ISLAM - PUT SPASA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Preporuka
Login

Zaboravljen password

NOVO - DOWNLOAD
Latest topics
Posjetite/Visit
ESSUNNE
ET-TAQWA
Islam House
Ljekovita moć Kur'ana
insanba.blogspot.com
The Qur'an Project - Mass Dawah Campaign 2012
Ummah Welfare Trust (UWT) Committed to 100% Donations
Tanzil.net
Hoor al-Ayn
QuranicAudio.com
KEWSER TORTE SARAJEVO - HALAL TORTE
AMENTUBILLAHI - youtube channel
el-hattab - youtube channel
SalafiMedia Balkan - youtube channel
Vrijeme
Posjetitelji
Headache Causes
www.dini-islam.net

Abdullah El Ali El-Mutavva

Go down

Abdullah El Ali El-Mutavva Empty Abdullah El Ali El-Mutavva

Komentar by Kosovar 5/9/2010, 14:03

Dijetarët dhe mendimtarët
Abdullah El Ali El-Mutavva


Bamirësi i njohur dhe pionieri i veprimtarisë islame të organizuar në Kuvajt, Abdullah El Mutavva, ka lindur në vitin 1926 G, në familje ku dominonte fryma fetare dhe kujdesi për edukatë të mirëfilltë islame në pajtim me vlerat madhështore të dinit tonë. Në moshën katërmbëdhjetë vjeçare filloi veprimtarinë e tij tregtare si mbikëqyrës i pasurisë familjare.

Shkollimin e vijoi në medresetë e njohura të Kuvajtit, në medresenë e Mulla Osmanit si dhe në medresetë Mubarekije dhe Al-Ahmedi.

Ishte i njohur edhe me lidhjet e tij të forta me aktivistët myslimanë brenda dhe jashtë Kuvajtit në veçanti me lëvizjen “Ihvanul Muslimin”.

Ishte organizator i ligjëratave dhe tribunave dhe morri pjesë në botimin e revistës “El Irshad El Islami”.

Ishte thirrës i palodhshëm, me përvojë të gjerë dhe të pasur në veprimtarinë thirrëse dhe humanitare.

Së bashku me vëllain Abdul Azizin është takuar me themeluesin e lëvizjes “Ihvanul Muslimin”, Hasan El Bena-në gjatë Haxhit në vitin 1946 G. Pas ligjëratës në Medine prej El Bena-së pranuan dhurata librat “Hadaretul Arab” të autorit francez Gustav Le Bon në të cilën lavdëron qytetërimin islam, që i takoi vëllait dhe librin “ Er Rihle El Hixhazije”, në të cilin përshkruhet udhëtimi për në Haxh me fotografi të rralla që i takoi Abdullahut.

Me shkrim të dorës El Bena shkroi tekstin kushtues ku i nxit me kujdes ndaj vëllazërisë islam dhe ua përkujton këtë takim në tokën e dy xhamive të shenjtë.

Në vitin 1950 G morri pjesë në themelimin e “Xhem’ijetul Irshad El Islami” si formë e parë e veprimtarisë së organizuar islame që më vonë në fillim të dekadës së gjashtë të shekullit njëzet do të shëndrrohet në Lëvizje për reformë shoqërore “Xhem’ijjetul Islah El Ixhtima’i”. Deri në vdekje ishte kryetar i përgjithshëm i kësaj lëvizjeje dhe i revistës së njohur “El Muxhtema”

Ishte personalitet i dalluar në veprimtarinë humanitare, në zyrën e tij pranonte nevojtarët dhe angazhohej për ndihmën e tyre. Ishte i njohur me nofkën “babai i të varfërve dhe jetimëve”.

Mikun e tij dijetarin Ahmed Kattanin e këshilloi me këto fjalë: O hoxhë kohën që ta ka dhënë All-llahu nuk është vetëm e jotja, ti ke obligime ndaj popullit mos i ndërpre lidhjet me popullin dhe vazhdimisht kontakto me ata që kërkojnë ndihmën tënde.
Kujdes të veçantë kishte ndaj namazit të sabahut në xhami për të cilin i zgjonte djemtë e tij dhe pas namazit në xhami qëndronte deri na kohën kur lindte dielli.

Në tubimin e martës në shtëpinë e tij tuboheshin dijetarët poetët, mendimtarët dhe çdonjëri jepte kontributin e tij.

Shtatë ndërtesa që ishin pronë e tij i la vakëf për myslimanët e botës në Kuvajt dhe në Egjipt.

Shoqata të cilën ai e kryeson kujdeset për 50 000 jetimë, ka ndërtuar shkolla, spitale, ambulanca, strehimore, furra dhe objekte nga të cilët përfitojnë shumë myslimanë të botës.

Nasir Es Sani’ anëtar në parlamentin kuvajtian thotë: Do të jetë vështirë të gjejmë personalitet energjik si ishte rahmetliu. Gjurmët e tij gjenden në gjitha anët e botës Islame. Me interes të veçantë kujdesej për zhvillimin e veprimtarisë humanitare...
Xhemal Sultan: Për këtë bamirës do të lutën shumë njerëz anekënd botës. Modeli i punës humanitare që e themeloi ai është shembull i suksesit për shumë myslimanë.

Transparenca dhe qartësia në punë janë tiparet e veprimtarisë së tij humanitare.

Më 03/09/2006 ndërroi jetë njeriu që tetëdhjetë vjet të jetës së tij ua kushtoj të varfurve dhe thirrjes islame. All-llahu e mëshiroftë. Amin

Përshtati: Talha Kurtishi
5.9.2006
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Na vrh

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
Ne možete odgovoriti na teme ili komentare u ovom forumu