ISLAM - PUT SPASA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Preporuka
Login

Zaboravljen password

NOVO - DOWNLOAD
Latest topics
Posjetite/Visit
ESSUNNE
ET-TAQWA
Islam House
Ljekovita moć Kur'ana
insanba.blogspot.com
The Qur'an Project - Mass Dawah Campaign 2012
Ummah Welfare Trust (UWT) Committed to 100% Donations
Tanzil.net
Hoor al-Ayn
QuranicAudio.com
KEWSER TORTE SARAJEVO - HALAL TORTE
AMENTUBILLAHI - youtube channel
el-hattab - youtube channel
SalafiMedia Balkan - youtube channel
Vrijeme
Posjetitelji
Headache Causes
www.dini-islam.net

Të mirat e agjërimit

Go down

Të mirat e agjërimit  Empty Të mirat e agjërimit

Komentar by Kosovar 29/10/2010, 10:59

Të mirat e agjërimit

Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Cilin e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthitë dhe cilin e lajthitë s'ka kush e përudhë.Paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjen, shokët dhe gjithë ata që e pasonjë në mënyrë më të mirë deri në Ditë të Kijametit.

Transmeton Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Çdo vepër e birit të Ademit i takon atij. Një e mirë shpërblehet sa dhjetë sosh dhe deri në shtatëqind herë shumëfishohet shpërblimi, e Zoti ka thënë: “Përpos agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të, për shkak se njeriu e braktisë ushqimin për Mua, e braktisë pijen për Mua, i braktisë të këndshmet për Mua, e braktisë gruan e tij për Mua. Era e keqe e gojës së agjëruesit është më e mirë tek All-llahu se aroma e miskut. Agjëruesi i ka dy gëzime: njëri gëzim kur të hajë iftar dhe tjetri kur ta takojë Zotin e vet”. (Buhariu dhe Muslimi).

Agjërimi dhe shumfishimi i shpërblimit

All-llahu [subhanehu ve teala] ka dalluar agjërimin nga veprat të cilat shpërblehen shumfish, kështuqë të gjitha veprat shpërblehen nga dhjetë deri në shtatëqind fish, përveç agjërimit, shpërblimi i të cilit nuk përkufizohet në këtë numër, por All-llahu e shumfishon pa numërim, sepse agjërimi është pjesë e sabrit, kurse All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“…ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!”. (Ez-Zumer: 10).

Për këtë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka emërtuar muajin e agjërimit si muaj të durimit në shumë hadithe të tija.

Kurse durimi është tre llojesh:

- durim në respekte ndaj All-llahut [subhanehu ve teala];
- durim në largim nga harami, dhe
- durim në caktimet e dhimbshme të All-llahut [subhanehu ve teala].

Të gjitha këto lloje mbledhen në agjërim, sepse në këtë ibadet ka durim në respekt ndaj All-llahut, durim në largim nga gjërat të cilat ia ka bërë haram në kët muaj dhe durim në etjen dhe urinë që e kaplon agjëruesin gjatë këtij muajit, dhe dobësia e epshit dhe trupit në këtë muaj, dhimbje e cila vjen nga ky ibadet dhe për të cilin All-llahu [subhanehu ve teala] do të shpërblejë.

Dije se shumfishimi i shpërblimit për veprat e mira ndodh me shkaqe. Prej këtyre shkaqeve janë edhe këto:

1- Pozita e vendit në të cilin bëhet ai ibadet, siç janë haremet. Për këtë në këto vende vlera e namazit shumfishohet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Namazi në xhaminë time vlen sa një mijë namaze në xhamitë tjera përveç xhamisë së Haramit”. (Buhariu dhe Muslimi).

2- Pozita e kohës, siç është muaji i Ramazanit ose dhjetë ditët e Dhil-Hixhxhes. Për këto ditë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Në asnjë ditë veprat e mira nuk janë të dashura te All-llahu si në këto dhjetë ditë. I thanë: o I Dërguar o All-llahut: as xhihadi në rrugë të Tij. Tha: as xhihadi në rrugë të Tij, në përjashtim të njeriut i cili del në xhihad me vetveten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë”. (Buhariu).

Pasiqë vet agjërimi dallon për nga shpërblimi nga muajt tjerë, atëherë, agjërimi i muajit të Ramazanit dallon nga agjërimi i ditëve tjera, edhe ate për shkak të pozitës së kohës dhe të vet ibadetit, pasiqë është një shtyllë mbi të cilin ngritet Islami.

Pse All-llahu e ka veçuar këtë muaj duke ia mveshur vetvetes për dallim nga veprat tjera?

All-llahu [subhanehu ve teala] e ka veçuar agjërimin më përvehtësim duke thënë: “Përpos agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të...”. në këtë drejtim dijetarët kanë dhënë komentime të ndryshme, mirëpo më të dalluarat janë këto:

1- Agjërimi është lërje e epsheve dhe kënaqësive të cilat janë në natyrën e njeriut, të cilat janë të krijuara të anojnë kah All-llahu. Kësi iabdeti tjetër, përveç agjërimit, nuk ka. Gjatë ihramit largohet njeriu nga kontakti seksual dhe gjërat që ta përkujtojnë siç është parfymi dhe gjërat tjera, mirëpo nuk duhet të largohesh nga ushqimi dhe pija. E njejta vlen edhe për itikafin, edhe pse agjërimi është pasuese e agjërimit. Po, edhe në namaz njeriu largohet nga të gjitha epshet, mirëpo koha është shumë e shkurtë, kështuqë namazliu nuk e heton mosngrënjen dhe mospirjen gjatë namazit, bile është ndaluar të falet nëse ka nevojë për ushqim, i cili është i pranishëm, gjersa të hajë dhe ta qetësojë këtë nevojë. Andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka urdhëruar t’i jepet përparësi darkës para jacisë. Përdallim nga agjërimi i cili e kaplon tërë ditën. Agjëruesi e heton nevojën për këto epshe dhe për këto gjëra, sidomos gjatë ditës së nxehtë të verës, për shkak të nxehtësisë dhe për shkak të gjatësisë. Andaj është përmednur se prej veçorive të imanit është agjërimi gjatë verës.

Për këtë, kur i shtohet njeriut nevoja për një gjë, të cilën ka mundësi që ta arijë dhe e lë për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala], në moment dhe pozitë të cilën nuk e sheh askush përveç All-llahut [subhanehu ve teala], kjo gjë është argument i vërtetësisë së imanit. Kjo tregon se agjëruesi e di se ka Zot, i Cili e sheh edhe kur është vet. E di se Ai ia ka ndaluar disa gjëra edhe pse epshi i tij, sipas natyrës, anon kah to, dhe e respekton Zotin e vet, e zbaton urdhërin e Tij dhe largohet nga ndalesat e Tija, prej frikës së denimit të Tij dhe nga shpresimi i shpërblimit të Tij, e e falënderon Ate për këtë gjë. Kjo është shkaku pse All-llahu këtë vepër e ka dalluar nga veprat tjera dhe e ka bërë të pastër për Te. Mu për këtë, në vijim thotë: “...e braktisë ushqimin për Mua, e braktisë pijen për Mua, i braktisë të këndshmet për Mua, e braktisë gruan e tij për Mua...”.

Pasiqë besimtari i cili agjëron e di se kënaqësia e Zotit të tij është në lënjen e epsheve e i jep përparësi kënaqësisë së All-llahut para epsheve të veta, kjo tregon se kënaqësia e tij është lënja epsheve për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala], pasiqë beson se All-llahu e sheh dhe se shpërblimi dhe denimi janë më të mëdha sesa kënaqësi e përdorimit të tyre gjatë vetmisë. Besimtari e urren ta bënë këtë vepër gjatë vetmisë edhe ma tepër se sa që e urrenë nga shkaku i dhimbjes së rrahjes, sepse prej shenjave të besimit është që besimtari të urrenë atë që All-llahu e urrenë, edhe pse epshi e tij e kërkon. Kështu kënaqësia e tij bëhet kënaqja e All-llahut, edhe pse është në kundërshtim me epshin e tij, kurse e urren atë që e urren Krijuesi i tij, edhe pse epshi i vet këtë e dëshiron.

2- Agjërimi është gjë e fshehtë mes robit dhe Zotit të vet, askush këtë ibadet nuk e sheh, pasiqë është e përbërë nga nijet i brendshëm, të cilin nuk e sheh askush përveç All-llahut dhe lënja e epsheve, përdorimin e të cilave zakonisht e fshehë. Andaj edhe disa dijetarë kanë thënë se edhe melekët nuk e shkruajnë këtë vepër. Ose disa kanë thënë se në këtë vepër nuk ka syfaqësi.

All-llahu dëshiron që robët e Tij të sillen në mënyrë të fshehtë me Te, mos të sheh raportin (kontaktin) e tyre askush, saqë disa nga selefi kanë pasur dëshirë të kenë mundësi që të fshehin veprat e tyre edhe nga melekët, saqë disa prej tyre kur kanë marur vesh se ndonjë vepër e tyre e fshehtë është marur vesh prej njerëzve ka thënë: sa mirë jetoja kur ky kontakt ishte i fshehur mes meje dhe Zotit tim. Pastaj u lut që të vdes dhe vdeku.

Të dashuruarit xhelozojnë që njerëzit tjerë të kuptojnë fshehtësirat mes tyre dhe atyreve që i dashurojnë.

Agjërimi dhe edukimi i shpirtit

Duke iu afruar All-llahut me lërjen e veprave që i dëshiron agjëruesi, siç është ushqimi, martesa etj, ka disa dobi, prej tyre janë:

1- Mposhtja e vetvetes, sepse ngopja dhe kontakti me gra shkakton kryelartësi dhe mendjemadhësi.

2- Zbrazja e mendjes për mendim dhe dhikr, sepse përdorimi i këtyre epsheve e ngrutëson zemrën dhe e vërbëron, e pengon njeriun nga mendimi dhe dhikri dhe e sjellë pakujdesin. Kurse zbrazja e barkut nga ushqimi e ndriçon zemrën, e zbutë, e largon vrazhdësinë dhe e mbushë me mendim dhe përkujtim.

3- I pasuri e njeh vlerën e dhuntive të All-llahut, të cilat ia ka dhënë, gjëra të cilat nuk ia ka dhënë shumë njerëzve të varfur. Largimi nga këto gjëra në kohë të caktuar dhe pësimi i vështirësisë për këtë qëllim, e detyron ta përkujton ate, i cili nuk i posedon këto gjëra vazhdimisht. Kjo shkakton te ai falënderim ndaj dhuntive të All-llahut dhe mëshirim të vëllaut të vet, i cili është nevojtar dhe i varfër.

4- Agjërimi i ngushton enët e gjakut, ku edhe qarkullon shejtani, e me këtë qetësohen vesveset e shejtanit, thehet vullneti i epsheve dhe hidhërimit, andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka bërë agjërimin mburojë, pasiqë e largon nga epshi i martesës.

Dije se largimi nga gjërat e lejuara gjatë agjërimit në shenjë afrimi te All-llahu, nuk plotësohet derisa njeriu nuk i largohet edhe gjërave tjera të cilat janë të ndaluara, siç është gënjeshtra, padrejtësia, shkelja e nderit, pasurisë, etj. Andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Kush nuk i lë fjalët e rrejshme dhe verpimin sipas tyre, All-llahu nuk ka nevojë që ta lë ushqimin dhe pijen”. (Buhariu dhe Muslimi).

Disa dijetar nga selefi kanë thënë: “agjërimi ma i lehtë është të lëshë ushqimin dhe pijen”.

Kurse Xhabiri [radijall-llahu anhu] ka thënë: “kur të agjërosh, le të agjëron edhe dëgjimi, shikimi, gjuha nga gënjeshtra dhe haramet. Lere dëmtimin e fqiut. Bëhu modest dhe me nder. Mos të jetë dita që agjëron dhe që nuk agjëron e njejtë”.

Sekreti i kësaj fshehet në këtë. Afrimi me All-llahun duke i lënë gjërat e lejuara nuk plotësohet pa i lënë edhe gjërat e ndaluara. Nëse një njeri i afrohet All-llahut duke i lënë gjërat e lejuara, mirëpo nuk i afrohet All-llahut duke i lënë gjërat e ndaluara i ngjan njeriut, i cili i lë farzet, kurse i afrohet All-llahut me nafile. Edhe pse sipas shumicës së dijetarëve agjërimi i tij është i mjaftueshëm, sepse një vepër nuk asgjësohet nëse nuk veprohet ndonjë vepër e cila është e ndaluar të bëhet gjatë kësaj vepre. në këtë rast agjërimi nuk prishet, përderisa nuk ushqehet, sepse ushqimi është vepër e ndaluar gjatë agjërimit.

Gëzimet e agjëruesëve

Agjëruesi i ka dy gëzime: kur të hanë iftarin dhe kur të takohet me Zotin e vet.

1- Gëzimi i tij gjatë iftarit ndodh sepse natyra e njeriut është e tillë që anon nga gjërat e zakonshme, siç është ushqimi dhe kontakti me gratë, kështuqë nësi i ndalohen në një kohë, e pastaj i lejohen, kjo e gëzon, sidomos kur kjo ndalesë i vjen në kohë kur ka shumë nevojë për to. Pa dyshim se skadimi i kohës së ndalimit e gëzon pa masë. E nëse kjo vepër është e dashur te All-llahu, atëherë bëhet edhe fetarisht e dashur. Kështu ngjan me agjëruesin. Pasiqë All-llahu ia ka ndaluar ushqimin dhe epshet deri në mbrëmje, ia ka lejuar përdorimin e tyre me ardhjen e natës, bile e pëlqen nxitimin e sajë, ashtu sikur e pëlqen edhe vonimin në sehur, pasiqë më të dashurit e All-llahut janë ata që e nxitojnë iftarin, kurse melekët i bekojnë ata që e vonojnë sehurin.

Agjëruesi i cili i lë epshet e tija gjatë ditës për tiu afruar All-llahut dhe për ta respektuar, kurse të njejtat i përdorë gjatë natës, për tiu afruar dhe për ta respektuar, pra, i ka lënë sipas urdhërit të All-llahut dhe u kthehet sërish sipas urdhërit të All-llahut, pra, ky njeri në të dyja rastet është rob, i cili e respekton Zotin e vet. Për këtë edhe ka ndaluar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] që besimtari të agjërojë dy ditë pa ndërprerë. Nëse agjëruesi nxiton të hajë iftar duke iu afruar All-llahut, hanë dhe pinë dhe i falënderohet All-llahut, shpresojmë që këtij njeriut ti falen mëkatet ose të arrijë kënaqësinë e All-llahut, mund që edhe duaja ti pranohet, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Tre lutje kanë përgjigje: lutja e agjëruesit, lutja e atij që i është bërë zullum dhe lutja e musafirit”. (hadithi është sahih, transmeton Bejhakiu dhe tjerët).

Nëse me ushqimin dhe pijen e tij, ka përqëllim përforcimin e trupit të tijë për namaz dhe agjërim, ai për këtë edhe do të shpërblehet, ashtu sikurse e ka për qëllim nga gjumi i tij gjatë ditës ose natës, forcim për punë, edhe gjumi i tij konsiderohet ibadet.

Pra, agjëruesi edhe gjatë ditës edhe gjatë natës qenka në ibadet, gjatë agjërimit dhe në iftar i pranohet lutja, gjatë ditës është durimtar, kurse gjatë natës falënderues.

Kush e kupton këtë që e kemi thënë, nuk do të ndalet në domethënjen e gëzimit të agjëruesit, sepse edhe ky lloj i iftarit është dhunti dhe mëshirë e All-llahut dhe hynë nën ajetin:

“Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata”. (Junus: 58).

Mirëpo me kusht që iftari i tijë të jetë hallall, përndryshe, nësi iftari i tij është haram, i ngjan njeriut i cili agjëron nga hallalli, kurse ha haramin. Këtij njeriut nuk i pranohet lutja e tij. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“I zgjatë duart në qiell dhe thotë: o Zot, o Zot, mirëpo ushqimin e ka haram, pijen e ka haram, veshmbathjen e ka haram, është ngopur me haram, si ka mundësi ti pranohet lutja këtij njeriut”. (Muslimi).

2- Kurse gëzimi i tij kur ta takojë All-llahun [subhanehu ve teala], kjo do të ndodhë nga shkaku i shpërblimit të rezervuar atje, në momentin kur më së shumti do ti nevojitet, siç tregon All-llahu [subhanehu ve teala]:

“…çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues!”. (El-Muzemmil: 20).

Sufjan ibn Ujejne [rahimehull-llah] thotë: “Shpërblimin e agjërimit nuk e marrin ata që u ka hak, por All-llahu ia ruan që ta fusë me to në Xhennet. Ditët janë depotë e njerëzve të cilat i kanë mbushur ose me të mira ose me të këqija, kurse në ditë të Kijametit u happen njerëzve këto depo. Të devotshmit në këto depo gjejnë krenari dhe nderim, kurse mëkatarët pendim dhe keqardhje”.

Shtresat e agjëruesëve

Agjëruesit janë dy shtresash:

1- ata që e kanë lënë ushqimin, pijen dhe epshin për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala] dhe si kompenzim për këtë shpreson xhennetin. Ky njeri tregton me All-llahun, kurse All-llahu nuk ia humbë shpërblimin atij që bënë vepra të mira dhe nuk humbë ai i cili vepron me All-llahun, përkundrazi është fituesi më i madh. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Çdo gjë që e lenë nga frika prej All-llahut, All-llahu për te do të jep gjëra më të mira”. (Ahmedi, hadithi është sahih).

Andaj, këtij agjëruesi All-llahu do t’i japë në xhennet çka të dëshiron prej ushqimeve dhe grave.

Disa dijetarë të selefit kanë thënë: na kanë treguar se agjëruesëve do tua shtrojnë një sofër ku do të hanë, kurse njerëzit përreth do të llogariten dhe do të thonë: o Zot, ne llogaritemi, kurse ata hanë? Do tu thuhet: ata kanë agjëruar kurse ju keni ngrënë, janë falur, e ju keni flejtur.

2- Ata që në dunja agjërojnë nga çdo gjë përveç All-llahut, e ruajnë kokën dhe çka ka brenda, barkun dhe çka ha, e përkujton vdekjen, e dëshiron ahiretin, andaj i le të mirat e kësaj bote. Kjo është bajrami i iftarit të tij, ditën kur do të takohet me te dhe të gëzohet kur ta sheh.

Ai që agjëron nga epshet e tija në dunja do ti arrijë nesër në xhennet, kurse ai që agjëron nga çdo gjë përveç All-llahut, All-llahu ia kthen këto gjëra në ahiret.

O i Dashuri i zemrës sime, s'kam askënd tjetër përveç Teje
Mëshiro sot, mëkatarin që të ka ardhur
Unë në xhennet, nuk kam asnjë dëshirë,
Përveç se dëshirojë që të të shoh

Era e agjëruesit është era e cila del nga zbrazja e lukthit nga ushqimi, për shkak të agjërimit, është erë e urejtur në hundët e njerëzve, mirëpo është e mirë te All-llahu, sepse del nga shkaku i respekteve dhe kërkimit të kënaqësisë së Tij. Mu ashtu siç vjen shehidi para All-llahut, duke i rrjedhur gjaku, e ngjyrë të gjakut, kurse me erë të miskut. Era e mirë e erës së agjëruesit i ka dy domethënje:

1- Pasiqë agjërimi është vepër e fshehtë mes robit dhe Zotit, All-llahu [subhanehu ve teala] e shfaqë në ahiret para njerëzve, që të dallohen agjëruesit dhe të veçohen prej tjerëve, si shpërblim i fshehjes së veprës së tyre në dunja.

2- Ai që e adhuron All-llahun dhe e respekton dhe kërkon kënaqësinë e Tij në këtë botë, kjo vepër te ai shkakton gjurmë të urrejtura te njeriu në dunja, mirëpo nuk janë të urrejtura te All-llahu [subhanehu ve teala], bile janë të dashura dhe të këndshme, sepse kanë ardhur si rezultat i ibadetit dhe këkrimit të kënaqësisë së Tij. Andaj, lajmërimi me këtë gjë, ata që veprojnë këto vepra në dunja, ua rehaton zemrat që mos të urrejnë atë që e fitojnë në dunja.

Era e agjëruesëve është më e mirë sesa era e miskut, kurse uria dhe etja e agjëruesëve për Te është ngopja e vërtetë, dhe lodhja e ibadetçive për Te është rehatia më e vërtetë.

All-llahu ynë na bëjë prej atyreve që e agjërojnë këtë muaj ashtu siç e meriton dhe na bëjë prej atyreve që gëzohen në ditën kur do të takohen me Ty. Amin.

Hafidh Ibn Rexheb Hanbeli

përktheu: Bekir Halimi,
7.12.2000
Kosovar
Kosovar

Broj komentara : 1683

Na vrh Go down

Na vrh

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
Ne možete odgovoriti na teme ili komentare u ovom forumu