë anën. Nëse zbulojmë se pakuptimësia e deritanishme është pasojë e të qenurit jashtë dhe nëse dëshirojmë që të futemi mbrenda duke dashuruar dhe munduar, duke u munduar me dashuri edhe ky ndryshim është i mundshëm. Shpresa vdes e fundit.

Ismet Özel

Publikim i parë: Yeni ªafak 11 Mart 2000

Përktheu nga turqishtja: Ramadan Ramadani

Ismet Özel eshte poet dhe shkrimtar turk, duke qene i njohur si perkrahes dhe ideolog i majtisteve ne vitet 70'ta gjeti prehje shpirterore ne Islam.

Jeton dhe punon si profesor i gjuhes dhe letersise frenge ne Stamboll/Turqi (sh.p.)

Ismet Ozel ,
23.6.2002




Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 09:14


Koha e humbur

Fëmiu im i vogël që nga mbrëmë nuk është mirë me shëndet...Sonte, pasiqë erdha nga puna vendosa ta dërgoj në spital...edhe pse isha i lodhur dhe i raskapitur, mirëpo lodhja për hirë të tij është rehati.

E mora dhe shkova në spital…Kishte shumë njerëz që pritnin rend…mundej të vonoheshim ma shumë se një orë. E mora numrin për pritje dhe u drejtova kah dhoma e pritjes.

Kishte njerëz të ndryshëm…të vegjël e të mëdhenjë..Të gjitha ata heshtnin…kishte disa fletushka dhe broshura, të cilat i shfletonin disa njerëz.

Hedha një shikim njerëzve të pranishëm…ndonjëri kishte mbyllur sytë, nuk e di se për çka mendon…tjetri i përcjell shikimet e të gjithëve…kurse te shumica vëren mërzi dhe lodhje nga pritja.

Ndërpritet heshtja e gjatë…thërret një njeri…numri kaq…gëzohet ai që thërritet…ecën me hapa të shpejta…sërish të gjithë heshtin.

Ma tërhoqi vëmendjen një djalosh në fillet e jetës…asgjë përreth nuk e preokuponte…kishte me vehte një mus’haf të vogël, në të cilin lexonte…Pasiqë pritja ime zgjati ma shumë se një orë, shikimi im u shndërrua në mendim të thellë mbi metodën e jetës së tij dhe kujdesin e tij për kohën. Një orë e plotë nga jeta ime, vallë çka përfitova. Kohë, kur nuk isha i angazhuar me asgjë. Por isha në pritje të mërzitur.

Thërriti ezani i namazit të akshamit…shkuam ta falim namazin.

Tentova të jem afër këtij djaloshi që lexonte Kur'an, gjatë qëndrimit në xhaminë e spitalit. Kur e kryem namazin, eca me te dhe i tregova se shumë më pëlqeu kujdesi i tij mbi kohën.

Biseda e tij përqëndrohej në kohën e madhe të cilën aspak nuk e shfrytëzojmë, kurse ato janë ditët dhe netët që kalojnë nga jeta jonë, pa e vërejtur dhe pa u penduar.

Më tregoi se këtë mus’haf të vogël, në format të xhepit, e ka marur qe një vjet, nga momenti kur e ka nxitur një mik i tij që të kujdeset për kohën e vet.

Më tregoi se në kohët, të cilat nuk shfrytëzohen, lexon shumëfish ma shumë se në kohën kur gjindet në xhami ose në shtëpi…madje leximi në mus’haf, përveç shpërblimit, ia largon brengat dhe mërzitë e pritjes…bashkëbiseduesi im e shtoi edhe këtë: jam duke pritur një orë e gjysmë.

Më pyeti: kur do të gjesh një orë e gjysmë për të lexuar Kur'an?

Mendova…sa kohë harxhojmë kot?! Sa çaste të jetës na kalojnë pa i bërë llogari?!

Madje sa muaj na kalojnë pa lexuar aspak Kur'an?!

U thellova në mendime…e dija se do të llogaritem, e koha nuk është në dorën time…

Vallë, çka pres?

Ma ndërpreu mendimin zëri i thirrësit… hyra tek mjeku.

Mirëpo vendosa të bëj diç. Pasiqë dola nga spitali shkova me nxitim në librari dhe bleva një mus-haf në format xhepi…

Vendosa të kujdesem për kohën time…duke vënduar mus’hafin në xhep, më shkoi ndërmend… sa njerëz do ta bëjnë të njejtën.. Sa shpërblim të madh do të fitojë ai që udhëzon në këtë vepër?

Përkthim nga vepra me titull:

AlbIslam.Com,
27.6.2002




Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 09:16


Domethënia e logjikës

Logjika është një pjesë e sheriatit, ashtu sikurse s’ka logjikë të plotë pa sheriat, ashtu nuk ka sheriat të plotë pa logjikë.

Ç' është logjika?

Dijetarët e selefit thonin se logjika është dy llojesh: instiktive dhe e fituar.

Instiktive është ajo që ne i emërtojmë si aftësi logjike, siç janë kuptimi, perceptimi, renditja e fjalive, sjellja e mirë, etj. Gjëra të cilat do ti sqarojmë më vonë.

Ky lloj i logjikës është edhe tema e këtij artikulli tonë.

Logjika instiktive është subjekti mbi të cilin vihen obligimet. Ai që s’ka logjikë s’ka edhe obligime, e nëse i humbë disa pjesë të aftësisë logjikore, obligohet për aq sa i kanë mbetur nga ajo aftësi.

Atij që i është dhënë logjikë e ai e ka anuluar dhe nuk e përdorë ashtu si duhet dhe nuk i përmbahet principeve të logjikës, ai nuk mundet ta kuptojë fenë, nuk i beson fesë. Mirëpo ky njeri llogaritet për këtë gjë, pasiqë me vetdëshirë e ka anuluar përdorimin e logjikës. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

(æóãóÇ ßóÇäó áöäóÝúÓò Ãóäú ÊõÄúãöäó ÅöáøóÇ ÈöÅöÐúäö Çááøóåö æóíóÌúÚóáõ ÇáÑøöÌúÓó Úóáóì ÇáøóÐöíäó áóÇ íóÚúÞöáõæäó ) [íæäÓ:100]

“Nuk është e mundur për asnjë njeri të besojë (ndryshe), pos me ndihmën e All-llahut. E dënimin u jepë atyre që nuk mendojnë”. (Junus: 100).

S’është për tu habitur pse All-llahu [xhel-le shanuhu] e ka bërë dënimin e atyre që s’logjikojnë të barabartë me denimin e atyreve që nuk besojnë:

(Ýóãóäú íõÑöÏö Çááøóåõ Ãóäú íóåÏöíóåõ íóÔúÑóÍú ÕóÏúÑóåõ áöáúÅöÓúáóÇãö æóãóäú íõÑöÏú Ãóäú íõÖöáøóåõ íóÌúÚóáú ÕóÏúÑóåõ ÖóíøöÞðÇ ÍóÑóÌðÇ ßóÃóäøóãóÇ íóÕøóÚøóÏõ Ýöí ÇáÓøóãóÇÁö ßóÐóáößó íóÌúÚóáõ Çááøóåõ ÇáÑøöÌúÓó Úóáóì ÇáøóÐöíäó áóÇ íõÄúãöäõæäó ) [ÇáÃäÚÇã: 125]

“Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht si të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë”. (El-En’am: 125).

Rixhs, në origjinën gjuhësore dmth ndytësirë, sikur këta dy ajete na tregojnë se dëlirësia e zemrës nuk vjen pa dritën e logjikës dhe pa dritën e sheriatit.

Logjika në Kur'an ka disa domethënie, mvarësisht se çka perceptohet. Prej këtyre domethënieve janë:

a) Kuptimi i fjalës:

(ÃóÝóÊóØúãóÚõæäó Ãóäú íõÄúãöäõæÇ áóßõãú æóÞóÏú ßóÇäó ÝóÑöíÞñ ãöäúåõãú íóÓúãóÚõæäó ßóáóÇãó Çááøóåö Ëõãøó íõÍóÑøöÝõæäóåõ ãöäú ÈóÚúÏö ãóÇ ÚóÞóáõæåõ æóåõãú íóÚúáóãõæäó) [ÇáÈÞÑÉ:75]

“A shpresoni se do t'u besojnë ata juve (jehuditë), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç'bënin) i ndryshuan ato”. (El-Bekare: 75).

(ÅöäøóÇ ÃóäúÒóáúäóÇåõ ÞõÑúÁóÇäðÇ ÚóÑóÈöíøðÇ áóÚóáøóßõãú ÊóÚúÞöáõæäó) [íæÓÝ: 2]

“Ne e zbritëm atë Kur'an arabisht, ashtu që ta kuptoni”. (Jusuf: 2).

Dmth në këtë ajet All-llahu [subhanehu ve teala] sqaroi se qëllimi për të cilin e ka bërë Kur'anin në gjuhën arabe është që ta kuptojnë ata që e flasin këtë gjuhë.

b) Moskundërthënia në fjalë:

(íóÇÃóåúáó ÇáúßöÊóÇÈö áöãó ÊõÍóÇÌøõæäó Ýöí ÅöÈúÑóÇåöíãó æóãóÇ ÃõäúÒöáóÊö ÇáÊøóæúÑóÇÉõ æóÇáúÅöäúÌöíáõ ÅöáøóÇ ãöäú ÈóÚúÏöåö ÃóÝóáóÇ ÊóÚúÞöáõæäó) [Âá ÚãÑÇä: 65]

“O ithtarë të librit, pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit? E, nuk janë shpallur as Tevrati as Inxhilli, vetëm se pas tij?! A nuk e kuptoni (gënjeshtrën tuaj)?". (Ali Imran: 65).

Ai që thotë se Ibrahimi [alejhisselam] ka qenë çifutë ose i krishter, është i njëjti që thotë se Ibrahimi [alejhisselam] ka qenë para ebreizmit dhe krishterimit, mirëpo edhe pas tyre. Kjo gjë i ngjanë fjalës së Zotit:

(æóãóÇ ÞóÏóÑõæÇ Çááøóåó ÍóÞøó ÞóÏúÑöåö ÅöÐú ÞóÇáõæÇ ãóÇ ÃóäúÒóáó Çááøóåõ Úóáóì ÈóÔóÑò ãöäú ÔóíúÁò Þõáú ãóäú ÃóäúÒóáó ÇáúßöÊóÇÈó ÇáøóÐöí ÌóÇÁó Èöåö ãõæÓóì äõæÑðÇ æóåõÏðì áöáäøóÇÓö ÊóÌúÚóáõæäóåõ ÞóÑóÇØöíÓó ÊõÈúÏõæäóåóÇ æóÊõÎúÝõæäó ßóËöíÑðÇ æóÚõáøöãúÊõãú ãóÇ áóãú ÊóÚúáóãõæÇ ÃóäúÊõãú æóáóÇ ÁóÇÈóÇÄõßõãú Þõáö Çááøóåõ Ëõãøó ÐóÑúåõãú Ýöí ÎóæúÖöåöãú íóáúÚóÈõæäó) [ÇáÃäÚÇã: 91]

“Ata (mohuesit) nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur Atë kur thanë; "All-llahu nuk i shpalli gjë asnjë njeriu!" Thuaj: "Kush e zbriti librin, me të cilin erdhi Musai e që ishte dritë e udhërrëfyes për njerëz, e të cilin ju e bëni të shpërndarë në letra,që disa i prezentoni, kurse shumicën e fshehni. Dhe u mësuat çka nuk e dinit ju as prindërit tuaj? Thuaj: (e zbriti) All-llahu". Mandej lëri ata të luajnë në atë kotësinë e tyre”. (El-En’am: 91).

Këto fjalë i janë dedikuar çifutëve të cilët pretendojnë se i besojnë pejgamberisë së Musait [alejhisselam]. Sikurse ky ajet dëshiron tu thotë se është kundërthënëse të thoni se All-llahu ia zbriti Tevratin Musait, [alejhisselam], e pastaj të thoni se All-llahu askujt si ka zbritur asgjë.

c) Të kuptuarit e argumenteve dhe fakteve.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

(ÖóÑóÈó áóßõãú ãóËóáðÇ ãöäú ÃóäúÝõÓößõãú åóáú áóßõãú ãöäú ãóÇ ãóáóßóÊú ÃóíúãóÇäõßõãú ãöäú ÔõÑóßóÇÁó Ýöí ãóÇ ÑóÒóÞúäóÇßõãú ÝóÃóäúÊõãú Ýöíåö ÓóæóÇÁñ ÊóÎóÇÝõæäóåõãú ßóÎöíÝóÊößõãú ÃóäúÝõÓóßõãú ßóÐóáößó äõÝóÕøöáõ ÇáúÂíóÇÊö áöÞóæúãò íóÚúÞöáõæäó) [ÇáÑæã:28)

“Ai (Zoti) ju jep një shembull nga vetë ju; a i keni shokë (ortakë) ata që janë në posedim tuaj (shërbëtorët), në atë që Ne u dhamë juve (në pronësi), që të jeni ju të barabartë në të, (në përdorimin e saj) e të frikësoheni prej tyre (se po marrin kompetencë) si frikësoheni ju në mes vete. (Ju nuk pranoni ortakë shërbëtorët tuaj, të jeni të barabartë, nuk keni frikën e tyre, e si më përshkruani Mua ortakë)? Ne kështu u sqarojmë faktet njerëzve që janë të zotët e mendjes”. (Er-Rum: 28).

(Þõáú áóæú ÔóÇÁó Çááøóåõ ãóÇ ÊóáóæúÊõåõ Úóáóíúßõãú æóáóÇ ÃóÏúÑóÇßõãú Èöåö ÝóÞóÏú áóÈöËúÊõ Ýöíßõãú ÚõãõÑðÇ ãöäú ÞóÈúáöåö ÃóÝóáóÇ ÊóÚúÞöáõæäó) [íæäÓ:16]

“Thuaj: "Sikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do t'ua kisha lexuar juve atë, as nuk u kisha njoftuar me të. Unë para tij kam jetuar në mesin tuaj (as nuk ditur as nuk kam lexuar), a nuk mendoni?". (Junus: 16).

d) Përputhja e fjalëve me vepra.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

(ÃóÊóÃúãõÑõæäó ÇáäøóÇÓó ÈöÇáúÈöÑøö æóÊóäúÓóæúäó ÃóäúÝõÓóßõãú æóÃóäúÊõãú ÊóÊúáõæäó ÇáúßöÊóÇÈó ÃóÝóáóÇ ÊóÚúÞöáõæäó) [ÇáÈÞÑÉ: 44]

“A po i urdhëroni (thirni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?”. (El-Bekare: 44).

Andaj Salihu [alejhisselam] tha:

(æóãóÇ ÃõÑöíÏõ Ãóäú ÃõÎóÇáöÝóßõãú Åöáóì ãóÇ ÃóäúåóÇßõãú Úóäúåõ Åöäú ÃõÑöíÏõ ÅöáøóÇ ÇáúÅöÕúáóÇÍó ãóÇ ÇÓúÊóØóÚúÊõ æóãóÇ ÊóæúÝöíÞöí ÅöáøóÇ ÈöÇááøóåö Úóáóíúåö ÊóæóßøóáúÊõ æóÅöáóíúåö ÃõäöíÈõ) [åæÏ:88]

“Unë nuk dua t'ju kundërshtoj (duke punuar) për atë nga e cila po ju ndaloj, unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm te Ai jam i drejtuar!". (Hud: 88).

Përmirësimi i kësaj kundërthënie mund të bëhet duke e bërë veprën në përputhje me fjalët e shëndosha e jo me të kundërtën. Qortimi në këtë ajet ka të bëjë me haresën e vetvetes e jo me urdhërimin në bamirësi, sepse urdhërimi në bamirësi është gjë e mirë dhe nuk ndryshon ky fakt edhe nëse ai që thërret në te nuk i përmbahet. Mund njeriu të thërret në bamirësi me sinqeritet edhe pse vet nuk e zbaton këtë gjë. Prindi i cili e urdhëron fëmiun e vet që mos të konzumojë duhan apo alkool, edhe pse ai këtë gjë e vepron, është më i mirë se ai i cili i thërret të shkojnë pas hapave të tija, madje ma i mirë edhe se ai i cili as që i urdhëron e as i ndalon.

e) Zgjedhja e gjërave të dobishme dhe braktisja e gjërave të dëmshme, qofshin ato gjëra materiale apo shpirtërore.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

(æóãóÇ ÇáúÍóíóÇÉõ ÇáÏøõäúíóÇ ÅöáøóÇ áóÚöÈñ æóáóåúæñ æóáóáÏøóÇÑõ ÇáúÂÎöÑóÉõ ÎóíúÑñ áöáøóÐöíäó íóÊøóÞõæäó ÃóÝóáóÇ ÊóÚúÞöáõæäó) [ÇáÃäÚÇã:32]

“Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se një përjetim e mashtrim. S'ka dyshim se bota tjetër është më e dobishmja për ata që ruhen. A nuk logjikoni?”. (El-En’am: 32).

(áóÞóÏú ÃóäúÒóáúäóÇ Åöáóíúßõãú ßöÊóÇÈðÇ Ýöíåö ÐößúÑõßõãú ÃóÝóáóÇ ÊóÚúÞöáõæäó) [ÇáÃäÈíÇÁ: 10]

“A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj?”. (El-Enbija: 10).

f) Flijim i interesit të vogël momental për shkak të një interesi të madh në të ardhmen.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

(æóãóÇ ÃõæÊöíÊõãú ãöäú ÔóíúÁò ÝóãóÊóÇÚõ ÇáúÍóíóÇÉö ÇáÏøõäúíóÇ æóÒöíäóÊõåóÇ æóãóÇ ÚöäúÏó Çááøóåö ÎóíúÑñ æóÃóÈúÞóì ÃóÝóáóÇ ÊóÚúÞöáõæäó) [ÇáÞÕÕ: 60]

“Dhe çdo gjë që u është dhënë juve është kënaqësi dhe shije e kësaj bote, ndërsa ajo që është te All-llahu (thevabi) është shumë më e mirë dhe përhershme, pra, a nuk mendoni?”. (El-Kasas: 60).

Këtë kuptim e përforcojnë edhe shumë ajete tjera ku nuk përmendet mendja, mendimi, etj.

(íóÇÃóíøõåóÇ ÇáøóÐöíäó ÁóÇãóäõæÇ ãóÇ áóßõãú ÅöÐóÇ Þöíáó áóßõãõ ÇäúÝöÑõæÇ Ýöí ÓóÈöíáö Çááøóåö ÇËøóÇÞóáúÊõãú Åöáóì ÇáúÃóÑúÖö ÃóÑóÖöíÊõãú ÈöÇáúÍóíóÇÉö ÇáÏøõäúíóÇ ãöäó ÇáúÂÎöÑóÉö ÝóãóÇ ãóÊóÇÚõ ÇáúÍóíóÇÉö ÇáÏøõäúíóÇ Ýöí ÇáúÂÎöÑóÉö ÅöáøóÇ Þóáöíáñ) [ÇáÊæÈÉ:38]

“O ju që besuat, ç'është me ju, që kur ju thuhet: "Dilni në rrugën e All-llahut!", ju rëndoheni përtokë? A jeni më të kënaqur me jetën e dunjasë, se sa me ahiretin? Kënaqësia e jetës së dunjasë, në krahasim me ahiretin është e vogël!”. (Et-Teube: 38).

g) Nxjerja e mësimeve nga ndodhitë.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

(æóáóÞóÏú ÊóÑóßúäóÇ ãöäúåóÇ ÁóÇíóÉð ÈóíøöäóÉð áöÞóæúãò íóÚúÞöáõæäó) [ÇáÚäßÈæÈ: 35]

“E nga ai vend Ne kemi lënë gjurmë për një popull që mendon”. (El-Ankebut: 35).

Në këtë ajet All-llahu [subhanehu ve teala] aludon në fshatrat e popullit të Lutit [alejhisselam]. Në një ajet tjetër për këto fshatra duke sqaruar mosperceptimin e pabesimtarëve të cilët nga shkaku i mosbesimit në ringjallje nuk kuptonin qëllimin e këtij denimi, thotë:

(æóáóÞóÏú ÃóÊóæúÇ Úóáóì ÇáúÞóÑúíóÉö ÇáøóÊöí ÃõãúØöÑóÊú ãóØóÑó ÇáÓøóæúÁö ÃóÝóáóãú íóßõæäõæÇ íóÑóæúäóåóÇ Èóáú ßóÇäõæÇ áóÇ íóÑúÌõæäó äõÔõæÑðÇ) [ÇáÝÑÞÇä: 40]

“Ata (kurejshitët) kaluan buzë fshatit, i cili ishte gurëzuar me atë shiun (gurëzim prej së larti) e shëmtuar, po a nuk janë ata, të cilët e panë atë? Jo, nuk e vështruan, sepse ata ishin të tillë, të cilët nuk shpresonin në ringjallje”. (El-Furkan: 40).

h) Nxerja e mësimeve nga ndodhitë historike.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

(æóãóÇ ÃóÑúÓóáúäóÇ ãöäú ÞóÈúáößó ÅöáøóÇ ÑöÌóÇáðÇ äõæÍöí Åöáóíúåöãú ãöäú Ãóåúáö ÇáúÞõÑóì ÃóÝóáóãú íóÓöíÑõæÇ Ýöí ÇáúÃóÑúÖö ÝóíóäúÙõÑõæÇ ßóíúÝó ßóÇäó ÚóÇÞöÈóÉõ ÇáøóÐöíäó ãöäú ÞóÈúáöåöãú æóáóÏóÇÑõ ÇáúÂÎöÑóÉö ÎóíúÑñ áöáøóÐöíäó ÇÊøóÞóæúÇ ÃóÝóáóÇ ÊóÚúÞöáõæäó) [íæÓÝ: 109]

“Ne nuk dërguam para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë? E s'ka dyshim se jeta e botës së ardhshme është shumë më e dobishme për ata, të cilët janë ruajtur; a nuk mendoni?”. (jusuf: 109).

k) Kuptimi i aludimeve në faktet kozmologjike.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

(Åöäøó Ýöí ÎóáúÞö ÇáÓøóãóæóÇÊö æóÇáúÃóÑúÖö æóÇÎúÊöáóÇÝö Çááøóíúáö æóÇáäøóåóÇÑö æóÇáúÝõáúßö ÇáøóÊöí ÊóÌúÑöí Ýöí ÇáúÈóÍúÑö ÈöãóÇ íóäúÝóÚõ ÇáäøóÇÓó æóãóÇ ÃóäúÒóáó Çááøóåõ ãöäó ÇáÓøóãóÇÁö ãöäú ãóÇÁò ÝóÃóÍúíóÇ Èöåö ÇáúÃóÑúÖó ÈóÚúÏó ãóæúÊöåóÇ æóÈóËøó ÝöíåóÇ ãöäú ßõáøö ÏóÇÈøóÉò æóÊóÕúÑöíÝö ÇáÑøöíóÇÍö æóÇáÓøóÍóÇÈö ÇáúãõÓóÎøóÑö Èóíúäó ÇáÓøóãóÇÁö æóÇáúÃóÑúÖö áóÂíóÇÊò áöÞóæúãò íóÚúÞöáõæäó) [ÇáÈÞÑÉ:164]

“Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente”. (El-Bekare: 164).

(æóÓóÎøóÑó áóßõãõ Çááøóíúáó æóÇáäøóåóÇÑó æóÇáÔøóãúÓó æóÇáúÞóãóÑó æóÇáäøõÌõæãõ ãõÓóÎøóÑóÇÊñ ÈöÃóãúÑöåö Åöäøó Ýöí Ðóáößó áóÂíóÇÊò áöÞóæúãò íóÚúÞöáõæäó) [ÇáäÍá:12]

“Dhe për ju nënshtroi natën e ditën dhe diellin e hënën. Edhe yjet janë të nënshtruar me urdhërin e Tij. vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon”. (En-Nahl: 12).

h) Sjellja e mirë me njerëz, e sidomos me pejgamberë.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

(Åöäøó ÇáøóÐöíäó íõäóÇÏõæäóßó ãöäú æóÑóÇÁö ÇáúÍõÌõÑóÇÊö ÃóßúËóÑõåõãú áóÇ íóÚúÞöáõæäó) [ÇáÍÌÑÇÊ:4]

“Ata që thërrasin përtej mureve, shumica e tyre janë që nuk kuptojnë”. (El-Huxhurat: 4).

Të gjitha këto elemente janë aftësi të logjikës, me të cilat All-llahu e ka furnizuar çdo njeri. Të gjithë njerëzit e pranojnë këtë gjë dhe konsiderojnë se nuk është e logjikshme mosveprimi sipas këtyre elementeve, mirëpo jo çdonjëri i zbaton këto elemente në realitet. Por mjafton t’i themi atij që nuk i zbaton se është duke bërë vepër të palogjikshme mu siç vërejtëm në ajetet e lartëcituara.

Tërheqim vërejtjen në ate se sqarimi Kur'anor për çeshtjet logjikore dhe konfirmimi i tyre nuk është i përkufizuar vetëm në ajetet ku përmendet logjika ose mendja. Ka shumë ajete ku përmenden fjalë tjera, të cilat aludojnë në aftësitë logjikore në kuptimin e gjërë të fjalës të cilën e përmendëm. Madje secila pyetje mohuese në Kur'an aludon në ate se elementi për të cilin parashtrohet pyetja është i pakontestuar, andaj njeriu i mençur nuk duhet të polemizojë në te.

Kur'ani është përplot ajete të cilat muslimani mundet ti mer si kritere logjikore. Ndoshta kjo është domethënia e dytë e logjikës. Dua të them se janë dituri me të cilat udhëzohet njeriu.

Dr. Xhafer Shejh Idris

Titulli i artikullit në origjinal: ãÝåæã ÇáÚÞá"

Përshtati në shqip: Bekir Halimi

Redaktura: AlbIslam.Com

Shënim i redakturës: artikulli flet për termin "el-akl" i cili në shqip më së miri përkthehet me –logjikë-. Lexuesi i vëmendshëm madje do ta ketë të qartë shpjegimin e këtij termi në artikullin në fjalë por kishim dashur të theksojmë se "el-akl" ka edhe domethëniet-mendje, arsye dhe intelekt.

Xhafer Shejh Idris,
7.7.2002




Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Kosovar 22/11/2010, 09:18


Liria ndërmjet Islamit dhe demokracisë

Nuk gjindet fjalë të cilën e këndojnë popujt dhe ua do zemra sikurse fjala “Liria”! E këndojnë në çdo vend, e shfaqin në çdo ligjeratë, artikull dhe libër, e ngrisin si simbol, e kanë bërë synim të vehtin në jetë, për të cilin synim flijojnë çdo gjë të shtrenjtë dhe me vlerë. Shumë herë thirren në te por nuk dinë se çka dëshirojnë prej saj! Saqë kjo fjalë, për shkak të sprovimit të njerëzve me këtë fjalë, është bërë mjet për të arritur pushtetarët dhe politikanët në qëllimet, synimet dhe interesat e tyre të ngushta e për tu drejtuar shiqimet e njerëzve kah ata!

Liria në shumicën e rasteve është bërë mjet dhe shkak për të mbytur lirinë dhe liritë dhe për ti shpallur luftë shumë popujve! Ata e shfaqën demokracinë si të vetmen e cila ua realizon lirinë njerëzimit, sepse ajo në bazë të lirisë është ngritur, andaj prej gjëravë të ndërlidhura ngusht me thirrjen në liri është edhe thirrja në demokraci. Sikurse secila prej tyre të jetë ngusht e ndërlidhur me tjetrën dhe të shpie tek tjetra. Ashtuqë ai që e do lirinë dhe çlirimin doemos duhet të thërras në demokraci dhe ta don ate dhe e kundërta, secili që është armik i demokracisë është edhe armik i lirisë, siç pretendojnë ata!

Pyetja që parashtrohet tani është: a është demokracia, ashtu si ushtrohet në shtetet më të zhvilluara perendimore, garancë për realizimin e lirisë për të cilën ka nevojë dhe të cilën e dëshiron njeriu dhe e ngritë në shkallën e nevojshme dhe të kërkuar të lirisë?

Cila është kualiteti, cilësia dhe kufinjtë e lirisë të cilën ua garanton demokracia popujve?

A është vërtetë i lirë njeriu amerikan ose ai europian dhe liria të cilën e përjeton në vendin e vet a është me të vërtetë liri, ose pjesë e lirisë?

Islami a bie ndesh me principin e lirisë, a e konfirmon ate dhe a thërret ne te?

Nëse e konfirmon, si e sheh lirinë, si e ushtron ate dhe çka është e ndaluar dhe çka është e lejuar prej saj?

Liria të cilën e kërkon Islami a është po e njëjta të cilën e kërkon demokracia, ose ka dallim mes tyre?!

Cila prej tyre është më e vërtetë dhe e realtë në drejtim të realizimit të lirisë së synuar, Islami apo demokracia?!

Këto pyetje dhe tjerat të ngjajshme me to na shtyjnë të bëjmë krahasime mes lirisë që e dëshiron Islami dhe që e ka ushtruar 1400 vjetët e kaluara, dhe e ushtron sot e kësaj dite e thërret ne te dhe lirisë që e dëshiron demokracia dhe që e ushtrojnë shtetet dhe shoqëritë më të zhvilluara të demokracive bashkëkohore. Të shohim se cila është më e dobishme, më e vërtetë dhe e shëndoshë, cila është më afër të vërtetës dhe të saktës!

Lirinë në demokraci e përcakton njeriu i mangët dhe i dobët dhe ai përcakton të lejuarën dhe të ndaluarën, sipas asaj që i dikton epshi dhe lakmia. Që domethënë se hapësira e lirisë her zgjerohet e her ngushtohet, mvarësisht nga ajo që e sheh njeriu ligjëvënës për çdo ditë dhe për çdo rast dhe mvarësisht nga ajo që e sheh se është me interes!

Kjo domethënë se popujt janë laboratori eksperimentimi dhe janë në ndryshim dhe bredhje të vazhdueshme në ate që u lejohet edhe asaj që u ndalohet prej lirisë…!

Kurse lirinë në Islam e përkufizon dhe i përkufizon kufinjtë e të lejuarës dhe të ndaluarës prej saj, vetëm All-llahu, i Lartësuar, Krijuesi i njeriut, i pastërti nga cilësitë e mangëta ose nga dobësia njerëzore, Ai që e Di gjendjen e robërve të vet, çka u përshtatet dhe për çka kanë ata nevojë. Andaj liria në Islam është statike dhe stabile. Ajo që ka qenë e lejuar prej lirisë për njeriun para 1400 vjetëve është e lejuar edhe sot edhe deri në ditën e kijametit. Secili njeri i din detyrat dhe obligimet e veta dhe hapësirën në të cilën mundet të lëvizë si e drejtë të cilën ia ka dhënë All-llahu i Lartësuar!

Ajo dallohet me të vërtetën dhe drejtësinë absolute, sepse buron prej Zotit, për dallim nga liria në demokraci e cila buron nga njeriu, i cili ka gjasa reale të bëjë padrejtësi, gabim dhe të ketë mangësi!

Liria në demokraci i mundëson njeriut të jetë i lirë në kufinjtë e të lejuarës, të cilën ia kanë dhënë ligjvënësit prej njerëzve!!

Kurse liria në Islam i mundëson njeriut të lëvizë në kufinjtë e të lejuarës të cilën ia ka dhënë All-llahu dhe i ka lejuar robit të vet që t’i konsideron të lejuara dhe të kënaqet me to!

Liria në demokraci e lufton dhe mohon të keqen, për të cilën janë të pajtuar ligjvënësit njerëz, kurse prej gjërave të ndërlidhura ngushtë me këte, pasiqë ata kanë injorancë, mangësi dhe paaftësi, shumë pjesë të së keqes i fusin në kufinjtë e të mirës dhe të lejuarës dhe shumë të mira t’i fusin në kufinjtë e të keqës së ndaluar fetarisht dhe racionalisht!

Sa gjëra i kanë lejuar nën titullin e lirisë kurse pas kësaj u është bërë e qartë gabimi dhe padrejtësia dhe e kanë rrënuar dhe ndaluar… Sa i gjëra i kanë ndaluar dhe i kanë penguar, pastaj u është shfaqur dobia e tyre…e i kanë lejuar. Krejt kjo e pakëson vlerën e lirisë të cilën e pretendojnë ata!

Kurse liria në Islam e lufton dhe mohon të keqën, për të cilën ka gjykuar Zoti se është e keqe…pas së cilës nuk ka të mirë. Duke u bazuar në atë që theksuam më herët se All-llahu është i pastërt nga gabimi ose rëshqitja, andaj Ai vetëm të mirën dhe të dobishmen e lejon, kurse vetëm të keqen dhe të shëmtuarën e ndalon! All-llahu është i bukur dhe e don të bukurën, andaj vetëm të bukurën e legalizon, i pastër qoftë Zoti nga legalizimi dhe lejimi i të shëmtuarës!

Nga kjo kuptojmë se liria në Islam, në të gjitha mejdanet, ec përkitazi me të bukurën dhe bukurinë dhe largohet tërësisht nga çdo e fëlliqur dhe e shëmtuar!

Liria në demokraci robërit i bën robër të robërve, i bën skllevër nën sundim të skllevërve, të cilët ndoshta janë edhe më të ultë se ata vet, e të cilët kanonizojnë, ndalojnë dhe lejojnë, e të tjerët duhet nënshtruar, respektuar, dorëzuar dhe mposhtur…!

Çfarë lirie është kjo me këtë robëri ndaj krijesës?!

Kurse liria në Islam vepron që ta çliron njeriun, secilin njeri, nga robëria ndaj robërve në robërinë e Zotit të robërve [subhanehu ve teala].

Robëria e njeriut ndaj Zotit është krenari, mburje, ngritje dhe nderi kulminant, kurse robëria ndaj krijesave të dobëta dhe të paafta është padrejtësi, nënçmim, humbje dhe dënimi kulminant!

Liria në demokraci e bën njeriun t’i nënshtrohet shumë ndikimeve dhe presioneve të jashtme të cilat ia humbin një pjesë të madhe të lirisë së zgjedhjes dhe mendimit: presioni i medias me gjitha degët e saja, specializimet dhe mjetet e veta, presioni i nxitjes së epshit dhe mjeteve të dëfrimit me të gjitha llojet dhe ngjyrat e veta, presioni i nevojës dhe punës së palodhshme për të fituar kafshatën e bukës, presioni i magjistarëve nga rradhët e politikanëve, priftërinjtë e murgjërit dhe falsifikimi i të vërtetave, presioni i drogës dhe dehjes të përhapura në çdo vend dhe në fund sinjalizimi për përdorim të shkopit të terrorit dhe kërcënimeve fizike dhe materiale ndaj atyre që u rezistojnë mbarë këtyre mjeteve të presionit, kurse vetëm ai të cilin e ka mëshiruar All-llahu mundet tu rezistojë këtyre presioneve, e ata janë shumë pak!

Këto presione dhe ndikime e xhveshin individin nga cilësia e lirisë së zgjedhjes dhe mendimit dhe marjes së qëndrimeve që i dëshiron dhe dakordohet me to, larg nga këta ndikime të jashtme artificiale, nga të cilat është rëndë të ndahet, ia mer lirinë edhe pse ai pretendon ose paraqitet para tjerëve se është i lirë!

Andaj e vërejmë se kryekriminelët e popullit, shtypësit e tyre, priftërinjtë dhe murgjëritë e tyre nuk kanë nevojë që të lodhen shumë kur të dëshirojnë prej popujve të tyre të udhëtojnë drejt një kahje të cilën ua caktojnë ata, ose kur dëshirojnë prej tyre të armiqësojnë një anë, të cilën ata e caktojnë, ose të zgjedhin diç që ata ua caktojnë. Atyre u mjafton që për një kohë të shkurtër tua lëshojnë pak gjëra prej këtyre ndikimeve dhe presioneve të lartëpërmendura.

Këto presione dhe ndikime janë për qëllim në ajetin:

( æóÞóÇáó ÇáøóÐöíäó ÇÓúÊõÖúÚöÝõæÇ áöáøóÐöíäó ÇÓúÊóßúÈóÑõæÇ Èóáú ãóßúÑõ Çááøóíúáö æóÇáäøóåóÇÑö ÅöÐú ÊóÃúãõÑõæäóäóÇ Ãóäú äóßúÝõÑó ÈöÇááøóåö æóäóÌúÚóáó áóåõ ÃóäúÏóÇÏÇð æóÃóÓóÑøõæÇ ÇáäøóÏóÇãóÉó áóãøóÇ ÑóÃóæõÇ ÇáúÚóÐóÇÈó æóÌóÚóáúäóÇ ÇáÃÛúáÇáó Ýöí ÃóÚúäóÇÞö ÇáøóÐöíäó ßóÝóÑõæÇ åóáú íõÌúÒóæúäó ÅöáÇø ãóÇ ßóÇäõæÇ íóÚúãóáõæäó )(ÓÜÈÃ:33).

“E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: "Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë All-llahun dhe t'i bëjmë Atij shok. E kur e shohin dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe Ne u vëmë prangat në qafat e tyre që nuk besuan. Ata nuk dënohen për tjetër pos për atë që punuan”. (Es-Sebe’: 33).

Jo vetëm dredhia e natës, jo vetëm dredhia e ditës, por dredhia e natës dhe ditës dhe gjatë gjithë kohës, saqë nuk lihet individi as një çast i qetë për të menduar…që mos të mund të udhëzohet drejt të vërtetës e të dije se ku është e vërteta!

Kurse liria në Islam e çliron njeriun nga të gjitha këto ndikime të jashtme, të cilat ia pakësojnë lirinë e tij dhe lirinë e zgjedhjes dhe vendimmarjes, ndoshta e xhvesh nga të gjitha duke ia kthyer të gjitha forcat shpirtërore, trupore dhe mentale, ia këput të gjitha prangat, e pastaj i thotë: zgjedh çka dëshiron: “ska përdhunim në fe”.

Liria në demokraci e shpie njeriun të kalon pranë coftinave të ngrëna, pranë gjërave të shëmtuara, përreth sëmundjeve dhe çorodisë, pranë çdo gjëje që prish shijen e bukur dhe natyrën e drejtë, e i jep guxim në anomali, armiqësi dhe mvarshmëri me këto gjëra!

Shembulli i tij është ai i njeriut i cili grah veturën e tij pa frena apo rregulla ose duke mos përfillur të drejtat e rrugës apo ato të kalimtarit, e ndeshet me të gjithë…kalon pranë të gjithëve dhe i sulmon të gjithë!

Kurse liria në Islam e dërgon njeriun pranë çdo gjëje të bukur dhe të mirë, nuk i lejon ti kalon këto kufi e të kalon pranë fëlliqësirave, coftinave dhe sëmundjeve, me qëllim për tia ruajtur atij shijen, mendimin, shëndetin dhe besimin.

Shembulli i tij është sikurse njeriu që ngjet veturën me frerë dhe rregulla, niset prej ku duhet nisur, ndalet ku duhet ndalur, ia jep hakun secilit, pa i kaluar kufinjtë.

Liria në demokraci paraqitet sikurse të jetë dhuratë të cilën ia jep njeriu vëllaut të vet njeri, i jep çka dëshiron dhe i mer çka të dëshiron!

Kurse liria në Islam është e drejtë e Zotit që ia ka dhuruar All-llahu robërve të Vet, me të i ka krijuar, nuk mundet të krenohet me te krijesa para krijesës, nuk lejohet të miret ose të pakësohet diç prej sajë, përveç se me leje të All-llahut dhe me pushtet të qartë prej Tij [subhanehu ve teala]…Kjo domethënie mishërohet në fjalën e Omerit [radijall-llahu anhu] që ua ka thënë si qortim disa byrokratëve të vet:

" ãÊì ÇÓÊÚÈÏÊã ÇáäÇÓ æÞÏ æáÏÊåã ÃãåÇÊåã ÃÍÑÇÑÇð ".

“Kur i bëtë njerëzit robër, e nënat e tyre i kanë lindur të lirë”.

Kjo është liria në demokraci dhe kjo është liria në Islam…pra cili grup është më meritor për lirinë, shpëtimin dhe të vërtetën?!

Abdul-Mun'im Mustafa Halimeh

6/5/1423- 16/07/2002

Përshtati nga origjinali ne arabisht: Bekir Halimi

Abdul-Munim Mustafa Halimeh,
21.7.2002




Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Tekste, artikuj të ndryshëm - Page 3 Empty Re: Tekste, artikuj të ndryshëm

Komentar by Sponsored content


Sponsored content


Na vrh Go down

Stranica 3/4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Na vrh


 
Permissions in this forum:
Ne možete odgovoriti na teme ili komentare u ovom forumu