ISLAM - PUT SPASA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Preporuka
Login

Zaboravljen password

NOVO - DOWNLOAD
Latest topics
Posjetite/Visit
ESSUNNE
ET-TAQWA
Islam House
Ljekovita moć Kur'ana
insanba.blogspot.com
The Qur'an Project - Mass Dawah Campaign 2012
Ummah Welfare Trust (UWT) Committed to 100% Donations
Tanzil.net
Hoor al-Ayn
QuranicAudio.com
KEWSER TORTE SARAJEVO - HALAL TORTE
AMENTUBILLAHI - youtube channel
el-hattab - youtube channel
SalafiMedia Balkan - youtube channel
Vrijeme
Posjetitelji
Headache Causes
www.dini-islam.net

Abdul-Kadr Arnauti

Go down

Abdul-Kadr Arnauti Empty Abdul-Kadr Arnauti

Komentar by Kosovar 5/9/2010, 11:40


Dijetarët dhe mendimtarët
Abdul-Kadr Arnauti


Muhadithi Abdulkadër Arnauti. Ky dijetar shqiptar, me emrin Kadri Sokoli u lind në fshatin Vrellë në afërsi të Istogut (Kosovë) në vitin 1927. Qysh si fëmijë i vogël tre vjeçar, së bashku me familjen e vet shpërngulet në Damask (Shami i atëhershëm). Në Damask vijon shkollën fillore. Në këtë shkollë e njohur me emrin Medresetu Is’af El Hajri, mësimet e para i merr para mësuesit të tij Subhi El Attar tek i cili mësoi Kur’an, texhvid dhe mësimet e para të fikhut. Pas mbarimit të shkollës fillore fillon punën si orëndreqës në duqanin e një profesori të Az-harit, Shejh Se’id El Ahmer, në afërsi të xhamisë Emevijje. Pronari i dyqanit pas pak kohe vërejti aftësitë e Abdul Kadrit, e morri ate dhe e çoi të mëson në Xhaminë Emevite në hallkat e Shejh Salih Farfurit gjegjësisht tek nxënësi i tij Abdur Rezzak El Halebij.

Duke kërkuar dituri mësoi edhe tek Shejh Mahmud Faiz Ed Dir’atani tek i cili vazhdoi mësimet e Kur’anit. Në hallkat e xhamisë Emevijje vazhdoi mësimet e hadithit, tefsirit dhe fikhut. Përdorja nga ana e disave të haditheve të dobëta dhe atyre të trilluara e nxitën që më tepër t’i përkushtohet shkencës së hadithit.

Gjatë kësaj kohe mësoi edhe tek disa dijetar shqiptar siç ishin: Sulejman Gavoçi i ati i Vehbi Sulejman Gavoçit, dhe te Nuh efendiu, i ati i muhadithit të njohur, Muhammed Nasiruddin Albani.

Pas pesë vite mësoi zanatin e orëve dhe filloi të punon në duqanin e tij. Në atë kohë me kërkesë të shkollët bëhet mësues në shkollën në të cilën i morri mësimet e para. Gjatë kësaj kohe i përkushtohet tërësisht hadithit duke mësuar dita ditës më tepër për këtë shkencë të bekuar siç është i bekuar i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Gjatë kësaj kohe fillon edhe redaktimin e librit voluminoz “Xhamiul Usul fi ehadithi Resul” të cilin libër e përpunoi brenda 5 viteve. Përkrah dijes si dhe për shkak të oratorisë dhe guximit të tij zgjedhet si hatib i xhamisë Muhammedije në Damask. Hutbet e tij në këtë xhami ishin të dëgjuara dhe vizituara nga ana e shumë njerëzve. Pas xhumasë ai qëndronte për t’u përgjigjur pyetjeve nga të pranishmit në xhami. Vetëm para disa vitesh iu ndalua ushtrimi i këtij posti, me preteks të hutbes në të cilën ai thirri muslimanët që të bojkotojnë festimin e vitit të ri i cili nuk është festë e muslimanëve dhe nga shkaku i veprave të shëmtuara që bëhen gjatë atyre festimeve.
Njihet edhe si muxhtehid (shkalla më e lartë e diturisë) në çështjet e shkurorrëzimit (talakit).

Gjatë jetës shkencore shpesh herë është takuar me Shejh Albanin gjatë qëndrimit të përbashkët ne bibliotekën edh-Dhahirijje. Për të ai thotë: “Me Albanin, All-llahu e mëshiroftë, më lidhte një lidhje plotë dashuri dhe respekt edhe pse nuk pajtoheshim në disa mendime me njëri tjetrin. Gjatë qëndrimit në Siri ai jetonte afër xhamisë ku unë isha hatib dhe falej pas meje.”

Shejh Abdulkadër Arnauti kontaktonte shpesh edhe me shejh Ibën Bazin, me të cilin u takua në xhaminë e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku ai kishte mbajtur një fjali pas namazit të xhumasë. Pas këtij takimi çdo herë që vizitonte Saudinë është takuar me të. Me iniciativë të Ibën Bazit shejh Abdulkadër disa herë e ka vizituar Kosovën. Udhëtimet e tij në Kosovë kanë qenë shkak i dërgimit të grupës së parë për mësim në Univerzitetit Islamik në Medine. Kjo lidhje e fortë vazhdoi deri në fund të jetës së Ibën Bazit, All-llahu e mëshiroftë.

Qëndrimi i shejh Abdulkadërit ndaj bidatxhive është i njohur edhe ai asnjëherë nuk e ka kursyer kohën e as mundin në mbrojtje të Sunnetit dhe menhexhit. I njohur është rasti kur një personi me emrin Sek-kaf (një njeri i cili thotë se Albani ka gabuar në gjitha hadithet që i ka recenzuar) i ka thënë: “All-llahu Ekber, po të ishe ti dijetar i hadithit nuk e kishe thënë këtë.”

Në një rast kur në xhaminë e tij ka qenë i pranishëm ambasadori i Iranit, shejhu ka folur kundër martesës së përkohshme (nikah mut’a që është e deroguar) pas kësaj është ulur dhe ka biseduar me një hoxhë prej shi’ave duke e bindur ate se hadithet që flasin për lejimin e martesës së këtij lloji ose janë të deroguara (mensuh) ose të dobëta (daif).

Lapsi i tij poashtu dëshmon për aftësitë e tij shkencore. Si recenzent i hadithëve ai ka nxjerrur vepra voluminoze. Sipas tij ka redaktuar 40-50 libra dhe është autor i tre librave. Veprat e tij më të rëndsishme janë:
1. Xhamiul Usul fi ehadithi Resul - recenzim -11 vëllime
2. Zadul me’ad fi hedji hajril Ibad-recenzim së bashku me Shuajb Arnautit - 6 vëllime
3. Zadul mesir fi ilmi Tefsir-recenzim-9 vëllime
4. El Furkan bejne evlijai Rahman ve evlijaish- shejtan - recenzim-1 vëllim
5. El Furkan bejnel Hakki vel Batil – recenzim - 1 vëllim
6. El Metxher er Rabih fi thevabi el Amel es Salih – redakturë- dorëshkrim i pabotuar
7. Esh Shifa bi ta’rifi hukuk Mustafa-redakturë - dorëshkrim i pabotuar
8. Es Sunen vel Mubtede’at – redaktuarë- dorëshkrim i pabotuar
9. Përpunimi i librit “El Bidaje ven-Nihaje” me vlerësim të hadithëve- dorëshkrim i pabotuar
10. Disa libra të fikhut (Shaf’ij dhe Hanbelij) në redaktimin e të cilave akoma punon.
11. Veprat e tij i ka tubuar një nxënës i tij në librin “Keshfu Litham an ehad muhadithij Sham, Abdul Kadir El Arnaut”
12. Në gjuhën shqipe i janë botuar dy libra:
13. Mbi rrugën e të parëve tanë -1993
14. Porositë profetike- “Gjurma”, Prishtinë, 2001
15. Abdulkadër Arnauti aktualisht jeton dhe vepron në Damask-Siri. All-llahun e lusim që të begaton jetën e tij në shërbim të fesë Islame. Amin.

Talha Kurtishi,
12.3.2004
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Na vrh

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
Ne možete odgovoriti na teme ili komentare u ovom forumu